Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63
  1. #61
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Batllava - 28.01.2011
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-01-2011 më 16:10

  2. #62
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Batllava 28.01.2011
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-01-2011 më 16:10

  3. #63
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Masterplani parasheh një “Brezovicë të re”

    Publikuar: 22.06.2011 - 15:55
    Shtërpcë, 22 qershor – Masterplani për Brezovicën i dizajnuar nga Komisioni Evropian parasheh një qendër turistike krejt të re nga ekzistuesja, ndërkaq ende nuk dihet se çka do të ndodhë me pistën aktuale të skijimit dhe me objektet e tjera përcjellëse, që aktualisht janë në funksion. Ky masterplan, që për herë të parë u shpalos në muajin janar të këtij viti në Shtërpcë, parasheh që pista e skijimit të zhvendoset disa kilometra në perëndim të asaj ekzistuese dhe aty të ndërtohet një kompleks krejtësisht tjetër, pa pasur lidhje me këtë aktuale.

    Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, e cila ka ndihmuar në hartimin e masterplanit, parasheh që ky projekt t’i japë theks rritjes inkluzive dhe pronësisë së fuqishme lokale si bazë për rikuperim të suksesshëm ekonomik të qendrës së skijimit. Ekspertët e KE-së kanë analizuar një zonë të gjerë të malit të Sharrit me kapacitete të mira në rrethinën e Brezovicës dhe kanë ardhur në përfundim se qendra ekzistuese e skijimit nuk i plotëson kërkesat e një kompleksi modern malor që funksionon gjatë tërë vitit. Përfaqësuesi i Komisioni Evropian, Melvin Asin, në prezantimin e fazës së dytë të masterplanit ka theksuar se rruga për rezultate konkrete aspak nuk është e lehtë, mirëpo, sipas tij, Komisioni Evropian pret që këto rezultate së shpejti të shihen.

    ”Të gjithë presim që sa më shpejt t’i shohim këto rezultate dhe ne veç jemi duke u përgatitur për konferencën e ardhshme të donatorëve. Ajo çka dua të them është se ky plan ka një potencial të madh dhe pjesëmarrja e komunitetit lokal është e një rëndësie të madhe”, ka thënë ai.

    Ekspertët e KE-së mendojnë që qendra e skijimit të zhvendoset në zonën e afërt në pjesën perëndimore të zonës ekzistuese, e cila do të ketë kapacitet për 10.000 mysafirë.

    “Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme parashihet zhvillimi në faza i pesë teleferikëve dhe i një fshati turistik për përmbushjen e kërkesës të më shumë se 6.000 mysafirëve”, thuhet në dokumentin e masterplanit për Brezovicën.

    Sipas këtij dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe gazeta, momentalisht Brezovica i plotëson kriteret e skijimit vetëm për skiatorë të nivelit të lartë, ndërkaq për fillestarë dhe kategoritë e tjera shumë pak. Nga 34.7 hektarë sipërfaqe sa ka aktualisht, sipas rregullave nuk mund të skijojnë më shumë se 1.580 skiatorë. Mirëpo me hapjen e pistës së re në perëndim do të mund të skijonin një numër shumë më i madh i njerëzve.

    Përkushtim shumë të lartë për Brezovicën tregojnë edhe zyrtarët komunalë të Shtërpcës. Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, thotë se qëllimi kryesor i pushtetit lokal është zhvillimi i qendrës së skijimit dhe mbajtja e konferencës së ardhshme të donatorëve, që pritet të mbahet nga fundi i nëntorit.

    “Komuna e Shtërpcës së bashku me Komisionin Evropian janë ndër iniciatorët e parë të këtij projekti. Ne kemi ardhur te ideja se Komunës së Shtërpcës i duhet një qendër e skijimit e cila do të punojë jo vetëm dimrit, por 365 ditë në vit. Përmes turizmit do të ringjallim edhe degët e tjera të ekonomisë, para së gjithash bujqësinë dhe blegtorinë. Pas prezantimit të fazës së dytë të masterplanit presim që deri në muajin nëntor ta kemi konferencën e donatorëve, ku do të jepet shansi për investime në këtë projekt”, thekson Nikoliq.

    Nënkryetari i Shtërpcës, Beqir Fejzullahu, duke çmuar lart ndihmën e Komisionit Evropian, thotë se tek ai kanë gjetur përkrahje për të investuar edhe në një pjesë të infrastrukturës që parashihet në implementimin e masterplanit dhe përpos kësaj parashihen edhe hapje të vendeve të shumta të punës.

    Ndërkaq, përfaqësuesi i firmës “Ekosign”, e cila e ka punuar këtë plan,Viktor Manuel Costa Cabrera, gjatë prezantimit të fazës së dytë të mastreplanit, muajin e kaluar në Shtërpcë, ka thënë se nga data 18 deri më 20 korrik do të mbahen punëtoritë, në të cilat do të prezantohen studimet e bëra dhe do të bëhet analiza e tyre.

    “Në punëtori do t’i prezantojmë të gjitha studimet dhe analizat e tregut, do të japim përgjigje se a mund të ndikojë kriza ekonomike në aktivitete, do ta bëjmë një studim ekologjik dhe do t’i prezantojmë pushimoret dhe analizën preliminare për shfrytëzimin e tokës. Kjo është pika ku mund të presim edhe informata e mendime të qytetarëve nga pushteti lokal dhe ai qendror, si dhe mendimin e të gjithë të interesuarve. Takimi do të ketë karakter interaktiv, e ne do t’i japim idetë”, ka thënë Costa Cabrera.

    Mirëpo, pa përgjigje mbetet dilema se çfarë do të ndodhë me qendrën aktuale të skijimit në Brezovicë. Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjen as vetë zyrtarët e Shtërpcës. Ata herë thonë se ajo mund të privatizohet, e herë i japin ngjyrime politike dhe krejt këtë për arsye se ende nuk janë zgjidhur kontestet pronësore me kompaninë INEX të Beogradit. Duke iu shmangur kësaj pyetjeje, zyrtarët e Shtërpcës thonë se 70 për qind e privatizimeve të ndërmarrjeve në Kosovë nuk kanë pasur sukses, për shkak se njerëzit që i kanë blerë nuk kanë qenë në profesionin adekuat.

    “Këtu qëndron pyetja, çfarë do të ndodhë me qendrën ekzistuese. Ne e kemi vënë në prioritet edhe privatizimin e saj, mirëpo për momentin nuk mund të themi asgjë. Një gjë e di se edhe ajo do të jetë në funksion për turistët”, thotë këshilltari i kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.

    http://kohaditore.com/index.php?page=1,3,59732
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •