Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 51 prej 51
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    wow. kjo po qe me frikesoi. hahahaha
    ahahahaha po mir e ke,edhe un do isha frike po te isha ne vendin tend

    kam qesh shum me ty

    te pershendes.
    Jetë e rëndë.......!!!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    Une smund te jetoj qofte dhe nje dite vetem,pa folur dhe pa marre vesht per vllezerit dhe motrat e mija,se di nese dhe per femijet e mi keshu do jete?kur kisha vetem nje djale mu desh gjithmone te ulesha dhe te luaja me te,te pikturonja,etj.... por tani ai luan dhe flet gjith kohen me te motren sdiskutohet qe dhe grinde hahahahaha po jam e kenaqur kur i shoh te dy bashke duke luajtur dhe kur flasin shqip eshte fantastike fare
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Të gjithë fëmijve tuaj, e në përgjithësi, ju dëshiroj jetë të gjatë e të lumtur, sidomos shëndet të mirë e të plotë. Në veqanti vajzave të mia!
    Unë mendoj, se çdo fëmij, qoftë i vetëm apo dy a tre, janë të lumtur nëse e ndjejnë ngrohtësinë e dashurisë prindërore.
    Kur, unë i them Meritës, engjëllushës sime:_" Të dua...", ajo ma kthen menjëher:_" E Teuten, motrën time, a e don?"...

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Të gjithë fëmijve tuaj, e në përgjithësi, ju dëshiroj jetë të gjatë e të lumtur, sidomos shëndet të mirë e të plotë. Në veqanti vajzave të mia!
    Unë mendoj, se çdo fëmij, qoftë i vetëm apo dy a tre, janë të lumtur nëse e ndjejnë ngrohtësinë e dashurisë prindërore.
    Kur, unë i them Meritës, engjëllushës sime:_" Të dua...", ajo ma kthen menjëher:_" E Teuten, motrën time, a e don?"...


    Flm dhe ti ti keshe me jete gocat dhe heren tjeter me djale.

    Babai im ka pasur 8 femije dhe thoshte kur me duhen jane pak, me te vertete ishim te varfer dhe skishim me ngrene por kishim dashuri dhe lumturi cdo gje e ndanim bashke,dhe me e e mira po qe se fitonim ndonje cokollate e ruanim gjysmen per vellain e vogel nuk hanim gje po si ruanim atij,i dua dhe do ti dua gjithmone vellezerit e motrat e mija
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Si moj anita me nje vajz dhe u paske frikesuar aq shume
    Po derisa te me fal zoti djal nuk ndalem gigigigi
    Edij se esht obligim i rende te risesh dhe edukosh femijet ashtu si duhet e mos flasim te ua plotesosh kushtet per jete,por asnjeher nuk duhet pasur frike duke menduar ne ate materiAlen sepse cdo femij ka fatin e tij dhe nuk i dijhet,mund njeri prej femijeve te ket sukses ne jete qe ju ndihmone te gjithve. Lindni sa te mundeni e mos beheni frikacake
    mos fol para kohe se nuk i dihet burri i tezes se mamit tim keshtu qe betuar si puna jote por "fati" nuk e ndihmoi shume... deshi s'deshi pasi lindi vajzen e shtate (ne kerkim te djalit) aty u ndal...beri 7 vajza njeren me te mire se tjetren...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    kur kam qene e vogel gjithmone kam menduar se tek xhaxhai im qe ishin 4 femije ishin shume me te lumtur se une... une kam vetem nje vella...edhe megjithese kisha lodra me shume se ata, rroba me te bukura, po kuptohet edhe ushqim me te mire dhe me shume, me dukej gjithmone se atje kishte me shume gallate dhe gezim...
    une me vellain atje e kalonim gjithe pasditen, me zor na merrnin prinderit ne darke...
    tani jam vete prind, jemi ne kohera te tjera, kemi shtepia moderne, nuk na mungon asgje (ose te pakten mua) dhe me zor vendosem te bejme edhe nje femije tjeter pas vajzes...
    jemi bere te ftohte, nuk na pelqen te na prishet lluksi dhe tangardhiku ne shtepi dhe ne jeten tone sociale...

  7. #47
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Jo se behen egoiste, por e kane te veshtire te afrohen shume me te tjeret. E kane te veshtire te jetojne, te ndajne jeten private me moshataret e tyre. Me kujtohet njera qe ishte cupe e vetme mezi u ambjentua ne konvikt. Ishte gati ta linte shkollen, Juridikun , vitin e pare. Sa per prinderit, dhe ata e kane te veshtire te jetojne larg femijes se tyre. E kane pike te dobet, dhe normal behen pak bezdises me perkujdesjen e vecante qe i tregojne.

    Nuk jane me te lumtur femijet e vetem. Kujtimet e tyre familjare jane shume te varfera, ne krahasim me te tjeret qe jane rrit me motra e vellezer. Imagjino te ikesh ne plazh vetem me familjen dhe ty te duhet te rrish ne cader me prinderit, po s'pati ndonje moshatar perreth qe te haje muhabeti. Motra ime njehere nuk iku fare ne plazh vetem me prinderit. C'te vete?- me tha. Vetem ne te tre. S'ja vlen fare. Po te ishe ti, ose vellai, apo ndonje kusherire qe shpesh i merrnim me vete. Do kallaballek dhe gezimi.
    Pervecse nga ana monetare nuk shoh asnje ane pozitive. Kane lezet dhe zenkat, grindjet mes motrave vellezerve. Ato te afrojne me shume.
    pupupu mia c'pershkrim i ke bere...gjithe te keqijat i paskemi ne qe s'kemi vellezer e motra. qenkemi rast patologjik

    s'e gjej veten ne asnje nga ato qe ke shkruar...dhe besoj se dhe per te tjeret eshte keshtu. sigurisht qe ka femije te cilet kane probleme te relaksionohen me te tjeret, por kjo nuk varet nga fakti qe jane te vetem, jane shume faktore te tjere qe ndikojne dhe qe eshte e kote t'i permend tani se do dilja jashte teme.

    sa per prinderit qe kane vetem nje femije s'eshte e vertete qe behen te bezdisshem dhe nisem nga eksperienca personale kur e them. gjithmone kam qene e lire te bej ate qe deshiroj duke pasur mbeshtetjen e tyre per cdo gje, edhe pse ndonjehere zgjedhjet e mia nuk ishin ashtu si deshironin ata.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    im shoq eshte i vetem.kur e kam pyet ke dash vella a moter...jo me ka thene.Eshte sh i shoqerushem pikerisht sepse ska pas moter vella e i eshte dashur te argetohet duke u afruar me te tjeret.Eshte edhe egoist,por edhe une jam ca ndonese jemi 3 femije nga te mite.
    Por kur mendoj qe eshte i vetem shpesh me vjen keq qe smund te provoj ndjenja te bukura sic eshte dashuria per motren vellain,mbesen apo nipin.Por kur te mite kane probleme ah sa zili e kam qe ska moter e vella dhe nuk shqetesohet dot per ta(sidomos kur edhe ske mundesi ti ndihmosh)Megjithate te rrish me nje femije behesh prind i fixuar.Ja si vjehra e vjeheri im me te birin.S'kane faj,gjithe jeta lidhur pas nje femije.Sdi cte them se si e perjeton femija i vetem faktin qe eshte i tille.

  9. #49
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    ta korrigjoj cik veten... me lart lexo relaksionohen=shoqerohen se s'po me vinte fjala ne moment dhe me duket se e shpika vete ate te paren falenderoj Prudence qe me postimin e saj me kujtoi fjalen e duhur

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    pupupu mia c'pershkrim i ke bere...gjithe te keqijat i paskemi ne qe s'kemi vellezer e motra. qenkemi rast patologjik

    s'e gjej veten ne asnje nga ato qe ke shkruar...dhe besoj se dhe per te tjeret eshte keshtu. sigurisht qe ka femije te cilet kane probleme te relaksionohen me te tjeret, por kjo nuk varet nga fakti qe jane te vetem, jane shume faktore te tjere qe ndikojne dhe qe eshte e kote t'i permend tani se do dilja jashte teme.

    sa per prinderit qe kane vetem nje femije s'eshte e vertete qe behen te bezdisshem dhe nisem nga eksperienca personale kur e them. gjithmone kam qene e lire te bej ate qe deshiroj duke pasur mbeshtetjen e tyre per cdo gje, edhe pse ndonjehere zgjedhjet e mia nuk ishin ashtu si deshironin ata.
    Hahah broken. Nuk po them qe s'je e lirshme, perkundrazi ju qe s'keni motra e vellezer jeni me te lirshem, se vellai e motra me e madhe ne nje fare menyre influencojne mbi ty. U nisa nga ato qe kam pare e degjuar vet nga goja e tyre. Normal qe jo te gjithe jane rrit njesoj. Nuk i bera me plot te keqija, thjesht mendoj qe kush rritet me motra e vellezer eshte me i futur ne shoqeri dhe me pak si i thone picky . Ti ben cfare do vet, por kur ke motra e vellezer te duhet te tolerosh, pranosh, ndash gjithcka ke dhe kur nuk do,dhe krevatin, rrobat, buken e gojes, gjithcka. Kur ke motra e vellezer jo cdo gje qe ble ti te perket vetem ty, kurse ty normal prinderit nuk te nderhynin ne gjerat e tua, apo shoqeria pa lejen tende. Po do te duhet te sakrifikosh per ta, ndihmosh, etj, etj,.ufff sa ka! E te gjitha keto te bejne me te duruar, tolerant, me te dashur, me te afruar me njerezit, te hapesh me nje rreth me te madh njerezish,etj. Duken si tortura kur i perjeton, por me kalimin e kohes behen kujtimet me te bukura nga femijeria, familja. Nuk thashe qe ju jeni me plot te keqija. Nuk me vjen mire qe e more aq ne ekstrem. Te jesh shume i futur nuk eshte gjithmone cilesi e mire , jo te gjithe tipat e shoqerueshem jane me te miret.Ka dhe nga ata qe jane aq te futur sa te bezdisin me pranine e tyre. Te futin hundet vend e pavend. Nuk ke pse gjen vetveten ne ato qe them une se une fola thjesht nga eksperienca e njerezve qe kam qene ne kontakt. Me pelqen te degjoje eksperienca te ndryshme jetesore nga ajo e imja apo njerezve qe kam njohur a kam ndesh ne jete. Me pelqen te kuptoj me shume njerezit dhe te nxjerr te perbashkat e vecantit, si dhe faktoret qe kane ndikuar ne formimin tone si individe, pse jemi ata qe jemi e te tjera.
    Feelings change - memories don't.

  11. #51
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    te kuptoj mia megjithate veshtire eshte te pergjithesosh sidomos kur behet fjale per njeriun...ndonese ngjashmerite jane te shumta midis individeve, secili nga ne mbetet i vecante.
    Ndryshuar për herë të fundit nga broken_smile : 01-08-2012 më 10:38

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •