Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dolce_Angelo
    Anëtarësuar
    25-11-2010
    Vendndodhja
    Long Island NY
    Postime
    256

    Post Ëmbëlsirë me rrush të tharë




    Brumë tharmi:
    * 750 gr miell
    * 250 ml qumësht
    * 70 gr tharm buke
    * 100 gr sheqer
    * 2 ve
    * 100 gr buter
    * lëvore limon i - e grirë
    * një maje gishtërinjsh
    * kripë

    Mbushja:
    * 150 gr rrush
    * 200 gr bajame e grirë
    * 100 gr sheqer
    * 4-5 lugë gjelle qumësht

    Sherbeti:
    * 100 gr sheqer pudre
    * 2 lugë gjelle lëng limoni

    Përgatitja:

    Mielli qitet ne një enë, tharmi thërrmohet përsipër, dhe zbutët me qumështin e vakët. Për rreth miellit qitën të gjithë përbërësit tjerë, buteri, që ndahet ne copa te vogla, duhet të jetë i butë që të përzihet më lehtë.

    Të gjitha përzihen mirë me mikser dhe brumi i përgatitur lihet të vijë në një vend të nxehtë, për gjysmë ore. Pastaj brumi i ardhur qitet në tavolinë, tëhollohet në formë katërkëndëshi në trashësi gjysmë centimetri.

    Bajamet, rrushi e sheqeri përzihen mirë, i shtohet qumështi dhe i qiten petës përsipër, duke u shpërndarë në tërë petën në masë te njëjtë. Nga ana e gjatë, peta mbështillet e bëhet rrotullame, pastaj pritet në rrathë të njëjtë, në trashësi 2cm. Copat e prera qitën në një tepsi të lyer me yndyrë dhe lihen të vijnë për 10 –15 minuta.

    Në furrën e nxehtë prej 180-200°C, ëmbëlsira piqet 25-30 minuta.
    Sheqeri pudër përzihet me lëngun e limonit, ëmbëlsira e vakët lyhet sipër./Telegrafi/

    Ndryshuar për herë të fundit nga Dolce_Angelo : 02-12-2010 më 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •