Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165

    William Walker, beson në ndryshimet e “Vetëvendosjes”



    Lëvizja “Vetëvendosje”, të enjten, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, është takuar me studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.

    Nuk kanë munguar kritikat ndaj Qeverisë, jo vetëm nga goja e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, por edhe nga vetë studentët. Një studente, që foli në emër të kolegëve të saj, tha se Qeveria nuk ka bërë asgjë për ta deri më tani dhe tani duhet ti lihet në dorë vetëvendosjes.
    Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti tha se të gjithë duhet të kenë në arsimin publik. “Sa më i arsimuar që të jetë njeriu aq më të vogla janë gjasat që të mbetet pa punë”. Sipas tij, Kosova tani është shtet, por duhet të bëhet demokratike.
    Në këtë takim ka folur edhe William Walker, i cili tha se beson në “Vetëvendosjen” dhe ndryshimin që do ta sjellë kjo lëvizje. Ai përmendi se edhe Hashim Thaçi ka qenë student i UP-së, por “kur është rritur nuk i është përmbajtur idealeve që ka pasur si student”. Walker i ka lutur studentët që të dalin sa më masivisht të votojnë dhe t’ia kthejnë besimin popullit.
    /Telegrafi/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Po qese i ipet ymer ksaj qeverie edhe pas 12 dhjetorit,fajtor dhe me nji pikpyetje te madhe se do kemi ardhmeri dhe te kemi mbeshtetje tek Zoti i madhrishem.
    Pejgameri s.a.v.sne nji rast i kishte then shokve te tij se ata qe marin pjes ne nji mekat jon ata qe heshtin para se te ndodh mekati.
    Jemi deshmitar te vrasjeve ,te genjeshtrave ,te tradhtive dhe shitjes se interesave komtare ,andaj nese si popull i heshtim gjith ktyre padrejtsive do jemi popull i humbur.

    Me kujtohet nji intervist e zotri Hashim Thaqit para disa vitesh kure u deklaru se esht i detyruar te thot ter ate qe e urdhrojn nga lart.
    Ne nji far menyre ai e pranoj se ka nji bos qe duhet te bej at qe i thuhet.
    Une dyshoj se sherbimet e huaja jon ne kosov ,kuptohet nga armiqet e vendit ton .Si President i ksaj kllape famkeqe esht Xhavit Haliti i shkolluar nga Rusia.Ai ne Kosov deri ne Prizeren esht ardhe nen perxjelljen e sherbimeve serbe,ku per ket jon te njohura mir auturitetet shqiptare.
    Ne pritje ishte Unmik qenefi.
    Per ket qe po e them sdo duhet te ket as nji pik medyshje.
    Thaqi u fut ne lojra te pista se ku esht arsyja ai mund ta dij mese mir.
    Si do qe te jet secili peshon ne kandarin e kohes dhe diku do i dali tymi .Se ku ka zjarr ka edhe tym thon nji proverb popullor.
    Rusia smundi ta rrenoj Kosoven nga jasht andaj vendosi ta bej ate nga mbrenda.
    Sido zhvillohen ngjarjet mbetet te shifet por gjerat nuk i kemi mir .
    Evropa nuk ka treguar dashamirsi ndaj shqiptarve.
    Ket mund ta konstatoi gjith secili qe deshiro te shiqoj pa syza me ngjyra.
    Shpesh ka pas zera se Kosova sesht e pjekur per shtet dhe kjo vetem sa nuk po shprehet,edhe pse diq terthorazi po thuhet.
    E si kuptohet ndryshe ,si korrupsioni ,gjygjsori,krimi i organizuar te drejtat e njeriut e shum qalime tjera.
    Kosova esht ber vater e klaneve e partive qe jon versul si ujqer te uritur ,gjer kure do mbetet te shifet,pore pergjegjes do jemi direkt dhe indirekt edhe qytetari qe i hesht ktyre pazareve qe behen ne kurriz te popullit per interesa klanore dhe sherbime te huaja dashakeqe .
    Ndoshta jemi ne sprov para Zotit .Dje ishim nen thundren e shkaut ,u liruam nga i Madhi Zot e tani per shkak te mose falenderimit druaj seshpejt do pergenjeshtrohemi si komb.
    Ne ditet e sotme vlersohet leku..atij i perkulemi sa edhe te zezes i themi e bardh .
    Per sjelljet jo te mira druaj se shpejt Zoti do na pergenjeshtroi sikur disa qe u pergenjeshtruan para 13 vitesh.Dikur ata qe shanin Rugoven se spo organizonte luft ,te paret kaluan fusha e male e ne per Amerik e Evrop.
    Tani druaj se prap do na e kujtoi Zoti se deshtem njerzit vetem se na behej e mundur te vjedhim.
    Zoti na udhzoft.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •