Postuar më parë nga
fattlumi
Rrëfimi i Afërditës-Mitrovicë
Kam lindur ne Peran, ne komunen e Podujeves. Kur isha femije, prinderit e mi kaluan ne Mitrovice dhe deri kohet e fundit kam jetuar atje. Per kete arsye, disa nga dokumentat e mi personale e japin Mitrovicen si vendlindjen time. E kam takuar burrin tim Agim Hajrizin ne qytet dhe jam martuar per te ne qershor te vitit 1984. Kishim tre femije, nje vajze, Arbnoren, te moshes 14 vje9e, dhe dy djem, Ilirin, te moshes 11 vjeçe, dhe Arianitin, te moshes 6 vjeçe. Fill pas marteses sime, une dhe burri im kaluam te jetonim ne Rr. Cara Lazara, Nr. 4, ne Mitrovice. Ne korrik te vitit 1996, ne te njejtin oborr e ndertuam nje shtepi te re, qe e zevendesoi shtepine tone te vjeter, te cilen e patem demoluar. Shtepia e re ishte trikateshe.
Jam shkolluar ketu ne Mitrovice dhe pastaj kam shkuar ne Universitetin e Prishtines, ku u diplomova ne Gjuhen dhe Letersine Shqipe. Burri im Agimi, te cilin e takova ne shtator te vitit 1979, ishte diplomuar ne ekonomi ne Universitetin e Prishtines. Ai ishte shef i Departamentit te Informacionit te Teknologjise ne nje uzine qe prodhonte bateri automjetesh ne Mitrovice. Nderkaq, me 1989, pas masave te Qeverise jugosllave kunder popullit etnik shqiptar ne Kosove, burri im u largua nga puna. Pas kesaj, ai mori pjese ne luften per te drejtat dhe lirite e shqiptareve te Kosoves. Ai fillimisht ishte Kryetar i Komitetit per Asistence Publike. Me 1992, ai u zgjodh nga banoret etnike shqiptare si kryetar paralel i Mitrovices, duke perfaqesuar te drejtat e tyre. Me 1995 ai mori pjese ne Kuvendin e Sindikates se Pavarur dhe u be Kryetar. Gjate gjithe kesaj kohe, ai u be i njohur per organet e ndryshme te autoriteteve serbe dhe shpesh ngrinte zerin kunder zyrtareve ne mbrojtje te te drejtave te punetoreve shqiptare. Deri vone, ai mbante konferenca javore per shtyp çdo te merkure, qe paraqiteshin ne televizionin lokal.
Gjate 10 viteve te kaluara, ngacmimet dhe presionet nga zyrtaret serbe ishin bere te zakonshem per familjen tone. Shpesh merrnim thirrje telefonike kercenuese dhe kishim vizita shume te shpeshta te policise ne shtepine tone. Me kujtohet se keta police ishin te veshur ne uniformen e zakonshme te kaltert te policise. Ata vinin ne gjithfare kohesh te dites dhe te nates dhe arrestonin burrin tim per arsye te panjohura ose thane se po e merrnin per t'a marre ne pyetje. Kjo shpesh behej para femijeve te mi, qe i shqetesonte shume. Ai zakonisht mbahej i arrestuar per disa ore, ndonjehere deri ne 18 ore, para se te lirohej. Ne vitet e hershme shpesh u nenshtrohej te rrahurave dhe abuzimit tjeter fizik, dhe krejt se voni ata shpesh i thoshin se si "peshk i madh", kerkonte trajtim i veçante. Kjo do te thoshte dergimi i tij qe te merrej ne pyetje nga zyrtare te Sigurimit Sekret Jugosllav, te njohur si "UDB" - Sigurimi i Brendshem Shteteror. Me nje rast, ne korrik te vitit 1998, burri im kishte dale me birin tim Arianitin, i cili atehere ishte 5 vjeç. Kur ishin ireth nje kilometer larg shtepise, ata ishin ndaluar nga nje grup policesh ne kater automjete. Agimit i kishin thene se ai duhej te shkonte me ta dhe se te tjeret nga grupi do ta sillnin birin tim ne shtepi. Agimin e kishin marre. Arianiti ne te vertete u kishte ikur policeve. Fatmiresisht per ne, ai arriti ne shtepi i sigurt derisa po i ndiqte njeri nga grupi i policeve, Nenad PAVICEVIQI. Isha shume e shqetesuar qe policet merrnin burrin tim ne kete menyre, duke pasur parasysh se djali im i vogel ishte aty.
Me duhet ta permend ketu se PAVICEVIQI i ishte i njohur familjes sime dhe mua. Ai ishte rreth 27 vjeç, kishte qene ne polici nja 4-5 vjet dhe banonte ne shtepine bri shtepise sone. E njihja te emen Dragicen shume mire, por nuk mund te them se familja jone dhe e saja ishin miq, duke pasur parasysh ndjenjat e tyre antishqiptare. Kur Nenadi ishte djalosh, ate shpesh e nxiste e ema te hidhte gjera si barna te perdorura, dhe nje here nje mace te ngordhur, ne pus ne oborrin e familjes sone. Pjesa jone e qytetit ishte shume e perzier etnikisht. Popullsia e Mitrovices perbehej nga 60 perqind shqiptare dhe 40 perqind serbe, por fqinjet tane te pare ne njeren ane ishte familja serbe PAVICEVIQ dhe ne anen tjeter nje njeri qe quhej "PEPO", i cili ishte malazias. Ne anen tjeter te rruges dhe ngjitur me shtepite tona ishte shtepia e Lazar GEORGIEVSKIT, nje maqedonas sllav.
Gjate muajve qe erdhen, natyrisht isha e vetedijshme per konfliktin qe vazhdonte ne Kosove. Ne Mitrovice tensioni u rrit dhe pati dyndje te madhe refugjatesh nga rajone te tjera. Burri im me thoshte se vezhgohej nga autoritetet serbe tere kohen, 24 ore. Ishte bere normale qe njerezit te zhdukeshin dhe te mos shiheshin me. Dihej se nje organizate e quajtur "Dora e Zeze" rrembente njerez. Veprimtaret politike shpesh dilnin nga shtepia jone dhe arrestoheshin dhe rriheshin nga policia.
Nje mbremje ne gusht te vitit 1998, burri im, vjehrra ime Nazmija, dhe une po rrinim ne ballkonin e shtepise sone, kur GEORGIEVSKI na bertiti, duke pyetur se çka po benin ende ne Mitrovice dhe a nuk e kishim ditur se qyteti ishte vetem per serbe. Ai pastaj nxori nje automatik. Burri im na tha te gjitheve te hynim brenda, pas se ciles GEORGIEVSKI gjuajti mbi ne, duke e qelluar murin e katit te trete te shtepise. Fqinji yne "PEPO" e thirri policinë, edhe pse burri im i tha se nuk ia vlente. Pas tri oresh, policia erdhi dhe e mori keqberesin me vete per ta marre ne pyetje, nderkaq nje fqinje, me tregoi se ate thjesht e kishin pyetur pse e kishte perdorur armen nese nuk ishte i gatshem ta "kryente detyren". Te nesermen, nje grup ish-anetaresh te sindikates, qe tani ishin ne UQK, erdhen ne shtepi, pasi qe kishin degjuar per kete incident. Ata i sugjeruan burrit tim se mund ta vrisnin GEORGIEVSKIN. Burri im refuzoi, duke thene se ne ende deshironim te jetonim ne Mitrovice. PEPO me vone u kthye nga stacioni i policise. Ai na tha se do te vazhdonte te na ndihmonte, nese kerkohej.
Gjate muajve te ardhshem, situata ne pergjithesi nuk ndryshoi. Agimi ende merrej rregullisht per t'u marre ne pyetje. Vura re se kishte shume njerez ne katin e katert te shtepise se GEORGIEVSKIT, me pare te pabanuar. Ndjenim se ata po i veshtronin levizjet brenda dhe jashte shtepise sone. Linja e telefonit na pergjohej, me sa dinim, gjate pese-gjashte viteve te fundit dhe se voni linja jone ishte bllokuar ashtu qe thirrjet jashte nuk mund te beheshin. Kur u ankuam te njerezit e telefonave per kete, ata na thane se duhej ta dinim mire perse ishte keshtu. E di se kjo ishte e vetmja linje telefoni ne rrugen tone ne te cilen nderhyhej ne kete menyre.
Pasi erdhi stafi i Misionit Verifikues te Kosoves ne tetor te vitit 1998, situata nuk u permiresua, edhe pse serbet me nuk mund t'i kryenin abuzimet e tyre ne menyre te hapur si me pare. Nderkaq, une gjithnje e me shume kisha frike se
Me 15 mars 1999, rreth ores 0945 te mengjesit, isha ne shtepi me tre femijet. Burri im sapo ishte nisur per ne zyret e Sindikates ne Prishtine me vjehrren, kur cingerroi
telefoni. Une u pergjigja. Nje mashkull i panjohur serb pyeti nese e kishte marre shtepine e Agimit. I thashe se ishte e qarte se e dinte pergjigjen dhe e pyeta nese e kishte pare Agimin duke dale me heret. Atehere me tha ky njeri se e dinte se ne ishim familja kryesore ne qytet dhe se duhej ta dinim se po percilleshim, duke shtuar se do te na masakronin te gjitheve. Nuk desha te dukesha e frikesuar dhe i thashe le ta provonte po te donte, duke shtuar se do ta mbroja familjen time. Mashkulli u zemrua,duke bertitur se do te ma dhunonte bijen e vetme perpara meje. E humba kontrollin dhe ia ktheva bertimen duke thene se nuk do t'i jepej rasti kurre. Linja pastaj u nderpre. Nuk kisha si te thirrja jashte, keshtu qe shkova ne anen tjeter te rruges te disa dyqane shqiptare, prej nga ne fund qeshe ne gjendje ta kontaktoja Agimin.
Nje ish polic, nje mik shqiptar, erdhi me vone dhe me çoi te shtepia e nenes sime derisa nuk u kthye burri. Ia raportuam incidentin OSBE-se, por na thane se ata vertet nuk mund te benin gje. Ata na pyeten pse nuk e kishim raportuar kete çeshtje ne polici, qe mendova se ishte nje pyetje e marre.
Pas ketij incidenti, e pyeta burrin tim se deri kur priste prej nesh qe te vazhdonim te jetonim me kete lloj presioni dhe frike. E pyeta pse nuk po e leshonim Mitrovicen dhe i thashe se ai mund te rrinte nese deshironte, por se nuk doja qe t'u ndodhte di?ka femijeve tane. Ai u pergjigj se vendi i femijeve tane ishte ne shtepi dhe se nuk kishim ku te shkonim tjeter.
Ishte rreth kesaj kohe kur mesuesi i bijes sone, Kadri KADRIU, nje artist i njohur shqiptar, i cili ishte zhdukur pa paralajmerim rreth nje jave me heret, u gjet i vdekur. Burri i nje shoqes sime, nje pronar kafeneje, poashtu u vra me arme zjarri. Ai me pare e kishte ndihmuar UCK-ne, keshtu qe ma mori mendja se kjo ishte arsyeja pse ishte vrare. Ndjeja se serbet po beheshin gjithnje e me aktive kunder intelektualeve ose veprimtareve politike dhe e kisha nje ndjenje frike se di?ka e tmerrshme do te ndodhte se shpejti.
Me 24 mars 1999, isha ne shtepi me vjehrren dhe 3 femijet. Agimi kishte shkuar ne zyrat e LDK-se ne Mitrovice. Rreth ores 13.00 pasdreke degjova sirenat e sulmit ajror qe u aktivizuan. Mund te shihja nga shtepia se rruget u zbrazen shpejt. Mendova se ofensiva e NATO-s mund te kishte filluar. Femijet filluan te qanin. Ishim te gjithe shume te frikesuar, pasi nuk kishim ide sesi do te ishte bombardimi. E ç0va familjen ne nje vendstrehim nen shkalle qe e kishim pergatitur me heret. U fshehem ne vendstrehim per rreth gjysme ore, pas se ciles sirenat u ndalen. Perafersisht ne te njejten kohe, Agimi arriti ne shtepi dhe na tha te gjitheve te shkonim larte. Rreth ores 17.00 pasdreke shkova ne qytet per te blere ushqime, ne rast se do te na duhej ta leshonim shtepine papritmas dhe u ktheva rreth nje ore me vone. I mbyllem te gjitha dritaret dhe i leshuam grilat e dritareve.
Agimi shkoi poshte ne katin perdhese te shtepise, te cilin nuk e perdornim per banim dhe e mori nje stufe te vjeter dhe ia mbeshteti deres se hyrjes. Kete e benim normalisht, per mungese te sigurise ne nivelin e katit perdhese. Me Agimin ishin te dy djemte e mi ne kete moment. Ata po perpiqeshin t'i ndihmonin babait ne kete pune. Agimi gjithashtu mori nje cope te madhe druri dhe e shtyri me zor midis stufes dhe skajit te shkalleve, qe ta bllokonte keshtu edhe me qasjen nga dera kryesore. Rrethoja e jashtme e shtepise ne nivelin e katit perdhese nuk ishte prej tullave, por prej druri. Kjo ishte sepse e po punonim ta kthenim pjesen e poshtme te shtepise ne nje dyqan. Agimi poashtu e perforcoi kete nga brenda duke mbeshtetur copa te tjera druri per te.
U deshen rreth dy ore per ta mbaruar kete. Rreth ores tete te mbremjes, e hapem televizorin per te kuptuar se sulmet e para te NATO-s kishin nisur nga Italia. Rreth kesaj kohe degjonim te shtena neper rruge, qe mendova se ishin serbet duke shprehur gatishmerine e tyre. Gjate tri oreve ne vijim, une vazhdova te beja rezerva ushqimi dhe uji, derisa Agimi vazhdonte ta shikonte televiziorin dhe i nderronte kanalet ne perpjekje qe te merrte vesh se çka po ndodhte.
Rreth ores 23,00 te mbremjes, i çova femijet ne shtrat lart ne dhomen time te fjetjes. Edhe vjehrra ra ne shtrat. Une ndejta me Agimin duke shikuar TV. Pak me pas, isha ne korridorin qendror midis dhomes se ndejes dhe dhomes sime te fjetjes kur mendova se degjova dike duke e shtyer deren e hyrjes. Shkova dhe i tregova burnt, i cili me tha se nuk ishte askush te dera dhe te qetesohesha. Pastaj nuk degjova asgje dhe mendova se e kisha imagjinuar ate. Rreth nje ore me vone, nga mesnata, bija ime kishte qene ne nevojtore kur erdhi ne dhomen e ndejes dhe na tregoi se edhe ajo e kishte degjuar dike te dera e hyrjes. Burri im bertiti duke thene se donte qe femijet te flinin per nje minute. Pastaj une e ktheva bijen time ne dhomen e fjetjes. e perqafova ate dhe djalin e vogel, qe po flinin ne te njejtin shtrat. E perqafova edhe djalin e madh Ilirin, duke mos e ditur se kjo do te ishte hera e fundit qe po e perqafoja dhe po e puthja djalin tim.
E fika driten e dhomes se fjetjes dhe u ktheva ne dhomen e ndejes. Agimi tha se kishte uri, keshtu qe i pergatita di9ka per te ngrene. Derisa po e mbaronte te ngrenit, grilat jashte dritares se sallonit u trazuan nga diçka. E shikuam njeri-tjetrin. Agimi nuk tha gje. E pyeta nese e kishte degjuar zhurmen. Tha se ishte vetem imagjinata ime, per shkak se kisha frike. Ne kete moment, qe ishte rreth ores 0015, i çova grilat pakez, por nuk pashe gje jashte.
Ne oren 00.30 te nates degjuam dy automjete qe ndaluan jashte shtepise sone. E dita se ishin dy automjete sepse ishte shume qete peijashta dhe e degjova njerin motor te fikej, qe pasoi me zhurmen e njejte te motorit tjeter. Agimi dhe une, qe te dy, shikuam per dritare. Pame nga tre veta duke zbritur nga secila veture, te cilat ishin ndalur fill para portes se oborrit tone. E pashe se shoferi i Qdonjerit automjet mbeti brenda. Nga dy veta nga çdonjeri automjet dolen nga ana e andejme, ndersa nga nje njeri prej secilit automjet zbriti nga ana e kendejme, nje grup prej gjashte vetash qe u bene bashke drejpersedrejti para portes sone.
Dritat e dritareve perballe shtepise sime ende ishin te ndezura. Per kete arsye, skena perjashta ishte e ndriçuar bukur mire. Mund te shihja se te gjashtet ishin te veshur me sa dukej ne uniforme te kalter te mbyllet te larme dhe kishin bereta te zeza. Nuk mund te shihja se ffare armesh, nese kishin ndonje, po mbanin me vete, por mund te them poashtu se nuk kishin pushke. Nuk mund te them nese kishin ndonje simbol apo shenje dalluese ne uniformat e tyre.
Mund te shihja se dy nga policet ishin Nenad PAVICEVIQI, per te cilin ju kam
treguar me heret. Tjetri quhej "Boban", edhe pse nuk ia dinim mbiemrin. E dija se ky njeriu i dyte ishte polic, te cilin e kisha pare, si Nenadin, ne uniforme te rregullt te policise gjate disa viteve te fundit. Edhe ai ishte vendes. Burri im me tregoi se dy nga njerezit e tjere quheshin Ratko ANTONIJEVIQ dhe Dejan SAVIQ. Asnjeri prej nesh nuk i njohu dy policet e tjere. Verejta se Nenadi ishte ne krye te grupit. E pashe duke e shtyer per ta hapur porten tone. Pasi qe porta ishte e siguruar me nje zinxhir me dry, qe kishte nje pulle te brendshme per ta ?elur, e dita se dikush qe e kishte ditur se si ta zhbllokonte kete dry e kishte prekur porten tone me heret.
Burri im me tha se po t'i ndodhte gje atij, duhej t'i mbaja mend keta emra. Agimi shkoi te telefoni dhe e thirri Abdullah BANSKEN, i cili jetonte ne Suhodoll, nje lagje tjeter e qytetit, afer shtepise se Latif BERISHES. Abdullahu ishte njeri nga koleget e burrit tim ne levizjen e Sindikates. Agimi i tha se policia kishin ardhur ne shtepine tone dhe se duhej t'u tregonte aktivisteve te tjere qe te largoheshin nga qyteti.
Agimi pastaj shkoi ne dhomen e ijetjes dhe i solli tre femijet ne korridor afer shkalleve. Ne kete kohe krisma ne deren e hyijes mund te degjohej. Edhe vjehrra u zgjua dhe shkoi ne kuzhine me Ilirin, djalin e madh, ku e hapen dritaren dhe e thirren me ze te larte "PEPON" per ndihme. Ne kete moment, e degjova GEORGIEVSKIN duke thirre me ze nga shtepia e tij ne shqip, "Hyn brenda!" pas se ciles shtiu me nje plumb.
Burri im, vjehrra, femijet dhe une pastaj u mblodhem ne korridor prane shkalleve. Agimi shkoi ne krye te shkalleve, qe ishte drejpersedrejti perballe deres se hyrjes ne fund te shkalleve. Vjehrra ime shkoi pas tij. Agimi me thirri, duke e levizur doren, dhe me tha t'i tjoja femijet ne tavan.
E mora djalin e vogel nga dora e majte, derisa djalin e madh Ilirin e mbante bija ime. Filluam te ngjiteshim lart shkalleve. Kur u ngjita 4-5 shkalle, e degjova xhamin e deres se hyrjes te thyhej dhe zhurmen e copes se drurit dhe te stufes qe po hiqeshin me shqelma. Pikerisht ne kete moment, djali im Iliri u lirua me perpelitje nga bija ime dhe vrapoi poshte shkalleve tek i ati. Po pyetesha nese do t'i shkoja pas, kur i degjova zerat e vete policeve serbe qe po ngjiteshin shkalleve. Prandaj une i çova bijen time dhe djalin e vogel ne tavan.
Nga tavani, qe ishte nje kat siper, mund ta degjoja zhurmen e perpelitjes qe vinte prej krye-shkalleve. Deri ne ate fast asgje nuk ishte thene. Papritmas, degjova nje te shtene
dhe munda ta degjoja renkimin e burrit tim. Fill pas kesaj pasuan disa te shtena, pas se ciles e degjova Agimin duke renkuar "Nene". Pastaj e degjova vjehrren duke thene, ne shqip, "Nenad, si mund te ma vrash djalin tim?" Isha ne gjendje shoku dhe nuk dija çka te beja, perveç ta mbaja prane ne perqafim djalin e vogel. Pastaj pati nje periudhe heshtjeje te plote. Bija ime pastaj sugjeroi se mund te zbritnim, me ç'rast e kapa per krahu, ashtu qe te mos mund te levizte. Nje ze, qe nuk ishte ai i Nenadit, bertiti serbisht "A eshte kush siper? Zbritni?" Mbetem aty ku ishim. Pastaj nje ze tjeter tha poashtu ne serbisht, "Kjo eshte me teper se ç'mjafton. Te shkojme". Mirepo, zeri i pare tha "Jo - ka te tjere siper". Atehere e degjova deren ne fund te shkalleve qe çonin ne tavan te hapej dhe hapat qe u ngjiten dy apo tri shkalle. Ishte shume e erret. E degjoja dike qe u binte pllakave izoluese te kartonit mbi mure duke thene "Zbritni poshte". Pikerisht atehere, dikush tjeter bertiti nga poshte "Te shkojme", njerezit zbriten poshte shkalleve shume qete. Se shpejti pas kesaj, e degjova zerin e dy pale dyerve te automjeteve duke u mbyllur me perplasje dhe automjetet duke u larguar me shpejtesi.
Ende isha teper e frikesuar qe te levizja menjehere, keshtu qe mbeta aty ku isha, duke u perpjekur ta percaktoja se a ishte kush duke levizur poshte. I hoqa pandoflat dhe zbrita poshte vetem.
Kur arrita te korridori midis dhomes se ndejes dhe dhomes kryesore te fjetjes, e gjeta Agimin te shtrire ne shpine, me syte hapur, me doren e majte mbeshtetur mbi Ilirin, i cili ishte i shtrire prane tij, pjeserisht ne anen e tij te majte. Pashe se Iliri kishte plage plumbash ne kofshën e tij te majte, ne stomak dhe berryl. E pashe vjehrren time te shtrire permbys, per-se-trup, mbi trupin e Agimit, me duart ne trupin e tij dhe me koken ne te majte. Nuk mund t'i shihja plage plumbash as Agimit as vjehrres sime, edhe pse gjykuar nga puset e medha te gjakut ne dysheme afer kraheroreve te tyre, besova se kishin marre plage ne gjoks. Ishte e qarte se te dy kishin vdekur.
Pastaj kalova ne sallon dhe shkova ta perdorja telefonin, per te zbuluar se linja ishte njxjerre dhe shkeputur. Pastaj e gjeta telefonin mobil te Agimit mbi tryeze ne dhomen e ndejes, aty ku mbahej zakonisht. Pastaj shkova ne dhomen e fjetjes dhe e mora nje jorgan, te cilin e vendosa mbi kufomat ashtu qe femijet e mi te tjere te mos i shihnin.
Me kujtohet sa tmerr ishte kur shkela ne gjakun e djalit tim, Pastaj i thirra femijet poshte, duke u perpjekur t'ua bllokoja shikimin e kufomave. I ç0va poshte dhe dola jashte ne rruge.Ora ne kete kohe ishte nje pa nje $erek e mengjesit. Ne te vertete e kisha ne dore oren e djalit tim Ilirit ne ate moment, pasi qe me kishte lutur t'ia ruaja me heret ate nate, kur po i ndihmonte Agimit per ta siguruar deren e hyrjes. Sirenat e sulmit ajror papritmas u aktivizuan perseri. Pothuajse ne te njejten kohe, i degjova te shtena qe po vinin nga shtepia e Latif BERISHES. Ai ishte udheheqes lokal i LDK-se. E dija fare mire ku gjendej shtepia e tij, rreth 1200 metra larg shtepise sime.
Me vone ate mengjes kuptova se dikush nga Komiteti per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Mitrovice i kishte telefonuar vellait tim Bekimit, per te pyetur se a ishte e vertete se Agimi ishte vrare. Ishte nga ky burim qe kisha kuptuar se Latif BERISHA ishte vrare poashtu ate nate.
Kur u largova nga shtepia ime me femijet, shkova ne shtepite e disa shokeve qe jetonin aty afer. Mirepo, nuk qeshe ne gjendje ta gjeja aske atje, pasi qe dukej se askush nuk ishte ne shtepi. Pastaj i trokita ne deren e nje njeriu ne moshe dhe gruas se tij, te cilet na lane brenda ate nate. Prej aty, i telefonova Bekimit ne telefonin mobil dhe i tregova se çka kishte ndodhur. Zoteriu ne moshe shkoi afer shtepise sime per ta kontrolluar situaten me vone ate mengjes rreth ores 07.00-07.30. Ai u kthye per te me treguar se kishte shume police dhe ushtare ne lagjen time . Me vone ate mengjes, caktova takim me Bekimin ne anen tjeter te qytetit. Shkuam ne shtepine e tij per nje kohe. Mirepo kisha teper frike qe te rrinim aty, sepse e dija se Nenadi e dinte se do te mund te na gjente atje. Prandaj e kontaktuam axhen tim, te cilin Nenandi nuk e njihte, dhe shkuam per t'u strehuar ne shtepine e tij. Mbetem aty tri dite deri me 28 mars.
Pronaret e dyqaneve perballe rruges nga shtepia ime me treguan me vone ate mengjes se e kishin pare Nenadin te arrinte ne shtepine time rreth ores 09.30 te mengjesit me nje polic tjeter ne uniforme. Me thane se kishin uniforma te rregullta te kalterta te policise. Me vone te njejten mbremje, pata mundesi te shkoja ne shtepine time. Disa te af^irn te mi i kishin marre kufomat pasi qe ishin leshuar nga spitali. Me tregoi nje nip imi se Nenadi kishte qene ne shtepine time gjate kohes kur gjykatesi hetues kishte qene atje. Kishte pyetur pse nipi im ishte ne rolin e me te afermit per t'i identifikuar te vdekurit, kur Agimi e kishte gruan dhe 2 femije te tjere. Kur e vizitova shtepine, zbulova se te gjitha gjerat e mia te ?mueshme personale ishin vjedhur dhe te gjithe sirtaret e ndryshem dhe dollapet e rrobave ishin kontrolluar. Zbulova poashtu se te hollat qe vjehrra ime i mbante ne shtepi kishin shkuar. Zbulova se te gjithe dokumentat e burrit tim te Sindikates kishin shkuar. Mungonin pasaporta ime dhe ajo e Ilirit, si dhe nje numer fotografish te Agimit me grupe nderkombetare.
Funeralet ne te vertete u mbajten te nesermen, pra, me 26 mars. Mirepo une nuk guxova te menja pjese ne funerale, pasi qe e dija se Nenadi dhe policia ende po me kerkonin. Me 28 mars, bashke me vellain Bekimin dhe familjen e tij, u nisem per Zhabare ne veturen e Bekimit. Prej aty u kthyem ne Mitrovice per te ndejtur me kusherinj te tjere midis 1-2 prillit. Gjate kesaj periudhe, serbet i debuan shume banore te tjere nga Mitrovica dhe nga qytetet e tjera ne raj on. Ne pastaj ia dolem te ktheheshim per dy net ne shtepine e Bekimit, qe pastaj te largoheshim perseri. Arritem me 4 prill ne Ulqin, ne bregdetin e Malit te Zi. Pastaj te gjithe udhetuam per Shkoder, ne Shqiperi, nga vendkalimi kufitar i Hanit te Hotit. Duke pritur autobusin ne piken kufitare, vura re nja 200-300 njerez te tjere qe po prisnin te kalonin. Rojet kufitare jugosllave na pyeten nese ndokush prej nesh kishte leternjoftimi. Te gjithe thame se nuk kishim, edhe pse Bekimi e kishta pasaporten e vet. Rojet i shenuan emrat tane dhe pastaj na drejtuan grumbull ne Shqiperi. Arritem atje me 11 prill, ku mbetem deri me 25 prill. Rruga jone pastaj na çoi per Tirane. Me nje maj shkuam ne portin e Durresit, prej nga e morem tragetin per ne Bari.
Vellai im tjeter, Fitimi, i cili ka banuar ne Holande rreth 10 vite, e rregulloi qe te na mundesonte te udhetonim per Itali dhe prej andej, me ne fund, arritem ne Holande, neper Gjermani, me 5 maj. Derisa kisha qene ne Shkoder, ne Shqiperi, kisha kuptuar se kisha qene gjashte jave shtatzene. Per shkak te traumes neper te cilen kisha kaluar, me tha mjeku, se kisha pasur deshtim rreth dy jave me heret.
Krijoni Kontakt