Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1

    Udhëtimi i parë jashtë vëndit dhe mbresat që ju ka lënë!

    Te gjitheve ju kujtohet udhetimi i pare qe keni bere jashte shtetit.

    Mbresat e ketij udhetimi.

  2. #2
    Eh c'na fute ne kujtime :P

    Kam qene 9 vjece. U organizua nje udhetim per Hungari ne nje kamp veror, e kemi qene rreth 15 femije e 3-4 prinder qe na shoqeronin. Udhetimin ne avjon nuk e mbaj mend fare (cuditerisht) por me kujtohet qe mezi prisja te kalonin ato dy jave pushime qe te kthehesha te mami e babi Kur shoh fotot mallengjehem, ja kam kaluar vertete shume mire, tere dita kalonte me lojra te ndryshme ! Thjesht fantastik!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Te gjitheve ju kujtohet udhetimi i pare qe keni bere jashte shtetit.

    Mbresat e ketij udhetimi.
    Patjeter qe m'kujtohet.
    Kam nja tre "mbresa" posht gjunit ne kamen e majt, dhe dy ne te djathten....
    Mi kan lan kujtim ushtart grek.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Patjeter qe m'kujtohet.
    Kam nja tre "mbresa" posht gjunit ne kamen e majt, dhe dy ne te djathten....
    Mi kan lan kujtim ushtart grek.....
    Nese ke mundesi zgjeroje pak kete qe te ka ndodhur. Mos i harro kurre ato plage!

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ca eshte kjo teme meditimi?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Ca eshte kjo teme meditimi?
    Kemi qene populli me i izoluar ne Ballkan! Cdo gje niste dhe mbaronte brenda kufinjve, qe ruheshin me ushtare, me police, me pushkatare, me korent, me qen.

    Kalimi i kufirit ka qene nje enderr e sa e sa brezave.

  7. #7
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Uff akoma me kujtohet sa te renda ishin valixhet

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Jashtë shtetit isha në 95 apo 96 (se di sigurt)kur kisha 5-6 vjeç për pushime në Ulqin. Udhëtimi s'më kujtohet(se zakonisht u niseshim natën që me mund me arrit në mëngjes në plazh dhe rrugës flija) por e di qe ai ishte udhëtim i pare jashtë shtetit tim, Kosovës.
    I dyti ishte ai i luftës. Në kampin e italianeve në Kukës! Atë e di shumë mirë. Sa herë kaloj ka Zhuri/Vermica më kujtohen ato ditë...
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nese ke mundesi zgjeroje pak kete qe te ka ndodhur. Mos i harro kurre ato plage!

    Patjeter.
    Po e permledh pak shkurt..

    Ka qen viti 1995. U nisem nje grup prej 5 vetesh, t'gjith t'ni moshe, nga 19 vjeç. Arritem me mbledh nga 50.000 lek secili. M'brritem ne Korçe dhe blem ushqime per rruge. Pasi dolem ne token greke, diten e tret na marun ushqimet, dhe njeri nga ne qe dinte 2 fjal greqisht, doli ne fshat per me kerku pun, per me ble t'pakten noj ushqim, pun nuk gjeti, por na solli pak ushqim qe ia kishte dhen nje gru e moshume.
    At pasdite duke u largu nga fshati na kapi ushtria......dhe vazhdun "mbresat".
    Dy ushtar na drejtun armen automatike me gishtin n'kamez, na detyrun me u shtri barkas, ndersa tre te tjer vazhdun me shqelma....
    Kur na çun ne repart, na vun ndejun ne tok me shpin nga muri. Me rradh, merrnin hov nja tre-kater metra larg nesh dhe na binin me shqelm(kepuc ushtarake...) posht gjurit.....dhe bertisnin "GOOOL".....
    Ate nate na çun ne Kastoria, ku na majten 4 dit pa asni lloj ushqimi, vetem me uj. Gjithsejt u bam nja 20 shqiptar.
    Diten punoshim ne kamp, sepse po e ristruturoshin, kurse naten na rrifshin ushtart e turrnit....

    N'doshta un jam nder ata emigrant me me fat, pasi vllait tim qe ka thy kufinin per her t'par ne 91 ka ardh dy her ne shpi me krah te thym.......apo histori te emgrantve te tjer qe nuk kam kurajon me i kalu ne menje.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga skender76 : 01-12-2010 më 18:23
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #10
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Udhtimi pare me gomone .lol ..97.

    Na hodhen nja 500m larg bregut desh u mytem ,apo s'kishte dallge .lol. Kom pi uje per ta majt men

    Eh cfare kujtimesh.
    Against all odds..

  11. #11
    kujtimet 1.ne maqedoni isha e vogel edhe nuk mbaj mend shume gjera
    2. ne gerqi lol iknim iknim pa kuptuar se cfare na priste une tju them te verteten nuk kisha mare vesh se cfare ishte greqija...
    mbaj mend se bente shume ftohte edhe me duhesh te mbaj mend emrin e cupes qe me kishte dhene pashaporten qe te kaloj kufirin
    ikona qe mbaj mend sa lashe gurret shqiptar shikoja nga mbrapa makines doganen edhe qaja



    cfare mbresa mund te kesh kur le nje jete edhe shpirti te behet copa copa qe nuk ngjiten kurreeeeeeeeeeeeee
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Nju Jork. Mbresa me e madhe: zhgenjimi. Aq me ishte mbushurmendja nag perallat qe kisha degjuar dhe shpirti yne i inferrioritetit qe ne Nju Jork fluturonin derrat, sa kur a pashe se c'ishte u zhgenjeva. Tani s'para i besoj me injornatet qe thurin lavde epr kete apo ate shtet. Plus mu mbush mendja qe cdo shqiptar duhet ta beje fakulteti jahste vendit, qe ti dalin nga mendja iluzionet qe kane marre ne qafe aq shume veta.

  13. #13
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    udhetimi par jashtetit 1990 per as vet nuk e dinimm vetem gjermani morem vesh po se si qysh tek etj etj nuk e maj shume men vetem ca na trego mami me babin
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  14. #14
    TOMORROW NEVER DIES Maska e A.V.A.T.A.R
    Anëtarësuar
    28-01-2010
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    272
    Udhetimi per ne Shqiperi gjate kohes se luftes..isha 3 vjeq e gjysem
    Siq me tregoi vet babai im ate rruges kur e ndaluan babane tim serbet..une isha duke kenduar kengen
    Oj Kosove oj djep lirie
    me ushtri e nje bajrak
    UCk-ja t'paska hije
    per atdhe po derdhet gjak
    etj etj (sigurisht qe e kendoja ne verzionin tim prej nje femije te vogel por tani qe jam 14 vjeq dhe e kujtoj kete skene me vjen per te qeshur .lol)

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kam bere dy udhetime afer jashte-shtetit.

    njeri deri afer morin-vermices e tjetrin afer bilisht-kapshtices..
    viti besoj ka qene 91-92.

    cfar vura re..

    male e fusha te shkretuara e shtepi te rrenuara ketej nga bacja me lule e kalase socialiste e matane.. gjelberim e shtepi te reja te bardha bore me cati te kuqe..

    kjo eshte pershtypja e pare..por matan shtetit nuk dola..
    ne 94 dola per her te pare.. jashte shtetit.. e kjo dalje u be me aeroplan..
    me la pa mend..ngritja e avionit.. e pamjet poshte .. rinasi preza kruja e me radhe..

    ..

  16. #16
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Une durova nja 16 ore ne Qafe-Thane, ne autovuz plot me studente, duke pritur Maqedont e leshit te na kontrollonin pasaportat, pastaj me zuri gjumi.
    Cdo gje eshte relative...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Nga ku ta nis,sepse kufiri ka qene per mua sapo zbrisja ne korce nga ata qe lepinin kepucet per te dhene 55 mashtrime me teper duke bere gjoksin grope qe vlejne dikushi,edhe ne fund ishin vec njerez me te poshter qe pata kontaktuar.

    Kaloj une ne dogane
    doganieri ma ka friken
    do ikesh me makine
    s'do zbresesh fare.

    Edhe pse me leket ne xhep-mashtrimet nga ata seksere me korruptuan mendjen edhe pse perpiqesha te isha i djallezuar s,arrija te vija ne shkalle te tyre ,sepse kishin eksperiencen.

    Per 3 ore na kapen,ishin ushtare.

    Me kalimin e kohes do venitet kjo edhe e shohim,por ajo c'ka dua te kujtoj eshte qe e kam urryer ate fare GREKE qe sot jane bere nje familje (pa paragjykuar )

    Valle nga ato mbrese qe frekuentoja ate rruge me vone me beri ate qe te mos me pelqeje e qyteti i korces ,nga ne te kish nga ata seksere servilash injorantesh,mashtrues qe loznin me refugjate

  18. #18
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Udhetimi im i pare jashte shtetit ka qene fantastik e s'e harroj. Duke filluar qe nga avioni e deri ne detajet tjera.

  19. #19
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    KAN QEN VITET 1990 KAM QEN I VOGEL
    por te vetem qe mbaj mend eshte ne traget per itali pastaj greqi pastaj usa p/s
    Partizoni

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Udhetimi im i pare ka qene tranzit nga Greqia ne Turqi.Ne vitet e para,shqiptaret e mbajne mend nje linje autobuzi qe nisesh nga Korca dhe duke kaluar neper Selanik perfundonte ne Stamboll.Vizen turke e mora ne ambasaden e saj ne Tirane me njeqind telashe ,atehere duhej nje garanci nga Turqia qe te shkoje atje.Me te mare vizen turke u nisa tek ambasada greke,aty me habiti pyetja e nje funksionari -cdo ti kaurr ne Turqi? Pergjigja ime e habiti ate me shume kur i thashe se do te shikoj kishen e Shen Sofise...........Nesje ,kalova disa peripeci te linjave te autobuzeve deri sa u nisem per ne kufi.Per here te pare pashe kufirin dhe posten e Kapshtices,me dukej sikur isha ne provimin e shkolles kur na kontrolluan pashaportat.Me vone sikleti me doli duke shikuar gjelberimin e vijes kufitare greke,pasi i joni ishte fare qeros.Ne nje ndalese qe beri autobuzi, ufuta dhe une me pasagjeret e tjere ne nje tip klubi,nje pjese qe kishin dale dhe me parpara filluan te blejne,une bleva nje kanoce koka kola,por tani me vjen per te qeshur e per te qare pasi nuk dija se ku e kishte tapen ajo kanoce.........Kur kaluam ne Selanik ishte mesnate ,ndricimi i shume ngjyrshem i lokaleve buze detit na la pa goje,ne fund te autobuzit nje djale bertiste-shikoni mer shikoni ,jane hapur te gjitha lokalet- nuk kishte faj ,ne Tirane lokalet mbylleshin ne oren 22.
    Stambollin e dalluam nga larg,ne horizont dukej nje ndricim i bardhe ne blu qe sa me shume afroheshim aq me shume ndriconte........keshtu pra u nisem nga Korca ne oren 12 te dites dhe mbritem ne Stamboll ne 7 te mengjesit,ishte nje udhetim raskapites,por kthimi ishte me i keqi,ata,greke,turq ishin njerez te zakonshem qe ne dikur i quanim perendimor,si ka mundesi qe ne te jetonim ne ate varferi.....a nuk ishim njosoj?
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •