Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 87
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    jAM PLOTSISHT DAKORD ME SHIGJETEN!!!!!!!!!!
    jU UROJ TE GJITHEVE SHENDET E BEGATI PER VITIN 2011.
    URIME SHIGJETA E DASHUR.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2003
    Vendndodhja
    Elbasan. Shqiperi.
    Postime
    6
    [QUOTE=Kile;2953587]
    Citim Postuar më parë nga SilvaSH Lexo Postimin
    Fatkeqesisht jane njerez si ju qe nuk e lene shqiperine te eci perpara.
    Kur arrini te flisni keq per keta te dy qe jane ne majen e suksesit qe prej vitesh,atehere nuk ka me shprese.
    Kengetare me te suksesshem se alban skenderaj nuk ka patur 6 vitet e fundit ne shqiperi..Dhe thua qe ska karjere?Kur prej 6 vitesh ndodhet knostant ne majen e botes muzikore shqipetare??!!e ka mbajtur konstant suksesin e tij.
    Miriam Cani ka bere karjere ne gjermani dhe ka shitur mbi 2 milljon kopje,dhe ka qene vendi i pare ne hitet gjermane.Dicka qe ne HISTORINE E MUZIKES SHQIPETARE NUK KA NDODHUR ME PARE.

    Degjova performances e saj qe ka patur koncert para 2 javesh ne gjermani.Ka qene me sa lexova me nje nga orkestrat me te medhaja gjermane duke kenduar 7 kenge.Nje LIVE qe me mbushi syt me lote.Nje performance e shkelqyer dhe perendimore.Nje artiste e kompletuar.

    Une e quaj fat te na perfaqesojne 2 artiste te tille,qe nuk jane vetem te talentuar por kane nje qendrim prej artistesh te vertete.

    Une nuk mendoj fare keshtu,perkundrazi nuk eshte ndonje fat i madh te na perfaqesoj Albani apo Miriami ne fest europian.Do te ishte fat te ishte Elca Lila,Aurela Gace,Mariza Ikonomi,Anjeza Shahini,Alma Bektashi,Aleksander Gjoka,Elton Deda,Redon Makashi apo ndonje tjeter. Mbi cfare bazash vlereson ti dhe thua se 6 vjet qenkan ne majat e muzikes shqiptare????? Artisti nuk behet i madh me 6 vjet por me me shume se kaq.....Nese je fanse e Albanit e pranoj dhe nuk te paragjykoj absolutisht,por mos fol me superlativa qe as vet se di ku te cojn. Sa per karieren e Miriamit nuk po i futem fare diskutimit
    Kile...une e njoh mire karrieren e Miriamit...cdo kengetar i muzikes se lehte shqipetare i tanishem do ta kishte ender te jetonte nje jave jeten artistike te Miriamit ne tre vite e grupit preluders www.preluders.de...kam pare ambasadoren tone ne Austri te perlotej kur ajo - Miriami ,kendonte ne nje salle ku edhe kenga nuk degjohej nga oshetimat dhe duartrokitjet e pafund te njerrezeve...
    :T

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    ÇMIMI I PARË
    "Kënga ime"
    Teksti: Sokol Marsi
    Muzika: Shpëtim Saraçi
    Këndon: Aurela Gaçe

    Përpjekja e Shpëtim Saraçit për të sjellë në festival një këngë me motive popullore është për t'u përgëzuar, edhe pse kënga nuk është shumë e arritur. Ideja është e mirë, por gjatë këngës ka ndërlikime e spërdredhje notash të panevojshme, tipike kjo për muzikën e Saraçit. Kënga nuk është e nivelit të lartë, por të tjera më të mira nuk pamë. Aurela këndon mirë dhe do të kishte sukses në "Eurovision" sikur kënga të ishte më e bukur.


    ÇMIMI I DYTË
    "Ende ka shpresë"
    Teksti: Alban Skënderaj, Miriam Cani
    Muzika: Alban Skënderaj, Miriam Cani
    Këndojnë: Alban Skënderaj, Miriam Cani

    Kjo është një baladë-serenatë e zakonshme që për nga forma mund të jetë më e pranueshme për veshin e shumicës, por që nga përmbajtja nuk ka asgjë të veçantë. Kënga nuk përcjell ndonjë emocion dhe melodi që të mbetet në mendje. Këngë si kjo mund të bëj dhe unë nja katër a pesë copë në ditë. Njerëzit janë lodhur me këto lloj serenatash. Albani duhet të ndryshojë stil, duhet të bëjë edhe këngë ritmike, si dhe të mundohet të fusë motive popullore nëpër këngët e tij.

    Tjetër gjë që nuk më pëlqeu, ishte vendosja e dy emrave tek teksti dhe muzika, domethënë që e kishin bërë bashkë, edhe tekstin edhe muzikën. E kuptojmë që ata e duan shumë njëri-tjetrin, por romantizmin e tyre le ta tregojnë në gjëra të tjera, jo këtu.

    Përfundimisht, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision" nuk është cilësore, po me ç'duket ky ishte niveli i Festivalit Shqiptar të Këngës këtë vit. Nuk i dëgjova të gjitha këngët, po nga këto dy çmimet e para mbeta i zhgënjyer.

  4. #64

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2010
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga Mjeku i femijve Lexo Postimin
    Gjynah qe nuk ke qen ti ne jurine e famshme gjermane qe e zgjodhi Miriamin nder 14 mije te rinje dhe te reja nga e gjithe Europa...!!!!
    Besoj se e degjuam festivalin dhe njekohesisht te kenduaren e Miriamit qe gjithe kohes vetem stononte......tung

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2010
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    jAM PLOTSISHT DAKORD ME SHIGJETEN!!!!!!!!!!
    jU UROJ TE GJITHEVE SHENDET E BEGATI PER VITIN 2011.
    URIME SHIGJETA E DASHUR.
    dmth.. agim dhe ti e ktheve shpejt???!!!!! Sikur thoje qe duhet ta fitonte Aurela Gaqe dhe tani....Ndoshta je zhgenjy nga vlersimi per kengen tende. Mua me pelqeu shume ajo kengetaria e re Prifti,ishte vertet zbulim por kenga ishte sperdredhur shume dhe nuk ishte formatu bukur. Ajo kengetare ka te ardhme. Gezuar 2011

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kile i dashtun.

    Mos ma mbaj kasavetin, se une nuk privatizuar festivalet. Patjeter duhet te marrin çmim dhe te tjeret. Aurela Gaqe ka te gjitha te dhenat, por Albani dhe Miriami e kanë te ardhmen perpara! Kanga e tyre ishte e mrekullueshme. Sa per Marie Stefi Priftin, te kesh besim qe une siç kam bere 16 vjeçaret historikisht HITE te Festivaleve (po ti kujtoj P. Simaku, I.Libohova, M. Nallbani, A.Shahini, K.Tole, Doruntina Dishen e Flaka Kerlani, DO TA BAJ DHE MARIE PRIFTIN

  8. #68
    Këto këngët e Albanit, pasi dëgjohen disa herë, bëhen të mërzitshme.
    Vetëm mjaullima e qurravitje si përherë, aq më tepër edhe aludime politike.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Duket ishte "rradha" e Saraçit per te fituar festivalin dhe te perfaqsohej ne Eurosong. Me gjithe emrat 'e medhenj', kenga fituese nuk ishte gje. Nese do vazhdohet t'i jepet njerit apo tjetrit, vetem per emrin qe kane ne muzike dhe jo kengen qe sjellin, jo vetem ne Eurosong nuk do arrijme te marrim piket, por vete festivali do humbi besueshmerine.
    Kenga e vendit te dyte ishte shume here me mire...
    Mjafton te shikoje jurine e festivalit , per te kuptuar qe Fituesja ishte Percaktuar , po jo sic u trumbetua me buje nga "gojemadhja" LINDE !!!

    DAVID TUKIÇI ne krye te tre viteve ANETAR JURIE PERSERI ???!!!! Po pse valle ?? A thua kane mbaruar kompozitoret shqiptare, me SHUME kontribut ne Muziken e Lehte Shqiptare e vecanerisht ne Festival si EMBLEME E SAJ, qe laj - thaj ATE !!!!

    Jo me larg se para 1 jave pashe 3 kompozitore bashke ne nje program promovues per krijimtarine e G. Mullahit - ALFONS BALLICI, LUAN ZHEGU - KENGETAR & KOMPOZITOR, GAZMEND MULLAHI po ka dhe plot te tjere EMRA te tjere JOSIF MINGA, FLAMUR SHEHU, VLADIMIR KOTANI, ALFRED KACINARI , AGRON XHUNGA, etj etj

    MANJOLA NALLBANI anetare jurie..... ???!!! Po pse jo AFERDITA ZONJA, EMA QAZIMI, IRMA LIBOHOVA, ALBERIE HADERGJONAJ, FITNETE TUDA . Paraqitjet e fundit te Manjoles ne Festival s'lane ndonje shije suksesi !

    ALBAN SKENDERAJ kish qene anetar jurie ne festivalin e fundit qe kendoi MANJOLA dhe nuk e futi ATE ne 10-shen me te mire , duke mos e vleresuar me pike. A MUNDET VALLE MANJOLA T'I JEPTE CMIMIN E PARE ALBANIT ???!!!! AS QE BEHET FJALE !!!

    Keto jane gjera qe lehtesisht fare i kap syri i ARTDASHESIT . JURIA NUK ISHTE ASNJANESE - KISHTE 2 ANETARE qe padiskutim edhe nese ishte me e bukura , s'ja jepnin ALBANIT E MIRIAMIT !!!

    15 KANTAUTORE pjesmarres ne festival - Pse jo nje KANTAUTOR I SUKSESSHEM PER TE DHENE DHE AI NJE VLERESIM NGA KY POZICION NE JURI ! Pse jo ALEKSANDER GJOKA aq i suksesshem !

    U zgjodh Juria e atille , per ta cuar Cmimin atje ku ishte Vendosur tashme !!!

    Kur spektatori kupton, KRIJUESIT dhe PROTAGONISTET E FESTIVALIT s'e paskan kuptuar qe cmimi ishte kopsitur tashme ??!! Sigurisht qe po , ndaj jo vetem ne kete forum , por dhe diku tjeter pati forumist te flisnin per kete para se festivali te niste.....

    Gjithsesi, gjithcka eshte vendosur ..... MOT ME MIRE !!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-01-2011 më 13:14

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Kile i dashtun.

    Mos ma mbaj kasavetin, se une nuk privatizuar festivalet. Patjeter duhet te marrin çmim dhe te tjeret. Aurela Gaqe ka te gjitha te dhenat, por Albani dhe Miriami e kanë te ardhmen perpara! Kanga e tyre ishte e mrekullueshme. Sa per Marie Stefi Priftin, te kesh besim qe une siç kam bere 16 vjeçaret historikisht HITE te Festivaleve (po ti kujtoj P. Simaku, I.Libohova, M. Nallbani, A.Shahini, K.Tole, Doruntina Dishen e Flaka Kerlani, DO TA BAJ DHE MARIE PRIFTIN

    Z. Agim - Respekte per vargjet e mrekullueshme qe shkruani ! Veshtire mos te binte ne sy komenti juaj ne krye te kesaj faqe & per hir te se vertetes, s'ju besova syve kur e pashe! Ju ishit ai qe ne intervisten tuaj , sjelle ne Fq. 1 te kesaj teme , shpreheshit se do "benit namin" ne media po te fitonin Albani e Miriam, ndersa tani pas festivalit shkruani se kenga ishte e mrekullueshme & jeni dakort me Shigjeten ......


    Linda Halimi ka akuzuar për shitjen e çmimit të parë. A keni një koment për këtë?

    Është hedhur uthull në sheqer. Linda Halimi ka thënë se çmimi është shitur dhe do ta marrë Alban Skënderaj. Unë kam protestuar dhe i kërkova stafit të RTSH-së që kjo këngëtare duhej përjashtuar nga festivali. Sepse e dija se po t'i vërtetohet parashikimi Linda Halimit unë stafin drejtues të televizionit, do ta shkatërroja përmes mediave, nëse i japin apo i projektojnë çmimet paradhënie. Nuk jam partizan që TVSH-ja e shet çmimin. Para dy vitesh kisha një këngë të mrekullueshme me Zhulalin, e këndoi Flaka Krelani e Doruntina Dishën, dhe ne ishim përgatit për të fituar, por u votuam nga Xhuvani dhe Alban Skënderaj me zero pikë. Atë vit e mori Adrian Hila me Olta Bokën dhe krijova përshtypjen se çmimi u shit. Vjet fituam unë dhe Zhulali, por ne nuk e kemi privatizuar festivalin. Më vjen keq që mungojnë penat si Gjok Beci apo Xhevahir Spahiu, por meqenëse kam veshur kanatjerën e TVSH-së në 36 festivale, nuk mund të bëhem interesant për lexuesit duke thënë i kanë shitur çmimet. Mund të bëhem "interesant", por i sinqertë duke thënë që TVSH-ja është foleja ku unë kam hedhur të gjitha krijimet e mia. Është hipoteka ime. Mua më kanë vjedhur hipotekën time.


    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=89363


    Cilin Z. Agim te besojme ? Personalisht e degjoj festivalin per krijimtarine e bukur dhe them se perseri ne kete festival nuk mungoi. Ende kam shpresa se me te mira do te vijne ne vijim.

    Juria duhet te ishte tjeter, jo ajo qe pame. Zhgenjyes vleresimet e tyre, vecanerisht LENIA JASHTE FINALES E ARTISTES KEJSI TOLA ME KOMPOZIM TE KRISTI POPES.

    KEJSI qe dha nje performance te shkelqyer VOKALE & ARTISTIKE ne EUROSONG me kengen e Maestro Zhulalit & Tuajen dhe KRISTI , kompozitori i VENDIT TE TRETE VJET me " Gjera te Thjeshta " s'besoj se erdhen aq dobet sa per te mos u pranuar as ne Naten Finale !!!

    Uroj qe pertej zhgenjimeve qe artistet marrin te mos e braktisin skenen e FESTIVALIT te KENGES !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-01-2011 më 16:12

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Françesk Radi: Juria shkatërroi këngëtarët profesionistë në festivalin e RTSH
    Kantautori i njohur tregon zhgënjimin që mori në edicionin e 49 të Festivalit të Këngës në RTSH

    “Në festival u krijua një lloj lobizmi brenda institucioni. Si mund të zgjidhet një komision totalisht me pseudopedagogë të Akademisë së Arteve dhe në jurinë e festivalit nuk ishin emra të cilët janë përfaqësues të denjë të këngës shqiptare”, kështu u shpreh kantautori Françesk Radi, i cili këtë vit ishte pjesëmarrës në festivali me këngën “kemi dasëm’o” me tekst të Agim Doçit me muzikë të krijuar nga vetë ai. Një zhgënjim i madh në këtë edicion të 49 të Festivalit të Këngës në RTSH për kantautorin Françesk Radi, i cili tregon se ndihet i poshtëruar nga vlerësimi që i bëri juia këngës së tij.

    Në këtë intervistë ia tregon se juria ishte e ndërtuar me njerëz të cilët ishin të njëanshëm në vlerësimet e tyre. “Përveç poshtërimit që më bënë në festival Manjola Nallbani, Robert Radoja, Aleksandër Peçi dhe Artan Minarolli, nuk kam se ç’mendoj më. Më vjen shumë keq për këtë vlerësim që i bëri këngës Artan Minarolli, pasi ai e mban veten si një djalë që është dhe qytetar Tirane”, tregon kantautori Françesk Radi. Duke pohuar se i vjen keq për vlerësimin që iu bë në festival, ai tregon se janë penalizuar dhe shumë emra të tjerë këngëtarësh që janë të njohur, dhe sipas tij nuk e meritonin këtë vlerësim që u bë nga juria, të cilën ai e përkufizon si të ndërtuar me pseudopedagogë të Akademisë së Arteve. “Është jo vetëm zhgënjyese, por për mua kjo është shkatërruese kur unë shikoj që është bërë një vlerësim i tillë. Shikoj që Robert Radoja jep zero pikë, atëherë çfarë vlerësimi mund të kem për këtë njeri, ndërkohë që edhe për mua ai ka një vlerësim zero si njeri. Unë do ti them Robert Radojës që ju keni 20 vite që nuk bëni asgjë në muzikë. Pse ti më vlerëson me zero pikë në festival, kur vetë ke kaq vite që nuk sjell asgjë në muzikë. Manjola Nallbani më vlerëson me zero pikë, që kjo këngëtare ka disa festivale që janë zhvilluar në RTSH dhe ajo ka qenë skandal. Më vjen keq po nga gjykimi që iu bë këngës sime dhe nga Aleksandër Peçi, i cili më dha zero pikë, i cili ka disa këngë komuniste në vite dhe ai sot gjykon për një stil kënge që ai nuk e njeh”, tregon kantautori. Françesk Radi njihte dhe për shumë këngë hit si “Adresa” 1972, “Biçikleta” 1972, në festivalin e 11 solli këngën “Kur dëgjoj zëra nga bota” po në 1972. I njohur është dhe pas viteve ’90 me këngë si “Telefonatë zemrash” 1994, “Rroku i burgut” 1995, “Zemër e lodhur” 1997, “Humba pranverën” 1998, “Ky fat na ra” 2000, “Nuk mund të dashuroj” 2002.


    -Ishit konkurrent këtë vit në festivalin e fundvitit në RTSH, ku ju erdhët me një këngë të kompozuar dhe orkestruar, kënduar nga ju vetë dhe me tekst të Agim Doçit, çfarë mund të na thoni për këngën tuaj e cila erdhi me një mesazh të veçantë në skenën e festivalit?

    Me këngën time në këtë festival unë desha të sjell një mesazh, për të gjithë ata njerëz ose komuniteteve që ndoshta kanë qenë të persekutuar, të diskriminuar ose kanë kaluar periudha të veçanta racizmi. Kënga ime sillte një dasëm, unë erdha në këtë festival për të sjellë shpirtin shtegtues, shpirtin e lirë të këtyre njerëzve shtegtues, të këtij komuniteti rom që për fat të mirë janë edhe tek ne. Romët janë një komunitet, i cili jeton në harmoni me komunitet e tjera në Shqipëri dhe si të tillë ata kanë të drejtat e tyre. Unë mendoj se solla një dasmë rome për të krijuar atë harmoninë, tolerancën, shpirtin e tyre shtegtues dhe të lirë.

    -Kënga juaj megjithëse u mirëprit nga publiku, sërish ajo nuk mori një vlerësim të tillë nga juria e festivalit. Ju çfarë mendoni për këtë?

    Unë erdha në festival me pretendimin që të sjell një këngë që ta këndojë populli, një këngë që të ishte e thjeshtë. I vura detyrë vetes që të sjell një këngë që të jetë shqiptare në radhë të parë me motive dhe pothuajse ajo ishte e vetme që ishte e kompletuar në motivet shqiptare. Këtë ma kanë thënë dhe shumë kolegë të mi muzikantë që më kanë bërë urimin pas natës së dytë të Festivalit të Këngës në RTSH. Dua të përmend këtu të madhin Aleksandër Gjoka, Sherif Merdanin, i cili më dërgoi një mesazh për atë që sjell kënga dhe motivn që ajo ka. Pra në këtë festival unë erdha jo me pretendimin për të fituar këtë festival, unë erdha për ti treguar dhe autorëve të rinj që të kthejnë kokën pas dhe të shikojnë dhe traditën e këngës shqiptare sepse nuk kanë qenë pa gjë. Pyetja për jurinë, ka vend se ç’të thuhet, ka shumë rezerva për vlerësimin që iu bë këngës në festivalin e këngës. Radiotelevizioni Shqiptar është munduar që të zgjedhë një komision që të jetë i paanshëm sepse kështu e kërkojnë të gjithë, një komision që të jetë dhe profesional, të jetë një komision që e njeh këngën ose një interpretues që ka kënduar që njeh muzikën, por në këtë drejtim unë kam shumë rezerva.

    -Në juri kishte emra të cilët këngën tuaj e vlerësuan me zero pikë dhe i takon dhe fushës së muzikës. Ju si e gjykoni këtë?

    Në fakt është jo vetëm zhgënjyes por për mua kjo është shkatërruese kur unë shikoj që është bërë një vlerësim i tillë. Shikoj që Robert Radoja jep zero pikë, atëherë çfarë vlerësimi mund të kem për këtë njeri, ndërkohë që edhe për mua ai ka një vlerësim zero si njeri. Unë do ti them Robert Radojës që ju keni 20 vite që nuk bëni asgjë në muzikë. Pse ti më vlerëson me zero pikë në festival, kur vetë ke kaq vite që nuk sjell asgjë në muzikë. Manjola Nallbani më vlerëson me zero pikë, që kjo këngëtare ka disa festivale që janë zhvilluar në RTSH dhe ajo ka qenë skandal. Për mua kjo këngëtare nuk ka mësuar akoma dhe vetë të këndojë. Nuk mundet që një këngëtare e tillë të më gjykojë mua me zero pikë? Më vjen keq po nga gjykimi që iu bë këngës sime dhe nga Aleksandër Peçi, i cili më dha zero pikë, i cili ka disa këngë komuniste në vite dhe ai sot gjykon për një stil kënge që ai jo vetëm nuk e njeh por vjen dhe na vë dhe vulën për të vlerësuar një artist. Ai ka dhënë një vlerësim të tillë edhe për shumë artistë të tjerë dhe më vjen shumë keq nga kjo gjë që u bë në festivalin e fundvitit në RTSH. Po ashtu edhe vlerësimi i Artan Minarollit ishte shumë i dobët në festival. Më vjen shumë keq për këngëtaren Kejsi Tola e cila nuk mori vlerësim. Si mund të lihet Kejsi Tola jashtë festivalit, një këngëtare e cila na ka përfaqësuar dhe në Festivalin Europian, duke na bërë një prezantim dinjitoz. Ishte një fatalitet ikja e saj së bashku me kompozitorin Kristi Popa, po ashtu dhe Rudia Delia nuk mori vlerësimin që meritonte nga juria. Kjo është e patolerueshme për jurinë, ata duhet të përgjigjen për këtë vlerësim. Për mua është një gabim i rëndë që këto vlerësime penalizuan shumë këngëtarë të cilët meritonin më shumë. Për mua është e papranueshme ai vlerësim që u bë dhe për Kujtim Prodanin, Edmond Mancaku i cili pruri diçka tjetër këtë vit në festival, ai erdhi ndryshe nga herët e tjera. Nëse do të këndohet një këngë në festival është kënga “Kemi dasëm’o” dhe këtë e them jo se është kënga ime por ajo është e publikut. Më vjen keq që ndodhi kjo në prag të Vitit të Ri, pasi unë kisha dëshirë që ti bëja një dhuratë këtij kombi me një këngë të bukur, pasi dhe vetë qeveria vetë Jozefina Topalli i priti në Parlament dhe unë mendova ti bëja një dhuratë pavarësisht se juria e shkatërroi me vlerësimin që bëri. Për këtë u krijuan dhe këto vlerësime me zero pikë, vetëm për të krijuar lobizmin në festival.

    -Jo si një konkurrent në festival, por si një specialist në fushën e muzikës pse u bënë këto vlerësime të cilat penalizuan dhe këngëtarë të tjerë?

    Përveç poshtërimit që më bënë në festival Manjola Nallbani, Robert Radoja, Aleksandër Peçi dhe Artan Minarolli, nuk kam se ç’mendoj më. Më vjen shumë keq për këtë vlerësim që i bëri këngës Artan Minarolli pasi ai e mban veten si një djalë që është dhe qytetar Tirane. Në këtë festival u krijua një lloj lobizmi brenda institucioni. Si mund të zgjidhet një komision totalisht me pseudopedagogë të Akademisë së Arteve. Si mund të ndërtohet një komision i tillë, duke shtuar këtu që në jurinë e festivalit nuk ishin emra të cilët janë përfaqësues të denjë të këngës shqiptare. Ke sa të duash sot emra të tillë që kanë dhënë një kontribut të çmuar në këngën shqiptare. Kemi sot emra si Alfons Balliçin, Aleksandër Lalo, Enver Shëngjergjin, kemi Flamur Shehun kemi plot emra të këngës shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk ishte në juri. Kënga iu la në dorë Aleksandër Peçit, që për mua ai është një njeri i dështuar në këngë. Ai nuk ka bërë asgjë në gjininë e këngës së lehtë shqiptare. Anëtarët e jurisë i dhanë Françesk Radit zero pikë, sepse unë nuk duhej të merrja vlerësim në këtë festival.

    -Po ana organizative ajo pjesë që nuk ka të bëjë me këngën si ishte në festival?

    Për këtë pjesë, janë momente që i takojnë regjisë, i cili atë ka parë të arsyeshme për të sjellë dhe atë ka zgjedhur dhe përgjegjësia i takon regjisorit nëse nuk është sjellë në mënyrën më të mirë.

    -Një rikthim pas shtatë vitesh për ju në këtë festival të fundvitit që zhvillohet në RTSH. Ju thatë para zhvillimit të festivalit që e prisni me emocione, sa do të ndikojë tek ju ky vlerësim, a do të vazhdoni sërish të sillni këngë të bukura?

    Natyrisht që ky vlerësim që më është bërë në festival sigurisht që më ka prekur emocionalisht. Ne së bashku me Teftën jemi shumë të sinqertë, jo vetëm me vetëm tonë por dhe me publikun. Unë sigurisht që nuk pretendoja për çmim të parë apo dhe të dytë, por sigurisht që nuk pretendoja dhe për një vlerësim të tillë. E dinë të gjithë njerëzit,e dinë kolegët e mia se çfarë kam bërë unë për muzikën shqiptare. Unë këtë vlerësim që më ka bërë Aleksandër Peçi nuk kam për t’ia falur kurrë.

    -E ndërkohë që ju veçse konkurrent në festival, keni qenë dhe redaktor përgjegjës i muzikës i edicionit të 49 të festivalit të këngës.

    Si redaktor përgjegjës sigurisht që unë kam mendimin tim, pasi këto këngë nuk i prodhon Radiotelevizioni Shqiptar, por këto vijnë nga kompozitorë të ndryshëm dhe ne kemi të drejtë që ato ti përzgjedhim. Unë mendoj që përzgjedhja është bërë profesionale dhe mbi bazë të aftësive. Mund të ketë pasur ndoshta diçka të vogël, pasi këngët vijnë të regjistruara dhe mund të bëhet dhe ndonjë manipulim me rregjistrim. Komisioni gjykon atë që dëgjon direkt nga regjistrimi dhe komisioni që bën përzgjedhjen e këngës nuk e di se çfarë niveli mund të jetë këngëtari në festivali ku këndohet live. Unë mendoj se përzgjedhja e këngëve ka qenë e mirë dhe këngët janë përzgjedhur ato që janë më të mira.

    -Sipas jush si vjen festivali i RTSH në krahasim me evenimentet e tjera muzikore që zhvillohen në vendin tonë?

    Festivalet e tjera për mua janë spektakle dhe jo festivale, pasi ato bëhen me superpozime dhe regjistrohen kohë më parë. Për mua festivali në RTSH duhet të jetë një kualitet unik gjithmonë, megjithëse ka dhe shumë meta. Që një festival në RTSH të jetë unik sigurisht që duhet të largojë edhe elementët që e dëmtojnë. Është folur gjithmonë për jurinë në festivale, e cila në shumë raste ka sjellë dhe një shkatërrim të tij, ku disa pjesëtarë të jurisë kanë bërë vlerësime të tilla që kanë sjellë dhe skandale në festival. Për mua pjesa më delikate e festivalit ka qenë gjithmonë juria e tij, gjithmonë ka pasur probleme dhe kjo duhet zgjidhur.

    -Festivali në RTSH mbahet me interpretimin live, por mendoni se i plotëson kushtet për të qenë i tillë?

    Mendoj se ka shumë punë për të bërë, dhe kur ne themi se kemi një festival live, atëherë dhe artistët duhet të jenë të afirmuar dhe që janë në kohë dhe këndojnë në skenën e festivalit, por shumë artistë që kanë munguar. Në festivale të tjera p.sh tek “Kënga Magjike” këndojnë shumë këngëtarë dhe nuk vijnë në festivalin e RTSH. Unë ua vë fajin dy faktorëve, e para ndoshta kanë frikë nga konkurrimi live dhe e dyta ndoshta vetë ata që e organizojnë festivalin nuk i lenë këta këngëtarë të vijnë në festivalin e RTSH.

    -Keni shumë vite që jeni pjesëmarrës në festival, por mund të na bëni një krahasim sa i takon këngëve që vinin në skenën e festivalit para viteve ’90 dhe këngët që vijnë sot në festival, çfarë mund të na thoni për origjinalitetin e tyre?

    Para viteve ’90 ka pasur këngë të bukura, ato vinin të krijuara bukur pavarësisht periudhës së diktaturës që ishte në atë kohë. Në atë kohë kënga shqiptare bënte më shumë përpjekje se sa tani sepse duhej të përballej dhe me sistemin dhe artistët gjithmonë përpiqeshin nga njëra anë të tërhiqnin dhe nga ana tjetër të lëshonin në krijimtarinë muzikore në atë kohë dhe përpjekjet e tyre kanë qenë të magjishme. Nëse ne i referohemi arkivës pjesa e para viteve ’90 ka sjellë më shumë këngë se sa pas këtyre viteve. Pavarësisht nga korniza e realizmit në atë kohë ata kanë qenë të gjithë profesionistë. Kanë qenë njerëz që e njihnin muzikën, që kishin studiuar, ndërsa tani ne habitemi pasi kemi njerëz që nuk dinë se ç’është muzika dhe vijnë dhe bëjnë muzikë. Janë njerëz që nuk njohin pentagramin, që nuk kanë një bazë pedagogjike shkollore. Muzika është profesion i vështirë dhe jo kushdo mund të merret me muzikë. Sot ka dhe shumë pseudo artistë që thonë nuk është bërë muzikë para viteve ’90, por unë do t’ju përgjigjesha që këtyre zërave që shprehen në këtë mënyrë që as tani nuk bëjnë muzikë por as në atë kohë nuk kanë bërë muzikë. Ardit Gjebrea për mua muzikë më të bukur ka bërë para viteve ’90, po ashtu dhe kompozitori Agim Krajka ka bërë muzikë shumë të bukur në atë kohë, kompozitori Flamur Shehu këngët më të bukura i ka pasur para viteve ’90. Unë dy këngë kam bërë para viteve ’90, “Adresa” dhe “Biçikleta”, por sot të dyja i kanë rezistuar kohës, po ashtu ka dhe shumë kompozitorë të tjerë që i përshëndes.




    Teksti - Agim Doçi
    Muzika- Francesk Radi
    Këndon- Françesk Radi

    “Kemi dasëm’o”

    Ngado që shkova jetës i këndova
    Në mes njerëzve,çdo gëzim e mora
    An e mban veç nga sytë i njoha
    Ndonëse bardh e zi- kane shpirtin plot

    Hej pse të dolën lotët e gëzimit
    Ti ja njohe djalit zemrën edhe shpirtin
    Kemi dasëm hajde të gëzojmë
    Hajde Lali hajde, hajde të festojmë

    Hej, ju që shtegtoni si zogj pa atdhe
    Keni shpirtin dhe ëndrrat si ne
    Sytë e qeshur nga hera
    Sot e përgjithmonë

    Hej hallet zemra le ti harroj
    Kemi festën e lalit-o
    Le ta ndezim sonte
    Se është nata jonë


    Hajde djali hajde,Hajde djali hajde
    Hajde hidhe vallen,Vallen deri vonë
    Hajde nuse hajde,ti harrojmë hallet
    Nuk kalohet jeta bardh e zi gjithmonë


    Janë miliona zemra, duan jetën ta jetojnë
    Ta jetojmë së bashku, hallet tona ti harrojmë

    Oh, sa bukur po kërcen ky djali ri
    Dhe kjo nusja, me sa naze qe i rri
    Le te çmenden,vajzat edhe djemtë e ri
    Kemi dasëm o!



    Vlerësimi i këngës “Kemi dasëm’o”

    Aleksandër Peçi zero pikë
    David Tukiçi katër pikë
    Robert Radoja zero pikë
    Artan Minarolli dy pikë
    Edison Miso katër pikë
    Manjola Nallbani zero pikë
    Edmond Tullumani tre pikë



    Julia Vrapi - Gazeta "SOT"
    http://www.sot.com.al/index.php?opti...ture&Itemid=59
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-01-2011 më 16:20

  12. #72
    Citim Postuar më parë nga sirena_adria Lexo Postimin
    Juria duhet te ishte tjeter, jo ajo qe pame. Zhgenjyes vleresimet e tyre, vecanerisht LENIA JASHTE FINALES E ARTISTES KEJSI TOLA ME KOMPOZIM TE KRISTI POPES.
    Ishte nje nga kenget me te mira kete vit dhe me beri pershtypje kur nuk e zgjodhen per naten finale.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2010
    Postime
    13
    Me falni por po beheni qesharak....... Gjithe ky mllef...???? Francesk Radi redaktor i festivalit shan jurin se se paska votu kur vet ka miratuar ate juri...??? E TURPSHME. Zoti Agim Doci na shkruante se i kishte degju kenget dhe duhet ta fitonte Aurela, pa harru ketu diskriminimin qe i ka bere Albanit 2 vite me perpara,dhe befas i hedh posht te tera dhe ja paska fajin juria se si dha kengeve te tia pike...??? E TURPSHME. Te tjere ketu diskutojn me pelqime personale dhe aspak profesionale dhe harrojn qe ata emra qe do deshen te ishin ne juri kane qene vite te tjera me rradh dhe serisht shqiptaret kane pas kontestime...E TURPSHME. Pse kaq te vegjel o Shqiptare..? Pse kaq te ngusht ne shpirtrat tuaj...??? Pac fat AURELA GACE dhe zoti te jep forc aty ku do shkosh per te nderu gjithe Shqiptaret dhe lej te flasin zemer vegjlit qofte edhe artist.

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Festivali i 45 - Dhjetor 2006

    JURIA : Shpetim Kushta, Nora Çashku, Peter Schmid, Valton Beqiri, Vojsava Nelo, Flamur Shehu, Sherif Merdani

    http://en.wikipedia.org/wiki/Festiva...ABng%C3%ABs_45



    Festivali i 46 - Dhjetor 2007

    JURIA: Agim Krajka, David Tukiçi , Gjergj Leka, Alban Skënderaj, Gjergj Xhuvani, Rudina Magjistari, Baton Haxhia

    http://en.wikipedia.org/wiki/Festiva...ABng%C3%ABs_46


    Festivali i 47 - Dhjetor 2008

    JURIA: Eno Koço, Gjergj Bojaxhi, Florent Boshnjaku , Gentian Demaliaj , Nora Çashku , Myfarete Laze , Leonardo Leopoldi

    http://en.wikipedia.org/wiki/Festiva...ABng%C3%ABs_47



    Festivali i 48 - Dhjetor 2009

    ........


    Festivali i 49 - Dhjetor 2010

    JURIA : Aleksandër Peçi , Edison Miso , David Tukiçi , Manjola Nallbani , Robert Radoja , Artan Minarolli , Edmond Tullumani
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 10-01-2011 më 13:50

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Festivali i 45 - Dhjetor 2006

    JURIA : Shpetim Kushta, Nora Çashku, Peter Schmid, Valton Beqiri, Vojsava Nelo, Flamur Shehu, Sherif Merdani

    http://en.wikipedia.org/wiki/Festiva...ABng%C3%ABs_45



    Festivali i 46 - Dhjetor 2007

    JURIA: Agim Krajka, David Tukiçi , Gjergj Leka, Alban Skënderaj, Gjergj Xhuvani, Rudina Magjistari, Baton Haxhia

    http://en.wikipedia.org/wiki/Festiva...ABng%C3%ABs_46


    Festivali i 47 - Dhjetor 2008

    JURIA: Eno Koço, Gjergj Bojaxhi, Florent Boshnjaku , Gentian Demaliaj , Nora Çashku , Myfarete Laze , Leonardo Leopoldi

    http://en.wikipedia.org/wiki/Festiva...ABng%C3%ABs_47



    Festivali i 48 - Dhjetor 2009

    JURIA: Zana Çela, Luan Zhegu, Flamur Shehu, Agron Tufa, Olen Çezari, Vikena Kamenica , Saimir Braho.

    http://www.pafjale.com/archive/index.php/t-2939.html


    Festivali i 49 - Dhjetor 2010

    JURIA : Aleksandër Peçi , Edison Miso , David Tukiçi , Manjola Nallbani , Robert Radoja , Artan Minarolli , Edmond Tullumani

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Alqi Lepuri: E dhimbshme, që festivali në RTSH nuk është një shfaqje artistike e gjallë

    Dirigjenti i njohur pohon se festivali në RTSH ka misionin që të kultivojë këngën dhe muzikën e lehtë shqiptare

    Festivali i Këngës në RTSH këtë vit erdhi në edicionin e tij të 49, por duket se realizmi artistik i tij nuk ishte në nivelin e duhur. Kanë qenë të shumtë emrat e artit e sidomos të muzikës të cilët kanë reaguar pas zhvillimit të tij, duke folur për shumë probleme që u hasën në këtë festival. Një prej artistëve të njohur, dirigjenti Alqi Lepuri tregon se këto probleme sigurisht që ndikuan në anën artistike të tij. I nderuar me titullin “Artist i Merituar” për kontributin e tij në muzikë, dirigjenti Alqi Lepuri në këtë intervistë dhënë për gazetën pohon se Festivali i Këngës në RTSH duhet të jetë live i gjithi së bashku me orkestrën. “Festivali i Këngës në RTSH për mua duhet të jetë i gjallë. Ne na dhemb në shpirt nëse nuk shkon mirë diçka në festival dhe shumë gëzojmë që ai të dalë sa më mirë. Aq më shumë kur ne shkojmë dhe ballafaqohemi me botën, pasi është një ngjarje që ne e kemi ëndërruar”, tregon Alqi Lepuri dirigjent dhe pedagog në Akademinë e Arteve.

    Më tej në vijim të intervistës dirigjenti i njohur tregon se probleme të tilla nuk duhet të ekzistojnë më në festivalin e këngës. “Nuk e di se kur do të dali një njeri që të ndryshojë epokën, sepse kjo u bë si epokë. Ne të vijmë të këndojmë dhe të këndojmë vërtetë dhe jo të bëjmë sikur këndojmë? Kjo ka të bëjë me personat, individët që e luajnë këtë lojë jo të ndershme. Nuk ka mundësi që ne të themi se nuk janë pjekur kushtet për një festival të realizuar mirë artistikisht, sepse këtë nuk e beson më njeri. Nuk mund të themi ne se është krizë botërore dhe festivali nuk është i gjithi live? Nuk mund të themi se nuk kemi artistë dhe nuk e zhvillojmë dot festivalin. Kjo për ne është e papranueshme”, pohon Alqi Lepuri “Artist i Merituar”. Sipas tij, festivali është trashëgimi e një plejade të madhe artistësh, i të gjithë atyre njerëzve që i janë përkushtuar me mish e shpirt dhe nuk është e pranueshme që sot janë probleme të tilla në këngën dhe muzikën shqiptare.

    -Jeni një emër i njohur në fushën e muzikës, por si e keni parë festivalin e fundvitit në RTSH?

    Festivali është trashëgimi e një plejade të madhe artistësh, i të gjithë atyre njerëzve që i janë përkushtuar me mish e shpirt. Ky festival ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe prandaj ne e ndjekim këtë festival. Probleme ka pasur si në krijimtari, interpretim dhe në organizim.

    -Sipas jush, cilat ishin problemet në organizim?

    E para në raportet e ndryshme që u krijuan në vazhdën e problemeve dhe tematikave që janë hasur gjatë viteve, çdo artisti nuk i vjen mirë që vazhdojnë akoma. Ne duam që festivali të jetë një shfaqje artistike e gjallë. Ne nuk mund ta mohojmë rolin e komercializmit, sepse ne jemi futur në shoqërinë e fitimit, por thelbi të mos prishet. Akoma nuk po vjen dita që kjo të rregullohet. Nuk e di se kur do të dali një njeri që të ndryshojë epokën, sepse kjo u bë si epokë. Ne të vijmë të këndojmë dhe të këndojmë vërtetë dhe jo të bëjmë sikur këndojmë? Kjo ka të bëjë me personat, individët që e luajnë këtë lojë jo të ndershme. Nuk ka mundësi që ne të themi se nuk janë pjekur kushtet për një festival të realizuar mirë artistikisht, sepse këtë nuk e beson më njeri. Nuk mund të themi ne se është krizë botërore dhe festivali nuk është i gjithi live? Nuk mund të themi se nuk kemi artistë dhe nuk e zhvillojmë dot festivalin. Kjo për ne është e papranueshme.

    -E kujt është përgjegjësia për këto probleme që ju renditët?

    Kam vite që kam kërkuar nga drejtuesit zhvillimin e një festivali të realizuar artistikisht. Një nga pikat që ne si artistë na dhemb, është që në muzikën shqiptare ka akoma gjëra të tilla. Nuk mund ta bëjmë një festival me dixhei? Orkestra duhet të jetë e gjitha live dhe orkestra kushton një të pesëmbëdhjetën e asaj që kushton skenografia, atëherë pse mos të realizohet. Unë nuk protestoj dhe ta shfaq këtë në mënyrë agresive, por unë e shfaq me shumë dashamirësi, me dëshirë të madhe që festivali në RTSH të bëhet sa më mirë sepse është festivali ynë nuk është i botës. Unë kam punuar për shumë vite në këtë festival kënge që zhvillon RTSH dhe më vjen keq kur shoh që është në një gjendje të tillë. Unë dëshiroj që festivali të jetë një gjë e bukur.

    -A ka qenë në nivelin e duhur përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurosong”?

    Jo nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ka pasur shumë problematika dhe nuk është menduar që të përfaqësohet denjësisht Shqipëria në këtë eveniment muzikor evropian. Nuk është marrë mendimi, sepse nuk ka mundësi që të mos gjendet një rreth njerëzish të cilët të diskutojnë dhe të ballafaqohen mes tyre, të marrin mendime, të seleksionojnë të bëjnë vërejtje, sepse një këngë e bukur mund të ndryshojë dhe me psesë nota. Por këngët që vijnë në festival nuk i ndryshon dot se ai e ka të inçizuar këto këngë. Kënga nuk është më e gjallë, ajo ka vdekur, kënga jonë ka vdekur pa dalë e gjallë, për mua ajo duhet të jetë e gjallë në çdo provë, në çdo dëgjim të rregullohet. Kur e sjell të incizuar nuk ke se ç’të ndryshosh. Festivali thonë është live, por jo tërësisht pasi e gjithë orkestra nuk është live për të qenë festivali jetësor dhe me një person që është këngëtari.

    -Ju duket e drejtë që nuk është live e gjithë orkestra?

    Unë do ta quaja të dhimbshme, sepse unë e kam provuar vetë që të jem në festival dhe bëjnë sikur i bien instrumenteve. Nuk duhet që të jetë kjo, por duhet që të jetë e gjitha live, sot mua më vjen keq kur e shikoj orkestrën që interpreton në mënyrë të tillë.

    -Po për tekstet e këngëve që vijnë tek publiku, çfarë mendoni?

    Nëse ne do të gjykojmë që ky festival është i joni duhet të na dhembë dhe më shumë ajo që ndodh sot, nëse ne gjykojmë se është i të tjerëve, atëherë le të bëjnë ç’të duan. Festivali i Këngës në RTSH për mua duhet të jetë i gjallë. Ne na dhemb në shpirt nëse nuk shkon mirë diçka në këtë festival dhe shumë gëzojmë që ai të dalë sa më mirë. Aq më shumë kur ne shkojmë dhe ballafaqohemi me botën, pasi është një ngjarje që ne e kemi ëndërruar. Kanë hyrë në burg vetëm se kanë dëgjuar këngën në Festivalin Europian, janë hequr dhe nga shkolla pse kanë dëgjuar këngë të tilla. Tani ne jemi pjesë e tij dhe duhet të përfaqësohemi më mirë. Ne jemi breza që mezi e kemi pritur këtë ditë dhe dëshirojmë që në skenën evropiane të paraqitemi sa më mirë.

    -Si e krahasoni festivalin e RTSH me festivalet e tjera që zhvillohen në vendin tonë?

    Festivalet e tjera kanë ecur, sepse ato janë në hapat e tyre të parë dhe kanë filluar të krijojnë profilet e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me festivalin e RTSH. Festivali në RTSH ka qenë dhe do mbetet i këngës shqiptare dhe festivalet e tjera kanë vendin e tyre, por ata nuk e kanë atë mision. Festivali i RTSH ka misionin dhe detyrën që të kultivojë këngën dhe muzikën e lehtë shqiptare. Ai ka traditën dhe duhet ta mbajë, por sot zor se ai mban këtë traditë. Ka gjëra të bukura, por ka dhe shumë pakënaqësi. Festivali duhet të thotë kryesoren, atë që i takon. Në festivalet e tjera ka aq shumë çmime sa janë të gjithë të kënaqur, ndërsa në RTSH është garë dhe ka dhe të pakënaqur, prandaj duhet të jetë dhe më i miri.

    -A ishte ruajtur motivi shqiptar?

    Ka përpjekje, por është puna tek arritja. Përpjekjet janë tek autorët e festivalit, kanë dashurinë e kultivimit të muzikës shqiptare, por arritja është tjetër gjë. Ata personazhe që janë në festival kanë dhënë në këngën shqiptare.

    -Sipas jush, po prezantimi i festivalit si ishte?

    Ka akoma shumë për të bërë edhe këtë vit nuk u arrit dot.

    -Çfarë mendoni për skenografinë e festivalit?

    Skenografia në vetvete ishte e bukur duke mos qenë reale, sepse po të ishte realja në festival, ajo që unë thashë dhe pak më lart nuk kishte pse të ishte skenografia e tillë. Realizimi artistik është dhe realizim teknik profesional.


    http://www.sot.com.al/index.php?opti...ture&Itemid=59
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 11-01-2011 më 13:46

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Edmond Doko: Festivali i RTSH nuk përfaqëson më këngën shqiptare

    Dirigjenti tregon se suksesi i një kënge, varet nga ndërthurja e krijimtarisë me drejtimin orkestral mjeshtëror

    Zhgënjim i publikut, por dhe i emrave të njohur të muzikës vazhdon të jetë në qendër të ditëve. Mungesa e shumë elementeve cilësorë nga festivali i fundvitit në RTSH ka bërë që shumë emra të njohur të artit të reagojnë, duke kërkuar që ky festival duhet të sjellë më shumë vlera artistike. Për dirigjentin e njohur Edmond Doko festivali nuk përfaqëson më nivelin e këngës shqiptare.

    “Festivali i Këngës në RTSH nuk ka më monopolin e përfaqësimit të këngës së lehtë shqiptare dhe kjo duhet pranuar së fundmi dhe nga organizatorët e tij”, tregon Edmond Doko dirigjent njëkohësisht dhe Drejtori Artistik i Festivalit të Festivalit të Orkestrave Frymore. Në këtë intervistë dhënë për gazetën dirigjenti tregon se kënga e lehtë vuan “largësinë” e saj me poezinë e vërtetë. “Vuan largësinë me poezinë e traditës, problematikën e jetës, dhe rëndom ka tekste që janë të nivelit ordiner”, tregon Edmond Doko. Në vijim të intervistës dirigjenti Doko flet dhe për shumë probleme të tjera që i takojnë krijimtarisë artistike në festivalin e RTSH.

    -Jeni një emër i njohur në fushën e muzikës, me një aktivitet të gjerë muzikor si në opera ashtu dhe në shumë projekte të tjera artistike që zhvillohen në vendin tonë. Si një specialist i fushës së muzikës çfarë mendoni për festivalin e fundvitit në RTSH?

    Përcjellja e festivalit të fund vitit në RTSH është një“zakon” për mua e shumë të tjerë. Si artist më intereson të shoh tendencat muzikore, çfarë të reja në krijimtari apo interpretim sjell ky festival, por edhe si një dëgjues e shikues në të njëjtën kohë të argëtohem, të përjetoj kënaqësitë e veçanta që vetëm kënga dhuron. Kjo për shkak të aftësive që kjo gjini artistike ka: perceptohet e përjetohet lehtë e në mënyrë të drejtpërdrejtë. Festivali në RTSH konsiderohet pjesë e rëndësishme e traditës së këngës së lehtë shqiptare, kështu që nga festivali publiku pret gjithmonë më shumë. Në këtë kuptim “sipërmarrja” e festivalit është e vështirë. Është një sfidë në shumë aspekte dhe dështimi është shumë pranë me suksesin. Nuk është fjala të themi se janë pritur gjëra të mëdha nga festivali, por e thënë kuptueshëm, publiku pret thjesht këngë përfaqësuese në identitet e krijimtari, të interpretuara me nivel të lartë artistik, të përcjella në imazhe estetike bashkëkohore. Por, për fat të keq, këto pretendime të publikut, ndër vite dhe në këtë festival nuk janë plotësuar. Kënga dhe vet festivali është kthyer në një shfaqje “butaforike” të një show imazhi (figure) dhe pastaj në një skenë vlerash, dhe ato të diskutueshme muzikore, poetike apo interpretative. Me gjithë përpjekjet, në rastet e suksesshme, arritjet e viteve të fundit, ashtu dhe në këtë festival, mbeten të pa mjaftueshme për të kënaqur nivelin në rritje të kërkesës së publikut për performancë cilësore. Problematika e analizës së festivalit të fundvitit është e gjerë, e madhe, e rëndësishme për “fatet” e këngës dhe që duhet të shqetësojë seriozisht të gjithë, krijues apo interpret, producent, këshilla drejtues, apo drejtori që administrativisht menaxhojnë festivalet.

    -A e përfaqëson festivali në RTSH këngën shqiptare, atë që pohohet se është niveli i saj?

    Festivali i Këngës në RTSH nuk ka më monopolin e përfaqësimit të këngës së lehtë shqiptare dhe kjo duhet pranuar së fundmi dhe nga organizatorët e tij. Këto vite kënga e lehtë tendencat e saj më të mira i ka pasur jashtë skenës së njohur të festivalit të RTSH. Po mjaftohem me kaq në këtë konstatim se nuk dua të bëhem palë konkurrence, megjithëse besoj se kënga nuk ka keq nga konkurrenca. Meqenëse festivali i RTSH publik ka dhe peshën e historisë, pretendimi ndaj tij natyrshëm është i madh. Duhet pranuar, që kënga shqiptare është akoma në kërkim të identitetit të saj. Po të analizojmë pjesën e krijimtarisë, do të thosha së veç krijimtarisë së ndonjë autori të njohur, pjesa tjetër lë për të dëshiruar. Kënga e lehtë vuan “largësinë” e saj me poezinë e vërtetë, poezinë e traditës, problematikën e jetës, dhe rëndom ka tekste që janë të nivelit ordiner. Kanë një lloj “orientimi” apo “auto-orientimi” në lidhje me tematikën. Kjo dukuri vihet re sidomos në festivalet e RTSH, si dikur para viteve ’90. Kjo ndodh, si për shkak të kritereve përzgjedhëse që mjaftohen vetëm të kërkojnë e zgjedhin të ndryshme nga pikëpamja tematike, dhe jo të veçantën në cilësinë poetike, pavarësisht nga tematika, kriter aspak profesional, ashtu dhe për shkak frymëzimesh të pamjaftueshme autorësh, qofshin këta kompozitorë apo poetë, që shpesh e fillojnë këngën për “dashurinë” dhe e përfundojnë për “demokracinë” e anasjelltas.

    -Çfarë mendoni për interpretimin e këngëtarëve, por dhe të orkestrës në festival?

    Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë këngëtarë të mirë në festivale, kjo për meritë të zërit të tyre në radhë të parë. Problemi qëndron tek niveli i interpretimi live i tyre, në tërë kuptimin që ka ky interpretim i vërtetë. Suksesi i një kënge, varet nga ndërthurja e krijimtarisë së mirë, me një orkestrim po kaq të mirë, me shoqërim e drejtim orkestral mjeshtëror e të vërtetë (jo më sikur) si dhe sigurisht një interpretim profesional nga këngëtar që këndojnë me ndjenje e emocion të vërtetë e jo të shtirur. Në mungesë të këtij raporti vlerash, asnjë lloj drite apo imazhi, skene apo truku skenik, nuk mund të ndihmojë e sigurojë suksesin. Nga ana tjetër dhe gjykimet do të jenë me rezerva e kritike. Prej vitesh festivali është bërë një zgjatim i studiove muzikore. Shoqërimi orkestral (zbehet fjalë për interpretim) është një butafori, ka humbur vërtetësia dhe emocioni i tingëllimit orkestral. Mbas viteve ‘90, orkestra e festivalit u kthye në dekor të tij. Kjo formë “u përqafua” nga drejtuesit e atëhershëm artistik e administrativ dhe u publikua madje dhe si arritje, një arritje si fitorja e Pirros. Dëmet e kësaj arritje të trumbetuar si të tillë po paguhen deri dhe sot. Playback praktikohet në botë, por jo në evenimente serioze muzikore e për më tepër konkurruese, siç është festivali i fundvitit në RTSH. Në festival ndoqëm gjysmën e orkestrës që i vjen pas “avazit” bazës orkestrale të këngës së punuar enkas nga studiot X, që në fakt, ato konkurrojnë me “tingëllim teknologjik” njëra-tjetrën në festival. Gjysma tjetër e orkestrës ishte vendosur si figurantë në të djathtë të skenës, 15m larg pjesës së majtë të orkestrës. Me siguri “të djathtët” do të paguhen më pak nga “të majtët”, të cilët u lodhëm më shumë se “tërhoqën” harqet mbi tela papushim. Dhëntë zoti nuk janë ndarë dhe kolegët e mi të nderuar në “të majtë” e në “të djathtë”, por janë ndarë thjesht në funksion të një dekori pa sens. E gjitha kjo tregon që investimi i drejtuesve të festivalit, si gjithmonë këto vite, është një investim në radhë të parë në imazh dhe jo në krijimtari dhe interpretimin. Për sa kohë që organizatorët do ti harxhojnë paratë më shumë, (sipas gojëve të liga shumë zhurmë) jo për krijimtarinë e stimulimin e saj, interpretimin live në të tërë komponentët e tij, për të drejtën e autorit, por për imazh e butafori, skenë e foni, festivali apo festivalet do të zbehin rolin e tyre në dobi të këngës shqiptare e në dobi të publikut për rrjedhojë. Kur të shpërblehet si duhet krijimtaria artistike, interpretimi, orkestracionet dhe interpretimet e vërteta, drejtimi mjeshtëror, e drejta e autorit, vetëm atëherë publiku do të presë novacione, konkurrencë e nivel të lartë artistik. Dhe atëherë mjeshtri dhe miku im Gjipali nuk do të ngurojë të shpalosë mjeshtërinë e vërtetë e të njohur të tij në skenën e festivalit, pa u tunduar nga playback, ai s’ka nevojë për të, por nga kontrata dinjitoze, që ai dhe shumë artistë të njohur të vokalit shqiptar meritojnë. Festivali është një institucioni publik dhe ka peshë të madhe historike në rrugëtimin e këngës shqiptare. Kur thelbi i festivalit, që është krijimtaria muziko-letrare apo interpretimi me nivel, për drejtuesit i RTSH do të mbetet thjesht një aspekt i tij, Festivali i Këngës në RTSH nuk do të ketë atë rol sinjifikativ, që ka pasur në rrugëtimin e këngës se lehtë shqiptare.

    -Çfarë mendoni për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovizion”?

    Sa i takon përfaqësimit në “Eurovizion” tashmë ai një është formalitet, kënga fituese e festivalit të RTSH është e paracaktuar që të shkojë në Festivalin Europian. Për mua është në thelb e pa drejtë. Tashmë Festivali në RTSH nuk është më i vetmi aktivitet i këngës shqiptare. Për mua do të ishte më e udhës, që të zgjidhej një këngë shqiptare, që do të dilte nga një përzgjedhje dhe seleksionim më i gjerë se sa festivali i RTSH. Një përzgjedhje e tillë do të ishte më përfaqësuesja nga e gjithë e krijimtaria e vitit. Por kjo përzgjedhje është e “monopolizuar” prej vitesh nga RTSH. Nga ana tjetër praktikat e përzgjedhjeve në shtete të ndryshme nuk janë të njëjta. Sigurisht, ç’ka më sipër shkruaj, në asnjë rast nuk nënkupton se kënga fituese nuk është e bukur. Përkundrazi, por a mjafton një lule për të thënë se erdhi pranvera?


    Julia Vrapi - " Sot "

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...ture&Itemid=59

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2010
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Kile i dashtun.

    Mos ma mbaj kasavetin, se une nuk privatizuar festivalet. Patjeter duhet te marrin çmim dhe te tjeret. Aurela Gaqe ka te gjitha te dhenat, por Albani dhe Miriami e kanë te ardhmen perpara! Kanga e tyre ishte e mrekullueshme. Sa per Marie Stefi Priftin, te kesh besim qe une siç kam bere 16 vjeçaret historikisht HITE te Festivaleve (po ti kujtoj P. Simaku, I.Libohova, M. Nallbani, A.Shahini, K.Tole, Doruntina Dishen e Flaka Kerlani, DO TA BAJ DHE MARIE PRIFTIN
    Sa per kujtes.....nuk ta qaj hallin por mendoj se 2 here keni shkuar ne eurovision me krijimet e Edmond Zhulalit dhe vitet e tjera qe nuk keni bashkepunuar me te por me autor te tjere e kemi pare rezultatin tuaj........Mendoj se eshte merite e Edmond Zhulalit ne kete raste duke perfshire ketu edhe kengetaret.Mendoj se dhe kengetaret qe permendet nuk i keni bere ju por talenti i tyre dhe kompozitori pasi ju vetem tekstin beni. I dime keto dhe ska nevoje per..................Tung

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2010
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Kile i dashtun.

    Mos ma mbaj kasavetin, se une nuk privatizuar festivalet. Patjeter duhet te marrin çmim dhe te tjeret. Aurela Gaqe ka te gjitha te dhenat, por Albani dhe Miriami e kanë te ardhmen perpara! Kanga e tyre ishte e mrekullueshme. Sa per Marie Stefi Priftin, te kesh besim qe une siç kam bere 16 vjeçaret historikisht HITE te Festivaleve (po ti kujtoj P. Simaku, I.Libohova, M. Nallbani, A.Shahini, K.Tole, Doruntina Dishen e Flaka Kerlani, DO TA BAJ DHE MARIE PRIFTIN
    Sa per kujtes Z.Agim....nuk ta qaj hallin por mendoj se 2 here keni shkuar ne eurovision me krijimet e Edmond Zhulalit dhe vitet e tjera qe nuk keni bashkepunuar me te por me autor te tjere e kemi pare rezultatin tuaj........Mendoj se eshte merite e Edmond Zhulalit ne kete raste duke perfshire ketu edhe kengetaret.Mendoj se dhe kengetaret qe permendet nuk i keni bere ju por talenti i tyre dhe kompozitori pasi ju vetem tekstin beni. I dime keto dhe ska nevoje per..................Tung

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205
    Tani qe Festivali mbaroi dhe fituesja u kurorezua, Normalisht qe Mendimi drejtohet per tek Viti i Ardhshem !!! Kush e ka rradhen ???

    Zhulali, Hila , Gjebrea, Saraçi e fituan bileten e tyre per Eurovizion madje 2 te paret 2-3 here, rradha me c'duket i vjen kompozitor ÇAKO-s . Ndaj pse jo nje tjeter BASHKEPUNIM I SUKSESHEM ÇAKO- DOÇI si nje 20 vjet me pare me PARASHQEVINE . Jam e sigurt qe nje prej artisteve te reja te talentuara , pse jo MARIA, do te sjelle magjishem ne skene nje tjeter PERLE TUAJEN !!!!

    Artdashesit mbeten ne pritje !

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •