Banori i Lubjanës, Ales Cerin, farmakolog dhe baba i katër fëmijëve, gjatë dy muajve të fundit dëshmoi se njeriu mund të ushqehet shëndetshëm edhe vetëm me një euro në ditë.

Duke dëshiruar që të promovojë një jetesë të thjeshtë dhe modeste, por edhe ngritjen e vetëdijes ndaj varfërisë globale, nga njëra anë dhe shpenzimet e trupuara të perëndimit, nga ana tjetër, Cerin për dy muaj rresht kryesisht u ushqye me pemë dhe perime nga bahçja e tij, njoftoi agjencia Reuters.

Cerin ushqehej me mollë shtëpiake, me prasë, groshë, sallatë të gjelbër dhe speca. Nga pijet, konsumonte ujë dhe çaja bimësh, përderisa qumështin e blinte në fermën e afërt. Nuk blinte as djathë, i cili, siç tha, i mungoi më së tepërmi.

Përndryshe, Cerin vetë bënte jogurt dhe gatuante bukë, ndërsa gështenjat, që i mblidhte në pyllin e afërm, zinin vend të rëndësishëm në ushqimin e tij.
Për shkak se voziste biçikletën për çdo ditë dhe vraponte nga tri herë në javë, Cerin gjatë gjithë kësaj kohe çoi një jetë sportive. Pasi që brenda dy muajsh u dobësua për katër kilogramë, deklaroi se përveçqë nuk ndjenë asnjë lloj problemi shëndetësor, kurrë më parë nuk ishte ndjerë më mirë.

Cerin planifikon të vazhdojë me konsumimin e shujtave të reduktuara dhe të shëndetshme edhe në të ardhmen, duke shpresuar ese do të ketë edhe njerëz të tjerë që do të pranojnë stilin e tij të jetës.

Farmakologu lubjanas i tha agjencisë Reuters se familjet në shtetet e zhvilluara vetëm për ushqim shpenzojnë 400 herë më shumë para se ato që jetojnë në shtetet e pazhvilluara. Prandaj, sipas tij, e gjithë bota do të konsumonte ushqim sa banorët e vendeve perëndimore, atëherë bota do të duhej të ishte gjashtë herë më e madhe, në mënyrë që të mund të përmbushte kërkesat për ushqim.

“Kriza globale po tregon se bota s’mund të vazhdojë më kështu. Edhe vetë problemi që e kemi me terrorizmin vjen si pasojë e asaj se një pjesë bukur e madhe e botës nuk na donë për shkak të lakmisë sonë”, theksoi Cerin.
Ndryshe, Sllovenia është shteti i parë ish-komunist që u bë anëtare e Eurozonës, në vitin 2007. Bruto prodhimi vendor i këtij vendi arrin në 86 përqind të mesatares së BE’së për kokë banori. Rroga mesatare bruto në Slloveni është afro 1,500 euro në muaj./exp