Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1

    Lightbulb Përleshje fizike në LDK

    Aktivistë të LDK’së janë përleshur fizikisht mes vete gjatë një tubimi elektoral të kësaj partie mbrëmjen e së shtunës. Incidenti ndodhi kur dy persona fyen Ismet Beqirin derisa ai po fliste para masës. Të irrituar, simpatizantë të Sekretarit të Përgjithshëm sulmuan dy të rinjtë duke u shkaktuar atyre plagë serioze. Ata po kurohen në QKU. Policia tha se ka nisur hetimet për këtë rast.

    Nga Express më 05 dhjetor 2010 në ora 12:10
    Aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përleshur fizikisht të shtunën mbrëma në shkollën fillore “Hilmi Rakovica” në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë gjatë një tubimi elektoral të kësaj partie.
    Burime të Express thonë se incidenti ndodhi pikërisht në çastin kur para masës ka dalë Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK’së.
    Një zyrtar i LDK’së, në kushte anonimiteti, tha se dy persona nga turma kanë filluar ta fyejnë z.Beqiri dhe më këtë rast simpatizantë të Sekretarit të Përgjithshëm kanë filluar t’i grushtojnë ata.
    “Në rrahje janë përfshirë shumë persona. Tubimi është ndërprerë dhe dy djem janë dërguar me urgjencë në QKU si pasojë e plagëve të marra”, ka thënë për gazetën zyrtari i LDK’së që foli në kushte anonimiteti.
    Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
    Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë, tha se rasti është në procedurë e sipër dhe vetëm gjatë ditës së diel mund të merren informacione më të sakta rreth këtij incidenti.
    “Rreth orës 19:00 kemi marrë një informatë se në rrugën Vëllezërit Fazliu dy persona kanë marrë goditje nga disa persona të tjerë dhe janë dërguar në emergjencë në QKU. Ne i kemi dërguar njësitet tona në terren për të marrë vesh se për çfarë bëhet fjalë. Tash për tash nuk mund të them asgjë më tepër”, ka thënë Kelani, për Express.
    Ky është incidenti më i madh gjatë fushatës së sivjetshme për zgjedhjet nacionale.
    Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Ismet Beqirin, apo me zyrtarë tjerë të LDK’së të pranishëm në këtë tubim, por kjo ka qenë e pamundur.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    U shkaterru...LDK-ja.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    Kjo po ma kujton rastin në Skënderaj, kur gjatë fushatës së LDK-së masa përreth, për ta penguar fushatën i brohoritnin Thaçit.

    Kjo është një formë veprimi shumë e ndyrë dhe mund të jetë me pasoja të paparishkueshme. Mund të ketë edhe gjakderdhje. Nuk fitohen votat në këtë formë të ndyrë. Ti hyn në garë, por hyn si burrë, jo me këso forma të ulëta!!

    Mbase edhe ky rasti që paska ndodhur mund të jetë si pasojë e këti lloj provokimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 05-12-2010 më 10:41
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Kjo po ma kujton rastin në Skënderaj, kur gjatë fushatës së LDK-së masa përreth, për ta penguar fushatën i brohoritnin Thaçit.

    Kjo është një formë veprimi shumë e ndyrë dhe mund të jetë me pasoja të paparishkueshme. Mund të ketë edhe gjakderdhje. Nuk fitohen votat në këtë formë të ndyrë. Ti hyn në garë, por hyn si burrë, jo me këso forma të ulëta!!

    Mbase edhe ky rasti që paska ndodhur mund të jetë si pasojë e këti lloj provokimi.
    E drejte! Keshtu kane vepruar komunistet (me pas socialiste) ne vitet '90 ne Shqiperi.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Aktivistë të LDK’së janë përleshur fizikisht mes vete gjatë një tubimi elektoral të kësaj partie mbrëmjen e së shtunës. Incidenti ndodhi kur dy persona fyen Ismet Beqirin derisa ai po fliste para masës. Të irrituar, simpatizantë të Sekretarit të Përgjithshëm sulmuan dy të rinjtë duke u shkaktuar atyre plagë serioze. Ata po kurohen në QKU. Policia tha se ka nisur hetimet për këtë rast.

    Nga Express më 05 dhjetor 2010 në ora 12:10
    Aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përleshur fizikisht të shtunën mbrëma në shkollën fillore “Hilmi Rakovica” në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë gjatë një tubimi elektoral të kësaj partie.
    Burime të Express thonë se incidenti ndodhi pikërisht në çastin kur para masës ka dalë Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK’së.
    Një zyrtar i LDK’së, në kushte anonimiteti, tha se dy persona nga turma kanë filluar ta fyejnë z.Beqiri dhe më këtë rast simpatizantë të Sekretarit të Përgjithshëm kanë filluar t’i grushtojnë ata.
    “Në rrahje janë përfshirë shumë persona. Tubimi është ndërprerë dhe dy djem janë dërguar me urgjencë në QKU si pasojë e plagëve të marra”, ka thënë për gazetën zyrtari i LDK’së që foli në kushte anonimiteti.
    Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
    Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë, tha se rasti është në procedurë e sipër dhe vetëm gjatë ditës së diel mund të merren informacione më të sakta rreth këtij incidenti.
    “Rreth orës 19:00 kemi marrë një informatë se në rrugën Vëllezërit Fazliu dy persona kanë marrë goditje nga disa persona të tjerë dhe janë dërguar në emergjencë në QKU. Ne i kemi dërguar njësitet tona në terren për të marrë vesh se për çfarë bëhet fjalë. Tash për tash nuk mund të them asgjë më tepër”, ka thënë Kelani, për Express.
    Ky është incidenti më i madh gjatë fushatës së sivjetshme për zgjedhjet nacionale.
    Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Ismet Beqirin, apo me zyrtarë tjerë të LDK’së të pranishëm në këtë tubim, por kjo ka qenë e pamundur.
    Natyrish Berati dhe Expresat do t'i jepnin kësi titulli shkrimit.
    Këtij shkrimi më mirë do t'i shkonte titulli:

    Po zhvillohet fushatë e ndyrë zgjedhore në Kosovë, nxitur nga partia që para kohe e humbi mandatin!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Natyrish Berati dhe Expresat do t'i jepnin kësi titulli shkrimit.
    Këtij shkrimi më mirë do t'i shkonte titulli:

    Po zhvillohet fushatë e ndyrë zgjedhore në Kosovë, nxitur nga partia që para kohe e humbi mandatin!
    Hahaha , edhe un mendoj që ashtu do të bënin.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    U shkaterru...LDK-ja.
    cila LDK ej...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ldk-ja duhet te formoj klube te boksit , dhe te organizoj ma shpesh gara... le te heqin dor prej politike.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    E drejte! Keshtu kane vepruar komunistet (me pas socialiste) ne vitet '90 ne Shqiperi.
    po pra keshtu keta komunista edhe ateher kur u rrehn me karrika, na bonen hore, se durojn keta me ja heq qypin e mijaltit prej dore!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Edhe një sinjal se PDK po i humb zgjedhjet. Taktika e infiltrimit të tyre pranë subjekteve të tjera është përdorur vetëm kur kanë qenë në defansivë politike...

    Edhe do hanë dru edhe do i humbin zgjedhjet... Ta bajin me shëndet se vetë e promovuan...!
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    po pra keshtu keta komunista edhe ateher kur u rrehn me karrika, na bonen hore, se durojn keta me ja heq qypin e mijaltit prej dore!
    Jo Kosovelli!

    Eshte ne taktiken tuaj qe te perdorni provokatore dhe kjo vetem se ua ul edhe me shume besimin ne publik.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Gjithmon me keto injoranca shume jeni ka fitoni , psh sivjet nga LDK-ja e perjashtuet familjen e presidentit historik Rugova.
    Qfar kuptimi ka ketu LDK-ja.
    Alahile a nuk po ju vjen marre me fol ne emer te LDK-se? Kur e keni perjashtu familjen Rugova.
    Bravo, Veq perpara se keni me fitue shume...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    cila LDK ej...
    LDK -ja,e Isa Mustaf Komunistit....
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    tash akishte perleshje ne tubimin e LDK-S APO PSE PDK PO AKZOHET NE KET RASST EVVVVVVVVVVVV POPULL I MJER KESHTU QE MEMIR ESHT TE VOTONI VETVENDOSJEN NUMRIN 40 ME FAT

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Paska pas meq boksi aty e jo tubim politik.Kta te ldk jon tinzar po edhe ata sesht dash te shkojn atje me i lyp vesht e me i len briret..hajt se ua ben thaqi do te ri pas zgjrdhjeve edhe me te mpreht.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kjo eshte nje politik e vjeter e ldk komuniste, jan paraqit gjithmon si viktima shuemtinzar jan keta. Keta i kan vra edhe veprimtaret e vete per nevoja te partis. Per keto ka fakte.
    Partia me e dhumeshme ne Kosove eshte ldkja

  17. #17
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    VETNENDOSJE! E BËN SHQIPËRIN !

    Kili
    SHQIPE¨RIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!


    ldk ka dal nga një diktaur e himë govnes dhe jan krijuar klane dhe grupacione.
    Mendoj se është normal që nga ldk-ja të bëhen kësi zhvillime!
    Pse?
    Sepse si parti në krye me govnen kan bërë shumë mëkate dhe antarsia ka qen ne përgjithësi e udhëhequr me diktat.
    Edhe pse komunis nga i pari deri tek i fundit, po dalin disa guximtar , tash pas epokes seë govnes e po kundështojn diktatin.

    Radhen e kan py-dy-kyja. e cila po me stilin komunist-enverist diktatorial udhëhiqet nga hasë govna!
    A ka guximtar në antarsin e pdk-së?!
    Kjo parti , pasi të humë me 12 dhjetor , do te ket edhe rrahje e besa edhe më keq!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Isa renegat, ndërsa binomi Mustafa-Kryeziu për LDK-në disfatë

    Nga Elida Buçpapaj


    Isa Mustafa do të kujtohet si lideri që u dominua nga ai krah i LDK-së, që ai e dominoi dhe e mposhti me votën e elektoratit, i cili votoi për të me qëllim reformimin e partisë. Sot në LDK nuk ka ndryshuar asgjë, veç largimit të Fatmir Sejdiut, i cili u zëvendësua me Isa Mustafën. Pjesa tjetër ka mbetur si më parë. Sot Fatmir Sejdiu ngjan me një viktimë, ndërsa Isa Mustafa me një renegat. Sepse Isa Mustafa i mashtroi ata që e votuan në Kuvendin e Shtatë, i hëngri me bukë fjalët e tij për reformim të partisë e doli krejt nga fjala që dha.

    Problemi i LDK-së nuk ishte Fatmir Sejdiu, por lidërshipi, klani, bajraku, organizimi tribal që e çoi LDK-në në katastrofë në zgjedhjet e 2007, i cili mbeti po aq i fortë edhe në zgjedhjet e 2010. Sot Isa Mustafa është në të njëjtin rol që kishte Sejdiu, me ndryshimin se këtë pozicion e merr nga pozitat e renegatit, pasi i ndryshoi idealet, fjalët dhe flamujt, duke u shitur e trafikuar tek kundërshtarët. Sepse nëse Isa Mustafa ishte kundërshtar me Fatmir Sejdiun, ai do të duhej të ishte kundërshtar edhe me Ekrem Kryeziun apo me ata me të cilët sot del krah për krah e qafë për qafë në fushatë.

    Isa Mustafa në vend të ringjalljes të partisë, zgjodhi të kthehet në renegat, sepse iu përvodh premtimeve, i mashtroi ata të cilëve u premtoi reformim e ndryshim, dhe dezertoi duke u bashkuar me ata me të cilët ishte kundër deri në momentin kur u bë kryetar, çka do të ketë çmimin adekuat për Mustafën si lider e për partinë që ai e udhëheq.

    Çiftëzimi i Isa Mustafës me Ekrem Kryeziun, duke iu kundërvënë Ukë Rugovës, është mjerimi më i madh për ish-partinë më të madhe të Kosovës, e cila në këtë mënyrë shkon e sigurt drejt një humbje të re, që do ta detyrojë Isa Mustafën të japë dorëheqjen, por do t’i sigurojë atij dhe klanit që mban partinë me dorë të hekurt, ndejtëse në Kuvendin e ri të Kosovës, që do të dalë prej këtyre zgjedhjeve.

    Orientimi i fushatës së LDK-së në sulme gjoja kundër PDK-së është farsë e mjerë, pasi klani i Sejdiut, i cili e ka bërë sot Isa Mustafën t’i harrojë premtimet e të kthehet në renegat, ishte ai që e qeverisi bashkë me PDK për tre vjet Kosovën, dhe nëse kjo qeverisje ka dështuar, me të ka dështuar edhe klani, i cili e detyron Isa Mustafën të harrojë se është Isa Mustafa, personi që i premtoi elektoratit reformim dhe ndryshim të LDK-së.

    Isa Mustafa nga kritikues i metodave përçarëse dhe klanore të Sejdiut, u kthye në trashëgimtar dhe vijues i këtyre metodave dhe këtij stili, të cilat do të vazhdojnë ta tkurrin LDK-në dhe nuk do t’i japin më 12 Dhjetor veç disfatën.

    E kam thënë edhe në një shkrim më parë, dhe e përsëris, se Isa Mustafa e kishte fitoren në dorë, se fitorja e Isa Mustafës do të ishte më e lehta, nëse do të distancohej nga kasta e vjetër e do të mjaftohej të shtrinte dorën për bashkëpunim e të hapte derën e partisë e të mirëpriste, si zot i shtëpisë.

    Por ai në vend se të jetë zot i shtëpisë zgjodhi rolin e maxhordomit ( maggiordomo ) shërbyesit; në vend që të zgjidhte rolin e liderit ndryshe nga ai i humbësit pararendës, liderit me ide dhe vizion gjithëpërfshirës, ai zgjodhi të dalë nëpër fushatë në një duet të papërshtatshëm, bajat dhe anakronik me Ekrem Kryeziun, figurën më të shpëlarë dhe më intrigante të klanit të Sejdiut. Isa Mustafa zgjodhi të kthehet në renegat. Në vend që ta bënte këtë fushatë me sa më tepër aleatë e me sa më tepër miq, të cilët i zgjatën dorën, ai zgjodhi të jetë kryetari solitar i LDK-së, duke vazhduar e mbajtur në izolim e karantinë LDK-në, e duke zgjedhur të presë biletën e humbësit.

    Share


    Kthehu | 08.12.2010
    ISA osht ma i miri ,sa i perket kryeziut ai nuk ka mundur qer ta hjek menjeher pasi ai eshte zgjedhur kryetar i deges se prizrenit,pa pasi ka kulture reprezentative ISA e ka respektuar votene e antarsise te asaj dege qe eshte jashtezakonisht e madhe,besoj shume ne ISEN qe do ta reformoj partin me kalimin e kohes por jo qysh po mendoni ju apo si jeni mesuar ju me forme arbitrare ,ai esht vetem kryetar nuk eshte DEspoti i ldk pra mesohuni me mesu me procese zgjedhore ZONJE

    fitim gashi 08.12

    Më pelqeu ky komnet. kam besuar shumë në Isë Mustafën por nuk po muj me besu pse ai nuk i boni vend Uk Rugoves. Po te ishin bo bashke sot do te kishim nje LDK shum ma te forte. masnej nuk ka bo mire fare qe e ke bo nenkreytare Teuta Sahatqijen e Sahatit te Veton Surroit

    LDK isti i zhgënjyer 08.12


    08.12

    SHIKO FITIM AJ VEND KA BA PER UKE RUGOVEN PO PSE ME BA EDHE PER BUJAR BUKOSHIN KUR E KA BRAKTIS PROCESIN ZGJEDHOR NE LDK PER MENDIMIN TIM UKA KA BA SHUM GABIM TE MADH QE KA LIDH KOALICION ME AAK ,EDHE HIQ MOS ME PAS FTU PROFI ISA MUSTAFA AJ U DUFT ME QENDRU SI ANTAR I THJESHT I LDK E JO ME DAL ME LISTA ATY,OSE OSE MA MIR PER UKEN U KAN ME PAS HI NE ZGJEDHJE ME QAT LIST QE E BANI E JO NE KOALICIONE ME PARTIT TJERA KY OSHT MENDIMI JEM KALONI MIR KAM BESIM TE PLOT NE ISA MUSTAFEN PO EDHE REFORMAT NUK KA MUJT ME I BA PER 1 OSE 2 DITDOT VAZHDOJ GRADUALISHT PROCESI I REFORMAE KALONI MIR.

    DUKAGJINASI 08.12

    Megjithat zonje e nderuar do te kemi nji fitore maksimale te LDK-se me Isa Mustafen ne krye ju pelqeu JU apo jo,sepse po shifet se nuk e njifni fare voten e popullit te Kosoves,shpetimin e vetem populli e sheh te Isa,Albini dhe FER-i e jo te ai qe ju ka paguar ta shkruani kete artikull,sepse Kosova nuk eshte mbreteri as diktatur komuniste. Me fat Kosove.

    Isak 08.12

    Ore zotri Fitim Gashi,per ta keshilluar zonjen dhe te mbrojtur Isen apo dike tjeter se pari duhet te mesosh te shkruash pastaj te keshillosh te tjeret. Nuk eshte vetem zonja Buqpapa e zhgenjyer me zhvillimet ne LDK por edhe shumica e qytetareve dhe anetareve te LDK-s, para sa dite ishte ish anetari i saj z.Teki Dervishi qe shpreh keqardhje per LDK-n dhe thot se eshte rrembyer nga ish anetaret e lidhjes socialiste te serbise, po ashtu eshte edhe nje nga themeluesit e saj z.Jusuf Buxhovi qe tregon qarte se sot per sot nuk mund te gjesh asgje te perbashket nga filozofia Rugoviste ne LDK e veqmas nese shofim se kush udheheq me te, jam shume i sigurt se shqetesimi i zonjes Buqpapa eshte edhe i qytetareve por dikush si ju mendon se eshte ne parajse dhe mjaftohet me ate fjalen e vjeter: bane zot anderr........!

    Urimi 08.12

    "Dukagjinasi"te pershendes dhe e pranoj ne teresi komentin tuaj.As skam qka shtoj as skam qka hjek, i keni thene te gjitha dhe ashtu si ti mendojne shumica absolute e LDK-istave ne Gjermani e besoj edhe te tjeret kado qe ndodhen. Fitore LDK dhe Uka duhet te kthehet ne shtepine e babait te vet e te tjeret me Bukoshin ne krye nese dojne ok nese jo e thefshin qafen!!!

    komandant Karadaku 08.12

    isa po tregone se eshte politikane evropjan, per ekrem kryeziun jam plotsishte dakorte. Sa per uken djalin e te nderuarite të madhite Ibrahim Rugoves ai per interesa personale eshtë ka e bane ket pune se i kishe merakë paret. Edhe kujtoj ai qe qka ti thote Bukoshi me ba kta te LDK. Bukoshi eshte kukull e Thaqite i cili ka dashte ta perqaje LDK.

    bardhi 08.12

    po do fitoj isa deshe apo nuk deshe ti zonje

    balada 08.12

    nuk kam koment të harxhoj fjalë, edhe unë kam shpresue se me Isën do të ndryshoj dhe reformoj LDK. Por njerzit e ngritur dhe të arsimuar me deviju nuk kam mujt me marë me mend, vetëm Daci asht vizionar i rrugës RUOVJANE. Deri sa është Eqrem Kryeziu në LDK kur nuk ka me fitue, ai asht si mini ujit. ku asht Fatmiri ka ik në Amerik, njejt edhe Eqremi sa te shkatron krejt LDK edhe ai ik. Maree a nuk po shihni apo jeni verbue thujuni STOP se kjo nuk asht pron e juaja se edhe ne antarët jena kontribus e partis, keni me marë dënimin, votën nuk ju japim. Ma nuk jam antarë i ldk, me dhimbje të madhe po tërhjekna. Të lumt Elida per kët komentim. Të respektoj shum ju dhe Skender Buqpapaj të gjitha shkrimet e juja prej vitit 2000 jam tue ruej me xhelozi, ju lumt vetëm vazhdoni

    ziko54.hotmail .com.gjakovari suedi 08.12

    pershendtje, komenti i juaj znj. Buqpapaj nuk qendron, ti heqesh njerezit te cilat ne zonat e tyre jan votuar nuk eshte leht. sa i perket reformave eshte shum heret te flitet. per shkak te reformave te paralajmruara ne LDK dhe partit tjera edhe po mbahen zgjedhjet e jashtezakonshme. per arsyen e vetme qe PDK te jet me organizuara dhe te dali e para por shum jam i bindur qe do ti kthehet bumerang. sa i perket listes Rugova te kryesuar nga Uka shum shpejt do te bindeni se kan qene disa pazare dhe manipulime te pak individeve e qe viktim eshte familja e presidentit Rugova. prapavija eshte qe LDK te dali edhe me e coptuar dhe dobsuar ne elektorat. edhe un si simpatizant i LDK-es i deshiroi ato reforma por koha e shkurt dhe gjendja e jashtezakonshme institucionale nuk e mundeson kete. do te bindeni qe vlersimet tuaja ne ket artikull jan te pa sakta.

    beli 08.12

    isa esht nje intelektual i thell edhe kot e kini zonj se isa dojet kryeminister

    llapi 08.12

    Zonje nderuar me duket se i paskeni harru fitoren e pare te ISA MUSAFES te cilin te gjithe e quajten shpetimtari i LDK-se vetem per ket te fundit po flet po ska lidhje nese e ke harru ti populli nuk e harron . e sa i perket UKE RUGOVES AI ESHTE DASHT TE MERR MESIM ME FAMILJEN E JASHARAJVE TE QENDROJ NEUTRAL SA I PERKET PARTIVE POLITIKE. Edhe a mund te me tregoni pse BUJAR BUKOSHI nuk e vazhdoj luften per kryetar te partis deri ne fund po u terhjek edhe shkoi ne aak bashke me UKEN(PO UKA DO TA KUPTOJ MA VONE). Pra Isa dy her ka qene shpetimtari i ldk-se dhe mendimi im është se me 12 dhjetor LDK ne krye me ISEN do te dal si parti e para ne kosove

    q.b 08.12

    ke qka ke ISA skem qka me ba pse a bukoshit me ja dhan voten a?

    toni 08.12


    08.12

    komenti i buqpapajt nuk qendron.behuni realiste dhe komentoni drejt,

    fato2010 08.12

    Sikurse SHIK-u që i ka bërë dëmë Kosovës po ashtu dëm i ka ba edhe Klani i Llapit Kosovës që e udhëheq tani LDK-në. Isa është si fëmijë i ndëgjushëm dhe Kosova do ta paguan shtrejtë gabimin nese voton PDK apo LDK.

    ken30 08.12


    Bota Sot

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    ISA duhet te humbe....sepse eshte komuniste,dhe eshte lidhe me hajna kriminela...
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse nuk po bashkohet ldk me ldd?

    kush din me na skjarue?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •