A "E-MAILI I ZI" I FATOS LUBONJES

Nga Edi Rama

I nderuar kryeredaktor,

Duke qenė se ai qė unė e quajta "e-maili i zi i njė mikut tim" ka ngjallur kėrshėrinė e shumėkujt, dhe duke qenė se kėtė e-mail miku im Fatos Lubonja, e ka parė tė udhės t'ia shpėrndajė tė gjithė atyre qė ka pasur nė Adress Book-un e tij virtual - pra duke qenė se, pėrpos interesit tė veēantė qė mendoj se paraqet komunikimi i mėposhtėm, ėshtė miku im ai qė e ka "zhvirgjėruar" misterin e autorėsisė sė mesazhit elektronik, qė mė kalli krupėn qysh nė pikė tė mėngjezit - mė lejoni ju lutem ta njoh lexuesin e respektuar tė "Shekulli"-t, jo vetėm me mesazhin nė fjalė, por edhe me krejt "bashkėbisedimin" qė pasoi mes nesh. Kėsisoj, them unė, lexuesi jo vetėm do tė shuajė kėrshėrinė, por edhe do tė njihet qoftė me njė shpresė tė Tosit, ende tė pashpallur botėrisht brenda e jashtė vendit, "pėr tė hapur njė fushatė pėr largimin tim nga Bashkia", e qoftė me vėshtirėsinė e pazakonshme qė mund tė ketė njeriu, po tė mendojė ndryshe nga ē'mendon Fatos Lubonja - nė kėtė rast bėhet fjalė pėr urbanistikėn, por, njė okė e pak njė okė pa pak, i njėjti hall ėshtė me tė edhe pėr sistemin diellor, gjeografinė, kafshėt shtėpiake, letėrsinė, blegtorinė, historinė e tragjedisė, arkeologjisė, kulinarisė, pėr bombėn atomike, botėn akademike, garat ēiklistike. Pa folur, ruajna Zot, pėr demokracinė, burokracinė, kleptokracinė. Nė kėsi temash Tosi, vetėm Tosi, nė ēdo rast Tosi, ka me vete tė Vėrtetėn! Dhe, pėr dreq, sa mė shumė po plaket, aq mė keq po noksanoset. Mjerė unė, qė ndryshe nga ai shumė gjėra i mendoj dhe, kėsisoj, e di se ē'mė pret kur i uroj megjithė shpirt tė bėhet edhe 100 vjeē.

"E-Mail-i i Zi"
Original Message -----
From: "Perpjekja" >>…
To: "Edi Rama" >>…
Sent: Wednesday, May 08, 2002 8:48 PM
Subject: Re: info...

Unė nuk e di ēfarė janė ato tė 47 thagmat, por mora vesh nga burime mjaft tė sigurta se Fideli Yllit i keni aprovuar njė grataēielė 20 katėshe prapa tyrbes, mu mbi njė zonė tė gjelbėrt, se doni tė prishni njė lulishte tek stadiumi "Qemal Stafa", pėr tė ngritur njė trekatėshe, se doni tė prishni kinema "Republikėn" dhe ambasadėn turke, pėr tė ngritur njė 15 -katėshe, se po kontribuoni pėr tė ngushtuar parkun e madh. Mjaftojnė kėto qė ti pėr mua tė futesh pėrfundimisht nė listėn e kriminelėve tė qytetit tė Tiranės.
Zoti tė shpėtoftė, dhe nuk kam dyshim se do tė tė shpėtojė pėrderisa shpėtoi edhe Sali Berishėn, por njė shpėtim si ai nuk do t'ia uroja kujt. Tosi

Pėrgjigjja ime:
Zoti do tė shpėtojė kėdo qė do ta shohė tė arsyeshme i dashur Fatos!
Barin, lulishtet dhe lulet nė ketė qytet i kam kthyer sidoqoftė unė, do apo s'do ti. Dhe jo pak, po mbi 100.000 metra katrorė. Tė tjera do t'i kthehen. Zona "lulishte" prapa "Drinit" ėshtė me kohė, kohė pėrpara, e pėrcaktuar si zone ndėrtimi. Mbi atė bazė edhe u ėshtė kthyer pronarėve kohė, kohė pėrpara. Sa pėr mikun tim Fidel Ylli, ai nuk ka filluar tė ndėrtojė kur u bėra unė kryetar bashkie, po kohė, kohė pėrpara. Prej njė viti e gjysėm qė jam unė, ka marrė vetėm njė leje ndėrtimi kompania e tij. Kurse tek "lulishtja" pas "Drinit" investon njė grup i madh njerėzish. Edhe diēka tjetėr: Mos ji apriori kundėr zhvillimit nė lartėsi tė njė zonė. Obseniteti i kėtyre godinave tė larta qė janė bėrė nė kėto kohė s'duhet absolutisht tė na bėjė tė vuajmė nga sindroma e King Kongut. Tek "lulishtja" tek stadiumi u ėshtė kthyer a kompensuar prona pronarėve, dhe aktualisht ka njė ndėrtim qė, pėr ēudi, askujt s'ia vret sytė. Kurse mua po. Ajo ē'ka do tė ndėrtohet aty s'ėshtė pallat, as njė trekatėsh dosido, or mik i burimeve tė sigurta. Po njė vepėr arti e mirėfilltė. Megjithatė kėto hanė debat padyshim, me kusht qė tė mos bėhen insinuata tė ndyra.
E teksa debatojmė, tė mos harrojmė qė Tirana nuk pėrmbytet mė. Jo pėr magji, po pėr shkak tė pastrimit ilingonesk tė kanaleve. Qė Tirana nuk ėshtė mė qyteti i plehrave. Jo pėr magji, po pėr shkak tė njė punė kolosale qė ėshtė bėrė, e qė duhet tė pėrmirėsohet akoma mė shumė. Qė Tirana nuk ėshtė mė qyteti pa sistem taksash e as sistem ndriēimi. E tė tjera e tė tjera pune, qė s'duken apo duken si tė mirėqena. S'na pėlqen njė kulle 20 -katėshe apo njė trekatėsh nė njė zonė delikate?!Ta diskutojmė pa e futur Karla Del Ponten nė kėtė mes. S'na pėlqejnė ngjyrat?! Punė e madhe, i ndryshojmė nesėr. S'kushtojnė shumė, pėrderisa kemi bėrė suvatimet qė janė themeli i pu nės. Qė ēiftja tė zerė mish ėshtė puna, po pėr tė shtėnė nė ajėr thua ti e pėr tė bėrė zhurmė?! Ashtu bėn edhe pa kėto sqarime nga burimi im i pasigurt. Radovan Karavastiēi (Shėnim i imi: Nė komunikimin me Tosin pėrdor shumė shpesh emra tė sajuar sipas ndjesisė sė momentit. Nė kėtė rast kam sajuar njė kriminel lufte)

Replika rrufe e Tosit
(Shėnim i imi: Tosi nuk mendohet dy herė sepse Tosi, siē e thashė, ėshtė e Vėrteta. Replikon aty pėr aty.):
Ti mor Edi Rama thua poshtė e pėrpjetė se nuk je hajdut. Pra se njėzet katėshet nė qendėr tė Tiranės, mu nė zonėn mė historike tė saj, qė sapo i ke lejuar tė ndėrtohen, po na i lejoke tė ndėrtohen, sepse ky qenka vizioni yt. Por kur nuk ishe kryetar Bashkie dhe as ministėr, a nuk ke qenė ti qė mė ke thėnė mua se ėshtė krim ajo qė don tė bėjė Vebi Velia, tė ndėrtojė njė qendėr biznesi tė lartė nė qendėr tė qytetit dhe sė bashku nuk kemi pranuar tė firmosim peticionin qė ky kėrkoi ta firmosnin njė numėr intelektualėsh, pėr tė mbrojtur idenė e tij. Pikėrisht, me idenė se ndėrtesat e larta shkatėrronin qendrėn. Prandaj unė ngulmoj se ti i bėn kėto krime ndaj qytetit duke shkelur edhe ligjet, sepse qendra ėshtė monument kulture dhe nuk ėshtė kompetencė e jotja vetėm, pėr motive tė dobėta - vėrjua emrin si tė duash. Me aktin e fundit qė kreve, dije se ke kryer njė krim tė krahasueshėm me ato qė ka bėrė Enver Hoxha ndaj qytetit. Kėtė e-mail po ia dėrgoj tė gjithė atyre qė do tė mundem t'ua dėrgoj brenda dhe jashtė vendit, dhe shpresoj tė hap njė fushatė pėr largimin tėnd nga Bashkia.

Fatos Lubonja

Pėrgjigjja ime e pavonuar:
Kurse ti mor Fatos Lubonja je njė shurdh i rrezikshėm qė dėgjon vetėm ē'tė thotė mendja jote, e cila, sado e ndritur tė jetė, s'mund tė dijė gjithshka. E ja, pa u zgjatur hic nė tė tjera, po tė bėj me dije se, pikėrisht pse unė besoj qė ajo ē'ka donte tė ndėrtonte zoti Velija ishte e papranueshme, e ftova tė ndėrronte mendje. Dhe atje or mik i burimeve tė
sigurta, nuk do tė ndėrtohet ajo qė kemi kundėrshtuar dikur unė e ti, as ajo qė kushedi sesi e sheh ti, por njė godinė mjaft e ulėt, e cila do tė dalė nga konkursi publik qė po organizojmė, qoftė edhe pa pėrkrahjen tėnde e tė ndonjė miopi tjetėr si puna jote, qė pranon mė mirė tė vdesėsh mbi platformėn e monumentit tė Enverit, dhe sesa tė futesh nė njė librari mbi gėrmadhat e Kafe "Kursalit"! Ki kurajon t'ia ēosh edhe kėtė pėrgjigje timen tė gjithė atyre qė u ēove trillimin tėnd tė radhės. Natyrisht, bashkė me post scriptum-in kėtu poshtė.
Neroni
(Shėnim i imi: Ky ėshtė emri qė mė ka vėnė Tosi pardje, kur u shpjegonte shqiptarėve pėrmes "Shekullit" sesa kriminale ėshtė veprimtaria ime si kryetar Bashkie)

P.S. Sa pėr hajdutin, vazhdon tė qėndrojė nė fuqi ajo ftesa e dikurshme pėr tė mė ngrėnė ***** ti dhe kushdo tjetėr qė vė pikėpyetje mbi pakorruptueshmėrinė time.

Mesazhi i Tosit menjėherė pas fjalimit tim nė takimin me komunitetin e biznesit:
Dėgjova fjalimin tėnd (grotesk) ku ne tė gjithė, me pėrjashtim tė biznesmenėve dhe sekserėve, konsiderohemi si tapa qė duhet tė nxirremi pėrfundimisht nga bythėt tuaja, nė mėnyrė qė ju tė dhisni lirisht, dhe ku tė mundeni nė kėtė vend. Po si mund tė thuhet se rinia ikėn nga Tirana, dhe nga ky vend, sepse ėshtė i ndėrtuar me shtėpi tė ulta me qerpiē!
Rinia ikėn se zhgėnjehet nga njerėz si ti mor Edi Rama!
Pėrshėndetje
Njė nga tapat

Replika ime ndaj mesazhit tė mėsipėrm:
Dėgjove fjalimin?! Si e dėgjove fjalimin?! Me se?! Me ē'veshe?! Ke veshė ti?!
Po sot s'ma nxin dot ditėn si dje, sepse e-mail-i yt ėshtė njėri ndėr njėzet e ca, qė mė kanė ardhur, dhe ėshtė i vetmi qė ka ngjyrėn e zezė tė nihilizmit absolut! Tė tjerėt janė tė gjithė falenderues, inkurajues, ngushėllues. dhe askush nder autorėt s'ėshtė biznesmen (biznesmenėt s'shkruajnė e-mail- e). Askush ndėr ta s'ėshtė ndier tapė, siē je ndier ēuditėrisht ti. Askush ndėr ta s'e ka marrė punėn e qerpiēit, siē e ke marrė ti, sterrė sterrė tė zezė! Dhe e di diēka:
plot nder ta e dinė kush ėshtė miku im, qė mund tė mė shkruajė atė e-mail vrastar, qė unė pėrmenda dje! Pa u thėnė gje, ata mė thonė pak a shumė tė gjithė tė njėjtėn gjė: Lėre atė (ty domethėnė), mos e dėgjo, ėshtė i sėmurė!
Dhe ti je vėrtet i sėmurė miku im. TI JE SHURDH!

Post Scriptum. Nuk mund tė rri pa ta treguar se njė njeri i varfėr e i ditur, i cili hamendėson se ti duhet tė kesh qenė ai "miku i e-mail-it tė zi", tė quan PIKA JONE E ZEZE! Ta kam thėnė me kohė se tė qenit nė frontin e punėtorėve tė mendjes nuk tė pėrjashton nga rreziku i PIKES SE ZEZE! Ashtu sikundėr tė qenit nė zonėn e sė keqes shtet, nuk tė pėrfshin medoemos nė kategorinė e PIKAVE TE ZEZA!
Tung

Kėtu zoti kryeredaktor mbaron ky episod i luftės virtuale qė zhvillohet mes meje dhe mikut tim Fatos Lubonja, qysh se unė vendosa tė le barrikadėn e tė pavarurit, dhe tė marr njė detyrė shtetėrore. Kėtė zgjedhje Tosi jo vetėm e quan tė gabuar, por e konsideron tradhti ndaj tij!!! Pėrpjekja ime pėr t'i shpjeguar arsyet e zgjedhjes sime, si edhe pėr ta bindur qė tė merresh me politikė, nuk do tė thotė detyrimisht tė jesh moralisht inferior ndaj dikujt qė ka zgjedhur tė bėjė tjetėrsend nė jetė, ka dėshtuar mė shumė se njė herė. Dhe mė shumė se njė herė Tosi ka pėrgojuar publikisht mua vetė, dhe punėn time, duke shfrytėzuar me kapacitet tė plotė rezervuarin e mllefit tė tij proverbial. Kam shumė frikė se po e humbet pėrditė e mė shumė dritėn e arsyes, duke u munduar tė bindė me ēdokusht tė tjerėt dhe vetveten, se i vetmi pozicion moralisht i pakritikueshėm nė jetė ėshtė ai i tiji. Ia kam thėnė. E kotė.