Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Ismail Strazemiri....kujtime

    LIBER KUJTIMESH 1914-1931
    Ju ftoj te lexoni librin ne formen e tij origjinale. Do munduhem te nxjer ne pah informacionet kryesore me vlere historike per kohen e atehershme dhe te sotme. Ne nje kohe kur informacionet qe kemi jane kontradiktore eshte interesante te vihet ne pah pikeveshtrimi "gjyshit" mbi shum ngjarje ku ai ka mare pjese. Eshte interesante gjithashtu gjykimi i tij mbi figura te rendesishme te historise Shqiptare te paraluftes se II-te

    Artikujt me siper mund tju ndihmojne per tu futur sadopak ne ambientin e atehershem. Mos harroni jemi ne vitet 15-30 ..

    My God...it was almost a century ago ...


    PARATHENIE

    Si njė fryt t’atij shėrbimi qė dėshirova, por nuk munda me i ba atdheut e Kombit aq sa desha po e la kėtė vepėr, ku kam me provue se dibranėt - nė kundėrshtim me sa flasin e mendojnė disa njerėz shpirt liq e me gjykim tė cekėt - i kanė shėrbyer ēėshtjes shqiptare prej kohesh tue bashkėpunuar me ata qė i vunė themelet e indipendecės sonė. Dihet se gati gjashte-dhjetė e sa vjet me parė, Fuqitė e mėdha, sipas vendimeve tė Traktatit tė Berlinit patėn pjestue token shqiptare ndėr shtetet e Ballkanit. N’atė kohė nė Dibėr, piksėpari, u bėnė bisedimet paraprake dhe u morėn vendimet themelore tė Lidhjes sė Prizerenit; t’atij Kongresi tė famshėm qė i bėri Fuqitė e mėdha tė mendohen dhe i shtrėngoi me i ndrrue vendimet e dhanuna me parė pėr coptimin e Shqipėrisė tė Rumelise, vetė Abdyl Frasheri i pat shkrue Iljaz Pashė Dibrės tue thanė se vendimet e marruna nė Dibėr u priten me gėzim e kėnaqėsi tė madhe prej parisė sė Jugut; porse Mustafa Pashe Vlora . delegatėt e Prevezes, tė Gjirokastrės dhe tė viseve tė tjera deklarojshin se nuk mund tė shkojshin nė Stamboll, po tė mos shkonte edhe Iljas Pasha. Prandaj kėrkonte qė edhe ai tė nisej me shkue nė Stamboll. Edhe Sabri Rushiti prej Ohrit dhe Riza Bej Cermuzi prej Mati patėn ba shėrbime tė mėdha n’atė Kongres si me fuqinė e pendės, ashtu edhe me atė tė mendjes.
    Prapė Dibra, mbas lakmive pushtuese tė shfaquna prej shteteve tė Ballkanit zu nje vend deri nė historinė kombėtare tue mbledhė nė gjirin e vet delegatėt e Kongresit qė u hap me 22 Korrik 1910, ku u perfaqėsue gjithė Shqipnia tue pėrfshi mbrėnda edhe vilajetin e Selanikut dhe ku u muerren vendime me rėndesi mbi tė drejtat kombėtare si mėsimit te gjuhės shqipe ndėr shkolla e tė tjera. Kur plasi Kryengritja nė Kosovė me 22 qershor 1912 shumė intelektuale Dibran u tėrhoqen nėpėr male dhe disa muej me rradhė banė qė tė valvitej madhėshtor flamuri i kryengritjes. Aso kohe, nė mes tone ndodheshin t’e arratisur nga ushtria turke edhe kapitenet shqiptar; Ismail Haki Libohova, Ismail Haki Peqini, Ismail Haki Korēa dhe Ibrahim Jakova. Bashke me ne qenė Sadulla Strazimiri, Hafuz Sherif Langu, Shyqyri Bej, nipi i Ilajas Pashės, Eqerem Cami, Dan Cami, Shahin Cami, Dervish Latifi, Shehi i teqes Shaban Deda, Qamil Daci, Nurēe Xhuglini, Rifat Mizoja e tė tjere nga qyteti i Dibrės sė Madhe, Dine Beu dhe i vellai i Izet Bej Maqellares, Nazif Grezhdani, Abdulla Begu, Dalip Pajku, Sefedin Ilnica e tė tjerė nga krahina e Maqellares.
    Kur ishim ngujue ke Livadhi i Zogut nė krahinėn e Gollobordės na rrethuen tre batalione t’ardhur nga Mati, Manastiri e nga Dibra e Madhe. U ndoqėm rreptėsisht dhe kaluem pėrmes shume rreziqeve. Ma vone, kur u bashkue me ne edhe Elez Jusufi nga katundi Dardhė i Dibrės, u pėrhap kryengritja nė tė tanė Dibrėn dhe u pushtuem qytetin e Dibrės sė madhe. Ndėrkohe, me nėnshkrim tė Jakup Camit prej katundit Sofraēan e tė Selman Kurtit prej katundit Buēevė iu telegrafue Hasan Prishtines nė Shkup dhe u pyet mėnyra e veprimit. Nė pėrgjigjen qė morėn, kėshilloheshim me u shpėrnda mbasi tė gjitha kėrkesat kombtare ishin pranue me dekret mbretnor. E deri sa u muerr kjo pėrgjigje, nuk u shue flaka e kryengritjes.
    Pėrveē nja dy a tre bejlerėve tė Tiranės e Mustafa Asimit nga Kruja si nė Gegeni ashtu edhe nė Toskėri, asnjeri s’mori pjesė, sikundėr duhej nė kėto kryengritje.

    Pėrveē kėsaj edhe mos pajtimi i parisė sė Kosovės ndėr mendime u ba shkak qė tė mos parashtrohet pika ma me rėndėsi e kėrkesave qė ishte caktimi i kufijve politik e tė Shqipėnisė. Me qėnė se mbas pak kohe plasi Lufta Ballkanike, horizonti i Shqipenise u mbulue me re tė zeza e tė frikėshme.

    Le ta gjykojne tė tjerėt se deri nė ē’shkallė ka pasė efekt shėrbimi i dibranėve nė ēėshtjen kombėtare, por nė kėtė rast duhet ta kenė parasysh randėsinė e vendit dhe natyrėn e veēantė tė tyne.

    TIRANE 25 NANDUER 1931
    ISMAIL STRAZIMIRI

    Pushtimi i DIBRĖS prej ushtrisė Serbe herėn e parė dhe tė dytėn

    Mėnyra e pushtimit

    Nė luftėn Ballkanike qė u hap nė mes tė Turqisė e tė shteteve aleate tė Ballkanit, mbasi u pushtue Shkupi, Manastiri, Tetova, Gostivari, Perlepi, Kerēova, Ohri e Struga q’ishin kufitarė me Dibrėn dhe mbasi disa qytetarė e katundarė Dibranė luftuen nja dhjetė ditė nė grykėn e [Radikės] me komitėt e udhėheqėsit Sėrbe, gjithė ashtu mbasi Elez Jusufi nga Dardha e Dibrės, me nji fuqi qė mundi me mbledhė, luftoi burrnisht e trimnisht nė qafė tė Kolosjanit tė Lumės kundėr Serbėve, tė cileve u dha shumė tė vdekun, si edhe mbasi prej as ndonji anė nuk priteshe asnjė dobi e shprese, me 27 Nanduer 1912 populli i Dibrės u shtrėngue t’i dorzohej ushtrisė sė rregullshme tė Serbisė me qenė se s’kishe mbetė ma tjetėr rrugė shpėtimi dhe me kondita qė tė mos cėnohej nderi, pasunija dhe jeta e njeriut.

    Po nė kėtė ditė tė kobshme Dibra zgjodh dhe ēoi si pėrfaqėsuesin e vet z. Myfti Vehbine pėr tė marrė pjesė nė Kongresin historik qė do tė shpallte indipendencėn e Shqipnisė.

    Mėnyra e administrimit tė qeverisė Serbe

    Qeveria Serbe, herė mbas here, i bahej barrė popullit me taksa tė randa dhe i binte nė qafė tue i shkaktue ngjarje t’ ashtuquejtuna politike. Drejtimi politik i administratės serbe me kėtė mėnyre aprovohesh prej katėr a pesė krenėve tė Dibrės, tė cilėt ishin stėrvitė me i sigurue interesat e tyne nė dam t’ interesave tė pėrgjithshme. Kėta njerėz pėr fat tė keq, kishin arri ta sakrifikojnė edhe shtefnin e vet pėr intersa personale.

    Veē kėsaj, gjithė jetėn e kishin kalue tue ba mizorina e krime tė ndryshme dhe mbasi s’kishin kurajo civile, me qėllim qė tė shpėtojnė nga bajonetat serbe, i bindeshin ēdo urdhėri qė epte qeveria serbe dhe sikur t’ishte ai nė dėm e mjerim tė gjithė popullit.

    Si konsekuencė e kėsaj administrate tė keqe mund tė rrėfehet levizja fatale e Malesisė sė Dibres sė Madhe, e cila pėrfundoj me mjerim tė plotė tė banorėve. Njė patrollė serbe shkoi nė katundin Mazhiē dhe pa asnje shkak ose arsye ligjore grabiti bagėtinė e Osman Ēokut.
    Ai natyrisht kundėrshton dhe banorėt e katundit i vinė nė ndihme. Mbrenda pak kohe gjithė krahina alarmohet dhe i venė pushkėn ushtrisė serbe. Nė kėtė mėnyrė ngjarja muarr ngjyrėn e njė kryengritje serioze. Qeveria serbe menjeherė ēoi fuqina tė mėdha ushtarake kundėr tyne dhe mbasi u banė lufta tė rrepta e tė pėrgjakshme nė mes t’ushtrisė e t’popullit, u dogj gati krejt krahina, u vranė me qindra njerėz, u grabit pasunija dhe bagėtija, gjith’ ashtu u cenue nderi dhe u shue jeta e atyne rrezikzive, qė s’mundėn me ikė. Kuptohet vetvetiu se deri nė kėtė ditė populli i Dibres kaloi nje jetė sa pėr sy e faqe, tė qetė, por tė mėrzitshme nga shkaku i robnisė sė mėnishme.

    Si u afruan Dibranet me Esat Pashe Toptanin

    Me qe qeveria dhe populli i Shkodrės, sa plasi lufta Ballkanike kėrkojshin ndihmė, Jusuf Bej Hysen Agolli nga Dibra e Vogėl dhe Elez Jusufi nga Dardha, mblodhėn nja tremije Dibrane dhe u nisėn pėr nė Shkoder. Nė njė kohė kur batalioni i Elez Jusufit, n’udhėtim e sipėr, ndodhej nė Mat, ushtria serbe nga ana e Prizerenit po marshojshin drejt Lumės, punė tė cilin e muarr vesh Elez Jusufi.

    Elez Aga muerr me vete gjysmėn e kėsaj fuqije dhe u nis pėr nat’anė. Me qenė se Ali Bej Zajmi, rastėsht pat ndodhė n’atė batalion e komandoj fuqinė e mbetun prej Elez Jusufit, vetvetiu u hap shtegu pėr me u afrue ke Esat Pasha. Esat Pasha tue dijte fare mirė se sa do t’i vlejshin Dibranėt n ‘arritjen e qėllimeve tė vet, i perkrahu dhe nderoi pėrmbi tė gjithė sa kohė qė ndejtėn nė Shkodėr. Me kėtė mėnyrė i tėrhoq nga vetja Dibranėt. Kėtu nuk due tė rrėfej shėrbimet qi ka ba Esat Pasha nė Shkodėr, as edhe nuk dua tė flas pėr vrasjen tragjike tė Hasan Riza Pashės, i cili duket me siguri se u ba viktimė e ambicjes sė Esatit qė donte me e marrė nė dorė fuqinė. Por dua tė ēfaq dyshimin mbi nje ēėshtje: Si u dorzue Shkodra. A me tė vėrtetė qe shtrėngue nga mungesa e mjeteve luftarake, e ushqimeve dhe ndihmave, apo u ba viktima e ambicjes personale t’ Esatit, mbasi Shkodra me gjithė sulmet e pareshtuna tė Malaziasve sikur flitej nė ato ditė, kishte ushqim e fuqi pėr me qėndrue edhe katėr- pesė ditė, me qenė se edhe demostratat detare tė fuqive tė mėdha ishin nė favor tė saj. Pėrgjigjen e kėsaj pyetje ja le t’a apin kompetentėt.
    Nė kėtė kaptine, ma fort se ēdo gja tjetėr, due tė shpjegoj se si disa Dibranė u gabuen e u banė vegla e Esatit dhe me kėtė mėnyre, dua ti veēoj nga Dibranėt e tjerė pėr mos randue faji mbi tė gjithė. Mbasi e dorzoi Esat Pasha Shkodrėn, ai duel me tė gjithė ushtrinė e vet prej andej i percjellun prej princit tė Malit tė Zi dhe i nderuar deri nė Lezhė prej ushtrisė Malaziase. Malsorėt e Dibrės, tė cilėt pėrbajshin njė pjesė t’ushtrisė s’Esatit u habitėn nga kjo pėrcjellje e nga ky nderim i madh q’iu ba Esatit. Ato besuen se Esat Pasha me tė vėrtetet ishte njeri i menēėm, ushtar i mbaruem dhe besnik i atdheut. Kur erdhi Esat Pasha nė Tiranė, i nderoi edhe ma tepėr Dibranėt, tė cilėt i grishte nė gostina dhe me nė fund i siguroj se do t’ua lironte Dibrėn e pushtueme prej Serbėve…..
    Batalionet e Turqisė qė i kishte sjellė nga Shkodra nė Tirane dhe qė mė vonė u largun mbas shtrėngimit tė Austo Hungarise, nji kohe i mbajti me qėllim qė ti pėrdorte pėr tė pėrmbushė ambicjet e veta. Banda muzikore tė kėsaj ushtrie herė mbas here u bijshin pjesė tė zgjedhuna, nė pallat t’ Esatit, i cili me kėtė mėnyrė deshti t’i api tė kuptojė popullit se vetėm ai ishte i meritueshėm pėr tu ba Princ i Shqiperisė. Ndėrkohe ,qė u ba lėvizja e Malėsive sė Dibrės sė Madhe q’u pėrmend ma nalt. Me qenė se paria e malėsisė tė Dibrės kishin ardhė nė Tiranė, Esati pėrfitoj nga rasa, i muarr besėn, pėrpos Elez Jusufit, parėsise sė Dibrės se do ti ndihmonte nė ēdo rastė. Aso kohe, nė Vlone ndodhej Myftiu i Pėrgjithshem z.Vehbiu. Nė njė letėr qė i pat ēue Esat Pasha kėtij, tėrthorazi i jep tė kuptoje se sa zotėsi e fuqi ushtarake ka, se si komandant i ushtrive otomane qė ishte, nuk mundė tė ndahej nga fuqija. Esati, veē kėsaj i kishte thanė Mustafa Krujės se Toskėnia e Gegėnia lypsej tė punojnė veēmas. Kėto mendime ia pat shprehe Mustafa Krujes, sjellėsit tė letrės pėr me ia thanė Myftiut gojarisht. Shkurt, Esati qysh aso kohe kishte nisė me u pėrgatit pėr t’u ba Princ i Shqipnisė.

    Si u shkaktue kryengritja e Dibrės dhe perfundimet e kobshme tė saj
    Me 21 Shtator 1913 njė katundari nga fisi Xhedik i Dardhės i quejtun Selahedin, tregėtari i katundit, njė vllah, i ra nji shpullė, pėr kėtė shkak katundari e vrau tregetarin. Kjo ngjarje ordinere qė muer trajtėn e njė kryengritje u konsiderue si kryengritje prej qendrės sė prefekturės Serbe, e cila burgosi tridhjet e gjashtė vetė nga paria e qytetit tė Dibrės sė Madhe, tė cilėve u thoshte se do t’i vriste po tė mos dilshin me e ndalue Isa Buletinin. Simbas mendimit tė tyne, ai kishte marshue me njė fuqi tė madhe drejt qytetit. Nė realitet s’kishte kurrgja qė t’i tmerronte Serbėt. Autori i kėsaj vepre ato dite ndodhej nė katundin Maqellare afėr qytetit . U takue me Halil Kaloshin e Selman Aline, prinjsa tė kryengritjes, tė cilėt i pyeti mbi kryengritjen e fillueme. Pėrgjigja e tyne qe helmatuese, sepse ata, tė mėrzitun nga pėrdhunimet e administratės Serbe dhe t’inkurajuem nga premtimi i pėrkrahjes me fuqi te Esat Toptanit, nė njė raste tė tillė, i kishin kundėrshtue armikut. Kjo ishte nji katastrofė pėr gjithė Dibrėn, sepse kėta burra trima por injorant o naive, tė mbėshtetun nė premtimet gėnjeshtare t’Esatit kishin dashtė t’ja kthejnė vendit lirinė e grabitun, por mjerisht e plandosėn nė humnerėn e tmershme ku veproi ēnjerėzimi, padrejtėsija, paburrnija a mjerimi dhe vdekja. Ushtria Serbė po prapsej rregullisht. Malėsorėt qė s’ishin ma shumė se dyqind vete tue luftue heroikisht me ushtrinė serbe po sulmojshin dhe po pushtonin qytetin e Dibrės sė Madhe.

    Ndėrkohe, serbėt vunė nė plumb tridhjet e gjashte vetėt qė kishin burgosė. Ndėrkohe, u vranė Sheh Hysen Kuci, Sadulla Strazimiri, Ramiz Bej Allabegija, Safet Bej Kodra dhe Cane Liman Hasani. Sa u lirue qyteti prej ushtrive serbe, u formue nje komision pėr adminisrimin e vendit. Njė pjesė e malėsorėve bashkė me qytetarėt e ndoqėn ushtrin serbe qi po ikte e shkatrrueme dhe e mundur plotėsisht drejt grykės sė Radikės. Shtatėmbedhjet topa, disa mitraloza e njė sasi e madhe municioni mbet nė duart tė shqiptarėve prej ish fuqive zotnuese tė kėtij vendi. Fuqit popullore apo kombėtare patėn pėrparue nga ana e Shkupit deri ke hanet e Zdunjes afėr Gostivarit, nga ana e Manastirit deri ke mali i Petrinės qė ashte ndėrmjet Ohrit e Resnes dhe nga ana e Kerēoves deri nė malet e James.

    Komisioni i formuar pėr administrimin e vendit me nje anė ēonte ndėr ballina ushqim e forca ndihmėse dhe mbanė tjetėr hynte nė korespondencė me qeverin e pėrkohshme tė Shqipnis nė Vlore, prej sė cilės kėrkonte ndihme. Por pėr fat tė keq prej kėrkundi nuk mirte ndihmė, vetėm njani nga kryetarėt e Komitetit Maqedonas i quejtun Miladon, q’aso kohe kishte ndodhė n’Elbasan arrin nė Dibėr dhe u dha kushtrimin, Maqedonasit tė Qarkut. Por si mbas zakonit tradicional malėsorėt u vunė nė plaēkitje, qytetarėt duke mendue pėrfundimin e kobshėm tė kėsaj aventure tė rrezikshme zunė me i ngritė familjet dhe nuk po shkojshin ma nė ballė tė luftės. Selman Alia nga Qidhna qė thoshte se Serbin do ta dėbojme deri nė Beligrad u shkėput nga balli i luftes tue thanė se do tė shkonte me mbledhė fuqina tė reja dhe i vellai i tij Fejzi Alij po kthehesh nė shtėpi me njė tufė bagėti q’i kishte rrėmbye andej.

    Aso kohe pat ardhė nga Tirana nė Dibėr Ali Bej Zajmi. Ky tha se nė qoftė se Komisioni i formuar nė Dibėr, i shkuen Esat Pashės, ai ka pėr t’arri me ndihmė me fuqi tė madhe. Shtonte se edhe Esat Pasha e kishte njoftue popullin me anė tė kacnecėve qė tė rrinte gati pėr me shkue nė ndihmė tė Dibrės e tė mblidhesh me njė herė, po sa tė ndėgjoj krizmėn e topit qė do tė zbrazej nė rasė nevoje. Mbasandaj qe marrė vesh se Esati kėtė fuqi nė vėnd qė ta niste nė ndihmė tė Dibrės e ēoi nga ana e Lushnjes me qėllim qė tė rrėzonte qeverinė e pėrkoshme t’Ismail Qemalit. Ali Beu mund e kishte dijeni mbi lidhjen pansllave tė bėrė nė Shkodėr ndėrmjet Esatit e shteteve fqinj. Mėnyra e lidhjes meriton tė thellohet; pėrsa kemi ndegjue lidhja ishte kjo: ‘Serbėt merrshin krejt Prefekturėn e Dibrės dhe ngjiteshin deri nė Qaf - Bullė e Qafe Murrė, Shkodra i lėshohej Malit tė Zi, Kthella e Mirditės deri n’uje tė Malit do tė pėrbajshin njė farė principate, e cila do tė sundohej prej Preng Bib Dod Pashės, Shqiperia e Jugut coptohej nė pjesė tė vogla kantonesh dhe tė gjitha kėto do tė lidheshin me Shqipnin e mesme, e cila do tė ishte si kryeprincipate dhe Esat Pasha Princ.
    Ali Bej Zajmi fliste pa pra pėr patriotizmin e pashoqe t’Esat Toptanit dhe perpiqesh me i tėrheqė e zemrat e Dibranėve kah Esat Pasha.
    Suksesin e parė e siguroi me kėtė mėnyrė: Mbas insistimit tė tij iu shkrue letra Esatit. Kjo iu dėrgue me anė tė Hafuz Hysni Kerliut, i cili u ngarkue qė tė sjellė edhe municion nga Tirana. Me gjithe qė nė Tiranė ndodhej njė sasi e madhe armėsh dhe shumė municion, kuajt e dėrguem u kthyen zbrazėt, sepse Pasha kishte qenė i okupuar me ekspeditėn qė bante nė drejtim tė Lushnjes kundėr qeverisė sė pėrkohshme tė Vlonės.Veē kėsaj, Pasha shkaktoj edhe vonesėn e nisjes pė nė Dibėr t’Ahmet Bej Zogut i cili ma nė fund arrini nė ndihmė me njė fuqi.

    Serbėt suallėn fuqina tė mėdha ushtarake pėr me e shtypė kryengritjen e Dibrės. Fuqit tona kombėtare nga ana e Gostivarit u thyen. Po sa u muer vesh ky lajm, komisini kombėtar ngarkoi Ali Bej Zajmin, Kurt Hoxhėn nga Muhrri dhe autorin e kėsaj vepre me shkue nė ballėt e luftės por me i rregullue fuqit dhe me rifillue nga veprimet luftarake. Na, mbas disa pėrpjekjeve te vogla qė bamė nė disa vise, u kthyem prap dhe erdhėm nė mal mbi qytet tė Dibrės.
    Nata e fundme e katastrofės qe me 1. Gusht 1913. Ishim rreth qytetit dhe nė brigjet e katundit Radiēiēė. Atė natė Ahmet Bej Zogu na kishte ardhė nė ndihmė me nja njiqindė e pesėdhjet Matjane. Kėtė fuqi e vendosi ndėr pozicione pėr qėndresė. Qytetarėt atė natė po emigroshin dhe me lot ndėr sy e me helm nė zemėr, po i thojshin lamtumirė prehjes, pasunisė dhe vendlindjes qė po lejshin mrapa.
    Serbėt po i diqshin katundet qė pushtojshin. Tymi dhe flaka ngjitej deri nė qiell. Ma nė fund dogjėn Shadrinjen dhe Kosovrasin.
    Tė nesėrmen, kosovrasasit, pėr herė tė fundme, i vunė pushkėn ushtrisė Serbe qė po djergesh nėpėr grykė tė Radikės, por pa dobi. Ahmet Beu i dha urdhen fuqisė qė tė prapsej, sepse qyteti ishte zbrazė, municionet , ushqimet dhe ndima mungojshin.

    Aso kohe Elez Jusufi ndodhej nė Shkoder. Mbas lajmit qė merr prej Vlores me nje herė u nis dhe erth nė Diber me nji shpejti tė madhe. Ky mblodhi nja pes a gjashtėqind vetė prej Kalisi, Dardhė e Reēi dhe vrapoj e shkoi deri te malet e Mavrovės, por ishte tepėr vonė mbasi ushtrit serbe ishin djergė poshtė dhe populli ishte arratisė. Shpedita e Elez Jusufit nuk i vlejti ēėshtjes, por u zbraps si tė tjerat Ushtrit Serbe therėn e masakruen nė Gostivar nja pesėdhjete e gjashtė Dibrane ndėr tė cilėt Riza Elmas Hiskun, Idris Etehem Prapanikun e Muharrem Bajram Prapanikun qė u ndodhėn aty pėr pune private.Gjithashtu ushtria serbe qė vinte nga Manastiri kundėr Dibres sė robnueme mbyti nė Resne tue i varrue pėr sė gjalli kėto Dibrane qė ndeshi nė Manastire; Sherif Ibrahim Dacin, Murat Jahja Dacin, Shyqri Qapen, Fuat Hajredin Hoxhe Imeri ,Rakip Pitarken dhe Vehbi Ali Fishekun.Veē kėtyne fuqit Serbe vranė nė rrugė ndėmjet Ohrit e Strugės edhe Hamit Hajredin Haxhi Ymerin, Uko Prapanikun, Mustafa Prapanikun dhe Behxhet Hoxhmedin Prapanikun, tė cilėt i mbyti tue i lidhė pėr fyti me tela telefoni dhe i gropuen nė nje grumbull plehni.
    Shaqir Bej Jegeni q’aso kohe pat qellue nė Manastir qe arrestue prej autoriteteve Serbe dhe qe nise pėr nė Diber nėn nje roje tė forte. Mbas nje udhėtimi tė gjatė dhe kur arrin afėr Trebenishtes sė Strugės ia prenė kryet me bajonetė dhe e hudhėn nė nje greminė.
    Tė gjithė kėto viktima qenė nga qyteti i Dibres sė Madhe dhe shumė ma para se tė plaste kryengritja patėn shkue nė viset e pėrmendura pėr tregėti e pune private. Shumica e kėtyne martirve qenė djeme te rinj qė s’e kishin kalue moshėn njezet e pes vjeēare dhe tė gjithė tė pafajshėm, s’kishin asnjė dije as lidhje me kryengritjen e kobėshme.
    Malėsorėt nė luftė e sipėr patėn zenė rob nja treqind serbe, banorėt e qytetit tė Dibres sė Madhe i mbajtėn fare mire kėta, e jo vetėm qė i ushqyen e i sheruen ata qė ishin te plagosun, por nuk banė as ndonji vepėr qė tua cėnont shtefnin personale ose sedrėn kombėtare. Pėr kėtė arsye ata qenė ma se mire njoftės prej kėti honsiptaliteti, punė tė cilėn e ēfaqėn, kur u kthyen ushtrit serbe dhe e ripushtuan Dibrėn.
    Gati tė gjithe banorėt e qyteti sikurse tė krahinave qė pėrfshin Dibra qenė arratisė e emigrue. As nje e njezeta e qytetarėve s’kishte mbetė nė Diber dhe kėta perbajshin nje turmė pleqsh, tė shumtėt tė gjymtuem e tė sėmurė. Megjithė kėtė qė tė gjithė kishin dale para ushtrisė serbe qė po futesh nė qytet, ngadhnjyese. Por bashkė me keta fatzinj kishin dalė pėrpara edhe treqind e disa serbe tė robnuem prej malėsoreve qė ishin hospitalizue fare mire prej qytetarėve. Kėta serb qė kishin njė farė detyrimi moral kundrejt Dibraneve, i u lutėn komandantit serb qė tė mos cėnohesh qytetarėve e drejta e jetės dhe e pasunisė mbasi ata jetėn e vet ua detyroshin kėtyne. Lutjet e tyne s’ban as me tė vogli efekt. Komandanti serb sa hyni nė qytet vrau me plumb kryetarin e Bashkis Behxhet Xhemal Agollin, Kurtish Erebaren, Reshit Kusarin, Gani Reshit Bojaxhin, Selim Kodren, Nexhmedin Kodrėn qė kishin dale me i pritė nė shenjė nderimi e bindjeje. Disa nga ata qė kishin dale me pritė si Hysni Halil Qilafku, Reshit Pocesta, e shoqja e Tahir Trepces, Dudija, tė gjallė u futėn e u mbytėn ndėr puse.
    Qyteti i Dibrės u plaēkit krejt mobilet e kushtueshme u ēuan nė Beligrad. Edhe Luma tue pandeh se kryengritja e Dibres ishte e pėrgatitun muer pjesė edhe i ndoq serbet deri nė Zhur, afėr Prizerenit, pėr kėtė shkak edhe ata pėsuan dėme tė mbėdha; Edhe atje si nė Diber u dogjėn me mija shtėpi dhe u vranė me mija njerėz.
    Qytetarėt e Dibres sė Madhe pėsuan ma shumė dėme, sepse shumė zotnij s’qenė tė zotėt me i marrė tė hollat nga kasat dhe shumė zonja s’mundėn me i marrė stolit e kushtueshme qė kishin ndėr arka, pėr arsye se ikja u ba befas dhe tmerri i armikut tė pamėshirshėm qė ma i madh se sa vlefta e tė hollave dhe gjanave tė kushtueshme.

    ,,,vazhdon,,,

  2. #2
    Koha e emigrimit

    Gati krejt banorėt e qytetit dhe njė pjesė prej katundeve, siē thamė edhe ma nalte, u arratisėn. Pjesa ma e madhe e emigranteve u refugjue nė Tirane, tjetra n’Elbasan. Bashkia e Tiranes ashtu edhe ajo e Elbasanit zunė me dhanė buke pėr ushqim emigrantėve.
    Emigrantėve qė ndodheshin nė Tirane Esat Pasha u nipte mjaft ushqime dhe me qellime djallėzore i gabonte tue i ngushllue. Kso dore “Mos u mėrzitni ju se nuk ju la qė tė vuni, nė mos ju mjaftoftė buka qė ju nep bashkia, jam gati ti hap hambarėt e mij, nė tė cilat kam njizetmije qase kallamoq. Unė pasunin do ta ha me ju, dhe Dibren, nė mos me luftė me tė holla kam me e lirue”.

    Me gjithqė kėto premtime djallėzore s’duhet ta mashtrojshin edhe ato ma tė humbunit prej Dibraneve, pėr fat te keq, njė pjesė e dorės tė dytė tė parėsisė dhe e qytetarėve tė Dibrės i besoi dhe nisėn me i urue jet e fat Pashės shpirt zi. Aso kohe, autori i kėsaj vepre fati e pat hedh nė Elbasan si emigrant. Komisioni i formuem nė Bashki, pėr ushqimin e emigrantėve me dy tre tė tjerė e pat thirrė njė herė dhe e pat pyete se cilėt Dibrane ishin ma nevojtarė per ushqim dhe cilet ishin ne gjendje te mire e s’kishin nevoje pėr ndihmėn e Bashkise.
    Emigrimi i Dibraneve, u tha, u ba befas. Edhe unė qė me kujtoni pėr tė pasun, jam nevojtar. Tetėmbėdhjet para buke pėr fryme u epni nė dite. Nuk duhet t’ia kurseni ati qė ta zgjat dorėn. Qeveria duhet ta ketė parasysh, edhe pikpamjen politike me ndihmėn qė i ban emigrantėve.
    Nė kėtė mėnyrė qe mundue me i dhane tė kuptojnė qė tė pengojnė prerjen e Dibranėve kah Esati, por qe e pa mundur me u marrė vesh. Mbas disa kohe u ndalue ndihma. Per kėtė shkak shumica e emigranteve qė ndodhej nė Elbasan shkuen nė Tiranė. Edhe kjo ngjarje i ndihmoi Esatit pėr realizimin e qėllimeve tė tij.

    Mbas shpalljes sė qeverise sė pėrkohshme tė Shqipnisė sė mesme prej Esat Pashes,Esat Pasha e kishte shpallė qeverinė e pėrkohėshme tė Shqiprisė sė mesme dhe vet ishte bamė kryetar i saj. Mbasi u lirue prej serbeve luftimi i 1913-tes nga ana e Dibres, punė e cila u ba mbas presionit t’Europes me 23 Tetor1914, une shkova nė Diber tė Vogel si nėn prefekt i emnuem prej Aqif Pashes, Prefekt i Elbasanit.

    Aso kohe, pat ardhė nga Vlona nė Durres Myftiu i pėrgjithshėm z. Vehbiu pėr me pėrshėndetė komisionin qė do tė caktonte kufit e Shqipnisė dhe pat qindrue aty. Esati, Myftiut tė pėrgjithshėm, z. Vehbi, pėrveē kėsaj pune i dha edhe njė nder tjetėr tue e bamė senator. Me kėtė mėnyrė e mbajti nė Durrės. Gjithashtu bani senator edhe Sefedin Pustinen dhe tė nipin e Ali Bej Zajmit, Faik Beun e bani sekretarin e Senatit.

    Tė gjitha kėta Esati i bėnte me qėllim qe ti fitonte Dibranėt pėr vehte, tė cilave prej kohesh u kishte dhanė rėndėsi tė madhe. Po me kėtė qėllim ēoi nė e rrethet e Dibres Hafiz Hysni Kerliun, Eqerem Camin e disa tė tjere tue propagandue nė favor t’ Esatit, pėr tė cilin thoshin se asht fetar, atdhetar, mbrojtės i fes dhe i popullit. Besnikerit e tij kundrejt fesė e Atdheut, thojshin ata. Esati e provoi me shėrbimin qė i bani nė Shkodėr nė kohė tė luftės, kurse pėr ata qė e perbajshin qeverin e Vlonės flitshin liksht dhe i bajshin tė pa fe. Qė ta pėrforcojshin propagandėn e vet tregojshin si shembull largimin e Myftiut tė Pėrgjithshėm z. Vehbi nga Vlona dhe bashkėpunimin e tij me Esatin mbasi ata tė Vlonės ishin tė pafe.
    Veē kėsaj, qenė dėrgue njerėz ndėr katunde tė Dibrės tė cilėve u qe propozuar qė tė shkruejshin aq gjandarė sa tė dojshin dhe tė niseshin pėr nė Tirane. Me kėtė mėnyrė Esati e turbulloi opinionin publik t’atij vendi dhe futi farėn e urrejtjes kundėr qeverisė sė Vlonės.
    Tue pamė kėtė gjendje kaq tė trazeme se nuk do te mundesha ta kryej, me ndėrgjegje, detyrėn e nėnprefektit qė m’ishte ngarkue u ktheva nė Elbasan dhe i raportova gjendjen Aqif Pashės tė cilit i thashe: Ju tue kujtue se jeni nė rregull e nė rrugė tė drejtė, vazhdoni tė jeni tė plogėt, Esadi e din se s’ka tė drejtė, por punon me energji tė ēuditshme dhe tue i pėrdorė tė gjithė mjetet e tij djallėzore. Ai po derdh shuma tė mėdha nė Diber, kurse ju me thoni se do tė ēoni ma vone nja pesėdhjet napolona qė tė rregjistroj nja tridhjet- dyzet gjindarė, prandaj mue me falni se s’munde ta kryej detyrėn e nen prefektit tė Dibres.

    Ndėrkohe Ali Bej Zajmi shkon nė Diber. E mbledh parėsin e malėsisė dhe u thotė qė duhet te bashkohen e tė kėrkojnė nje Princ me fest e kuq, por n‘ atė dite arrin nga Tirana besniku i Esadit Man Kruja dhe mbasi muer pjesė nė mbledhje i thotė parėsis qė tė mos i varnin veshin fjaleve t’Ali Beut, Ali Beu i turpnue ndahet prej parėsis tue u thane se kanė me u vertetue fjalėt e tija, mbas pak kohe.
    Ali Beu qe ēue nė Dibėr prej Esadit me kėtė detyrė. Pėrgėnjeshtrimi i fjalėve tė tij, me kėtė mėnyrė prej tė dėrguemit tė dytė tė tij, dha tė kuptohet se ai aso kohe s’gjet tė pėrshtatshteme gjendjen politike pėr tė dalė nė shesh si kanditat pėr Princ dhe kėshtu u pendue ose desh tė mos i zbulojė krejtėsisht gjurmat e vete. Sidoqoftė nė kėtė kohė kėsillioj u mbjell nė Diber mendimi pėr me emerue nje princ me fest e kuq d.m.th. musliman.

    Mbas kėsaj ngjarje Esadi ēoj nė Diber njė komision tė perbam prej kėtyre zotrijve: Jusuf Bej Hysen Agollin, Xhelal Bej Mati, Ali Bej Zaimi dhe Sefedin Pustinen. Kėta qenė ngarkue me detyrė qė ta ēojshin popullin e Dibrės e Lumės kundėr Ismail Qemalit ose ma mirė me thanė kundėr qeverisė sė Vlonės dhe pėr kėtė qellim patėn marrė me vehte njimije e pesėqind lira turke. Xhelal Beu e Sefedin Pustina u rrasėn nė krahinėn e Gollobordes. Kėta tė fundit nė Gollobordė nisėn me ba njė organizim dhe pėrdhunisht u pėrpoqėn me e kthye popullin kah Esadi, qė t’ja mėrrishin kėti qėllimi emnuen krahinor nje kriminel tė famshėm tė Sebishtes dhe bani oficera shokėt e tij gjaksore. N’anėn tjetėr Jusuf Beu e Ali Beu nėn preteksin se do ta lirojshin Dibren prej Serbėve u futėn nė qytetin e Dibrės sė Madhe nė Jugosllavi dhe qysh aso kohe hynė nė relasione miqėsore me Serbėt.
    Gjithashtu aso kohe me nxitjen e ketyne u ngrit nje fuqi malesorėsh nga Dibra pėr me sulmue Elbasanin. Kjo fuqi shkoi nė Mat, por u kthye prap me qė s’u pa nevoja. Po n’ ato ditė Dervish Bej Elbasani dhe i vellai i tij Qamil Beu tė zemerum prej Aqif Pashes pėr njė tokė qė kishte shkaktue njė grindje tė vjetėr nė mes tė tyne ishin arratisė nga Elbasani dhe kishin dalė nė Ēermenike, ku bridhshin katund nė katund tue propagandue nė favor t’ Esadit e nė disfavor tė qeverisė sė Vlonės. Nė kėtė mėnyrė dy vėllezrit me nj’anė dojshin tė shpagohen me Aqif Pashen dhe me m’anė tjetėr t’ i shėrbejnė Esadit.

    Nė Vlonė u ngrit kurani, i thojshin popullit injorant. Populli ēohet me u falė ndėr kisha. Drita e mylimanizmes po shkėlqen nė Durrės. Esad Pasha e qiti ushtrin e vet nga Shkodra me armė nė krah e dėboi Serbin nga kėto vise dhe e nbardhi shqipen. Aq e forte e skaterriten popullin e ngratė me propagandat e tyne sa e banė tė bante hallve pėr shpirt tė tė vdekurve dhe ti shpėrndante ndėr varre. Si kėta ashtu edhe Qamil Fejza e tė tjerė e tėrbuan popullin dhe i banė tė ngihen kundėr qeverisė sė Vlones. Bashkimi i banorve me popullin e rretheve tjera dhe marshimi i kėsaj force drejt Elbasanit si dhe kercėnimet e bamė nga ana e Krrabės qenė perfundimet e kėsaj propagande, tė cillen i dhanė shkak qė t’epte dorheqjen Ismail Qemali dhe tė tėrhiqet me nj’anė.

    Arif HIQMETI nė DIBĖR dhe veprimet e tij

    Pata marrė vesh se nje i quejtun Arif Hiqmeti dy tre herė kishte dale nga Serbia dhe tue kalue pėrmes Matit kishte shkue nė Tiranė e nė Durrės.
    Veē kėsaj isha lajmue se ky njeri, morali i tė cilit ishte fare i dobėt qenka takue edhe me Ahmet Bej Zajmin e me Jusuf Bej Hysen Agollin nė shtėpi t’ Ahmet Zogut nė Mat dhe paska lidh besė me ta.
    Ish fundi i Frrorit tė vitit 1914. U nisa me shkue nė Dibėr tė vogėl. Nė kėtė rast u ndalova nė Tirane dhe u takova me Myftiun e Prgjithshm z. Vehbiun, tė cilit ia thashė tė gjitha ato kisha marrė vesh pėr Arif Hiqmetin dhe se nė Dibėr po baheshin mbledhje kinse pėr tė caktue qendrėn e prefekturės. Ku ēfaqa edhe dyshimin qė kisha nė qellimin e mirė qė mund tė ndiqesh nė kėtė punė dhe me anė tė tij ia terhoqa vrejtjen prefektit tė Durrėsit Z.Mehdi Frasherit.
    Z. Mehdi Frasheri nė pėrgjigjen qė i ēoi Myftiut tė pėrgjithshėm z Vehbi i thoshte se Ahmet Bej Zogu ashtė thirrur nė Durrės, se ēėshtja e Arif Hiqmetit s’ka ndonjė rendėsi dhe pėr pėrcaktimin e qendrės sė Prefekturės sė Dibrės do tė ēohet nji komision i posaēėm, i cili ka pėr tė marrė parasysh poziten gjeografike e politike tė vendit nė pėrcaktimin e qendrės. Mbas kėsaj pergjigje, un u nisa dhe shkova nė Diber.
    Kur sosa nė Dibėr mora vesh se Arif Hiqmeti kishte zanė vend nė shtėpi tė Liman Lleshit nė Reshan, njė katund nji gjys ore lark kufiri te qytetit t’ Dibrės sė Madhe dhe prej andej po e helmonte popullin tue ia ngacmue dejt e fanatizmit fetar dhe tue ia argtue prirjet revolucionare, kur i mora vesh kėto shkova dhe u takova me Liman Lleshin. Ai me tha se Arif Hiqmeti, ishte nje atdhetar i flaktė, besnik dhe i dėrguem prej fuqive tė mėdha t’ Europės nė Dibėr, qė tė sigurojė sjelljen e nje Princi mysliman nė Shqipni, gjithashtu tha se Ahmet Bej Zogu ishte kryetari i tyne dhe se rrogat, armėt e municionet e gjindarmeve qė regjistrohen, ēohen prej tij.
    S’kishte nevoje qė tė vijshin prej Ahmet Beut tė hollat, armėt e municioni, mbasi kėto ēoheshi nga Serbia. Mė nė fund me tha se Arif Hiqmeti premtonte tė me bante Senator po tė bashpunojsha me te.
    Me qenė se atė ditė Arif Hiqmeti ndodhesh nė qytet tė Dibrės, nuk u takova me te, por me Limanin ramė dakort qė tė vijsha me bisedue me Arifin kur tė kthente dhe po t’a desha une e ta fitojsha tė drejtėn ky do ta dėbonte nga shtėpija, por tė me bindte ai mue tė bashkėpunonjsha me ta dhe nė rast se do tė ishim nė kundėrshtim pikpamjesh do tė shkojshim nė Durres bashkė me Arifin dhe do tė bashim arbitėr komisionin e kontrollit qė aso kohe ndodhesh atje. Kėshtu u ndamė.
    Mbas katėr a pesė dit shkova dhe u ndesha me Arif Hiqmetin, aty ndodhesh edhe kapiten Xhemali, ish komandant i Gjindarmarisė nė Dibėr nė kohė tė rregjimit turk. Ku njeri ishte i njoftė me parinė e Dibrės, i vėrtetonte fjalėt e Arif Hiqmetit sa herė qė ai fliste. Ato ditė aty ndodheshin nja tridhetė dyzetė malsorė. Te rrijtė kishin qendrue nė kembė para tij me duar nė zemėr dhe pleqt ishin perkule nė shenje nderimi. Arif Hiqmeti po u fliste ketyne dhe po u thoshte: ‘ Princ Vidi asht austriak. Banon nė njė katund tė Austris, ashtė emrue nė Shqipni pa pelqimin e popullit. Po tė dojė e tė bashkohet populli, Europa ka vendosė me ēue nė Shqipni njė Princ, nė mos osmanlli, mysliman .
    Une jam dėrgue kėtu prej fuqive tė mėdha pėr tė bashkpunue me popullin qė tė kėrkojnė tė drejtėn e zgjedhjes sė Princit. Nė kėtė ēėshtje kanė gisht shumė njerėz tė pėrmendur tė Shqipnisė. Qellimet do tė arrihet vetėm kur tė tregohet ekzistenca e jona kėtu.
    Me fjalė tė tilla, Arif Hiqmeti po ua gicilonte dejte e zemrės dhe po ua nxente nervat kryengritėse kėtyre injorantėve, tė cilėt kishin mbetė si tė mahnitur.

    Princ Wiedi asht gjerman u thashė, asht nga qyteti Pedestan dhe zbret prej familjes imperiale. Na s’mundem me mbajtė sundimin otoman, veē kėsaj kurrė s’mundemi me tregue ekzistecėn tonė kombėtare. E kaluem kohėn me marrėzina. Edhe unė do tė deshirojsha qė tė jemi nen protektoratin e osmanllinjve e tė kemi nje Princ mysliman. Por e drejta e popullit tonė pėr tė zgjedhė vete nje princ i asht marrė prej Europės, mbasi na u pushtuem prej tė tjerėve. Me gjithė kėtė populli shqiptar e ka dhėnė pėlqimin e vet pėr Princ Wiedin.
    Shqipnia nuk mund tė konsiderohet si nji vend qė ka fitue indipendencen tue e tregue eksistencėn e vet dhe tue derdhe gjak ashtu si shumė kombe tė tjerė. Shteti i ri i Shqipnis ashtė shqiptar e jo mysliman. Prandaj, s’ashte mirė qė tė shkaktohen trazime e turbullime pėr tė sjellė nje princ mysliman.

    Masandaj shtova se pėr ta ndriēue tė vėrteten mund tė shkojshim me pyete nė Durrės. Unė e dij tė vėrteten m’u pėrgjigj Arifi dhe s’kam nevoje qė tė shkoj nė Durrės. Mbas kėsaj pėrgjigje i thash atyne qė ndodheshin aty: ‘Arifi i ditka tė gjitha, prandaj s’paska nevojė me shkue nė Durrės, unė mund tė mos i dij punėt si ai, por ma mirė se ju i di. Kuptohet vet vetiu pra se vetėm ju nuk i dini punėt. Tash po tė doni besoni Arifin e veproni verbėrisht, ose simbas marrėveshjes qė kemi pasė tė shkojmė nė Durrės pėr me e marrė vesht tė vertetėn dhe mėnyrėn e veprimit qė duhet m’u ndjekė.

    Na i kemi besue Arifit thanė. Kjo pėrgjigje me dha tė kuptoj se mori fund bisedimi. Megjithė kėtė u thash se veprimi i tyne do tė kishte perfundime tė kobshme pėr Atdheun, mund tė provokonte njė invazion dhe pėr tė gjithė kėto kobe tė pafalshme ato ishin dhe do t’ishin pėrgjegjės.
    Por ata ishin verbue e shurdhue dhe zemrat e tyne ishin helmue.
    Nė kėtė mbledhje ndodhesh prezent edhe Selman Ballia prej Ēermenikės t’Elbasanit. Qenija e tij aty me dha tė kuptoj se propaganda e dėmshme dhe influenca e Arif Hiqmetit i kishte zgjanue kufijtė e vet e deri nė Ēermenikė, si e tillė, natyrisht me kohė do tė merte njė ngjyrė politik me rendėsi. Prandaj menjihere i shkrova nje leter Z.Sadik Germenit, i emnue nen prefekt nė Dibėr tė vogėl, dhe i parashtrova ēėshtjen; gjithashtu shkova dhe vete nė Peshkopi dhe nė njė mbledhje tė Kėshillit administrativ bana njė ekspoze tė situatės tė ndėlikueme dhe ua tėrhoqa vrejtjen, por mė thanė se ēashtja s’ka randėsi dhe me gjith ata i paskan shkrue Prefekturės sė Durrėsit.
    Me gjithė kėte unė i shkrova edhe Myftiut tė Pėrgjithėm Z.Vehbi q’aso kohe ndodhesh nė Durres dhe pėrsėri ia shpjegova rėndėsine e punės.

    Mbas ardhjes sė Princ Wiedit nė Durrės

    Princ Wiedi kishte ardhė nė Durrės. Ministri i Posttelegrave Hasan Prishtina i kishte ēue njė letėr Elez Jusufit, pėr tė ba nji organizim komitash.Pėr ta marr programin e kėtij organizimi e pėr t’u marr vesh me Hasan Prishtinėn, pata shkue nė Durrės, aty kah fillimi i Marsit tė vitit 1915. Me qenė se ato ditė ishte emnue Jusuf Bej Dibra Prefekt i Dibrės, Hasan Beu s’mė dha rėndėsi. Jusuf Beu mue me kishte emnue drejtor tė korespondencės sė prefekturės se Dibrės. Unė here mbas here ia kujtojsha Jusuf, Beut ēėshtjen e Arif Hiqmetit tui i thanė se po pergatiteshe njė kryengritje. Njė dite nė prani tė drejtorit tė financės se Dibrės, Hysen Beut dhe sekretari dytė i kryeministrit Faik Beu e hapa rishtas ēėshtjen e Arif Hiqmetit, por ata m‘u pėrgjigjen me mos pėrfillje, tue thanė se ēėshtja s’kishte ndonjė rėndėsi dhe se kot behem merak.

    Me 26 Prill 1915 u nisėm pėr nė Peshkopi unė, prefekti, Jusuf Beu, drejtori i financės Hysen Beu dhe komandanti i gjindarmarisė Ali Beu.
    Ndėrkohe kish shkue nė Maqellarė nen prefekti i Lumės dhe ay i Dibrės sė Vogėl me disa nga parėsia dhe me nja njėmijė vetė me qellim qė tė pėrballojnė e ta shtypin levizjen e Arif Hiqmetit, e cila tash kishte pas marrė njė ngyrė serioze dhe tė rrezikshme. Disa here i ishin drejtue Durrėsit dhe kishin kėrkue armė e municion pėr tė nisė nga operacini.. Por me qenė se s’kishin marrė pergjigje e as municion ishin shpėrndarė tue besue se nė kėtė ēėshtje luente rol Esat Pasha.
    Fuqia e Arif Hiqmetit u ndihmue prej qeverisė serbe me municion, me ushqime, bomba e ushtarė tė mveshur me petka shqiptare mandej marshon drejt Peshkopise dhe arrin mbas disa perpjekjeve tė bame, njė orė afėr saj.

    Nen prefekti Z.Sadiku qė mė parė s’kishte dhanė fare as me tė voglėn rėndėsi ēėshtjes se Arif Hiqmetit tash ishte bamė gati me u arratisė.
    Sa sosėm mblodhėm nje fuqi prej popullit dhe bashkė me fuqin e gjindarmarisė i ēuam para rebelave. Me kėtė rastė e njoftuen Ministrin e Mbrendshėm Esat Pashen mbi ngjarjen duke theksue randėsinė e saj dhe i kerkuem qė tė na dergonte sa me parė nje sasi municioni. Esati atė ditė kishte pasė ardhė nė Tirane. Na u pėrgjegj tue na porosite qė tė ēojshim kafshė nė Tiranė pėr tė marrė municion dhe kėtė pėrgjigje e dėrgoi me besnikun e vet, Man Krujėn, i cili mbasi u takue tinės me Jusuf Beun u kthye pa u vonue fare qysh atė ditė. Me qenė se plasi kryengritja e rebeleve nė Tiranė, kafshėt qė ēuem per tė marrė municionin u kthen tė zbrazėt dhe na mbetem nė nje pozite kritike. Nė Diber kryengritja dita dites po pėrhapesh e po merrte proporcione tė rrezikshme, mbasi Arif Hiqmeti po shpėrndante shume tė holla.
    Edhe Elez Jusufi te cilit ja maste mire fuqinė i propozonte me mija napolona, por ai nė vend tė napolonave i kėrkonte fishekė e armė me qėllim qė tė sulmonte e ta shtypte gjarpėrin e helmues. Me dekret mbretnuer qe urdhnue Prefektura e Dibres qė t’organizohesh nje batalion gjoja pėr tė shtypė kryengritja e Beratit, kjo qe me nje qėllim tė mshefėt t’Esat Toptanit, d.m.th. me rasė nevojės por me e perdorue kundėr Princ Wiedit. Na kėtė fuqi, mbasi e forcuem e pėrdorėm pėr me e pėrballue fuqin e Arif Hiqmetit. Ashte e vėrtet se nuk mundem me e shtypė,por tė paktėn nuk e lamė qė tė perparonte.
    Jusuf Beu pėrpiqej tė shuante zjarrim e kryengritjes, kurse Ali Beu tinzisht mundohej me e frye.
    Mbasi u debue Esat Pasha prej Durresit,Osman Bali ,me cilesinė e komandantit tė fuqisė kombėtare nė Tirane u dėrgoi nga njė letėr Jusuf Beut e Dine Hoxhes.Me kėtė letėr Osmani,tue bamė fjalė pėr besnikun e afrimit qė kishte me Esatin kėrkonte ndihme prej tyne. Veēanarisht Jusuf Beut i lutesh qė tė shkonte nė Tirane pėr me marrė nė dorė frenin e qeverisė dhe komandėn e fuqive tė mbledhuna aty.
    Selim Lika Halil Kaloshi,Ali Tahiri,Kurt Hoxha,Sheh Sehit Brezhdani, Reshit Sejfullahu,Sheh Hasani nga Tomini e disa tė tjerė nga paria e Dibres dojshin ta ndrrojne sjelljen apo situaten e tyne nė favort’ Esatit por s’guxuen me qė Jusuf Beu ishte besnik i qeverisė dhe Elez Jusufi qendronte serioz.
    Fuqia rebele e Arif Hiqmetit, herė mbas here, bante pėrpjekje me fuqitė tona.
    Nga ky shkak u pakėsuen dhe gati u mbaruan municionet tona. Si nga ky shkak nga edhe nga droja se mos ndėrhynte qeveria serbe me fuqi ushtarake, kinse me qetėsue vendin, qemė hutue mjaft.
    Nė dikasterin e Ministrisė sė Punėve tė Mbrendshme kishte ardhė Aqif Pasha.
    Me kėtė cilėsi prej Elbasanit i ēonte nje urdhėr Jusuf Beut tue ba fjale mbi fisin qė kishim nė mes e i thosh qė tė perpiqej edhe ma forte me e shue zjarrmin e kryengritjes nė Diber. Gjithashtu e njoftonte se do t’i ēonte, mbasi tė shkonte nė Durrės, edhe nje rregullore veprimi, e cila s’muer kurrė.
    Fuqia e Arif Hiqmetit ishte prej ma se njimije vetesh dhe komandohesh prej kėtyre kryetarėve; Liman Lleshi, Halil Lleshi, prej Zogjaj, katund i Dibres, Taf Kaziut prej katundit Selisht tė Matit, Beqir Shiti prej Gjurasi, Sinan Krosi prej Bllace tė Dibres sė Madhe, Rahman Lika, Daut Mera e Mane Mera dhe Sadik Mura nga Lusnija e Dibres sė Vogel, Mexhit Toqi, Shahin Xhafa nga Kovashica, Destan Uka nga Sullukiqi, katunde te Dibres se Madhe, Haziz Kaca nga Dardha dhe Hasan Shabani nga Reēi i Dibres se Vogel.
    Arifi, si thashe dhe ma naltė, derthte para tė mėdha dhe me kėtė mėnyrė e shtonte influencėn e vet. Imameve t’atyne katundeve qė kishte pushtue i paguente nga 3 napolona dhe muzinėve nga nje napolon rrogė nė muaj.Taktikė kjo qė e bante me fitue pėr vetėhe turmat injorante tė popullit.
    Njė ditė Jusuf Beu, merr urdhėn prej Kryeministrit Turhan Pashės qė ta merrte me vehte municionin qė kishte e tė nisesh pėr nė Mat. Bashkė me Jusuf Beun shkuem nė Mat.
    Aty na erdh letra me instruksionet e Kryeministrit. S’kishte as datė as nenshkrim. Pėrbahesh prej katėr a pes nenesh. Simbas kėtyne intruksioneve porositeshim qė tė bashkoheshim me Ahmet Beun dhe tė niseshim pėr nė Qafė Murrizė, nji mal ndėrmjet Tiranės e Matit, prej ku tė hyjshim nė marreveshje me rrebelėt pėr ato kėrkesa qė mundė tė pranoheshin. Shtonte tue thanė edhe se n’asht se kjo korespondencė asht marrė vesht nga kryengritėsit, ateher tė pushtoheshin majat dominuese tė Krues dhe tė priteshin deri nė nje urdhen tė dytė.
    Nė njė letėr qė i ēonte Ahmet Beu, Jusuf Beu porositesh qė tė merrte me vehte nji fuqi prej pes a gjashtėqindė vetėsh. Mirpo batolioni i milicisė q’ishte afėr njėmije vetėsh ishte lanė pėrballė rebeleve tė Arif Hiqmetit, po tė merresh kjo fuqi, do t’i nepesh shkak qė tė pėrhapeshin rebelėt nė tė tanė qarkun e Dibres dhe atehere Arif Hiqmeti do tė pėrmblidhte, nje fuqi aq tė tmerėshme sa as populli i Matit as trimat e Shqipnisė sė Mesme nuk do tė mundeshin me qėndrue. Me gjithė qė Jusuf Beu nuk e dinte kėtė tė vėrtete t’ idhet, nuk kishte marrė me vehte nje fuqi sa duhej dhe i kishte porosite e lutė paresinė e Dibres qė ta mbajshin statu-quo-nė deri sa tė kthehesh ai nga Mati, ku thoshte se s’kishte me ndejtė ma tepėr se dy ditė. Gjithashtu me kėtė qėllim bani nji armė pushim pėr katėr pes ditė me rebelet. Jusuf Beu nuk i dha dhe aq rėndėsi instruksioneve tė kryeministrit por tue e dijtė se njė pjesė tė madhe tė rebelevet’Arif Hiqmetit e pėrbajshin matjanėt, mendonte qė tė kthehesh nė Diber bashkė me Ahmet Beun dhe mbasi ta shypeshin krengritjen tė niseshin pėr nė Tirane me njė fuqi tė madhe tė perbame prej dibranesh e matjanesh dhe t’arrihesh qellimi sa me mire dhe ma shpejt.
    Por Ahmet Beu pretendonte se nuk pritte koha me bamė nje operacion nė Dibėr dhe mandej me marrshue mbi Tirane. Veē kėsaj thoshte se e kishte lajmue popullin e Matit qė tė mblidheshin tė nesėrmen pėr t’u nisė drejt Tiranės, prandaj ishte antar pėr t’nisė me njėherė. Pikpamja e Jusuf Beut, nė realitet ishte ma e drejtė dhe me vend. Mbas nesėrmen, Ahmet Beu me nje fuqi matjanėsh u nis nė drejtim tė Tiranės pėr Qafė Murriz dhe Jusuf Beu e Xhelal Beu u nisėn pėr nė Durrės nė drejtim tė Mirditės e tė Lezhės.

    Ē’pamė nė DURRĖS
    Pozita e Jusuf Beut qe shumė e vėshtirė, sepse jo vetem nuk kishte ēue municion prej Durrėsit, por edhe gjindarėt kishin pėr tė marrė nga tri e katėr rroga, mos pagimi i tė cilave do t’i pezmantonte ata. Prandaj vendosi pėr me shkue nė Durrės pėr ta ekspozue verbalisht situatėn nė Dibrės.
    Nė ditėt e para tė Qershorit 1914 sosėm nė Durrės, Kryeministri Turhan Pasha i terhoqi vrejtjen Jusuf Beut, pse kishte ardhė nė Durrės pa leje.
    Pashaj i Turqisė sė vjetėr edhe nė ato kohe kritike kėrkonte tė respektonte rregullat…. Mbas nje bisede qė u zhvillue nė mes tė Jusuf Beut me Aqif Pashėn e me organizatorin e gjandarmaris Kolonel Tomsonin u vendos tė paguen rrogat e gjandarmėve tė Dibrės, t’i nepen Jusuf Beut nja dyqind arka me municion dhe njė top qė ndodhesh n’ Elbasan tė ēoheshin nė Diber. Kėto masa qenė fare tė arsyeshme se Arif Hiqmeti propagandonte tue thanė se nuk e lejonte Europa qeverinė e Durrėsit qė t’ēojė nė Diber municion e t’ua paguajė gjindarmėve rrogat. Po tė pagueshin rrogat e po tė ēohesh nė Diber municion do tė pėrgėnjeshtrohej propaganda e Arif Hiqmetit dhe me kėtė mėnyrė do tė shtohej prestigji dhe fuqia e qeverisė. Nė njė rasė tė tillė, do tė ishte me e lehte me mbledhė nė Diber nje fuqi tė madhe dhe tue kalue nėpėrmes t’ Elbasanit tė zihej vend nė Qaf Krrabė, prej ku tė kėrcėnohesh Tiranės sė rebelueme. Ndoshta nuk do t’ ishte e mundun qė tė shtypeshe plotėsisht kryengritja, por tė paktėn mund tė shtrėngoheshin rebelėt pėr me u marrė vesh me qeverinė. Por mjerisht ndryshoi puna dhe vendimi nuk u zbatue pėr kėto shkaqe:
    Atė ditė e mesyn Durresin rebelėt dhe ra dėshmor i vlefshmi e i ēmueshmi Kolonel Tomsoni, gja e cila paralizoj punėn.Veē kėsaj, tė nesėrmen Mark Kapidani me qėllim qė ti shtypė rebelėt u nis drejt Rrashbullit me nja njėmije e pesqind mirditas dhe nja treqind kosovare. Kjo fuqi e nisun prej Durresit me aq madhėshti, ndeshi nė pritat e rebeleve qė kishin zanė vend nė Shkozet ndėrmjet urės sė Dajlanit e Rashbullit dhe u mund e u dėrmue aqė keq sa nuk gjendet fjalė pėr me e theksue plotėsisht. Pėrpos kosovarėve qė e mbajtėn vehten, tė tjerėt u tmeruan prej rebelėve tė Shqipnis sė mesme dhe ikėn tė shkatrruem fare keq, me njė mėnyrė tė turpėshme. I mbrapni e shkelte tė parin dhe nuk vėrente veēse t’a shpetoj vehten. Ishin zhytė nėpėr moēalet dhe ishin ndragė kambė e krye me baltė. Populli i Durresit me gjithė qė i pezmatuem nga disfata e fuqisė qeveritare, kur pa Mirditasit tė kthehen tė ndragun fytyrash me baltė nuk mundi me e mbajte gazin dhe i vunė nė lojė. Vetė Marka Kapidani qė komandonte Mirditasit iku me tė katėrta dhe s’patėn guxim me i tėrheqė jasht rrethit as tė plagosnit.
    Kjo disfatė i turbulloi tepėr autoritetet qeveritare si dhe popullin. Ndėrtesa e madhe ministeriale u kthye nė spital dhe ministrat mbledhjet e veta zunė me i bamė ndėr shtepijat e tyne tue shkue herė tek njeri herė ke tjetri, plotėsisht i ngjante dikur netėve tė dimnit nė mes shokėve qė bajshin mbledhje shoqėnore. Jusuf Beu si me goje ashtu dhe me shkrim kėrkonte tė zbatohet vendimi i dhanun, por kush ji varte veshin se….Kjo mospėrfillje e dėshpronte Jusuf Beun. Veē kėsaj, qeveria qendrore, herė mbas herė, bante dhe gabime tjera dhe kėsisoj i a cėnonte sedrėn e tij personale e zyrtare. Pėr shėmbull ato ditė kishte ardhė nė Durrės Islam Spahiu nga Luma. Me gjithė qė Jusuf Beu si Prefekt i Dibres ishte nenpunės pėrgjegjės dhe i nenprefekturės sė Lumės dhe njofės i gjendjes tė saj, keta as ja muerėn mendimin, por tue shpresue se Islam Spahiu do ti’u ēonte fuqi nga Luma, e ēojnė n’audiencė ke mbreti dhe e dorovisin me pesėdhjet napolona.
    Por mbi tė gjitha Jusuf Beun e mbajshin si nė vrejtje, si njeri tė dyshimtė. Nje ditė, nė vend qė tė thirrshin nji tjetėr, gabimisht e sikur me u thirre nji prej turmės tė popullit, u ftue Jusuf Beu nė gjyqin ushtarak dhe e muern nė pyetje si tė pandehun pėr nje ēėshtje qė s’kishte tė baje fare me tė.

    Ē’rregjim i ēuditshėm qė ishte
    Jusuf Beu tue ēmue fare mirė gjendjen delikate tė Dibres, tė krijueme prej Arif Hiqmetit, si me goje ashtu edhe me shkrim i propozonte qeverisė qendrore qė tė nisej vet sa mė parė ose tė ēohesh njė tjetėr nė Diber.
    E pra mbasi Dibra kishte mbete nė nje situate tė rrezikshme, sa me shpejt duhej dėrgue Jusuf Beu nė krye tė detyrės qė pat, ose me qėnė se bajshin dyshime mbi tė, duhej tė ēohej nji tjetėr Prefekt e tė mos lihej vendi zbrazėt e dibranet pa krye e si jetima tė habitun. Pėr fat tė keq, s’u ba as njena as edhe tjetra. Vetėm u banė gabime trashanike, si pėr shembull, nė vend qė tė ēohej Jusuf Beu, u ēuen n’audience njerėz si Islam Spahiu. Kur po niseshim nga Durresi pėr nė Diber i thamė Mehdi Frasherit Prefekt dhe Z. Midehat Frasheri, Minister:
    ‘Kot na mbajtėt kėtu kaq kohe. Tashti po kthehemi pa municion, kėta ngurime e dyshime s’jane tė mira, argėtimi i Islam Spahiut asht gabim i rrezikshėm, sepse mund tė shkaktoj dame.
    Paria tjetėr e Lumės, kur ta marrė vesh kėtė preferim qi i ashte bamė atij, ashtė droja se mund tė ushqenje mendime tė tjera, mbasi ata, pėr natyrė, s’e durojnė superioritetin e njanit prej tyne, e njė gjė e tillė ashtė nė kundėrshtim me qėllimin qė ndiqet pėr sigurimin e interesave tė pergjitheshme’.
    ‘Shkaku kryesor qė korespondojme drejt pėr drejt me nenprefektyrėn e Lumės - na u pėrgjegjen -asht tė qenurit e saj ma afėr me qendrėn’.
    Me kėtė fare pėrgjigje pa qenė nevoja ja shtuen kuptimin Jusuf Beut se nuk e besojshin dhe zbuluen se ato korrespondojshin drejt pėr drejt me Lumėn. Mbasandej e ndrruan bisedimin dhe thanė:
    Nė Ēermenikė t’Elbasanit ka dalė nji farė Qamil Fejza. Ky njeri po e turbullon popullin me propaganda tė damshme, me qenė se ju jeni afėr me Ēermeniken dhe keni tė bani me banorėt e saj, shkoni dhe i thoni popullit se Qamil Fejza asht nji njeri pa kurrė farė merite dhe i zhdukni efektet e propagandės se tij sepse Atdheu ashtė nė rrezik.
    Ēudi e madhe….. Njeni nga kėto qė po na e bante kėtė porosi ishte Mehdi Frasheri, ai njeri qė disa kohė mė parė, mbas letrės qė i pat dergue Myfti Z. Vehbi si u shpjegue ma naltė pėr ēėshtjen e Arif Hiqmetit, iu pėrgjegj se s’kishte ndonjė rėndėsi ēashtja e Arifit prej tė cilit mueren guximin e ndihme tashti Qamil Fejza e tė tjerėt.
    Po tė themi se Mehdi Frasheri aso kohe s’mundi me e gjykue rrjedhjen qė munde tė shkaktonte ēashtja e Arif Hiqmetit, lipsesh t’ia mohojmė preftėsinė e mendjes, me tė cilėn mburrej. Po ta pranojme se e mati rrezikun, po ashtu i interesoi tė pėrgjigjesh, duhet tė dyshojmė se mos ishte edhe ay i njė mendimi me Arif Hiqmetin, me atė njeri qė vepronte nė dam tė interesave tė Atdheut tonė, mu nė rranzė tė kufirit serbo –shqiptar, tue tėrheqė drejt katastrofės, pėr herėn e parė, Dibrėn e mjerueme qysh nga lufta Ballkanike. Me gjithė kėtė ndoshta jemi gabim se ndoshta mospėrfillja e tregueme prej Z.Mehdi Frasherit mund tė kėtė qenė pėr sy e faqe, ashtu si bajnė disa herė e nė disa raste prindėrit para femijve, apo dipllomatėt para tjerėve… Sidoqoftė na u nisėm nga Durresi pėr Diber, tė ngjeshun jo me armė e topa qė kėrkojshim pėr me e shtypė rebelėt e Arif Hiqmetit, por me kėshilla e mesime si ato qė marrin nxenėsit prej mėsuesve. Kėsilloj do tė shtypesh levizja e rrezikshme e Arif Hiqmetit qė sa vinte po pėrhapej dhe po lėshonte rrėnje te nje vrime helmuese qė do tė linte vrragė farmaku, pėr shumė kohė nė zemrat e popullit shqiptar e do t’ishte tema e burimit tė shumė fatkeqėsinave e vlla vrasjeve, nji trashėgim i kobshėm e tepėr i kushtueshem pėr kombin tonė fatzi qė e lau me gjakun e vet disa herė me rradhė.

    Mbasi u kthyem nga DURRESI nė DIBER
    Nėpėr det, prej Shengjini tue ndjek rrugėn Lezh-Shkodėr-Mirdite, kthyem nė Diber. Por nė Mirdite pėr pak gja qemė tue humbe jetėn prej banorve, tė cilėt me preteksin se gjoja na u ēojshim ndihme e municione rebelėve dhe me qėllim qė tė shkėpusnin prej nesh ato tė holla qė zotnojshim, dojshin me na ēvesh e me na vra. Pėr fat tė mirė, shpėtuem vetem e vetėm nga dobėsia e mungesa e guximit tė kėtyne njerėzve, tė cilėt pėrmenden pėr veprat e tyne tė liga.
    Kur arritėm nė Diber muerm vesh se Arif Hiqmeti ishte rėzue prej kali dhe shpirti i tij i lik kishte shkue nė skėterrė. Vendin e tij e kishte zanė Kapiten Xhemali, por fatmirėsisht lėvizja e tyne tash s’e kishte at vrull tė fortė qė kishte mė parė dhe kishte nisė disi me u dremite. Njė nga faktorėt kryesorė tė dremitjes tė kėsaj lėvizje pėrveē vdekjes se pa pritur tė Arif Hiqmetit, ishte dalja nė shesh e Elez Jusufit nė favor tė qeverisė kombėtare dhe veprimi i tij i zhvilluem pėr kėtė qėllim:
    Elez Jusufi e kishte mbledhė parsinė e vendit dhe mbasi kėtu ishte lidhė besa e bashkimi, pėr ti mbrojtur interesat e Atdheut, kishin nisė me i djegė shtėpijat e atyne qė baheshin antarė tė levizjes s’Arif Hiqmetit dhe u kishin marrė dorėzanės besnikė gjithė atyne qė kishin me u shkėput nga rrethi i robe. Parėsia e Dibrės e mbledhun rreth Elez Jusufit po vepronte me aq sa ua kishin djegė shtėpijat e forta dy reējaneve tė fuqishėm, pėr shkak se kėta kundėr pėrmbajtje sė besės kishin hangėr dreke nė shtėpi tė nji kundėrshtari nė Mat.
    Sa sosi Jusuf Beu nė qendėr tė Prefekturės e mblodhi paresinė e Dibrės dhe bani nji mbledhje tė pėrgjithshme, aty u foli mbi gjendjen kritike e tė rrezikshme, nė tė cilin ndodhej Atdheu dhe u propozoi nė mėnyrė tė preme, qė tė mblidheshin e tė ēojshin nė Durres nji fuqi kombėtare m.q.s. Ali Beu, prej kohesh, kishte propagandue nė favor tė t’Esat Toptanit me anėn e Dine Hoxhes e t’Abdyl Vleshes edhe nė kėtė mbledhje u ēfaqėn shenjat e hidhta tė t’asaj bime. Selim Noka, Sheh Sehiti, Ramazan Zasku nga Luma thanė qė ta kėrkojnė me u kthye Esat Pasha nė Shqipni, mbasi vetėm ai qenka i zoti pėr me ia gjetė mėnyren e rregullit tė kėtyre ēashtjeve. Kur ndėgjoi Jusuf Beu kėtė propozim u nxe e u ba tepėr nervoz.
    - Nė kėtė kohė, kur Atdheu ndeshej para nji rreziku tė madh, Esat Pasha para meje s’ka rėndėsi as sa nji qen, tha i zemruem.
    A thue se pėrjimend e seriozisht e shante Esatin Jusuf Beu? Apo e kishte pėr sy e pėr faqe dhe n’anė tjetėr mbjellte farėn e propagandės sė vet pro esadiste me anėn tė Ali Beut, Abdyl Vleshes, Dine Hoxhes e tė tjerve? Kjo s’dihet. Vetėm mund tė them me bindje tė plotė, se Jusuf Beu mund t’ishte marrė vesh e bashkue me Arif Hiqmetin pėr me nxjerrė nė Shqipni nji princ musliman. Edhe Esat Pasha ma parė i kishte dhanė nji premtim tė tillė. Por, nėpėrmjet tė nėnpunesisė qė pata, tue i ndjekė rrjedhjet e punėve e tue i studjue me kujdes korespondencat e zyrės, si edhe mbas provave tė tjera, forcova besimin se Jusuf Beu, ma nė fund, ardhjen e nji princi nė Shqipni e konsideronte si nji punė qė ishte vetėm nė kopetencat e fuqive tė mėdha dhe nuk ishte besnik ma i premtimeve qė i kishte dhanė Arif Hiqmetit ashtu edhe Esat Toptanit. Mirpo, sjellja e ftofte dhe dyshimt e Ministrave nė Durrės kundrejt tij si dhe pazotėsia n’administrimin e tyne e banė efektin e duhun nė disfavor tė tyne.
    Deshiri i shpagimit me personat qė sundojshin nė Durrės e shtynėn qė ta ndihmojė Esatin dhe me kėtė mėnyrė njollosi jetėn e vete politike.
    Asht e vėrtetė se autoritetet e Durrėsit e pritėn tepėr keq Jusuf Beun dhe ai si njeri me sedėr vetiake, qe fye e prekė nė nder. Por me gjithė kėtė pėr hirė tė interesave tė nalta t’Atdheut, duheshin ta shkilte ndjenjen e shpagimit q’i u ngjall kundėr atyne qė mundoheshin me e sundue Shqipnine. Kėtė qėndrim lypsjej t’ia impononte inteligjenca, ndėrgjegja dhe fisnikėria, cilėsina kėto qė e karakterizojshin.
    Jusuf Beu nė administrimin e vendit ishte nji mjeshtėr i mbaruem, n.q.s. Jusuf Beu dėnohej si trathėtar, nė kėtė faj kanė pjesė dhe janė pėrgjegjės gjithė ato qė aso kohe rrotullojshin maqinėn e shtetit nga bregu i Durrėsit, sepse nuk qėnė tė zotėt t’a pėrdornin si duhet dhe t’ia ēmojshin vleftėn e tij.
    Pėrfundimin e vendimeve tė marruna nga parėsia e Dibres, Jusuf Beu ia njoftoi Durrėsit, dhe me kėtė rasė, kėrkoi qė tė ēoheshin rrogat e prapambetuna e tė gjithė krenėve dhe nji sasi municioni. Gjithashtu shtonte qė po tė dėrgoheshin rrogat e municioni i kėrkuem do tė mundej me ia mbrimė qėllimit tue mbledhė nji fuqi tė madhe nė Dibėr pėr me shtypė Golloborden, ku ishte ngritur flamuri i Turqis, dhe tė marshonin pėr nė Elbasan. Mirpo ku e ēajshin kryet zotnit e Durrėsit pėr kėrkesat e propozimet e Dibres….
    Mbas disa javėsh, mezi arrin nji pėrgjigje e shkurtėr, nė tė cilėn thoshin se do tė ēojshin tė gjitha ata qė kėrkoheshin, por mbasi tė marshonte pėr nė Tiranė e t’a hapte rrugėn. Shkurt qeveria qėndrore e Durrėsit vazhdonte tė mos e pėrfillte ēėshtjen dhe tė dyshojė nė Dibrėn. Me gjithė qė nė tri a katėr ditė nji herė nisnim postė pėr nė Durrės prej andej s’merrshim fare pėrgjigje ose ndonji e vetme qė ēohesh si lamshi, ajo dėrgohesh dore me dorė me anė tė udhėtarėve privatė.
    Thojshin Jusuf Beut t’ecte mbi Tirane, por me se? Pa municione e pa mjete financiare, pėr kėtė shkak guxojnė me akuzue Jusuf Beun dhe harrojnė se si i shėrben ēashtjes, tue mos e lanė Dibrėn qė tė bashkohet me rebelėt e Shqipnis sė Mesme. Duhet tė flasim me dorė mbi zemėr dhe tė mbeshtetimi nė fakte. Pėrpara se tė gjykojmė tė shpjegohemi:
    Kėrkush s’mundet me e mohue se Arif Hiqmeti nė Dibėr po shpėrndante me grushta napolona flori. Themelet e kryengritjes sė ardhėshme ishin vu aq thėllė dhe propaganda ishte bamė me aq mjeshtėri sa edhe disa intelektuale kujtojshin se nji levizje apo kryengritje e tillė me tė vėrtetė do tė ishte nė interes tė fesė e Atdheut.
    Betohem mbi nderin tem se nji pjesė e gjindarmėve qė ndodheshin pėrpara zjarrimit pėr kundrejt fyqive t’Arif Hiqmetit s’kishin opinga nė kambė dhe shpesh herė mbeteshin pa buke. E kėta njerėz vetėm me fuqi morale q’i nepte Jusuf Beu, me argėtimet e Elez Jusufit e tė disa tė tjerve prej parisė mbaheshin nė vijat e luftės. Ky ushtar fatzi qė luftonte kundėr fuqis Arif Hiqmetit e shifte se kundėrshtari i tij i kishte plot grushtat me napolonat e marrun prej Arifit, kurse ky ishte zbathė, ē’vesh, i unėt dhe fėmijn nė shtėpi e kishte pa hangėr e pa dritė. Ky qyqar d.m.th.malėsor qė ishte rritė me besimin e pa tundun se n’atė jetė ka vetem nji zot dhe me kėtė vetėm nji mbret-sulltan-tash shifte, ndėgjonte se gati krejt populli i Shqipnisė ishte ēue nė kėmbė pėr me kėrkue Mbret-Sulltanin dhe me kėtė mėnyrė me e mbrojt fenė e Atdhenė.
    Ky i mjerė qė ishte rritė tue kullote dhi e dhen ndėr bjeshkė, ose i ngunjuem nė nji kullė pėr ta pėrballue armikun e vet e ndėgjonte se vullnetarevė mirditas tė grumbulluem nė Lezhė u pagohesh rregullisht nga tri napolona rroga mujore kurse kėtij nuk i pagoheshin as nė tri muaj nji herė ata dy napolona rroge nė Lezhė.
    E pėrse gjithė kjo mos pėrfillje pėr kėta ushtarė qė me sakrificat e veta arritėn tė ngjiten nė shkallėn e nji idealisti, tė nji heroi. Ky malėsuer injorant mjerisht u ba viktima e gabimeve dhe fajeve t’atyne qė kishin marrė nė Durrės frenat e shtetit dhe s’mendojshin, a s’dojshin tė mendojnė apo s’dishin me mendue e me veprue pėr tė mirėn e kėtij populli. Me gjithė atė nuk u trondit ndėrgjegja e malėsorit dibran dhe nuk e humbi kurajėn.
    Qendroj dhe luftoi deri nė fund dhe nuk ju shtrue atij armiku qė bani t’arratisen e tė zbrazin Durresin ata zotenij qi s’e pėrfillėn kėtė.
    Sikur t’u ēoheshin dibranėve ato tė holla e municion e kėrkuem qė shpenzoheshin pėr me i gostitė Mirditasit e mbledhun nė Durrės me birrė dhe ato fishek qė kėto digjnin natėn duke gjujtė nga frika gomerėt e Shkozetit, sigurisht do tė ndryshonte gjendja dhe katastrofa e Durrėsit mund tė mos ngjante fare. Mjerisht sa herė qė u kėrkue, merresh nji pėrgjigje tė thatė dhe porositeshin me hapė rrugė. Po na thuesh se rrogat e milicėve dhe municioni i kėrkuem do tė ēoheshin vetėm mbasi tė hapesh rruga. Shkalla e Tujanit, Qafė Kraba e Qaf Shtamba qysh mund tė kanoseshin prej Dibranėve pa armė e municion? Po t’arrinte zotėsia luftarake e dibranėve sa me i ēa kėto vise strategjike me pesė fisheket e brezit e mbasi t’i shtypte rebelėt tė futesh nė Durrės, vallė a ishte sigur kabineti i Durrėsit se dibranėt nuk do tė merrshin, bashkė me rrogat e prapambetuna e me municionin e kėrkuem edhe qeverinė nė dorė? Sigurisht ky dyshim qė u mbrente zemrėn zotnijve tė Durrėsit i shtynte qė tė mos u ēojshin rrogat e municionin e kėrkuem. E pėr kėtė janė pėrgjegjės! Megjithė kėte mos bashkimi i dibranėve me rebelėt e Shqipnisė sė mesme qe nji shėrbim shumė i madh. Ashtė e vėrtetė se Beqir Shiti prej Gjurasi dhe Sinan Krosi prej Bllace patėn shkue nė Tiranė si perfaqėsues tė Dibrės, por kėta s’patėn as ndojė fuqi pėrfaqėsimi e aspak nuk mund tė pėrfaqėsojshin popullin e Dibrės.
    T’ishte bashkue populli i Dibres me rrebel, kush mund tė thotė se mbrenda njizet e katėr orėve nuk kishte me ra Durrėsi nė duart e tyne ?
    Ata qė dijtėn t’i pėrdorin dibranėt gjithmonė me sukses a nuk i luajtėn rolet e intrigat e tyne ? A nuk ua arrinė qellimeve tė veta ?
    Mjerisht askush nuk dijti dhe dikush nuk deshi t’ua mprojė e t’ua forcojė ato cilėsina e karaktere tė dobishme e tė nevojshme. Pėrndrazi ua prishėn me qėllim qė t’i kenė si vegla pėr ambicjet personale tė veta tue perfitue nga injoranca e tyne.
    Jusuf Beu mendoi e projektoi me shkue nė Durrės me nji fuqi tė madhe tue kalue nėpėr Mirdite e Lezh. Por me qenė se kur u veprue kundėr rebeleve t’Arif Hiqmetit dhe me rasėn e besės sė lidhun me Dibėr qenė djegė disa shtėpi nė Reē e Dardhė, u tremb Mirdita tue pandehun se dibranėt do t’a sulmojshin atė dhe forcoi kufitė e saj me Dibrėn. Po tė nisej fuqija e Dibrės pėr me kalue nėpėr mes Mirditės pa u njoftue me parė qėllimi, kishte propabilitet qė tė ngjante ndoji balbe. Prandaj Jusuf Beu i shkoi dy herė me rradhė Kapidan Mark Gjonit, tė cilin e pyeti se cila rrugė ishte ma e shkurtėn pėr me shkue nė Durrės me nji fuqi ndihmėse. Me kėtė mėnyrė donte t’a njoftonte se nuk ushqente ndonji qellim tė lig kundėr Mirditės ose Durrėsit e t’ja hiqte dyshimin qė t’ja priste hovin ndonji gabimi nė rasė se kalonte nėpėr Mirdite. Kapidani e njofton Prek Pashėn e Aqif Pashėn q’aso kohe ndodheshin nė Durres dhe ato, pergjigjen qė t’a lajmeroj Jusuf Beun pėr mos me u nisė deri nė nji urdhėr tė dytė. Ndėrkohe edhe Ahmet Beu Mati, mbas urdhėrit tė marun prej Aqif Pashes, i shkruante Jusuf Beut qė tė mos nisej pėr nė Durrės me fuqi. Ahmet Beu n’atė shkrese veēanarisht i lutesh Jusuf Beut pėr mos me djegė Halil Lleshin sikur qenė djeg ato qė bashkpunojshin me Arif Hiqmetin. Me gjithė ketė Jusuf Beu tue ba fjale mbi njoftimin e Kapidanit Mark Gjonit e t’Ahmet Bej Matit, e pyetėn Ministrin e Mbrendshėm se si qendron e vėrteta dhe mbi mėnyrėn e veprimit. Por, aso kohe, kur pritej pergjigja, muaren vesht prej udhetarėve qe princ Wiedi kishte ike prej Durresi dhe se qyteti kishte ra nė duar tė rebeleve. Kėshtu u shue pėr njė kohe drita e shpreses pėr njerėzit me ndėrgjegje kombėtare dhe u hap sheshi i poshtėrėsive pėr ata aventurierė qė dojshin me i thithė gjakun popullit.
    Mbas gjithė kėtyne q’u shpjeguam me naltė, vetvetiu vjen pyetja se a mund tė shpėtojnė nga pėrgjegjėsia nenpunsat respenabel q’u benė shkakėtarėt e atij kobi dhe qeveria qėndrore e Durrėsit a mund tė shpėtoj pa u ndėshkue si e pazonja nė administrim? N’ashtė se kabineti i Durrėsit dronte me i ēue municion Jusuf Beut nga frika se mos marshonte kundėr Durrėsit, ky dyshim ishte i papajtueshem me arsyen, mbasi ai edhe herėn e parė patė marrė 40 arka municion por nuk u bashkue me rebelet. Pėrkundrazi kėtė municion e shpenėzoi pėr me e shtyp lėvizjen e Arif Hiqmetit. Kėtė prove e kishe ba kabineti i Durrėsit. Veē kėsaj, edhe sikur tė donte me trathtue Jusuf Beu, s’guxote sepse kishte pengime qė nuk e lejojshin pėr nji veprim tė tillė, kishte nje grumbull dibrane nacionalistė qė do t’a luftojshin pamėshirshėm e deri nė vdekje. Gjith kėto arsye qenė bė shkak qė tė vente kot mundi i Ali Beut i bamė tinėzisht nė favor tė Esatit. Pėr gjithė ato shkaqe q’u shpejguan me naltė, deshpėrimi i Jusuf Beut po shtohesh dita ditės dhe dalėngadalė sa me lakue nga besnikėria e maparėshme. Aso kohe, propagandisti i Esatit, Abdulit Velsha, qė ishte inspektor i kufirit kishte bamė disa paudhėsina politike. Pėr kėtė shkak i propozova Jusuf Beut qė ta pushonte nga puna. Tue thanė Jusuf Beut se veprimi i pushimit tė tij do t’ishte nji farė zvoglimi pėrpara tė pushuemit, e vonoi. Mbas disa kohe merren vesh se Abdyl Vlesha tinėzisht korepondonte me qeverinė serbe. Prandaj, kėrkova dėnimin e tij, por edhe kėsaj rradhe s’u ba gja, prandaj, nė korrik te vitit 1914 dhashė dorėheqjen tue thanė se s’mund tė vazhdojsha deri sa tė ndodheshin punė tė pa pėlqyeshme nė qeveri.
    Jusuf Beu mu betue mbi nderin e vet se i ka shėrbye e se do t’i sherbente edhe mbasandaj besnikėrisht Atdheut dhe Princi Wiedit. Kėshtu mė prapsi dorėheqjen dhe me gaboi pėr herė tė parė.

    Ardhja e Hasan PRISHTINES nė Dibėr me qėllim qe tė sulmojė Serbine
    Kah mbarimi i Korrikut tė vitit 1914 erth nė Peshkopi Hasan Bej Prishtina me nja njiqind e pesėdhjet dibranė e kosovarė qė kishte sjellė nga Durrėsi me vehte. Mbas tij arrinė edhe Hasn Basriu, ish Deputet i Dibrės.
    Hasan Prishtina kėrkoi prej Jusuf Beut qė tė bahesh nji mbledhje e pėrgjithshme e parisė sė Dibrės. Mbledhja u ba. Hasan Prishtina mbasi foli mbi dobėsimin e Sėrbisė dhe mbasi njoftoi se qeveria Austro –Hungarese kishte nxjerrė nė Shqipni, nė Shengjin, municion me sasina tė mėdha, propozoj qė tė sulmohesh Serbia. Hasan Basriu e pėlqen propozimin dhe kėrkon sa mė shpejtė tė nisi veprimi kundėr Serbise, por ishte i mendimit qė ky sulm tė mos bėhesh me pėrkrahjen e Austro Hungarise ose te Italise, pėr arsye se nė nji rastė tė tillė mundė te provokohesh ashpėrsimi i mardhėnieve nė mes tė dy shteteve e tė plaste nji luftė. Prandej ishte i mendimit qė levizja tė bahej thjesht kombėtare, pa pasė pėrkrahje e asnji ane, tue deklarue para pėrfaqėsuesve tė huej nė Shkodėr se ajo ėshtė provokue vetėm nga shtrengesa ekonomike, politike dhe kombėtare e vendit. Gjithashtu propozoj qė pėrmbajtja e kėsaj deklarate t’i njoftohet Serbisė dhe ti kėrkohej lirimi i kėtyne viseve tė banueme prej nji popullėsie thjesht shqipėtare dhe qė ajo s’ishte e zonja me e qeverisė tue theksue se, nė rasė se nuk lirohen me hirin e saj, jemi tė shtrėnguem me e pushtue me forcė. Nė kėtė mėnyrė tha Hasan Basriu ngjallet propabiliteti i shpresės se mund te lirohen pa luftė.
    Jusuf Beu e pėlqeu mendimin e Basriut dhe me nji za tė naltė e tė nxehtė kėrkoi tė veprohet n’atė mėnyrė, vetem se s’dihet ky preferim a ishte i sigurt apo msheftas luente role tė kundėrta, nga shkaku se ndronte se mos i bahet ndonji dam familjes se vet qė ndodhej nė Ohėr, apo prej ndonji mendimi tjetėr.
    Ali Beu, natyrisht, si dashamirė i Serbisė, nuk donte tė sulmohej shteti Sėrb.
    N’anė tjetėr kėtė kėrkonte Elez Jusufi qė tė sulmohet Serbija pėr ta shpėtue Shqipninė e robėnueme, aq kundėrshtonte Selim Noga, Halil Kaloshi, Dine Hoxha e Ali Tahiri. Nė bisedim e sipėr Hasan Prishtina propozoi me naivitet qė tė bahesh nji pajtim i pėrgjithshėm edhe me antarėt e Arif Hiqmetit qė kėshtu lėvizja tė pėrbahesh e perplotė.
    Ky propozim i erdhi pėr shtati prefektit tė Matit Xhelal Beu e pėrkrahėsit tė tij Kurt Kadisė prej Lisi tė Matit, i cili ishte mik i ngushtė i Serbevė. Me gėzim e pranon kėtė propozimin dhe bashkė me tre a katėr perfaqėsues shkuen nė shtėpin e Rahman Alise nė Luzni qė tė mereshin vesh me krerėt e kundėrshtarėve.
    Xhelal Beu ishte ndėrmjetės i rebeleve tė Tiranės pėr me u afrue me Dibrėn. Por nji pajtim e pėr nji veprim te tillė nė mes tė Dibrės e tė Tiranės ai i kishte shkrue Jusuf Beut nga Luznia dhe i kishte kėrkue qė tė ēoheshin pėrfaqėsuesit e Dibrės nė Mat ku ishte caktue vendi i takimit dhe ku do tė zhvilloheshin bisedimet nė mes tė perfaqėsuesve rebele dhe tė Dibrės.
    Unė po e shifsha se ēfarė ngjyrė e drejtimi po merrte puna, por s’kisha se ē’baj, mbasi Hasan Prishtina nga pakujdesia pėr ta, ia kishte besue punėn Xhelal Beut. Iu shkrue nji letėr Xhelal Beut dhe ju njoftue se do tė ēohen nė Mat pėrfaqėsuesit e Dibrės me kusht qė tė mos bisedohet kurgja veēse besnikėria kundrejt Princ Wiedit dhe bindja ndaj qeverisė sė sotme. Mbas pėrgjigjes sė pranimit qė erdh u ēuen nė Mat si pėrfaqėsues tė Dibres; Sheh Hasani, Sheh Sehiti, Selim Noga, Kurt Hoxha dhe Zejnel Bej Dohashishta.
    Hasan Prishtina pat shkue nė Lumė qė tė presi pėrfundimin e marveshtjes.
    Me qenė se rebelėt e Shqipnisė sė mesme s’u bindėn me hy nė marrėveshtje, u kthyen pėrfaqėsuesit e Dibrės. Edhe kjo qe nji fakt pėr besnikėrin e Jusuf Beut ndaj qeverisė sė princit. Nga shkaku qė aso kohe gjindja luftarake e Serbisė pat ndrrue dhe nga shkaku se populli i Shqipnisė ishte i pėrēamė dhe nė luftė me njani tjetrin, vet vetiu mbet pa u ba lėvizja kundėr Serbise.
    MBASI IKU Princ WIEDI PREJ DURRESIT
    Mbasi iku Princ Wiedi prej Durrėsit, nė Dibėr e humbi autoritetin qeveria. Jusuf Beu s’deshi t’a diftonte dobėsinė e qeverimit dhe me e ndrrue situatėn. Por me gjith kėte u pa edhe qė takohesh me krenėt e kryengritėsve e besnikėt e Esatit si me Rahman Liken, Selim Demen e Islam Feten.
    Pak para se t’ikte Princ Wiedi nga Durrėsi, Shahin Bej Dinoja ish kėshilltar i Ministrisė punėve tė mbrendėshme nė Durres i dėrgoj nji letėr Jusuf Beut nga qyteti i Dibrės sė Madhe qė ishte ende nėn pushtimin e shtetit Serb. Me kėtė letėr kinse pėr nji ēėshtje toke ai kishte kėrkue prej Jusuf Beut nji bashkėpjekje dhe ky shkoi nė kufi dhe u takue me tė. Jusuf Beu u pėrpoq qė tė mos i zbulojė ato qė bisedoj atje me Shahin Bej Dinon. Edhe mbas largimit tė Princit nga Shqipnia, ata u takue nė kufi dhe po n’atė vend. Herėn e dytė mbas korespondencės sė bamė me Esatin qė ishte nė Selanik ishte vendosė nė mes tyne qė tė kthehet Esat Pasha nė Shqipni dhe Jusuf Beu kishte dhanė sigurime se do tė mirpritet nga populli i Dibrės.
    Edhe mbas kėsaj Jusuf Beu mundohesh tė mos ēfaqė rėndėsinė e ēėshtjes dhe pėrpiqesh me mbajtė tė fshehte lidhjen. Edhe prej meje s’kishte besim ma dhe harronte se e kishte pengue fenė e nderin e vet me nji betim solem se do ti besnik i Atdheut dhe i Princ Wiedit.

    Si erdhi Esat PASHA nga Serbia ne PESHKOPI
    Pasha kishte ardhė nė qytetin e Dibrės sė Madhe. Veglat e tij si Liman Lleshi, Halil Lleshi, Taf Kaziu, Islam Feta e disa tė tjerė e presin. Edhe prefekti i Matit Xhelal Beu dhe drejtori i finances sė Dibrės Hysein Beu nji ditė me parė shkuen nė qytetin tė Dibrės sė Madhe pėr t’i paraqit Pashės nderimet e sigurimet e besnikėrisė.
    Esati vetem nji natė qėndroi nė qytet, tė nesėrmen d.m.th. me 26 shtatuer 1914, i pėrcjellun prej autoriteteve ushtarake e civile tė Sėrbisė, duel nė kufi ku e priti Jusuf Beu e Ali Beu.
    Nė kėtė mėnyrė shkeli nė Shqipni ai njeri qė disa kohe mė parė vetėm e vetėm pėr tė sigurue interesat personale dhe pėr t’i ngopė ambicjet e veta e pat shtye tė rrokulliset nė gremine e tė mbaronte pėr gjithnji.
    Simbas udhenit qė kishte dhanė mė parė Jusuf Beu, afėr njimijė vetė kishin dalė me e prite gjatė rrugės Dibėr –Peshkopi. Kėsisoj Pasha hyni nė Peshkopi me bujė tė jashtėzakonshme.
    Esati nuk takonte krenėt me njani tjetrin, por u merrte besė qė ta ndiqshin.
    Sa erth Esati, dy here ēoi kalorės pėr ta thirrė Elez Jusufin, ma nė fund ai erdh, por kur i kėrkoi besė Esati dhe i propozoi qė tė shkonte me tė nė Durrės, iu pėrgjegj: Une kam punė e s’mundte vij, na late nė errsinė Pashė. Deshiri i shpagimit asht i madh ne ju, kam frike se do tė na gremisni nė humnerė. Me duket se ju pėrgaditet kryengritjen e Shqipnisė sė mesme dhe atė t’Arif Hiqmetit.
    Pasha bani sikur nuk i kuptoi fjalėt e Elezit dhe hudhi fjalėn ke Ahmet Bej Mati, tė cillin tue e sha randė zue me e akuzue si fajtor pėr tė gjitha lėvizjet qė kishin ndodhė nė Shqipni.
    Edhe kur Kurt Hoxha nė nji bisedim i thotė Esatit: Pashė pse nuk na lajmove me kohe. Kėsaj pyetje i pėrgjigjet Ali Zajmi. Pasha u ka lajmue. Ali Zajmi, me kėsilloi, pėrgjigje, ka dashtė tė pėrmendi fjalėn qė tha nė mbledhjen e maparėshme. ‘Tė kėrkojmė nji princ me fest tė kuq’.
    Nji ditė Pasha me Jusuf Beun, Xhelal Beun, Hysen Beun, Shahin Dinon shkuen nė Dohahisht ka paska ēfaqė dėshiren pėr me i pa ndėrtesat e Jusuf Beut, tė cilat i kishte djegė e rrėnue Serbi Pasha me kėtė mėnyrė deshte me i dhanė tė kuptoj Jusuf Beut se ai kishte pėr t’i ndreqė sa me mirė. Tue shkue, nė rrugė, me kishte pyete Shahin Dinoja se a ka me u mbeshtjellė e me ardhė populli qė asht thirrė? Iu pėrgjegja dhe i thashė: Mbase kini qitė nė shesh napolonat tė pa numurta, do tė vinė, po zotnija e juaj mė diftoni ē’asht ai flamuri i Osmanllisė qė keni varė nė derė? M’u pėrgjegj me buzėqeshje: Pėr me rrejtė mendjelehtėt e kemi vu, mė tha, po tė menēėmeve ēdo t’u thoni, i thashė. Tė mėnēmit janė tė pakėt mė tha dhe e mbylli bisedimin.
    Tue qenė nė Dohashisht, Pasha tha: Nuk di se si kemi me e administrue Shqipninė, se nė jugorėt s’kam besim, e tek veriore s’kemi njerėz tė zotėt. Iu pėrgjegj Xhelal Beu. O Pasha, mos bani dyshim, nuk kemi nevojė pėr njerėz me zotėsi, do ti zgjedhim ato nė tė cilėt kemi besim. O e mjera Shqipni, o i mjeri shqiptar, prej kuj prźt shpėtim ose pėrparim….
    Elez Jusufi, Mersin Dema, Shaqir Dema, Sheh Sulejman Zerqani e disa tė tjerė qenė marrė vesh nė mes tyne qė tė vijshin nė Peshkopi me nji fuqi tė veēantė kinse pėr t’i bamė disa pyetje Pashės dhe t’ia shpėrndajshin fuqinė pėr t’i ba tė pa zbatueshme qėllimet. Mirpo, simbas thanjeve tė Mersin Demės, Shaqir Dema tradhėtoi dhe e njoftoi Pashėn. Atėhere Pasha s’e priti ma Elezin, por menjiherė u nis pėr nė Tirane. I daroviti me nga dhetė, pėsėmbėdhetė napolona disa krenė me influence, u premtoj se kur tė arrinte nė Tiranė, do t’ua paguente rrogat, e prapambetuna milicėve tė Dibrės, gjandarmėve t’Arif Hiqmetit dhe tu jepte nga nji rrogė nė dorė, gjithė atyne qė do ti vinin nė ndihmė. Gjithashtu Pasha s’mungoi tė pėrmendi me nji gjuhe lakuese se ata qė nuk do tė baheshin anėtarėt e tij besnikė nuk do tė ishin tė siguruem se nuk do tė ngiten prej Serbisė. Nė kėtė farė kėrcėnimi futi nė rrepinėn e poshtėrsise sė vet shumė mendjeshkurtėn dhe tue ngritė flamurin e Turqisė i argėtoi ndjenjat fanatike tė popullit injorantė, i cili i shkoi mrapa qė tė bahesh vegla e realizimit tė djallėzive dy tre vjeēare t’asaj kulēedre qė projektonte me e pėrpi Shqipninė e ngratė.
    Elez Jusufi mbas marrėveshjes qė kishim bamė me shokėt, niset pėr nė Peshkopi me nji fuqi prej njimijė e sa vetesh, nė rrugė e merr vesh se Pasha ishte nisė me shpejtėsi tė madhe pėr nė Tiranė, me qėllim qė tė mos e arrij Elezi, simbas lajmit qė i dha Shaqir Dema. Prandaj Elezi kthehet prap. Prej fuqisė sė tij nja njiqindė e disa malėsorė me shpresė se kanė me marrė rrogat e prapambetuna shkėputen prej Elezit dhe bashkohen me fuqin e Esatit. Nipi i Elezit Suf Xhelili, e sheh tė nevojshme, me pa dashje tė bashkohet me ta e tė jetė kryetari tyne.
    Mbasi shkoi Pasha nė Durrės, si me anė tė Jusuf Beut e tė Suf Xhelilit ashtu edhe vet pėr sė drejti i shkroi Elez Jusufit dhe i kėrkoi tė shkonte nė Durrės tue i premtuem shuma tė mėdha tė hollash dhe besniki kundrejt Atdheut, por Elezi pėrgjigjet tue thanė: ‘Une jam besnik e qėndroj nė fjalėn qė kam dhėnė pėr Atdhen e nuk gabohem fjalėve qė nuk i pėrshtaten tė vertetės. Sikur thamė edhe mė sipėr edhe Sheh Sujeman Zerqani, nenprefekti asaj krahine, qe nė mejtim tė Elez Jusufit, por ma vone ndrroi mejtim dhe ndoqi Esatin, nuk e dij a prej frike apo prej lakmisė ngjau ky ndryshim.
    “Pėr ty mė ka folė shumė mirė Jusuf Beu. A do tė vish me mue? Unė prej teje pres shėrbime tė ēmueshme” mė tha Pasha me qė nuk besonte tė mė linte nė Dibėr dhe me kėto fjale argėtuese donte me mė trembė. ‘N’anė tjetėr me tha Sheh Sula dhe Ismail Haki Peqini se ishte bamė gati nji kalė pėr mue qė tė udhėtojsha bashkė me Pashėn, m.q.s. edhe Elezi e gjet t’arsyeshme qė unė tė shkojsha nė Durrės, pėr ta pamė vetė rrjedhjen e punėve, u shtrėngova ti bindem urdhnit tė Pashės.
    Ali Beu, Esat Pasha si shpėrblim tė shėrbimeve qė kishte bamė, e emnoi komandant tė pėrgjithshėm tė fuqive tė pėrmbledhuna dhe nė vėnd tė tij nė Peshkopi emnoi dhėndrrin e tij, Mystafa Bej Serdari nga Deshati. E kur ra i sėmurė ky, vėndin e zuri i biri, ashtu si t’ishte nji pasuni prej t’ et.
    Kur erth Pasha nė Dibėr, qė t’ia kėnaqė turmėn injorante, i mbylli shkollat shqipe dhe pushoi nga puna z.Sali Vuēiternin, deri atėhere drejtor i arsimit nė Dibėr, i cili u vu nėn vrejtje t’antarėve tė tij. Tė gjithė nėpunėsat tė administrative tė ndryshme iu paguen rrogat, vetėm arsimtarve tė shkretė s’u pague asnji cantim.

  3. #3
    Gjendja e DURRĖSIT
    Nė ditėt e para tetorit sosėm nė Durrės. Mbas disa ditėsh u rrethue qyteti prej ushtrisė. Mbasi muer fund puna, Jusuf Beu me rrėfen se qėllimi nė rrethimin e qytetit kishte qenė pėr me e shtrėngue kėshillin adminisratv tė Durrėsit t’epte dorėheqjen.
    Kėshilli dha dorehėqjen. Mustafa Ndroqi u emne nėnkryetar.
    Esati ato ditė e shpalli, me anė tė afisheve se me ndihmėn e zotit e me dėshiren e popullit[?] ishte zgjedhė si kryetar i shtetit si komandant i pėrgjithshėm fuqive ushtarake. Ky qe suksesi i pare i tij. Urimet e pėrgėzimet e kunorėzuen kėtė sukses. Sa ishin shumzue banorėt e tij tė Durrėsit aq ishin shumzue e shtue punėt e Jusuf Beut, tė Xhelal Beut, tė Shahin Beut, t’Ali Beut e tė Faik Beut.
    Jusuf Beu pėrpiqesh shpesh me krenėt e Dibrės, tė cilėve u komunikonte emnimin me gradėn toger, kapidan ose major, gradat ishin aq tė lira sa njerėz qė qysh nė vogli kishin kullotė dhi, me njiherė u banė rreshterė e nėntogera.
    Selim Noka, Selman Alia, Reshit Brezhdani e tė tjerėt ishin emnue me grada kapidani. Veē kėsaj, kėta si edhe tė tjerėt kishin deklarue se kishin nėn komandėn e vet nėntogera e togera qė nė realitet nuk ekzistojshin fare. Gjithashtu numėrin e njerėzve qė pėrbajshin fuqin e tyne e kishin dyfishue e trifishue tue tregue emna e personave tė pa qenun. Me kėtė mėnyrė, e dyfishuen ose e tre fishuen marrjen e tė hollave nga arka e Esatit.
    Thohet se Halil Lleshi, Taf Kaziu, Liman Lleshi dhe Selim Dema kur bahej numėrimi i forcave tė tyne nė Durrės, i sillshin aty njerėzit qė kishin nė Tirane qė ta tregojshin tė madh numėrin e njerėzve, gjithashtu veprojshin kur bahej numėrimi nė Tirane. Veē kėsaj, pėr ta shtue kėtė numėr, pėr kundrejt nji shpėrblimi tė vogėl merrshin dhe gjind tė huej sa pėr ta shtue numerin e forcės vetėm nė kohėn e kontrollimit e tė numėrimit.
    Xhelal Bej Mati mundohej me imitue Jusuf Bej Dibren. Kurt Kadiu nga Lisi i Matit pėrpiqej me konkurue Selim Noken e Qidhnės sė Dibrės me vepra tė tilla turpi e poshtėsie.
    Maliqi i vogel i Shaqir Bej Jegenit kishte marrė titullin si komandant i grupit tė Lleshit. Ky megjitheqė i vogėl nga mosha e i shkurtėr nga trupi, pėrpiqej tė tregohet i zoti pėr detyrėn dhe besnik i Pashės.
    Shahin Bej Dinoja tue luejte bixhoz, ironikisht e qante hallin e popullit.
    Faik Beu me pozėn e vet prej dipllomati, ma parė se pėr ēdo tjetėr gja, pėrpiqej tė siguroje pozitėn e vet, si komandant, i kėsaj fuqije qė qe natyrisht.
    Ali Beu, natyrisht si komandant i pėrgjithshėm dėftonte nji sjellje madhėshtore e kėshtu, ma shumė se tė tjerėt, terhiqte tė holla pėr vehte.
    Kur nisi me u sigurue Pasha pėr pozitėn e vet, zuni me i dhane leje me shkue nė Dibėr disa krenėve, tė cilėt i doroviti tue i dhanė nga disa grushta tė holla dhe tue u thanė se pė sė shpejti do t’a lironte qytetin e Dibrės sė Madhe.Veē kėsaj, i porositi qė tė mos i varin veshin komisionit qė kishte ardhė prej Stambollit, punė e cilla e tronditte dhe i interesonte tepėr.
    Ky flori qė derthte Esati me kaq lehtėsi pėr tė sigurue interesat e veta kush e din se si do tė paguej ma vonė prej popullit tė ngratė tė Shqipnisė.
    Zemra e mendja e Mersin Demes ende s’ishte pėr vėnerė prej helmit t’Esatit. “Nėqoftė se asht koha e favorshme mund t’ia prishin punėt’ - mė tha nji ditė dhe kėrkoj t’ja ēfaq mendimin tim.
    - Qė tė dėftojmė ekzistencėn tonė kombėtare e shtetnore para botės sė huej asht e domosdoshme qė tė kemi nji qeveri tė formueme e tė kryesueme prej kujdo qoftė, sepse vazhdimi i zhurmės sė turmave injorante kam frikė mos e dhantė zoti, mund t’i japi shkak qė tė bahet nji ndėrhyrje e huej dhe tė rrezikohej jeta e Atdheut: ‘Sot pėr sot sa tė jetė gjalle Esati ashtė e veshtirė qė nji tjetėr ta formoje qeverinė, tash per tash le tė heshtim tue e quejt ardhjen e Esatit si nji short i sė thanės’ i thashė Mersinit. Mundet qė aso kohe nė nji mendim tė tillė gabova.
    Mbas tri javesh qė patėm sosė nė Durrės me dhane leje me u kthye nė Dibėr ndoshta, s’kishin nevoje me mė mbajtė ma gjatė nė Durrės, apo gjetėn tė dobishme largimin tim prej andej. Kur po ndahesha, me tha Esati se Sali Vuēiternin qė ndodhet nė Dibėr do ta kėrkonte prej meje dhe prej Hysen Beut. Tue u nda prej Jusuf Beut, me qėllim qė t’i tėrheqė vrejtjen i thashė: ‘Vepra qė e keni gjetė tė pėrshtatshme me u ba kundėr Sali Vuēiternit asht e gabueshme. Ma fort se personi i tij mėnyra e administrimit tė rregjimit mė banė tė mendohem, mos pezmatoni zotni zemrat e tė pa fajshėmve. Nė vend qė tė bani mizorira, veproni me drejtesi, n’asht se doni me ja mbrri qėllimit.

    Si u ēue fuqia ndihmėse nė KRUE
    Kryengritja e dytė kishte plasė nė Tiranė. Xhelal Beu e Selim Dema qė ndodheshin nė Tiranė ishin largue. Mbas kėsaj ngjarjeje, Esati Jusuf Beu e Ali Beu i shkruejshin Prefekturės sė Dibrės qė tė mblidhesh e tė ēohesh nji fuqi mė e madhe pėr tė shpėtue fenė e Atdhenė. Feja e Atdheut nė kėtė mėnyrė po ndrakeshin. Njoftohesh edhe se ata qė do tė pėrbajeshin kėtė fuqi do tė merreshin nga tre napolona rroge dhe nga nje bukė nė ditė.
    Drejtori i financės Hysen Bej Golja qė ishte zavendės prefekti me nji herė i mblodh parinė e Dibrės qė ishin partizane tė Esatit dhe au njoftoi kėto urdhėna, tė cilat, gati me ate frymė u kishin ardhė edhe atyne prej Durrėsi. Me kėshillat e Sheh Hasanit nga Tomini, tė Sheh Musait nga Brezhdanit dhe tė Sheh Abzit nga Dohashishti dhe simbas nxitjeve dhe porosive tė Hysein Beut u mblodh nji fuqi nja 800 vetėsh dhe u ēue nė Krue.
    Kjo fuqi komandohej prej Halil Kaloshit, Kurt Spates, Xhaferr Nokes, Fejzi Alisė, Ali Tahirit, Oman Araciut, Destan Tafes, Shahin Deshatit, Feta Bajram Dohashishtit e Ymer Reēit.
    Ndėrkohe don me thanė me 13 Dhetuer 1914, pėr herėn e dytė dhashė dorėheqjen tue thanė se nuk mund tė bashkėpunoj me atė qeveri, mbasi e kam kuptue sė nė krye tė saj ka njerėz pa meshirė, pa njerėzi e pa ndėrgjegje n’ushtrimin e misionit tė vet para kėtij populli injorant e tė mjerė qė s’ka sigurim nė ndonji pikėpamje dhe qė s’do mundet kurrsesi tė bashkojė popullin e gjithė krahinave qė pėrfshin Atdheu nė nji administratė tė vetme. Kėsisoj e kėnaqa ndėrgjegjen time dhe fitova lirinė personale.
    Mbasi dhashė dorėheqjen hyna nė korespondence me Ahmet Zogun nė Mat, i cili nuk kishte shkue mbas Esatit. Mbas marveshjes qė bana me tė bamė nji mbledhje nė shtėpi tė Elmas Nanes nė Sohodoll. Nė kėtė mbledhje muerrėn pjese Izet Bej Maqellara n’emen tė krahinės Maqellare, Sefedin Shehu, Halil Shehu e Mud Shehu nga Peshkopia, Abaz Bej Deshati, Feta Bej Brezhdani, Hysen Lika, Maliq Xhari, Selman Xhuka nga Qidhna, Tahir Tafa nga Sohodolli dhe disa zotni tė tjerė nė prezencė tė Elez Jusufit. Nė kėtė mbledhje u vendosė qė tė formohet nė Shqipni nji qeveri e pėrkohėshme qė ta sundoj vendin deri sa tė mbaronte lufta botnore. Qė tė pėrgjithsohesh ky mendim e tė bashkoheshin tė gjithė krahinat e Shqipnisė u pa e arsyeshme qė kjo barre ti ngarkohet Ahmet Bej Zogut, i cili do tė merrej vesht me krahinat e tjera pėr tė bamė nji mbledhje tė pėrgjithshme pėr kėtė qėllim iu shkrue nji letėr nga mbledhja Ahmet Beut. Qė tė bisedohej me Ahmet Beun mbi mėnyrėn e veprimit, unė bashkė me Izet Bej Maqellaren e morrėm letrėn dhe shkuem vet nė Mat. Prej Mati kishim vendosė me shkue nė Tiranė prej ku do tė pėrpiqeshim me e gjetė mėnyrėn me u marre vesh me nipin e Elez Jusufit qė ndodheshin nė Durrės pėr me i tėrhekė, prej Esatit me fuqin e tyne qė tė paksohesh forca e tė lehtėsohej pėrmbysja e tij.
    Aso kohe, kur na ishim nė Mat, marrim vesh se dibranėt qė kishin shkue nė Krue ishin thye nė nji luftė qė kishin bamė me rebelet e Tiranės dhe kishin ikė, sigurisht flitet se kjo ikje ishte shkakėtue mbasi dibranėt kishin mbete pa mjete luftarake, mbas nji bisedimi qė bamė me Ahmet Beun vendosėm qė me pare se tė nisim nga puna, t’a pyesim mendimin e kėshillit administrative tė Tiranės. Pėr kėtė qėllim, Ahmet Beu i shkroi nji letėr Kėshillit nė fjalė dhe na u kthyem nė Dibėr pėr me pritė deri sa tė vinte pėrgjigja.
    Nga nji letėr qė mora prej z.Sali Vuēiterna qė kishte qenė ke Ahmet Beu nė Mat m’epesh tė kuptoj se keshilli i Tiranės i ishin pėrgjigj Ahmet Beut se kanė me u pėrgjigje mbasi te vijshi nė Tirane disa krenėt e komandantėt qė mungojshin.
    Mbas pak ditėsh, kishte ardhė nga Tirana nė Dibėr Xhil Zimuri, ky njeri me kėshilloj te mos shkojė nė Tiranė, sepse kishte ndėgjue se thot populli atje qė Ismail Strazimiri kishte ardhė nė Mat bashkė me Izet Bej Maqellaren pėr me ardhė nė Tirane, por ne nuk u besojmė atyne mbasi Ismail Strazimiri asht Shqiptar dhe Izet Beu tė vėllanė e ka ke Esati nė Durrės.
    Pėr fat tė keq Atdheu po rrukullisesh pėr t’u perplasė me nji greminė. Populli injorant e fanatik i nxitun prej intrigave te mbrendėshme e tė jashtėm ende vazhdonte t’i fyej me pėrbuzje vllaznit e vet nacionalistė shqiptarė e vehten e quanin osman. Nė nji kohe kur bota po digjesh nė flakėn e luftės sė kobshme q’u shkaktue me fort se ēdo tjetėr prej ngacimeve tė ndiesive kombėtare Pansllavismės e Pangjermanizmės, na vriteshim me njani tjetrin marrėzisht qė t’a mohojmė kombin tonė dhe nė kėtė mėnyrė t’ja hekim vehtes tė drejtėn e independencės e tė lirisė kombėtare q’e u fitue mbas aq sakrificash e mjerimesh.
    Po nė kėtė kohė Liman Lleshi e Shaqir Dema qė ndodheshin nė Durrės, tue pamė se kryengritja po vijonte si nji natė e gjatė e e merzitshme, kėrkojnė prej kėshillit tė Tiranės me anė tė Faik Sheh Halitit nga qyteti i Dibrės sė Madhe qė tė lihen tė lire me ike prej Durrėsi bashkė me fuqit e veta e me shkue nė Dibėr tue kalue nga Tirana.
    Man Picari qė pretendonte se punonte pėr fe e tė drejtė, qė t’i lejonte me kalue nga Tirana, u kėrkonte gjashtėqind napolona shpėrblim. Nė kėtė mėnyrė humbet rasti ma i mirė pėr me pakėsue fuqinė Esatit. Lum na nė ēfarė duer rrotullohet puna.
    Njeni nga autorėt ma influentė tė kėshillt administrative t’Elbasanit qe Beqir Efendi Elbasani. Me ket zotni kisha miqėsi kur ndodhesh si llogaritar i batalionit tė gjindarmarisė nė Dibėr nė kohė e Turqisė, kėtij i shkrova nji letėr dhe i thashė qė tė bajshim gjithshka asht e mundun pėr nji bashkim kombėtar e me shpėtue Atdheun nga rreziku qė i kėrcenohet, sepse Serbėt po pėrpiqeshin me mbledhė nji fuqi nė malėsi tė Dibrės sė Madhe pėr me sulmue Elbasanin. I thashė gjithashtu qė tė pranojshim propozimet e disa krerėve tė Shqipnisė qe ishin mbledhė nė Shkoder dhe kėrkojshin me ba nji qeveri tė pėrkohshme tue lanė Durrėsin tė rrethuem. Ai kėtė letėr ja difton Kėshillit dhe me nji qarkore telegrafike i njoftojnė krejt rrethet e sundimit tė tyne mbi permbajtjen e saj tue i kėshillue qė tė kenė menden me mos u mashtrue me propozime te tilla. E kur e invaduen dhe e pushtuen Serbet Shqipnine, kjo letėr ra nė dore t’Esatit, i cili atė letėr e dha pėr nė gjygj ushtarak.
    Pėr fatin tim, nuk e di se si qe, apo s’mbeti kohė, prej kėsaj letre tė rrezikshme nuk pata ndonji dam personal.

    Mbas disfatės KRUES
    Tė thyemit nė Krue, s’u kishte dhanė mesim dibraneve, zevėndės Prefekti i Dibrės Hysein Beu mbasi u takue disa here me nėnpunėsit politik tė Sėrbise, i mblodh krenėt e Dibrės qė kishin qenė nė Krue dhe u tha qė pėrsėri tė mbledhin nji fuqi pėr me shkue nė Durrės tue ndjekė rrugėn Starove - Elbasan dhe u njoftoj se qeveria Sėrbe pėr kėtė qellim kishte vue nė dispozicion tė tyne nji sasi tė madhe tė hollash e municion. Edhe Mersin Dema qė kishte qenė nė Durrės nė Krue nuk e i sepse i udhehiqte kėta te poshtėr.

    Mėnyra e veprimit tė komisionit qė erdhi nga STAMBOLLI
    Kur shkonte Esat Pasha nga Dibra nė Durrės, kishte dalė nė Durrės nji komision i ardhun prej Stambollit. Ky komision i perbamė prej Hajredin Bej Pustina, Sali Bej Jegeni e tre a katėr tjereve, tue ndjekė rrugėn Durrės – Elbasan kishte ardhė nė Dibėr - Peshkopi dhe ishte pėrpjekė me e bashkue popullin pėr me mėsye Serbine, por me qenė se kėta se shifshin mirė shpirtin e popullit, me qenė se s’ishin tė zotėt me realizue nji plan kaq me rėndėsi dhe me qenė se s’kishin me vehte tė holla s’munden me ia arri qėllimit mbasi kundėrshtarėt i luftojshin dhe i tallshin.
    Intrigantėt qė kundėrshtojshin iden e sulmit qė duhesh me i bamė Serbisė, gjetėn rasė me fut fare dasije e mėnije nė mes tė popullit pėr me deshtue propagandėn e komisionit nė fjalė.
    Kėta njerėz qė kishin pėr mjeshtri me e tradhetue Atdheun e me punue pėr interesat e tė huajve me qėllim qė tė tėrhiqshin shuma tė hollash prej qeverisė Serbe, banė shumė poshtėrsina kundėr kėtij komisioni dhe ma nė fund natėn e gjuejtėn me gurė e me pushkė shtepine ku banojshin pjestarėt e komisionit. Nji ditė tregu, kur populli ishte grumbullue nė shesh, nji i quejtun Xhel Banushi nga Brezhdani qė disa ditė mė parė ishte ēmend, shtiu disa herė me pushkė kundėr turmės sė popullit dhe vrau e plagosi pesė a gjashtė vete. Qeverija e vendit qė administrohej prej zv.Prefektit, Hysein Bej Goles nė vend qė tė bante hetime pėr me zbulue, se ky njeri me tė vėrtete ishte i luejtun mendsh apo i shtyem prej Serbisė pėr tė shkaktue nji grindje tė kobshme nė mes tė popullit, krejt fajin ia ngarkoi komisionit me qėllim qė tė ngjallte nji urrejtje nė popullin kundėr tij.
    Komisioni vetėm mbas gjashtė a shtatė muejsh e muerr vesht se nuk kishte mundė me i sherbye bashkimit, por dasisė sė popullit nė atė vend, prandaj u ngrit prej Peshkopisė dhe erth nė krahinėn e Maqellares ku ishte ma i qetė dhe ma pak i ngacmuar prej intrigantėve.
    Mbas disa kohe erth nė Peshkopi, me detyrė inspektimi, sekretar privat i Esatit, Faij Bej Kodra. Ky kishte ardhė nga Durrėsi nė Greqi dhe prej andej kishte kalue nė Sėrbi. Sa sosi nė Peshkopi, i mbledh krenėt besnik t’Esatit dhe mbasi u kominikoi urdhnat e eprorit tė vet, ua ndau gjandarėve nga nji rrogė prej tė mbrapambetunave. Mbasandaj Hysein Bej Golja, zv. Prefekti i Esatit, hyni dy a tri herė nė Serbi, pėr kėtė vajtje e ardhje u thosh antarėve tė Esatit se shkonte me u takue me nji farė Tofiku qė ardhka ay i dėrguem prej Pashės me tė holla. Ndėrkohė, u banė pėrpjekje tė mėdha pėr me mbledhė nji fuqi qė t’ja ēojshin nė Durrės nga ana e Elbasanit, por s’mundėn me ja mbrri qellimit. Ma nė fund, qeveria e serbe me tė hollat e mėdha qė derdhi me ndermjetėsin e Halit Lleshit, tė Taf Kaziut dhe Mersin Demes, tė Riza Demes tė Rahman Likes, tė Fehte Camit,t ė Hamit Tunuzit e tė Rakip Tunuzit mundi me mbledhe nja njimijė vete. Kėsaj fuqije qė do tė shkonte nė Durrės tue kalue nėpėr Elbasan, qeverija Serbe i bashkoi edhe nga njiqind ushtarė Serbe tė mveshun me petka shqiptare dhe i pajisi me municion te mjaftueshėm.
    Kryekomandant i kėsaj fuqie ishte zgjedhė nji i quejtun Mlladen, nėnpunes i politikės serbe nė rrethit e Dibrės dhe ky qe mveshė me kostum shqiptar. Kur po bahej gati fuqia me u nisė, Mersin Dema zhvilloj nji prapagandė tė rreptė nė mes tė popullit e tė atyne qė do tė shkojshin nė Durrės dhe arrini me e shpėrnda krejt fuqinė e mbledhur, kėshtu shkoi dam e kot krejt mundimi i Serbive dhe i veglave tė tyne. S’dihet se ē’shtyni Mersin Demen me bamė nji veprim kaq tė guximshėm. Ndoshta e ēmoi ma nė fund rrezikun qė i vinte atdheut prej Esatit ose e bani pėr kundėr Halit Lleshit, me tė cilin ishte armiqėsuem. Sidoqofte, aktiviteti i Serbise pėr kėtė qėllim s’pat fryt dhe pėrpjekja pėr me ēue nė Durrės nji fuqi dėshtoi kryekėput. Por as Esati as Serbia s’e harruen dhunėn e Mersin Demes. Ma vonė kur kapėrcen kufitė Serbia dhe pushtoi nji pjesė tė Shqipnisė, Mersini i trembun shkoi nė Durrės pėr me i ra ndėr kambė Esatit qė t’a shpėtonte. Por ai e arrestoj dhe ua dėrgoi serbėve, tė cilėt ia prenė kryet dhe me kėtė mėnyrė shfrynė nė tė.

    Mėsymja qė i bani HASAN PRISHTINA Sėrbisė dhe pėrfundimet e kobshme tė saj
    Hasan Prishtina, si thamė edhe ma naltė u tėrhoq nė Lumė, kur pa se mbledhja e Dibrės nuk dha ndonji fryt. Prej andej merresh vesh me Elez Jusufin, me komisionin e ardhur prej Stambollit dhe me emigrantet e Ohrit e tė Strugės, qė aso kohe ndodheshin kah Starova, tė cilit i nxiti pėr tė msye Serbinė. Komisioni i Stambollit ashtu edhe emigrantet e Ohrit e tė Strugės, nisjen e veprimit tė sulmit kundėr Serbisė e kishin lanė e mbėshtetė nė dėshirė t’Elez Jusufit. Me fjalė tė tjera ato ishin tė nji mendimi pėr me e sulmue Serbinė atėhere kur ta gjente tė pėrshtatshme Elez Jusufi. Vetėm Sali Bej Jegeni, qė ishte njeri nga antarėt e komisionit tė Stambollit, tue mos e pėrfshi e gjykue mirė gjendjen, ngutesh dhe kėrkonte tė mos vonohesh lėvizja. Mirpo, Elez Jusufi, qė gjykonte thellė dhe i parashikonte punėt ashtu si ishin, u pėrgjegjesh se nuk duhet sulmue Serbia pa arri nė Nish e nė Mitrovice ushtritė Austro –Hungareze. E nė rasė tė tillė ai kishte vendosė me e qėllue Serbinė edhe sikur mos ta ndihmojshin besimlidhėsit e tij. Prandaj, kėshillonte me pritė. Por Hasan Prishtina mėrzitesh e s’munde tė duronte me pritė. Nga ky shkak kėrkonte tė shpikė e tė trilloj ēeshtje pėr me u nisė sulmi nji orė e me parė. Ma nė fund i bindi Lumasit e gjorė e disa Kosovarė tė shkretė qė banojshin nė Lumė si emigrantė dhe i sulmoi Serbinė. Mbas disa dite luftimesh arrini nė Zhur, nji vend afėr Prizerenit, por aty nga padisiplina dhe nga shkaku qė ende Serbia ishte e forte, u thye. Populli u tremb tepėr dhe Konsulli i Austro- Hungarise nė Shkodėr u pezmatue, sepse edhe ky kishte pranue mendimin dhe planin e Elez Jusufit dhe veprimi i Hasan Prishtines e cėnoi mjaft projektin e tij. Kėsisoj Hasan Prishtina nė vend qė ti sherbente qellimit tė vendit, shkaktoi dame dhe provokoi qė tė pėsojne tė zezat Lumjanėt ashtu edhe emigrantet e Ohrit e te Strugės qė i shtynė tė luftojnė kundra Serbisė.
    Me qenė se Serbia trembesh tepėr nga nji sulm i bamė prej Shqipnie, gjithmonė pėrpiqesh me futė nė mes tė popullit tone grindje e dasi. Nji fletore e ndyet qė dilte turqisht nė Manastir dhe qė mbante emrin ‘Hakikat’e verteta, me paqeta i ēoheshin Hysein Bej Goles zv.Prefekt nė Peshkopi dhe ky ua shpėrndante antarėve tė vet. Kjo Lepushke, qė ishte organ i Serbisė lavdėronte regjimin Serb, fitimet e ngadhnimet e ushtrisė serbe nė lufte dhe kėsisoj propagandonte nė favor tė Serbisė. Gazetat e tjera Turqish qė vijshin nga Turqia pėrpiqeshin me i ndalue. Edhe kunati i Hysein Beut, Hafuz Raifi qė ishte Myftiu i Peshkopise s’mbetesh mbrapa nė propagandė pėr llogari t’Esatit e tė Serbėve. Aso kohe, kishin ardhe nė Dibėr disa Fetfaja prej Stambolli. Me kėta Fetfaja thirreshin muslimanet me marrė pjesė nė luftė kundra armiqeve tė Turqisė muslimane. Por myftiu kėtė fetfaja i interpretonte ndryshe dhe thoshte se pėrmbledhja e tyne nuk ka tė bejė me muslimanėt e Shqipnisė, mbasi ata jane lidhė mbas Esat Pashes, i cili asht shkakėtar i shpėtimit tė tyne. Kur e ndėgjova, nji ditė tue fole nė kėtė mėnyre i thashė: “Nė qoftė se ti nuk don me e nxitė popullin qė tė marrė pjesė nė luftė tue mbajtė krahun muslimanėve, perpiqu qi ai tė mbetet asnjianės, se fjala e jote si fetar qe je, ban efekt. Mos fol as nė favor t’Esatit pėr hir t’asaj rroge qė merr, se edhe ajo del nga kurrizi kėtij populli dhe Esati asht nji njeri qė e ēoi Shqipninė drejt humnerės.
    Por ay s’donte tė marrė vesh nga fjalet e mia dhe vazhdoi n’udhėn qė kishte marrė.
    Hysein Bej Golja ishte serbizue kryekėput dhe qė tė provonte se s’asht ma shqiptar vu nė kokė nji kėsule serbe. Por bashkimi Hafuz Raifit nė mend tė tij dhe mėnyra e ligjerimit tė Hoxhes lente vragė tė hidhet nė popullin e urtė. Pėr kėtė arsye Hafuz Raifi pėr mue ngjante si nji Arif Hiqmet i dytė.

    Si hyni ushtria Serbe nė Peshkopi dhe pushtoi krahinėn e disa pjesė tė Shqipėrisė
    Tash kishte ardhė koha qė Serbia ta korte prodhimin e asaj fare qė kishte mbjellė nė Shqipni prej kaq kohesh me anė tė Arif Hiqmetit e kompanisė sė tij tue derdhė aq flori. Tash deshte me pėrfitue nga propaganda e dasisė dhe menisė qė kishte zhvillue nė vendin tone me anė tė agjentevė tė vet, kėrkonte shkak e preteks per me e pushtue Shqiprinė.
    Rranzė kufirit shqiptar-serb nga ana e qytetit te Dibrės sė Madhe ndodhet katundi Spas. Hysen Duka , nji nga banorėt e kėtij katundi, ishte njeri nga prisat e gjandarmarisė esadiste, apo ma mire me thanė serb n’ato anė. Nė mes tė kėtij dhe tė Halil Lleshit kishte shkue mace e zeze nga shkaku i perpjekjeve e i lakmisė qė kishin pėr me terheqė sejcili ma fort kah vetja simpathin e armikut tė atdheut dhe kėshtu kishte plasė nji grindje midis tyre. Hysen Duka, nė atė kohe sekretar kishte Rustem Ymerin, ma pastaj kryetar bashkie nėpėr prefekturat e Shqipnisė, Rustem Ymeri i shpėrdhihet pėr opurtunitet politik q’ai e kishte gjetė t’arsyeshem me u shkėput nga rrethi i parė dhe hidhet n’anėn tjetėr tue u bashkue me kundershtarėt e Serbėve.
    Kjo shperngulje e bame prej ish besnikėve e shqetėsoi dhe e vuri nė kujdes qeverin Serbe pėr ato pjesė te kufirit, sepse nė kėtė mėnyre rujtja e kufirit po binte nė dorė t’atyne qė nuk i shėrbejshin qėllimeve tė Beligradit, punė e cila mund tė shkaktonte pengime me kembimin e postės dhe pamundėshmėrinė e vazhdimit te mardhėnijeve me qeverinė e Esatit, e cila, sikundėr dihet ishte si nji dega e Beligradit nė Shqipni. Ajo qė i trembte serbėt dhe veglat e tyne mbrenda kufirit shqipetar, nė tė vėrtete ngjau dhe tė gjitha marrėdheniet u kėputėn.
    Aty kah mesi i marsit 1915, u ndodha nė ēiflikun t’im Maqellare. Kur isha kėtu mora nji letėr prej Myftiut tė Pėrgjithshėm z.Vehbiut, q’aso kohe provizorisht gjindesh nė Peshkopi. Sikundėr kishte marrė vesh thoshte nė letėr se nė fushė tė Dibrės sė Madhe qenka tue u ba disa demostracione kundėr Serbis, ashte e drejtė, thoshte ai qė njė punė e tillė mund tė ape shkak qė Serbia tė kaloje kufirin dhe mė thoshte qė t’i keshilloj katundarėt pėr me ndejt urėt e mos me e ngacmue Serbinė nė mėnyre qė mos me dhanė shkak nji invasion nga ana e saj.
    Ju pėrgjigja dhe i thash se mbledhjet qė bahen s’kan asnji qėllim pėr kundėr Serbisė, ato kishin qėllim vetėm me gjetė mėnyrėn e stabilizimit tė qetėsisė sė vendit nga qė mungonte qeveria nė realitet. Bashkė me komunikatėn mashtruese t’Esatit qė u ka tregue Hiresis s’uej Hysen Bej Golja pėr me sigurue se qeveria serbė nuk e kapėrcen kufirin, do t’i bėnte ma mirė sikundėr t’ua tregonte edhe kopja e letrės qė disa ditė ma parė i ēoi komandantit serb nė qytetin e Dibrės sė Madhe, me tė cilin u lutesh autoriteteve serbe qė nė qoftė se donin me ndihmue Esatin ose dishirojshin me e pushtue Shqipninė mbledhjen e gjindarmve qė janė tue regjistrue n’anėn e Shqipnisė me anė tė Halit Lleshit e tė shokve tė tij, t’ia ngarkojshin njerėzve qė do tu tregonte ky, mbasi ky ishte besniku i Esatit [Njerėzit qė u propozonte Hysen Bej Golja serbėve ishin Hamit Tonuzit e Rakip Tonuzi nga Allabegija fis me to]. Gjithashtu Hysen Beu, u lutesh Serbėve qė ti ēojshin edhe pesėqind napolona pėr t’i pague rrogen e gjandarve. ”Kjo letėr u zu prej Hysen Dukes kur futesh dėrguesi n’atė anė tė kufinit dhe u kofiskue’
    Ma nė fund i thashė se po ta kishte lexue kėtė letėr dhe po ta matte ambicjen e mbretnimit q’ushqente Esadi, me nji herė do ta kuptonte se invazioni i drashtun i Serbisė, n’asht se do tė bahet, do tė ngjasė vetėm nga provokacioni i Esadistėve qė nergut e kanė turbullue dhe vazhdojnė ta turbullojnė vendin. Po ti kishje marrė vesh kėto qė thashė, nuk do tė me epesh nji sigurim t’atillė pėr qėllimet e serbėve dhe nuk do tė bahesha vegla e propagandės sė nji tradhėtari tė jashtėm si Hysen Bej Golja.
    Nuk iu ndie zani ma Myftiut tė pėrgjithshėm
    Pa kalue dhetė dit ushtria Serbe kaloj kufirin dhe u rras nė Gollobordė tue i bombardue tė katėr anėt. Gollobordasit qė u gabuen nga propaganda e Arif Hiqmetit dhe e Qamil Fejzes, deri atėhere e kishin pritė ushtrin e Osmanllijve si kryengritėsit e Shqipnisė sė Mesme, tash tė shtangun e tė trembun shifshin se po pėrhapesh nė vendin e tyne ushtria Serbe, e cila vriste e priste, therte e mbytte , digjte e shkatėrronte pamėshirshėm.
    Krizmat e topave Serbe tė zbazun mbi katundet e Gollobordės dhe klithmat e banorve tė pafajshėm qė u mashtruen, shkreptima e bubullima u ndėgjuen nė tė e katėr anėt e prefekturės sė Dibrės. Populli iu drejtue zv. Prefektit Hysen Bej Golja dhe e pyeti pėr kėto ngjarje tė kobshėshme.
    Invazioni Serb nė Gollobordė-iu pėrgjegj prefekti fillo serb asht shkakte nga ngacmimet qė kanė bamė Gollobordasit shtetit Serb. Nė kėtė anė pa u ngacmue e pa u dhanė ndonji provokacion nuk mund tė bahet ndonji invadim. Prandaj qetėsohuni.
    Parsia e Dibrės sė vogėl pėr herėn e dyte iu drejtue Hysen Beut dhe kėrkoi tė dije se a e priste edhe atė anė fati i gollobordės.
    Hysen Beu i siguroj se nuk do tė ngjante nji gja e tillė deri sa tė rrishin urtė e tė mos e sulmojshin kufinin. Nė mes tė krenve qė i ishin drejtue zgjodh Hysein Beu, Sheh Seitin nga Brezhdani, Sheh Sefedinit nga Peshkopija, Tahir Alkut e Bajram Kadiut nga Dohashishti dhe i ēoj ne krahinėn e Maqellares pėr me e kėshillue popullin qė tė rrinte urtė e tė mos i nepte shkak ndonji invadimi. Tė nesėrmen, kur kėta nė Maqellare po e keshillonin dhe po e siguronin popullin, u arrestuen prej ushtrisė serbe qė befas e kishin kalue kufirin dhe ishin fut nė katundet e Shqipnisė.
    Batalionet e ushtrisė serbe tė nesėrmen e asaj dite qi nepte sigurime mos invadimi Hysen Bej Golja due me thanė ditėn e parė tė Qershorit 1915, po marrshojshin drejt Peshkopise t’udhėhequn prej Rahman Likes prej Luznije, e Dine Hoxhes nga Muhri, zv. Prefekti Hysein Bej Golja dhe komandanti i gjindarmarisė Mustafa Bej Serdari, tepėr tė kėnaqun e tė gezuem kishin dalė nė Qenok me pritė ushtrinė mike, Myfti Hafuz Raifi, Sheh Hasni nga Tomini, keshilltari besnik i Hysein Bej Goles, Fetah Bajrami nga Peshkopija kishin dalė nė Llasen pėr me e pėrshendete ushtrinė Serbe dhe me i paraqitė sigurimet e besnikėrisė sė patundėshme. Nė mes tė kėsaj turme tė shitun dalloheshin fytyra e habitun dhe e trishtueshme e Myftiut tė Pėrgjithshėm z.Vehbiut. Ata qė e drojshin kėtė kob dhe ishin puntorė tė palodhur nė fushėn kombėtare u arratisėn dhe u refugjuen nė Mat. Edhe unė pata shkue nė Mat. Por mjerisht edhe Mati ishte ndrydhė nėn forcėn kėrcėnuese tė armikut tė fes t’atdheut dhe ankonte nga plagėt e randa tė hapuna prej kuēedrės qė po perpinte iden e kombėsisė e tė vet sundimit. Ai armik ishte Serbi dhe kuēedėr Esati. Prandaj t’arratisunit u kthyen prap dhe iu perkulen Serbisė. Vetėm Elez Jusufi u mshef dhe tue mos u dorėzue edhe kėtė herė tregoi nji burrėri te veēantė.
    Mbasi pushtoi krejt Dibrėn ushtria Serbe, Hysein Begu doli drejt pėr drejt, u njoft nga autoritetet e nalta Serbe si Prefekt i Dibrės. Me kėtė mėnyre u shpėrblye shėrbimi i tij. Edhe besnikėt e tjerė si Sheh Hasani prej Tomini, Sheh Farullai nga Brezhdani, Rahman Lika nga Luznija, Zyber Hoxha nga Muhrri, Osman Huraeni nga Sohodolli, Kurt Spata nga Qidhna, Sul Shehi nga Peshkopia, Sul Marku nga Reēi, Hamit Tonuzi nga Allajbegija, Halit Lleshi nga Resani, Osman Poljaku nga Kllobēishti, Pullum Lleshi nga Zogaj dhe Shermedin Koleci u shpėrblyen tue u emnue krahinarė. Edhe Dik Xhelili i nipi i Elez Jusufit u emnue krahinor por ky e pranoi kėtė nėnpunėsi vetėm pėr tė mundė me i shpetue rrezikut serb.
    Mizoritė e padrejtesitė e qeverisė Serbe tė bame kėsaj rradhe nė Qarkun e Dibrės, gjithashtu taksat e randa, me tė cilat u ngarkuan banorėt qenė aq tė mėdha sa nuk mund tė pėrshkruen nė nji libėr tė vogėl si ky i joni.
    Mbas ofensivės sė fundme qė i banė Dibrės ushtrit Austro- Hungareze e Bullgare, e dėrmuen fare dhe e shtrenguen ushtrine Serbe qė tė arratisesh pėr me dalė jashtė Atdheut. Tepricat e ushtrisė serbe shtek kalimi pėr shpėtim gjetėn nė Shqiperi q’aso kohe sundohej prej Esatit. Njė pjesė e kėsaj ushtrije dilte nė Durrės tue kalue nga Prizereni pėrmes Lumės e Dibrės. Tre rregjimente nga divizioni i Nishit qė kishin mbetė tė fundit, kur po kalojshin nėpėr Dibėr ndeshen me nji fuqi civile qė Elez Jusufit mbodhi nga krahina e vet e pak nga Luma. Nė nji luftim tė rrepte qė u ba vetem njimijė ushtarė mundėn me e shpėtue jeten tue ra rob nė dorė tė Shqiptarve. Tė tjerėt u vranė tė gjithė, shumė kafshė, topa, mitroloza, armė e municion ranė nė duert tė Shqiptareve, tė cilėt gjetėn rasėn e volitshėme pėr me shfry n’atė armik qė i kishte shkaktue Atdheut e sidomos Dibrės aq mjerime. Kjo luftė qė ndodhi me 2 Dhjetor 1915 i shtoj nji kunor mburrje, burnisė s’Elez Jusufit dhe nji faqe tė shkelqyshme historisė s’onė kombėtare.


    Mbasi ikėn Serbėt
    Nė ditėt e fundit tė sundimit serb, Dibra kaloi nji jetė fare tė turbull e plot shqetėsim, sepse nė nji anė luftonte me ushtrinė serbe pėr tė marrė shpagim e aq mije viktimave qė ishin masakrue qysh nga lufta ballkanike dhe n’anėn tjetėr, priste ardhjen e ushtrive Bullgare nė qytet. Me 2 Dhjetue 1915 qenė dėrmue ushtrit serbe prej Elez Jusufit dhe me 6 Dhjetuer patėn hy nė qytet ushtritė bullgare, tė pritun prej banorėve tė shumė vuejtur si pėrkrahsit e nji Shqipėrie tė madhe e tė vetėsundueme ashtu si i ishte premtue, ma para prej organeve tė Imperatorisė austro –hungareze.
    Nė kėtė kohe, kur Dibranėt luftojshin me mllef kundėr ushtrive serbe dhe shteti serb rrukullisesh me vrull nė tėposhtmen e nji humnere vdekje, Sheh Hamdi Shijaku nga krahina e Shqipėrisė sė Mesme kishte sulmue Matin pėr me e shtrua nėn zgjedhjen e Esatit. Prap nė kėtė kohė kur Sheh Hamdiu pėrpiqesh me e shtue rrethin e sundimit t’Esatit nė Mat Ahmet Bej Zogu po largohesh nga vendlindja e tij, tue deklarue se do t’i sulmonte serbėt dhe po rrotullohej nėpėr malet e Lures me nja pesė a gjashtėqind Matjane. Kur u pastrue Dibra nga ushtrija serbe ,Ahmet arrini nė katundet e Dibrės se vogėl dhe e vendosi fuqin e vet me u preh ndėr shtėpi sikundėr kishte kthye prej frontit tė luftues.
    Ahmet bej Zogu, qė kishte vendos me mos u kthye nė Mat, pa u lirue vendi prej njerezėve tė Sheh Hamdiut, e mblodh gjithė parinė e Dibrės nė Peshkopi, dhe mbas shumė bisedimesh formoi nji komision kombėtar – pėr administrimin e vendit nėn kryesinė e Emin Beut. Vellau i Jusuf Beut, Emin Beu s’ishte i zoti pėr kėtė punė, por paria e vendit e zgjodh si kryetar, mbasi nuk u pėrshtatesh me sedrėn e vet, zgjedhja e nji Beut jo dibran si i pari i vendit tė tyne. Formimi i komisionit nuk vlejti pėr asgja, mbasi s’mundi me ba kurgja qė ta tregonte ekzistencė kombėtare tė vendit.
    Nė krye tė javės, bashkė me Ahmet Beun shkuem nė qytet tė Dibrės sė Madhe dhe u takuam me komandantin e ushtrisė Bullgare. Nė biseda e sipėr i thamė komandantit se po tė na jepte dhjetmijė manzera dhe dymij manzera turke dhe municion ishim gati tė sulmojmė me nji fuqi Dibranėsh e Matjanėsh ushtrinė serbe q’ishte grumbullue n’Elbasan e nė Tiranė. Komandanti kėrkoj tė presim deri sa tė marrė pėrgjigje nga Sofia ku pyeti.
    Mbas nja dhjetė ditėsh Ahmet Beu mbledh nji fuqi nga malsia e Dibrės sė Madhe dhe nga Mati dhe u nis pėr me i ndjek serbėt, por ēuditėrisht e ndaluen Bullgarėt dhe u kthyen nga rruga.
    Me 29 Dhjetor 1915 nga Ahmet Beu mora nji letėr nga Dibra, nė tė cilin me shkruente pėr me ndrue komisionin e Peshkopise me qė i pari s’ishte i zoti me diftue nji ekzistencė kombėtare dhe me qė armata bullgare do tė marshonte drejtė Dibrės sė vogel pėr me pushtue Qarkun e Peshkopise ku ishte vu Flamuri i Shqiperisė.
    Me 1. Kallnor 1916 batalioni i parė i rregjimentit tė dymbėdhjet tė Bullgarisė hyni nė Peshkopi. Me 10 Kallnor 1916 komandanti i kėtij batalioni major Kolerefi u njoftua telefonisht se tė nesėrmen do tė vinte nė Peshkopi Hasan Basriu dhe u porosit qė ta presin mire. Te nesėrmen, me tė vėrtetė, erth Hasan Basriu.
    Ato ditė mora prej Ahmet Beut nji letėr pėr me ja dorzue Elez Jusufit. Letra qė pėrmbante datėn 23 Kallnuer thoshte kėshtu: “Po pergatisim me e sulmue nė kėto dit ushtrin Serbe qė asht mbledh nė Shqipnin e Mesme dhe qeverinė ilegale t’Esatit nė Durrės. Pėr nji veprim tė tillė janė marrė vesh me Imperatorinė Austo- Hungarez dhe ajo e pėlqen kėtė projekt tė cilin na e dha ajo vete. Ky projekt do tė jetė pėr tė provue se Shqipnija nuk mbetet indiferent para armiqve tė vet. Mbasi ta bisedoni ēėshtjen me Ismail Strazimirin, iu lutem mu pėrgjegjni me dėrguesit e kėsaj letre se a do tė merrni pjese edhe ju ne kėtė veprim apo jo”
    Me datėn 30 Kallnuer ju pėrgjigja:
    “Simbas lejes qė me kishin dhanė e kėndova letrėn q’ i drejtohesh Z. Elez Jusufit. Veprimi qė doni me bamė ka rėndėsi. Qė tė mos pengohemi si herėn e parė, lypset me e mendue mirė. Elez Jusufi e pres qė tė vij nesėr kėtu. Por veprimi qė thoni se do tė bahet me pelqimin e Austro- Hungarise a nuk duhet tė njoftohet edhe aleatja e saj Bullgaria?
    Qeveria Bullgare deri tash nuk na ka thanė gja mbi nji punė tė tillė. Jam i mendimit qė na duhet tė mbėshtetemi nė mėnyrė tė barabartė nė pėrkrahjen e tė dy shteteve mikesha dhe asndonjeni tė mos preferohet ma shumė se tjetri, pėr shkak se po tė ngjaje ndonji mosmarveshtje nė mes tė tyne, dami do tė rėndoje mbi ne shqiptarėt e ngrate. Natyrisht edhe z.e juej gjykoni kėsisoj. Nisja e Z.suaj vallė a pajtohet me mendimin e Hasan Basriut qė kėto ditė erth kėtu, mbas vizitave qė bani nė Zvicer, e nė Vjene, nė Rumani e nė Sofi, ku u prit mire. Qė tė mos i nepet shkak ndonji gabimi, jemi tė mendimit qė tė vini nė nji mendim me Basri Beun dhe mbasandaj nė Dibėr ka me u krye ēdo punė ē’asht nė pėrshtatje me interesat e vėrteta e tė nalta t’Atdheut”.
    Hasan Basriu qė tė merresh vesh me Ahmet Beun e kishte ēue nė Mat Izet Bej Maqellaren. Ahmet Beu pa e marrė letrėn teme qė pėrshkrova ma nalte, me ēonte nji letėr tjetėr, e cilla pėrmbante kėto:
    Nė qoftė se do te na lejojė koha nė kėto dhjetė dit do tė nisim nji veprim tė pėrgjithshėm, i cili asht i pelqyeshėm dhe i frymezuem prej Austro –Hungarisė e Bullgarisė, pėr kėto ēėshtje ka me u fole edhe Izet Beu dhe kam me u shkrue prap. Qėllimi qė me shtyni me ua shkrujtė kėtė letėr asht ky:
    Flamurin qė mundem me e ruejtė prej armiqve e prej tradhėtarėve, s’duhet ta ndrojme e ta zhdukim. Flamuri i Shqipnisė s’asht nji simbol i trilluem apo i shpikun, por nji shenjė e shenjtė kombėtare e pranueme mbas rrjedhjeve historike tė vendit tonė. Veē kėsaj asht si simbol q’e kanė pranue edhe shtetet e huaj, qofshin kėta miq ose armiq. Fuqija gjykuese e juej asht garanti pėr mue se nuk do tė bani ndonji lajthim aq tė madh sa me e zavendesue atė me nji tjetėr. Mos harroni se nė nji rast tė tillė do tė gjindemi para kritikės tė rreptė tė historisė sė pamėshirshme qė s’din me u gabue e lakue keq.
    Nė qoftė se Flamuri i Shqipnisė do tė rrėzohet nė Peshkopi me pelqimin e tė gjithėve, ju lutem ma ktheni prap se jam i sigurt se edhe ati kam me i gjetė nji vend qė tė valvisi. Pres letrėn tuaj tė pėrbashkėt me Z.Elez Jusufin.”
    Kjo letėr kishte datėn 24 Kallnuer 1916.
    Unė e Elez Jusufi qemė besatue me Ahmet Beun pėr tė punue pėr ēėshtje kombėtare, por Ahmet Beu ishte zemrue kundėr nesh se Ramiz Daci i kishte pas thanė se nė Peshkopi e ulėm flamurin e Shqipnisė. Atė flamur qė kishte ēue ai nga Mati dhe e kisha vu unė me dorėn teme nė zyrė tė Prefekturės. Ramizi i kishte thanė se nė vend tė flamurit tė Shqipnisė paskemi vu nji flamur tė rekomanduem prej Hasan Basriut dhe ay qenka me kande tė kuqe, me truel tė zi dhe me nji yllė tė bardhė nė mes. Kjo s’ishte e vėrtet. Ishte nji shpifje e trillueme prej Ramiz Dacit. Pėr kėtė shkak Ahmet Beu me shkruente aq egėr nė letrėn e tij dhe i idhnuem pėr sė tepėrmi edhe pse i shkruejta nė letrėn qė diftova ma naltė, tė mos pengohemi si herėn e parė, e preu korespondencėn ma me mue.
    Hasan Basriu, thoshte se Gjermanija, Austro –Hungarija, Bullgarija dhe Rumanija ishin tė mendimit, qė tė formohesh, sa mė parė, nė Shqipni nji qeveri, pėr tė dhanė zytarisht prova tė nji ekzistence kombėtare qė tė mundet me u njoftė rishtazi indipendenca e Londrės. Pėr t’ja mbrri kėti qėllimi, shtonte se ai asht ngarkue me ba organizimin. Midhat Frashėri e Pandeli Culi nė Jugė, Bajram Curri nė Veri dhe ay vet nė Dibėr pėr rėndėsinė e veēante qe paraqit vendi. N’ato dit shkruente Hasan Basriu letra frengjisht dhe kėto i ēonte nė Manastir, nė Shkup, nė Prizeren e nė Shkodėr. Kėto letra thoshte ay i drejton shteteve tė interesume, tė cilat i njoftonte se ka nis ga puna e organizimit.
    Kur erdh Elez Jusufi, me u takue me tė i dha nji flamur me rreth tė kuq, nė mes i zi e me nji yllė tė bardhė nė mes dhe Elezi u pėrcuell tue u pėrshėndetė me nderime prej ushtrisė bullgare ’ishte nė Peshkopi.
    Mbas pesė a gjashtė ditėsh qė Hasan Basriu kishte ardhė nė Peshkopi, mora nji letėr tė dėrgueme me anė tė Mud Shehit nga Peshkopija mik i Elezit e i Basriut. Letra ishte kjo:
    Simbas dekretit tė kryesisė sė pėrkohshme tė fuqisė ekzekutive tė shtetit Shqiptar, njoftun nga Kryeministrija e Qeveris Kombėtare, Z.juej emnohet prefekt i Dibrės dhe qysh nga data 26 Kallnuer 1916 jeni tė lidhun drejtpėr drejt me kryesin ekzekutive q’u pėrmend, ma naltė. Ky urdhėr do tė kėndohet me ceremoni tė posaēme, para komisionit administrative. Lutemi gjithashtu tė na dėrgoni sa mė parė propozimi pėr emnimin e nenprefektve e tė krahinarve nė rrethet e Prefekturės”.

    Zv. i Ministrit tė P. tė Mbendėshme
    Elez Jusufi
    Pata vendosė qė t’a mbajė mėsheft ēėshtjen, deri sa tė marr vesh tė vėrtetėn. Por major Kalerofi vjen e mė uron dhe mė kėshillon qė ta pranoj pa u matė detyrėn e re. Me gjithė kėtė unė e mbajta veten dhe nuk e shpalla.
    Major Kalerofi e kishte thirrė nė qendėr gjith parėsinė e Dibrės pėr me i dhanė disa urdhna. Nė mes kėtyne u tha dhe kėto fjale: Z.Ismail Strazimiri asht emnue Prefekt i Dibrės shteti Bullgar e pranon kėtė emnim prandaj ju detyroheni me ju bindė plotėsisht urdhnat tė tij.”
    Kėtė njoftim major Kalerof e mbaroi tue brohorit: Rroftė Shqipnia. Kjo brohori qė shenjente, shprehimisht qe Shqipnia njifesh si e papjestueshme dhe indiferent, ma hoq dyshimin qė pata nė Hasan Basriun pėr disa inisiativa tė rėnda tė tij. Me qenė se qellimi ishte me i shėrbye shpetimit t’Atdheut dhe me qenė se duhesh pranue ēdo propozim i bamė pėr kėtė ideal dhe sikur ai tė vinte prej nji shteti tė huej, me ndėrgjegje tė pastėr e tė qetė, vendosa me e pranue detyrėn e prefektit dhe fillova nga puna.
    Hasan Basriu, kishte shkue nė qytet tė Dibrės sė Madhe ku ishte ba nji mbledhje, nė tė cilin kishte marrė pjese ai vet, Ahmet Bej Zogu, nji gjerman i quejtun Princ dhe delegatėt e Austro-Hungarisė e tė Bullgarise. Tė nesėrmen, Ahmet Bej Mati shkon nė Mat dhe Hasan Basriu u kthye nė Peshkopi. Nuk mund tė dij pikė pėr pikė ato q’u biseduen nė qytet tė Dibrės sė Madhe. Vetėm di se nė tė gjitha ēashtjet e bisedueme kishin mbetė dakord. Por ma vonė nė mes tė Ahmet Bej Zogut e tė Hasan Basriut leu nji konflikt. Kur e pyeta me tha Hasan Beu, se Ahmet Beu me qėllim qė t’i emnonte prefekta enturazhin e vet si Ivanain nga Shkodra, Irfan Bej Ohrin e Ramiz Dacin, kishte dashtė tė emnohet vetė Ministėr i Mbrendshėm, kurse ati i qenka propozue dikasteri i Ministrisė sė drejtėsisė.
    N’anėn tjetėr Ahmet Beu thoshte se mos pajtimi nė mes tij e tė Hasan Basriut paska rrjedhe nga shkaku qė ky nuk paska deshirue t’i lihet Hasan Basriut dikasteri i Ministris sė P. tė Jashtme dhe nga arsyeja qė ai –Ahmet Beu- nuk e kishte pranue dikaserin e Ministrise .P. Mbrendėshme.
    - Une jam i ri dhe kam nevoje t’i mbaroj mesimet. Pėrpjekja dhe kujdesi jem asht vetėm shpėtimin i Atdheut e jo pėr sigurimin e interesave tė mija personale, thoshte Ahmet Zogu. Nė disa letra q’u ēonte disave, u thoshte qė tė mos i varnin veshėt llomotitjeve qė ban ndokush dhe me kėtė mėnyrė e qellonte Hasan Basriun.
    Mbasi ktheu Ahmet Beu nga qyteti i Dibrės sė Madhe nė Mat, ia ēoj komisionit tė Peshkopise notėn e pershkrueme kėtu me poshtė me nenshkrimin e tij si kryetar i Dibrės dhe i Matit. Nota pėrmbante datėn 7 Fruer 1916.
    1. “Me ndermjetsinė e ndihmen e fqinjve tanė miq, Austro –Hungarisė e Bullgarisė, nė kėto dhjet dit, pėr hir tė shpėtimit tė Athdheut do tė bahet nji operacion i pėrgjithėm mbi Shqiprin e Mesme.”
    2. ”Nė kėtė operacion do tė marrė pjesė Mirdita, Kthella, Luma, Mati, Dy Dibrat, Kosova, me nji fjale gjithė Shqiptarėt.”
    3. ”Edhe ushtrit Austro- Hungareze do tė marrshojn n’atė drejtim d.m.th. mbi Shqiprin e Mesme.’
    4. Asht e detyrueshme tė marrin pjesė nė kėtė ekpeditė gjithė ato shqiptare qė mund tė mbajnė arme e sidomos dibranėt, pėr tė cilėt ka tepėr nevoje. Shpetimi dhe interesi i Atdheut impozon nji veprim tė tillė. Pozita nderkombėtare e dibraneve e ban mė tė nevojshme marrjen pjesė tė tyre nė kėtė veprim.”
    5. ‘Me qenė se kjo ekspedite do tė bahet nėn flamurin kombėtar, kurrsesi, tė mos i nepet shkak, ose tė zavendėsohet ai. Aspak s’asht e lejueshme qė tė ndrrohet ai flamur qė kanė njoftue e pranue zyrtarisht shtetet e huaja miq e armiq. Veē kėsaj edhe populli asht i interesuem drejt pėr drejt pėr kėtė ēėshtje”.
    6. Mbasi kemi shumė shembuj qė na tregojnė perfundimet e damshme e tė kobeshme tė veprimeve qė janė bamė pa i mendue mire, medeomos, lypset t’i shmangemi nji gabimi tė tillė dhe tė kini kujdes ma tė madh.”
    7. ”Mos i vini veshin propagandave qė bahen kundėr kėti qėllimi dhe bahuni gati pėr t’u nisė.”
    8. “Ata qė nuk do tė marrin pjese nė kėtė ekspedite do tė pendohen dhe ato qė propagandojnė kundėr kėti qellimi do tė ndėshkohen, sepse asht fare e natyrshme qė tė shkoqiten ēashtjet e kėsaj dore po sa tė formohet qeveria kombėtare. Prandaj, duhet me u ruejte nga nji gabim i tillė.
    9. Ky urdhėr t’u njoftohet tė gjithėve.
    10. Mbrenda javes pritni letrėn teme, me tė cilen do t’u njoftohet mėnyra e veprimit.’
    Mbas kėsaj note Ahmet Beu i ēonte nji leter tjetėr komisionit tė pėrmendun ma naltė dhe krenėve tė vegjėl e tė mėdhej tė Dibrės.
    Nė kėto letra qė permbajshin datėn 8 Frruer 1916 Ahmet Beu i porositte me i ndjekė ato tė gjithė ata qė ishin tė zotėt me mbajtė armė dhe kėrcėnohesh se do ti konsideronte si mohuesa tė tij ata qė nuk do ti bindeshin kėtij urdheni, tė cillėve do tu digjte shtepijat pėr me i ndeshkue.
    Nė kėtė farė stili Ahmet Beu e cėnoi sedrėn e dibraneve dhe i largoj ato qė e simpatizojshin. Kėto letra u banė shkak qė tė ngjallesh nji mejtim i keq nė popull, i cili thoshte: Kush e ka zgjedhė Ahmet Beun kryetarin e Dibres? Kush e druen atė qė thotė se do tė djegė shtepijat e do tė na qyej sikurse kemi mohue po tė mos i shkojmė mbrapa? Kush ja ka dhanė kėtė tė drejtė? ēfarė sherbimi i ka bamė Atdheut e Kombit qė ja kanė dhanė kėtė kompetencė? Vallė a asht i pari nė Mat, atje ku ka le, apo tri tė katėrtat janė kundėrshtarė e tij? A me tė vėrtetė deshiron tė shėrbej pėr hir tė Perėndisė, apo me kėtė mėnyrė don me mbulue gabimet e vjetra e tė fitoje famėn? Kush u besonte fjalėve qė thoshte se nuk i lakmon pozitat e nalta e famėn, por mendon e vepron vetėm pėr shpėtimin e Atdheut? Ky, pa qenė, pretendone tė jetė kryetar i Dibrės….
    Goja me goje endeshin nė popull kėto fjalė me nji farė pakėnaqėsie tė theksueme.
    Mbas kėtyne zanave Hasan Basriu i shkroi nji letėr Ahmet Beut, pėrmbajtja e tė cilės qe kjo.

  4. #4
    Qendra e Drinit 23 Frruer 1916
    Urgjent
    A nuk e patėm ēmue nevojėn me i dhanė rėndėsi Bashkimit tė mendimit e tė veprimit tė bashkatdhetarėve tanė katolikė me t’onin? A nuk qetė ju ai qė trumbetuet nevojen me ardh unė deri nė Mat pėr me u takue me parinė e Matit? Kthimi i jem nga Luma mbas organizimit qė bana atje u ngut vetėm prej qėllimit tė kėtij udhetimi. Pėr fat tė keq, kėtu s’gjeta tjetėr veēse pėrshtypjen qė kishin lanė letrat tuaja tė ēueme parisė sė Dibrės. Sidoqoftė, qenkeni ngut me u ndame prej Matit. Tashti ju lutem, me lejoni t’ju pyes pėrse vepruet kėshtu veēmas? Ky veprim pa tjetėr nuk do tė jete pėr hesap tė viseve t’errta, apo jo, atėhere pse nuk pritet tė vinte Ministri i Luftės e Komandanti i Pėrgjithshėm Bajram Curri qė po pergatit projektin e Bashkimit Kombėtar nė Shqipni? Nji vend sidomos shtet i vogel, ma fort se nji urdi mundte t’i shpetojė forcat e nalta, ē’u ba ushtrija serbe. Ajo fuqi, po pa humbe kohe ua komunikoj shteteve tė interesueme ekzistencėn zyrtare tė Shqipnisė tue u ēua nji note, sot asht tue administrue e zhvillue politiken e Shqipnis para miqve e armiqve tė saj me nji mėnyrė tė persosme e t’admirueshme.{Sa pėr fuqin e zotnisė qė pėmendėm do t’ju shtoj: Ē’pėrgjigje tu ap atyne qė thonė se ju nuk i dhatė ndihme jo me pesėmij e me pesėqind matjane, por as me pes veta Bajram Currit e Elez Jusufit qė e dėrmuen ushtrinė serbe kur po riterohesh.} Pėrse i gėnjuet Basrin qė pat tregue nji dashuni vllaznore dhe sot me ndihmėn e Atdhetarėve tė njoftun Bajram Curri, Midehat Frasherin, Pandeli Cali, Elez Jusufi po e mban dikasterin e Ministrisė sė jashtme tė shtetit shqiptar? Pėrse i besuet atij vagabondi internacional Ivanait qė me atė mėnyrė djallėzore tė tij u fut nė trut e juej ende tė njome? Pėrse i varet veshin Irfan Ohrit, ati grabitsi tė thesarit shtetnuer qė perfiton nga urtėsia e Aqif Pashes. Ma nė damėsi i dhatė besim Ramiz Dacit, qė sikundėr e dini vet ju gėnjen pėr ēeshtje e Flamurit tue trillue shpifje? Nė ēfarė gjaje do tė mbeshteteni pėr me interpretue mos njohjen e kabinetit prej anės s’uej nė nji kohė qė Atdheu ashte tue u rrezikue me coptim? Njerėzit e tė vertetės dhe tė sė drejtės qė gjinden drejt pėr sė drejti pėrgjegjės para ndergjegjes sė pėrgjithshme a i mvarin veshin zhurmės sė njerėzve pa gjykim? A u nepet leje me bertit dhe a lihet dorė e lire kėta njerėz qė s’kanė qėllim tjetėr veēse me perfitue nga ujėt e turbull? Nė nji kohe tė kthjellėt qė kėputet nga thellėsia e shpirtit tim, me kėto fjalė due t’u njoftoj se mua e shokėt e mij, perveē vdekjes asnji forcė tjetėr s’mundet dhe nuk do tė mundet kurrė me na bamė tė shmangemi nga vendimi qė kena marrė pėr t’i shėrbyer Atdheut e me e shpėtue atė nga rreziku i coptimit. Kaq. Ata qė krijuen Esadin kundėr qeveris sė Ismail Qemalit nji herė e varruen Shqipnin. Ata qė duen me ja bamė {me kuptimin e plotė tė fjalės} nji Esat tė vogėl pėr me e kundėrshtue kabinetin tone, lupset tė mėsojnė se na, me gjithė qė s’jemi nė naltėsin e Ismail Qemalit, por edhe s’jemi tė durueshem sa ai. E dimė detyrėn tonė pėrsa i pėrket shpėtimit tė Atdheut kur qėllon rasa, flasin vetė ngjarjet nuk denjoj t’ju kercėnohem kam pėr qėllim vetėm t’ju terhek vrejtjen sinqerisht. Shtoj edhe se kėtė fjalė kanė me mbet nė mes tone. Kur unė mendohesha me jua besue dikasterin e Ministrisė sė Mbrėndshme ose tė Drejtėsise u sulmova dhe u kundėrshtova ashpėr tue m’i pėrfytyrue skenat e Krrues, tė zhvillueme prej jush nė kohėn e Princ Wiedit. Unė ju mbrojta energjikisht dhe i bana tė heshtin. Tash a kėshtu do ta marr unė shpėrblimin tem moral? Prandej kam tė drejtė tua them haptazi se asht e rrezikshme tė gjykoni me dobėsi qendrimin tonė kaq tė lejueshėm pėr kundrejt Jush. Tue kalue nga Gostivar ndėgjova, andej e kėndej, tė thonė se i kishit thanė ju karrocjerit qė ju kishte sjellė nga Nishi nė Gostivar, Gjermanija e Bullgarija i janė versulė Serbit tani na lypset ta mbrojmė vendin tonė kundėr tyne. Rreptėsisht i kundėrshtova kėto fjalė qė ju atriboheshin dhe desha me e ndalue qeverin e Gostrivarit pėr me mos ba hetime rreth kėsaj ēėshtje. Gjithė kėta qė ndigjova e qė pashė kėto dite duket se janė shperblim pėr atė sinqeritet qė tregova atėherė. T’a pres shkurt:S ’ashtė koha e thash e themeve, mos u varni veshin atyre qė llomotisin posht e lart, se juve s’ju vjen asnji dobi prej atyne por prej nesh qė jemi njerezit e sė vėrtetes. Para flagėve tė rrezikshme qė i janė hapė Atdheut ēdo gjė duhet tė heshti dhe klithma e ēdo femijė duhet tė pushohet.
    Jemi nė nji kohė qė pėr hir tė interesit tė Atdheut lypset tė baheni therorėt e sakrificės e herojt e interesit. Kėshillat e lutjet e mija tė pėrzemerta kanė pėr qėllim tė nderojnė qėllimin e nderimin e naltė tė z.s’uej dhe pėr tė shėrbyer bashkarisht. Atyne qė nxjerrin pengime pėr shkak tė llogarive tė tyre personale as u behemi udheheqes as edhe prisa. Sikur kam marrė vesh nji kohė tė shkurter u manhiten. Me cilesinė e nji vellau te madh dua t’u ndriēoj.
    Lus prej zotit qė t’i mbrojė e t’i shpėrbej me tė dy jetėt shokėt e mij qė pėr ti shėrbyer Atdheut e kane bamė therror dhe e kane true vetveten e tyne tue u pėrpjekė vetėm e vetėm pėr me i arri atė ideal tė shenjtė.

    Poshtė –Shenim:
    Le tė mbetet nė mes tonė, por ju rrėfej nėpėr letrat tueja tė dergueme kėtu me nėnshkrimin kryetar i Dibres dhe i Matit, gja e cila asht bamė nergut prej atyne qė duan ta pėrlyjnė emrin tuej, mora nji grumbull protesta si me shkrim ashtu edhe me gojė nga gjithė rrethet e Dibrės. Nuk u kufizue me puna me kaq, por edhe gjysma e Matit m’u drejtue po me atė mėnyra. Nė s’ka gjė, t’a lamė menjanė kėtė. Prefektura e Dibrės asht organizue nė mėnyrė zyrtare. Si prefekt asht emnue nji zotni qė njifet prej tė gjithė malet tue perfshire mbrenda dhe gjithė Lumėn.
    Emnimi i tij sipas propozimit tė bamė prej Zv.Ministrite mbrendshėm u vėrtetua edhe nga kryesija e fuqis Ekzekutive. Edhe Ministrija e Jashtme i ka njoftue shtetet e interesuem mbi kėto veprime. Ky organizim vazhdon tė bahet edhe nė Shqipėrin e Veriut e tė Jugut. Me qenė se do tė bahen ndjekje tė rrepta kundėr atyne qė prishin qetėsinė e vendit dhe shkaktojnė pakėnaqėsi, lutemi me mos hy nė relacion me njerėz tė tillė.

    Kryeministrija
    Zyrtare 18 Frruer 1916
    Prefekturės se Dibrės
    Qeverija e tashme e formue pėr tė provue ekzistestencėn zyrtare tė shtetit me qenė se pėr interesat tė nalta tė Atdheut kėrkon qė ēdo veprim kombėtar tė bahet nėpėrmjet qeverisė dhe kėsaj pike i nep rendėsine e meritueshme. Ndėrkaq, marrim vesh se dikush me titullin Kryetar i Dibrės shpėrndan nė Prefekturėn tuej disa letra ngacmuese pėr ta prish qetėsinė. Prandaj qė tė bahen ndjekje ligjore, tė nisni nga hetimet rreth kėsaj ēeshtje dhe pėrfundimin tė na njoftohet tue u ngjite dhe dokumentat pėrkatėse si ato letra ngacmuese e ngatruese qė janė ēue prej Matit nėn maskėn e flamurit patriotik. Duhet me veprue kundėr armiqve tė mbrendshėm e tė jashtėm t’Atdheut, ēdo veprim lypset tė bahet n’emen tė Shqipnisė dhe tė jetė bamė nė pėrshtatje tė urdhnave qė ka me dhanė Ministri i luftės e Kryekomandanti Gjeneral Bajram Curri. Kjo e drejtė e shenjtė, tash vone ju asht njoftue me nji note zyrtare edhe shteteve tė interesueme, ēdo veprim i bamė jashtė e kėtij caku asht ilegal dhe nė dam t’ interesave tė kombit e t’atdheut. Urojmė qė zotnija e juaj t’i jepni tė kuptojė mbi kėto hollėsi cilido anė qė tė shifet nevoja mbrėnda prefekturės s’uaj.

    Kryetar i Pėrkoheshėm i fuqisė ekzekutive dhe
    Kryeministėr e Minister i jashtėm qeveris sė tashme: BASRI
    Basri Beu, ndodhesh nė katundin Dardhė ke Elez Jusufi, simbas telegramit tė Popoderofit, nji nėnpunės Bullgar nė qytet tė Dibrės sė Madhe, Hasan Basriu u ngrit e shkoj nė qytet. Ky telegram epesh simbas lajmėrimit zyrtar tė bamė prej Komandantit tė Divizionit tė Ohrit, se mbasi tė takohesh aty me delegatėt e Austrisė e tė Bullgarisė do tė shkonte nė Manastir pėr t’u marė vesh me delegatin e Gjermanisė. Mbasandaj tue e ndjekė rrugėn e Shkupit kishte pėr t’ardhė nė Prizren, ku do tė merrte Bajram Currin dhe bashkė me tė, mbrenda javės do tė arrinte nė shtepi tė Elez Jusufit. Mbasi tė soste kėtu me milicėt e stėrvitun dhe me nji fuqi tė madhe civile do tė marshonte mbi Elbasan.
    Mbas notave qė pati ēue Ahmet Beu e pata pyet Elez Jusufin se si do tė vepronte, ai mu pėrgjegj kėshtu: Ahmet Beu mė shkruente se ka me shkue nė Tirane, por unė s’kam me e ndjekė, tash pėr tash nuk do tė shkoj gjėkundi, pres qė tė vij kėtu nashti shpejt, Bajram Curri, mbasi tė vij ai e tė marrim vesh mbi gjithė rrjedhjet e punėt , veprojmė si tė jetė nevoja.
    Mbas nji jave qė Hasan Basriu kishte shkue nė Ohėr, u thirra nė qytet tė Dibrės sė Madhe prej komandantit tė ushtrisė Bullgare. Ky mė tha se s’munde tė bahesh qeveri shqipėtare, n’ato vise ku ka ushtar Bullgar. Ja rrefeva me hollėsina komandantit rrjedhjen e punėve.
    “Hasan Basriu jo pėr tė formue qeveri por pėr tė oganizue ēeta ka dale aty mė tha:..“-S’kam ē’te i them nė asht se Hasan Basriu mė ka kabue mue bashkė me komandantin e oficerėt tuej nė Peshkopi ose nė qoftė se tashti ashtu e don nevoja. Megjithatė ju lutem tė me jepni njė urdhėr zyrtar pėr sa me njoftuen gojarisht”.
    Mė tha se do tė merresh vesh me komandantin e Ohrit. Mbasi u ktheva nė Peshkopi e mora kėtė urdhen :

    NR.51 Peshkopi 14.Shkurt 1916.


    Z. ISMAIL STRAZIMIRI
    Peshkopi

    Simbas urdherit telegrafik Nr.1453 tė departamentit tė dytė ushtarak ju njoftojmė se nė ato vende qė ka ushtri Bullgare nuk mund tė krijohet nji qeveri prej atyne qė s’kanė leje prej qeverisė Bullgare.
    Prandaj prishni qeverin e formue nė Peshkopi dhe pushoni veprimet tueja.
    Nė rast tė kundėrt jeni pėrgjergjės pėrpara ligjit bullgar.

    Komandanti i kompanise1 i regjimentit 12
    Peroēik Toderof
    Me 16 Shkurt 1916 erth nė Peshkopi nėnprefekti i Dibres se madhe Ivan Olqsi dhe nen kryesine teme formoj nji komision komunal, gjithashtu e uli flamurin e Shqipnisė dhe e nguli atė tė Bullgarisė.
    Pėr milicinė mora kėtė urdhen:

    Nr. 52 Peshkopi 22.fruer1916

    Z.Ismail STRAZIMIRI
    Kryetar i komisionit Peshkopi

    Simbas numerit telegrafik Nr.142 date 22 shkurt 1916 ardhun nga komanda e qendrės sė Dibrės sė Madhe ju njoftojme se ato ēeta shqiptarėsh qė deshirojnė me ndjekė ushtrit Serbe e Italiane, janė tė lira, vetėm ju nuk duhet tė pėrziheni me u thane tė shkojne ose jo. Pritni urdhėrin e nėnprefektit tė Dibrės mbi kėto ēashtje.
    Komandant i Qendres

    Peruēik Todorof

    Ahmet Beu vazhdonte ti ēonte popullit tė Dibrės letra kercėnuese dhe kėrkonte qė tė njofin pėr kryetar “Ato qė s’me njofin e me mohojnė do ti djeg me zjarr”u thoshte.
    Basri Beu m’anė tjetėr nė letra qė ēonte bante fjalė mbi kabinetin e famshėm dhe i shifte punėt tė mbarueme.
    Ky gjithmonė mbante nė xhep nji vulė tė madhe me kėto fjalė:
    “Shteti Shqiptar, qeveria Provizore” dhe kėtė e pėrdor sikur me qenė vula e Profitit Sulejmanit tue dashtė qė tė sundoj gjith botėn….
    Ma nė fund njofton se pėr aportunistėt politike asht emnue Prefekt nė Durrės se do t’i shkruen letra Esat Pashes qė ti japi lajme mbi gjendjen e armikut dhe kėtė letėr ja jep Dine Hoxhes pėr me ja ēue Pashės.
    Bejlerėt e Pashallaret bajnė lloj lloj intriga e reklama pėr tė zanė ndonjė kulltuk dhe pėr kėtė shkak s’pajtohen por zihen me njani tjetrin. E na, populli shtypemi e dridhemi. Shqipnia e mjerė me kėtė mėnyrė bahet skenė e ngjarjeve ma tė kobshme, tė turpshme dhe tė dhimbėshme.
    Hasn Basriu nė kohė tė Turqise ishte drejtor i korespondencės nė prefekturėn e Dibres. Vetėm me ndihmėn teme u zgjodh deputet, u tregue antar i nxehtė i sė drejtės, patriot dhe Shqipnin e mbrojti fare mire, me kėtė mėnyrė u shque nė mes tė shokėve. Shkurt dha prova se kishte fuqi oratorike, shkrimtari dhe gjykimi.
    N’operacionin e rreptė qė banė Turqit nė Shqipni me anė tė Turgutit, patėn djegė e rrėnue, patėn vra e therė, patėn dhunue e pėrbuzun tepėr. E nė kėtė kohė asnji deputet Shqiptar, Kosovar, nuk guxoi me ardhė n’ato vise ku baheshin ulurima, pėr t’i qa hallet e popullit qė i kishte zgjedhe, veē Basriu erdhi nė Diber, tue mos qenė vendas dhe me nji fjalim qė mbajti nė fushė para nji publiku tė madh ku qenė prezent edhe autoritetet civile e ushtarake tė vendit tha:
    “Shqiptarėt qė prej shekujsh kanė jetue e kanė vdekė bashkė me Turqit e qė lypset tė jetojne e tė luftojnė edhe mbas sodi bashkarisht, ushtrija s’lupset tė bajė veprime qė provokojnė urrejtej e meni, por dashuni”. Me kėtė fjalim Hasan Basriu e tėrheq kah vetja mėnin e oficerave Ithiatēi dhe vu nė rrezik veteveten, por dha prova tė nji kuraje civile e tė ndergjegjes qė zotnonte.
    Me gjithė qė kėtė njeri t’atillė dhe me gjith qė atij i bana shumė tė mira, m’erth keq qė mė gaboi me gėzimin e nji hipokriti. Vetėm tue mendue se mendimet e Basriut i pata pranue me qellimin e mirė qė vjen prej ndiesisė patriotike, me lehtėsohet shpirti nga mėrzitja e shkaktueme prej aktit gabues tė tij, mbasi pėr interesat t’ atdheut lypset tė marrim nė sy me ba sakrifica tė mėdha dhe jo me gelltitė nji kosh me mashtrime. Veē kėsaj duhet mendue e veshtrue edhe nga ana tjetėr e kėtij fakti. A thue se Basriu pa u mbeshtetė kundė muer nji inisiative tė tillė pėr nji veprim kaq tė madh dhe veproi foshnjerisht?
    A nuk pati ky njeri nji bazė legale e morale pėr me e mbeshtetė gjithė atė aktivitet tė luejshėm qė kishte lidhje me fatin e me jetėn e nji kombi?
    A thue se Basriu qe nji kandidat i ri me zėvendėsue Esatin qė tė rėndonte si nji ankth i tmerrshėm mbi krahnorin e Shqipnisė fatzezė qė nuk mundi me u ēlirue prej brengash? Vepra e tij, a thue se ishte pjelle e mėrzisė apo ndryshimi qė ngjau ishte forma e politikės sė fundme qė gjetėn mė tė pėrshtatshme me e zhvillue nė Shqipni shtetet e interesueme? Me rasėn e fundme Basriu na paraqitet i pafajshėm dhe si viktimė e asaj politike e ndrroi drejtim pėr interes tė protagonistėve. E vėrteta s’dihet atė me kohė do tė na e zbuloi historia, pasqyra e pagabueshme e ngjarjeve.
    Me 16 Mars 1917 komandanti Bullgar i Peshkopis, i mbėshtetun nė nji urdhėr telefonik qė kishte marrė nga Dibra e Madhe na njoftoi se Ahmet Bej Zogu i fton parėsinė e Dibrės pėr tė marrė pjesė nė nji kongres qė do te bahet n’Elbasan me 18.Mars 1917. Lajmi i ftimit menjiherė u shpall. Nė kėtė kongres shkoj me marrė pjesė Riza Bej Maqellara, Maliq Kerēishta, Sadik Murra nga Luznija dhe nja dy veta nga Gryka e vogel.
    Kongresi ishte shty pėr nja dhet dit ma vonė, thanė delegatėt e Dibres qė u kthyen. Shkaku i vonimit tė hapjes Kongresit mbas njoftimit tė bamė prej Aqif Pashės e Ahmet Beut, qenka pengimi qė sjellkan bullgarėt pėr organizimin e administratės civile shqiptare nė disa vise si nė Diber, Starovė e Qukės. Pėr arritjen e kėtij qėllimi paskan ēue delegate nė Sofi dhe pritkan qė tė kthehen s’andejmi.
    Disa detashmente ushtarėsh austriak, herė mbas here vijshin nga Prizereni dhe Mati nė Peshkopi.
    Ne 12 Prill 1917 ushtria Bullgare u ngrit nga Peshkopia dhe shkoj nė Diber tė Madhe, kurse n’anėn tjeter erdhi nji detashment austriak nėn komandėn e nji oficeri me emen Penri Rih Pajiē. Ky detashment mbas triditėsh u ngrit e shkoj nė Prizeren. Me 2 Maj 1917 u kthye rishtaz nė Peshkopi dhe vu flamurin Austrise. Ato dite edhe nėnpunsat civil tė Bullgarise i forcuan marėdhėnijet dhe u mbarten pėr nė qytet tė Dibres Madhe. Njikohesisht administrata civile u ba n’emėn tė Shqipnisė.
    Mbas disa kohe erth nė Peshkopi Ali Fehmi Kosturi si nenprefekt i Dibres, i emnue nga Shkodra. Qendra e fuqive ushtarake qė ndodhej nė nenprefekturėn e Lumės e tė Dibres ishte nė Kullat e Lumės.
    Ali Fehmiu, pa marrė parasyshė vorfnin e popullit e ngarkonte ata me taksa tė rėnda e kėrkesa tė ndryshme qė bajshin austriakėt. Gjithashtu pa marrė parash kombėsin e banorėve tė vendit dhe vetėm pėr tė fitue simpatin e austriakėve, nė krye tė vet e futi nė programin tė shkollave mėsimin e gjuhės gjermane, sė cilės i nepte rendėsi ma fort se gjuhės Shqipe. Shkurt qė ta forconte pozitėn e vet akuzoj popullin. Pėr kėtė shkak qemė pėrfole dhe u ankua kundėr meje deri nė Korparmatėn austriake nė Shkodėr.
    Aso kohe Ahmet Beu ndodhej nė Shkoder, edhe Elez Jusufi qė tė shkonte nė Vjene pėr tė marrė pjese nė nji feste t’Imperatorit si delegate i Dibres kishte shkue nė Shkoder.
    Ahmet Beu fajin e mos njohjes se tij si kryetar prej dibraneve ma ngarkonte mue. Edhe Elez Jusufi ishte idhnue kundrejt meje pėr shkak tė mos pajtimit tim me Ali Fehmin, mbasi ai kishte sigurue interesa prej Ali Fehmiut dhe fitonte mija napolona nga tė dhetat q’i jepte Ali Fehmiu. Pėr kėto shkaqe Ahmet Beu dhe Elez Jusufi u bashkuen me veprue kundrejt meje. Ankimet qė kishte bamė Ali Fehmiu kundėr personit tim, kėto i pėrdorėn para nenpunėsit politik t’Austris Monsiem Karlit, qė tė mė largojshin nga Peshkopija, me fjalė tė tjera qė tė mos e besdissha Ali Fehmiun tue mė dijtė kundėr, me emnuen krahinor nė Peqinit. Ky emnim natyrisht qė internim.

    Mbasi mbaroi lufta botnore
    Mbasi u kthyen dhe u mundėn ushtrit e shteteve qėndrore me 1918, arriu ushtrija serbe dhe pushtoi dhe pjesėn shqiptare tė Dibres tė cillėn e mbajti deri me 1920. Nė kėtė kohe me mizorinat qė bante i dha shkak qė tė pelciste nė Diber nji kryengritje e tretė kundėr Serbisė dhe ta mbulonte vendin nji mjerim i perplotė, mbasi u derth gjak i madh, u dogjėn pėr herė tė tretė me qindra katunde, u shuen dhe u shkretuen gati nanddhjet pėr qind tė familjeve qė mbeten pa strehe dhe pa banim, u grabit dhe u plaēkit pasunija e tyre. Ky kob qė nuk mund tė pėrshkruet nisi keshtu:
    Katėr a pesė cuba nga Kalisi i Lumės, nga injoranca, nga nevoja u futėn nga Reka e Gostivarit dhe rrėmbyen do bagėti. Kjo ngjarje qe mjaft pėr Serbinė qė tė shfrynte nė popullin e kėtyre krahinave pėr tė nxjerre dufin e shpagimit tė ngjarjes tė zhvilluar me 2 Dhjetor 1915, kur ushtria serbe po ikte nėpėr Diber. Nji ushtri e pajisur me topa e mitroloza dhe e forcue edhe me katundar vendit, niset nga qėndra e Lumės dhe nji tjetėr si ajo e para nga Tetova. Kėto dy fuqi aty kah maji i vitit 1920, u futėn nė krahinėn e Kalisit dhe nisėn nga operacioni, vranė ēdo njeri qė ndeshėn dhe grabitėn ēdo kafshė apo bagėti, qė u pa syni. D.sh. vetėm nė katundin Ēaj tė Kalisit rrėmbyen 17000 kafshė e bagėti, vranė me pushkė e therėn me bajoneta kėta rezikėzi Sheh Abdullain nga Vila bashkė me dy bijt e vet Mehmetin e Islamin dhe tė shoqen me dy bijat, Xheladin Vehapin dhe Galip Balilin nga Rusmadhja, Hafuz Brushtin, Ramazan Sulin, Maliq Kasharin, Riza Ploshtani, Skender Veselin, Esat Veselin, Namik Ramazanin, Osman Dakan, Mehdi Lushin dhe Maliq Rexhepin nga Ploshtani, Skender Veselin nga Cereni, Shaban Hoxhen e Ismail Shabani, Muharem Zeqirin, Hajredin Idrizin nga Pullasmani, Ibrahim Seiti dhe Seit Arelleni nga Shumbati, Shaqir Demen prej Sllove e dogjėn nė kasolle mbrėnda bashkė me tė shoqen .
    Nė vėnd tė ligjit e drejtėsisė, Qeveria serbe vepronte barbarisht tue bamė mizorina te tilla. Prap n’ato ditė, pa ndonji shkak internoi nė Manastir familjet e bejlerve tė Maqellarės. E randoi popullin me taksa tė reja qė s’ishin edhe nė propocion me gjendjen e tij ekonomike e financiare dhe zu me shtrengue vendin pėr tė zbulue armė tė mshefuna.
    Parsija e Dibres e shtėrnguar nga kėto padrejtesi qė pėrsėriteshin dit pėr ditė nisi me u marrė vesh nė mes tė saj pėr tė vendosė mėnyrėn se si me shpetue nga ky regjim barbar.
    Me 1920 un, im vlla Bajrami, pėr shkaqe politike qemė internue e mbajte nė qytetin Kraleve tė Serbisė sė vjeter. Mbas tre muajsh si ne ashtu dhe nja njėqind tė tjerė, u falėm me dekret mbretnor.
    Me qenė se serbet nisėn me marrė erė nga mbledhjet e parėsisė sė Dibres zunė me e shtri rreptėsinė dhe e dyfishuan barbarizmin. Un nga droja se mos pėsoj ndonji rrezik ose mos internohesha edhe nji herė, ika dhe u fshefa nė Dardhe ke Elez Jusufi.
    Kėtu mu dha rasti tė lexoj letrat qė i ēonte Elez Jusufit Ahmet Zogu, atėherė Ministėr i Mbrendshėm nė Tirane. Nė kėto letra Ahmet Zogu e njoftonte Elezin se me mjete diplomatike do tė kėrkohet prej Serbise lirimi i tokave shqiptare qė jane brenda kufirit 1913 dhe qė padrejtėsish mbahen prej saj, gjithashtu i thoshte se mbasi do tė bahet organizimi i administratės civile nė Dibres e do tė ēohen nėnpunsat e nevojshem, tė pėrpiqesh si me e bashkue popullin e Dibres nė nji bazė qė tė lehtėsohesh tė kryemit e kėtij qellimi. Shtonte, veēanarisht e thoshte qė ai tė kishte kujdes mos me i dhanė shkak ndonji ngatėrrese me Serbinė deri sa tė bahesh organizimi nė fjale e tė ēoheshin nenpunėsat.
    Elez Jusufi, i pergjigjet si Ahmet Bej Zogut ashtu edhe Ramiz Bej Iljaz Pashės e Ramiz Dacit. Nė kėto pėrgjigje tė cilat i pata shkrue une u thoshte se m.gj.s. ai po pėrpiqej pėr me bashkue dibranet kėshillonte qė tė mos ēohen nėnpunsa nė Diber pa arritė koha e volitshme. Sa pėr tash propozonte qė tė ēohen nė Mat, sidomos nė Lurė nga nji fuqi ushtarake pėr tė pasė nėn zotėrim Mirditė, banorėt e sė cilės pėrpiqeshin me ngritė krye.
    Kėto dite Vlonjaket luftojshin me Italianet pėr me lirue vendin dhe po tregojshin nji trimni heroike. Vepra kreshnike e Vlores u ngjalli lakmi dhe ua nxiti ndjenjėn patriotike dibranėve qė ndodheshin nė Tirane e sidomos deputeteve Ramzi Dacit, Dine Deme, Dine Bej Maqellares, Osman Lites qė i drejtohen qeverisė dhe kėrkojnė me kambngulje, qė tė bahet organizimi i administratės civile tė Dibrės e tė ēohen nenpunėsat. Qeveria e shtrenguem nga informimet e tyne vendos tė bajė organizimin dhe tė ēoj nenpunsat, por me konditė qė kėta nėnpunsa tė qėndrojshin nė Qafe Murė dhe tė mos i nepshin shkak as ndonje konflikti me Serbėt.
    Ramiz Iljaz Pasha emnohet prefekt i komisionit tė Dibres ky bashkė me nenpunėsit e tjerė dhe bashkė me 150 vete xhandarė e civile gjithmonė tė shoqeruem prej zotnive q’e u pėrmendėn me naltė nisen nga Tirana. Kur sosin te pazari i Ures sė Matit, Ramiz Iljaz Pasha e Ramiz Daci i harrojnė ato qė q’u kishte thėnė Elez Jusufi nė letrat e tij dhe porosinė e Ahmet Bej Zogut.
    Sikur mė kanė thėnė edhe vetė ata ke pazari i Urės marrin dhe nje letėr tė dytė prej Elez Jusufit, i cili i kėshillonte qė nė as ndonjė mėnyrė mos ta kapėrcejshin Qafėn e Murės. Kėta nuk i napin rėndėsi kėtyne vrejtjeve e porosinave tė pėrsėrituna, po pa qendrue as dhe pėr pushim nė Qafė Murrė, kapėrcejnė kufinin dhe kah mbarimi i Korrikut 1920 vijnė nė katundin Arras mbrenda kufinit 1913 ku zunė vend.
    - Gjendja e fjalėt e tyne mė dhanė tė kuptojme se s’kishin gja nė rregull por bamė e shkuem ma.
    - Mbas thirrjes qė na u ba shkuem bashkė me Elez Jusufin e me krenėt e Reēit e tė Dardhės.
    Ramiz Bej Iljaz Pasha qė kishte cilėsinė e prefektit e tė komandantit, pa na tregue neve, i ēon njė letėr me ton note qeveris Serbe dhe i kėrkon, n’emen tė shtetit Shqiptar qė t’i leroje mbrenda 24 orėve tokat e pushtueme prej saj e kėndej kufirit 1913-tes, n’anė tjetėr i ēon letra parėsisė e kreneve tė Dibres dhe i thėrret tė vijnė nė Arras pėr tė marrė pjesė nė veprėn e shpėtimit t’Atdheut. Shumica e gjindarmėve qė kishin sjelle me vete kishin armė turke e austrie, kurse trembėdhjetė katėrmbedhjet arka me municion qė kishin sjellė dalin me fishekė t’armėve italjane. Shumė nga krenėt drujtėn prej autoriteteve serbe dhe nuk erdhen.
    Kryeministri Sulejman Delvina dhe Ministri i Mbrendshėm kohe mbas kohe ēojshin letra dhe pėrsėriteshin qė deri sa tė merrte fund lufta eVlonės me as ndonjė mėnyrė tė mos i nepesh shkak konfikti me Serbine, e cila me gjithė se kryengritja e Vlones ishte tu e pėrfundue me sukses na nxirrte ngaterresa nga ana e Shkodrės.
    Elez Jusufi e pėrfshiu mirė situatėn dhe e gjykoi mire fundin e kobshėm tė nji veprimi kundėr Serbise. Prandaj, mendoi tė dėboje nga Arrasi nėnpunėsit e ardhun prej Tiranės, por kjo mase nuk u pėlqeu, sepse pak kohė mė parė se tė vishin kėta, Qeveria Serbe me qėllim qė tė ruante kufinin e 1918 nga ana e Qaf Bullit, Qaf Murrės, Lumes e Lurės, i pat propozue paresis s’ Dibres pėr me rregjistrue tremijė gjandarė me nga katėr napolona nė muej. Me tė vėrtet nuk e pranojmė kėrkush kėtė propozim, por po tė e dėboheshin nenpunėsit shqiptare, populli kėtė gjest do ta interpretonte nė damė tė Qeverisė shqiptare tue e kujtue atė tė dobėt dhe s’ishte larg mendjes qė nga nevoja e shtėrngesate tė pjerrte nga Serbia. Ky propabilitet e bante tė mendohet mirė Elezin. N’an tjetėr Dine Hoxha njeni nga majorėt reserve tė Serbise, thoshte se edhe ai do tė merrte pjesė po tė bahesh nji kryengritje kundėr serbeve. Kjo fjale nuk besohesh plotėsisht dhe s’dihet nė se ai do tė merrte pjese aktive nė luftė dhe nė se do ti kėputte krejtėsisht marrėdhėnijet me shtetin serbe. Mbasandej, sjellja e dyshimtė e Selim Nokes dhe e disa tjerėve pėrbajshin shkaqe pėr t’u mat e pėr t’u mendue shumė. Nė nji situatė tė tillė, me tė vėrtete njeriu s’guxon me marr pėrgjigjėsi para nji populli e ta hudhi zjarrin tue e shtyem atė nė lufte me nji shtet. Duhej me qenė kokkrisun pėr me bamė nji hap aq guximtar. Por nga ana tjetėr Hasan Prishtina i shkruente Ramiz Bej Ilaz Pashės e Ramiz Dacit se ai kishte marrė pjesė nė nji kongres tė mshefet qė ishte bamė ato dit prej delegatėve fuqiplotė e dipllomatėve tė kombeve: Italiane, hungareze, bullgar, tė cilėt kishin pergatitė programin e nji kryengritje sė pėrgjithshme nė Serbi. Ky Kongres kishte vendose qė dibranėt t’a sulmonin Serbine me 15 Gusht 1920, por mendoj datėn e ofensivės sė dibraneve e kishin shtye me 21 gusht, mbasi kryengritja e kombeve tė tjerė e nė vise tė ndryshme do tė pėlciste ma parė. Prandaj, data e sulmit tė dibraneve ishte caktue pėr me 21 gusht. Hasan Prishtina i njoftonte tė sipėrpėrmendunit se ma vone do t’ua shkruente se si duhej me veprue dhe se ēfarė masash lypsen marrė.
    Ka asish qė thanė se shtyes e faktori kryesor i sulmit t ‘Arrasit asht Hasan Prishtina. Edhe ngjarja vetė ashtu vete duket sepse Hasan Prishtina shkruen se nė pragun e kryengritjes sė pėrgjithėshme data e ofensivės qė do bajnė Dibranet u caktue nji herė me 15 gusht 1920 e mandej me 21 Gusht dhe me tė vėrtetė sulmi i dibranėve u ba me 15 gushte 1920. Prandaj, forcohet besimi se shkakėtari i vėrtete i kėsaj levizje asht Hasan Prishtina. Por sambas mendimit tim nuk asht ashtu. Nė tė vėrtetė Ramiz Daci ishte i kėtij mendimi dhe e nxiste Ramiz Bej Iljaz Pashėn. Por Elez Jusufi, kurrsesi, s’i afrohej kėti mendimi, sepse nuk i jepte besim e randėsi fjalėve t’Hasan Prishtines. E pa marrė pjesė Elezi kurgja s’mund tė bahesh, kėtu vetiu vjen pyetja se si e pse u ba kryengritja atė dite, mbasi punėt qendrojshin ashtu siē thamė ma naltė? Pėrgjigja ashte e thjeshtė dhe e kuptueshme.
    Nė ngjarjen e Luznis u kujtue se Serbet vetė kėrkuen tė ngasin dhe lufta plasi rastėsisht. Letra e Hasan Prishtines kishte ardhė tet - nandė ditė pėrpara se tė kriste pushka, por nuk i ishte dhanė rėndėsija e meritueshme, me nji fjalė nuk ja varėn veshin Hasan Prishtinės, por me 13 gusht 1920, kur nisėn Serbet me e bombardue me top stacionin e gjindarmarisė sonė nė Luzni dhe ato ditė u ba nji luftė e rreptė dhe e vazhdueshme nė mes tė serbeve e tė gjindarmarise sonė ndodhėn, para nji akti tė kryem. Kėshtu u shtrėnguem tė bajmė nji kundra sulm. Simbas lajmeve qė kishim marrė dhe sambas shenjave qė dukeshin, merresh vesh sė Serbet edhe sikur tė mos i sulmojshin na, kishin me e bombardue Arrasin ku ndodheshim ne. E nji bombardimi tillė pėr ne do t’ishte ma i tmerrshėm dhe ma i kobshem. Po tė pritshim qė tė bombardohesh edhe qendra e jonė Arrasi, vetem e vetem pėr ta justifikue kundra sulmin tonė do tė humbshim edhe do tė diskretitoheshim sepse do tė pranojshim tė prishej fuqia morale e popullit e t’ikte qeveria nga Arrasi, punė e cila natyrisht do tė ishte e papajtueshme me sedrėn kombėtare dhe si njollė pėr prestigjin e Qeverisė.
    Shkurt qeverija Serbe, mė 13 gusht 1920 bombardoj nga Lisi i Trenes shtepin e Hazis Merukes qė na e kishim bamė stacionin gjindarmarie dhe ēoj nji detashment ushtar, tė cilėt e rethuen stacionin nė fjale dhe banė pushkė gjith ditėn me gjindarmėt tone tė ngujuem mbrenda nė shtepi. Njikohėsisht qeverija e serbe tue dyshue nga sjellja e Dine Hoxhes ēoj nji detashment tė fortė dhe e vendosi mbi kodrat qė zotnojshin mbi shtėpinė e Dines. Mbas kėsaj lajmerohet Dine Hoxha prej nji burimi tė sigurte se do te msyhesh dhe mandej do t’i digjesh shtėpija e tij. Atėhere ai kėrkon prej nesh qė nji ore e ma pare tė pregatitemi e tė nisim sulmin.
    N’an tjetėr Murat Kaloshi na njofton se: me gjithė qė pėr sy e faqe nuk i kishte kėput marrėdheniet me Serbėt, po tė mos nisesh kryengritja ato dy ditė, ai do tė ndodhesh para rrezikut tė jetės se vet prandaj ai do me marrė pjesė nė luftė qė do ti bahesh pastaj Serbisė.
    Edhe nė kėto lajme q’erdhen prej kėtyne dy njerėzve tė fuqishėm e shtojshin nevojėn e nji sulmi sa mė parė.
    Simbas kėtyne ndodhjeve dhe simbas veprimeve Serbe qė kishin me u zhvillue me mjete t’ashpra, pėr ne kishte vetėm dy rruge, o t’ikshim prej Arrasi drejt Matit ose ta sulmojshim Serbinė. Mbasi u bisedue ēėshtja u vendos qė tė nisim me e sulmue, por me parė d.m.th. me 14 gusht 1920 iu dergue nji ultimatum qeverisė serbe nga ana e Ramiz Bej Iljaz Pasha dhe iu njoftue se po tė mos liroheshin mbrenda 24 orėve tokat t’ona tė grabituna me pėrdhune nuk do mundeshim me e ndalė popullin qė do tė vėrsulesh me armė pėr me e lirue vendin.
    Me 15 gusht 1920 nisi sulmi me zjarr.
    Herėn e parė u msy prej Suf Xhelilit, i nipi i Elez Jusufit qendra e ushtrisė serbe nė katundin Shumat. Mbasandaj u ba sulmi nga Arrasi. Dibranėt u vėrsulėn kundėr serbeve me atė urrejtje qė kishin pėr tu shpague dhe nėn breshnin e plumbave qė shpėrndajshin mitralozėt e armikut kapėrxyen lumin Drin dhe u ngjitėn kodrave tė fortifikueme, tė cilėt i pushtuen tue brohorit “besa bese”.
    Deri nė mbramjen vazhdoi lufta atė ditė. Kur perendoi dielli kishte perendue kryekeput edhe fati i Serbėve nė Dibėr. Pesė batalione qė pėrbajshin fuqinė serbe nė qarkun e Dibrės qenė debue e dorzue prej Dibranėve. Lufta e nisun prej katundeve Shumat, Arras nė mbramje mbaroi me ngadhnjimin e plotė tė forcave shqiptare.
    Shumica e malsorėve tone s’kishin nė brez veēse dhjet pesėmbėdhjet fishekė dhe nji pjesė ishte e pa armatosur fare. Ma fort se mjetet guximi dhe heroizma qė shquhet nė Dibranėt, ndėr rasa tė tilla, e siguroi dhe e kurorėzoj ngadhnimin e shqiptareve. Pak armė e gjithė topat, mitrolozat e municioni i Serbisė ranė nė duert e shqiptarėve. Nga ana e Serbėve, me gjithė qė nė difensivė qenė vramė katėr a pesqindė dhe qenė zanė robe nja shtatė a tetėqind ushtarė, tė cilėt ma vone i dėrguem nė Tirane. Nga ana e jonė vetėm Murat Kaloshi muarr nji plumb nė krah tė djathtė.
    Me 16 gusht1920 gjith qarku i Dibres deri nė rranzė tė kufinit tė caktuem prej konferences sė Londrės me 1913 qe ēlirue plotesisht nga ushtrit Serbe dhe shkėlqente dielli i lirise dhe lumnisė.
    Autoritetet Serbe tė Dibrės sė Madhe tė trembun nga sulmi i Dibranėve, e liruen qytetin dhe ikėn nė Gostivar e nė Shkup. Elez Jusufi u dėrgoj nji letėr me ane tė nji kapteri Serb q’ishte zanė rob dhe i njoftoj se fuqitė shqiptare qė luftuen me e lirue viset mbrėnda kufinit te vitit 1913-tes nuk do tė kapėrcejnė tej atij kufini. Mbas kėtij njoftimi u kthyen rishtazi autoritetet civile e ushtarake nė qytet.
    Pak dit para se tė bahesh sulmi i pėrgjithshėm kundra serbėve kishte ardhė nga Tirana Major Shefkiu me nja dyqind ushtare dhe kishin marrė pjesė nė ofensivėn e pėrgjithshme q’u ba nga ana e Bulqizės dhe e Gollobordės. Majori mbasi u ēlirue vendi erth nė Peshkopi dhe u shtrue tė prehet e tė qetohet si tė kishte qenė kohė paqe.
    Shtigjet e kufinit ishin zanė prej popullit, pėr ta ruejte kufinin nga ana e qytetit ishte vendosė Dine Hoxha nė katundin Spas me nja njiqind Murakė, edhe unė ndodhesha me ta bashkė.
    Ramiz Bej Iljaz Pasha qė kishte cilesinė e Prefektit e tė Komandantit, ishte vendos nė Peshkopi, prej ku korespondonte me Tiranen dhe kėrkonte fuqi municioni e tė holla. Por ajo nuk pėrgjigjesh fare.
    Parsija e Dibrės e mbledhun nė Peshkopi, projektonte mbi masat mbrojtėse qė do te merreshin kundėr ēdo kundėrsulmi qė munde tė bajshin serbėt. Por kur erth festa e Bajrami shkuem nėpėr shtėpija vetem Elez Jusufi tue e ēmue randėsin e kohės dhe pėrgjigjėsin morale tė ngjarjeve qė zhvilloheshin preferoi tė qėndroj nė Peshkopi e tė mos shkoj ndėr shtėpija.
    Unė me qėllim qė tė shtohesh fuqija morale e popullit shkova nė Peshkopi dhe ju luta Major Shefkiut qė tė vinte me zanė vend gjatė ujnavet tė banjavet me ato dyqind ushtar qė komandonte, por ai s’luente vendit….kishte nevojė tė prehet edhe ma.
    Ramz Bej Iljaz Pasha ishte merzit tepėr nga mos interesimi qė tregonte Tirana, prandaj u nis tinėzisht shkoi nė Tiranė pėr t’u thanė verbalisht se nuk do mundet me e pėrmbajt situatėn, po qe se nuk i ēojne fuqina ndihmėtare, municon e tė holla. Nisja e Ramiz Beut u muerr vesh prej popullit, i cili kėtė e interpretoi si arratisje dhe kėshtu u pezmatue shumė.
    Me 27 Gusht 1920 ishte dita e dytė e Bajramit. Nė mėngjez t’asaj dite Serbėt nisėn me i bombardue rreptėsishit tė gjitha pozicionet tona gjatė kufinit dhe mandej filluen nji ofensive tė pėrgjithshme. Nė mbrėmje tė asaj dite unė dhe Izet Bej Maqellara tue udhetue natėn shkuem nė Peshkopi dhe i kėrkuem nji mitraloz Major Shefkiut.
    -Kėtu ka mitraloz tė vegjėl qė i kemi marrė prej Serbėve, por s’ka fishekė pėr ta, pėr mitrolozėt e mėdhej ka fisheke, por duhet pesėdhjet ushtarė qė t’i pėrdorin e unė s’mundem me e pjestue fuqinė, e mbaj tok gjatė vehtes pėr me e pėrdorė ku tė ēfaqet nevoja na tha Majori.
    Ē’pritni atėherė? Pėrse nuk merni pjesė nė lufte? I thashė, por ai m’u pėrgjegj se ishte i zanun tue u pėrgatit me ikė dhe po i pregatitte plaēkat.
    Miftar Kaloshi e Cen Bellova me nja shtatdhetė- tetėdhet vetė qė ndodheshin nė majėn e malit Skertec, ashtu dhe Suf Xhelili qė ishte nė majat e maleve Kalis me disa Dardhjanė e Reējane banė nji luftė tė rreptė me ushtrinė serbe tue u shkaktue humbje tė konsiderueshme. Si kėto ashtu edhe disa prita tė tjera, vetėm kur u mbaruan fishekėt u zmbapsen dalngadalė dhe me nji rregull tė pėlqyeshėm.
    Me qenė se disa pika strategjike ishin lanė pa roje pėr shkak se katundarėt kishin shkue nėpėr shtėpija pėr me festue Bajramin, ushtria serbe u rrasėn kėtej kufirit pa ndeshė ndonji kundėrshtimi serioz veēse nė dy pika q’u pėrmendėn ma nalt. Jemi nė gjendje tė deklarojmė se fuqija serbe qė sulmonte Dibren kėsaj rradhe pėrbahesh prej dyzet batalioneve.
    Edhe kėsaj rradhe ushtrija serbe dogjėn shtėpijat e katunde, vranė e therrėn burra e gra e fėmije.
    Shkurt, masakruen ashtu si u ka hije vetėm atyne dhe nė nji mėnyrė qė banė popullin ta harrojė katastrofėn e 1913-es. Disa pleq, plaka, qė pėr arsyena tė ndryshme s’munden me ikė dhe qė mrekullisht kishin shpėtue nga bajonet serbe, i mblodhėn autoritetet serbe dhe i vunė me punue nė rrugė dhe me ngritė gurė kot nė prrue tė Peshkopise. Edhe kjo qe nji toturė dhe nji vdekje e vazhdueshme, me dhimje trupi e shpirti.
    Gjithė ato qė patėn mundėsi ose qenė tė zot me ecė u arratisėn dhe u refugjuen nė Tiranė.
    Vallė kush qenė shkaktarėt e kėtij kobi dhe tė kėtij mjerimi tė pėrgjakshėm qė kaplloi Dibren pėr herė tė tretė qysh nga lufta ballkanike?
    Vallė cilin ka me e qortue e me e mallkue historija? Apo do t’i nderojė pėr kėtė ngjarje t’Arrasit, mbasi me gjithė qė u banė shumė dame mjerime tė pa numėrta pėr shkak se e pastruen vendin e varret e tė parėv tona prej qelbsinave serbe. S’dihet se kush do tė quhet fajtor ose do tė jetė i lavduem prej njerzisė pėr kėtė kryengritje tė pėrgjakėshme.
    Unė po e kėnaq ndėrgjegjen time tue nxjerre nė shesh e nė dritė kėtė ngjareje me gjithė hollėsinat perkatėse. Me kėtė mėnyrė po e kryej detyrėn para njerezisė e historisė. Kėrkush s’ka tė drejt tė zemrohet nė qoftė se e kam fye dhe asnjeri nuk lypset tė gėzohet nė i gjan se e kam lavdue. Jam pėrpjekė tė shprehem tue e pershkrue. Tė pakėnaqurit natyrisht janė tė lire tė kundėrshtojnė. Vetėm duhet tė dijnė se nė pėrshkrimin e kėtyne ngjarjeve nuk mė ka nguce as ndonji ndjeje mėnije sa dhe nuk me ka gilicue ndonji prirje dashunije apo miqėsije. I vetmi qėllim qė me ka shtue me i hye nji pune tė kėsaj natyre ka qenė dėshira me e qetėsue ndergjėgjen time kombėtare dhe veēanarisht me i sherbye historisė.
    Tash le tė vijme me i kerkue rishtazi shkaqet e shkaktarėt e kryengritjes q’u organizue nga Arrasi: Korespondencėn qė rrodhi nė mes tė ministrit tė mbrendshėm Ahmet Zogut e tė Ramiz Bej Iljaz Pashes, Ramiz Dacit e Elez Jusufit e parashtrova me naltė shkurtazi. Pėrpara se tė vinte Ramiz Bej Iljaz Pasha me shokė nė Diber, parėsija e vendit u mblodh tinės nji natė nė shtėpi tė Sel Bajraktarit n’Arras, mbas shumė bisedimesh qė ta njoftoj Ramiz Bej Iljaz Pashėn pėr mos me e kalue tė ashtu quejtun kufi te 1918-es, por tė zinte vend tash pėr tash, nė Qaf Murr: Krenėt e Dibrės do tė merreshin vesh me tė ardhunit nga Tirana qė tė bajshin qendėr veprimi qafėn e Murrės, dhe do veprojshin simbas nevojave qė do tė ēfaqeshin. Pėr kėtė qėllim u vendos qė t’i shkruet e tė ēohet nji letėr Ramiz Bej Iljaz Pashės.
    Kjo detyrė iu ngarkue Dine Hoxhes, i cili e pranoi. Dine Hoxha shkruen letrėn dhe i thot Ramiz Bej Iljaz Pashės se krenėt e Dibrės, simbas deshirit tė ēfaqun tė qeverisė qendrore u bashkuen nė nji besė, por e kanė pa tė arsyeshme, tash per tash, deri sa tė vij koha e volitshme q’i ai me nėnpunėsit e tjerė tė qėndrojshin nė Qafė tė Muhrrit. Kjo letėr qė ēue Ramiz Bej Iljaz Pashės me anė tė Liman Gjonit. Ramiz Bej Iljaz Pasha e Ramiz Daci, tė mbėshtetur nė kėtė letėr, thanė: Ne erdhėm kėtu mbas kėrkimit tė ‘parisė sė Dibrės’ me tė vėrtetė Dine Hoxha gabimisht nuk e kishte sqarue nė letėr ēėshtjen e qėndrimit tė tyne nė Qafė Murr. Por Liman Gjoni thotė se nevojėn e qendrimit tė tyne nė Qafė Murre ua ka thenė jo me gojė. Por kjo nuk mundė tė bahet nji mbeshtetje pėr tė justifikue sepse edhe Elez Jusufi, nė fuqinė e tė cilit dy Ramizėt e kishin mbėshtet shpresėn mė tė madhe, u pat shkrue qė tė mos nguten me ardhė nė Dibėr e me kapėrxye Qafėn e Murrės, kėtė letėr ato e patėn marrė ke pazari i Urės nė Mat. Veē kėsaj Ministri i mbrendshėm Ahmet Zogu u kishte dhenė urdhėr tė premė qė nė as ndoji mėnyrė tė mos e kapercejshin qafėn e Murrės. Por ato s’i perfillėn kėto urdhna e ato porosi dhe pa u ndalue, erdhėn nė Arras, ky qe nji gabim qė s’mundė tė meremetoheshin veēse me humbje tė rrezikshme morale ose materiale.
    Gabimi ma i madh, simbas mendimit tim, u takon atyne qė emnuen prefekt e komandant nji njeri si Ramiz Bej Iljaz Pashėn, i cili sa naltė qendron me ndėrgjegje e moral, aq poshtė bie nė pikpamje tė gjykimi e administrimi. Veē kėsaj Ramiz Bej Iljaz Pasha, si njeri naļf, u rrėmbye prej Ramiz Dacit, i cili qe nji ambicioz i pa frenuem dhe i pa provuem nė punė tė tilla me rėndėsi tė posaēme. Ky qe ai, qė e nxiti Ramiz Bej Iljaz Pashėn pėr me mos qendrue nė Qafė Murrė e me shkue nė Arras.
    Gjithė populli ishte emigrue dhe kishte ardhė nė Tiranė e nė rrethet e saj. Ahmet Bej Zogu aso kohe ndodhej nė Shkoder. Nje ditė bashkė me Elez Jusufin shkuem ke Ministri i drejtėsisė Hoxhė Kadriu tė cilit tue i pėrmend rėndėsinė e pozitės strategjike tė Lurės dhe sidomos gjendjen dominuese tė saj mbi Mirditen qė pjerte me ngritė krye, i propozuem qė tė mbahesh atje nji fuqi sado e vogel tue folė mbi dobin qė do tė siguronte qendrimi i nji fuqie nė Lure dhe tui i numėrue shėrbimet qė munde ti sjellte qeverisė ajo fuqi, i erth nji telegram, Z. Minister, e kendoi telegramin me buzė nė gaz, mbasandej u kthye dhe na tha tue nenqeshė:
    - Gati ato qė na thoni ju, na i porosit edhe antari i kėshillit tė naltė Imzot Bumēi me kėtė telegram qė ēon nga Shkodra. Kėtė telegram Z.Minister ja ēoj me letėr pėrcjellse si edhe ne, na dėrgoj bashkė me kryetarin e shtat madhnuer Ali Shefqetin ke kryeministri Sujeman Delvina. Gjithashtu na kėshilloj me folė mbi kėtė ēėshtje. Shkuem dhe ato qė i thamė Z.Ministrit tė drejtėsisė ia porositem dhe Z.Kryeminisrit.
    - Dine Hoxha thotė se qeverija e merr nė qaf Dibrėn, pėrgjigjet z.Kryeminister nė bisedė e sipėr, por qeveria s’ka asnji faj nė kėtė ēėshtje, sepse Dibranėt vetė e nisėn lėvizjen pa i ardhe koha.
    - Mbasi nuk i kishte ardhun koha porse emnuet e ēuet nenpunsa, e pyeta?
    - Myftiu dhe deputet tuaj na imponuan.
    - Myftiu i jonė s’asht kompetent pėr ēėshtje me natyrė politike por ato qė i pėrkasin fesė. Sa pėr deputet tone z. e juaj e din fare mirė se sa vleftė mendore e kulturore kanė. Mbas insistimit t’ atyne njerzve qė s’kane ndonji meritė dhe se njofin pėrgjegjsinė ju nuk duhet tė bani organizim pėr administratėn e Dibrės e tė ēojshi nenpunsa.
    Kur nuk ec e nuk shkon mbarė puna asht e natyrshme tė ndėgjohen fjalė tė tilla, tha tue u ndrydhė.
    Nuk na ndihmuet qė tė shkonte mbare puna ia prita.
    - Me se? pyeti
    - Me ato qė ishte e mundun.
    - S’kishim kurgja.Vlonjatėt vetėm me pėrpjekjet dhe tė hollat e veta u orvatėn dhe e shpetuen vendin e tyre.
    - Kemi marrė vesh se ndihmėn qė i keni bamė Vlonės ka arri nė atė shkallė sa t’zbrazni edhe kosharet me kallomoq t’Esat Pashes e t’ia ēoni. Neve jo vetėm qė nuk ēuet fishekė e pare, por as nuk u jepshi pėrgjigje letrave qė dėrgonte Ramiz Bej Iljaz Pasha. Me kėtė situate i dhatė shkak qė tė na prishet edhe fuqia morale.
    E kapėrceu bisedimin dhe e hapi rishtazi ēėshtje e Lurės. Na porositi qė tė shkojshim me u marre vesh me Ministrin e Luftės pėr atė pune.
    Nji popull si ai i Dibres qė ashtė dėrmue nga okupacionet e ndryshme dhe qė s’kishte disiplinė as edhe mjete luftarake, nji popull i varfėr qė mezi siguronte kafshatėn e bukės, ai ishte e mundun qė ta pėrballonte me javė ushtrinė e rregullshme tė Serbisė qė ishte e pajisun me tė tana mjetet luftės? Vetėm heroizma e dashurija e lirisė patėn fuqi per me ba nji rezistencė aq tė gjatė.
    A mund t’u thojshin Dibranėt nenpunsave t’emnue e tė ēuem prej qeverisė shqiptare ‘kthejuni prapa se gjėndja e politikės se jashtme s’ashte e favorshme, se situata e jone e mbrendėshme s’ashte kėnaqėshme dhe se fuqia jonė ekonomike financiare nuk asht e volitėshme pėr me bamė nji kryengritje kundra Serbeve? S’kemi tė holla, municion, ushtarė, ushqime dhe ato qė pėrmendet ma nalte mund ti thojshin ato qė drejtojshin fatin e popullit e jo dibranet.
    Tue shkue nė Tirane ndesha nė Mat nji oficer me nja 20 kalorės.
    Ky pyetė se kah ishte rruga e Dibrės dhe kėrkonte nji udhėheqės nga emigrantėt e Dibrės. Gjithashtu pyeste se ku ndodheshin topat qė kishin marrė dibranėt nė luftė e sipėr prej serbėve dhe i kritikonte dibranėt me nji gjuhė tė ashpėr pse nuk e kishin pėrballue armikun. Kuptohet se oficeri shkonte nė Diber pėr me i marrė e me i ēue nė Tiranė topat e marruna prej Serbėve.
    - Mbas tė vjelave jeni kujtue zotni me ardhė e me i marrė topat. Prej kaq javėsh ato ndodheshin nė duart tona dhe ju s’erdhėt me i marrė.
    Tash po tė shkoni nė Dibėr keni me i gjetė bashkė me topat serbė qė kanė ardhė tashti. Sa pėr atė qė thoni se nuk qėndruem pėrpara armikut, jeni gabim se ju s’na ēuet as municion qė tė luftojshim e jo ma tjetėr.
    - Dhe ju tė qėndrojshit si Vlonjatet q’u kapėn fyt e fyt me armikun dhe e shqyen me thonj, -mė tha.
    Oficeri nga dialekti dukesh se ishte prej Shqipnisė sė Jugut, ai kur thoshte se lypsesh tė luftojshim me armikun, kishte tė drejtė, mbasi na veē thonjve s’kishim as ndonji mjet nė dorė pėr me e perballue armikun q’ishe i pajisun me tė tana mjetet luftarake dhe nė numėr disa herė me i math se ne.
    Ai, oficeri, si shqiptar qė asht, ma nė fund, kishte tė drejtė me e pėrēmue dhe me ba nul trimėnine e dibranėve, mbasi kėta me pėrjashtim tė disa pėrpjekjeve pa ndonji rėndėsi tė veēante, kurrė s’kanė bamė ndonji luftė serioze me bashkėkomasit e vet. Me fjale tė tjera, atij nuk i kishte dhanė rasė me i njoftė dibranėt n’atė fushe ku mbretėron mortja. Trimerinė e dibranėve e njojtėn Turqit, Grekėt, Serbėt, Malazest e jo shqiptarėt dhe na urojmė qė kurrė tė mos provojmė me i njoftė vllaznit tonė nga gjaku e nga gjuha kėtė dhanti tė veēantė qė u ka dhanė natyra atyne qė rrojnė nė tė dy anėt e Drinit Plak.
    Ato ditė pėr shkaqe tė pajustifikueshme prej nesh kishte ardhun nė Tiranė nji oficer serb, i cilli ishte lanė me u shoqnue prej Major Xhavit Leskovikut. Njė ditė unė bashkė me Myftiun e Pergjithshėm z. Vehbiun kishim shkue pėr vizitė nė shtėpi tė Ahmet Zogut. Nderkohė erth edhe Major Xhaviti. Kur e pyeti Ahmet Zogu se ē’thoshte oficeri serb, ai tha: “na nuk dėnjojmė me luftue, tha ai, me kėtė popull qė trembet nga krisma e nji topi.”
    Nuk dij se kėto fjalė me tė vėrtetė, ishin t’oficerit serb apo trilloheshin prej Major Xhavitit, sidoqoftė i thamė Majorit:
    - Edhe ju atij oficerit serb lypsej t’i pėrgjigjeni e t’i thoni se ai popull me tė cilin nuk dėnjoni me luftue, qysh nga lufta Ballkanike e kėndej disa herė ju ka sulmue tue brohorit “besa bese” dhe ja ka marrė topat e mitralozat, ju ka mundė e ju ka dėrmue ushtrinė tuaj, ju ka shtrėngue tė viheni nė ikje 10-15 orė dhe me armėt qė ka rrėmbye prej ushtarėve t’uaj ua ka vramė ushtarėt t’uaj. E keta janė dibranėt.
    Lufta e Vlones asht nji kunore nderi e mburrje pėr kombin shqiptar. Na s’mund veēse tė gunjezohemi para atyne kreshnikėve qė ranė dėshmorė pėr lirinė e vendit Kryengritja e Vlonės duhet, dhe medoemos lypset tė zajė nji vend tė shkėlqyeshėm nė historinė tonė kombėtare. Pėrpjekja e trimėrija e vlonjateve e tregume nė kėtė rast meriton tė duartrokitet e tė brohoritet.
    Atėherė kur luftojshin vlonjatet kundra italianve edhe dibranėt luftojshin kundra serbėve. Vlonjatėt ngadhnyen, por dibranėt humbėn e u thyen. Vallė pėrse? Mos u mungonte dibraneve guximi e trimėria, kėtė s’besoj tė ketė shqiptar qė tė mund t’a thotė, mbasi ajo asht provue shumė herė nė shumė rasa. E pėrse ata fituen e kėta humben ?
    Ja sepse:
    Italianet nuk janė trima e luftėtare si janė Serbėt.
    Levizja socialiste e bamė ne’ Itali nė favor tė Vlonjakėve dhe pengimet e mbėdha q’i sollėn ato qeverisė italiane pėr kėtė ekspedite
    Vlonės i shkoi fuqi ndihmuese nga Shqipnija e Mesme e shumė anė tė tjera, kurse Dibres nuk i erth ashkush nė ndihmė.
    Nji numėr i konsiderueshėm oficerėsh u ēveshėn dhe u ēuen nė Vlonė, ku morėn pjese aktive nė beteja tė ndryshme, kurse dibranėve iu ēue vetėm Major Shefkiu, i cili gjet rasė tė volitėshme tė prehesh nė Peshkopi dhe jo vetem qė nuk na ndihmoj, por edhe nuk na i dha as mitrolozat qė ti pėrdorshim kundra armikut.
    Disa qindra barrė municioni ashtu edhe arme u ēuen nė Vlonė, kurse Dibrės nuk u ēuen as edhe njiqind fishekė.
    Kryengritja e Vlonės u suvesionue prej qeverisė shqiptare tue lanė nė dispozicion tė drejtuesave me qindra mije frang ari, kurse nė Dibrės jo tė holla, por as pergjigje nuk i ēojshin.
    Pėr kryengritjen e Vlonės u mblodhėn nė shumė vise tė Shqipnisė ndihma tė hollash dhe propaganda u zhvillue aq mire dhe u ba aq e efekshme sa grat e Elbasanit i hoqėn vathėt nga veshi dhe unazat e gishtave dhe i dhanė pėr atė qėllim, me tė vėrtetė, vepėr e naltė patriotike. Por pėr Dibrėn e ngratė kėrkush nuk dha makar nji dysh.
    Nė Vlonė shkuen edhe banda muzikore tė viseve tė ndryshme pėr me e dyfishue guximin e luftėtarėve, por nė Dibėr nuk erth makar jevgjet a-enkēi tė Tiranes me lodrat e qemanet e tyne.
    Nė Vlonė shkuen, mbas propagandas sė zhvillueme, nga shumė vise edhe zonja pėr tė bamė sherbime infermerije, por nė Diber s’erth njeri dhe Dibranėt e plagosur vete i lidhshin plagėt. Zonja e Doktor Krastės nga Elbasani asht njana nga tė parat qė me vullnet tė vet shkoi nė Vlone pėr me ja kushtue sherbimin e vet luftėtarėve tė plagosun.
    Qeverija Qendrore nė Vlonė pat ēue nji sasi tė madhe ushqimi kurse nė Dibėr nuk ēoj asnji kothere bukė dhe nji kokėr qepė.
    Po tė meret parasysh gjithė kėto fakte qė pėrmenda ma nalte, kuptohet fare lehte sepse fitoi Vlona dhe humbi Dibra.
    Ato qė shkrova ma sipėr nuk janė pjellė e imagjinatės s’eme, por janė fakte qė provohen me dokumenta, tė cilat natyrisht e sigurisht ndodhen n’arshivat e shtetit tonė e tė shtetit Italian e Serb.
    N.q.s. malesorėt e Veriut janė injorant, janė pėrgjegjės ata qė i kanė lanė nė kėtė gjendje tė mjerueshme dhe jo ato vetė. Na s’duhet t’i urrejmė pėr kėto mungesa tė trashigueme prej nji regjimi tė huej dhe ti keq pėrdorojmė tue i fye e tue shnderue deri me rrafje sa me e cenue edhe sedren personale. Pėrkundrazi, duhet t’i afrojmė e t’i drejtojmė nė rrugėn e mbarė tė qytetėrimit. Sa herė qė asht paraqit ndonji rasė e volitshme, ata jane pėrbuzė prej autoriteteve ushtarake e civile tė Shqipnisė dhe s’asht lanė dhunė e pa drejtė pa u bamė mbi ta.
    Moskujdesi pėr shpėtimin e kėtyne malsorėve nga zgjedha e injorancės, pėr fat tė keq vazhdon tė tregohet edhe nga shteti shqiptar.
    Edhe ligjet e shteteve ma fort se me i ba tė vuejnė, kanė pėr qėllim me i pėrmisue, me i zbutė dhe me i urtėsue keqbėrsit. Me fjalė tė tjera, nuk i gjejnė t’arsyeshme e tė dobishme me i dhanė fajtorit nji vuajtje vdekjepruese e me i shue jetėn, por dėshirohet pėrmisimim dhe shpėtimi i tije nga pushteti i vesit tė lig. E kur nuk shihet i denjė nji veprim i egėr pėr nji fajtor qė ka vra ose ka vjedhe, si mund tė shifet e udhės nji sjellje e ashpėr pėr nji pjesė tė popullit, qė s’ka tjetėr faj veēse lėngon prej etheve t’injorancės? Prandaj, lypset qė qeverija t’u kushtoj kujdesin ma tė madh edukimit dhe ndriēimit tė tyne me anė tė shkollave, tė ēoje ndėr krahina tė tyne nenpunėsa tė drejtė e tė ndershėm qė t’i afrojnė kah qeveria, t’ua lehtėsojnė vuajtjet, t’ua ambėlsojnė jetėn dhe ti naltėsojnė nė shkallėn e vllazenve tė vet. Ateherė do tė ndrydhet fatkeqėsia e tyne, do tė zhduket injoranca dhe nuk do tė dėmtohet ma as financa as dhe qetėsia e shtetit. E kėta malėsor sigurisht do tė jenė mirėnjohės pėr kėtė shėrbim tė ēmueshėm dhe do ti shpėrblejnė Atdheun e bashkė atdhetarėve kėtė nder tue e derdhė gjakun pėr ta.
    Tė kthemi prap atje ku qemė.
    Simbas porosis sė Kryeministrit shkuem e takuem me Ministrin e Luftės Ali Pashė Kolonjėn dhe komandantin e pėrgjithshėm tė gjindarmarisė Mustafa Aranitasin e me Major Xhavit Leskovikun. Si unė ashtu edhe Elez Jusufi, Murat Kaloshi, Osman Lita e Maliq Kerēishta folėm tue theksue rėndėsinė strategjike tė Lurės dhe nevojen e mbajtjes se nji fuqie atje. Nė pėrgjigjet qė na dhanė na u dukėn sikur e pranuen propozimin tonė.
    Kur u kthye Ahmet Zogu nga Shkodra shkuem bashkė me Elez Jusufi dhe u takuem me tė. Me gjithė qė ai e dinte ma mirė se na rėndėsinė e Lurės, ia parashtruem ēashtjen. Edhe atė e gjetėm me nji mendim me ne.
    Mbas dy tri ditesh Ahmet Zogu kishte dalė me inspektue kufite. Ndėrkohe i ēon nji letėr Dine Bej Maqellara dhe i thotė se Elez Jusufi ka qellime e mendime tė fshehta me propozimin qė banė pėr tė pėrqendrue nė Lure nji fuqi. Nė kėtė mėnyrė Dine Maqellara don tė vej nė dyshim Ahmet Zogun pėr kundrejt Elez Jusufit, t’a forcoj pozitėn e vet nė sy t’Ahmet Zogut dhe ti siguroj interesat e veta personale.
    Mos pandehet se Elezi pėrnjimend kishte qėllime tė tjera dhe tė mos kujtohet, se Dine Maqellara me tė vėrtetė zbuloi nji tinezi nė zemėr tė ligė, se ai s’e kishte atė hollėsi mendjeje sa me u futė nė tru e nė zemėr tė tjetrit, por ai e bante pėr me ēvleftesue meritėn e Elezit para Ahmet Zogut dhe me zhdukė simpatinė qė gėzonte ai.
    Sidoqoftė levizja q’u ba nė Mirdite, provoi se Elez Jusufi me propozimin qė bani pėr pėrqėndrimin e nji fuqije nė Lure, kishte qėllime tė mira, e kishte parashikue gjendjen dhe kishte qenė i zoti ta kuptoje e t’a zbulojė tė nesėrmen.
    Po t’ishte marrė parasyshe propozimi Elezit e t’ishte ēue nė kohė nji fuqi e rregullt nė Lurė, sigurisht kryengritja e Mirdites o s’kishte ndodhun ose do tė shtypet me lehtė e ma shpejtė.
    Qofshin tė mallkuar ata njerėz qė tė mundun nga menia e lakmia mbollėn farėn e dasisė e t’urrejtjes nė mes tė personit tė vlefshėm t’Ahmet Zogut dhe tė njeriut tė plot fuqishėm e tė ndėrgjegjshem tė Elez Jusufit. Kėto injeksione helmatuese u ban kohė mbas kohe dhe arrinė ta bajnė efektin e deshiruem prej intrigantėve, sepse Ahmet Zogu e Elez Jusufi qenė hidhnue ma nė fund. Kjo ftohtesi e urrejtje arrini n’atė gradė sa nisi tė duket e tė nxjerrė krye edhe nė vepra tė cilat natyrisht ishin nė dam t’atdheut dhe pėr pak qenė tue e pezmatue dhe politikėn e jashtme tė shtetit me ngjyrat qė merreshin herė mbas here. Ata qė me intrigat e tyne tė poshtme arrinė me i pėrkeqė marrėdhanėjet e tė pėrmendurve dhe asisoj me e pėrshkue Shqipninė nėpėr faza tė kritikėshme as u tronditėn as patėn turpe prej kuj. Por vazhduen tė pėrfundojn rolin e tyne prej dreqi tue i ndamė atdhetarėt nė “shqiptarė” e nė “partizane” me kėtė mėnyrė me i veshtirėsue jetėn popullit dhe e pengue zhvillimin e tij nė pikpamje tė ndryshme..

    U pėrket kompetenteve me i grrye e me i zbulue shkaqet e shkaktarėt e levizjes sė Mirditės, me gjithė kėtė edhe na do tė flasim pak mbi kėtė kryengritje tė kobshme, mbasi ajo lidhet me luftėn e tmershme q’u ba ma vonė nė malet eLurės, nė mes t’onė e t’ushtris serbe.
    Po kryengritja e Mirditės pat marrė nji ngjyrė politike dhe nji rendėsi tė madhe. Pėr ta shtypė atė dhe pėr te bamė nji operacion te mire qe ēue atje komandanti i gjindarmarise Ali Fehmi Kosturi. Disa muaj u rrok e u orvat ky atje me ba ndjekje. Por nga shkaku i pozitės topografike tė vendit e tė tjerave fitimi dhe humbja herė pjereshin nė njenėn ane, herė nė tjetrėn. Me fjalė tė tjera, situate nderlikohesh por nuk bante nji ndryshim tė njimend nė favor tė njenės ose tjetrės pale. Vetėm mbas disa kohe kryengritėsit zunė me tregue shenja lodhjeje e dobėsimi. Qeverija serbe, e cila kishte pėrgatit kryengritjen me qellim qė tu ndihmoje e tu napė kurajo Mirditasve nisi pėr atje nji fuqi nja 1000 vetash nen komandėn e Halil Lleshit, Taf Kaziut e te Selim Noges. Kjo fuqi e mbledhun nė Diber, dash pa dash, u nis pėr Mirdite, me 30 Korrik 1921, tue ndjek rrugen Diber –Lurė –Mirdite. Nė kėtė mėnyre qeverija serbe dėshironte tė siguroje nji lidhje me Mirditėn nga ana e Lurės dhe ta linte ēelė shtegun pėr Mirditė. Komandat e dorės tė dytė tė kėsaj fuqije ishin Selim Kaloshi, Dik Spata, Elmaz Koltraka nga Qidhna, Ali Tahir, Mustafa Pirra nga Muhrri, Hysen Ndreu nga Dardha dhe Jusuf Islami nga Lura.
    Nė perendim tė Dardhės dhe ndėrmjet Lurės e Dardhės ndodhet shtepija e Nezim Ahmetit, e ndertueme mbi nji kodrine. Atė dite ndodheshin ke Nezimi, tė grishun nė nji gosti i nipi i Elez Jusufit, Dik Xhelili, Kalosh e Lazim Sajari, dy vllezėr t’arratisun prej kohesh nga vendi i tyre qė ndodhesh nen zgjedhėn serbe. Nė kėtė kohė turma mercenare e serbėve q’u pėrmend ma naltė, i fikas dhe u pa se po marshonte nė drejtim tė Lurės. Kėta, tė grishunit e Nezim Ahmetit q’u permend ma naltė, me nji herė murrėn ato 30 shok qė kishin me vehte dhe duelen ke kodra e gelqeres ku zunė pritė. Njikohėsisht e ēojnė Xhelal Hakikun prej Dardhe ke ura e Vezirit pėr me e njoftue Kapidan Prek Jakun. Kur u afrue fuqija mercenare kėta i vunė pushkėn me qellim qė ta prapėsojne. Por ata zunė vend dhe qendruen. Lufta u ba e rreptė dhe vazhdoj deri sa u ngrys e u errėsue fare. Por nė kėtė kohe trimat tone tė ndergjegjshėm ishin rrethue ma prej fuqis mercenare qė ishte 40-50 here ma e madhe se e ketyne. Mu nė ēastin kritik, arrin nė ndihme tė tyne Sheh Halimi nga Reēi me disa shokė dhe mbas nji beteje tė egėr shthuret rrethimi. Po nė kėtė kohe arrin edhe Kapiten Prek Jaku me batalionin e tij e me nji top nga ura e Vezirit qė ishte plot 8 ore larg prej andej, me qenė se ishte natė dhe rrugėt e veshtira e tė rrezikshme, malėsoret tone ia ndriēojne udhėn ushtrisė sė Kapiten Prekut tue ndezė pisha si stėrgjyshat e tyne kur veprojshin nė kohe tė Skenderbeut.
    Prenk Jaku q’arrini nė ndihme me shpejtėsinė e rrufes, sa sosi e vendosi topin mbi kodrinėn e kishės sė Lurės dhe tė nesėrmen sa gdhini d.m.th.me nji gusht 1921 u vu pushkėn mercenarėve tė Serbise. Nė kėtė lufte muarėn pjesė edhe nja treqind Derjane e Reējane qė qenė thirrė ashtu edhe Ibrahim Gjoci nga Lura me nja 30 burra. Kapiten Prenku i ndihmuem edhe prej kėtyne qė permendėm i rrethoj mercenarėt dhe nisi luftėn me terbim. Mbas nji beteje t’egėr qė vazhdoi ma tepėr se pesė orė mercenarėt u thyen dhe ikėn tė mundun plotėsishit tue lane nja 40 -50 plagosun.
    Fuqija mercenare e serbėve n’Arras mundi me qendrue e me zanė vend. Kapitani kreshnik Prenk Jaku e vendosi fuqin e kėtyne malsorėve tė pa shkolla e tė padisiplinuem, por trima e tė provue nė rasa tė tilla nė gryk Noke e nė Kodėr Leshė tue i vu nėn komandė tė nentoger Luigj Shantojes, tė cilit i la nja tridhjet ushtarė e dy mitralierė nga tė vehtėt. Mbasandej u nis dhe shkoj pėr nė vend te vet te ura e Vezirit.
    Nja nji jave nuk ngjau kurgja. Gjendja vazhdoj tė jete e qetė. Ndėrkohe erth Toger Shefki Shatku, i cili ishte nisun prej Tirane me detyrė qė ti ēonte municion ushtrisė sė rrethueme nė Mirdite, por me qenė se s’gjente shtek pėr me u fut erth kėtu. E morri komandėn e fuqisė prej nentoger Luigj Shantojes dhe e shpėrndau municionin ndėr ushtarėt e vullnetarėt qė pėrbajshin fuqinė. Mbasandaj, muer dhe e nxiti pėr me i sulmue mercenarėt q’ishin ngujuen’Arras. Me nji fuqi tė perbame prej 200 Derjane dhe nja 300 nga Gryka Nokes i mėsyen kundėrshtarėt, tė cilėt u thyen aq keq sa u vunė nė t’ ikun, tė tmerue dhe e kapėrcyen Drinin tė veshun me petka, nji numėr i konsiderueshem nga komitėt u vranė, nga kjo anė mbet deshmor vetėm nėntoger Osman Elez Mara nga katundi Suhadoll.
    Toger Shefkiu mbasi e kurorėzoi kėtė vepėr patriotike me ngadhnjim e armėve shqiptare vendosi nji fuqi nė Arras nėn komandėn e oficerit z. Qemal Frasherit dhe vet u kthye nė Tirane, me kėtė mėnyre Serbet u shporrėn n’anen tjetėr tė Drinit, i cili u ba vetvetiu kufi. Nja gjashtė javė nuk ndodhi as ndonji ndeshje ose ndryshim me rėndėsi nė kėtė anė tė kufirit.
    Kėto dite, nė Mirdite, prap ishte perkeqė gjendja. Kryengritėsit e kishin pushtue Oroshin dhe e kishin zanė rob kapiten Fert Dervishin bashke me 200 ushtarė, tė cilit i shpien nė Spas. Gjithashtu komandantit tė operacionit Ali Fehmi Kosturit, qė ndodhesh ke ura e Vezirit ia presin shtigjet e prapsimit dhe e venė nė gjendje gati tė rrethuem. Edhe Rexhep Doēi……., qė ishte ēue prej Tirane me municion pėr Mirdite kapet rob bashkė me 100 e disa ushtarė dhe ja marrin krejt ushqimin e municionin. Rrugėt e veshtira tė Mirditės e mbyllin kryekput dhe pritet e pengohet dėrgimi i fuqive.
    Qeverija Qendrore shqetėsohet nga situate e nderlikuar e Mirditės prandaj mbledh nji fuqi prej Shijaku, Kruja e Tirana dhe e ēon pėr nė Mirditė nėn komandėn e toger Shefki Shatkut. Me kėtė fuqi ishte ēue edhe nja 40-50 ushtare tė xhenjos, edhe Haxhi Jusuf Dani, deputet i Tiranes si dhe nentoger Mazar Bej Delliallisi komandant i rreth komandės gjandarmaris Shijakut [1] me fuqin e Shijakut kishte shkue. Kjo forcė e re vjen nė Kthellė tue kalue nėpėr Milot. Mbasi e pushton majėn e kulmit qė ndodhet nė rrugė tė Oroshit vjen nė Rreshen, ku i marrin pjesėrisht ato kafshė qė i ishin grabit me parė Rexhep Dacit. Kjo fuqi qendroj kėtu gati nji muaj dhe mbrenda kėsaj kohe u rrethue dy herė prej kryengritėsve, por pa u sigurue ndonji fitore rrethimtarve.
    Qeverija ēon rishtzi nji fuqi prej nja 200 vetash tė perbame prej dibranesh. Kjo fuqi e komandueme prej tė nipit te Elez Jusufit, Suf Xhelilit, Murat Kaloshit nga Qidhna, Osman Lites nga Kalisi, Ibrahim Gjecit nga Lura, pat si kryekomandant Ali RizaTopallin. Mesyni kjo fuqi dhe me trimėrin qė tregoj u fut n’ Orosh nga ana e Selitės. Kėsisoj u shkatėrua rrethimi qė ishte bamė Ali Fehim Kosturit dhe u sigurue udha e komunikacionit. Mbasandej fuqia erth nė Lure. Ato mblodhen nja 700-800 vete nga banorėt e Lurės e tė Dardhės dhe formuen nji batalion. Osman Lita me fuqinė qė dispononte, sipas urdhėnit tė komandantit Ali Fehmi Kosturit, shkoi ke ura e Vezirit pėr me e ruejtė pikat stategjike gjatė Drinit. Kapiten Ali Rizai bashkė me Jusuf Xhelilin e Murat Kaloshin muarrėn udhėn e shkuan ke shkalla e Gjonit, nji vend strategjik e tepėr i fortė ku ishte pėrqendrue e ngunjue nji fuqi e madhe prej kryengritėsve. Fuqija e Dibranėve i msyni kryengritėsit tė cilėt qėndruen me kokfortėsi. Por ma nė fund u mundėn. Edhe fuqit qeveritare e pushtuen pozitėn e rėndėsishme tė shkallės sė Gjonit. Njezet e tre veta ranė deshmor e u plagosen prej dibraneve. Dami i kryengritesave qe i math por s’dihet me pėrpikmeni. Kjo luftė e rreptė e ndrroi fatin e kryengritjes, sepse Mirditasit u tmeruan nga shuplaka e dibranėve dhe e humbėn ma atė fuqi morale qė kishin pasė ma parė.
    Nė atė anė, ku ndodhesh Osman Lita zunė me u pėrkėmb e me leviz banoret tė cilleve u ēoj ndihmė Kapiten Mark Gjoni dhe serbet q’ishin n’atė anė tė Drinit. Pozita e Osman Lites u veshtiresue si nga kėto shkaqe ashtu dhe nga tradhetija qe i banė disa ushtarė vendas. Situata kritike e krijueme rreth Osman Lites e shqetėsoj Ali Fehmi Kosturin, prandaj urdhėrroj dibranėt me i shkue nė ndihme. Dibranėt u nisėn dhe shkuen me shpejtėsin e vetėtimes, i sulmuen kryengritėsitdhe i mundėn nė mėnyrė qė naltėsuen forcėn e prestigjin e qeverisė. Ndėrkohe, arrestuan nji kryengritės qė u fut kendej prej anės tjetėr tė Drinit dhe e varėn natėn mbi nji peme. Serbet ashtu dhe Kapidan Mark Gjoni kur e panė tė nesėrmen tė varun i prenė shpresat e ngadhenjimit. Me sakrificat qė banė Dibranet nė Mirdite e hapen dhe e siguruen shtegun e nji pushimi e veprimi tė dobishėm pėr qeverinė.
    Si qeverija, ashtu dhe populli jane tė detyruem t’u falen nderit ketyne herojve dhe ata kanė tė drejtė tė mburren pėr sherbimin qė i banė Atdheut. Personalitetet e nalta tė shtetit e tė popullit, aso kohe nė vend qė ti nepnin rėndėsi ēėshtjes se Mirditės pėr me mos e bamė ma vonė nji plagė e rrezikshme, gjithė fuqin mendore dhe aktivitetin e tyre e patėn shkri per ti ruejte pozitat e tyne. Kėrkesat e shumta tė nji njeriu tė damshėm si Marka Gjoni e tė Bajraktarėve tė tjerė vetem me ndėrmjetėsimin e Elez Jusufit u gjymtuen. U ulen nė minimumin e privilegjeve tė kėrkueme dhe mjaftuen tė kenė njerėzit e vendit nė postin e nenprefekturės dhe gjindarmėt, dy favore kėta qė deri sa tė merrshin masa tė tjera nuk mund tė bajshin reperkusione nė politikėn tonė tė mbrendėshme e tė jashtme. Ky far pajtimi i arritur me zotėsinė e Elez Jusufit, u pranue prej qeverisė qendrore, por mbas pak ditesh u denoncue dhe i dha shkak qė tė turbullohesh situata e tė rifilloj kryengritja. Nė kėtė rasė u hap rruga tė pėrfitojnė, nen dorė, ata qė janė mėsue ti sigurojnė interesat e veta personale nė dam tė interesave tė pergjithshėm dhe ngadhenjeu intriga e ati dreqi q’u ba vegla e realizimit tė qėllimeve pushtuese tė Serbisė nė vendin tone. Me fjalė tė tjera, u hap rishtazi ajo plage qė qe mbylle me aq sakrifica.
    Kur pa Marka Gjoni se dėshtoi programi qė kishte pėrpilue ēoj tė birin bashkė me bajraktar Zef Doēin ke kapiten Ali Rizai e Suf Xhelili pėr tė hy nė marveshje me qeverinė qendrore me konditė qė tė ndėrmjetesonte Elez Jusufi. Me fjalė tė tjera Mark Gjoni kėrkonte qė tė pajtohet me qeverinė, por nė besė t’Elez Jusufit. Kapiten Ali Rizai me nji leter, ia transmetoj Ministrisė sė luftės kėrkesėn e Marka Gjonit dhe u lut qė tė pranohesh pėr interesave t’Atdheut. Gjithashtu i shkroi edhe Elez Jusufit pėr me marrė pėrsipėr kėtė mision tė nalte. Letra qė ju ēue Elez Jusufit qė nenshkrue edhe prej Ibrahim Gjocit nga Lura, mik i perzemert i Ali Rizajit i Elez Jusufit dhe i Marka Gjonit. Me nji urdhėr qė caktonte gradėn e kompetences pėr marveshje, Elez Jusufi u nis pėr me u marrė vesh me Mark Gjonin. Urdheni i ngarkimit t’Elez Jusufit me kėtė mision pėrmbante nėnshkrimin e kryeministrit, Iljaz Bej Vrioni, tė ministrit tė mbendeshem Sulejman Delvina dhe tė ministrit tė luftės Selaudin Shkoza.
    Elezi shkoj nė Lurė dhe e ēoj Ibrahim Gjocin ke Marka Gjoni pėr ta caktue vendin e kohėn e takimit. Kur u kthye Ibrahim Gjoci e njoftoj Elez Jusufin se Marka Gjoni kishte dredhue dhe nuk deshironte me hy nė marveshje me qeverinė.
    Qeveria Serbe tue pa se s’po mundet me i realizue qellimet e veta me anėn tė Marka Gjonit, Taf Kaziut, Halil Lleshit e tė Selim Noges, vendosi tė veproje drejt pėr sė drejti tue pėrdorė ushtrinė e saj tė rregullt. Prandaj ēoj nė Arras tė Dibrės oficerin e stacionit serbe qė ishte pėrballė Arrasit me detyrė qė tė njoftonte komandėn shqiptare nė Arras se nė rast se nuk lirohej Arrasi e gjithė katundet pėr rreth tij mbrėnda 24 oreve, do tė bombardonte dhe do tė sulmonte pėr me i pushtue. Kur panė autoritetet Serbe se Shqiptarėt nuk i dhanė asnji konsideracion notės verbale tė saj dhe nuk liruen viset, me 18 shtator 1921 filluen me bombardue me topa e me msye me ushtri tė rregullshme. Gjemimi i topave Serbe ndigjohesh deri nė thellėsit e Lurės. Elez Jusufi qė ndodhesh nė Lurė kur ndegjoj bubullimin e topave t’armikut qė zbazeshin kah fronti i Dibres e kuptoj shkakun e vėrtet tė refuzimit qė kishte ba Marka Gjoni pėr me hy nė marveshtje.
    Me nji here u ēue Elez Jusufi dhe me nji fuqi qė mbodh aty pėr aty u nis me shkue ne ndihme t’Arrasit. N’anė tjetėr dhe pa humbė kohė e thirri tė nipin Suf Xhelilin e kapiten Rizan qė tė vijshin nė ndihme me fuqite qė disponojshin. Ndėr kohe, qiti kushtrimin edhe nė Dardhe e nė Reē.
    Ne majė tė kodrinave qė janė nė Lanė tė Lures, Elezi u ndesh me nja 30 ushtarė e me Dibranet qė ishin zbrapė nga Arrasi e pika tjera tė kufinit, aty zu vend edhe Elezi. Kur arrini populli i Dardhes dhe i Recit, simbas kushtrimit tė nxjerrun dhe batalioni i kapiten Ali Rizait e fuqija e Suf Xhelilit, u nis lufta e egėr nė mes tė Shqiptarėve e tė Serbėve.
    Sigurohemi nga burime tė besueshme se kėsaj here serbėt kishin sjell njiqind topa tė vegjel e tė mėdhej tė cilėt i pėrdoren nė kėtė levizje. Raportet zyrtare tė dhanuna prej komandantėve tė kufinit vėrtetojnė se vetėm nė ballin e Lurės janė pėrdor tridhjet topa. Sipermarsi i ushqimit tė ushtrisė Serbe, Kadri Kellēishta, nė Peshkopi qė u ka dhanė bukė siguron se vetėm pėr ballė frontit tė Dibrės serbėt kishin pėrdorue regjimentet 12,17,18,19,25,27, dhe 28. Ushtrija serbe e ardhun nga Prizereni pėr tu pėrdore kundra ballit tė Lures asht tjetėr dhe asht jashte atyne regjimenteve qė pėrmendėm ma naltė. Pėrballė kėsaj mizorije serbe t’armatosun gjer nė dhembė qendroi fuqia e dibraneve e perbame kėshtu: Nga njiqinde disa vete nga Arrasi, Sina e Eper, Sina e Poshme, Gryka Noke, Qidhna, Mustafaj dhe nja njiqind e disa vetė qenė nga Dardha, Reē e Lurė. E tanė fuqija e dibraneve kishte nji top dhe disa mitroloze qė i muerr me vone prej serbeve.
    Numri i kėsaj fuqije pakėsohesh dhe disa here shtohesh, pėr shkak se kėta trima, qė meritojnė tė pėrjetėsohen pėr heroizmin e tyne, femit e vet i kishin strukė e strehue ndėr shpella, pyje e bjeshkėt e nalta qė vetėm me nji tė pame tė fusin tmerrin. Disa herė shkojshin me i pamė fėmit e vet qė dergjeshin nga pa bukesija dhe dridheshin nga acarimi i ftoftit tė madh ndėr ato vise tė nalta, mbasandej ktheheshin me lot nė sy e me helm nė zemėr pėr gjendjen e mjerueshme tė familjeve tė veta dhe merrshin pjesė nė luftė, e cila bahesh me tė vėrtetė nji luftė dėshprimi. Pėr kėtė shkak ishte i ndryshueshem numėrimi i fuqisė nė Lanė tė Lurės.
    Ne juge tė Lanes tė Lurės dhe nja katėr ore larg prej saj asht Sharra Zogollit. Kėtu ishte vendos Kurt Kadija me nji fuqi tė perbame prej matjanėsh. Poshtė sharrės sė Zogollit e ngjite me Qafen e Murrės ndodhesh maja e Korupit. Kėtu pat zanė vend Dine Hoxha me nji fuqi Dibranėsh Murrake e tė tjerė. Serbija nuk u nepte rendėsi kėtyne dy pikave. Prandaj, n’ato anė nuk bahej lufte.
    Pėrmbi katundin Sine e Epėr e Sine e Poshtme tė Dibres ngrihen do male tė nalta, mbi kėto male asht pozite e fort[Pllaj]. Kėtu kishte pritė Murat Kaloshi me nji fuqi dibranesh, qidhnakesh e tė tjerė. Kėtu Murat Kaloshi i dha armikut prova tė shqueme trimėnije, kreshnike tue bamė betejė tė shkelqyshme ashtu si i kish hije atij e trimave qė kishte me vehte.
    “Nga ana e Lurės, pa rreshtun, Serbėt mėsyjshin e luftojshin. Pėrveē trimėnisė, me tė cilėn shumė dibrane, kishin edhe nji favor tjetėr. Pozitat e forta natyrale ku kishin zanė vend. Pandaj, rrallė plagoseshin dhe rrallė ishte numri i dėshmoreve, kurse serbėt pėsojshin dame e humbje tė medha si me tė plagosur ashtu edhe nė tė vrame. Por e dyfishojshin dhe e tre fishojshin luftėn me zell e tėrbim tė math.
    Trimėrija qė treguen dibranėt nė kėtė lufte asht shėmbullore, pėr shembull Suf Xhelili tue pasė ngjat vetėm njizet e shtatė trima e zbrapsi sulmin e nji fuqie serbe qė pėrbahesh prej katėrqind ushtarėsh. Nuk mjaftoj me kėtė por bani nji kundėrsulm dhe i nxorr serbėt n’anė tjetėr tė Drinit tue u shkaketue dame tė mėdha dhe tue u marrė edhe nji top. Kėto trimėni arrijnė tė quhen tė mrekullueshme dhe shumė kush, ndofta nuk i beson. Por kėto janė realitet 1.
    Por atė kohe u ēue nė Lurė Major Nazif Voshtima me nji fuqi tė perbame prej pes a gjashtėqind vetėsh. Edhe kjo ishte mbledhė nė Shqipni tė Mesme, veē nji pjesės sė vogel, nuk vlejti fare, sepse nji pjesė e saj u arratis e u kthye nė Tirane dhe pjesa tjetėr-do tė raskapitun qė ishin zanė bedel me tė holla-s’bante veēse e pakėsoj municionin e miellin e mykun qė ēonte Dine Bej Maqellara me shokė nga depoja e Matit pėr dibranet.2
    1. Na besojmė se ata oficera qė aso kohe u ndodhėn nė Lanė tė Lurės nuk do tė mungojnė me na vėrtetue heroizmin qė treguen malėsoret dibrane.
    2. Tue e ndrue miellin qė shkonte nga Tirana me miell misri tė mykun. Kėtė miell e kam pa vete me sy, se atėhere nji mostėr e tij, tue u ankue me ndėrmjetėsim tim. Elezi ia ēoj Bajram Fejziut i cili aso kohe ndodhesh Ministėr i Mbrendshėm, ateher Ministri na tha: Kush do me e mbrojtė nderin sot, nuk duhet tė marrė detyrė pėr sipėr.
    Oficerėt Serbe tue pamė rezistencėn e forte tė dibraneve zunė me dyshur dhe nisėn me thanė se ata ishin tė ndihmuem edhe prej ushtrisė dhe oficerave italjane. S’dijmė se serbet ku i kanė gjetė italjanet aq trima e rezistuesa qė kėsaj rradhe u bajshin nji ndėr kaq tė math…..Edhe pėr Gani Diden nga Prizereni serbėt pretendoshin se asht italjan pėr shkak se ai qėllonte fare mire me top.
    Edhe zotėsia e trimerija e komandant Ali Rizait ishte e mrekullueshme. Malėsorėt dibran e simpatizojshin tepėr dhe arrinin deri nė admirim. Ai e njifte fare mirė palcėn e tyne dhe sillesh me nji mėnyrė qė ato i kishte magjepse. Ay u tregue edhe shume shpirt madh e bujar. Tė hollat qė i ndodheshin ua shpėrndante dhe gjellėn e vet ua pjestonte atyne. E ndante katėrsh batanijen e vet dhe i sukullonte femijt lakuriq tė malėsorve qė dridheshin prej tė ftoftit. Me lot e syve dhe tė fshamet e zemrės merrte pjesė plotėsisht nė mjerimin e atyne fatzinjėve. Pėr kėtė arsye malesorėt e simpatizojshin me tė gjitha fuqitė e zemrės e tė shpiritit. Nė shenjėn e vogel tė dhanun prej tij, i bante kėto malėsore me u versulė me tėrbimin e nji kuēedre mbi armikun, tė cilin e shpartallojshin dhe e dėrmojshin fare.
    Nė ditėt e fundme serbet banė nji ofensive tė rrepte. Kjo ofensive filloj me 26 Nentor 1921 dhe vazhdoj tri dite rresht. Dibranet, natyrisht dogjėn gjithė fishekėt qė kishin pėr me e zmbrape armikun. Me qenė se u mbaruen fishekėt dhe s’ kishin me se tė luftojshin armikun, u banė si luan tė tėrbuar. Paraqiteshin para komandantit tė tyne Ali Rizait dhe kėrkojshin duke u lutė dhimshėm si me pas kėrkue jete. Ali Rizai s’kishte fishekė. I dishpruem shprehesh me vaj dhe lotėt i rrokulliseshin nė mollzat e faqeve. Kur shifnin trimat se komandanti i tyne po u nepte kokra loti nė vend tė fishekve dhe ata shpėrthejshin nė vaj dhe qajshin me deshprim. Tė dy palėt mbeteshin tė hutuem e tė mėrzitur pėr disa minuta. Kjo ngjarje i dha shkas qė tė ndryshohesh situata e luftės.
    Dine Hoxha qė ndodhesh nė Korat, lajmėrohet tinėzisht se Serbet ishin duke pergatitur nji sulme dhe mat ‘ane. Menjiherė i drejtohet komandantit tė grupit, Toger Hysni Pejes nė Mat pėr me i ēue sa me parė nji fuqi ndihmuese. Por simbas thanies se Dines, ai nuk i nep rėndėsi kėrkeses sė tij dhe nuk i ēon fuqi. Serbet tue e ēmue se pozita e Kurt Kadise ke Sharra e Zogollit nuk ishte e forcueme mire, e mesyn dhe mbasi i venė matjanet nė t’ikun, e pushtojnė Sharrėn e Zogollit dhe Shkallėn e Deshes. Tue i pushtue serbet kėto dy pika strategjike, e prenė rrugėn prej kah i shkonte ushqimi e municioni fuqis nė Lurė. Nė kėtė mėnyrė pozita e Lurės gati mbet e rrethueme dhe e rrezikshme, mbasi nuk i shkonte ma as ushqim as edhe municion.
    Pėr kėto shkaqe ashtu edhe nga bora e madhe qė binte, kreshnikėt e ballit tė Lurės u shtrėnguen me u tėrheqė deshprueshėm nga Lana e Lurės nė vendin Nexhde. Me qenė se Maja e Nexhdit ishte nji vend tepėr i ftohte mbasi e rrifte murrani pėr sė tepermi, edhe mbasi trimat tanė s’kishin as fishekė pėr tė luftue, as kapota e robe pėr t’u veshe as edhe ēadra, lopata dhe vegla tė tjera pėr tė bame llogore e banesa mbetėn keq. Pėr kėtė arsye edhe nga shkaku i zbritjes sė serbėve nga shkalla e Deshatit nė katundin Macukull tė Matit u pa e aryeshme, nė pikpamje strategjike, qė fuqia tė terheqesh edhe prej Nexhdit. Prandaj me 8 Dhjetor 1921 u terhoq fuqia dhe erth nė katundin Selitė dhe u vendos ke Lana e Kalosit.
    Po nė kėtė kohe u tėrhoq edhe Rexhep Shala me fuqinė e tij prej Mirdite dhe zu vend nė nji kodėr tė Selitės. Midis fuqisė sė Rexhep Shales dhe asaj tė Elez Jusufit ndodhesh gryka e Selitės. Kėto dy fyqi u muarėn vesh me borizan. Rexhep Shala i dėrgoi Elezit nji top nėn komandėn e toger Preng Previzit. Tash Ali Rizait ju banė dy topa.
    Fuqit e mėdha tue gjykue se luftat e rrepta e tė gjata qė baheshin nė Shqipni nė mes tė Shqiptarėve e Serbėve mund tė bajshin reperkusion edhe ndėr shtetet e tjera te Ballkanit, ndėrhyne dhe i larguan serbėt nė kufirin e vitit 1913-tes. Ushtrit serbe me 8 Dhjetor 1921 u tėrhoqėn nė kufinin e caktuem prej konferencės sė ambasadorėve, nė Londėr dhe i liruen tokat shqiptare tė Dibrės. Me 10 dhjetor 1921 fuqit tona kombėtare hynė nė Diber, Peshkopi e nė Lume si ngadhnjimtarė tue pasė nė ballė komandantin e pergjithshėm Elez Jusufi dhe Kapiten Ali Rizain, dy burra tė ēmueshem qė meritojne ēdo nderim pėr trimėni, burrėrine e atdhedashuni e tregueme kurdoherė e veēanarisht gjatė kohės kritike qė vazhdoi lufta. Qofshin urue e nderue kėta patriote tė mirė dhe qofshin tė mallkue ata tradhtarė tė poshtėm.
    Kopja e nji letrės se dergueme me shpjegime tė plota mbi mbi kėte lufte tė Elez Jusufit ish deputet te Dibres Z.Kristo Dakos asht pershkue nė fund tė ketij libri.
    Kur u zhvilluen ngjarejt e shemtueshme nė 1920, serbėt patėn djegė shume shtepija nė Reē, Dardhė, Gryk Noke, Qidhen, Mustafaj, Arras, Sine e nė Muhurr dhe patėn grabitė kafshe e bagėti. Kjo barbarizėm edhe asaj kohe u pėrsėrit prej serbėve dhe banė damė tepėr tė mėdha. Pėr t’u ndihmue kėtyne tė mjeruemve Italia dhe disa shtete te tjera patėn ēue disa ēadra e batanije. Nje pjesė e kėtyne u shpėrnda prej qeverisė ndėr vise tjera dhe pjesa tjetėr u kalb nė depot e Durrėsit. Sa punė e shemtueshme dhe e……

  5. #5
    Nji ēudi
    Sa herė qė luftojshin malėsorėt tanė nė Lunė tė Lurės, ngrihesh e fluturonte mbi ta nji shqipe, e cila tue u rrotullue gėrthiste e egėrsueme me zanin e saj t’ashpėr dhe sulesh drejt frontit tė serbėve. Kjo ngjarje e mrekullueshme, ndothte pėr ditė sa herė qė bahesh luftė. Tue e pamė malsorėt tanė kėtė shqipe qė fluturonte pėrmbi krenėt e tyne, pa u drasht as nga plumbat e armikut as edhe nga zhurma e luftės pėrtriheshin nė fuqi morale. E quejshin si dhenje ngadhenjimi fluturimin e saj dhe tue brohorit ‘besa-bese ashtė dita e jone’ dhe suleshin me tėrbim mbi armikun, tė cilin e thyejshin e shtypshin dhe e dėrmojshin.
    Mbasi u liruen tokat e Dibres deri ne kufi te 1913
    Para se me u lirue viset deri nė kufi tė 1913-es, Suf Xhelili, Murat Kaloshi, Osman Lita dhe Ibrahim Gjoci erdhėn nė Tirane. Ma mire tė kishin thye kembt e tė mos vinin……
    Nuk po i pėrmend emnat e atyne qė rrenuen kabinetin e Pandeli Vangjelit dhe i dhanė shkas turbullimeve. Kėto ngjarje, natyrisht historija do t’i hetoje dhe do t’a gjykoje, pamvarsisht ajo, q’e un dua ta prek kėtu asht pjesa qė u takon dibranėve nė kėtė ēashtje.
    Mos tė pandehet se Suf Xhelili e shokėt e tij qenė thirrė prej Tirane ose ata vet shkuen nė Tiranė nergut, pėr kėtė pune. Kėta patėn shkue nė Tiranė pėr tė marrė rrogat e prapambetuna tė miliceve qė kishin pasė nė sherbim e nėn komandėn e tyne sa kohe qė vazhdojė lufta me serbet. Kur Tirana ishte bamė skene e intrigave, Elez Jusufi ende ndodhesh nė Lurė, tue pėrgatit me shkue nė Diber, qė u lirue prej serbeve mbas kaq sakrificash tė bamė me gjakun e derdhun. Elezi i entuziasmuem nga gezimi i lirimit tė Atdheut tė dashtun, as e dinte as edhe e merrte vesh ē’po ndodhte nė Tiranė. Ato qė e pėrgatitėn rrėzimin e Kabinetit tė Pandeli Vangjelit pėrfituen nga padija e Suf Xhelilit e tė shokėve tė tij dhe i futėn mbrėnda asaj lodre me qė ata nuk mund t’i kuptojshin dredhit e hollesinat e asaj aventure politike. Kėtu vetvetiu vjen e del nji pyetje: Mbasi Suf Xhelili e shokėt e tij qenkan esploativė verbenisht nė ēashtjen e rrėzimit tė Kabinetit tė Pandeli Vangjelit, pėrse marshoj ma vonė Elez Jusufi mbi Tirane dhe i dha shkak tė dėmtohet arka e shtetit e tė vriten e tė mvaren aq njerez tė pa fajshėm?
    Po. Gjithkush e dinte se Kabineti i Hasan Prishtines pat dhėnė dorėheqjen me konditė qė tė formohesh nji kabinet i pa anshėm e derisa tė formohesh ky kabinet, tė mos hynte nė Tirane asnji fuqi civile kėrcėnuese.
    Nė raste se kėrkonte me u fut nė Tirane ndonji fuqi qė tė impozonte formimin e qeverisė simbas andjes sė saj do tė kundėrshtohesh me armė prej te gjithve. Suf Xhelili dhe shokėt e tjerė dhe parsija e Tiranės qenė besatue me relizue kėtė qėllim. Gjithashtu edhe antarėt e Kabinetit tė pėrkohshem patėn dhanė premtime tė forta se nuk do tė lejoshin me hy nė Tirane ndonji fuqi civile.
    Mėnyra e tė hymit tė Ahmet Zogut nė Tirane i dha shkak qė dibranėt ti ftojnė Tiranasit nė bese, kurse tiranasit ashtu edhe antarėt e kabinetit tė pėrkohshem tue qenė edhe unė prezent u thanė dibraneve: ‘Ahmet Zogu s’mund me u fut nė Tirane me fuqi, nė rast se tenton me hy, na bashkė me ju do ta kundėshtojmė me armė. Lajmet e pėrhapme mbi marshin e Ahmet Zogut mbi Tirane s’jane tė vėrteta, me gjithė kėtė pėr tė hetue ēėshtjen u ēue Major Nazif Voshtina.’ Ju qetėsohuni.
    Me fjalė tė tilla i gabuen dibranėt qė kishin vendosė tė respektojnė besėn dhe tiranasit ndejtėn larg e ftofėt.
    Mbasi hyni Ahmet Zogu nė Tirane u mblodh parlamenti dhe u formue kabineti pa i respektue konditat e parashtueme prej kabinetit dorėheqės tė Hasan Prishtinės. Mbasi Suf Xhelili me shok duelen prej Tirane, atyne katundarėve Dibrane qė ndodheshin nė Tirane ua mblodhėn armet tue i fye e tue i rrafe. N’anėn tjetėr qeverija tue u mbeshtetė nė nene e ligjit qė thotė se u hiqet e drejta e ushtrimit tė detyrės deputeteve tė krahinave qė janė tė pushtueme prej ushtrinave tė hueja nė qoftė se nuk vėrtetohet deputesia nga populli, mbasi tė lirohen ato krahina, pushuen deputet e Dibrės mbas nji kėrkese tė pergatitun nga katėr a pes veteve. Tė gjitha kėto ngjarje ashtu dhe rreptsija e veprimeve tė kabinetit te ri kundrejt dibranėve, provokuan qė tė zhduket besimi i dibraneve kundrejt kabinetit dhe tė ushqejnė nji farė urrejtje e qellim shpagimi mbasi ishin fye e pėrbuz tepėr.
    Ato dite pata shkue nga Tirana nė Peshkopi. Elez Jusufi simbas ftesės sė bame prej Bajram Currit, kishte shkue nė Lume pėr me u takue me tė. Kur u kthye prej s’andejmi e pyeta se ē’bani ke Bajram Curri.
    U besatuem me Bajram Currin mė tha qė tė marrshojmė mbi Tirane, pėr me kėrkue qė tė mbidhet asambleja e pėrgjitheshme e tė caktohet fati i popullit tė ngratė. Gjithė parsia e Shqipnisė sė Mesme ashtė bashkue me kėtė mendim. Edhe Shqipnija e Jugut, pėrveē nenpunsave e disa tė pakėve, deshiron qė tė bahet asambleja. Duam ta pėrdorim atė tė drejte qė u napin popujve gjithė ligjet. Gjendja e paqėndrueshme dhe e ngatėrueshme e Shqipnisė, lipset tė marrė fund ma.
    - Mire, ndoshta ju do tė shkoni nė Tirane - i thashė - por ta dini se Shqiptarėt e Jugut do tė hiqen me nji anė. Vallė a do tė bashkohen me ju dhe a do tė qėndrojnė nė fjalė ato qė ju kanė dhėnė besė? Edhe nė qėndrofshin nė besė me disa njerez si ata s’do tė mundesh me bamė punė dhe atėhere do tė fusish nė rrezik Shqipninė, gjendja e sė cilės asht kritike dhe delicate. Mendoju mire se edhe vetė do tė bijesh nė greminė.
    - Herėn e parė do te mbidhemi nė Kruje, tha. E di shume mirė se na pa toskėt s’mundem tė bajmė asgjė. Prandaj prej Kruje do tė merremi vesh me kabinetin e Tiranės dhe me krenėt e Shqipnisė sė Jugut. N’ėshtė se do tė na pengojnė nė realizimin e tė drejtave tona tė garantueme nga Kongresi i Lushnjes, atėhere do ta shtrėngojmė Tiranėn. Mos u shqetėsoni se s’bahet gja. Qėllimi i jonė ėshtė i shenjtė. Nė qoftė se ti dhe Prefekti jonė Sali Vuēiterna don me i sherbye ēėshtjes sė bashku shkoni nė Tirane mbasandej merremi vesht nga Kruja.
    Takova Sali Vuēiternen dhe u fjalosa me tė.
    - Po na mundė ti shėrbejme u pėrgjegj, por jo nė atė mėnyre qė don Elezi tue hy nė Tirane me armė, asambleja mundė tė kėrkohet nga Peshkopija tue i telegrafue Tiranes n’emen tė popullit edhe prej tjera krahinave kėshtu veprohet.
    Pėrgjigjen e Sali Vuēiternes, i a thashė Elezit.
    - Mbledhja e asamblese kėrkohet prej gjithė popullit, tha. Kėtė dėshirė e njef edhe qeverija e sotme. Kam ndigjue se Kabineti i Hasan Prishtines kishte vendos me e bamė asamblene shpejt. Edhe disa nga antarėt e Kabinetit tė sotshėm pėrpara se bahen Ministra kanė qenė tė kėtij mendimi, por tash i burgosin ata qė guxojnė me kėrkue asamble. Prandaj kjo punė nuk asht nga ata qė mund tė kryet simbas kėrkesės sė Bashkive dhe Shqipnia, lypset dijtė se nuk ashtė pronė e kėtynė pesė bejlereve e pashallarėve.
    Kur u kthye Elezi prej Tiranes prap u takova me tė dhe e pyeta se si u zhvilluen ngjarjet. Kur kishte qenė nė malet e Krujės kishte marrė vesh se e thyen besėn ata q’ishin besatue me ta, dhe Bajram Curri ishte kthye nga rruga, mbasi i kishin kundėrshtue mirditasit, atėherė kthehet dhe u thotė trimave qė kishte pasė me vehte.
    - Ata qė mė dhanė besėn pėr bashkėpunim e thyen fjalėn ose u trembėn e nuk vepruan simbas programit, prandaj neve na mbetet vetem dy rrugė. O tė kthehemi nė Dibėr tė turpnuem ose t’ua lemė turpin atyne qė nuk qėndruen nė besė tue e marrė nė sy rrezikun tė marrshojmė mbi Tiranė e tė futemi mbrėnda
    - Tė gjithė nji zani i pėrgjigjen:
    - Ma mirė pranojmė tė vdesim se sa tė turprohemi e tė lakojmė nga besa.
    - Nisemi pėr nė Tirane.
    - Muarėm vesh se gjithė Ministrat kishin ikė pėr n’Elbasan dhe nė Tirane s’kishte mbetė tjetėr veē Ahmet Zogut.
    - Mbasi qėndronte puna kėshtu pse nuk i pushtuet zyrat qeveritare e lagjet e Tiranes por i dhatė rasė qeverisė qė tė pėrgatitesh? Apo nuk ju mjaftonte fuqia?
    - Ndeshjet e rrepta qė u banė e provuen se sa e vlefshėm qenė ato 250 vetė qė e pėrbajshin fuqin time. Kurgja s’mė pengoi qė t’i pushtoj zyrat qeveritare. Vetėm se unė kisha parasyshė e nė mend se unė kisha shkue nė Tiranė pėr me e pėrmisue qeverinė e tashme e jo me e rrėzue e me e shtie nė rrezik atdheun. Tri dit prita nė Tirane qė tė vijshin edhe beslidhunit e tjerė si Hamit Toptani me shokė. Por me kot prita se ata me gjithė qė unė dėrgova dhe i thirra nuk e mbajtėn besėn. Duket se dėshironin ta gjejnė gati gjellėn prej meje. Kur e kuptova se u gabova e u tradhėtova burnisht hyna nė marveshtje e me ndėrmjetsin e Ministrit Englez dola me nder prej Tirane. Ata qė nuk mbajtėn besen le tė turperohen. Mbas sodit nuk do tė pėrzihem ma nė punėt e popullit. Do tė merrem vetėm me punėt e mija, sepse zemrat e padjallėzueme tė malėsorėve si ne nuk mundė tė bashkohen me zemrat dredharake tė njerėzve tė mbėdhej. Tashti e mora vesht se qenkemi nė kohėn qė bėhen heroizma pėr interesa e jo therorina pėr atdheun.
    Mbas nji vjeti, d.m.th. kah mbarimi i shkurtit 1923 u takova me Elezin. Qė tė kuptoj gjendjen e tij mendore e shpirtnore i thashė:
    - Prej nji viti e kėndej asht formue nji komision prej 18 antarėsh nė Prefekturė dhe kėta njerez, sikur nuk ka ndodhur kurrė marrin nga nandė apo dhjetė napolona nė muej. Shumica e kėtyne janė Esadiste ose serbofile dhe njerėz pa ndonji meritė ose rėndėsi personale. Ne kėtė komision asht dhe Selim Noka e Ali Tahiri qė qenė shokėt e Halit LLeshit e Taf Kaziut dhe bashkė me kėta luftuen kundėr fuqive kombėtare nė Lure pėr llogari tė tė huajve. Nė kėtė mėnyrė fati i Dibrės mbete nė duart e disa njerėzve tė njollosun me tradhėti, kėshtu vjen tė vėrtetohet fjala e popullit qė thotė : “Besniku nė burg e tradhėtari nė pallat’. Mustafa Serdari asht ba krahinor nė Reē dhe Ali Lika nė Lume e nė Muhurr. E dini qė kėta njerez jo vetėm qė s’kanė ndonji influencė ose simpati, por edhe urrehen prej popullit, mbasi kanė qenė e janė partizanė t’Esatit e tė Serbisė. Mizoritė e padrejtėsinat qė bajnė disa krahina nuk tregohen me gojė. Kėta tė pandėrgjegjshėm qė nė vetvehte s’kanė as ndonji zotėsi ose cilėsi pėrfitojnė nga autoriteti qeveritar dhe i varen popullit nė qafė. Kėto paudhėsi e pa drejtėsi qė bahen na japin tė kuptojmė se prap po kėndohet kėnga e Mukes nė dam tė popullit. Kėto ashtu dhe ēėshtja e emerimit tė deputeteve qė ngjua vjet janė grushte tė rėnda qė i sillen popullit e ndėrgjegjes sė tij. Nuk di se si e pėrse i duroni tue i pa kėto tė gjitha.
    - E dini qė vendosa njiherė tė mos merrem ma me punėt e popullit e me politike. Prandaj, heshti dhe nuk trazohem. Ēeshtja e komisionit dhe tė tjerat qė numėruet janė tė vogla sa s’meritojne me u marrė nė gojė, por qėndrimi tolerant i qeverisė kundėr vepruesve tė tillė dhe mėnyra e emnimit te deputeteve jane….. te themi vepra qeveritare pėr t’i ēuditė tė tjerėt.

  6. #6
    21 MARS 1923



    REVOLICIONI I QESHORIT 1924
    ------------------------------------------------
    Kujtoj se asht e tepėrt me u zgjatė nė pėrshkrimin e gjendjes s’administrarės kur ishte Ahmet Zogu Kryeminister e Minister i Punėve tė mbendshėm, mbasi tė interesuemit e dinė fare mirė.
    Veprimet arbitrare dhe ilegale, provokuen qė tė bahesh antentati kundėr Ahmet Zogut nė parlament. Ahmet Zogu shpėtoi me nji plagė tė vogėl nė dorė. Por pėrveē disa pak besnikeve tė tij gjithė populli dhe ushtrija u ēue kundėr tij dhe banė revolucionin e Qeshorit i cili pėrfundoj me fitimin e kryengritėsve dhe me ikjen jashtė Atdheut tė Ahmet Zogut me shokėt e vet.
    Ditėt e para tė qeshorit 1924 Bajram Curri e Kapiten Ismail Korēa me nji fuqi civile e ushtarake prej gati njimije vetesh u dukėn nė Kosove dhe mbasi pushtuen Krumen e Bicajt, arrinė ke kalaja e Dodės nė Kalis, buzė kufinit me Dibrėn. Ketyne u duel perballė nji fuqi pesė a gjashtėqind vetesh e pėrbarė prej civilesh e ushtarėsh nėn komandėn e kryetarit te Bashkisė sė Peshkopisė Sul Shehu. Mustafa Bej Serdari nga Deshati, Selim Nokes e Dervish Lushes nga Qidhna, Sheh Hajrullahut nga Brezhdani, Sherif Tafes nga Sohodolli, Dine e Shaqir Demes nga Homeshi e Dine Beut nga Maqellara. Me kėto qenė edhe dhandri i Ahmet Zogut Ceno Kryeziu qė kishte ikė nga ndjekja e Bajram Currit.
    Lufta nė mes tė kėtyne dy fuqive krisi dhe u ba afėr lumit Veloshiē nč Kalis. Ndėrkohe, Ahmet Zogu i drejtoi nji telegram Elez Jusufit dhe e pyeti se si asht gjendja. Ky i pergjigjet: Krenėt e fuqis qė kanė dalė kundėr Bajram Currit, s’kanė me vehte vetem se nga dyzet e pesdhjet veta, kurse kanė deklarue se kanė nga dyqind vete. Lufta ende s’ka fillue. Nuk kujtoj se kjo fuqi ta perfundoj ēėshtjen ashtu si dėshironi.
    Nė mes tė fuqisė qe kishte shkue kundėr Bajram Currit kishte marrė pjesė edhe Suf Xhelili me nja shtatėdhjet a tetėdhjet vete nga Reēi e Dardha.
    Me 11-12 Qershor 1924 filloi lufta, e cila, mbasi vazhdoi nja pes ore, mbaroj me humbjen tė partizanėve tė Qeverisė. Si thyerja dhe ikja u ba katastrofale.
    Ceno Kryeziu tue ike nėpėr Peshkopi tentoi me e djegė depon e armėve dhe tė municionit me qėllim qė tė mos bijshin nė duert tė kryengritėsve, por gjindarmėt nė roje e kundėrshtuen dhe nuk e lanė.
    Mbas pak arrini toger Fiqiri Dinja dhe i dogj si me dashtė se po i mbeteshin armikut.
    Ceno Kryeziu, Sul Shehu, Shaqir Dema, Dine Maqellara, Fiqiri Dinja, Muharem Bajaktari dhe Toger Hysni Dema tue ikė i prenė e i kėputėn telat e telegrafit dhe telefonit dhe prishėn urėn e Topojanit, sikur tu vinte mbrapa ushtria armike.
    Thuhet se Suf Xhelili nė kėtė luftim u thye me dashjen e vet. Gjithashtu thohet edhe se Bajram Curri e Ismail Korca, qysh me parė ishin marrė vesh me Elez Jusufin edhe kėsaj rradhe mbas nji letėr kembimi qė banė dhe ardhen ne Peshkopi. Mbas tri katėr ditėsh edhe Elezi erdhi nė Peshkopi dhe bashkarisht filluen bisedimet.
    Ahmet Zogu me qėllim qė tė shtypi kryengritjen dhe ta thynte fuqin e Elez Jusufit qe s’i nepte rendėsi, i kishte sjellė nė Tirane Dine Hoxhen e Murat Kaloshin me nji fuqi civile.
    Kur e kuptoi Zogu se s’ishte i zoti me u ba balle sulmeve qė i baheshin nga tė katėr anet, e liroj Tiranėn dhe erth nė Homesh, nji katund nja nji gysėm ore larg kufinit shqiptaro - Serbe ku qėndroj nja nji jave.
    Nė kėto dit Elez Jusufi, pėrveē atyne qė ishin nė Homesh, me Ahmet Zogun, i mblodh tė gjithė krenėt e Dibrės nga katėr a pes vete pėr ēdo katund ke varret e Deliasanit dhe i lidhi nji besė se nuk do tė bajnė e nuk do tė lejojnė me u ba pushka mbrenda qytetit tė Dibres. Me kėtė far bese, Elez Jusufi s’desh me lejue Zogun qė tė shkilte nė Diber, por tė mbetesh i veēuem e pa ndonji influencė nė Homesh.
    Edhe Dine Hoxha e Murat Kaloshi kishin kthyer nga Tirana dhe ndodheshin ndėr shtėpi tė veta. Dy here me rradhė shkuen nė Homesh dhe u takuan me Ahmet Zogun. Edhe me Elez Jusufin qenė hasė nė shtepi tė Murat Kaloshit. Simbas besės e zotnimit qė dha Elezi me anėn e Dine Hoxhes e tė Murat Kaloshit, gjithė dibranėt qė kishin ndjekė Ahmet Zogu shkuen nė shtepia tė veta dhe qendruen tė pa prekun prej kuj. Vetėm Shaqir Dema, Sul Dema, Dine Dema, Dine Maqellara, Toger Fiqeri Dine, Toger Hysni Dema dhe Toger Muharrem Bajaktari ikėn dhe u futėn nė Jugosllavi.
    Shtėpijat e mbėdha t’Elezit nė Sllove dy herė qenė djegė prej Serbėve. Sa here qė kishte ardhur rasa, Elezi kishte luftue me Serbet dhe disa here ishte arratise e emigrue. Pėr kėto shkaqe Elezi qe dėmtue tepėr, veē kėsaj ai qe demtue shume nga shendeti, sepse te shumėn e kohės ndėr shpella mbasi ndronte nga ndonji sulm i pa pritur i stacioneve tė serbeve qė ishin vendosė mbi Korab, nja dy ore larg shtėpive t’Elezit dhe nė nji pozicion qe fare lehte munde ta bombardojshion e ta digjnin.
    Tue mendur, rrezikun e perhershėm qė i kėrcenohesh nga serbėt atij e familjes se tij te pėrbėrė prej 60-70 veteshat tue pasė para sysh mundėsi se antarėt e qeverisė se re nuk do t’ishin tė zotėt me e administrue vendin, tue peshue inteligjencėn e zotėsine e mrekullueshme t‘Ahmet Zogut dhe tue dashte qė t’i shmanget ndonji rreziku eventual, me anėn tė Murat Kaloshit e tė Dine Hoxhes i pat ēue fjalė Ahmet Zogut, nė Homesh e i pat thanė: “Koha ka me tė kėrkue, athere merruni vesh.”
    Qendrimi i Bajram Currit dhe i Ismail Haki Korēes nė Peshkopi po zgjatesh. Populli i varfer cingėronte nga shkaku se s’mundesh me e ushqye me ushqime gjatė atė rrėmujė. Ismail Haki Korēa i shkroi Rexhep Shales qe ishte komandant i pergjithshem i fuqive kryengritėse tė Veriut se n’asht se zotohet Elez Jusufi me e mbajte situatėn e tashme tė Dibres, fuqit e tyne mund te ngriheshin nga Peshkopija. Rexhep Shala i telegrafoj Elezit dhe ky ju pėrgjegj tue ju zotue qė do ta mbante qetėsinė nė Diber dhe tė mos lejonte me u fute nė Diber fuqit e Ahmet Zogut q’ishin pėrqendrue nė Homesh. Mbas nji jave qė Ahmet Zogu pat ardhė nė Homesh iku dhe u fut nė Serbi bashke me ndjekesit e vet.
    Major Shefqet Korēa ishte nis prej Tirane pėr me e gjurmue Ahmet Zogun dhe po vinte tue u kadalit. Mbasi hyni Ahmet Zogu nė Serbi, Shefqet Korēa sosi nė Zerqan. Detashmenti i Kapiten Ali Riza Topallit dhe ai i Kapiten Riza Cerovės u vendos ne Dare, nė Dardhe, nė Reē, nė Muhėrr e nė Luzni, kėto fuqi nisėn me mbledhė armėt. Ky veprim ishte i natyrshėm dhe i domosdoshėm, sepse ushtria s’mundte tė shpallte rregjim ushtarak nė nji vend t’armatosun. Por duhet tė dijtė se edhe s’munde me pasė jetė tė gjatė e fryt, nji veprim qė bahet me urrejtje e me padrejtėsi. Edhe mbledhja e armeve ka nji rregullte vetėm.
    Nuk arrihet qėllimi tue i marrė armėn nji populli ose nji njeriu por tue e bamė atė qė tė mos e pėrdori. Lupset me ju dhanė tė kuptoje popullit se arma i ka hije vetėm ushtarit dhe me e bindė atė qė ta hudhi ai vet.
    Sa herė janė mbledhė armet por nė sejcilin herė ashte vue re se prap populli ashtė armatosė dhe nė vend tė nji pushke qė ka pasė tash ka pasė dy. Padija dhe vobeksija e shtyjnė malesorin tonė me e mbajtė armėn. Malsori me pushkėn e vret armikun dhe e mbron vehten prej tij. Ky ashtė nji zakon i egėr qė duhet tė zhduket tue u deftue nji drejtėsi shembullore prej gjykatoreve tona dhe t’arrijė populli me e kuptue se e drejta e tije sigurohet e shpėrblehet prej shtetit. Prap malsori e don pushkėn se me anė tė saj siguron jetesėn e familjes sė vet, vjeth ose grabit dhe i ushqen, famijet mbasi asht i varfer dhe s’ka ndonji burim tė ardhunash. Tue i gjetė punė lypset ti zhduket dhe ky ves. Pa u zhduke kėto dy pengime kur nuk do mundet me i vue urdhni i sigurimit. Prandaj kemi nevoje pėr nji regjim diktatorial tė rrepte, por tė drejtė. Ndėrkohe lypset tė luftohet injoranca tue hape shkolla dhe tė zhduket varfėria tue sigurue pune. Atehere vetvetiu katundarėt do t’ lenė armėt, pėrndryshe gjithė mundimi kanė pėr tė na shkue kot. Na, me tė vėrtete, jemi nji shtet i ri, por s’jemi axhami d.m.th.s’jemi tė pa stėrvitun. Pėr shembull nji nėnpunės civil ose ushtarak dijnė me u vesh shik e te stoliset me tualet, ashtu lypset tė dije e tė mendojė se ēfarė pėrfundime e fryte do t’i api sot e nesėr vepra e tij e bame mbi ato malsorė qė prej shekujsh nuk e kanė shijue besimin e qeverisė dhe u ashtė ngacmue e cėnue edhe sedra kombėtare prej saj. Kur t’i kėrkohet pushka nji katundari lypset tė mbahet parasyshe gjendja shpirtėrore e ati qė i kėrkohet arma dhe nuk duhet fye e pėrbuzė tue e shamė e rrafė sidomos faqe grues e femijės se tij. Ndėrgjegja e nenpunsave lypset tė jetė e pastėr dhe ta kryeje detyrėn me nji mjeshtri tė holle tue e zbatue ligjin, por edhe tue mos e preke shtefnin vetiake tė atij qė ka tė bej me tė. Asht nji fyemje e randė dhe e pa durueshme pėr malsorin shqiptar rrafja. Shqiptari preferon tė vritet se sa tė rrifet, mbasi ai e humbė sedrėn e burrnise, prandaj ai s’vlen ma fare. Pushka ose revolja qė i merret nji katundari s’lypset t’i falet ose shitet nji tjetri, mbasi nji punė e tillė jo vetem qė ėshte kundėr ligjit e ndėrgjegjes por e egėrson dorėzuesin e armės i cili pa tjetėr do ta quej si nji fymje dhe do tė kėrkoje ta vej nė vend nderin e marrun nėpėr kambė. Le tė thonė ato qė kanė ndergjegje e prestigj se a mundė t’api frute tė dobishme dhe a munde tė kenė qellime te mira veprimet e tilla?
    Nė Kallnuer e nė Frror te vjetit 1922 Major Shefqet Korēa kishte ardhė nė Diber, pėr me bamė nji operacion. Atehere Majori bani njimijė tė zeza e padrejtėsi tue i thanė popullit sepse jeni kundėr Ahmet Zogut e dojshit me e rrėzue nga pozita. Ai asht atdhetar dhe i ndershėm. Nė kėtė mėnyrė ai kėrkonte t’afrojė popullin e Dibres ke Ahmet Zogu, pėr shembull nji tetar ose rreshter me nji patroll kur shkonte nė shtėpin e nji katundari kėrkonte prej tij qė tė theri nga nji berr pėr sejcilin ushtar te tij. Nji katundar prej katundit Gjuras iu hangrėn dyzetetri dele dhe ja ēderuen gruen. Shume vetave pa drejtėsisht iu dogjėn shtepitė. Pėr shembull gjindarm Faik Ibrahimi nga Allajbegija, tue perfitue nga rasa i dogj shtėpinė Etehem Shemsudinit po nga ai katund qė e kishte armik tue pretendue se ky paska shkue dikur n’Elbasan mbas Halil LLeshit. Ka gra q’ishin marrė prej gjindarmarisė. E shoqja e Jonuz Demes nga Homeshi kur mbahesh nė zyrėn te gjindarmarrisė polli djale. Sa foshnje t’atyne qė internoheshin vdiqėn nė Qafė Murres prej tė ftoftit. Shumė njerėz tė arrestuem qė pėrcilleshin pėr Tirane vriteshin rrugės tue pretendue se dojshin me u arratisė. Per shembull ish deputeti i Dibres Ramiz Daci i ngratė vetem e vetem se ishte kundėrshtar i Ahmet Zogut e partisė sė tij u vra prej gjindarmarisė nė fushė tė hapet ke ura e qytetit nė kufi tė Grykės sė madhe nė Bulqize. Kufoma e Ramizit tė pafajshem, kundėr zakonit shqiptar dhe kundėr njerėzimit dhe qytetnimit u ēvesh dhe ditė me rradhė u la ne rrugė tė madhe.
    Keni qenė sė bashku me Halit Lleshin n’Elbasan ju thojshin shumė veteve ose nė kėtė mėnyrė u mernin rushfet.
    Tash Major Shefqet Korca qė kishte bamė nė Diber gjithė kėto poshtėrsina pėr me e favorizue Ahmet Zogun, kishte ardhė rishtaz dhe i thoshte popullit se Ahmet Zogu asht tradhėtar i Atdheut dhe pyette sepse e simpatizojshin. Edhe kėsaj rradhe Shefqet Korēa ushqente atė urrejtje dhe ato qėllime qė kishte pasė me 1922 kundėr banorve tė Dibres. Prirja e dėshira pėr me e realizue rishtazi atė program, shfaqesh haptazi prej tij dhe sjelljet atė provoshin. S’marrim vesh se ē’kuptim i mbetet veprimit ushtarak qė duket tė kėtė qėllim pėrmisimi kurse ai pėrfundon me djegje e rrėnime, me vrasje e shnderime, me fyemje e internime, me padrejtėsina dhe ēnjerėzime?
    Populli i Dibres qė s’i kishte harrue paudhesit e padrejtėsit e Shefqet Korēes me 1922, kur e muerren vesh se ka ardhe rishtazi zunė me u largue prej shtepijash dhe me ju ankue Elez Jusufit. Elezi i telefonoj Ministrit tė Mrendshėm dhe i tha:
    Me fuqin e Major Shefqet Korēes, qė asht tue ardhe nė Diber ka edhe civile. Mbledhja e armėve tė popullit prej ketyre civileve, ka me shkaktue pėrfundime tė rrezikshme pėr sot e neser. Veē kėsaj, kjo fuqi nė disa vise po sillet liksht e po ban paudhėsina. Dibra s’asht kundėrshtarja e rregjimit qė me kėtė mėnyrė tė sulmohet nga tė katėr anėt prej fuqive ushtarake si t’ishte nji vend armiku, populli i trembun nga kjo situate e krijueme asht terhekė nėpėr male. Mbasi unė, me qellim qė tė thyej fuqin e Ahmet Zogut, i kam dhanė besėn popullit se s’ka me u nguce prej kuj deri sa ai tė mos perkrahi atė dhe mbasi ky operacion i panevojshėm asht nji grusht dėrmues kundėr kėsaj bese dhe me kėtė mėnyrė nji fyrje pėr mue, shtrengohem me u largue dhe unė nga Peshkopija.
    Tė nesėrmen Elezit, muer nji telegram prej Bajram Currit dhe nji prej vellaut tim Azis Stazimirit qė ndodhesh nė Tirane. Nė kėto dy telegrame njoftohesh Elezi se Major Shefqet Korēa ishte urdhenue prej Ministrise qė tė mos bante kurrfarė veprimi pa u kėshillue me tė. Mbas kėtij njoftimi Elezi e priti Shefqetin nė Peshkopi.
    Nga tė gjitha kėto kuptohet se Elezi nuk lejonte me u bame gjė antarėve t’Ahmet Zogut, mbasi u kishte dhanė besė. Me kėte far bese Elezi kishte pėr qėllim me nji anė me ja paksue fuqin Ahmet Zogut dhe me e bamė qė tė largohet sa ma parė nga Homeshi, dhe m’anėn tjetėr donte me e bashkue popullin e Dibres qė, po tė ēfaqet nevoja, ta mbronte Atdheun nga ēdo rrezik i mbrendshėm ose i jashtėm dhe t’u nepte fundė atyne ngjarjeve qė ishin kah zhvillohen prej vjetesh nė damė tė interesave kombėtare, politike morale e materiale tė vendit tonė vetėm e vetėm pėr tė argėtue ambicjet e disa njerezve.
    Major Shefqet Korca, mbasi i dogj shtėpinė Dine Demes, tė Shaqir Demes e Dine Maqellares dhe mbasi mblodhi aty kėtu disa armė, u kthye nė Tirane.
    Aso kohe kur Bajram Curri, po shkonte pėr nė Tirane, edhe Elezin e thirrėn prej Tiranes por ai nuk shkoi. Si pėrfaqėsues i Dibrės u ēue im vlla Aziz Strazimiri. Tue kalue nėpėr Lure, i biri i bajraktarit tė Lurės me disa te tjere qesin pushkė kundėr tyne, por pa shkaktue ndonji dam. Shtėpijat e guximtarėve u dogjėn dhe pasunija e tyne u plaēkitė.
    Si prefekt i Dibres erth Qamil Kelqereja, kapiten dorėhekės nga ushtrija, si komandant i batalionit te dyte tė regjimentit tė dytė erth nė Peshkopi Kapiten Ali Riza Topalli.
    Me qenė se nuk i di mire dhe me hollėsina veprat e papėlqyeshme, pakujdesinat e msheftėsinat e kabinetit tė Tiranes e sidomos ata tė Ministris sė Luftes dhe te Punve tė mbrendėshme q’u banė shkak me e sjellė rishtazi Ahmet Zogun nė fuqi mbas pes a gjasht muajsh nuk po e pėrshkruej.
    Prandaj po e kaloj kėtė pjesė e po merrem me ēėshtjet e tjera.
    Prefekti Qamil Kelqerja po sillej liksht, s’ishte i zoti dhe ma nė fund tradhėtoj. Komandant Ali Riza Topalli, ndėrhynte nė punėt e ēdo zyre e perdorte egėr e ftoftė popullin. Ky farė administrimi arrini n’atė shkallė sa populli nisi me kujtue me mall e adhurim regjimin e kohės s’Ahmet Zogut dhe dal nga dale zu me e kėrkue mėnyrėn e mjetin pėr me e kthye rishtazi atė rregjim.
    Sjellja brutale dhe e keqe e qeveritarve arrini nė atė shkalle sa Fiqiri Dinja qė me vonė erth nga Serbia nė Shqipni me thoshte:
    - Ma fort se napolonat qė shėrndamė nė popull pėr me e rexue regjimin e mėparshėm na sherbeu sjellja e dobėt e qeveritarve shqiptar kundėr popullit.
    Edhe i ati i Fiqiri Dines, Dine Maqellara me pat thanė:
    Mbasi hyna nė Serbi u mėrzita tepėr dhe nji kohe mu mbush mendja me kėrkue falje e me u kthye nė shtepi, por mora vesh se s’mbet njeri nė Diber, pa u rrafė e pa u shnderue kotėsisht e padrejtsisht dhe kur u lajmėrova mbi veprat arbitrare, mbi pėrdhunimet nėpėrmjet autoritetit zyrtar, hoqa dore dhe nuk u ktheva.
    Sa fjalė tė drejta.
    Opinioni i popullit tė Dibres nisi tė pezmatohet e tė tregoje shenja kundėrshtare, mbasi populli qe pezmatue e mėrzit pėr sė tepėrmi nga paudhėsitė, padrejtėsitė nga poshtėrsinat e administratės. Pėrkrahėsit e Ahmet Zogut e gjetėn kėtė rasė dhe nisėn me propagandue tue thanė:
    - Ndrrimi i regjimit t’Ahmet Zogut nė vend qė tė pėrmisonte gjendjen e popullit, e pėrtėkeqi ma fort, gjithė krenėt e Dibres, bashkė me Elez Jusufin janė bashkue me Ahmet Zogun kundėr regjimit tė sotėm.
    Me nji ane zhvilloj kjo propagandė dhe n’anėn tjeter Taf Kaziu, Shaqir Dema, Dine Maqellara, Sul Shehu e Fiqiri Dinja qė ndodheshin nė qytetin e Dibres sė Madhe i ftojshin katundarėt e kėsaj ane tė kufinit dhe u nepshin arme e nga tre napolona nė dorė pėr rrogėn e parė. Nė kėtė mėnyrė e vejshin nėn dispozicion dhe organizojshin kryengritjen qė do tė plaste mbas pak kohe. Tė gjitha kėto e lehtėsuen dhe e ndihmuen nisjen e kryengritjes.
    Programi i veprimit qė do tė bante Ahmet Zogu nė Shqipni, qysh dy muaj ma parė se tė pėlciste kryengritja erth, fjalė pėr fjalė, prefektit tė Dibrės Qamil Kelqeres, komandantit Ali Riza Topulit, gjithashtu Ministrit tė Mbrendshėm Rexhep Shales pėrsėri u njoftue por prefekti nuk e besonte dhe thoshte: “Na, mė nė fund nė qoftė e vėrtetė, dy duer janė pėr nji koke’ Ali Riza Topulli m’anėn tjetėr thoshte se po merren masat e nevojshme, kurse ne realitet te dy flejshin.
    [Nji historian kur ta pėrshkrueje nji ngjarje, nuk duhet tė mundet prej sentimenteve. Nuk lypset ti shkryej ndiesit e veta, por tė pėrshkruej ngjarjen ashtu si asht e si e din dhe me nji pa anėsi tė plotė. Me qenė se unė e dij kėtė rregull, ngjarjet i kam pershkrue ashtu si kanė ndodhė pa pjerrė as kendej dhe as andej. Me kėtė mėnyrė kam dashtė tu la si kujtim, nė mos bijve t’atdheut, djemeve tė mij, nji vepėr tė tillė, me gjithė se tė pavleshme. E dij e se historiani pėr ngjarje tė tilla ka me kėrkue dokumenta e argumenta pėr me e besue, por mue me mungojnė dokumentat pėrkatese qė do ta bindshin historianin nė vėrtetėsine e kėtyne kallezimeve. Pėr fat tė keq ato u dogjėn, kur ma dogjėn serbėt dy here me rradhė dhe pa pandehur. Por nuk di se a mund tė dalė kush me e provue, makar pa dokumenta dhe vetėm me nji gjuhe arsyetuese e bindese, tė kundėrten e ketyne qė une kam pershkrue nė kėtė vepėr. Sigurisht kėrkush s’do tė kėtė nji guxim tė tillė, mbasi nuk do tė mundet me e shtremėrue tė vėrtetėn, atė tė vėrtetė qė dijne me mijra njerėz qe ende janė gjallė}
    Kur erth Qamil Kelqerja si Prefekt i Dibres i pata thanė se me te vėrtetė u ba revolucioni, por asht e veshtirė me gjetė njerėz tė zotėt me e administrue vendin. Ai, i dehun e i kėnaqun dhe kryelartė nga posti i Prefekturės qė okuponte e sidomos nga andėrrimet qė bante pėr me u bamė deputet. Ma vone, me tha:
    - “Jeni gabim, njerėz tė zotėt qė t’administrojnė kemi mjaft, pėr shembull Hasan Prishtina dhe Ramiz Bej Iljaz Pasha janė nga ata tė rrallė qė kanė cilėsinat e meritat e lypune pėr nji administrator tė mire.”
    Mė tregoj dy vetė qė disa herė ishin peshue nė ballancėn e provės, pėr fat tė keq, ai se kuptonte se tjetėr asht qėllimi apo deshiri i mire dhe se tjetėr asht zotėsia dhe kultura. Nuk ishin nė gjendje me e ēmue se asht tjetėr pune me i stervite e me i disiplinue ushtarėt e nji batalioni dhe se tjetėr asht me e mbarshtue nji popull e me u bamė nėnpunėsi pėrgjegjės tue i marrė nė dorė frenat e fatit te tij. Natyrisht kjo asht arsyeja kryesore qė programi i mėsimit tė shkollave ushtarake nuk asht i njėlloj me atė tė shkollave civile.
    Propaganda e zhvillueme kundėr regjimit dhe nė favor tė Ahmet Zogut, gjithashtu napolonat e shpėrndame qė arrin me hy deri nė duar tė barinjve e luejtėn rolin e duhun dhe antarėt e Ahmet Zogut zunė me u shtue dita dites. Kėtu meriton tė shėnohet se pėr herė tė parė Esat Toptani e pat pezmatue moralin dibraneve tue i gabue nė lloj lloj propagandash djallėzore e me tė holla, vepra tė cilat u pėrsėritėn edhe tash.
    Tue pamė Elez Jusufi se gjendja e Dibres po merte faza kritike, nja gjashtė javė pėrpara se tė pėlciste kryengritja i thirri nė nje bashkfjalim Dine Hoxhen e Murat Kaloshin, dy dhandrat e tij. Bashkfjalimi mbi situaten e krijueme dhe tė vėshtirsueme, u zhvillue ne shtėpi tė vėllaut tem Aziz Strazimirit nė Peshkopi. Nė kėtė mbledhje u kėndue nji letėr me daten 24 Tetor 1924 dergue Elezit prej Ahmet Zogut. Nė kėtė letėr Ahmet Zogu i thoshte Elezit, se ai, i sigurt nga besa qė i kishte dhanė ma parė, pritte prej tij ēfaqjen e besnikrisė sė patundeshme dhe e kėshillonte me i besue e me marrė shpjegime nga sjellesi i letres…
    Mbledhja, mbas shume bisedimesh vendosi qė tė njoftohet Ahmet Zogu se nė Diber, s’ka njeri qė tė kundėrshtoje, por ti luten qė edhe ai as tė mos lejoj qė tė cėnohet nderi e prestigji kombėtar i dibraneve dhe nė rast se merret nė konsideracion kjo lutje, edhe kėta zotohen me e pėrkrah dhe me ja arri qėllimit. Me qenė se edhe Luma ishte i kėtij mendimi u theksue qė edhe kjo tė shifet me ato sy. Qė t’i paraqitesh Ahmet Zogut ky vendim u ngarkue vellaj i jem Bajram Strazimiri pėr me shkue nė Beligrad kėtė detyrė sepse Elezi kėrkujt nuk i besonte. Vellaj u kthye nė Diber tė Madhe, por me qenė se ato dite Ahmet Zogu, pėr shkaqe tė panjoftuna prej nesh, e kishte mbajtė tė panjoftun vend banimin tė vet, s’mundet me e takue dhe me anė tė Abduraman Bej Dibres ia paraqit vendimin. Por me qenė se Ahmet Zogu e kishte perpilue programin e vet dhe me qenė se koha kishte kalue e veprimet kishin fillue prej kohėsh ai nuk e pranoj propozimin e bamė sepse ai s’do mundesh me sulmue kah ana e Dibres, mirpo cila fuqi, po tė mos ishte ajo e dibraneve do tė mundesh me e ēue Ahmet Zogun nė Tirane mbrenda nji jave e me e ulė nė nji front ma tė nalte se atė qė kishte ma parė?
    Bajram Curri, mbas nji udhėtimi qė kishte bamė n’ Europe, ishte kthye nė Shqipni, por dėshironte me shkue rishtazi. Elezi tue ja shpjegue gjendjen kritike, i shkroj dy herė dhe nji herė i telefonoj prej Peshkopije qė tė mos shkoj ma nė Europe dhe tė vij nė Kosove ku kishte influence. Por Bajram Curri shumė vonė shkoj nga Tirana nė Kosove.
    Me 10 Dhetuer 1924 ndėrmjet katundeve Vėrnice e Morin tė Lumės duel Ceno Kryeziu, Bahri Begolli, Muharem Bajraktari e Alush Ag Luma me nja tre katėrqinde veta dhe sa e kapėrcyen kufinin e sulmuen stacionin e Morinės. Mbasi u shkatrue stacioni i Morines, Bahri Begolli msyni Krumn dhe tjerėt Lumėn. Nė Lumė u dogjėn shtepijat e katundarve tė tyne Islam Spahise e tė Xhafer Spahiut dhe pėrdoren forca e ashpėrsi kundrejt ēdo njeriu qė ndeshėn.
    Mbas katėr a pes ditesh Bajram Curri duket nė Kukes me nji fuqi civile e ushtarake. Fillon lufta tė cilėn e fiton dhe u muar partizanėve tė Ahmet Zogut nji top, disa mitraloze e shumė municion. I ndoq dhe e dėboj deri nė Kala te Dodes. Por me qenė se Ahmet Zogu sulmoj nga Dibra me nji fuqi tė madhe dhe me qenė se u pushtue krejt Dibra, gjithashtu Elezi u plagos randė dhe Suf Xhelili ra deshmor nuk qėndroi ma Bajram Curri dhe iku kah erth i deshpėruem e i helmuem fare.

  7. #7
    Si u pushtue Dibra
    --------------------------------
    Nė ditėt e para tė Dhjetorit 1924 krahinori i Maqellares Mehmet Skepi i telegrafoi Prefekturės nė Peshkopi dhe i tha se nė Diber e sidomos ndėr malsina, dita ditės shifen shenja kundėrshtimi qė provojnė se asht afėr koha e krisjes sė kryengritjes, besim ky qė pėrforcohej edhe me hymjen kėto ditė tė shumė katundarve nė Serbi. Prandaj kėrkonte ti ēohet sa me shpejt nji fuqi pėr ti preme hovin ēdo ngjarje qė munde tė ndothte.
    Prefekti Qamil Kelqerja keti telegrami iu pėrgjegj tue thanė se nė dashin tė gjithė katundarėt le tė hynė mbrėnda Serbisė. Nė kėtė fare pėrgjigje prefekti desh tė thoshte se “ nė qoftė se kanė pėr tė hymė, kanė edhe pėr tė pamė”. Me fjalė tė tjera kėrkonte burra nė fushėn e trimnise. Mbasi u takue me Ramiz Bej Iljaz Pashen qė pat ardhė nė Diber pėr varrimin e eshtnave tė Ramiz Dacit, po e nxjerrte nė shesh se kryekėput kishte ndrue mendim e qellim se e kishte njollosė nderin e ndėgjegjen dhe se kishte tradhėtue detyrėn.
    N’anėn tjeter Ali Riza Topalli nuk u besonte lajmėtarimit tė krahinarit. Ai besonte fjalės sė komandantit tė kufinit Toger Mujes e Aqif Lleshit. Disa herė ishte lajmerue Ali Rizai se Pellumb Lleshi e Aqif Lleshi shpėndajshin ndėr katunde tė holla qė ua ēonte Ahmet Zogu. Por ai s’besonte. Ma nė fund shkoj Nazif Grezhdani e Jashar Zeneli nga Bllaca dhe ja forcuen lajmin. Bile Jashari i tha se e kishte pamė me syte e vet tue shperndame tė holla. Kur pa Jashari se edhe atėhere nuk u bindė dhe nuk i besoi i tha se ndoshta ashtu me kanė pamė syte.
    Mbas pak Ali Rizai, muarr vesht rrezikun, prandaj dha urdhen qė ti digjeshin shtėijat e tyne qė kishin hy ne Serbi. Por puna ishte vėshtirsue tepėr, mbasi t’arratisunit ishin me mija, shtepitė e cillit do tė digjnin ma pare? Veē kėsaj nuk munde ti ndale hovi kryengritjes tue djegė shtepija. Plaga e mbushun me mikrobe tė rrezikshėm po bėhesh kangrenė.
    Me 15 Dhjetor 1924 i dogjėn shtepin Rakip Tonuzit prej Allajbegije ish antar nė komisionin e krahinės sė Maqellares dhe tė Ferit Asllanit po nga ai katund. Shtepis sė serbofilit te njoftun. Sherif Tafes nga Sohodolli ia hoqėn tjegullat dhe dogjėn disa shtepija tė tjera nė atė katund. Me 16 Dhetuer 1924 tentuan me djegė shtepin e Izet Kurtulles nė Pocest, por ky, Izeti, duel me nja njizet shokė nė nji kodrinė tė katundit dhe i vu pushkėn gjindarmarisė ashtu dhe krahinarit qė ishte me ta. Pushka vazhdoj gjith ditėn,ma nė funde shtėpija u dogj dhe Izeti u vra.
    Elez Jusufi si thashė edhe ma naltė e ēmonte delikatesėn e gjendjes sė turbullueme, prandaj herė pas here i shkruente dhe i terhiqte vrejtjen Ministrit tė Mrendshėm Rexhep Shales ashtu dhe Bajram Currit.
    Nga fundi i telegrafoj Rexhep Shales, tue i tregue se rreziku qė i kercėnohet sot Dibres, sigurisht nesėr do ti kėrcenohet Tiranes e gjithė Shqipėrise. Me kėtė kuptim i shkroj nji leter edhe Z.Kristo Dakos ish deputet i Dibres, i cili ia dėftoj letren Fan Nolit kryeministėr i qeveris revolucinare.
    E dij ishte pėrgjigjur Fan Noli, plaku nuk shkruan gėnjeshtra dhe nuk gabohet, por sigurisht ka kalue koha pėr marrje masash.
    Ish krahinori i Kalisit, Osman Lita kėrkohesh prej qeverise. Me ndėrmjetėsimin e Suf Xhelilit ju dorzue autoriteteve tė Peshkopise. Me qenė se Suf Xhelili dronte se mos e burgosnin Osmanin, Ali Riza Topulli u shtrengue me qendrue nė Peshkopi ngjat Osmanit. Ndėrkohė plasi kryengritja, e cila Suf Xhelilin e gjeti nė Peshkopi.
    Me gjithė qė Suf Xhelili i matete dhe i ēmonte perfundimet e kobeshme tė situatės sė nderlikueme nuk e kishte parapamė se kryengritja do tė bahesh kaq e forte dhe e pa pritur. Tue sjelle nėpėr mend fjalėn qė i kishte ēue nė Homesh, Ahmet Zogu, para se ky tė futesh nė Serbi dhe tue gjykue se rrėximi i qeverisė sė Tiranes, ishte shumė i shpejtė u turbullue dhe u deshprue tue e pamė regjimin dhe vet veten nė rrezik. Pak dite para se tė pėlciste kryengritja Ahmet Zogu me anė tė Dine Hoxhes e tė Murat Kaloshit i kishte propozue Elezit shuma tė mėdha dhe zotime me i permbushė deshirėn mbasi tė rrėzonte rregjimin e tė merrte nė dore frontin e shtetit. Por, thotė Dine Hoxha, me qenė se Murat Kaloshi s’dinte me e paraqit ēėshtjen nė atė hollėsi mendje qė meritonte u zemėrue Elezi dhe s’u bind. Tė gjithė kėto arsye ashtu dhe thirrja zotnuese e ndėrgjegjes kombėtare e shtunė me mos shikue asgjė me u hedh nė rrezik me pezmatim e dėshprim tė madhe. Mer me vetehe ja njiqinde vetė nga Reēi e nga Dardha dhe shkoj nė Peshkopi nji dite pėrpara se tė fillonte kryengritja.
    Toger Hamza Reēi prej Shkodre, komandant i kompanise sė tretė bat. i dytė regj. i dyti, njikohėsisht dhe komandant i kufirit nga ana e qytetit tė Dibres sė Madhe. Muja nga Peja, n/toger i kėsaj kompanije rrinte nė Bllatė dhe Hamza nė Homesh. Hamza dhe Muja me anė tė Aqif Lleshit ishin marrė vesh me Ahmet Zogun. Sidomos Muja dy tre ditė para se tė nisė kryengritja, tue thanė se do tė shkonte nė kufi me u takue me komandantin Serb, thuhet se shkoj brėnda nė qytet dhe takoi me Ahmet Zogun.
    Hamza Reēi, nga Shkodra dhe Muja nga Peja tue u zotue se do ta lijshin tė hapet kufinin, guxuen me e shitė dhe me njollosė nderin ushtarak.
    Hamza e Muja e kishin lenė tė lirė kufinin pėr ata qė do tė shkojshin nė qytet pėr me hy ne shėrbim tė Ahmet Zogut. Aqif Lleshi pritet nė katundin Reshan pėr me u bashkue me Taf Kaziun qė do ta kapėrcente kufinin nga qyteti.
    Ali Riza Topalli e pyet Mujen nė telefon se si qendronte situata. Muja ju pėrgjegj dhe i tha:
    - Ahmet Zogu nuk asht shpend qė ta kapėceje kufinin tue fluturue pėr mue vdekje ka por ikje….
    Arritja deri nė vdekje e Ali Riza Topallit dhe tradhėtija nė detyrė e Qamil Kelqeres, e Hamza Kuēt dhe Mujes, na bejnė tė skuqemi prej turpit dhe ndodhesh nė Maqellarė. Si me e pasė pėrgjye vdekjen e nji tuberkulozit e pritshe versuljen qė do banin kryengritėsit nga ana e kufirit.
    Ma nė fund me 16 Dhjetur 1924 n’ora 8 para dreke shpėrtheu.
    Fuqit e Ahmet Zogut, dualėn nga qyteti dhe pa ndeshė as dhe nė ma tė voglėn kundėrshtim e kapėrcyen kufirin, u rrasėn nė Bllate, nė Kllobēisht e nė katundet e tjera q’ishin pėr rreth. Mujo me kohė e kishte pre mardhanjet me kėtė anė dhe me ushtrine e vet kishte shkue nė Homesh, ngjat shokut tė vet Hamza Kuēit, mbasi kishte lanė nė kufi nja dhet ushtar, kurse Nazif Grazhdani me shokėt e vet kishin qenė tue flejtė.
    Atė dite Ali Riza Topalli, pėr me i kundėrshtue sulmuesat, ēoi nė Maqellare nja shtat a tetėdhjet vet nen komandėn e Sheh Qazimit nga Brezhdani, tė Tush Beut e tė Sulejman Beut nga Dohashishti. Por atė mbrėmje telefonikisht ju dha urdhėr qė tė kthehen e tė zanė vend nė Qenok. Nė mėngjezin e asaj nate kjo fuqi, krahinari dhe nenpunsi i telegrafės nė Maqellare e liruen qėndrėn e krahinės. Mbas nji ore qė u tėrhoqen kėta d.m.th.n mengjezin e datės 17 dhjetuer 1924 nisėn me u ndėgjue aty kėtu gjatė kufinit krisma pushkėsh, kėta pushkė zbrazeshin prej sulmuesave tė Ahmet Zogut qė e kishin kapėrcye kufinin nė shenjė gėzimi dhe hareje.
    Dal ngadale zu me u shpeshtue krismat e pushkėve dhe gjemimi i topave tė zbrazun, natyrisht kot, mbasi s’kishte ndonji fuqi qė t’i pėrballojė.
    Por krisma e pushkeve dhe gjemimi i topave tė nepte frigėn e nji lufte tė rregullt. Nji grumbull gra e femij, tė trembun prej kėsaj zhurme tmerruese mė rrethuen dhe tue me pyete me frige se ē’ngjante, kėrkojshin ndihmė e perkrahje prej meje, luteshin qė t’i mshefi e t’i mbroj. Gjendja e tyne shqetėsuese me turbulloj fare, sepse nuk mundesha me i degjue klithmat gėrvishtėse tė foshnjave dhe s’mujsha me i pa fytyrat e zbeta tė fmive qė ulurishin vrazhd.

    Si u pėrgatit spedita e sulmit
    ----------------------------------------------------------
    Krahina e Maqellares pėrbahet prej 23-24 katundesh. Rruga qė shkon nga qyteti i Dibres se Madhe pėr nė Peshkopi, i ndan nė dysh kėto katunde. Pėr kėtė shkak katundet e ndame nė dy pjesė quhen “katundet mbi udhė” dhe ‘katundet nėn udhė”. Katundet mbi udhė janė rreshtue ranzė malit qė e ndan kufinin shqipetar me atė tė serbise. Katundet nen udhe janė ndėrtue gjatė buzės sė Drinit. Nga tė dy kėto pjesė nji numėr i math i popullėsis ishin fut nė qytet pėr tu vu nė sherbim tė Ahmet Zogut.
    Simbas planit tė pergjithshėm fuqit e Ahmet Zogut, nė kėtė mėnyrė do tė nisshin veprimin:
    Fuqija e Aqif Lleshit, e Taf Kaziut dhe e Pellumb Lleshit do tė suleshin nė anėn qė quhen katundet nėn udhė dhe fuqija e Dine Demes dhe Dine Maqellares do ti msynin katundet mbi udhė. Fiqiri Dineja me nji fuqi tjetėr do tė krefte rraxėn e malit dhe mandej do tė pushtonte gurin e Erebares qė zotnon mbi Qenok. Major Gjilardi, Sul Shehu, Mustafa Bej Serdari dhe Sherif Tafa me nji fuqi tė konsiderueshme do tė dėrgojshin nga maja e malit Skertec nė mėnyrė qė tu mbajshin krahėt fuqinave tė pėrmenduna ma nalt dhe ti pranojshin nė rast nevoje Dine Hoxhen, Murat Kaloshin dhe Selim Noka me fuqit e tyne do tė rraseshin nė katundin Pollozhan dhe do ti kercėnohesh Peshkopisė e kazermės saj. Nė tė gjitha kėto fuqi pėrpos atyne qė komandonte Dine Hoxha, Murat Kaloshie Selim Nezha kishte oficera Rus, topa, mitrolozė dhe kafshė tė ngarkuem me municion e ushqime.
    Elez Jusufi, tue e pa gjendjen kritike dhe tue e ēmue se fuqija e tyne e vogėl nuk ishe gjendje me i perballue fuqit e mėdha tė kundėrshtarit thohet se i propozon Ali Riza Topallit qė tė tėrhiqeshin nė disa vende strategjike tė malesisė, prej ku ta pengojshin Ahmet Zogun, nė veprim e nė marshin kundrejt Tiranes. Elezi deshironte qė tė mos derdhej gjaku kot, ta zgjoje qeverinė e Tiranės dhe t’i siguroj kohė kėsaj pėr me marrė masa defensive. Por Ali RizaTopalli, pėr shkaqe tė pa zbulueme, prej nesh nuk e pranoj propozimin e Elezit.
    Fuqitė kryengritėse kur iu aviten Qenokut, ndeshėn n’atė fuqi tė vogėl q’ishin zbrapė nga Maqellara dhe kishin zanė vend aty. Krisi pushka. Me qenė se mbi gur t’Erebares s’kishte ndonji fuqi qeveritare, Fiqiri Dinja e pushtoj pa ndonji pengim dhe Qenoku ra nė dorė tė kundėrshtarėve pa ndonj vėshtirėsi tė madhe. Katėr a pesė tė vramė e tė plagosur mbetėn nga tė dy palėt.
    Ushtria e rregullueshme qė ndodhesh nė Llasen, nji vend nja njezet minuta larg Peshkopise, luftonte me trimeni tė jashtėzakonshme dhe la nja 15 deshmor. Fuqija e Major Gjilardit dhe e Sul Shehut qė qe dėrgue nga maja e Skertecit, e qėlloi ushtrin nga krahu i majtė dhe nė kėtė mėnyrė e lehtėsoj sulmin qė bajshin kryengritėsit nė ballė t’ushtrisė. Natyrisht, nė fund, fituen kryengritėsit. Kur vazhdonte lufta nė LLasen duel nė Peshkopi, Suf Xhelili, dhe mbasi e konstatoj gjėndjen kritike u kthye e i tha Elezit e Ali Rizait e Oficerave tė tjerė: “se po tė qėndrojshin edhe ma nė Peshkopi, do te bijshin rob nė duart te kryengritsave ose do tė vriteshin, mbasi situata ishte pėrtėkeq fare. „Kur pyetet Ali Rizai, e sa municion ka nė depo, ai pėrgjigjet se s’kishte veēse katėr arka. Kjo pėrgjigje i tronditi dhe i trembi tė gjithė, nė ērregullim tė plotė….
    Elezi i imponoj burnija e shtefnija qė tė mos largohet nga kazerma pa ardhė dhe ajo ushtri qė ndodhesh nė ballėt e luftės dhe qė ishte dhanė urdhni me u zbrape. Prandaj, priti i merzitun. Ndėrkohe zunė me ra si breshėn plumbat e kundėrshtarėve n’oborr tė kazermės, atėher u ēue Suf Xhelili dhe duel jashtė kthinės, atė e ndoq mbasandej edhe Elez Jusufi.
    U vra Suf Xhelili, tue zbrit nga nji mur i ulet i oborrit te kazermės kurse Elez Jusufi u plagos n’oborr. Ali Riza Topalli me shokėt e vet duel nga kthina pėr t’ike, por tue e pamė Elezin qė ishte rrėzue i plagosun, Ali Rizai e kapi kryet e vet me grushta dhe u kthye prap me gjithė shokėt, u mbyllėn mbrenda. Mbas nja pes minutash u futėn ngadhnjyes nė kazerma Fiqiri Dinja, Hysni Dema, Sul Shehu dhe Aqif Lleshi qė disa ditė mė parė kėta tė fundit i kishte armatosur Ali Rizai. Kėshtu Ali Rizai bashkė me shokėt e tij oficera ra rob ne duert tė kryengritsave dhe lufta mori fund.
    Suf Xhelili u vra dhe vdiq nė ēast. Elez Jusufi i plagosun me dy plumba nėn kthizė ndrroj jetė natėn e 29 -30 Dhjetor 1924.
    Vrasja e tyne s’qe aksidentale apo e rasės. Ishte pėrgatit nergut dhe u krye prej njerėzve tė shėnuem. Ndėrkohe u vra Murat Qerrja dhe u plagosė Nesim Ahmeti, Osman Musai dhe Mehmet Kurti tė gjithė nga Dardha besnikė t’ Elezit.




    BIOGRAFIJA E ELEZ JUSUFIT
    ------------------------------------------------
    Elezi leu ne katundin Sllove tė krahinės Trojak nė Diber tė Vogel. I kishte kalue tė gjashtėdhjet vjetėt. Ishte trashaman e me shtat mesatar. S’kishte fuqi oratorike, as bukuri trupi e ligjėrimi, fuqin mendore e kishte tė pasun e tė fortė. Gjithė jetėn e kishte shkue ndėr male e nė mes tė malsoreve. Nė kohėn e Turqisė kishte takue e bisedue me njerez tė mėdhej. Pak flitte e shumė ndėgjonte. E kuptonte mendimin e folėsit, por nuk e thoshte atė qė mendonte.
    Mpreftėsija e mendjes dhe hollėsija e gjykimit t’Elezit i kishin habitė edhe diplomatėt e huaj. Si nė t’ecun ashtu dhe nė folun e nė punė ishte i randė e i plogėt. Ishte kokfortė dhe njeri me sedėr. Sa qe gjallė kėrkush s’mundi me e bamė vegėl e deshirave tė veta.
    Nė kohėn e Turqise, simbas zakonit t’athershėm tė malsorve ishte bamė dalė zotėsi i pasanikėve dhe i pashallareve tė mėdhej tė nenprefekturės sė Rekes qė kishin kope tė mėdhej delesh dhe i mbronte kėta kundrejt tė liqve dhe kusarve. Pėr kėtė sherbim merrte prej tyne nji shperblim tė caktuem dhe dhurata tė mjafta, kesilloj, nė krahasim me shoket, qe bamė mjaft i pasun.
    Qe bamė prijsi i popullit tė Dardhės e tė Reēit qė shquhen nė trimni. Shtėpija e tij ishte streha e tyne. Influenca e shkathtėsija e Elezit jo vetėm nė Reē e nė Dardhė por shtohesh edhe nė tė gjithė krahinat e Dibrės. Zotėsija e influenca e Elezit nė Dibėr qė dukej qysh nė kohėn e Turqise kur ishte kapter i gjindarmarisė, detyre kjo, gjatė kohės sė ushtrimit tė sė cilės i pat bamė shumė shėrbime qeverisė tue i preme hovin cubnive, kusarive e liksive tė ndryshme qė baheshin prej andej.
    Imperatori i Austro –Hungarise, Franz Josifi e dekuroj me Frans Jozef-Orden me dekoration lufte sė bashku me dekretin pėrkatės --Z292 1917 me datėn 2 Fruer 1917 kur shkoj nė Vjene, pėr tė marrė pjesė si delegate i Dibrės nė festėn e datlindjes sė tij.
    Nė Shqipeni Elezi nė mėnyra tė ndryshme bani sherbime tė ēmueshme.
    Nė kohe tė Turqise, 1912 kryengritja e madhe qė u ba nė Kosove, ma sė pari ka fillue me guximin e Elez Jusufit. Kur qytetarėt e Dibrės sė Madhe dolėn nė mal, me pėrkrahjen e Elez Jusufit e mbasi u bashkue ky burrė me ta, arrinė qėllimit qė patėn. Prap nė 1912 kur ushtrija Serbe marshoj pėr nė Dibėr nga ana e Prizerenit nė Qafėn e Kolosjanit tė Lumės, Elezi bani nji luftė tė rreptė kundra Serbeve qė vijshin si dhunuesa dhe i shkaktoj dėme tė mėdha.
    Me 1915 kur ushtrit Serbe tė thyeme prej fuqive Austro-Hungareze po ikshin nėpėr Lumė, Elezi i priti ndėrmjet Kalas sė Dodes e Trojakut dhe nė luftėn e pėrgjakshme qė u ba, lanė serbėt pėrpara materialit luftarak tė shumėt, me mija tė vramė ndėr tė cilėt dhe shumė oficera me grada te nalta. Me 1921 tre a katėr muaj me rradhė u qėndroj serbeve nė malet e Lurės dhe nuk i la tė rrasen mbrenda Shqipnisė. Me nji trimeni e rezistencė tė jashtėzakonshme dhe tue qendrue nė shi e debore i pėrballoj serbėt dhe nuk u hoq s’andejmi deri sa u liruen kufit e 1913-es. Nė kėtė mėnyrė Elezi i sherbeu Atdheut, pėr tė cilin bani sakrifica tė mėdha tue dhanė prova atdhe dashunie.
    Kur u vra Elezi bashkė me nipin, me tė marrė kėtė lajme oficerėt serbe qė ndodheshin nė qytetet tė Dibres sė Madhe, pėr gėzim tė kėsaj, gostitėn tė gjithė ato qė qenė present me ēaj e ambelsira, etj.
    Shumė here nga shqiptarė e te huaj i qenė propozue me mija napolona, por ai nuk ndrroj menden, nuk e shiti ndėrgjegjen dhe nuk e pezmatoi zemrėn tue i vu vetehes nji njollė tė pashlyeshme. Deri nė vdekje qendroi besnik i Atdheut e i idealit kombtar.
    Kur dergjesh i plagosun ēova nji njeri pėr me e pyetė mbi gjendjen shendetėsore. I thotė tė birit, Cenit - falju me shendet Ismail Strazimirit dhe thuej se afrimi i vdekjes e trubulloka njerin, por nė shpetofsha kėsaj radhe nga thonjt e natyrės nuk do tė pėrzihem ma me njerėz, kam me u ba bari bagėtish.
    Me kėtė mėnyrė me nepte me kuptue se vdekja qė po i kercėnohesh kėsaj radhe e kishte shtye tė mos marrė masa paraprake sikundėr duhesh, mbasi ajo qenka urdherue prej fatit. Veē kėsaj, doshte me thanė: “Punova pėr komb e Atdhe.” Tue mos dasht qė tė mos i veēoj njerėzit nė partizanė e nė kundėrshtarė u ndihmoj dhe ua mbrojti nderin dhe pasunin e tyne. Kėta njerėz qė unė u pata ba kaq nder me dhanė besėn, por mė tradhėtuen. Prandaj nė shpėtofsha nuk do t’i baj ma kujt.
    Edhe nipi Elezit, Suf Xhelili qe trim e i menēem. Permendesh pėr besėn qė kishte zakon me e mbajtė dhe ky si Elezi, ishte njeri me shtefni. Ky ishte i pervujtė, goj ambėl, zemėr bardhė, i pashėm dhe i hishėm, po tė jetonte ky mund tė zinte vendin e Elezit.
    Si hynė nė Peshkopi, fuqit kryengritėse Ahmet Zogu duel nga qyteti Dibrės se Madhe dhe erth nė katundin Greve ku qendroj nji natė. Tė nesėrmen don me thanė me 18 Tetuer 1924 erth nė Peshkopi, ku qendroj dy ditė. Mbasi i plotesoj mungesat e nevojat dhe mbasi muer me vehte edhe fuqin e Kryeziut qė erth nga Luma u nisėn pėr Mat, tue kalue nėpėr katundin Selisht. Nė krye tė javės qė filloj kryengritja, Ahmet Zogu u futė nė Tirane.
    Kur ishte Ahmet Zogu nė Peshkopi shkova atje. Rrugės ndesha nja tridhe a dyzet ushtarė tė ēveshun e tė armatosun qė kishin qenė nė Peshkopi dhe tash me nga nji shkop nė dorė po shkojshin nėpėr shtėpijat e tyne.
    Sosa nė Peshkopi. Peshkopija ishte mbushė plot me njerėz, dikuj i nepshin tė holla dhe dikuj armė. Gjithė kjo pregatitje po bahesh pėr tė rezue qeverin qė kishte pėsue aq kobe. Kjo gja me bani pershtypje tė madhe me ngjau sikur i turren nji tė smuri tė mbushun me plagė.
    Shkova pėr ngushullim ke djemt e Elezit. Kur dola prej andej rreshti vdore dhe bante nji ftofte i math, veē kėsaj nji mjegull e dendun dhe e zezė e kishte mbulue horizontin. Ndėrkohė, nė rrugėn e Trojakut pashė dy gra, nji plakė dhe nji e re qė kishin hype mbi kuaj dhe po udhėtojshin tė pezmatueme e tė trishtueme. Plaka ishte e ama e Riza Drinit, ish nenprefekt i Lumės dhe tash i refugjuem n’Itali, e me e reja ishte bashkshortja e tij fatkeqe qė ishte martue me tė dy muej ma parė. S’kishte marrė me vetehe veēse dy valixhe dhe kishin ikė tė tmerrueme pėr me u struke nė shtepi t’Elez Jusufit, qė tė shpėtojshin shpirtin e nderin.
    Pamja e Qenokut, e Peshkopise dhe e Trojakut m’i rreqethen edhe dejt me t’imta te shpirtit e tė zemrės dhe mė plagosėn randė.
    Po tė mos e kishte lanė Elez Jusufi punėn nė duer tė Prefektave, tė komandantėve e tė Ministrave dhe po t’i hidhesh nė ballė ashtu sikur kishte bamė edhe ma parė tue nisė nga veprimi i tij i zakonshėm.
    Po tė kishte ardhe me kohė nė Lumė Bajram Curri;
    Po tė mos kishte tregue aq mizori e mahnitje Ali Riza Topalli;
    Po tė mos kishte tradhetue detyrėn Qamil Kelqerja, Hamza Kuēi e Mujo Peja, nė asnjė mėnyrė Ahmet Zogu nuk do mundesh tė futesh nė Shqipni nga ana e Dibres sepse nė kėtė rast nuk do tė mundesh me i tėrheqė kah vetja gjith ata dibrane qė pėrbanė fuqinė e tij ose po tė sulmonte me pėrkrajen e ushtrisė sė rregullshme tė Serbisė do tė derdhesh gjak i math dhe s’mund tė kalonte nė Diber, por tue shkele mbi kufomat e dibraneve qė kishin me e bamė jetėn fli.
    Prandaj me syrin tim Elezi dėnohet pėr paftėsinė qė tregoj prej dėshprimit, Bajram Curri pėr plogėshti qė tregoj tue mos e ēmue gjendjen, Ali Riza Topalli pėr qeverisjen e ligė e mizore dhe pėr mahnitjen e tij tė pa kufizueme q’arrinte deri nė vdekje. Qamil Kelqerja, Hamza Kuēi e Mujo Peja pėr tradhėtin e naltė qė banė tue abuzue detyrėn e tue mos i qendrue besnikė tė regjimit, tė cilit i kishin dhanė besėn e fjalėn e nderit.






    PERFUNDIM
    ------------------


    N’asht se dibranet nė fushėn kombėtare kanė bamė gabime ose faje, kėto ju pėrkasin nenpunsave tė parue, e jo atyne. Ngjarjet qė pėrshkrova nė kėtė veper dhe mėnyrėn e zhvillimit tė tyne, besoj t’i bindi lexuesit pėr me mė dhanė tė drejtė. Po ato ngjarje njikohėsisht provojnė se sa sakrifica e sherbime kanė bamė Dibranet pėr Shqipni.
    Tue gjykue mbi gabimet e Dibraneve s’duhet lanė mbas dore edhe kėto:
    1. Mbetjen e qytetit tė Dibrės sė Madhe nen zgjedhėn serbe
    2. Inorancėn
    3. Varfni dhe
    4. Pozita gjeografike buzė kufinit shqiptar –serb.

    Tė gjitha kėto, ashtu dhe nenpunsat e liq, e shtynė dibranin edhe nė gabime. Kėtu pyes, nė viset tjera a nuk bahen tė tilla faje e gabime ose lloj lloj felliqsina tė ndryshme ?


    FUND

  8. #8
    Kopja e letrės sė dergueme prej Elez Jusufit ish deputetit tė Dibrės Z.Kristo Dakos nė Tiranė.

    LAMA E KOLECIT NĖ SELITĖ
    Me 13 Nenduer 1921
    Tė ndershmit z. Kristo Dakos.


    Deputet i Dibrės nė Tiranė
    ---------
    1. Ndermi e tė fala tė pėrzėmėrta.
    2. Kam deshirue me lajmėrue z. Tuaj mbi situaten e kėsaj ane, mjerisht qė nuk na la armiku me e krye kėtė punė.
    3. Me gėzim tė math mora letrėn e z.s’uaj tė datueme me 25 vjesht e II 1921 por kur kėndova lajmet qė po i sillen fatit t’Atdheut t’onė, m’u helmue tepėr zemra e pėrvėlueme.
    4. Nuk kam ē’me thanė, jam dėshprue tepėr se na janė mbledhė tana tė kqijat. Fuqit e mėdha po vendojnė liksht pėr ne, armiku po pėrdor tanė barbarinat edhe forcat pėr me na shtrengue qė t’i bindemi ēdo vendimi, sundimtarėt e burrat e shtetit tone mendojnė vetėm se qysh tė sigurojnė kulltukun, e populli i shkretė asht habite e ka ngele si bagėtija pa bari qė shef ujqt e egėr kundrejt duke u grind e kėrcėnue me rrėmbye jetėn e ambėl e lirin e dėshirueme.
    5. Me largohet pak helmi dhe hidhnimi, kur mendoj se data e letrės se Z.suaj ishte pak e moēme, e deri sot, kur me ra nė dorė, shpresoj qė tė jetė ndrrue situate politike e jona.
    6. Kėtu po ju shkruaj sa mundem disa lajme mbi ngjarjet luftarake tė kėsaj ane, tė cilat mund t’ju lypsen pėr historinė tonė kombėtare ose pėr fletoret tona.
    7. Para se t’i pėrshkruej kėto ngjarje, dua tė ju kallėzoj qėllimin qė ka Serbia pėr Shqipninė me gjithe qė z.Juej munde ta dini ma mirė.
    8. Serbija qellon tė sjellė bashkimin e popujve ballkanike ndėr frenat politike tė saj.
    9. Kėtė politikė kėrkon ta vejė nė veprim duke fillue se parit me kombin Shqiptar, mbasi e din qė ky komb i mjerė asht ma i pafuqishėm ndėr tjerėt.
    10. Pėr kėtė ka shti nė veprim tė gjithė mjetet qė ka pasė.
    11. Sė pari deri me sot ka derdhė dy milion dinarė mbrenda nė Shqipni pėr me sjellė ngateresat e duhuna, qė kėshtu ta pengoje qeverinė pėr mos u rregullue e me marrė fuqin e shendetin qė i duhet.
    12. Edhe pėr shpenzimet e mbas kendejshme qė tė mbahet gjallė kjo propaganda, sikur e kallėxoj vetė me gojė nji farė gospodin Puniēa Rakiē, inspektorė i kufivet, para komandantit tonė z. Kapiten Ali Rizait me tė cilin u poqėn me 20. k. 1921 nė Reē, rreth Drinit, ka da nji kredi tė posaēme prej tre miljon dinaresh.
    13. Me kėtė politikė Serbija, a tė themi me mirė sllavizma, kėrkon tė mbretėroj mbi gjithė buzėn e Adriatikut.
    14. Kėshtu e filloj punėn me Marka Gjonit, se kėtu u gjet nji shesh mjaft tė gjanė qė pėrgatiti qeverija e jonė me dorė tė vet, mbasi nuk pranoj mėnyrėn e organizimit sundimtar qė dėshironte populli i Mirditės qė ky sundim dukesh se nuk ishte larg deshirės sė qeverisė.
    15. Serbija pėrgatiti nji fuqi prej 2000 vetesh civila nder komandant tė Taf Kaziut e tė Halil Lleshit me i dergue nė ndihme tė Mirditės.
    16. Kjo fuqi u nisė pėr nė Mirdit dhe tue kalue nė Qaf tė Kelqeres u pengue prej katundarve tė Reēit tė Dardhės e tė Lurės, tė cilėt tė betuem pėr nder t’Atdheut ja filluen luftės me dorė tė vet me 31.Korrik 1921.
    17. Kjo luftė vazhdoj gjith ditėn dhe nė natėn qė ngryste shpejtoi si rrufe nė ndihmė Z.Kapiten Prenk Jaku me batalionin shėtitės e aspirant Z.Gani Dida me nji top, natėn e errėt me pisha nė dorė si Kastrioti me shokėt nė kohė.
    18. Nė mengjezin qė gdhini me 1.Gusht 1921 ushtrija kombėtare e vullnetarėt e Reēit, tė Dardhės e tė Lurės e msynė fuqin e Halit Lleshit e Taf Kaziut e mbas dy sahat lufte tė rreptė u shkaktrruen fuqit tradhėtare e mbasi lanė nja njiqind tė vra, ikėn e zunė vend nė Arras.
    19. Me 18. Korrik 1921 ushtrija kombėtare bashkė me vullnetarėt msynė Arrasin dhe nė luftėn e rreptė qė banė ato ditė mundėn me e shkulė tradhetarėt q’andejmi e me debue pėrtej Drinit nė tokėn shqiptare qė mbante Serbia pa asnji tė drejtė, duke e mbajtė dorėn tepėr pėr me mos kalue plumbat e gjylet pėrtej Drinite e ti binte ushtrisė Serbe nė vijėn ku ndodheshin qė tė mos dilte ndonji ngatėresė.
    20. Mbasi u ndreqėn rojet e kufinit rreth Drinit dhe ushtrija e jonė u muar vesh me ushtrinė Serbe e u sigurue qetėsija e kufinit, u mblodhėn vullnetarėt e Reēit, tė Dardhės e tė Lurės dhe simbas urdhėrit tė Ministrit tė Luftės, nen komandė tė Kapiten Z. Ali Rizai shkuen me i ndihmue fuqit operative nė Mirdit.
    21. Me 27.Korrik 1921 populli i tej Drinit d.m.th. katundet Arni, Curroj, Ujmisht etj, disi ishin pergatit prej Serbise me ba nji levizje kundra fuqive kombėtare qė ruejshin kufinin me atė anė deri te ura e Vezirit e pėr kėtė shkak kapiten Ali Rizai me batalionin e Drinit qė u formue prej vullnetarėve tė Reēit tė Dardhės e tė Lurės mori urdhnin me dalė te ura e Vezirit e me i shtrue katundet e lart pėrmenduna.
    22. Pa pritė e pa kujtue me 17. shtator 1921 komandanti serb i kufinit thrriti komandantin tonė tė kufinit nė Arras nentoger Z.Xhezmi Frasherit, tė cilit i thotė se mbas urdhnit qė kishte marrė prej komandės se vet kerkon qė ushtrija e jone tė liroje kufinin e vjetėr.
    23. Komanda tonė i pėrgjigjet se nuk kishte kėshtu ndonji urdhen dhe se nuk dinte se cili asht kufini i vjetėr.
    24. Komandanti serb i pėrgjigjet se mbas nji ore ka me i prue pėrgjigjen se cili asht kufini i vjetėr e deri ky lypset me e lirue.
    25. Mbas nji ore kthen komandanti serb dhe i nep komandės sonė ultimatum gojas qe mbenda 24 orėsh lirohet kufini i vjetėr d.m.th. katundet Muhurr, Arras, Dy Sinat, Mustafaj, Gryka e Nokes, Qidhna e Poshten, Dardha e Malet e Lures, nė krye tė 24 oreve nė qoftė se s’lirohen keto vende do tė pėrdorte forcėn dhe kėshtu kishte pėr t’i shkelė.
    26. Komanda e jonė me tė shpejtė lajmėroi Ministrin e Luftės dhe mori urdhėn qė tė mos shkaktonte asnji ngjarje nga ane e saj por nė qoftė se armiku pėrdorte forcėn ti bej ballė dhe tė mos lirohet asnji pellamb vend.
    27. Tė nesermen d.m.th. me 19 shtator 1921 ora tetė porsa kaloi koha e ultimatumit Serbia filloj me bombardue llogoret tona dhe ushtrija e tij msyni ushtrinė tonė.
    28. Fuqit tona qė ishin tė pakta, m.q.s. nuk kishin ku me ngritė pusi nė rreth tė Drinit u shtrėnguen me u terheqe e me zanė vend nė majat e nalta nė vendet strategjike tė Lurės tė Pllajit pėrmbi Sinat.
    29. Datėn qė u ngrys u lajmerue me tė shpejt komanda e batalionit tė Drinit qė ndodhesh ke ura e Vezirit, e cila atė natė shkel me topin e aspirant Z.Gani Dides shpejtoi si rrufe dhe nė mengjezin qė gdhini u ndodh para fuqisė civile qė kishte nxerrė Serbia nė katundet e lartpėrmenduna [19.shtator 1921].
    30. Me 19 shtator 1921 fuqija e jonė nė krah tė djathtė e nė ballė mbajti pozicionet qė pati zanė dhe vetem u kundėrshtue, e nė krah tė majtė bani ofensivė dhe u pėrpoq me armikun nė Seric tė Dardhės ku armiku u thye dhe mbasi la nja 15 te vra kaloj e iku pertej Drinit, nga t’anėt veē dy veta u plagosėn.
    31. Me 20 shtator 1921 nė krah tė majtė, mbasi lamė nji pakicė sa pėr kundėrshtim, bashkuem fuqit tjera e mesyem gurin e Sukės nė ballė e kodrėn e Pllumbit me tė djathtė dhe me luftėn e rreptė qė u ba u thye ushtrija serbe, tue lane 30 tė vra e dy robė, nji mitraloz tė math dhe ca municione. Nji mitraloz tė math dy kuaj e shtatė ushtar i vrau topi i jone.
    32. Me 21 shtator 1921 msyni pėrsėri armiku krahun tonė tė majtė ku fuqija e jonė qe fort e pakėt, por me shpejtė vrapuen luftarėt e krahut tė djathtė nė ndihmė dhe me Suf Xhelilin para bėn yrysh mbi ushtrinė e armikut e thyen, dhe e shtrėnguen me kapėrcye Drinin e me dalė pėrtej tue lanė nė fushė tė luftės 230 serb tė vra. Nga tanėt nuk u vra asnji ushtar.
    33. Nė kėtė dite nji shenje e ēuditshme u duk……
    Nė tė gjithė luftrat qė u banė fluturonte nji shqiponje e madhe mbi ushtrinė shqiptare, e cila me kengėn za trashė qė kėndonte dukej se kėrkonte ti shtonte guximin bijve tė saj e u nepte sihariqin se fitimi i luftės ishte i yne .
    34. Me 22 shtator 1921 e deri me 25 tetor 1921 d.m.th. 35 dite nuk bani asnji anė ofencivė. Por nė kėto ditė Serbia po pėrgatitesh gjithėnji duke sjellė fuqi tė reja deri me 12 regjimente, 31 topa e shumė materiale lufte. N’anėn tjetėr s’prante tue shqyrtue anėn tonė me aeroplana pėr ditė, veē kėsaj bombardonte llogoret tona me top pa ba ofensivė.
    35. Kėto re tė zeza si do qė u banė tė dituna qeverisė qendrore nė Tirane e iu paraqiten lutje qė tė mereshin masat e nevojshme me dergue material lufte e me forcue kufinin me fuqi tė reja qė tė ishin tė pėrgatitun me i berė ballė armikut qė po na kercėnohesh, nuk u meren parasyshė ankimet tona, e kėshtu mbet kjo detyrė vetėm kėsaj fuqije tė pakėt pa aspak municion.
    36. Tue prite fuqi dhe municion, na vijshin lajme zyrtare se ēėshtja e Shqipnisė vate shumė mire nė konferencė e se armiku ka pėr tė lirue shume shpejt kufinin [1913]. Nė Tiranė nė kėtė kohe delikate mbretėronte kriza pėr sigurim kulltuqesh.
    37. Me 26 Tetor 1921 natėn filluen me ardhė raporte nga oficerėt e llogoreve, me tė cilat na u ba e ditur se fuqit tė mėdha armike janė afrue rreth lumit Drinit e nė mengjez duket se kanė me na msye.
    38. Me tė vėrtet me 26 Tetor 1921, ditėn e mėrkure posa gdhini filloj bombardimi i armikut me topat e shumta, ushtimi i tė cilave nuk na la me bisedue. Kėshtu u fillue lufta e madhe dhe e rrepte nė gjithė llogoret tona.
    39. Nga fuqia e mėdha qė pat pru armiku nė kufi, shtiu nė Reē 600 vetė infateri, 600 civila e tre topa, nė Reēin pėrtej Drini.
    Nė Seric tė Dardhės shtiu 1500 vetė infanteri e 6 topa, nė Shumbat, n’Arras shtiu 800 vetė infanteri e 400 civila e gjashtė topa nė fushė tė Qidhnės dhe nji top [12-] n-Astush kundėr Arrasit. Nė Muhurr shtiu Taf Kaziun me 1000 civila.
    40. Fuqija e jone kishte 300 vete kompanija e kapiten Z.Suf Xhelilit dhe gjithė burrat e Reēit e tė Dardhės. 200 vete kompanija e kapiten Z.Ibrahim Gjonit prej Lurje, 200 kompanija e Murat Kaloshit, 400 ushtar infanterije e 900 vete batalioni i Durrėsit dy topa, nji mitraloz math e tre mitraloza dore, kėta tė fundit ja patėn plaēkit armikut nė luftat e para.
    41. Fuqija e jone Fuqija e armikut
    - 1400 infanteri - 5400 infanteri
    - 2 topa - 31 topa
    -1 mitraloz - [ ] te pa njohuna
    - 3 mitraloz dore -[ ] te pa njohun, vetem ne
    Arras ka pas 200 mitraloz dore.
    42. Fuqit luftarake nė kėtė mėnyrė ishin rradhes e regjimentet e tjera tė armikut qendrojshin pėrtej Drinit, larg lamės sė luftės si rezerve, e ne s’patėm rezervė nė shpinė.
    43. Me 26 Tetor 1921 ditėn e merkur armiku mėsyni rreptėsisht nė gjith kėtė forcė llogoret tona.
    44. Kjo lufte e rrepte vazhdoj tri ditė rresht deri me 28 Tetor 1921 ditėn e premte nė mbramje.
    45. Kurdo qė bante yrysh armiku ndodhesh para britmės shqiptare, a besa bese, me dorė ahahahahahahhahahahaaaaa……..e prej valės sė pushkėve tona shtrengohesh me u zbrape tue lanė disa tė vramė nė tokė.
    46. Nė kėtė luftė si dhe nė atė ma tė parat i dhanė shkelqim kėsaj lufte dy oficera t’infanterise e nji artilerise. Kėta tė tre e diftuen vehten e tyne, me tė vėrtete se ishin tė zotėt me komandue ushtrinė shqiptare e me i dalė zot nderit Arbnuer.
    47.- Kėta oficera ishin nentoger z. Abdulla Tirana, Aspirant Munir Dibra infanteri e aspirant Z.Gani Dida n’artileri.
    48. Mos kujtoni se u demoralizue fuqija e Lurės por u zmbrap vetėm nga mungesa e municionit t’armeve e tė topave.
    49. Me 29, 30, 31 Tetor 1921 qėndruem nė Nexhde tė Lurės qė ku vend quhet edhe maja e Kunorės. Kėtu me qenė se ishte tepėr ftohtė ra vdore e ushtarėt ishin ēveshun e tė mbathun dhe pa vegla d.m. th. pa kapota, pa ēorape, pa velence, pa spata, pa kazma, pa lopata e tjerė, u shtrenguem me 2 Nentor 1921 me ra nė Lame tė Kolosit nė Selit ku ndodhemi edhe sot.
    50. Reēi e Dardha kanė mbete t’arratisun prej Serbisė nėpėr male me gjithė familjen.
    51. Batalioni i Durresit kanė shkue nėpėr shtėpit e veta.
    52. Kėtu ndodhet vetem batalioni i Drinit, nji pakicė infanterie, nji pakicė vullnetarėsh dibrane qė rrine me mua dhe dy topa.
    53. Luan tė rreptė tė kėsaj lufte janė gjithė ushtarėt e civilat, nuk mund tė bahet asnji ankim pėr kerkend.
    54. Kėtu po shenojmė vete, emrat e oficerave.
    Kapiten z. Ali Rizai, Kap. Suf Xhelili, Kap.Murat Kaloshi, Kap Ibrahim Gjeiqi, Kap.Haziz Pilafi, Tog.Mehmet Skepi, Tog.Derbish Treci, Tog.Nisim Ahmeti, Tog.Qazim Aziz Ndreu, Tog.Dervish Lusha, Tog. Haxhi Noka, Tog. Xhezmi Frasheri, Tog. Xhevdet Starova, N/Tog. Abdulla Tirana, N/Tog. Munir Tershana, N/Tog. Rrok Qafa, N/Tog.Hakik Mema, N/Tog. Demir Curri, Aspirant Gani Dida, Asp.Sali Doda, Asp.Dali Lami, Asp.Selman Ahmeti, Asp.Hasan Faliu, Asp.Bajram Lusha, Asp.Hysni Kaca, Asp.Xhetan Gjoni, Asp. Sadik Kercova, Asp. Sul Cani e tjerra……



    FUND






    ISMAIL STRAZIMIRI




    TIRANE 25 NANDUER 1931



    http://www.youtube.com/watch?v=mwe2rmCpu90
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 05-12-2010 mė 00:42

  9. #9

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •