SNQ pėrfaqėson bashkėsinė e tė gjitha formacioneve nervore qė ndodhen brenda kafkės dhe shtyllės kurrizore. Nė
SNQ ndodhen tė gjithė mekanizmat qė bėjnė tė mundur pėrshtatjen e vazhdueshme tė individit ndaj ndryshimeve tė
vazhdueshme tė ambientit. Ky funksion jep pėrgjigje mjaft kompleksė nėpėrmjet tė cilave SNQ rregullon
funksionimin e tė gjithė aparateve. SNQ lejon pėrshtatjen si ndaj ambientit rrethues dhe ndaj ndryshimeve tė
manjentit tė brendshėm (sistemi nervor vegjetativ). Ai merr informacione si nga ambienti i jashtėm dhe nga ai i
brendshėm nėpėrmjet fibrave qė ēojnė informacion nga periferia. Kjo mundėsi rregullohet nga prania e disa
receptorėve ndijore (retina e syut pėr dritėn, Aparati i Kortit nė vesh pėr tingujt, receptorėt termike tė lėkurės dhe
organeve tė brendshme pėr ndryshimet e temperaturės, receptorėt kimike pėr perceptimin e pėrqendrimeve jonike,
receptorėt e trysnisė pėr ndryshimet e saj, receptorėt hormonale pėr kontrollin e funksioneve sekretuese etj)
Kėto informacione arrijnė nė sistemin qendror ku pėrpunohen pėr ti dhėne njė pėrgjigje tė pėrshtatshme natyrės sė
ngacmimit tė perceptuar dhe i dėrgohen periferisė nėpėrmjet fibrave qė dalin nga SNQ. Aktiviteti lėvizor i mirėfillte
varet integriteti antomofunksional jo vetėm i fibrave dalėse po dhe nga formacionet receptoriale qė dėrgojnė
informacione ndijore nė SNQ dhe sidomos nga integriteti i kėtij tė fundit qė bėn tė mundur nė ēdo moment dhėnien e
pėrgjigjeve tė pėrshtatshme.
SNQ shfaqet i ndėrtuar nga pėrsėritja e disa qarqeve. Kėto qarqe pėrbėhen nga 1) njė qelize qė ka kontakt me
periferinė, ku mbledh informacionet (neuron ndijor) ; 2) njė qelize qė i dėrgon mesazhe periferisė pėr tė realizuar
kontraktimet muskulore ose aktivitetet sekretore (neuron lėvizor) ; 3) njė qelize qė ndėrvendoset mes tė dyjave dhe
modulon informacionin qė vjen me sinjalin dalės (neuron i ndėrmjetėm). Parimet kryesore tė funksionimit tė SNQ
mund tė konceptohen duke imagjinuar njė numėr shume tė madh tė kėtyre zinxhirėve. Ka zinxhirė qė nuk kanė
neuron tė ndėrmjetėm dhe janė baza e pėrgjigjeve tė menjėhershme, reflekseve. Nė tė vėrtete edhe zinxhirėt ku
neuroni i ndėrmjetėm ėshtė i pranishėm mund tė japin pėrgjigje tė menjėhershme kryesisht si pėrgjigje ndaj njė
gjendjeje urgjete ose pėr mbrojteje.
Baza e funksionimit tė SNQ ėshtė neuroni. Neuroni ėshtė njė qelize e specializuar nė pėrēimin e shpejte tė sinjaleve
elektrike qė pasi arrijnė nė fund tė zgjatimeve tė tij ēlirojnė substanca kimike nėpėrmjet tė cilave neuroni komunikon
me qelizat e tjera. Neuroni mund tė ndryshoje vazhdimisht sasinė dhe cilėsinė e kėtyre kontakteve duke krijuar njė
plasticitet nėpėrmjet tė cilin SNQ mund tė memorizojė eksperienca tė reja.