Mustafa: Ta heqim qafe qeverisjen e keqe të PDK-së
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa qëndroi në Gjakovë me ç’rast u takua me elektoratin e Degës së LDK-së në këtë komunë.
Gjakovë, 14 nëntor
Ndonëse me porosi që mos të ketë numër të lartë të pranishmëve të dielën pasdite në zyrën e LDK-së ku lideri i kësaj partie kishte paralajmëruar ardhjen, zyra ishte tepër e ngushtë dhe me anëtarë dhe ithtarë tjerë të mbetur jashtë është pritur Isa Mustafa në “Çarshinë e Madhe” në zyrët më të bukura të degëve në Kosovë. Mesazhi i tij ishte shumë i qartë, pa PDK-në në qeverisje, pasi siç tha, duhet ta heqim qeverisjen nga PDK-ja e të mos qeverisemi për interesa personale dhe grupore. Pastaj, pa koalicion parazgjedhor në pritje të partive politike për program eventual të ngjashëm , që siç u shpreh, do të shikohen me kujdes çfarë programi do ofrojnë gjatë fushatës si dhe me përcaktimin e tij i cili do të vendoset sipas të gjitha gjasave të hënën që në Gjakovë dhe në Obiliq të ketë zgjedhje brendapartiake menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare. Për degën e Gjakovës ditë më parë është përcaktuar një grup kordinues për zgjedhjet parlamentare, që siç tha Mustafa, “jemi munduar të kordinohemi për fitore ndërsa pas zgjedhjeve parlamentare, pas fitores do të konsolidohemi për degë të fortë të LDK-së në Gjakovë”.Lideri i LDK-së që kuvendin e fundit zgjedhor dhe vet LDK-në e cilësoi si partinë më demokratike që sipas tij u shpreh edhe në kuvendin e fundit zgjedhor në Prishtinë, është shprehur kundër ndasive në parti sipas regjioneve duke thënë se “ nuk na nevojitet dhe nuk do lejojmë regjionalizimin e LDK-së dhe bazamantin e frymës rugoviane duhet ta ruajmë”. Për LDK-në në Gjakovë, në këtë kontest vlerësuar se kultura, sjellja civilizimi, tolerance dhe dashuria ndërmjet vete është fundamentalisht e lidhur me programin dhe projektin e LDK-së.
Kastriot Shehdadi
Krijoni Kontakt