Duke qene se ka nje teme te hapur nuk po e konsideroj te nevojshme hapjen e nje teme te vecante, megjithese rendesia e kesaj qe do shtroj e meriton te theksohet vecanerisht.
Kohet e fundit ky nenforum eshte kthyer ne shume problematik per shkak dhe te situates zgjedhore ne FYROM. Shume anetare kane humbur gjakftohtesine dhe e kane kthyer nenforumin ne nje arene ndeshjeje virtuale ku nuk kane munguar as fyerjet personale dhe fatkeqesisht as fjalori banal gje qe eshte totalisht e patolerueshme ne Forumin Shqiptar. I bej thirrje te gjithe anetareve qe e frekuentojne qe te permbahen, te ruajne qetesine dhe sidomos komunikimin civil me njeri tjetrin. Jane marre disa masa te ashpra por qe mund te shtohen edhe me shume nese situata mbetet e njejte ose perkqesohet. Per asnje arsye, per asnje anetar dhe per asnje situate stafi i forumit nuk do pajtohet me sjelljet vulgare, fjalorin rrugaceror dhe mungesen e plote te etikes. Eshte ne doren e sejcilit qe te tregoje qytetarine e tij. Rrespekti per fjalen e thene dhe mendimin e dhene nuk fitohet as me bertitje dhe as me ofendime.
Ju kerkoj edhe njehere te permbaheni dhe te rrespektoni ambjentin ku shkruani.
Faleminderit
Krijoni Kontakt