Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e darla1
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    Athens, Greece
    Postime
    57

    Informacione & keshilla qe duhet ti dime per foshnien tone..!

    Ushqimi nė shtatzėni ndikon te pesha e fėmijės


    Shtatzėnat tė cilat konsumojnė ushqime tė cilat pėrmbajnė sasi tė madhe tė yndyrės lindin fėmijė tė cilėt mė vonė nė jetėn e tyre kanė probleme me mbipeshėn. Shkencėtarėt nga Universiteti Rockefeller nė New York, nė bazė tė analizave kanė ardhur nė pėrfundim se ushqimi i pasur me yndyra sjell deri te ndryshimet e pėrhershme nė trurin e fetusit, qė mund tė ndikojė nė shtimin e kilogramėve nė jetėn e mėvonshme.
    Yndyrat e konsumuara nga shtatzėna nxitin krijimin e neuroneve tė pėrhershme te fetusi, dhe kėto neurone nė jetėn e mėvonshme shtojnė apetitin pėr ushqimin qė pėrmban yndyra, tregon studimi i publikuar nė revistėn “Journal of Neuroscience”.

    Diabeti i nėnės dhe tė folurit e fėmijės

    Diabeti i nėnės ėshtė i lidhur me ērregullimet e tė folurit te fėmija, pohojnė shkencėtarėt kanadezė.
    Fėmijėt e nėnave tė cilat kanė zhvilluar diabet gjatė shtatzėnisė (diabet gestacional) janė mė tė prirė pėr tė pasur probleme me tė folur. Studimi i realizuar nga Universiteti Laval te mė shumė se 2.600 fėmijė, ka treguar se kėta fėmijė kanė dalė shumė mė tė dobėt nė testet e tė folurit dhe se kėta fėmijė gjithmonė flasin mė vonė nė krahasim me moshatarėt e tyre.
    Foshnja nuk duhet tė flejė nė njė krevat me prindėrit Shumė nėna e ndajnė krevatin me foshnjėn e tyre, mirėpo kjo mund tė jetė shkak i vdekjes sė papritur tė foshnjės, pohojnė shkencėtarėt.
    1/3 e nėnave tė cilat kanė marrė jesh nė programin “Woman, Infants and Children” (“Gratė, foshnjat dhe fėmijėt”) kanė pohuar se e ndajnė krevatin me foshnjėn e tyre, element ky i njohur si rrezik i vdekjes sė papritur tė foshnjės, njofton hulumtimi i publikuar nė revistėn “Journal of Pediatrics”. Nė bazė tė kėtij studimi tė fundit, American Academy of Pediatrics rekomandon qė foshnja duhet tė flejė nė dhomėn e prindėrve por nė krevat ndaras nga
    prindėrit.

    Ushqyerja e foshnjės me gji gjatė ditėve tė para tė jetės

    Ushqyerja me gji gjatė ditėve tė para tė jetės ka shumė rėndėsi. Kjo pėrcakton ēfarė rrugė do tė marrė fėmija nė kėtė drejtim. Nė rast se nuk ndihmohet nėna gjatė ditėve tė para, mund tė bėhen shumė gabime qė do tė pengojnė vazhdimin e njė ushqyerje tė rregullt tė fėmijės. Foshnja e porsalindur lihet e qetė gjatė orėve tė para tė jetės. Nėna dhe fėmija kanė nevojė pėr njė periudhė tė shkurtėr pushimi.
    Nė rastet e lindjes nė peshė normalė dhe kur nuk shfaq shqetėsim, fėmija lihet pa gji pėr rreth 12 orė. Gjatė kėtyre 12 orėve tė para foshnja mund tė nxjerrė me tė vjella lėngjet e gėlltitura gjatė lindjes. Gjatė kėsaj kohė ai urinon dhe mund tė dalė jashtė.
    Nė rastet kur ai tregon shqetėsim dhe qan, mund t'i jepet pak ujė i zier me pak sheqer. Kur nėna ėshtė nė gjendje tė mirė dhe foshnja kėrkon tė pijė, mund tė vihet nė gji mė shpejt, nga 8-10 orė pas lindjes.
    Koha e vėnies nė gji mund tė zgjasė mbi 12 orė kur nėna ka lodhje, si rrjedhim i njė lindje tė vėshtirė ose i njė ndėrhyrjeje. Ėshtė mirė qė vėnia nė gji e fėmijės mos t'i kalojė
    24 orėt.
    Fėmija qė ka lindur me peshė tė madhe dhe fle i qetė
    zakonisht lihet pa pirė edhe 24 orė.

    Si i jepen lėngjet fėmijės sė porsalindur Lėngjet, fėmijės sė porsalindur, i jepen me lugė tė vogėl tė sterilizuar nė ujė tė valuar. Lėngjet jepen me shumė kujdes pėr tė mos i shkaktuar fėmijės zėnie fryme dhe kjo ndodh kur lėngjet kalojnė nė rrugėt e frymėmarrjes.
    Lėngjet nuk duhet t'i jepen fėmijės me shishė e biberon sepse kėshtu ai thith me lehtėsi. Dukė u mėsuar kėshtu ai do tė ketė pengesė nė kapjen e gjirit. Thithja e gjirit kėrkon forcė mė tė madhe dhe kėshtu foshnja mėsohet dhe kėrkon biberonin dhe lė pas dorė gjirin.

    Ushqyerja e fėmijės


    Qumėshti i gjirit ėshtė ushqimi mė i pėrshtatshėm dhe mė i domosdoshėm. Ai nuk mund tė zėvendėsohet plotėsisht nga asnjė ushqim tjetėr. Kulloshtra, qumėshti i ditėve tė para ka rėndėsi tė veēantė pėr tė porsalindurin. Rėndėsi tė veēantė ka edhe vėnia e shpejtė nė gji e foshnjės.
    Thithja e gjirit ėshtė alternativa mė e mirė pėr tė bėrė ardhjen e shpejtė tė qumėshtit. Higjiena e gjinjve ėshtė e rėndėsishme.
    Nuk duhen lėnė papastėrti qumėshti.
    Prindėrit duhet tė zotėrojnė njohuri tė sakta mbi kėtė problem.
    Ata duhet tė dinė lėndėt kryesorė qė pėrmbajnė ushqimet. Nėse ushqimit i mungojnė kėto lėndė, atėherė ai ėshtė i pamjaftueshėm pėr fėmijėn. Ushqimi kryesor ėshtė gjiri.
    Nė rast se mungon gjatė gjashtė muajve tė parė tė jetės duhet zėvendėsuar me qumėsht lope tė pėrpunuar e tė plotėsuar.
    Lėndėt e domosdoshme qė duhet tė pėrmbajnė ushqimet janė:
    - proteinat,
    -yndyrnat,
    - karbohidratet
    -ose sheqernat,
    -kripėrat mineralė,
    --vitaminat, uji.

    Janė lėndė tė rėndėsishme e tė domosdoshme ushqyese pėr zhvillimin e organizmit, ndėrtimin dhe ripėrtėritjen e indeve, pėr formimin e fermenteve dhe hormoneve.
    Proteinat shėrbejnė edhe si burim energjie. Njė gramė proteinė jep rreth 4 kalori. Proteinat pėrbėhen nga aminoacide tė ndryshme. Ato kanė prejardhje bimorė dhe shtazore. Proteinat me prejardhje shtazorė gjenden nė mish, peshk, djathė, qumėsht, vezė, gjizė, tru, mėlēi.
    Proteinat me prejardhje bimorė gjendėn nė drithėrat, nė miellin e drithėrave, nė bukė, nė oriz, nė bizele, nė thjerrėza. -Ushqimi i fėmijės duhet tė pėrmbajė mė tepėr proteina shtazorė sė sa bimorė. Sasia e proteinave qė kėrkon organizmi i fėmijės pėr ēdo kilogram peshė, nė pėrpjesėtim me peshėn ėshtė mė e madhe sė ajo qė kėrkon organizmi i tė rriturit. Organizmit tė tė rriturit i mjafton 1 gramė proteinė pėr ēdo kilogram peshė, ndėrsa fėmija i vogėl ka nevojė pėr 2.5 deri nė 3 gram proteina pėr ēdo kilogram peshė.

    Takimi i parė me fėmijėn tuaj

    Tashmė fėmija juaj ka lindur. A ndiheni e befasuar nga disa gjėra qė i pėrkasin pamjes sė tij? Ajo qė ju befason mė tepėr janė pėrmasat e vogla tė fėmijės suaj, sasia e flokėve te tij, trupi i rrudhur, koka e shtypur dhe vėshtrimi i papėrfillshėm. Por mos u shqetėsoni, gjithēka ėshtė nė rregull. Pas disa javėsh do tė duket shumė i ėmbėl.
    Jepini kohė qė t’i tejkalojė disa rrethana te zakonshme qė paraqiten te tė porsalindurit.
    Sė shpejti do tė shndėrrohet nė njė fėmijė tė ėmbėl dhe tė lezetshėm, me njė fytyrė tė vogėl, tė buzėqeshur dhe sy tė hareshėm.
    A nuk ėshtė kjo ajo qė keni pritur?

    Lėkura: Menjėherė pas lindjes lėkura e fėmijės ėshtė e kuqe, pastaj gradualisht zbehet dhe nė fund merr ngjyrėn rozė.

    Koka: Mund tė jetė pak e shtrembėr. Ndonjėherė mund tė duket mė tepėr si koni e jo si sferė (eshtrat e buta tė kafkės rregullohen nė atė mėnyrė qė koka e fėmijės tė ngushtohet nė kanalin e lindjes). Koka e tė porsalindurit ka dy kupa, kupėn e madhe pėrpara, mbi ballė dhe kupėn e vogėl nė pjesėn zverkore tė kokės. Perimetri i kokės sė tė porsalindurit ėshtė zakonisht 31 deri nė 38 cm.
    Kėrthiza: Pas lindjes, kordoni lidhet me njė kapėse plastike, pėrafėrsisht 2 cm mbi kėrthizė. Tre ditė pas lindjes, kapėsja hiqet. Pjesa tjetėr e kordonit tkurret, forcohet dhe merr ngjyrė tė errėt dhe pas 6-14 ditėsh, nėse ka pėrkujdesje tė pėrshtatshme, bie. Pėr t’u kujdesur pėr kėrthizėn e fėmijės kėshillohuni me pediatren.

    Fytyra: Palosjet nė qoshet e brendshme tė syve dhe enjtja e shkaktuar nga lindja, i bėn sytė tė duken si tė picėrruar. Mos u shqetėsoni; vetėm nė pak ditė - atėherė kur tė enjturit largohet dhe hunda merr formėn e saj tė rregullt - gjithēka pa dyshim do tė duket mrekullueshėm.

    Gjymtyrėt e mbledhura:Fėmija juaj i porsalindur, sigurisht do tė duket shumė i brishtė, me duart dhe kėmbėt e tij jo plotėsisht tė shtrira. Kjo ėshtė normale, gjymtyrėt e tij do tė shtrihen kur tė pėrshtaten me tė qenurin jashtė mitrės suaj. Nėse ai ju duket kėmbėshtrembėr, mos u shqetėsoni. Kjo ėshtė pjesė e procesit tė shtrirjes dhe vetvetiu do tė zhvillohet kur tė mbushė 5 ose 6 muaj.

    Verdhėza nė moshėn e tė porsalindurit

    Verdhėza nė moshėn e tė porsalindurit takohet shpesh. Ajo mund tė jetė e lehtė ose e rėndė. Disa herė ngjyra e verdhė e lėkurės sė tė porsalindurit ėshtė aq e zbehtė sa nuk bie nė sy, herė tė tjera mė e theksuar. Ngjyra e bardhemes sė syrit nuk ndryshon.
    Edhe urina mbetet e pastėr. Gjendja e pėrgjithshme e fėmijės mbetėt e mirė. Verdhėza e zakonshme fillon tė dukėt nga dita e 2-tė e deri nė ditėn e 4-t dhe zhduket vetė nga fundi i javės sė parė ose fillimi i javės sė dytė tė jetės. Verdhėza e zakonshme nuk ka nevojė pėr mjekim. Fėmija ėshtė mirė tė marrė qumėsht gjiri mjaftueshėm.

    Verdhėza dhe infeksionet
    Nė infeksionet e ndryshme tė fėmijės sė porsalindur, si nė ato qė pėrhapėn nė tė gjithė organizmin ashtu edhe nė ato qė prekin mėlēinė e zezė, kemi tė bėjmė me verdhėz mjaft tė theksuar si nė lėkurė ashtu edhe nė bardhemen e syrit.
    Nė kėto raste gjendja ėshtė e rėndė.
    Verdhėza nė mungesėn e rrugėve tė tėmthit
    Nė raste tė rralla fėmija lind me njė tė metė nė rrugėt e tėmthit. Kėto janė tė mbyllura dhe kėshtu tėmthi nuk ka mundėsi tė lirohet e tė kalojė nga mėlēia deri nė zorrė.
    Nė kėto raste ngjyra e verdhė bėhet mė e theksuar me kalimin e ditėve dhe tė javėve. Ujėt e hollė ka ngjyrė tė errėt ndėrsa jashtėqitja ėshtė e zbehtė. Kjo lloj verdhėze nuk ka mjekim. Rrallė, me anė tė ndėrhyrjes kirurgjikalė mund tė hapėn rrugėt e kalimit tė tėmthit.

    Verdhėza nga sėmundja hemolitike
    Nė gjakun e njerėzve gjenden tė ashtuquajturat grupe tė zakonshme, disa nėngrupe, si dhe faktori rezus. Shumica e njerėzve e kanė faktorin rezus, prandaj quhen rezus pozitiv.
    Ata qė nuk e kanė quhen rezus negativ. Nė rast sė njė grua rezus negativ mbetėt shtatzėnė, dukė qenė burri i saj rezus pozitiv, zakonisht fėmija ėshtė rezus pozitiv si i ati. Nė shtatzėninė e parė ēdo gjė shkon nė rregull. Me pėrsėritjen e shtatzėnisė, ose kur nėna ka marrė transfuzione gjaku rezus pozitiv, foshnja mund tė lindė me shenja verdhėze dhe anemie. Kėto janė tė lehta ose tė rėnda. Ka mundėsi qė foshnja nė kėtė rast tė lindė i vdekur.
    Nė rast sėmundjeje hemolitike tė theksuar, i porsalinduri mund tė shpėtojė dukė i bėrė ndėrrimin e gjakut me transfuzione tė pėrsėritura e tė zgjatura me gjak rezus negativ.
    Ky proces behet menjėherė pas lindjes.
    Qė tė mos shfaqėt sėmundja hemolitike e tė porsalindurit nuk duhet tė lejohet qė njerėzve e veēanėrisht femrave rezus negativ t'u bėhet gjak rezus pozitiv. Mjekėsia disponon njė lėndė qė quhet imunoglobulinė anti D. Dukė ia injektuar nėnave kėtė lėndė menjėherė pas lindjes pakėsohet mundėsia e shfaqjes sė sėmundjes hemolitike nė shtatzėninė e ardhshme.

    Mbrojtja nga infeksionet dhe higjiena

    Ėshtė e rėndėsishme qė gruaja shtatzėnė tė mbajė njė higjienė tė rregullt. Ajo duhet t'i kushtojė rėndėsi gjinjve jo vetėm nė drejtim tė higjienės, por tė ndihmojė pėr veten pėr tė mos patur problemė gjatė ushqyerjes sė fėmijės nė gji. Gjinjtė pas dushit, duhen masazhuar mė njė rrobė tė pastėr dhe paksa tė ashpėr sepse kėshtu pakėson mundėsinė e shfaqjes sė plasave (regadeve) tė cilat pengojnė rrjedhjen e qumėshtit dhe favorizojnė infeksionet.
    Kujdesi pėr dhėmbėt
    Gjatė shtatzėnisė vihen re brerje ose dėmtime tė dhėmbėve. Nėse bėhet kujdes kėto dėmtime nuk shfaqėn.
    Ushqimi duhet marrė i plotė dhe me lėndė qė pėrmbajnė kalcium e fosfor. Kėto gjenden nė qumėsht, djathė, mish, vezė, peshk, perime, bukė. Nė 3-4 muajt e fundit gruaja shtatzėnė duhet tė marrė vitaminė D nė sasinė 800 njėsi nė ditė. Kjo vlen jo vetėm pėr dhėmbėt, por edhe pėr ruajtjen e shėndetit tė nėnės dhe zhvillimin e fėmijės. Kontrolli tek stomatologu bėhet rregullisht njė herė nė muaj.
    Kujdes
    Cungu i kėrthizės si dhe plaga qė mbetet kur ajo bie, janė rrugė nga mund tė kalojnė lehtė infeksionet nė trupin e fėmijės. Ėshtė gabim trajtimi i kėrthizės me lėndė tė papėrshtatshme. Kur cungu i kėrthizės mbetėt i lagėsht duhet bėrė kujdes.
    Nga kėrthiza mund tė kėtė edhe rrjedhje hemorragjie. Ndodh qė pas rėnies sė cungut tė kėrthizės, nė plagėn e vogėl qė ka mbetur hapur, formohet njė ngritje e vogėl, e skuqur si mish i huaj qė merr trajtėn e kėrpudhės. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me granulomėn ose me kėrpudhėn e kėrthizės e cila mjekohet me nitrat argjendi. Nė raste tė avancuara infeksionesh, foshnja trajtohet me antibiotikė.

    Mbrojtja nga infeksionet
    Foshnja e porsalindur mbrohet nga infeksionet duke krijuar kushte tė pėrshtatshme nė dhomėn e tij.
    Mikrobet qė sjellin infeksione ai i merr nga njerėzit qė i afrohen dhe i qėndrojnė pranė. Pėr kėtė arsye, pėrveē prindėrve dhe tė afėrmve qė i shėrbejnė, nuk duhet t'i afrohet askush tjetėr. Jo ēdo vizitor duhet tė qėndrojė pranė fėmijės. Gjithashtu edhe fėmijėt e rritur qė kėrkojnė tė luajnė me foshnjėn duhet tė shmangen. Kur tė afėrmit e foshnjės janė tė sėmurė, duhet tė pėrdorin maska mbrojtėse.

    Koka e fėmijės dhe pesha

    Koka e fėmijės sė porsalindur dukėt mė e madhe nė krahasim me gjatėsinė e trupit tė tij. Shtesat e rregullta nė peshė. Duke marrė parasysh humbjen gjatė ditėve tė para tė jetės, shtesa nė peshė gjatė gjithė muajit tė parė ėshtė prej rreth 600 gramė.
    Nga muaji i parė deri nė tė dytin foshnja shton 800-900 gramė. Pas muajit tė dytė shtesat mujorė pakėsohen lehtėsisht. Kėshtu njė fėmijė normal nga muaji i 5-tė dhe i 6-tė shton rreth 500 gramė nė muaj, kurse nga muaji i 10-tė dhe i 12-tė shton rreth 300 gramė nė muaj. Nė pėrgjithėsi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit tė 5-tė ose tė 6-tė dhe trefishohet nė fund tė vitit tė parė. Prindėrit gjithashtu duhet tė dinė sė njė fėmijė qė lind nėn peshėn normalė e shton mė shpejt peshėn, ndėrsa fėmija qė lind mė peshė tė madhe, zakonisht e shton mė ngadalė.
    -Muaji 1-rė 600 gramė
    -muaji 2-tė 900 gramė
    -muaji 3-tė e 4-t 750 gramė
    -muaji 5-tė e 6-tė 600 gramė
    -muaji 7-tė e 9-tė 450 gramė
    -muaji 10-tė e 12-tė 300

    gramėzhvillimit tė tij. Ndryshimet e dukshme duhet tė vėrehen nga prindėrit. Pėrmasat e kokės jashtė standardit, mė e madhe ose mė e vogėl, flasin pėr ērregullime tė zhvillimit tė trupit dhe veēanėrisht tė trurit. Madhėsia e kokės vlerėsohet zakonisht me madhėsinė e rrethit tė saj qė quhet ndryshe perimetėr.
    Rrethi i kokės matet me metėr shirit dukė filluar nga balli, mbi vetulla, deri nė pjesėn e pasmė tė kokės ku ėshtė pjesa mė e dalė e kokės.
    Disa veēori tė kokės sė fėmijės
    Veēoria e parė ėshtė se kockat e ndryshme qė formojnė kokėn e foshnjės sė vogėl nuk janė plotėsisht tė ngjitura mė njėra tjetrėn. Kjo veēori lejon qė gjatė lindjes koka t'u pėrshtatėt rrugėve tė daljes.
    Veēoria e dytė ėshtė prania e njė pjese tė butė qė gjendet mbi kockat e ballit nė pjesėn e pėrparmė dhe tė sipėrme tė kokės. Dukė qenė se kjo pjesė e kokės ėshtė e butė populli e quan "buti i kokės". Shkencėrisht njihet me emrin fontanele.
    Kjo pjesė nuk ėshtė e veshur mė kockė. Vishet dhe zvogėlohet pak nga pak mė kalimin e muajve. Pėr kėtė arsye e gjejmė tė hapur gjatė gjithė vitit tė parė e deri nė muajin e 15-tė. Nė kėtė moshė ai mbyllet plotėsisht. Nė rast sė ėshtė shumė i madh ose nuk mbyllet nė kohėn e duhur duhet tė mendojmė se fėmija ka ndonjė ērregullim ose sėmundje siē ėshtė rakiti ose pėrmbajtje e tepėrt e lėngut tė trurit (hidrocefali). Edhe nė rast se ėshtė shumė i vogėl ose mbyllet shumė shpejt, gjatė muajve tė parė tė jetės duhet tė konsultohemi me mjekun sepse mund tė gjendemi pėrpara njė sėmundjeje ose ērregullimi siē mund tė jetė zhvillimi i mangėt i trurit, etj.

    Zhvillimi i lėvizjeve, i tė kuptuarit dhe tė menduarit

    Prindėrit dhe gjithė familjarėt kanė detyrime tė mėdha pėr rritjen e zhvillimin e mirė tė fėmijės. Fėmija i pėrket familjes, por njėkohėsisht i pėrket edhe shoqėrisė. Prindėrit e kanė detyrė tė merren me rritjen e mirė tė fėmijės. Ata duhet tė gjenden pranė fėmijės sė vogėl, tė vėrejnė me kujdes ēdo ngjarje tė zakonshme e tė jashtėzakonshme qė lidhet me tė, ta vendosin nė dhomėn mė tė ndriēuar e mė tė pastėr, tė pajisur me shtratin, me veshmbathjen dhe sendet e tjera tė nevojshme.
    Zhvillimi i fėmijės
    Fėmija i porsalindur mban anėsitė e sipėrme dhe ato tė poshtme pak tė thyera dhe tė tendosura, kurse qafa ėshtė krejt e lėshuar dhe pėrkulet sipas drejtimit qė i japim fėmijės.
    I porsalinduri kur nuk fle bėn lėvizje tė shumta si me krahėt, ashtu edhe me kėmbėt, por kėto lėvizje nuk kanė as qėllim e as drejtim tė caktuar. Pas lindjes foshnja ėshtė nė gjendje tė thithė dhe tė gėlltisė qumėshtin ose lėngje tė tjera. Por mundėsia pėr tė thithur dhe pėr tė gėlltitur flet pėr dėmtim tė trurit tė fėmijės.
    Kėtė mungesė e kanė edhe fėmijėt qė lindin me peshė tė pakėt. Pas ditėve tė para i porsalinduri dėgjon zhurmat e forta. Nė rast se shkaktojmė zhurmė tė papritur pranė tij shohim se ai bėn lėvizje tė menjėhershme tė tė gjithė trupit.Nė moshėn njė muajsh foshnja ėshtė nė gjendje tė shikojė dhe tė dėgjojė zhurmat.
    Ai vazhdon tė bėjė lėvizje tė shpeshta me krahėt dhe me kėmbėt, duke mbajtur grushtet mbyllur e tė shtrėnguar. Nė rast se e vendosim tė shtrirė barkas, shohim se ai bėn pėrpjekje pėr tė ngritur kokėn.
    Nga mosha dy deri nė gjashtė muaj foshnja jo vetėm shikon, por edhe ndjek sendet qė i vihen dhe i lėvizin pėrpara syve. Ai gjithashtu fillon tė dallojė njerėzit qė qėndrojnė pranė tij, buzėqesh, kap dhe mban sendet qė i vihen nė duar. Nė rast se bėhet zhurmė drejton shikimin dhe kokėn nga vendi prej ku vjen zhurma.
    Pak nga pak gjatė kėsaj periudhe, lėvizjet e fėmijės nuk janė mė tė ērregullta e tė pėrsėritura. Duart lėvizin me drejtim tė caktuar pėr tė kapur sendet qė i vihen pėrpara syve. Fėmija ngre dhe mban kokėn, kthehet dhe rrotullohet kur e lėmė tė shtrirė, qėndron ndenjur kur ėshtė i mbėshtetur. Duart nuk i mban vazhdimisht tė mbėrthyera por i liron, kap sende tė ndryshme dhe i fut nė gojė.
    Nga fundi i kėsaj periudhė fėmija nxjerr disa tinguj si dhe disa rrokje tė thjeshta si "ma", "ba". Kėto aftėsi foshnja i fiton pak nga pak. Kur vėrejmė vonesa nė fitimin e kėtyre aftėsive duhet tė marrim konsultė me mjekun.

    Nevojat e foshnjės pėr vitamina


    Kur nėna ushqehet mirė nė sasi dhe cilėsi, nė qumėshtin e saj kalon njė sasi e mjaftueshme e vitaminės C. Vitamina C gjendet nė frutat e freskėta, nė perime; domate, sallatė, karota, etj. Nė rast se nėna i merr kėto ushqime nė mėnyrė tė rregullt, foshnja nuk i shfaq kėto mungesa tė vitaminės C. Megjithatė kėshillohet qė foshnjės t'i japim lėngje frutash ose perimesh duke filluar nga muaji i 2-tė ose i 3-tė.
    Pėrveē vitaminės C kėto lėngje pėrmbajnė edhe lėndė tė tjera tė domosdoshme pėr fėmijėn. Kėto lėngje jepen nė sasi tė kufizuar dhe rregullisht. Sasia e tepėrt nuk sjell dobi. Fėmijės mund t'i jepet lėngu i limonit, portokallit, mandarinės, i shegės, i mollės, i pjeshkės, i rrushit, i domateve, i karotės, etj. Kėto lėngje jepen larg kuarjeve.
    Ato jepen me lugė dhe ndoshta pak tė holluara me ujė ose tė paholluara. Nė rast se janė tė tharta dhe nuk pėlqehen nga fėmija mund t'i shtohet pak sheqer. Nė pėrgjithėsi nevojat plotėsohen dukė i dhėnė gjatė njė ditė 3-8 lugė ēaji nė ditė. Nga muaji i katėrt, nė vend tė lėngjeve, fėmijės mund t'i jepet mollė e grirė, e kaluar nė njė sitė, nė trajtė qulli. Nėse fėmija ėshtė me ushqyerje artificialė, rritet nevoja pėr lėngje frutash e perimesh. Nėse nuk plotėsohet kjo kėrkesė, fėmija nuk zhvillohet mirė.

    Nevojat e foshnjės pėr vitaminė D

    Fėmija ka nevojė pėr njė sasi ditorė vitaminė D. Kjo vitaminė e mbron fėmijėn nga shfaqja e rakitit ose e dobėsisė sė kockave. Vitamina D nuk gjendet nė sasi tė mjaftueshme nė gjirin e nėnės apo nė ushqimet e tjera qė mund tė marrė fėmija.
    Pėr kėtė arsye kėshillohet dhėnia e kėsaj vitaminė. Vitamina D fillohet nga java e tretė e jetės. Sasia e nevojshme e kėsaj vitaminė shkon nga 800-1200 njėsi nė ditė. Sasia e nevojshme e vitaminės D pėrmbahet nė dy pika. Organizmi i fėmijės nuk ka nevojė pėr tė marrė vitaminė D gjatė vėrės, nė rast se mbahet i zhveshur nėn rrezet e diellit pėr disa minuta, rregullisht ēdo ditė.
    Nė cilat raste duhet t’i shtojmė ushqimin foshnjės nė gji
    Shtesat nė ushqim kur foshnja ėshtė nė gji, duhet t'i bėjmė nė rastet kur qumėshti i nėnės ėshtė i pamjaftueshėm dhe fėmija nuk shton nė peshė sa duhet.
    Sė pari bėhen pėrpjekje pėr tė shtuar sasinė e qumėshtit tė gjirit dukė pėrmirėsuar ushqyerjen e nėnės dhe rregullat nė dhėnien e gjirit. Nėse nuk shtohet sasia e qumėshtit edhe pas kėtyre tentativave, atėherė mund tė fillojmė shtesat nė ushqimin e foshnjės. Dhėnia e lėngut tė orizit, tė pelteve apo lėngut tė frutave nuk e zėvendėsojnė qumėshtin, por gjithsesi plotėsojnė nevojat e foshnjės pėr ushqim.
    Nė cilat raste e vėmė fėmijėn nė ushqim tė huaj
    Fėmijėn e vėmė nė ushqim tė huaj nė ato raste kur nėnės i mungon plotėsisht qumėshti i gjirit. Qumėshti i gjirit mund tė mungojė kur nėna ka sėmundje tė rėnda, tė zgjatura ose ngjitėse.
    Qumėshti i gjirit mund tė mungojė gjithashtu kur nėna ka infeksion tė rėndė tė tė dy gjinjve. Qumėshti i gjirit ndonjėherė mund tė mungojė ose tė humbasė kur bėhen gabime nė vėnien nė gji gjatė ditėve e javėve tė para tė jetės sė fėmijės.
    Kush vendos pėr vėnien e fėmijės nė ushqim tė huaj
    Pėrpara sė tė vihet fėmija nė ushqim tė huaj duhet tė bindemi qė nėna nuk ka qumėsht. Kjo detyrė i bie personalit tė Maternitetit ose konsultorėve tė fėmijės, kryesisht mjekut. Mjeku ėshtė nė gjendje tė vendosė mbi mundėsinė ose pamundėsinė e ushqyerjes sė fėmijės me gji.


    Mėnyra e ushqyerjes sė fėmijės gjatė vitit tė dytė

    Gjatė vitit tė dytė ushqyerja e fėmijės bėhet mė e lirė, mė e ndryshme dhe mė e pasur se gjatė vitit tė parė. Fėmija mėsohet tė pėrtypė gjithnjė e mė mirė. Ai tret ushqime tė ndryshme kur kėto gatuhen nė mėnyrė tė pėrshtatshme. Gatesa e ushqimeve duhet tė jetė e veēantė dhe e ndryshme nga ajo e tė rriturve.
    Ushqimet jepen mė tė dendura, mė tė trasha. Ato ushqime qė kanė nevojė pėr zierje, vazhdojnė tė zihen me kujdes. Ushqimet nuk kanė nevojė tė kalohen nėpėr sitė, me pėrjashtim tė ndonjė rasti gjatė muajve tė parė tė vitit tė dytė.
    Shija e fėmijės ndryshon dhe bėhet mė e ndjeshme. Pėr kėtė arsye bėhet i nevojshėm ndryshimi, larmia nė ushqimet dhe nė gatimet, pėrndryshe oreksi pakėsohet. Gjatė njė kuarje mund tė jepet jo mė njė ushqim i vetėm por disa ushqime.

    Nevojat e fėmijės pėr qumėshtin
    Qumėshti jepet nė sasi ditore nga 400-600 gramė. Sasi tė mėdha qumėshti pengojnė marrjen e disa ushqimeve tė tjera me vlerė. Qumėshtit mund t'i shtohet edhe pak kafe elbi pėr ta bėrė mė tė pėlqyeshėm. Muhalebitė nuk janė tė domosdoshme.
    Nė vend tė tyre mund tė jepet qumėshti si pėrshesh ose si sytliaē. Perimet pėrdoren gjerėsisht, kryesisht patatet, karotat, spinaqi, bizelet, fasulet, domatet, sallatat. Po ashtu pėrdoren orizi, makaronat e buka. Supėzat gatuhen jo vetėm tė lėngshme si bujon, por bėhen gjithnjė e mė tė dendura. Orizi e makaronat gatuhen sė bashku me supėn.
    Ato gjithashtu gatuhen si gjellė mė vetė, duke i zier mirė e duke shtuar lėng mishi, gjalpė ose djathė. Veza jepet sė bashku me tė bardhėn. Ajo gatuhet nė mėnyra tė ndryshme. Mishi ose peshku, mėlēia, trutė ėshtė mirė tė jepen ēdo ditė. Mishi ka nevojė tė zbutet e tė pėrpunohet mirė veēanėrisht gjatė muajve tė parė tė vitit tė dytė.
    Gjalpi e vaji jepen mė gjerėsisht. Ata ndihmojnė pėr tė shtuar vlerėn ushqimore dhe shijen e ushqimeve tė ndryshme. Djathi si ushqim me vlera nuk duhet tė mungojė. Reēelet ose mjalti, nė sasi tė kufizuar, zakonisht jepen me bukėn.
    Sheqeri pėrdorėt nė sasi tė nevojshme pėr tė ėmbėlsuar qumėshtin, sytliaēin dhe pėr tė pėrgatitur disa ėmbėlsira jo tė rėnda.


    5 rrugėt e kurimit tė skuqjes tek fėmijėt


    Skuqjet e lėkurės tė cilat shfaqen tek njė nga tre fėmijė i shqetėsojnė tė vegjlit duke ia prishur dhe gjumin. Nė disa raste skuqja kalon krejt lehtė, por nė raste tė tjera pėrkeqėsohet dhe krijon probleme. Si mund tė kuroni skuqjen e krijuar tek fėmijėt tuaj?

    Nė njė lajm tė publikuar nė adresėn HowStuffWorks, u paraqitėn faktorėt duke filluar nga pelenat e ndryshme tė cilėt ndikojnė nė krijimin e skuqjes tek fėmijėt. Bėhet e ditur se skuqja mund tė shkaktohet nga lagėshtia, bakteret, antibiotikėt e deri tek kimikatet. Me rritjen e fėmijės lėkura bėhet mė elastike dhe pakėsohet mundėsi skuqjes.

    Parandalimi i skuqjes ėshtė mė i lehtė se pėrmirėsimi i saj pasi tė shfaqet. Me ndihmėn e pesė kėshillave tė mėposhtme mund tė keni njė fėmijė tė lumtur, tė shėndetshėm i cili tė dhuron shumė tė qeshura kur ndėrron pelenat.

    1. Pėrdorni krem: nuk ka rėndėsi sa herė dhe sa shpesh e ndėrroni fėmijėn. Brenda kėsaj kohe lėkura e tij bie disa herė nė kontakt me lagėshtinė. Duke pėrdorur krem i cili pėrmban oksid zinku mund tė krijoni njė mburojė e cila mbron fėmijėn nga lagėshtia. Por para se tė pėrdorni kėto kremra bėni kujdes qė lėkura e fėmijės tė jetė e thatė. Pėr kurimin e skuqjes shiten shumė ilaēe pa recetė. Disa prej tyre pėrmbajnė lėndė tė cilat shkaktojnė reaksione alergjike. Mos merrni krem pėr skuqje pa pyetur doktorin. Qėndroni larg pudrave talk sepse janė kancerogjene. Kėta thėrrmijėza qė i ngjajnė asbestit ngjiten nė qelizat e trupit duke filluar nga mushkėritė.

    2. Kontrolloni tė gjitha shkaqet e mundshme: skuqja nuk shkaktohet vetėm nga njė faktor. P.sh., kimikatet e pėrdora nė pelenat e fėmijėve krijojnė probleme tek disa fėmijė. Dhe nė kėtė mėnyrė duhet tė pėrdorni pelena tė njė marke tjetėr. Peshqirėt e lagur tė cilėt pėrmbajnė parfum apo ndonjė lloj tjetėr kimikati mund tė dėmtojnė lėkurėn e fėmijės suaj. Pėrpiquni tė pėrdorni peshqirė hipoalergjik dhe pa aromė apo parfum. Disa ushqime tė cilat kalojnė nė qumėshtin e nėnės mund tė pėrkeqėsojnė skuqjen. Nėse e keni vėnė re diēka tė tillė kontaktoni doktorin para se tė mendoni tė ndryshoni mėnyrėn e ushqyerjes.

    3. Lėreni pak tė zhveshur fėmijėn kur ndėrroni pelenat: kjo nuk duhet tė zgjasė shumė. lėreni pa pelena disa minuta para se t�i bėni banjė apo para se t�i vendosni pelenėn e re. Qėndrimi pėr njė kohė tė gjatė pa pelenė mund tė shkaktojė situata tė pakėndshme. Pėrveē kėsaj kur ia hiqni pelenėn mund tė shtroni njė beze nė shtrat nė kėtė mėnyrė fėmija juaj mund tė ndihet i lirė pėr 5-10 minuta. Nėse fėmija ka skuqje atėherė mos e pastroni duke e fshirė por duke e larė pak nga pak me ndonjė copė pambuku.

    4. Pėrdorni shumė pelena do ankoheni mė pak: rruga mė e mire e parandalimit tė lagėshtisė sė tepėrt nė pelenė ėshtė ndėrrimi i shpeshtė i saj. Duke e mbajtur pastėr dhe duke e ndėrruar shpesh mund tė parandaloni shfaqjen e skuqjeve. Pastrojeni menjėherė sapo ta kuptoni qė ka ndyrė. Kjo do tė parandalojė kontaktin e urinės dhe jashtėqitjes me lėkurėn e butė tė fėmijės.

    5. Thajeni mire fėmijėn pas banjės: skuqja shkakton njė fėmijė jo tė qetė dhe prindėr tė mėrzitur. Lagėshtia ėshtė armiku juaj kryesor nė luftėn kundėr skuqjeve. Njė pėrpjekje e vogėl nga ana juaj do tė parandalojė kėtė armik. Nėse nuk e fshini, thajeni mire fėmijėn pas banjės sepse lagėshtia kalon nė pelenė. Kur tė ndėrroni pelenėn fėmijės sigurohuni qė tė jetė i pastėr dhe i thatė. Silluni butėsisht me tė kur e ndėrroni dhe e fshini. Pastrojani ngadalė dhe pak e pak vendet e skuqura.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e darla1
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    Athens, Greece
    Postime
    57
    Qumėshti i nėnės zhduk 40 lloje qelizash kanceroze
    Studiuesit zviceranė zbuluan se njė lloj substance e gjendur nė qumėshtin e nėnės ka aftėsi tė eliminojė qelizat kanceroze.
    Nė studimin e publikuar nė revistėn e njohur si PloS One Journal, shkencėtarėt theksuan se substanca e zbuluar vite mė pare, e njohur me emrin "HAMLET" deri tani nuk ėshtė eksperimentuar tek njerėzit .

    Nė eksperimentin e drejtuar nga ana e Universitetit Lund tė Zvicrės, tė sėmurėt me kancer nė fshikėzėn e urines janė kuruar me HAMLET. Pas ēdo kure tė sėmurėt i nxorėn jashtė qelizat e vdekura kanceroze nė urinėn e tyre.

    Eksperimentet e mėparshme laboratorike kanė treguar se HAMLET mund tė zhdukė 40 lloje qelizash kanceroze por ky studim ishte eksperimenti i parė i realizuar tek njerėzit. Nė studimin e ardhshėm shkencėtarėt do ta testojnė kėtė substance mbi tumoret e lėkurės dhe tė trurit.




    Duhani gjatė shtatzėnisė, fėmijė obezė

    Fėmijėt e grave tė cilat kanė pirė duhan gjatė kohės sė shtatzėnisė janė tė rrezikuar mė shumė nga obeziteti nė moshat 12-18 vjeē.
    Nė lajmin e dhėnė nė Daily Mail, studiuesit pohuan se gjatė njė krahasimi tė bėrė mes fėmijėve tė ekspozuar ndaj tymit tė duhanit nė barkun e nėnės me fėmijėt e paekspozuar, fėmijėt e ekspozuar pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme yndyrnash.

    Nė studimin e realizuar tek mė shumė se 500 tė rinj tė grupmoshave 12 -18 vjeē studiuesit zbuluan se tė rinjtė qė kanė qenė tė ekspozuar ndaj tymit tė duhanit kanė tre herė mė shumė shtresa dhjamore tė cilat rrethojnė organet e brendshme dhe 26 % mė shumė yndyrna nėn lėkurė.

    Specialistėt theksuan se nėnat qė presin njė fėmijė tani kanė dhe njė arsye mė shumė pėr tė qėndruar larg duhanit. Pavarėsisht pohimit se nuk e njohin krejtėsisht mekanizmin e vėrtetė, studiuesit thanė se nikotina e marrė nga tymi i duhanit vendoset nė trupin e fėmijės nė sasi mė tė mėdha se te nėna dhe qėndron pėr njė kohė mė tė gjatė.

    Nė studimet e realizuara tek kafshėt shkencėtarėt kanė zbuluar qė nikotina e marrė para lindjes ndikon nė zona tė caktuara tė trurit. Kėta zona pėrcaktojnė sa ushqim hanė, llojin e ushqimit dhe kontrollojnė mėnyrėn e djegies sė kalorive tė marra.

    Pėrveē kėsaj fėmijėt e ekspozuar ndaj duhanit peshojnė 300 gr mė pak se fėmijėt normalė dhe pinė mė pak nga qumėshti i nėnės.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •