Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 58
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Greqia vendi evropian pa një xhami në kryeqytet për besimtarët myslimanë

    Media shteterore e Gjermanise "Deutsche Welle"


    Greqia vendi evropian pa një xhami në kryeqytet për besimtarët myslimanë

    Mungesa e xhamive i detyron besimtarët myslimanë, kryesisht afrikano-aziatikë, të dalin festave nëpër sheshe për lutje fetare duke ngjallur tensione me forcat ekstremiste por edhe besimtarët e “revoltuar” të krishterë.

    Siriani, Smilar Ahmed Naim, sapo ishte lutur bashkë me qindra bashkëbesimtarë myslimanë në Propilea, në sheshin qendror para Universitetit të Athinës, me rastin e festës së Kurban Bajramit. I veshur me kostum dhe kravatë si në ditë feste, sikur ndrinte dhe më tepër, kur fliste për mesazhin e festës, atë të “bashkëjetesës dhe dashurisë” midis myslimanëve dhe të krishterëve. “Gruaja ime është e krishterë dhe unë jam mysliman. Jetojmë në harmoni në familje dhe jemi shumë të dashur. Kemi 15 vjet të martuar”, thotë për DW Sirla Ahmed Naim, që dëshiron dhe ëndërron të shohë “të njejtën harmoni dhe në marrëdhëniet midis të gjithë të krishterëve dhe myslimanëve të Greqisë”. Vetëm përshtypjen e një “demostruesi të forcës së fesë islame” nuk të jep Smilar Ahmed Naim edhe pse, sikurse u fol në masmedia, dhjetëra mijëra besimtarë të fesë islame me daljen e tyre në rreth 20 sheshe publike të Athinës, por edhe qytetëve të tjera të Greqisë kujtuan indirekt, por dhe direkt nevojën e funksionimit legjitim të vatrave të besimit islam, por edhe të njohjes së identitetit të tyre kulturor dhe fetar.

    Mungesa e xhamisë në dëm të vetë imazhit demokratik të Greqisë

    “Të mblidhemi, të mos jemi përditë nëpër rrugë, nëpër magazina, nëpër taraca, nëpër trotuare”, thotë Naimi për një praktikë, që në masën që dëshpëron myslimanët stigmatizon dhe vetë imazhin demokratik dhe tolerancën ndërfetare të një vendi evropian si Greqia. Kjo është, që i bën fjalët e kreut të Komunitetit Mysliman të Greqisë (Muslim Association of Greece) Naim Elghandour, të tingëllojnë në mikrofonin e DW jo aq si “diplomaci fetare” se sa si një shqetësim i natyrshëm dhe me frymë praktike në sfondin e krizës së thellë. “Më intereson imazhi i Greqisë jashtë shtetit, që ka nevojë për investimet e arabëve dhe të vendeve të pasura myslimane. Por kjo pengohet nga mungesa e një vendi kulti, të një xhamie, por edhe nga vala e racizmit fetar të një numri të paktë grekësh, gati 1%, që nxijnë imazhin e vendit”, thotë Naimi.


    E djathta ekstreme kundër ngritjes së xhamisë

    Ishin vërtetë një pakicë, kryesisht anëtarë të organizatës së ekstremit ultra të djathtë “agimi i artë”, por edhe qytetarë të “revoltuar”, që në sheshin Atiqi pengonin lutjen e myslimanëve me muzikë marramendëse dhe duke qëlluar me vezë besimtarët. “Jashtë të huajt nga Greqia" ishte parulla, që dominoi se bashku me afishet “xhami në Athinë? kurrë dhe asgjëkundi” të organizatës ekstremiste, që në zgjedhjet lokale të 7 nëntorit zgjodhi për herë të parë dhe kreun e saj Nikos Mihallolakos si këshilltar bashkiak. “Pjesa më e madhe janë imigrantë klandestinë. Pa letra, pa gjë fare”, thotë një qytetar. Kjo revoltë, që ushqehet, ç'është e vërteta, nga pamundësia e shtetit për të venë nën kontroll klandestinët afrikano-aziatikë në distrikte të tilla, si Shën Panteleimoni dhe Atiqi, bëhet argument politik për të djathtën, që shikon tek minareja “thellimin e getoizimit në qendren historike të Athinës” dhe sidomos për partinë nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor, që kundërshton ngritjen e një xhamie në kryeqytet. “Të ekzistojnë disa vende legjitime kulti, por asnjë xhami. Të drejta fetare vetëm për qytetarët e ligjshëm”, thotë deputeti i saj Athanasios Plevris, që akuzon qeverinë për “hipokrizi” pasi, sipas tij, “flet për të drejtën fetare të klandestinëve dhe injoron të drejtën e ligjshme të qytetarëve të qarkullojnë të lirë”.


    Vazhdon ... http://www.dw-world.de/dw/article/0,,6255080,00.html

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Une ndegjova qe eshte vetem Athina pa ndonje Xhami,.... ndoshta edhe krejt Greqia.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    sbesoj se i plas grekut shume per xhamine
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    sbesoj se i plas grekut shume per xhamine
    Cfare te drejte ka pra "Greku" i m.utit te ndertoje neper Shqiperi Kisha ?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Cfare te drejte ka pra "Greku" i m.utit te ndertoje neper Shqiperi Kisha ?
    ku nderto greku kisha ne shqipni se se paskna dit?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Cfare te drejte ka pra "Greku" i m.utit te ndertoje neper Shqiperi Kisha ?
    kishat ne shqiperi nuk jan te grekut jan te ortodokseve shqiptare e me duket se jan 20 % e popullsise.....
    per mendim tim greqia ben gabimin me te madh qe nk lejon hapjen e xhamiave ne athine ....sepse kjo i ul ne imazhin nderkombetar .....
    ne si shqiptar nga kjo pikmaje jemi shume me lart se greket ...toleranca jone fetare eshte per tu pasur zili .....ne greqi ka xhami ..ne athine nk ka
    shpresoj qe te kuptojne qe nje dite do te jen te detyruar ti hapin e do zoti te ejt sa me shpejt .....qe gjith keta njerez te mos falen rrugeve se vet imazhin greqise i prishin


    M'KA IK ZARI

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ku nderto greku kisha ne shqipni se se paskna dit?
    http://ateistet.org/lajme/ne-shqiper...-dhe-638-xhami
    http://www.orthodoxalbania.org/Shqip...cal_Office.htm

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin
    kishat ne shqiperi nuk jan te grekut jan te ortodokseve shqiptare e me duket se jan 20 % e popullsise.....
    per mendim tim greqia ben gabimin me te madh qe nk lejon hapjen e xhamiave ne athine ..
    Në Shqipëri P. ka 1119 kisha dhe 638 xhami
    Vet thua vetem 20% ka .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    ku thot aty se i ka ndertu Greqia?


    ne rast se nuk je ne djeni ne shqipni te pakten 20% jan ortodoks dhe 10% katolik simas statistikave te dikurshme

    dhe kishat i ndertojn vete kto besimtar ashtu sic nertojn vete xhamijat besimtaret musliman
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Në Shqipëri P. ka 1119 kisha dhe 638 xhami
    Vet thua vetem 20% ka .
    ne at numer futen edhe kishat e vjetra qe kan ekzistu para se shqitparet te kthehen ne musliman
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Në Shqipëri P. ka 1119 kisha dhe 638 xhami
    Vet thua vetem 20% ka .
    nuk e di se sa kisha e xhamia ka ne shqiperi , se nuk me intereson shume feja por personalisht nuk me pelqen qe te ket edhe kaq shume .....

    natyrisht kishat e xhamite qe ndertohen ne shqiperi jan me lek qe vijne nga jashte


    M'KA IK ZARI

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    derjansi
    Me gjithe rrespektim qe e kam , lere ate muhabat shoku " Shqiptaret i ndertuan " sikur neve jemi aq naiv dhe nuk shofim asgje se cfare po ndodh .

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Në Shqipëri P. ka 1119 kisha dhe 638 xhami
    Vet thua vetem 20% ka .
    edhe dicka adash se harrova .....tek fshati i gjyshit tim qe ka rreth 20 shtepi te banuara ...thone qe ka 9 kisha ...une me syte e mi vetem nje pashe te tjerat kan ngel guret ...nqs i numerojne keshtu mbase ka edhe me shume se 1119


    M'KA IK ZARI

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga genti1972 Lexo Postimin
    edhe dicka adash se harrova .....tek fshati i gjyshit tim qe ka rreth 20 shtepi te banuara ...thone qe ka 9 kisha ...une me syte e mi vetem nje pashe te tjerat kan ngel guret ...nqs i numerojne keshtu mbase ka edhe me shume se 1119
    Nuk i pengon Gentit kisha Shqiptare , por ajo "Greke" .
    Dihen qellimet e tyre se ku duan te dalin.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Me gjithe rrespektim qe e kam , lere ate muhabat shoku " Shqiptaret i ndertuan " sikur neve jemi aq naiv dhe nuk shofim asgje se cfare po ndodh .
    o njeri muhabet po bojm

    ska rensi kush i nderto rensi ka qe ne to falen besimtar shqiptar


    cka me intereso mu a ndeto xhami greqia per sirianet a jo
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    o njeri muhabet po bojm

    ska rensi kush i nderto rensi ka qe ne to falen besimtar shqiptar


    cka me intereso mu a ndeto xhami greqia per sirianet a jo
    Në pritje të xhamisë edhe myslimanët shqiptarë, por pa zellin e afrikano-aziatikëve ... http://www.dw-world.de/dw/article/0,,6255080,00.html

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Perederisa ka njerez qe ndjehen musliman ,e ky numer esht ne rritje , ateher ska nevoj te merziteni per xhamine , nje dit do te behet .

    1 xhami sme duket se kryn pun

    Shqiperi eshte edhe Cameria

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    nga e ke kete foto
    athine?
    JO SEKS PARA MARTESE

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Me 1967 e ne vazhdim :

    1-Sa eshte nr i kishave te prishura?

    2-Sa eshte nr i xhamive te prishura?

    Dhe qe te rrime shtrember e te flasim drejt pyes:

    1-Sa kisha u ndertuan pas vitit 1991 ?

    2-Sa xhami u ndertuan pas vitit 1991 ?

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    shume mire ja bejne greket ne kete drejtim,dashkan xhami myslimanet ne athine ,ikni ore faluni ne turqi apo gjetke

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •