Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 87
  1. #21
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga sirena_adria Lexo Postimin
    Ne vijim te citimit te Besos & postimit te Gloretes .....

    E c'te keqe ka. Dje ishim popull ushtar ..... sot jemi popull kengetar ! ..... shaka

    E ku ka me bukur ! Shqiptari kengen e ka ne gjak, i rrjedh nder damare! Jemi popull artist e virtuoz !

    Talente pacim ngahera ! Plot talente qofte dhe ky festival !

    Bashkombas le t'i vleresojme vlerat & t'i respektojme ato ! Kenga e bukur shqiptare do mbese gjalle nese ajo do transmetohet brez pas brezi !

    Rinia ka nevoje per inkurajim e vleresim ! Jane ata qe do marrin stafeten neser dhe do kenaqin shpirtrat tane ! Muzika e bukur shqiptare ka vend per te gjithe !!!


    Ashtu eshte, por duhet shume perpjekje te arrish atje ku do.

    Kenga e bukur, mbetet gjithmone mes nesh, jo vetem kengetaret, por edhe ata qe e kane shkruar ate, po ashtu meriten e ka dhe orkestra, me daulle, klarineta .....

    Dhe po nuk fitove, kjo nuk do te thote se deshtove perfundimisht, ka gjithmone nje rruge tjeter. Jeta vazhdon........

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anëtarësuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    erind
    Po keshtu edhe me kengen e Keisi Toles qe perseri Zhulali dhe une merituam vendin e 11 (u be koregjimi se piket tona ia kishin kaluar "hajduterisht" nje kengetareje franceze qe erdhi me 8 bodigarde dhe 1 klysh qeni kinez ne Moske.
    Ne nuk kishim buxhet per te bere LOBING(!). Deri edhe Maqedonia qe eshte "shtet" me xhetona...(!) organizoj Party per te promovuar kengen ndersa Delegacioni Shqiptar, mbeti ne "meshiren" e nje Drejtoreshe Psikopate qe tashme eshte pushuar nga puna nje farë Zamira Koleci. As ne konferencen per shtyp nuk begenisi kjo Koleci te marrë 2 autoret Zhulali - Doçi, por na vuri ne presidiumin e Konferences ca pederaste balerine, qe desh i rraha se kishin ardhur nga Athina dhe BEGIN e kishin te shkruar GREECE (Julian Bulku dhe 2 xhuxha nga Llakatundi. Ndersa balerini i futur ne "prezervativ blu" ishte nje ukrainas qe vallzonte me Bulkun në Athinë.
    Une po ta kem ne dore dergoj ne EUROSONGUN e sivjetshem Aurela Gaçen qe do konkuroje me nje kenge te Shpetim Saraçit, qe eshte nje nder Yjet e Muzikes Shqiptare! Pra tek mua nuk ekziston xhelozi!!!!!...Ne skenen e EUROSONGUT duhet te kesh këllqe se atje kendohet LIVE. Dhe kete detyre e arrin me se mire vetem Aurela!
    Respekt per te gjithe dashamiresit e Kenges Shqiptare
    Agim Doçi
    Pajtohem, kenga e Kejsit u shkaterrua nga koreografia e kot e Julianit. Gjithashtu edhe veshja ishte katastrofale.
    Por dua edhe te them se kenga fituese e Kejsit qe u kendua ne festivalin e kenges ne RTSH ishte me e fuqishme se sa versioni qe u be per Eurosong. Vargjet dolen bukur edhe ne anglisht, Carry me in your dreams.

    Mendoj se gjithe vemendja do shkon kete vit tek Aurela Gaçe.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anëtarësuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga sirena_adria Lexo Postimin
    Thoma Gaqi - Kompozitor

    Hajg Zaharian - Kompozitor

    Zef Çoba - Kompozitor

    Mefarete Laze - Kengetare

    Altin Goci - Kengetar

    Kozeta Mamaqi - Poete

    Fatmir Hysi - Muzikolog
    Keta ishin antaret e komisionit qe benen zgjedhjen e kengeve.
    Juria do caktohet se shpejti..

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Citim Postuar më parë nga erindi_al Lexo Postimin
    Keta ishin antaret e komisionit qe benen zgjedhjen e kengeve.
    Juria do caktohet se shpejti..

    Erind , s'e ke lexuar me vemendje titullin e postimit ..... Aty thote Komisioni Perzgjedhes !

    Eshte e parakohshme te flitet per juri. Jurite mbahen sekret e prezantohen naten e pare te Festivalit .

  5. #25
    A i ka degjuar njeri kenget? lol Linda Halimi ka bere mire nese ka ikur, nese e kane perjashtuar akoma me mire per ato qe ka thene. Nese nuk ka fakte, perse duhet te hapi fjale kot. Kenga e Albanit me Miriam mund te fitoj se eshte vertete me e realizuara dhe tani mqs ka thene Linda Halimi, nuk duhet te ndodh keshtu. Thashetheme te tilla pa baze, vetem demtojne konkurencen e festivalit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Françesku, një këngë për romët

    Françesk Radi iu kushton një këngë njerëzve shoqëria i mban larg për ngjyrën e lëkurës dhe mënyrën e jetesës. Kthehet në Festivalin e Dhjetorit pas 7 vjetësh


    Françesk Radi po i jep dorën e fundit me orkestrën e Radio-Televizionit Shqiptar këngës "Jetës i këndova". Ai po rikthehet në Festivalin e Dhjetorit. Teksti i shkruar nga Agim Doçi i zgjoi dëshirën të ngjitet në skenë si kantautor pas 7 vitesh.


    "Jetës i këndova" është varianti i parë i këngës i hedhur në një letër. Sa herë ulet para krijimit Radit i duket se sheh probleme të reja, kur i zgjidh, ia behin të tjera. Përvoja nuk e lejon që të veprojë shpejt.


    Është një këngë për ata që shoqëria i mban larg, për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe mënyrën e jetesës. Janë romët. Në tekstin e Doçit, "janë njerëzit me shpirt të lirë e sy të qeshur, ëndërrimtarët". Muzika e Radit, "i kap" në një moment të hareshëm, në një dasmë, ku ata i gëzohen kënaqësive të jetës.


    "Kënga është një dasmë rome. Rrëfej në këngë për shpirtin e tyre, botën e këtyre shtegtarëve pa atdhe", tregon këngëtari. Aty përzihen motivet folklorike dhe tingujt reggaeton. Deri tani dimë që ai do ta shoqërojë me kitarrë. Nuk ka dëshirë të zbulojë elementë të tjerë të krijimit, që publiku ta zbulojë natën e festivalit.


    Megjithëse i ka pak rezerva për teknikën që ende nuk arrin të përballojë të kënduarit live, për Françesk Radin, Festivali i Këngës në Radio-Televizion është momenti më i rëndësishëm në jetën muzikore shqiptare të një viti.


    "Ky festival i traditës, është një moment i bukur për autorët, për kompozitorët", shpjegon këngëtari. Ai vlerëson logjikën e përzgjedhjes së këngëve e cila përfshin të gjitha moshat, të gjitha zhanret.


    Është e largët koha kur Françesk Radi 22-vjeçar, sapo kishte mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, merrte pjesë në Festivalin e 11-të të Këngës në Radio-Televizion. Kënga "Kur dëgjojmë zëra nga bota", me tekst të Sadik Bejkos, ishte një protestë për luftën në Vietnam. Shqipëria ishte në krahun e popullit vietnamez.


    "Ishte një këngë rrok. Ne ishim mësuar që temave politike t'iu këndonim me marshe, me hymne. Kënga bëri përshtypje në qarqet e larta.


    Madje ministri i asaj kohe, deklaroi në një mbledhje: "Françesk Radi, i këndon Vietanimit, me kitarrë si amerikanët". Kjo s'ishte pak. Interpretimi i kësaj kënge më kushtoi disa vite në qytetin e Fushë-Arrzit. Më larguan nga Tirana, për prirjet moderne që ishin parë në muzikën time dhe për 8 vjet kam punuar në Shtëpinë e Kulturës atje", kujton këngëtari.


    U rikthye në festival vetëm në vitin 1993 me këngën "Një nënë, fëmijët, koha dhe unë", me tekst të Romina Power. Më 1994 me Mariza Ikonomin këndon "Telefonatë zemrash".
    Më vonë erdhën këngët: "Rroku i burgut" (1996), "Jeta s'të lë fëmijë" (1997), "Erdha Erdha" (1998), "Ky fat na ra" (1999), "Zemër trembur s'kam jetuar" (2002) dhe për herë të fundit ka marrë pjesë me "Syri i saj po më verbon" në vitin 2003, me tekst të Demir Gjergjit.


    Kjo retrospektivë e shkurtër të kujton se kantautorit Françesk Radi i pëlqen të jetë në korrent me kohën. Kujtojmë, "Rroku i burgun" kushtuar jetës nën diktaturë apo "Erdha, erdha" reflektimi për ngjarjet e viti 1997.


    Ka afro 30 vjet që hyn e del në Radio-Televizionin Shqiptar. Po të lëmë jashtë vitet e Fushë-Arrzit. Një fill i hollë e ndan jetën profesionale, nga jeta private, që ka bërë jashtë këtyre mureve. Edhe njeriu më i rëndësishëm, gjendet brenda atyre mureve, në studiot e transmetimit të lajmeve.


    Si ndihet pas tre dekadash? A ia ka vlejtur? A ka një çmim në fund e gjitha kjo?
    "Profesioni i muzikantit mbetet ndoshta më i papaguari në vend. Ka edhe shumë të tjerë, me përvojë, që ndoshta nuk janë trajtuar ashtu siç duhet të trajtoheshin."


    Jorida Pasku - Gazeta Shekulli

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Albani dhe Miriami; “Nuk e fshehim ambicien tonë, në festival hyjmë për të fituar”

    "Ende ka shpresë” është një këngë plot dashuri, sa baladë aq dhe energjike, për të cilën Alban Skënderaj dhe Miriam Çani kanë shumë shpresë se mund të rrëmbejnë trofeun e vitit në Festivalin e 49-të të RTSH-së. “Në festival sjellim këngën tonë të zemrës dhe hyjmë pse jo për të fituar… Dy këngëtarët shprehen kështu për gazetën “Panorama”, duke mos e fshehur aspak ambicien e tyre për të fituar kupën e këtij edicioni. Çifti i këngëtarëve të sukseshëm, që tashmë janë duke jetuar dhe një bashkëjetesë në Gjermani, u bënë objekt i thashethemeve mes këngëtarëve dhe zhurmës së krijuar në media se kishin bërë pazare paraprake duke blerë çmimin e parë të festivalit, një kupë që i çon këngëtarët automatikisht në skenën e Festivalit Europian. Pasi zjarri i thashethemit brenda mureve të Radio-Televizionit Publik Shqiptar mori përmasa mediatike, Miriami dhe Albani pohojnë nga Gjermania se po përgatiten që në festival të sjellin një këngë vërtet të zjarrtë. Alban Skënderaj tregon se si ndihet para garës, ku në skenën e Pallatit të Kongrereseve në datat 23, 24, 25 dhjetor do të ndajnë ethet e gares mes 32 këngëtarëve të rinj e VIP, ndërsa do të performojnë “live” në skenën ku një vit më parë provuan për herë të parë emocionet e moderatorëve:

    Alban, ende pa u shpallur lista e pjesëmarrësve në festival, gjithandej gëluan fjalë se ju kishit rënë në marrëveshje për të pasur një fitore të sigurt. Ke ndonjë koment?

    Në fakt, kjo gjë ndodh vetëm në Shqipëri dhe nuk është aspak e hijshme, pasi edhe kur nuk ekziston diçka, do të krijohet patjetër. Zhurma u krijua si fillim nga një këngëtare kosovare, Linda Halimi, dhe pas kësaj mbeti thjesht një thashethemnajë që u shua shpejt.

    Pse mendoni se u krijua kjo thashethemnajë pikërisht për ju të dy, ndërkohë që në garë ka dhe emra të tjerë të njohur?

    Po, mendoj thjesht nga ideja që ne vitin e kaluar ishim moderatorë të festivalit dhe që tashmë jemi të suksesshëm. Kjo mund të krijonte idenë se pas atij promocioni, natyrisht që do hamendësohej se kësaj here një ngjitje e jona në skenë mund të bëhej vetëm nëse do kishim të sigurt çmimin e parë. Por jo, s’ka lidhje…

    E shihni këtë zhurmë si një reklamë tashmë, apo si disfavor pasi hyni në garë ndoshta me një paragjykim...

    Nuk e di nëse mund të quhet reklamë. Gjithsesi, edhe pse asgjë s’kishte të vërtetë në atë që u tha, shpesh këto thashetheme të prishin punë, ndërsa kërkon të hysh në një garë si i barabartë me këngëtarët e tjerë. Mendoj se pas këtij zjarri, të cilit i është hedhur benzina ende pa filluar gara, mund të ndodhë që edhe të paragjykohemi… Por prapë them se bashkë me Miriamin në këtë garë hyjmë për të fituar dhe s‘kemi pse ta mohojmë këtë dëshirë.

    Ku bazoheni në ambicien tuaj për të fituar? A keni realizuar vërtet një këngë për shijet e Festivalit Evropian?

    Kënga “Ende ka shpresë” është një këngë shumë e zjarrtë, vargjet i kam shkruar unë, ndërsa për muzikën kemi punuar bashkë me Miriamin. Kemi një kohë të gjatë që punojmë për këtë këngë dhe natyrisht jemi optimistë dhe të lumtur, pasi kemi realizuar një këngë shumë të fortë, sa baladë aq dhe energjike.


    Gazeta " Panorama "
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-12-2010 më 12:49

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2003
    Vendndodhja
    Elbasan. Shqiperi.
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga Kile Lexo Postimin
    Personalisht mendoj qe Alban Skenderaj dhe aq me pak Miriam cani nuk jane ne stadin per te perfaqesuar shqiperin ne fest europian.... Albani akoma nuk ka nje karier te plote kurse Miriami nuk eshte kengetare dhe skendon asnje moment live. Duhet ti shmangim kengetaret butaforik mendoj dhe te na perfaqesoj nje kengetar me karier dhe suksese,mjaft kane shkuar turli kengetaresh.
    tani para pak ditesh Miriami dhe nje kocert live me orkester sinfonike duke kenduar 7 kenge ne Zwikau afer Berlinit
    degjoje dhe bindu si kendon Mirimi live ...e vetmja kengetsare shqipetare qe ka kenduar ne MTV dhe VIVA gjermane
    Tung
    :T

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2010
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Kile Lexo Postimin
    Personalisht mendoj qe Alban Skenderaj dhe aq me pak Miriam cani nuk jane ne stadin per te perfaqesuar shqiperin ne fest europian.... Albani akoma nuk ka nje karier te plote kurse Miriami nuk eshte kengetare dhe skendon asnje moment live. Duhet ti shmangim kengetaret butaforik mendoj dhe te na perfaqesoj nje kengetar me karier dhe suksese,mjaft kane shkuar turli kengetaresh.

    Fatkeqesisht jane njerez si ju qe nuk e lene shqiperine te eci perpara.
    Kur arrini te flisni keq per keta te dy qe jane ne majen e suksesit qe prej vitesh,atehere nuk ka me shprese.
    Kengetare me te suksesshem se alban skenderaj nuk ka patur 6 vitet e fundit ne shqiperi..Dhe thua qe ska karjere?Kur prej 6 vitesh ndodhet knostant ne majen e botes muzikore shqipetare??!!e ka mbajtur konstant suksesin e tij.
    Miriam Cani ka bere karjere ne gjermani dhe ka shitur mbi 2 milljon kopje,dhe ka qene vendi i pare ne hitet gjermane.Dicka qe ne HISTORINE E MUZIKES SHQIPETARE NUK KA NDODHUR ME PARE.

    Degjova performances e saj qe ka patur koncert para 2 javesh ne gjermani.Ka qene me sa lexova me nje nga orkestrat me te medhaja gjermane duke kenduar 7 kenge.Nje LIVE qe me mbushi syt me lote.Nje performance e shkelqyer dhe perendimore.Nje artiste e kompletuar.

    Une e quaj fat te na perfaqesojne 2 artiste te tille,qe nuk jane vetem te talentuar por kane nje qendrim prej artistesh te vertete.
    Ja uroj shqiperise kete gje sepse ka merituar njehere te kete dicka me te cilen mund te matet per here te pare me pjesetaret e tjere te evropes.

    Suksese dhe fat i uroj dhe fitoft me i miri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Miriamit i uroj sukses kudo qe te jete! Lus Zotin qe te gjithe artistat qe nderojne Kombin tone fisnik te arrijne majat e suksesit.
    Le te degjojme ne 3 netet e Festivalit se kush mund te na perfaqsoje denjesisht, por "ujkonja" Aurela Gaçe është DIVA e kenges sonë!
    Persa i perket trukut "live" ose "play back" nuk emocionohem shume, se gjermanet e hengren nje here ne Luften e Dyte Boterore!....lol

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anëtarësuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Kush e din se nga cili kengetare do zavendsohet Linda Halimi?

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin

    Le te degjojme ne 3 netet e Festivalit se kush mund te na perfaqsoje denjesisht, por "ujkonja" Aurela Gaçe është DIVA e kenges sonë!
    Ashtu eshte vertete AURELA eshte DIVE e kenges shqiptare ! E falenderoj me shpirt qe e çmon, vlereson & respekton PUBLIKUN SHQIPTAR anekand botes duke i dhene kuptim ARTIT TE VERTETE TE KENGES SHQIPE pikerisht ne skenen ku eshte shkruar historia e saj !

    Ajo plate, Ky Festival qe eshte VLERE E KOMBIT, zbukurohet, merr kuptim, merr jete kur ne te ngjiten me te mirët !

    Ai ka qene i me te mireve & duhet te mbetet i tille ! Jo thjesht nje gare per nje cmim , per nje prezantim ne Festivalin Europian - po nje MOZAIK i ME TE MIRAVE TE KRIJIMTARISE SHQIPTARE TE VITIT , sic qe ne vitet e tij me te mira !

    Sa keq qe gazetaria kulturore shqiptare ka rene ne duar ca njerezish qe e bejne punen per rroge e jo nga pasioni per artin ! Sa do doja te ishte ndryshe !

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Festivali i 35 - Dhjetor 1996

    Çmimi i Trete (Kompozimi i Markeljan Kapedanit ) & Çmimi i Interpretuesit me te Mire :




    Festivali i 36 - Dhjetor 1997

    Çmimi i Dyte ( Kompozim i Ferdinand Dedës , Vargjet e Ilirian Zhupes )




    Festivali i 37 - Dhjetor 1998

    Çmimi i Trete ( Kompozim i Adi Hilës )




    Festivali i 38 - Dhjetor 1999

    Çmimi i Pare ( Kompozim i Adi Hilës, Vargjet e Jorgo Papingjit )




    Festivali i 40 - Dhjetor 2001

    Çmimi i Pare ( Kompozimi i Adi Hilës, Vargjet e Jorgo Papingjit )


  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202
    Prezantuesit e Festivalit

    Jonida Maliqi
    Josif Gjipali
    Mirela Naska

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2010
    Postime
    2

    Cool Rikthimi i aurela gaces ka nje emer...

    Aurela Gace eshte kthyer ne Fastival pas shume vitesh,thjesht sepse i kane garantuar vendin e pare...Shume gjera me bejne te mendoj qe kane vendosur tja japin asaj...Jam me te vertete kurjoz te shoh se si do shkojne gjerat...

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anëtarësuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Lista e kompletuar e kengetareve qe do marrin pjese ne Festivalin e Kenges 49 ne TVSH.

    Gjysem finalja e pare - 23 dhjetor
    Kengetaret profesionalist
    1. Selami Kolonja – Marmara
    composer: Selami Kolonja, lyricist: Selami Kolonja

    2. Alban Skenderaj & Miriam Cani – Ende ka shpresë
    composer : Alban Skënderaj / Miriam Cani, lyricist : Alban Skënderaj / Miriam Cani

    3. Orges Toçe – Mari
    composer: Orges Toçe, lyricist: Orges Toçe

    4. Kamela Islami – Jetova për ty
    composer : Alban Male, lyricist : Olti Curri

    5. Blerina Shalari – Lutjes apo dashurisë
    composer : Blerina Shalari, lyricist : Blerina Shalari

    6. Ernis Çili - Fam
    composer: Ernis Çili, lyricst : Ernis Çili

    7. Dorian Nini – Mirësevini në Shqipëri
    composer: Jetmir Barbullushi, lyricist: Perikli Papingji

    8. Etmond Mancaku – Dashuri pas emrit
    composer: Etmond Mancaku, lyricist: Edmond Mancaku

    9. Ardita Tusha - Dikur besoja
    composer: Dritan Caushi, lyricist: Gjergj Jorgaqi

    10. Klajdi Musabelliu – Vetëm ti
    composer: Lambert Jorganxhi, lyricist Zhuljana Jorganxhi

    11. Evans Rama - Sonte
    composer: Evans Rama, lyricist: Evans Rama

    12. Dorina Garuci – Mirmbrëma engjëlli im
    composer: Sokol Marsi, lyricist: Jorgo Papingji

    13. Hersiana Matmuja – Me cilin rri ti dashuri
    composer: Gent Myftarai, lyricist: Agron Tufa

    14. Agim Poshka – Bota com.vetmi
    composer: Agim Poshka, lyricist: Olsa Poshka

    15. Marsida Saraçi – Vetëm s’jemi në botë
    composer: Valentin Veizi, lyricist: Arben Duka

    16. Entela Zhula – Lojë në dashuri
    composer: E. Veizaj, lyricist : Entela Zhula

    Te rinjet
    1. Ilir Kazaferi – Nuk je këtu
    composer: Ilir Kazaferi, lyricist : Ilir Kazaferi

    2. Maria Prifti – Pasuri e pasurive
    composer: Frederik Ndoçi , lyricist: Agim Doçi

    3. Megi Laska – Endërrat ekzistojnë
    composer: Fabian Asllani, lyricist: Megi Laska

    Gjysem finalja e dyte - 24 dhjetor

    Kengetaret profesionalist
    1. Adhurim Demiri – 24 orët
    composer: Adhurim Demiri, lyricist: Adhurim Demiri

    2. Besa Kokëdhima – E bukura dhe bisha
    composer: Besar Likaj, lyricist: Dalina Buzi

    3. Emi Bogdo – Letër për ty
    composer: Suela Kalaja, lyricist: Suela Kalaja

    4. Denis Hasa – Mbi xhaketën time
    composer: Xhavit Ujkani, lyricist: Ismail Kadare

    5. Kujtim Prodani – Ti ishe kreyvepër
    composer: Kujtim Prodani, lyricist: Arben Duka

    6. Goldi Halili – Në krahët e tua
    composer: Fatrin Krajka, lyricist: Fatrin Krajka

    7. Marjeta Billo – Përjetësi
    composer: Klodian Qafoku, lyricist: Dr. Flori

    8. Françesk Radi – Kemi dasëm’o
    composer: Françesk Radi, lyricist : Agim Doçi

    9. Aurela Gaçe – Kënga ime
    composer : Shpëtim Saraçi, lyricist : Sokol Marsi

    10. Heldi Kraja – E diela pa ty
    composer : Heldi Kraja, lyricist : Heldi Kraja

    11. Sonila Mara – Egoist
    composer : Sonila Mara, lyricist : Sonila Mara

    12. Mateus Frroku – Dimër në shprit
    composer : K. Bahiti, lyricist : Dr. Flori

    13. Xhejsi Jorgaqi – Rastësi
    composer : Genti Lako, lyricist : Jorgo Papingji

    14. Enkelejda Arifi – Një dashuri
    composer : Adrian Hila, lyricist : Pandi Laço

    15. Kejsi Tola – Pranë
    composer : Kristi Popa, lyricist : Florian Zyka

    16. Saimir Braho – Shtegëtar i jetës time
    composer: Endri Sina, lyricist: Saimir Braho

    Te rinjet
    1. Albi Xhepa & Semi Jaupaj – Dritë
    composer : Bojken Lako, lyricist : Bojken Lako

    2. Bledi Polena – Të jemi të dy
    Composer : Mihal & Eugen Bica, lyricist : Monika Katro

    3. Rudina Delia – Tek ti gjeta dashurinë
    composer: Rudina Delia, lyricist: Rudina Delia

    Marr nga esctoday.com
    http://esctoday.com/news/read/16357

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2010
    Postime
    13
    Agim te vleresoj shume per sinqeritetin dhe vertetsin qe te pershkruan.Une nuk jam profesionist i kesaj fushe por si shikues dhe adhurues i artit tone ju jap shume te drejt kur thoni se Aurela eshte Diva jone. Me sa kam lexuar ne media flitet se ka nje kenge te bukur te Shpetim Saracit dhe Sokol Marsit. Do ti uroja ketyre artsteve shume fat dhe asaj kengetareje te madhe si Aurela nje fitore te merituar. Albani dhe Miriami jane dy te rinj te talentuar por per mua asnjeri nuk eshte AURELA GACE .Respekte

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2010
    Postime
    13
    [QUOTE=SilvaSH;2942417]Fatkeqesisht jane njerez si ju qe nuk e lene shqiperine te eci perpara.
    Kur arrini te flisni keq per keta te dy qe jane ne majen e suksesit qe prej vitesh,atehere nuk ka me shprese.
    Kengetare me te suksesshem se alban skenderaj nuk ka patur 6 vitet e fundit ne shqiperi..Dhe thua qe ska karjere?Kur prej 6 vitesh ndodhet knostant ne majen e botes muzikore shqipetare??!!e ka mbajtur konstant suksesin e tij.
    Miriam Cani ka bere karjere ne gjermani dhe ka shitur mbi 2 milljon kopje,dhe ka qene vendi i pare ne hitet gjermane.Dicka qe ne HISTORINE E MUZIKES SHQIPETARE NUK KA NDODHUR ME PARE.

    Degjova performances e saj qe ka patur koncert para 2 javesh ne gjermani.Ka qene me sa lexova me nje nga orkestrat me te medhaja gjermane duke kenduar 7 kenge.Nje LIVE qe me mbushi syt me lote.Nje performance e shkelqyer dhe perendimore.Nje artiste e kompletuar.

    Une e quaj fat te na perfaqesojne 2 artiste te tille,qe nuk jane vetem te talentuar por kane nje qendrim prej artistesh te vertete.

    Une nuk mendoj fare keshtu,perkundrazi nuk eshte ndonje fat i madh te na perfaqesoj Albani apo Miriami ne fest europian.Do te ishte fat te ishte Elca Lila,Aurela Gace,Mariza Ikonomi,Anjeza Shahini,Alma Bektashi,Aleksander Gjoka,Elton Deda,Redon Makashi apo ndonje tjeter. Mbi cfare bazash vlereson ti dhe thua se 6 vjet qenkan ne majat e muzikes shqiptare????? Artisti nuk behet i madh me 6 vjet por me me shume se kaq.....Nese je fanse e Albanit e pranoj dhe nuk te paragjykoj absolutisht,por mos fol me superlativa qe as vet se di ku te cojn. Sa per karieren e Miriamit nuk po i futem fare diskutimit

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anëtarësuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Me kenget shqiptare futen 2 kengetare ne finalen e festivalit kombetar ne Azerbejxhan. Ky festival dergon fituestin ne Eurovizion.
    Kenget e tyre i kish te zgjedhura si kenget e dyt te tyre.

    Kejsi Tola - Carry me in your dreams



    Juliana Pasha - It's all about you

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2010
    Postime
    2

    Eurovizioni nuk premion karrieren..

    "Une nuk mendoj fare keshtu,perkundrazi nuk eshte ndonje fat i madh te na perfaqesoj Albani apo Miriami ne fest europian.Do te ishte fat te ishte Elca Lila,Aurela Gace,Mariza Ikonomi,Anjeza Shahini,Alma Bektashi,Aleksander Gjoka,Elton Deda,Redon Makashi apo ndonje tjeter. Mbi cfare bazash vlereson ti dhe thua se 6 vjet qenkan ne majat e muzikes shqiptare????? Artisti nuk behet i madh me 6 vjet por me me shume se kaq.....Nese je fanse e Albanit e pranoj dhe nuk te paragjykoj absolutisht,por mos fol me superlativa qe as vet se di ku te cojn. Sa per karieren e Miriamit nuk po i futem fare diskutimit[/QUOTE]"


    Eurovizioni Kile nuk vlereson karrieren po kengen qe prezanton,sdq alban skenderaj ka bere ne keto gjashte vjete,2 albume,single te ndryshme, musical,prezantime etj, gjera qe te cituarit e tu nuk i kane bere gjate gjithe karrieres se tyre..Mund te te citoj te njejtat gjara dhe per Miriam Cani-n..Historia e kenges duhet ruajtur por edhe ndryshuar vazhdimisht..(per mire normalisht)
    Ndryshuar për herë të fundit nga rollercoaster : 18-12-2010 më 16:35

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •