Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dolce_Angelo
    Anëtarësuar
    25-11-2010
    Vendndodhja
    Long Island NY
    Postime
    256

    Post Tortë Me çokollatë



    Përbërësit: 8 vezë,8 lugë sheqer,8 lugë miell,3 lugë kakao,100 gr gjalpë,1 pluhur paste,400 gr çokollatë,4 dcl ajkë të ëmbël,3 lugë liker portokalli ose lëvore portokalli e kaluar në rende,fletë çokollate për zbukurim.



    Tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht me mikser.Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe, duke e përzier brumin me lugë,qitet pak e nga pak.Shtohet gjalpi i shkrirë e i ftohur dhe përzihet me lugë gjersa masa të kompaktësohet.Brumi derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 170*C për t’u pjekur për 50 min. Pasi të piqet,qëndron në furrë edhe një orë gjersa të ftohet.



    Ndërkohë,shkrihet çokollata e grimcuar në enë të vendosur mbi avull.Veçan tundet ajka gjersa të bëhet një masë e dendur.Shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe me mikser tundet së bashku me ajkë gjersa të fitohet një masë e njëllojtë.

    Torta pritet horizontalisht në tri pjesë dhe lyhet në mes,mbi dhe anash me kremin e përgatitur.Zbukurohet sipas dëshirës ose sikurse në foto me trëndafil të sheqerosur dhe gjethe çokollate./1000Recetat e Cekes/.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dolce_Angelo : 02-12-2010 më 13:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •