Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Arrestohet greko-gjermania në Qafë-Botë me 4 pistoleta

    Arrestohet greko-gjermania në Qafë-Botë me 4 pistoleta

    E henë, 06 Dhjetor 2010 10:16


    SARANDE - Arrestohet në Qafë-Botë një shtetase greko-gjermane, e cila tentonte të kalonte drejt Greqisë 4 pistoleta. Gruaja u prangos menjëherë, pasi kontrollorja, pas verifikimit fizik, gjeti të fshehura në trupin e 43-vjeçares armët e zjarrit. Arrestimi i shtetases së huaj, Aliki Buratzi, zbuloi dhe bashkëpunëtorët e saj, dy djem shqiptarë, të cilët u arrestuan pak orë më vonë, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim. Operacioni i koduar "Zastava", ashtu si dhe marka e pistoletave, u realizua me sukses nga policia kufitare. Sipas burimeve mësohet se gruaja, me origjinë greke dhe e lindur në Gjermani, kishte pak ditë në Sarandë. Ajo ishte nisur dje për të kaluar drejt Greqisë, fillimisht me një autobus, deri në pikën kufitare të Qafë-Botës, për të vazhduar më tej me këmbë. Pas zbulimit të pistoletave të reja, ajo është detyruar të tregojë se cilët ishin personat që e kishin porositur për të kryer trafikun e armëve. Policia e Sarandës vuri në pranga Sokol Lepuri, 22 vjeç, nga Burreli dhe Elidon Kërpi, 25 vjeç, banor i Sarandës. Dyshohet se ata janë furnizuesit me armë të gruas, ndërsa nuk bëhet e ditur destinacioni i këtyre armëve. Të arrestuarit janë dërguar të gjithë në komisariatin e Sarandës, ku do të vazhdojë marrja në pyetje e tyre. Nuk dihet ende nëse 43-vjeçarja ka kryer dhe më parë të njëjtin rrugëtim, duke u shfrytëzuar për trafikun e armëve të zjarrit. sh.d

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zbardhet trafiku i pistoletave

    Zbardhet trafiku i pistoletave

    E martë, 07 Dhjetor 2010 10:59


    Gazeta “Panorama” ka mundur të sigurojë detaje të linjës së trafikut të pistoletave në tri shtete, pas operacionit “Zastava” të finalizuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës. Gjithçka e ka pikënisjen në një histori dashurie të nisur në Parga të Greqisë. Sokol Lepuri, 22 vjeç, nga Burreli, punonte emigrant ekonomik në Parga, kur para tre muajsh është njohur me 43-vjeçaren nga Lajpcigu i Gjermanisë, Aliki Buratzi. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se Lepuri ka marrë përsipër për të transportuar 4 pistoletat drejt Greqisë dhe gjithë sigurinë për këtë e kish tek e dashura e vet, Aliki Buratzi. Nga hetimi është zbuluar se armët janë blerë në Serbi dhe se misioni i është ngarkuar Lepurit nga shtetasi S.LL, që dyshohet se është edhe kreu i grupit. Për të është shpallur kërkimi ndërkombëtar policor. Nga të dhënat e siguruara, mësohet se Lepuri do të fitonte 800 euro për kryerjen e transportit. Sipas policisë, për këtë transport, ai ka përdorur të dashurën e tij. Agjentët e policisë kufitare e asaj kriminale në Sarandë e kanë kapur gruan të dielën, teksa tentonte të largohej drejt Greqisë. Ajo i kishte lidhur e maskuar në mënyrë të përkryer në brez 4 pistoletat “Zastava”. Policia, pas marrjes në pyetje të saj, ka zbuluar se destinacioni ishte qyteti grek i Korinthit, ku armët do t’i dorëzoheshin një personi tjetër. Shtetasja gjermane fillimisht është shprehur se armët ia kishte dhënë “Doni”. Policia ka nisur hetimin duke identifikuar “Donin” si Elidon Kërpi, 25 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë. Ai është pronar i një hoteli të vogël në Sarandë, ku prej pak ditësh qëndronte gjermania Aliki. Pas shoqërimit të 25-vjeçarit Kërpi drejt komisariatit Sarandë, policia ka ushtruar kontroll në hotelin e tij. Gjatë marrjes në pyetje të një dëshmitari, është mësuar se Aliki prej disa ditësh jetonte në hotel me “Kolin”, të cilin dëshmitari e identifikoi me gisht pasi kaloi aty pranë. Policia menjëherë shoqëroi në komisariat personin e dyshuar, si Sokol Lepuri, 22 vjeç, lindur në Burrel. Pas hetimeve të shumta dhe ballafaqimit të të dyshuarve, ka rezultuar se ishte Sokol Lepuri ai që i kishte dhënë pistoletat 43-vjeçares gjermane, për t’i trafikuar.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •