New York : U zhvillua festivali i 20-te shqiptar

Ne Lehman Center Performing Arts ne Bronx, New York, te shtune ne 6 nentor, u zhvillua Festivali i 20-te i Kenges e Valles Shqiptare, organizuar nga qendra "Nene Tereza" e kishes katolike shqiptare "Zoja e Shkodres" ne Hartsdale - nen kujdesin e kesaj famullie dhe te meshtarit e famullitarit dom Pjeter Popaj. Kete vit festivali i kushtohej 100- vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Ne kete festival si cdo vit merrnin pjese artiste, muzikante, kengetare e valletaret shqiptar, te cilet per arsye kohe e rrethana te ndryshme u detyruan te lene vendlindjen dhe ushtruan aktivitetin e tyre ne USA. Madje shume prej tyre edhe nga ata qe kane qene pjese e ansamblit shteteror te kengeve e valleve.

Me shume se 3000 veta ishin mbledhur per te pare festvalin. Ne festen e madhe te kultures shqiptare kishin ardhur edhe perfaqesues te komunitetit te artisteve, drejtues te organizatave e shoqatave shqiptare, televizionet e gazetat e komunitetit, disa autoritete lokale, si edhe bashkeatdhetar nga zona, qytete e shtete pertej New York-ut. Merrnin pjese edhe perfaqsues shteteror te Shqiperise dhe Kosoves.

Ne skenen e festivalit per me shume se 6 ore u ngjiten grupe valletaresh, kengetaresh e instrumentistesh nga te gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit me se 35 pika te ndryshme. Nga femije te moshave 6 -7 vjecare e deri te moshuar kenduan e vallezuan se bashku ne skenen e festivalit. Programi ishte i pasur me kenge e valle, humor e pjese instrumentale, skece e parodi, valle e melodi te zgjedhura shqiptare, te te gjitha krahinave. Kenget e vallet e Festivalit te 20-te u shoqeruan nga grupi muzikor "ALBA" nen drejtimin e kitaristit te talentuar te orkestres se RTSH-se dhe ansamblit shteteror te kengeve dhe valleve popullore Edmond Xhani, ne klarinete dhe saks ishte mjeshtri Sokol Asllani, ne organo kompozitori i mirenjohur Ilir Dangellia, ne bateri Artan Kushi dhe ne kitar bas Bradhyl Gaba.

Kryetar i komisionit te festivalit ishte famulllitari dom Pjeter Popaj, drejtor i festivalit Mark K. Shkreli, drejtor organizativ Fran ēotaj, drejtor i skenes Ludvig ēotaj, publiciteti dhe marketingu Ismer Mjeku, koordinator i medias Simon Vukel, koordinatore e reklamave Lule Gjokaj, Age Ivezaj dhe Viktor Gjelaj, konferencieret e festivalit Lidia Ujkaj dhe Erion Spiro, dirigjent Edmond Xhani, skenografia ishte pergatitur nga Luan Qose, ndersa drejtor artistik dhe regjizor ishte Gezim Nika.

Drejtuesit e programit te festivalit u shprehen se "Festivali shqiptar perpiqet qe te indetifikoje, dokumentoje dhe prezantoje artiste te folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njekohesisht te mbaje te bashkuar komunitetin tone, pa dallim feje apo krahine. Festivali ruan dhe perkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron qe ato te vazhdojne te ekzistojne dhe te kene domethenie per brezat e ardhshem. Festivali i ofron spektatorit te thjeshte mundesine e misherimit me thesarin e pasur te kultures shqiptare. Se fundi, festivali shqiptar manifeston begatine kulturore te komunitetit shqiptar si nje pjese identifikuese e komunitetit te pergjithshem amerikan"

Duartrokitje te shumta mori grupi i ansamblit te krijuar nga mjeshtri i fizamonikes Raif Hyseni dhe Merita Halili, e cila i solli publikut nje atmosfere qe rralle e kemi pare, kur kengetaret dhe solistet e instrumentistet amerikan kenduan shqip dhe interpretuan vetem shqip. Kenaqesia ne salle mberriti kulmin, kur qindra spektator u ngriten ne kembe duke duartrokitur e duke bashkuar zerat e tyre ne interpretimin e kengeve "Ti ti ti matane", "Laje-laje kryt se rosa", "ē'eshte ma bukur ne ket bot", "Oh ku po shkon moj rrushja e lales" etj

Ne fund, juria e festivalit, perbere nga Liljana Qose-kryetare dhe anetaret aktorja e njohur Elza Zagreda, skenografi Astrit Tota, poetet Rita Saliu dhe Vasil Marku , tha se e pati te veshtire te zgjidhte mes gjithe atyre talenteve.

Cmimet ishin keto

Cmimin "Grupi dhe kostumi me i mire" - "Grupi Rugova".
Cmimi "Grupi folklorik me i mire" - "Gurpi Kelemendi"
Cmim i vecant iu dha Agim Koles me grupin e femijeve si edhe solistit Kreshnik Zhabjaku te shoqeruar nga femijet e korit te kishes katolike "Zonja e Shkodres"
Cmim tjeter i vecante - "Grupi Polifonik" nga Bostoni.
Cmimi i grupit me te mire te valltareve - Grupi "Bashkimi" nga Bostoni, me drejtues koreografin e njohur Bashkim Braho.
Cmim per "Interpretuesen me te mire" - Arlinda Balidemaj me kengen per Nene Terezen.
Cmim per grupin me interpretim dhe koreografine me te mire - Grupi i valleve "Rozafati" i kishes katolike shqiptare "Zonja e Shkodres" me koreografi nga Angjelina Nika.
Znj. Liliana Qose tha se cmimin "Grupi special" i jepet grupit te drejtuar nga mjeshtri Raif Hyseni, grupi "Raif Hyseni's albanian - american ensemble" me Merita Halilin si edhe "Sing Class Polly Tapia Ferber - Frame Drum Class"
Ne fund u dha cmimi "Kengetari me i mire", te cilin e meritoi Artur Matia. Gjithashtu iu dha nje cmim per orkestren e festivalit, "Alba", me drejtues Edmond Xhanin.

Beqir Sina

shkeputur nga gazeta ILLYRIA