VDES FOSHNJA 3 MUAJSH. FAMILJARËT: MORI TË FTOHTË, U PËRMBYT BANESA
Një foshnje 3 muajshe e komunitetit rom ka gjetur vdekjen sot në maternitetin e Shkodrës, ndërsa familjarët e fëmijës fajësojnë përmbytjet si shkakun kryesor që sëmuri e më pas solli vdekjen e bebes.
Foshnja ishte shtruar në maternitetin e Shkodrës prej ditës së djeshme pasi gjendja shendetësore e fëmijës ishte e përkeqësuar. Sot foshnja humbi jetën në spital, ndërsa deshmitaret u shprehen se shkak për gjithë këtë është bërë situata ku prej ditësh mbizotëron në Shkodër.
Deshmitare rrëfyen për TVNews24 se familja e foshnjës jeton në hyrje të Shkodrës, pare lumit Buna, pjesa e të cilës qëndron prej ditësh e përmbytur. “Banesa ka qënë prej 5 ditësh nën ujë, fëmija mori të ftohtë keq”, tha deshmitarja.
Sipas gruas të komunitetit rom, foshnja qëndroi në banesën me ujë prej më shumë se 5 ditësh dhe vetëm dje u bë e mundur evakuimi i familjeve nga banesat e përmbytura dhe akomodimi i tyre në ambientet e sigurua nga pushteti vendor.
“Vetëm dje na hoqën prej andej, por për 5-6 ditë nëna qëndroi në atë shtëpi me fëmijën, ku fëmija u sëmur me ftohje në mushkri dhe vdiq sot në spital, ku ndodhet ende atje se prindërit nuk kanë lek të paguajnë varrimin”.
Krijoni Kontakt