Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Vdes Foshnja 3 Muajsh. Familjarët: Mori Të Ftohtë, U Përmbyt Banesa

    VDES FOSHNJA 3 MUAJSH. FAMILJARËT: MORI TË FTOHTË, U PËRMBYT BANESA

    Një foshnje 3 muajshe e komunitetit rom ka gjetur vdekjen sot në maternitetin e Shkodrës, ndërsa familjarët e fëmijës fajësojnë përmbytjet si shkakun kryesor që sëmuri e më pas solli vdekjen e bebes.

    Foshnja ishte shtruar në maternitetin e Shkodrës prej ditës së djeshme pasi gjendja shendetësore e fëmijës ishte e përkeqësuar. Sot foshnja humbi jetën në spital, ndërsa deshmitaret u shprehen se shkak për gjithë këtë është bërë situata ku prej ditësh mbizotëron në Shkodër.
    Deshmitare rrëfyen për TVNews24 se familja e foshnjës jeton në hyrje të Shkodrës, pare lumit Buna, pjesa e të cilës qëndron prej ditësh e përmbytur. “Banesa ka qënë prej 5 ditësh nën ujë, fëmija mori të ftohtë keq”, tha deshmitarja.
    Sipas gruas të komunitetit rom, foshnja qëndroi në banesën me ujë prej më shumë se 5 ditësh dhe vetëm dje u bë e mundur evakuimi i familjeve nga banesat e përmbytura dhe akomodimi i tyre në ambientet e sigurua nga pushteti vendor.
    “Vetëm dje na hoqën prej andej, por për 5-6 ditë nëna qëndroi në atë shtëpi me fëmijën, ku fëmija u sëmur me ftohje në mushkri dhe vdiq sot në spital, ku ndodhet ende atje se prindërit nuk kanë lek të paguajnë varrimin”.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I, 02/12/2010

    Humor i zi me Shkodrën
    MERO BAZE

    Kur Shkodra pushoi së prodhuari barsoleta për regjimin, ndodhi që regjimi po prodhon barsoleta për Shkodrën. Nëse i hedh një sy arkivës elektronike të qeverisë shqiptare, nga përmbytjet e këtij fillimviti deri në përmbytjet e këtij fundviti në Shkodër, e kupton qartë se komedia ka kaluar nga qytetarët për qeverinë, tek qeveria për qytetarët. Një vit më parë, kur Shkodra u gjend nën ujë si sot, Berisha filloi të prodhojë argumente kozmike për situatën.

    Së pari, shpiku një "hënë blu" që paskësh dalë një natë përmbi Lezhë dhe kishte ngritur detin në këmbë kundër tokave tona. Pastaj, kur pa se hëna nuk e ndihmonte dot, arriti në përfundimin se kjo ishte një fatkeqësi që ndodhte një herë në njëqind vjet.

    Por, për të dalë nga situata, i duhej një premtim, dhe e bëri. Brenda vitit, tha, në Shkodër do të bëhen investimet më të mëdha publike, diga, argjinatura, do të thellohet Buna, do të ngrihet bregu i Liqenit, do të sistemohet shtrati i Drinit dhe Shkodra do të kthehet në një nga vendet më të bukura turistike. Si gjithmonë, siç e ka ai, më e mira në botë.

    Ende pa u mbyllur viti, (jo 100 vjet), Shkodra u përmbyt për herë të pestë. Tallja e Berishës me atë qytet, ngjan sot si një humor i zi, që ka zëvendësuar humorin e shkodranëve për qeveritarët qesharakë të gjithë kohërave. Nëse vitin e kaluar debati ishte mbi fajin, ose jo, të Dritan Priftit për keqmenaxhimin e kaskadës së Drinit, sivjet faji është i qartë dhe pa asnjë të panjohur.

    Gjithçka vjen nga fakti se qeveria gënjeu dhe nuk bëri asgjë për të shmangur këtë katastrofë. Dhe si për ta bërë më qesharake këtë situatë, dëgjoni arsyetimin gjeografik të Jozefina Topallit, e cila zbuloi pas shkollës së natës që ka bërë, që faji qenka i Liqenit të Shkodrës, pasi aty u zbrazkan gjithë lumenjtë e Ballkanit jugperëndimor.

    Tani ka pak shanse të ketë zgjidhje radikale. Qyteti dhe Nënshkdora do të jetojnë emergjencën e prodhuar nga papërgjegjësia e qeverisë. Ata tashmë kanë nevojë për bukë, ujë, strehë, ngrohje dhe siguri për pronat e tyre, të cilat me siguri që do t'iu mungojnë. Por, problemi është si do të jetojë më tej kjo zonë?

    Deri më sot, qeveria ka shpallur disa prioritete, siç është tuneli i Elbasanit apo Unaza e Tiranës, të cilat do të zgjidhin probleme të rëndësishme të transportit urban në Shqipëri të mesme. Deri më sot kemi harxhuar me qindra-miliona euro për projekte politike dhe shpesh për nevoja korruptive të Familjes në pushtet.

    Por, Shkodra sot është një komunitet i rrezikuar për t'u zhdukur, nëse nuk ndërhyhet shpejt dhe me vizion të qartë. Shkodra është sot një zonë, ku njeriu për të qenë i qetë duhet të ketë dy shtëpi, një për verë, ku të jetojë në tokat e përmbytura, dhe një për në dimër, ku të jetojë atje ku nuk e kap uji.

    Ajo po i ngjan dita-ditës Kukësit të Vjetër, që zbulohet kur nuk bien shira. Për këtë arsye, ajo ka nevojë për një projekt serioz, thelbësor dhe strategjik që të zgjidhë perspektivën e mbijetesës së saj.

    Gënjeshtrat e Sali Berishës, një vit më parë, i ka përmbytur përsëri uji. Paret që kanë zhvatur njerëzit e Familjes me punët që prokuron direkt ai dhe njerëzit e Familjes së tij, janë nën ujë. Asnjë investim i qeverisë nuk duket brenda vitit, ndërkohë që prioritet e qeverisë nuk kanë të bëjnë fare me Shkodrën dhe në të ardhmen.

    Dhe sikur të mos mjaftonin këto, Shkodra duhet të durojë dhe mbledhjet e qeverisë në qytetin e përmbytur si për t'u dukur që qeveria është pranë saj.
    Zoti Berisha bën mirë që mbledhjet t'i bëjë në Tiranë, mundësisht të mbyllura që të mos i verifikohen gënjeshtrat një vit më vonë, dhe, së paku, të ketë kurajë të marrë ndonjë vendim konkret për Shkodrën.

    Është qesharake dhe cinike që në ditën kur Shkodra mbytet, kryeministri e ka mendjen tek sulmet ndaj rivalit të tij, të cilin e kërcënon pse nuk e ka zbukuruar Tiranën, siç bën ai për koncertet e tij festive.

    Në një vend ku qytetarët mbyten dhe qeveritarët krihen, e ke të vështirë të shikosh shpresë për të ardhmen tënde. Mbledhja e djeshme e qeverisë në Tiranë dhe shpallja e Edi Ramës si problemi i saj kryesor është humori më i zi që mund të bësh me një qytet të përmbytur dhe një zonë të tërë të lënë në mëshirë të Zotit, që duket se i ka mallkuar ata njerëz. Shkodra ka filluar të përmbytet nga Liqeni, por mund të vazhdojë të përmbytet dhe nga Buna e Drini.

    Ka vetëm një mënyrë që kjo fatkeqësi të ndalet dhe të mos ndikojë më mbufatin e atij qyteti, dhe kjo është që të hartohet me qetësi dhe profesionalizëm një plan për digat, hidrovoret dhe kanalet bonifikuese të kësaj zone, e cila rrezikon të zhduket nga harta jonë, nëse qeveria do të vazhdojë të bëjë humor të zi me ta, siç po bën tani.

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    VDES FOSHNJA 3 MUAJSH. FAMILJARËT: MORI TË FTOHTË, U PËRMBYT BANESA

    Një foshnje 3 muajshe e komunitetit rom ka gjetur vdekjen sot në maternitetin e Shkodrës, ndërsa familjarët e fëmijës fajësojnë përmbytjet si shkakun kryesor që sëmuri e më pas solli vdekjen e bebes.

    Foshnja ishte shtruar në maternitetin e Shkodrës prej ditës së djeshme pasi gjendja shendetësore e fëmijës ishte e përkeqësuar. Sot foshnja humbi jetën në spital, ndërsa deshmitaret u shprehen se shkak për gjithë këtë është bërë situata ku prej ditësh mbizotëron në Shkodër.
    Deshmitare rrëfyen për TVNews24 se familja e foshnjës jeton në hyrje të Shkodrës, pare lumit Buna, pjesa e të cilësë qëndron prej ditësh e përmbytur. “Banesa ka qënë prej 5 ditësh nën ujë, fëmija mori të ftohtë keq”, tha deshmitarja.
    Sipas gruas të komunitetit rom, foshnja qëndroi në banesën me ujë prej më shumë se 5 ditësh dhe vetëm dje u bë e mundur evakuimi i familjeve nga banesat e përmbytura dhe akomodimi i tyre në ambientet e sigurua nga pushteti vendor.
    “Vetëm dje na hoqën prej andej, por për 5-6 ditë nëna qëndroi në atë shtëpi me fëmijën, ku fëmija u sëmur me ftohje në mushkri dhe vdiq sot në spital, ku ndodhet ende atje se prindërit nuk kanë lek të paguajnë varrimin”.
    Fëmija ka qënë në muajin e nëtë në barkun e nënës, ende i pa lindur dhe mjekët kanë konstatuar se zemra e tijë nuk punonte, fëmija u nxor i vdekur në spital.
    Gjithsesi nuk besoj se shkaku i vdekjes së foshnjes ka qënë qëndrimi në ujë i nënës, ki parasysh që janë të komunitetit rom (arrixhinj), ata tërë ditën në ujë rrinë zbathur pa këpucë (edhe kur nuk ka ujë do kërkojnë ta gjejnë ku të ketë dhe do futen brënda)
    Prandaj ka dalë edhe ajo shprehja për ata:"Nuk çajmë b.ythë nga era, nuk çajmë b.ythë nga shiu, jemi rracë e fortë rracë arrixhiu"

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Nga Alba Malltezi


    Nënqeshjet me dramën e nënës rome


    Me rastin dramatik të një nëne të re rome nga Shkodra, që humbi fëmijën e saj në muajin e nëntë të shtatzanisë, dalin në sipërfaqe, si nga uji i pisët i këtyre përmbytjeve, përbindësha primitivë që fshihen në barkun shoqërisë sonë dhe në radhë të parë është mungesa e humanizmit dhe racizmi. Gruaja e re, vetëm 18 vjeçe, jetonte me bashkëshortin në kasollet e familjeve rome buzë Bunës. Ndër të parat të përmbytura me ujë në përmbytjet e këtij viti. Me mbërritjen e gazetarëve dhe telekamerave të News24 në Shkodër, komuniteti rom tregon historinë. E tregojnë ashtu siç e kanë dëgjuar ata, që një nënë ka humbur fëmijën nga përmbytjet. Flet dhe babai i fëmijës: ujin në kasolle e kishim deri në gju, e më pas shkoi deri në bark ditën që gruaja shkoi në maternitet dhe panë që kishte fëmijën të vdekur. Komuniteti rom, babai, nëna e re, mendojnë se fëmija ishte mirë, gruaja kishte shtatzani të mbarë. Ata menduan dhe thanë para gazetarëve se uji, i ftohti, përmbytjet, shkaktuan vdekjen e papritur të fëmijës në bark. Nëna e re, në muajin e nëntë, me këmbë në ujë, mes të ftohtit, ishte marrë me transportimin dhe shpëtimin e atyre pak orendive e rrobave që gjendeshin në kasolle. Por nuk është i këtij mendimi Drejtori i spitalit gjinekologjik të Shkodrës, i cili, në prononcimin e tij, nuk ishte aspak i sigurtë se pse kishte vdekur fëmija (ka arsye nga më të ndryshmet – thotë ai – që një fëmijë të vdesë në barkun e nënës. Por se pse, ai s’e di). Ai është tepër i sigurtë, që “s’ka mjek në botë që t’i thotë asaj (nënës) që ka vdekur fëmija se uji i ka shkuar deri në bark”.
    Në Balkanëeb është dhe video e këtij mjeku... drejtori. Sa me bezdi flet ai për nënën rome që paska guxuar të thotë që “fëmija i vdiq se qëndroi me ditë të tëra me këmbë në ujë e duke transportuar “rreckat” e kasolles. Si nënqesh edhe pse flet vetëm për një infeksion në rrugët e urinës dhe një albuminë të rritur dhe vetë numëron se gruaja e re s’ka pasur tension të rritur, nuk paraqet asnjë problem, s’ka qene e ftohur, nuk kishte këmbë të fryra. Ky mjek, është shumë i shqetësuar, më shumë se për fëmijën që vdiq, për nënën që nga shtrati ku vazhdon ende të jetë e shtrirë, (nga shtëpia e prindërve në Peshkopi, jo të kasollja e saj e përmbytur në Shkodër), të përgënjeshtrojë se fëmija nuk vdiq nga përmbytjet dhe nga i ftohti. Sepse nuk do ta shënojë këtë fëmijë si statistikë vdekjeje e situatës tragjike të krijuar. Vetëm për këtë, është i bindur absolutisht.
    Kur flas për përbindësha të fshehur në barkun e shoqërisë sonë, që në shumë raste dalin në sipërfaqje, mendoj dhe atë njerëzillëk që shumë nuk janë në gjendje ta tregojnë edhe përballë fatkeqësisë. Nuk e di se çfarë mund t’i them unë një mjeku për çështje humanizmi, më duket e tepërt edhet ta shkruaj këtë, por do të doja që rastësia të bënte, që atij, drejtorit të Maternitetit të Shkodrës, ndonjë familjareje të tij, në muajin e nëntë të shtatëzanisë, t’i qëllonte të qëndrontë për disa ditë me ujë në kasolle, në të ftohtë e të transportonte plaçkat e lagura të shtëpisë. Nuk e di, nësë në këtë rast, drejtori, do të vazhdonte të nënqeshte e të ishte “absolutisht i sigurtë”, se një grua shtatzënë, fëmija, nuk do të kishte pasoja psikologjike dhe fizike nga uji dhe i ftohti. Edhe pse është nënë rome e mësuar me vështirësitë.
    (BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Eshte e pamundur te konsiderohet "njeri" ky drejtor. Sigurisht per te ka vlere vetem paraja, te cilen nuk mund ta merrte nga kjo familje. Sesi mund te zgerdhihesh me fatkeqesine e pacientit dhe te marresh poza "politike", vetem kafshe mund t`i vihet emri, atij dhe atyre qe e kane vene atje.

    Pritni pak i nderuar, se do te vije ndonjehere edhe dita e mjerimit tuaj dhe e emeruesve tuaj!
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    O Ilia, mjeku tha që kjo grua nuk ka qënë asnjëher në klinikë për tu vizituar gjatë 9 muajve të shtatzanisë dhe rrjedhimisht nuk ka qënë nën kontrollin e mjekëve.
    Prandaj mos ja fut kot me ato shkrime gazetash.
    Arrixhofka nuk ka bërë asnjë vizitë dhe na paska "shtatzani të mbarë" nga e mori vesh?
    Arrixhinjtë jo vetëm nuk vizitohen asnjëherë por shumica e tyre as nuk i regjistrojnë fëmijët pasi lindin dhe nuk meret veshë sa janë, sa lindin dhe sa vdesin.
    Leri përrallat me arrixhinjë dhe gjej ndonjë gjë tjetër.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    femija si duket ka qen teper intelrgjent dhe ka ber vetvarje ,dhe ska dashur te lindi ne token e shqiptarve.
    do e bej tjatrin pas 7 muajve nena e deshmorit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 02-12-2010 më 11:52

  8. #8
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    VDES FOSHNJA 3 MUAJSH. FAMILJARËT: MORI TË FTOHTË, U PËRMBYT BANESA

    Një foshnje 3 muajshe e komunitetit rom ka gjetur vdekjen sot në maternitetin e Shkodrës, ndërsa familjarët e fëmijës fajësojnë përmbytjet si shkakun kryesor që sëmuri e më pas solli vdekjen e bebes.

    Foshnja ishte shtruar në maternitetin e Shkodrës prej ditës së djeshme pasi gjendja shendetësore e fëmijës ishte e përkeqësuar. Sot foshnja humbi jetën në spital, ndërsa deshmitaret u shprehen se shkak për gjithë këtë është bërë situata ku prej ditësh mbizotëron në Shkodër.
    Deshmitare rrëfyen për TVNews24 se familja e foshnjës jeton në hyrje të Shkodrës, pare lumit Buna, pjesa e të cilës qëndron prej ditësh e përmbytur. “Banesa ka qënë prej 5 ditësh nën ujë, fëmija mori të ftohtë keq”, tha deshmitarja.
    Sipas gruas të komunitetit rom, foshnja qëndroi në banesën me ujë prej më shumë se 5 ditësh dhe vetëm dje u bë e mundur evakuimi i familjeve nga banesat e përmbytura dhe akomodimi i tyre në ambientet e sigurua nga pushteti vendor.
    “Vetëm dje na hoqën prej andej, por për 5-6 ditë nëna qëndroi në atë shtëpi me fëmijën, ku fëmija u sëmur me ftohje në mushkri dhe vdiq sot në spital, ku ndodhet ende atje se prindërit nuk kanë lek të paguajnë varrimin”.
    Tragjedi........
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Permbytje ka ne shume pjes te ballkanit,dhe per ket fajtor eshte berisha,me duket qe sikur edhe ne kin te ket permbytje ky far dujesiveten do ta akuzoj berishen.
    Kujdes berish se tani shqipetaret po te konsideroin si me te afermin e zotit qe nuk po interrvenon tek zoti per te mos ra shi ne ate mas sa te bej vershime.
    Qka nuk ndegjon njeriu ne keto kohra moderne me njerz te mbrapambetur

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin
    Tragjedi........
    Po ateher kur ska ra fare shi dhe kan vdek foshnjet,kush ka qen fajtor,vdekja eshte nje proces natyror dhe vdekja nuk zgjedh as ven as koh por ajo vjen.
    Prandaj mos derdhni lot krokodili se paska vdek nje femij dhe fajtor qenka permbysjet.
    Qdo kund kur kur ka tragjedi natyrore vdesin njerzit,sot ka permbysje neser do ket drdhje toke pasneser ndonje murtaj e tje etj,por mos akuzoni njeri sepse keto jan pune te tjeter kujna

  11. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    llomi shkon te llomi, o llomcak!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •