Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    "Dhurata e Zotit" Ylli M. Dilo

    Nga vellimi "DHURATA E ZOTIT" i Autor Ylli M. Dilo, ( e gjeta ne facebook ) dhe e sjella per ju , poezinė "SHTEPIA IME"

    SHTEPIA IME



    Nje prag i gurte, porta e vjeter

    Strome te mbushura me kashte

    Vatra bujare me zjarr te forte

    Per miqte qe vinin nga jashte



    Dritaret me hekura, kanatet prej lisi

    Deshmi e kohes se shkuar

    Kur pasigurise i pergjigjeshin

    Shtepi keshtjella duke ndertuar



    Ne krye te vatres rrinte Babai

    Me libra e shkrime ne duar

    Perballe Nena thurte carape

    E ne femijet qe loznim te gezuar



    Kur shtronim sofren, pjata nuk kishim

    Na i ndanin gjellen ne dy sahane

    Dhe ne femijet nisnim e grindeshim

    Lugen e Joshes* i pari kush ta marre



    Ajo s'ish luge si gjithe te tjerat

    Kishte nje histori te vecante

    Shoket e djalit ja prune Joshes

    Bashke me te zezen mandate



    Ish luga e djalit qe ra per Liri

    A kish per Te kujtim me te arte

    Por Josha ime zemer- flori

    Tek neve femijve e beri dhurate



    Kujtoj kur nata binte shpejt

    Ne ditet e shkurtera te Janarit

    Lexonim mesimet prane vatres

    Nen ndricimin e flakeve te zjarrit



    Vite te ashpera, vitet pas luftes

    Shume here buka na ka munguar

    Por femijeria e paperseriteshme

    Ka embelsi te papershkruar



    Dhe shtepine e varfer ku u rrita

    S'e nderroj me asgje ne bote

    Ku vete nuk gjej Ata qe kisha

    Lemoj guret e me Ta jam tok



    Degjoj ne veshe zerat e tyre

    I shoh e prane, me vine

    Une flokezbardhuri ne koke

    Rinohem e gezoj si femije



    Shume here zbathur dal ne oborr

    Dhe flas me ze te forte:

    Jam Anteu, i pavdekshem jam

    Kur shkel ne kete toke



    Nje dite u pengova e rashe

    Ne oborrin me pllaka guri

    U vrave bir me foli Nena

    E zgjati doren, timen e zuri



    Me ngriti, me puthi ne balle

    Dy lot i ndrisnin ne faqe

    Dal te te shoh mos ke gjak

    Femija ime thoshte e qante



    Nene s'u vrava i fola une

    Gjysh jam tani e jo femije

    Po ti nga vjen Nena ime

    Qe mban ere trendeline



    Per mua femije je perhere

    Vitet rendesi nuk kane

    Ti je bir e une Nene

    Ndaj nga lart te erdha prane



    Ktheva koken nga vinte zeri

    Nenen time nuk e pashe

    Drejtova syte nga qielli

    Me Fleten* po iknin bashke



    ZOTIT i kerkova ndjese

    Rende kisha ameshuar

    Sakrilegj* kisha bere

    Shpirtin kisha ngacmuar



    Prape Nena mu pergjigj

    Bir asnje mekat s'ke bere

    Je ne shtepine qe u rrite

    Bashke jemi qe te tere



    Ndaj ndihem i forte

    Atje ne shtepine time

    Ku kalova femijerine

    Me te paktat therrime



    Dhe rinihem, perterihem

    Me sy tjeter e shoh boten

    Pa cka se ne ate vend

    Na plagosen, na gjakosen.

    ..........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 21-11-2010 mė 21:37

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Ku e gjete busave?Mos eshte gje vellai i Edit.......Se dhe ai shkruan poezi vertet te bukura.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    mirmrama Serafim , e gjeta ne facebook , me pelqeu shum edhe dashta ta ndaj me antart tjer te forumit .. se me te vertet poezi e bukur

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    mirmrama Serafim , e gjeta ne facebook , me pelqeu shum edhe dashta ta ndaj me antart tjer te forumit .. se me te vertet poezi e bukur
    Mirmroma miku im.
    Qenka e bukur,poezi me kuptim,mir bere qe e solle.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    do te mundohem qe e gjejė edhe poezi tjera te ketij poeti , edhe do ti percjelli ketu ... po nuk asht ndoshta edhe aq mir Serafim se mundet njeriut ti mbetet hatri , pa e pytur ate mi postue poezit e tij ... por une nuk e njoh e as nuk kam kontakt me te ... sidoqoft poezia shkruhet per tu lexuar e jo per tu ruajtur si msheftesi , sekrete etj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    do te mundohem qe e gjejė edhe poezi tjera te ketij poeti , edhe do ti percjelli ketu ... po nuk asht ndoshta edhe aq mir Serafim se mundet njeriut ti mbetet hatri , pa e pytur ate mi postue poezit e tij ... por une nuk e njoh e as nuk kam kontakt me te ... sidoqoft poezia shkruhet per tu lexuar e jo per tu ruajtur si msheftesi , sekrete etj.
    Ma ha mendja se nuk ka problem Busave,po nuk i dihet......
    Si do te jete,ke te drejte.Ke klas.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Doli nga shtypi libri i Ylli Dilos “Dhurata e Zotit”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Nga Baki Ymeri


    Kėto ditė, nė kuadrin e koleksionit Bublioteka shqiptare tė redaksisė sė revistės Shqiptari, e pa dritėn e botimit nė Bukuresht libri i parė i poetit shqiptar me banim nė Greqi, Ylli Dilo. Libri mban titullin “Dhurata e Zotit”, njė vėllim poetik qė pėrfshin njė hapsirė tipografike prej 100 faqesh, duke patur pėr autor tė parathėnies autorin e kėtij shkrimi.

    Ilia (Ylli) M. Dilo u lind nė Sheper tė Zagorisė, nė vitin 1951, vendlindja e Andon Zako Ēajupit dhe Ilia Dilo Sheperit. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme (Gjimnazin Qemal Stafa), e mbaroi nė Tiranė, me rezultate shumė tė mira. Dyert e shkollės sė lartė ishin tė mbyllura pėr tė me gjithė pėrpjekjet e mėdha qė iu bėnė nga prindėrit e tij, deri nė udhėheqjen e atyre viteve, edhe pse nėna e tij ishte motėr e Pano Xhamballos, e martuar me Margarit Ilia Dilon. Me triumfin e "demokracisė" nė Shqipėri, kėrkoi pėrsėri nė tė gjitha organet e nomenklaturės shtetėrore tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet, por pėrsėri kjo e drejtė iu mohua. Nė vitin 1992, merr rrugėn e mėrgimit dhe vendoset familiarisht nė Greqi. Herėpashere ka botuar shkrime nė gazetėn Illyria tė Shqiptarėve tė Amerikės, duke qenė i pėrfshirė edhe nė antologjinė poetike Shpirti i fjalės (2009). Ky ėshtė libri i tij i parė i tij qė e sheh dritėn e botimit nė vatrėn e shenjtė tė rilindėsve tanė.



    YLLI DILO DHE POEZIA E TIJ



    Pas shpėrthimit tė revolucionit antikomunist nė Shqipėri, diaspora shqiptare filloi tė pasurohet me njė valė tė dyfishtė mėrgimtarėsh. Derisa valėn e parė e pėrbėjnė demokratė tė persekutuar nga sistemi qė ua kishte cenzuruar tė drejtėn pėr njė jetė normale dhe studime universitare, valėn e dytė e pėrbėn njė numėr i parėndėsishėm komunistėsh me pėrvojė universitare pėr tė kultivuar talentin, pėr tė botuar libra tė njė tirazhi tė lartė, pėr tė denigruar edhe nė mėrgim shqiptarėt e valės sė parė. Krahas disa autorėve kosovarė, Vitore Stefa Leka, Vlashi Fili, Mardena Kelmendi dhe Ylli Dilo, janė disa nga emrat e talentuar tė valės sė parė qė e kultivojnė atdhetarizimin poetik me njė gamė subjektesh ku defilon edhe stili klasik i romantikėve tanė. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr pena qė kanė shkruar letėrsi tė cilėsisė mė tė mirė, por pėr shqiptarė me njė biografi tė kristaltė, pėr engjėj tė diasporės qė digjen “pėr shqiptarė tė lirė dhe njė Shqipėri tė lirė”, siē digjej gjyshi i autorit tė kėsaj vepre, Ilia Dilo Sheperi nė kohėn e tij.



    Nė vargjet e Ylli Dilos defilon njė memorje e historisė sonė tė mohuar, pėr tė cilėn ka shkruar me admirim edhe Vilhelme Vranari-Haxhirja, duke pėrshkruar bijtė dhe bijat qė u vranė dhe u burgosėn nė burgjet e diktaturės, duke bėrė fjalė pėr Vlorėn kreshnike, por qė na e pėrkujton edhe martirizimin e familjes sė Ilia (Ylli) Dilos apo atė tė Vitore Lekės, me pjestarė tė masakruar, tė djegur e tė likuduar nga hijet e zeza tė diktaturės komuniste. Libri i Ylli Dilos (poet shqiptar me banim nė Greqi), e zbukuron spektrin e vlerave lirike tė diasporės shqiptare me motive melankolike tė ndjeshmėrisė dhe nostalgjisė ndaj tė parėve tanė, ndaj Shqipėrisė sonė me kushtrime tė inspiruara kushtuar Flamurit, Marigosė, Lame Kodrės, Ismail Kadaresė, Agim Shehut.



    Sipas Jorgo S. Telos, kėto janė perla poetike qė burojnė nga frymėzimi i begative tė autorit tė talentuar qė asnjė hap nuk e ndan nga poezia e vėrtetė, qoftė klasike, qoftė bashkėkohore. Ylli Dilo, poet i ri i shpirtit tė lirė, na befason me figura poetike spontane e mjaft tė qėlluara, por mbi te gjitha tė kėnaq me larminė tematike, me gjetjet e mrekullueshme dhe shpėrthimet e kėndshme qė tė emocionojne dhe entuziasmojnė deri nė asht. Tema e tij e preferuar ėshtė fshikullimi i njė stine plot egėrsi dhe evidentimi i gjithė atyre qė pėrjetuan tė zitė e ullirit nga ai regjim barbar. Tufėn e tij poetike e pėrshkon humanizmi vizioni i njė perspektive qė anashkalon urrejtjet dhe padrejtesitė.” Nė kėtė kontekst shkrepin vargje kushtuar njerėzve tė mirė, familjes, mikpritjes dhe vatrės shqiptare, lashtėsisė sonė fisnike dhe dėshmorėve tė kombit, kujtimeve tė fėmijėrisė dhe rrugėve tė mėrgimit. Poeti kėrkon poetin e s’e gjen “Maje malesh me dėborė/ Apo nė fushat me baltė”, poetin qė ”Jeton bashkė me ne/ Apo nė tjetėr epokė”, poetin qė “Qesh e luan me fėmijė”, si njė dritė kalimtare: “Muzė e zbritur nė tokė/ Qė fjalėt i thur nė vargje”.

    Nė kuadrin e kėtij albumi poetik defilon jeta shqiptare dhe mėrgimtare nė totalitetin e saj: ritmi e rima, fauna e flora, jeta dhe natyra, maēoku me zile, stani me lepuj, shqiponja e skifteri dhe dasma, ujku e dhelpra dhe lepuri e breshka qė “U zgjua kur binte muzgu/ Breshka e priste tek ara/ Dhe qetėsisht e pyeti, mik/ Kush erdhi mė pėrpara?” Sipas Evi Kokoshit, “pėrmes pėrmbajtjes sė kėtyre poezive, nė tė vėrtetė flet dėshira dhe vullneti i tė gjithėve, etika dhe filozofia e tyre, flet historia dhe shtrohen ēėshtje me rėndėsi vitale edhe pėr drejtėsinė. Ndjenjat e mendimet e autorit ftojnė pėr harmonizim marrėdhėniesh ndėrmjet njeriut dhe natyrės, duke mos e fshehur bėrthamėn e funksionit dramatik edhe nėpėrmjet informatash tė shkurta qė zėvėndėsojnė pėrshkrimet e gjata dhe tė tepėrta. Janė vlera lirike qė ngrihen nė shkallė mė tė lartė dhe bėhen obligim karshi kolektivit.”

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Busave,ai qenka,vellai i Eduartit...edhe se nuk e njoh personalisht...
    Nje nga familjet me te mira zagorite,familje e fis intelektualesh patriotit.Te persekutuar sa nuk mund te pershkruhet....
    Niperit e Ilia Dilos(pershkruesi me i mire i gramatikes shqiptare),po ashtu edhe te Aristidh Rucit...(delegat,ngriti flamurin ne Vlore me Ismail Qemalin).Me qe eshte dhe festa e flamurit o e panevaresis...
    Mirmroma........

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Mirmrama Serafim
    une i bera keto postime se me pelqeu shum poezia "Shtėpia ime "
    si te me ipet rasti do ta blej edhe librin “Dhurata e Zotit” qe ti lexoj dhe poezit tjera qe i ka shkruar

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    Mirmrama Serafim
    une i bera keto postime se me pelqeu shum poezia "Shtėpia ime "
    si te me ipet rasti do ta blej edhe librin “Dhurata e Zotit” qe ti lexoj dhe poezit tjera qe i ka shkruar
    Mir do besh Busave,edhe mua po mu dha mundesia do ta blej...
    Se njof vetem te vellain Eduartin.(Librat qe ka bere,mi ka derguar...Zoteri burre.).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •