Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë

    Deklarata që i dha jetë shtetit shqiptar përmblidhet në disa rreshta, të shkruara në shqip dhe në arabisht. Pas tyre vijojnë firmat e delegatëve që morën pjesë në Asamblenë Kombëtare. Forma e saj është tepër e thjeshtë si pasojë e kushteve historike të kohës. Ajo vijon si më poshtë;

    Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
    Pas fjalëvet që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme.


    Më poshtë paraqitet një kopje e Deklaratës që ndodhet në ambjentet e Kuvendit Popullor.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-11-2011 më 01:48
    relata refero

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Deklarata e shpallur në Elbasan, në 25 nëntor 1912

    Shkruan: Rudolf Deliana

    Deri vonë, studimet për këtë ngjarje të rëndësishme i referoheshin shtypit të kohës dhe arkivit të atdhetarit të njohur Lef Nosi, të cilat saktësojnë vetëm datën e mbledhjes dhe emrat e nënshkruesve të deklaratës, pa përmendur asgjë rreth përmbajtjes së dokumentit të shpallur publikisht. Falë përkujdesjes së prefekturës së Elbasanit, më në fund, arkivave shqiptare u shtohet dhe një dokument i rëndësishëm.


    Mbledhja historike

    Më 25 nëntor 1912, qyteti i Elbasanit përjetoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së tij. Sipas traditës së zonës, në sheshin përpara ndërtesave qeveritare të kohës, u mblodhën qindra e mijëra qytetarë, pleq e të rinj, burra e gra, muhamedanë e të krishterë, priftërinj e hoxhallarë, të pasur e të vobektë, me shkollë e pa shkollë, për të marrë pjesë në aktin e vetëqeverimit të vendit. Dhe këtë e bënë me guxim, pa u trembur nga pushtuesi turk, madje, e sfiduan atë hapur duke i dalë ballë për ballë. Nuk patën as nga një pushtues i dytë që kishte filluar të shfaqej, bile më i rrezikshëm se i pari, duke u afruar nga Lindja i armatosur deri në dhëmbë, jo vetëm me armë, por edhe me djallëzinë për të gllabëruar sa më shumë që të ishte e mundur nga trualli arbëror. Të gjithë brohoritën me forcë, duke lëshuar kështu vezullimet e para të pavarësisë shqiptare. Njëzëri miratuan deklaratën e kumtuar nga një grup atdhetarësh për vetëqeverimin e Shqipërisë, duke paraqitur botërisht e publikisht para dy pushtuesve aspiratën e tyre për liri me fjalët e thjeshta e kuptimplota.


    Deklarata

    Dokumenti i zbuluar së fundi në arkivat e ushtrisë jugosllave përmban tekstin origjinal të deklaratës së mbajtur në tubimin e 25 nëntorit 1912, në Elbasan. Ja çfarë shkruhet në të: Vjeshtë e tretë 1912/shpallje për vetëqeverimin e Shqipërisë.

    Ne, populli i Elbasanit, pa ndonjë detyrim nga jashtë apo nga brenda , por nga dëshira jonë e lirë bashkë me të gjithë qytetet e Shqipërisë po ia bëjmë të ditur gjithë botës së qytetëruar, se sot e shpallim veten tonë plotësisht të shkëputur nga Mbretëria turke, duke u rreshtuar si një komb i lirë, i cili me ndihmën e të madhit Zot, mbrojtësit të të gjitha kombeve dhe me mbrojtjen e qeverive të Europës shpall se do të qeverisë me nder, drejtësi dhe paanësi të plotë, pa bërë asnjë dallim feje apo dogme. Çdo shqiptar ose i huaj në këtë qeveri shqiptare, do të mundë të rrojë lirisht duke i gëzuar të gjitha të drejtat njerëzore. Edhe ne kemi ndërmend të rrojmë vëllezërisht edhe me shtetet fqinj, pa dashur t’u bëjmë as më të voglin dëm, por duke iu lutur të na ndihmojnë në qeverisjen tonë, sikurse na ndihmuan edhe në rrëzimin e qeverisë turke.

    Rroftë Shqipëria e lirë!

    Kështu e bëftë Zoti!

    Ne, përfaqësuesit e Elbasanit, vërtetojmë të sipërmen, duke vendosur nënshkrimin tonë.
    (Vazhdojnë 35 firma)


    Karta e lirisë së Elbasanit

    Duke e lexuar sot me shumë kujdes e vëmendje, mund të nxirren mjaft përfundime, sidomos mbi shkallën e nivelit politik të mendimit elbasanas, sikurse edhe për aspekte të tjera të këtij niveli. Me një vështrim të shpejtë del se dokumenti nuk është thjesht një paraqitje para pushtuesve e së drejtës legjitime që ky komb të kishte një shtet të tijin, ku të jetonte i lirë si të gjithë popujt e tjerë. Dokumenti thjesht e kuptueshëm vë në dukje edhe faktin se kjo dëshirë ishte kthyer tashmë në një realitet, të cilin duhet ta njihte çdo fuqi e huaj, rrjedhimisht edhe ata që po afroheshin. Veç kësaj, dokumenti vë në dukje se kjo deklaratë vërtet shpallej në Elbasan, në një nga qytetet kryesorë të truallit shqiptar, por sakaq shprehte lirshëm vullnetin dhe dëshirën e të gjitha qyteteve shqiptare.

    Qysh në fillim, dokumenti thekson se shteti i ri që po lindte nuk ishte pjellë e ndonjë synimi dashakeq të ndonjë force të huaj, në dëm të ndonjë force tjetër e që për rrjedhojë mund të prishte ekuilibrat e brishtë aktualë të shteteve evropiane, që kishin nisur të përplaseshin midis tyre në një konflikt evropian. Përkundrazi, ajo ishte një dëshirë e jona, që shpallej botërisht nga të gjitha qytetet me “gojën” e Elbasanit. Më poshtë dokumenti shpall shkëputjen nga sundimi turk dhe vë në dukje se kërkon ndihmën dhe bekimin e Zotit, që në këtë shtet kombi ynë të rrojë i lirë nën mbrojtjen e Evropës.


    Mesazhet europiane

    Mesazhet e deklaratës janë shumë domethënëse dhe të qarta. Kërkohet që edhe Europa, simbol i lirisë e i drejtësisë, të na përkrahë, sepse jemi pjesë përbërëse e saj. Shihni ç’kërkon qytetaria elbasanase: të jemi në Europë, t’i kemi sytë dhe mendjen tek ajo, të jemi pjesë e saj. Pra, gjyshërit tanë qenë vizionarë dhe kërkuan me ngulm atë që diktatura komuniste na e hoqi dhe sot po harxhojmë energji të mëdha për ta realizuar.

    Por s’mjaftoi me kaq. Diplomacia e intelektualëve elbasanas të kohës, e drejtuar nga Aqif Pasha, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Shefqet Vërlaci e të tjerë, nëpërmjet kësaj deklarate shpall botërisht se ky shtet ngrihet mbi themele moderne e demokratike. Ajo premton se në këtë shtet do të ketë LIRI për çdo banor të saj, pa as më të voglin dallim të çdo lloji, do të ketë BARAZI pa vënë re dasitë fetare, dogmatike e etnike. Para ligjit do të jenë të gjithë të barabartë, pra çdo minoritet do të gëzojë të drejtat e veta. Në këtë shtet do ketë dhe VËLLAZËRIM me vendet fqinje, të cilave jo vetëm s’do t’u bëjmë asnjë dëm, por u kërkojmë të punojmë së bashku vëllazërisht për të mposhtur çdo të keqe, ashtu siç vepruam në rrëzimin e obskurantizmit osman, i cili për shekuj na kishte marrë frymën të gjithëve.

    Pra: LIRI, BARAZI, VËLLAZËRIM. Këto tri shtylla të mëdha të demokracisë evropiane, Elbasani po i vendoste në themelet e shtetit të ri, ku do të jetonte i gjithë kombi ynë dhe jo një pjesë e tij, siç ndodhi fatkeqësisht më vonë. Një vëmendje të veçantë meriton gjuha e përdorur në të. Mbizotëron gegërishtja e Elbasanit, por aty këtu has edhe elementë të toskërishtes. Paraqitja e tekstit nga ana letrare është modeste, sepse edhe niveli kulturor i masës ishte i tillë. Bie në sy fakti që shkruesi i tekstit, i cili ende është i panjohur në shkrim, përdor alfabetin latin të Manastirit, që kishte pak vjet i futur në përdorim. Masa e gjerë atë e kishte përvetësuar shumë shpejt. Por shkruesit i kishte shpëtuar një gabim. Duket që ai ka njohur dhe ndoshta ka përdorur edhe alfabetin e Stambollit, që Kongresi i Manastirit i 1908 e kishte lënë në përdorim. Kështu, me një fjalë ai tingullin “dh” e paraqet me shkronjën “ä”, që i takon alfabetit që përdorën vëllezërit Frashëri dhe biri i tyre, i pranishëm në trevën e Elbasanit në atë kohë dhe përfaqësues i tij në Vlorë, ku u ngrit Flamuri , Mit’hat Frashëri.

    Si përfundim, mund të themi që kjo deklaratë është mishërim i mendimit kulturor e politik të trevës elbasanase e më gjerë. Për idetë shtetformuese që jep është një manifest politik, prandaj meriton të quhet Karta e lirisë së Elbasanit. Ajo është një miniaturë shqiptare e fundshekullit XIX e Kartës së Atlantikut të vitit 1941, e hartuar nga emrat e mëdhenj botërorë, Rusvelt e Çurçill. Kjo e fundit vendosi bazat e paqes që sundon sot në Evropë e më gjerë. Më 1912, Elbasani u tregua vizionar. Me vezullimet që ai lëshoi, rriti mundësinë që mbas 3 ditësh ato të ktheheshin në një shpërthim të shkëlqyeshëm në Vlorën Kuq e Zi të Ismail Qemalit.


    Lista e nënshkruesve

    Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli, zavendës mitropolit Papa Dhimitër Dhimitruka(klerikë).

    Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Biçakçiu, Abdulla Bej Tirana, Fuad Bej Kareman Beu(bBiçaku), Servet Bej Zylfi, Ismail Bej Xheladin Beu, Ali Agjah Bej, Maliq Bej Riza Beu, Demir Bej Sulçe Beu, Refik Myftiu, Mahmut Guma, Xhaferr Pasmaqi, Hysein Sulova, Ruzhdi Alush Saraçi, Beniamin Deliana, Beniamin Nosi, Taq Buda, Kolë Papajani, Lazër Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi Nikollë Jorgaqi, Mihal Prifti, Dhimitër Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Hysein Dakli, Jusuf Bej Taushani, Hasan çifte, Ymer Peni, Hysein Hastopalli, Demir Zenelhoxha (parija e qytetit)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 26-11-2010 më 05:37
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Kjo Deklarate sigurisht se eshte ajo qe Kristo Frasheri ia dha Jozefina Topallit, pra eshte deklarata e pamanipuluar ku ishin hequr emrat e personave te "papershtatshem" per Enver Hoxhen.
    Ne fakt eshte per t'u trishtuar qe edhe akti me themeltar i themelimit te shtetit shqiptar ka qene i falsifikuar nga regjimi!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush eshte qefli historie e qefli se vertetash.. le te beje nje liste te ketyre patriotve qe shpallen pamvaresine.
    e pastaj te na beje nje liste te atyre patriotve qe perfunduan ne birucat apo litaret apo ne togat e pushkatimit te regjimit envero rucist ramizo edvinist bllokqeno stalinist..
    si dhe cilet nga ata patriote u detyruan te marrin udhet e botes e te humbasin andej pa nam e nishann.. larg atdheut qe mezi e bene..larg femijve nenave e motrave e larg vendlindjes..


    bujrum..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Sa e besueshme eshte se kjo kopje e deklarates eshte e origjinalit? Ka pase pat me pare disa pikpyetje mbi menyren e trajtimit qe Kristo Frasheri u ka bere disa pikave kyc te historise...


    Dhe nje pyetje per ke mund te jete informuar: si vertetohet teza se Ise Boletini ka qene ne Vlore pas ngritjes se flamurit dhe pas shpalljes se pamvaresise? E di qe eshte teza qe perseritet se paku ne te gjithe librat e historise, prej Hoxhes e me vone, megjithate, askush asnjehere ( me sa di une) s'ka ofruar qofte edhe nje prove te vetme: dmth a ka firmosur Isa diku pas dates 28? Apo kjo eshte e gjitha e bazuar nga c'mendohet te kene thene deshmitaret e kohes?

    Dhe nese ka ardh ne Vlore pas dates 28, per cilen date behet fjale? Info per kete pike eshte i turbullt: disa thone 3 dite me vone, dikush qe pretendon te jete nipi i tij (ndoshta dhe eshte) thote nje dite me vone etj...Pyes se kjo pike eshte shume e turbullt. Nese ka mberritur pas 28es, atehere perse nuk dihet e sakte se kur konkretisht?

    tung

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Ne lidhje me pyetjen qe kam ngritur me postin siper, po sjell nje copez te nje shkrimi nga Genc Hoti qe adreson pyetjen ne fjale.

    Per te pare fotot per te cilat autori ben fjale si dhe per te lexuar artikullin e plote mund te shkoni tek faqja e autorit tek link-u:

    http://hotig.info/artikulli/kush-e-m...ullit-shqiptar

    Pamvaresisht se une personalisht nuk mund te vertetoj te gjitha cfare diskuton autori se s'i kam ne dore dokumentat qe ai permend, e pashe te arsyeshme t'i sillja ketu per kedo qe do t'i marre ne konsiderate.

    nga Genc Hoti

    "...Mirëpo të heqësh disa persona nga fotografitë nuk është fallsifikim, por fshehje do të thonin skeptikët e politikës këtu në Shqipëri. Dhe në fakt ashtu duhet të merret, përderisa të gjithë armiqtë (në thojza) e Shqipërisë nuk figurojnë nëpër enciklopedira, muzeume apo ngjarje memoriale.


    Por ja që edhe kjo nuk është e vërtetë pasi kemi gjetur (nuk jemi ne të parët) fallsifikime tipike të një fotografie, vlera e së cilës është e pakrahasueshme. Në një libër mbi Luigj Gurakuqin (Tiranë 1962), midis faqeve 304-305 botohet një fotografi (fot. 3) ku thuhet se L. Gurakuqi, I. Qemali e I. Boletini tue zbritë në Vlorë për të ngritur flamurin. Pikësëpari ajo nuk është një pamje drejt Vlorës, por drejtë Durrësit dhe, së dyti, sipas fotografisë dhe shënimit, rezulton që I. Boletini na paska qenë me I. Qemalin dhe jo i ardhur pas tre ditësh siç është trumbetuar nëpër filma e kumtesa (me 30 nëndor në mëngjes ai ka qënë në Vlorë me siguri).


    Por kjo nuk është kryesorja në këtë fotografi, pasi po të krahasohet me të njëjtën fotografi (fot. 4) botuar në revistën “Leka” 1937 (f. 41) me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, do të dallonim një ndryshim tek personi i dytë majtas nesh, ngjitur me L. Gurakuqin. Pra fotografia e botuar tek libri mbi L. Gurakuqin është e falsifikuar. Po kush është ky person i cili paska qënë kaq i domosdoshëm për t’u zhdukur nga historia e popullit shqiptar?


    Nuk e besojmë të gjëndet në Shqipëri ndonjë personazh më interesant se Mark Kakarriqi, i cili përmblidhte në personalitetin e tij atë çka duhet të ketë një njeri dhe atë çka nuk duhet ta ketë. Pjestar në lëvizjen kombëtare për shpalljen e pavarësisë (1912); tregëtar aventurier me një veprimtari afariste shumë të gjërë duke përfshirë edhe Rusinë, ku më 1918 ndihmon Leninin personalisht me furnizime gruri ku ndodhej i rrethuar në Petrograd, -gjatë asaj kohe siguron disa piktura me famë botërore, të cilat I. Erenburgu i rrëmbeu pas 1944 pjesërisht (shpëtoi vetëm “Çifuti shetitës” i Rembrandit); mashtron italianët për një fabrikë birre në Shkodër në vitin 40; bëhet Kryetar i Bashkisë së Shkodrës gjatë pushtimit fashist dhe pastaj zhduket nga historia e Shqipërisë. Me sa duket kjo e fundit e ka dënuar me vdekje për të dytën herë. Arësyeja përse pionierët e Enverit u ngritën kundra Komitetit të partisë së rrethit më 02 prill 1991 duhet t’i dedikohet faktit se ata janë edukuar në shtëpinë e këtij “armiku” (shtëpia e pionierit në Shkodër ka qënë pronë e tij)...."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sofi _ : 25-04-2011 më 23:52

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Misteret e 28 Nentorit 1912











    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2011
    Postime
    4
    Ju falenderoj Forumi,ndjehem shume i respektuar.Jam Gezim Struga me origjine nga nji familje e vjeter Strugane me mbiemer Struga.Jam krenar ne emer te gjithe Familjes qe Xhaxhai i babait tim Dr. Haxhi Myrteza Ali Struga eshte firmetar i deklarates se pamvaresise ne krah te firmes se Zotit Lef Nosi.Dr. Myrtezai se bashku me Strugane te tjere si Ibrahim Temo,Nuri Soili(Bakalli),dhe Djali i Ismail Bej Vlores Qemal Vlora kane qene delegate te Struges ne Ngritjen e Flamurit ne Vlore.Dr.Myrtezai ka edhe Firmosur.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2011
    Postime
    4
    Qazim Vlora jo Qemal.Me ndjeni.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush eshte qefli historie e qefli se vertetash.. le te beje nje liste te ketyre patriotve qe shpallen pamvaresine.
    e pastaj te na beje nje liste te atyre patriotve qe perfunduan ne birucat apo litaret apo ne togat e pushkatimit te regjimit envero rucist ramizo edvinist bllokqeno stalinist..
    si dhe cilet nga ata patriote u detyruan te marrin udhet e botes e te humbasin andej pa nam e nishann.. larg atdheut qe mezi e bene..larg femijve nenave e motrave e larg vendlindjes..


    bujrum..
    Bujrum pac ore Brari. Po si permend gjith keta emra dhe harrove pasardhesin e tyre te dashur. Nuk te falen keto gabime

    http://www.youtube.com/watch?feature...v=xBDxzMB38vU#
    Revolution 1848

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Bujrum pac ore Brari. Po si permend gjith keta emra dhe harrove pasardhesin e tyre te dashur. Nuk te falen keto gabime

    http://www.youtube.com/watch?feature...v=xBDxzMB38vU#
    Eshte nder te jesh pasardhes i atyre shqiptareve qe firmosen aktin e pavaresise!

    90% e tyre u perndoqen, u poshteruan, u vrane dhe u detyruan te largohen nga vendi prej çizmes se kuqe.

    Njeri pa identitet!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Kevin21
    Anëtarësuar
    13-05-2012
    Postime
    56
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Deklarata që i dha jetë shtetit shqiptar përmblidhet në disa rreshta, të shkruara në shqip dhe në arabisht. Pas tyre vijojnë firmat e delegatëve që morën pjesë në Asamblenë Kombëtare. Forma e saj është tepër e thjeshtë si pasojë e kushteve historike të kohës. Ajo vijon si më poshtë;

    Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
    Pas fjalëvet që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme.


    Më poshtë paraqitet një kopje e Deklaratës që ndodhet në ambjentet e Kuvendit Popullor.
    Gabimi me i madh qe pash ktu esht cshqiptarizimi i emrave, eshte Qemal dhe jo Kemal

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kevin21
    Anëtarësuar
    13-05-2012
    Postime
    56
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Eshte nder te jesh pasardhes i atyre shqiptareve qe firmosen aktin e pavaresise!

    90% e tyre u perndoqen, u poshteruan, u vrane dhe u detyruan te largohen nga vendi prej çizmes se kuqe.

    Njeri pa identitet!
    I nderuar mos haroni faktin se ata qe u perndoqen nuk ishin kta patriot por pasardhesit e tyre qe e treguan veten jo patriota. Gabimi komunist ishte se i perndoqi disa nga ata qe e nenshkruan pavarsin e shtetit sovran shqiptar dhe ky ishte nje akt tejet i temershem, por le te ndalemi te pasardhesit e disa nga heronjt e tjer te shqiperis te cilet ne luften e dyt botrore u bashkuan me ballin kombetar dhe mirepriten italine fashiste dhe gjermanine naziste te pushtonte trojet tona. Kto jon krejtesisht fakte!

  14. #14
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Kevin21 Lexo Postimin
    Gabimi me i madh qe pash ktu esht cshqiptarizimi i emrave, eshte Qemal dhe jo Kemal
    Cfare gabimi? Kemal eshte ne tekstin origjinal, ndersa te dy versionet nuk jane shqip.
    relata refero

  15. #15
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Deklarata që i dha jetë shtetit shqiptar përmblidhet në disa rreshta, të shkruara në shqip dhe në arabisht. Pas tyre vijojnë firmat e delegatëve që morën pjesë në Asamblenë Kombëtare. Forma e saj është tepër e thjeshtë si pasojë e kushteve historike të kohës. Ajo vijon si më poshtë;

    Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
    Pas fjalëvet që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme.


    Më poshtë paraqitet një kopje e Deklaratës që ndodhet në ambjentet e Kuvendit Popullor.
    Shumicen e ketyre dhe pasardhesit e tyre sistemi enverist i denoi,persekutoi,pushkatoi,varferoi,denigroi ne menyre barbare.

    firmen e baba Cenit nuk po e shoh?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1
    Nikolla Nishku- Surpriza qytetare e Pavarsis në Tiranë.


    Duke kryer ritin e bukur mëngjesor të çuarje së vajzës time në kopësht, në
    lagjen Selitë e Vogël diku në ngjitje të kodrinës, atje ku gjallon dhe një
    rrugë me emrin Nikolla Nishku ndalem dhe ia tregoj asaj me dashuri si një
    përrallëz se ja ku është dhe stërgjyshi i mamit”.

    Tabela e re sikur “i buzqesh” vajzës miqësisht.
    Qëndron lart diku pranë një shtylle elektrike të vjetër druri përkëdhelur nga kabllot e rrëmujshme të internetit apo telefonisë tokësore.

    Emri i personazhit të zgjedhur nga historianët bashkiakë përfaqson një
    gjeografi shpirtërore jo aq periferike sa Selita por lidhet direkt me
    qendrën e kryeqytetit në oborrin e shumkatshes së parë në Shqipëri.

    Ky është dhe fati i shumë emrave të njerzve të shquar që janë
    vendosur si stoli në rrugët e reja në qoshet e lagjeve në ndërtim larg
    kontekstit jetësor e njerzor ku u njohën, jetuan e u kulmuan. Sidoqoftë ia
    vlen kujtesa.

    Shtëpia e familjes Nishku ishte një shtëpi dy katëshe me mure të trasha
    qerpiçi dhe tavane të drunjta të punuara mjeshtërisht duke përfaqësuar
    motivet e banesave të para qytetare në Tiranën e para disa
    shekujve me rënien e Voskopojës në vitin 1769 .

    Sipas Kodikut të

    Atje ka banuar përkohsisht dhe ish Ministri Hilë Mosi. Shumë pranë saj,
    disa metra më tutje ngjitur ndodhej Katedralja Ortodokse e Vangjelizmosë.
    Madje disa prej antarve të familjeve Nishku, Antoni , Koja vijuan të jenë
    ndihmës gjatë shërbesave fetare. Më vonë pasi Nikolla ndërroi jetë prej
    një epidemie të kohës, në vitin 1924 kjo traditë vijoi tek vëllai i tij Leonidha
    Nishku ku u strehua dhe personaliteti i kishës shqiptare Peshkop Fan Noli.
    Si tregon dhe trashgimtari i Leonidhës zoti Artan Nishku, portat e fisit
    kanë qëndruar të hapura në çdo sistem për miqtë e Shqipërisë së pavarur.

    Në vijim Nikolla Nishku dhe familja e tij tiranase, përmendet edhe në
    shënimet e kodikut të bashkësisë së krishterë për kishën
    e Shën Prokopit që ndodhet në kodrat e parkut të liqenit, si dhuruesi të tokës.
    Po kështu në këtë kodik kishtar familja Nishku figuron me prona e pasuri të paluajtshme
    në Tiranën e vitit 1819.

    Nikolla mishëron dhe një tregues të
    harmonisë së besimeve në Tiranën e vjetër kur me porta të hapura e pa
    çelës, shkëmbeheshin me dashuri dhe mikpritje vezët e pashkëve dhe ëmbelsirat apo
    pjesa e kurbaneve për Bajram.

    Përballë shtëpisë në ish rrugën Fan Koja, tek ish hotel Vjosa ,
    para 100 vjetësh ndodhej shkolla shqipe tiranase . Edhe kjo shkollë furnizohej me
    libra të shtypura në shqip dhe të mbërritura prej tregtarit vizionar Nishku
    nga Manastiri.Shtëpia qindravjeçare kishte dhe një bibliotekë tejet të
    pasur me libra të sjella nga Voskopoja. Në qilarët e saj ruheshin dhe
    amfora të vjetra që përdoreshin ritualisht për zahiret .
    Para shembjes në fillim vitet shtatëdhjet erdhen ekspertët e institutit të
    monumenteve dhe pasi morën matjet e hodhën në letër modelin e shtëpisë
    tiranse premtuan se banesa qytetare për vlerat që kishte do të ndërtonin
    një maket të saj për ta ekspozuar në hyrje tëpesmbedhjetkatshit. ( hotel Tiranës).



    Ditlindja e pavarsisë në qytetin e Tiranës daton me 26 Nëntorin. Ky nxitim
    në kohë lidhet me një episod tejet të veçante dhe ende te panjohur nga
    kryeqytetasit. Nikolla pak para ngritjes së flamurit ishte arrestuar nga
    forcat serbe qe kishin mbërritur deri në kufijtë e Tiranës së Vjetër.*

    Motivi ishte sulmi nga ish kryekonsullit serb për tu hakmarrë ndaj
    zhdukjes së familjes së tij, bashkshorten dhe dy fëmijët që
    konsideroheshin të humbur gjatë luftimeve për pavarsi me ushtrinë otomane.


    Nikollën serbët e vendosin para togës së pushkatimit për ta ndëshkuar.
    Menjëherë ai i drejtohet me bindje dhe diplomaci komandanti për tu sqaruar.


    Përfaqsuesi i tiranasve në pak kohë arriti të sqarojë ngarkesën e dy
    palëve duke i treguar kryekonsullit serb se familja e tij ishte ruajtur në
    mirbesim gjallë e shëndosh dhe strehohej në shtëpinë e tij.*

    Menjëherë pas këtij lajmi rrethimi i Tiranës mbaroi përkohsisht me një akt
    paqeje. Familja e kryekonsullit serb u rikthye në Serbi dhe pas disa
    ditësh nga kjo ngjarje, u shpall menjëherë pavarsia nga paria e qytetit.*

    Ky episod kaq sinjifikativ përmendet nga pedagogu i njohur tiranas Sinan
    Tafaj dhe më vonë nga ish drejtuesi i muzeut të Tiranës Ramiz Xhani.
    Burime të tjera historike dhe publicistike ku përmendet janë edhe në
    veprën
    “Historia e Tiranës si qytet deri në 1920” nga Kristo Frashëri. *

    Më tej ngjarjet vijuan ashtu si është dokumentuar në volumin e dytë
    të librit

    "Sheh Muamer Pazari - Rruga Historike e Azizave të Tiranës - kapitulli mbi
    jetën e Sheh Ahmed Pazarit na zbulohen këto fakte në kohë. Gazeta Shqiptare
    e Barit ditën E shtune, 19 shtator 1931 shkruante: *

    "Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur
    ushtria turke po largohej. Serbi, i perqendruar nga Shkodra ne Kruje,
    sulmon Tiranen dhe arreston te parin Sheh Ahmet Pazarin. *


    Patriotet kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen
    forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise. Patriotet kishin nje gjuhe te
    perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me
    njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte vendin e tyre.

    “Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te
    mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin njerezor, Sheh Ahmet Pazari
    beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj
    serbeve. Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te
    njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per
    pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij
    jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro
    Politoqi."

    Nga shkrimi i studjuesit Gazmend Bakiu ngritja e flamurit pershkruhet
    keshtu me referim nga vepra e Hafiz Ibrahim Dalliut “Patriotizma në
    Tiranë”:


    Në Tiranë mbërriti lajmi se ushtria serbe po afrohej me shpejtësi. Më 25
    nëntor, populli u mblodh në fushën e Shallvares, për të biseduar dhe për të
    vendosur se çdo të bënin. Në mesditë u mor vesh se ushtria serbe kishte
    hyrë në Krujë, dhe shqetësimi u rrit. Nuk kishte më kohë.Mëngjezin e datës
    26 Nëntor 1912, tellalli njoftoi popullin për t’u mbledhur tek sheshi
    nënprefekturës. Ishin aty të gjithë shqiptarët, që kishin punuar dhe
    ëndërruar për këtë ditë të madhe, por edhe turkomanët. Siç tregon Ibrahim
    Dalliu, pikërisht për të mos shkaktuar konflikt me ta, Refik bej Toptani
    shprehu “keqardhjen” e ndarjes nga Turqia, ndërsa shpallte pavarësinë.

    Ai tha:“Or vllazën! Me hidhrim të madh po ju them se e pru puna me u ndaë
    prej vllaznish tonë tyrq, dhe me e zbrit bajrakun e atyne qi ka valuë ktu
    me qindra vjetsh, edhe me ngref qeveriën komtare e me ngrejtë flamurin e
    Shqipniës. Dhantë Zoti e u puqshim si sod gojë ndër gojë q’ashtu të mundemi
    m’e rujtë atdheun tonë nga të nga të shkelunit e anmikut. Rroftë Shqipnija
    në vehte! Rroftë vllaznimi! Rroftë Flamuri kombtar!”, (H. I. Dalliu, po
    aty, f.8Cool.Populli i Tiranës, ose më mirë të themi shqiptarët
    duartrokitën, e lot gëzimi u derdhën.Kapiteni i xhandarmërisë Hamid Borshi
    ngriti Flamurin kombëtar dhe u njoftuan telegrafisht Durrësi, Elbasani,
    Berati, dhe Vlora. Sot, pikërisht aty është ndërtesa që njihet si
    Biblioteka e vjetër, (ish-Pallati i Princeshave), ndërsa sheshi përpara saj
    quhet “Sheshi i Flamurit”. Në fasadën e Bibliotekës janë vendosur prej kohe
    dy pllaka përkujtimore.



    Nikolla Nishku citohet nga studjuesit e historisë si një përfaqsues i
    zëshëm i Tiranës, pjesës zejtaro-tregtare me origjinë vllehe që përbënin
    një ndër elementët kulturor të jetës qytetare në zhvillim.

    Në kuptimësinë dhe qëndrimin e tij vlersohet shqiptarsia si vlerson nipi i tij
    historiani Dhimitër Antoni, ku sipas tezës historike se vllehët ose
    vllezërit janë pasardhësit ilirë të romanizuar gjatë periudhës së
    punësimit nga perandoria romake në Daki apo territorin e Rumanisë së
    sotme.

    Kjo shpjegon dhe dukurinë e kontributeve të vlerta në arsimin
    shqiptar, pavarsinë kombtare si akti i ngritjes së flamurit në Tiranë me
    një identitet tërësisht shqiptar.

    Fisi Nishku në Tiranë ka pemën e tij familjare me personalitete
    në një hark kohor afro 300 vjeçar.
    Nikolla Nishku kishte dy bija Florën dhe Kaliopin.
    Nga e bija Flora Nishku e martuar me Veniamin Antonin ; Nikolla u
    trashëgua nga pasardhësit Kalipsoja, Petraqi, Dhimitri, Jovani, Eleonora,
    dhe Teodora duke e vijuar pemën e familjes në disa degë e gjethe që ruajnë
    sot tiparet e një familjeje te bukur qytetare.


    Në kujtesën poetike Valdete Antoni, bija e Dhimitrit, nipit nga Flora të Nikollës
    si dhe mamaja ime
    shprehet në mënyrë të pavetdijshme te poezia “më prishi stërgjyshja e
    pasur” se:

    “ Stërgjyshja e pasur lëvizte tek unë
    me mantelargjëndi të gjatë, gishtërinjtë
    tërë unaza me gurë të kaltër.’’

    Dhe në të vërtetë përtej pamundsive realisht kemi jetuar si të pasur falë
    dashurisë dhe kujdesit të trashëguar mëmësor.*

    Në këtë formë edhe unë u rreka të prek me fjalë tingullin e një emocioni
    që të hap shpirtin, pra të udhtoj në të shkuarën e tashme, e cila duket se lëviz pareshtur, në gjenet e secilit prej nesh trashgimtarve .


    Andi BICA
    Stërnip i familjes Nishku*



  17. #17
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Masakra mbi vlerat intelektuale - QEMAL VELIA

    -Biblioteka të tëra u rrënuan apo u dogjën. Mijëra dorëshkrime të vlershme u zhdukën. Shumë veprimtari shkencore e krijuese u ndërprenë në mes brutalisht, dhe shoqëria shqiptare përjetoi me dhimbje plagën e madhe që i shkaktohej në trurin e saj

    “Antologji të krimit komunist”, ja pse pati shitje rekord në panairin “Libri për të gjithë”!

    Masakra mbi vlerat intelektuale

    QEMAL VELIA


    Një aspekt mjaft i spikatshëm, dhe mjerisht pak i evidentuar në këto kohë, i krimit komunist është dhe goditja rrënimtare ndaj vlerave intelektuale të shoqërisë shqiptare mbas marrjes së pushtetit me dhunë në nëntorin e vitit 1944 nga ana e klikës komuniste. Gjyqet speciale, ekzekutimet, burgimet e internimet, përveçse eleminuan lirinë politike dhe njerëzore, kryen një masakër edhe ndaj piramidës intelektuale që kish arritur të krijonte një shtrat të qëndrueshëm trashëgimie kulturore kombëtare. Njerëzit që më së pari u vunë nën shënjestër të regjimit dhe ranë prè e ndëshkimeve çnjerëzore, më parë se kundërshtarë politikë, ishin mendimtarë, shkencëtarë, studiues të fushave të ndryshme, shkrimtarë e artistë, që me veprimtarinë e tyre intelektuale kishin krijuar atë që mund të quhet elitë kombëtare. Si vazhdues të Rilindjes Kombëtare ata vepronin e punonin për epokën e Rimëkëmbjes Kombëtare. Dhe pikërisht kjo epokë mbas vitit 1944 mori një goditje të pamëshirshme, duke iu ndërprerë udha për dekada me rradhë.

    Në këtë “Antologji të krimit komunist” pasqyrohet një pjesë e kalvarit të përndjekjes politike në Shqipëri. Dhe ndër emrat protagonistë të kësaj antologjie gjejmë në pjesën më të madhe juristë, inxhinierë, pedagogë, mjekë, ekonomistë, agronomë, shkrimtarë, gjuhëtarë, historianë, ushtarakë, etj. Një aradhë që padyshim, duke u eleminuar, dëmtoi rëndë zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare. E një veprim edhe më kriminal ishte se, përveç ndëshkimit fizik, atyre iu ndëshkua edhe vepra që kishin lënë ndër vite. Biblioteka të tëra u rrënuan apo u dogjën, mijëra dorëshkrime të vlershme u zhdukën, shumë veprimtari shkencore e krijuese u ndërprenë në mes brutalisht, dhe shoqëria shqiptare përjetoi me dhimbje plagën e madhe që i shkaktohej në trurin e saj. Për afro pesë dekada i gjithë korpusi i veprave të trashëguara prej kësaj elite intelektuale u ndalua të qarkullonte në duart e qytetarëve shqiptarë. Por edhe në këto kohë të sotme ky korpus veprash përjeton harresën dhe shpërfilljen, e ende gjendet nën pluhurin që u hodh për vite e vite me rradhë mbi autorët dhe mbi vetë këto vepra. Kështu që e ndjemë për detyrë që në faqet e kësaj Antologjie të sjellim sadopak një pjesë të këtyre veprave, të cilat kanë si autorë disa prej figurave të përndjekura që pasqyrohen në këtë libër. Kuptohet që një punë shterruese mbi veprimtarinë intelektuale të atyre viteve dhe të këtyre protagonistëve do të ishte një ndërmarrje e madhe që kalon përtej caqeve të këtij vëllimi, por edhe ato që paraqiten këtu tregojnë mjaft mirë se cilët ishin kundërshtarët politikë dhe armiqtë e regjimit komunist, se cila kategori shoqërore ishte pengesa reale për një regjim të tillë diabolik dhe për më tepër antikombëtar.

    Në të vërtetë para se të rendisim disa nga punimet e autorëve të sipërthënë duhet kujtuar se masakra mbi vlerat intelektuale është shumë më e gjerë dhe përfshin: - si autorët që u detyruan të mërgojnë dhe të japin kontributin e tyre intelektual në mërgim; - si autorët që u eleminuan pas vendosjes së regjimit komunist në nëntor 1944; - ashtu dhe ata që u detyruan të heshtin dhe të ndërpresin punën intelektuale për të mbijetuar me punë të detyruar fizike. Por duhet thënë se ndalimi i veprës ishte i përgjithshëm për të gjitha kategoritë. Vlerat intelektuale të deriatëhershme u mohuan, u anatemuan, u falsifikuan. Ky ishte dhe dënimi i dytë dhe më i rëndë për autorët, sesa ai fizik.

    Por nëse vuajtja dhe dhimbja njerëzore e të përndjekurve në këto pesë dekada është për t’u kujtuar dhe shënuar në memorjen historike shqiptare si një epokë e hidhur që s'duhet përsëritur më, vlerat dhe veprat që u goditën e u masakruan duhet të jenë pjesë e gjallë e jetës intelektuale edhe në ditët e sotme, si një pjesë integrale e kulturës kombëtare shqiptare e cila vërtet përfaqëson siç thamë epokën e Rimëkëmbjes Kombëtare, por njëkohësisht është lëndë koherente dhe jo muzeale e vlerave shqiptare. Studimet historike, juridike, gjuhësore, ekonomike, etnografike, folklorike, pedagogjike; letërsia me dramat, romanet, tregimet, rrëfenjat, poezitë; muzika me pjesët lirike, qytetare, me koret dhe solistët e spikatur, orkestrinat dhe grupet muzikore; - janë puna dhe veprimtaria e mjaft prej autorëve të përmendur në këtë “Antologji të krimit komunist”. Dhe prej këtyre autorëve, të botuar më vehte apo si pjesë e shtypit të pasur të asaj kohës, po sjellim vetëm një pjesë të veprimtarisë së gjerë studimore e krijuese të disa prej tyre, pa pretenduar të shterojmë argumentin dhe të japim një pasqyrë të plotë të saj.

    Së pari do të theksonim se organet e shtypit, revista, gazeta, almanakë, etj., ishin një nga instrumentët ku pasqyrohej veprimtaria intelektuale e kohës dhe botimi i tyre ishte mjaft intensiv që në fillim të shekullit e në vijim.

    Organet e shtypit që e pësuan nga hakmarrja komuniste

    Kështu, protagonizmi si botues apo bashkëpunëtorë në këto organe shtypi, i atyre që pas vitit 1944 do të pësonin hakmarrjen komuniste, mund të ilustrohet si më poshtë:

    Në vitin 1904, Terenc Toçi është kryeredaktor i gazetës që botohet për një kohë të shkurtër LA GAZZETTA ALBANESE (Gazeta shqiptare), e cila kishte si drejtor Manlio Beniçin, siçiliano-shqiptar nga Piana dei Greci, birin e patriotit prof. Xhuzepe, mik i ngushtë i Garibaldit dhe Krispit.

    Në janar 1910, Dom Ndoc Nikaj themelon në Shkodër gazetën e përjavshme “Koha”, e cila vazhon me këtë emër deri në fund të vitit 1911. Ndërkohë Nikaj e vazhdon gazetën e tij për më shumë se dhjetë vjet nën emra të ndryshëm: “Koha”, “Bashkimi”, “Besa shqiptare”, “Zani i Shkodrës”.

    Po më 1910, del në Elbasan “Tomorri”. E përkohshme politike e letrare, tre herë në muaj. Botues dhe drejtor Lef Nosi.

    Në dhjetor 1925, del në Berat “Idea kombëtare”, gazetë politike-letrare-ekonomike, me drejtor Islam Vrionin.

    Në shtator 1925, në Tiranë nën drejtimin e Namik Selim Delvinës del “Rilindja shqiptare”, e përjavshme politike.

    Në janar 1928, fillon të botohet revista juridike e përpesëmbëdhjetëditshme “Drejtësia”, nën drejtimin e avokatit Perikli Goga.

    Më 1928, botohet në Tiranë “Gazeta e rę”, e përditshme. Përveç kronikës dhe artikujve politikë, shpesh botonte shkrime letrare e gjuhësore. Drejtor politik ishte Dr. Zoi Xoxa, kurse drejtor përgjegjës Said Toptani. Zoi Xoxa ishte, gjithashtu, drejtor politik i Shqipëria e rę të Kostancës, si dhe autor i dramës Kapedan Leonidha.

    Në tetor 1929, fillon në Tiranë botimi i “Shqipëtarja”, revistë e përmuajshme, organ i Shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, nën drejtimin e Emine Toptanit. Synonte emancipimin e gruas shqiptare dhe përgatitjen e saj për misionin e edukimit të breznive. Bashkëpunuan edhe Mehdi Frashëri, Milo Shini, Nebil Çika, D. Xhulio Bonati, L. Naçi.

    Më 28 nëntor 1929, filloi të botohet në Tiranë “Vullneti” nën drejtimin e Harilla Bakallit. Më 16 shkurt 1930 u pezullua nga qeveria, po mundi të dalë sërish më 7 mars me titullin “Vullneti i Popullit”, gazetë e përditshme, me një denduri të kënaqshme informacionesh dhe me një shtojcë letrare, ku nisi të botohet vepra e V. Hygosë “Ditët e fundit të një të dënuari me vdekje”, përkthyer në shqip nga Hysejn Çele. Më 28 nëntor 1930 Vullneti boton një numër të veçantë me artikuj historikë dhe letrarë të Ernest Koliqit, Leo A. Frojndlih, G. Fishta, G. Meksi, Milo Shini (T. Toçi), Lumo Skëndo, M. Logoreci, Seid Kemal, F. Kordinjano, Kristo Floqi, N. Helenau, Van Krishna, K. Gurakuqi, M. Sherko, Zoi Xoxa, Teki Selenica.

    Më 1929, del në Tiranë “Arbënia”, gazetë e drejtuar nga Ferid Vokopoja.

    Më 1930, nis të dalë në Tiranë katër herë në javë “Rilindja e Arbënis”, organ nacionalist neoshqiptar, drejtuar nga Namik Delvina, nën kujdesin e shoqërisë botuese Arbënia, që botonte gazetën me të njëjtin emër.

    Në shtator 1932, del numri i parë i “Minerva”, shkencore e letrare, revistë e madhe letrare e jetës moderne, nën drejtimin e publicistit Nebil Çika.

    Në mars 1933, grupi redaksional i përbërë nga Asim Gjakova (drejtor), Branko Merxhani, Ernest Koliqi, Vangjel Koça, Karl Gurakuqi, Anton Logoreci, Odise Paskali etj., nis botimin e revistës së përjavshme letrare “Illyria”, një prej organeve më gjurmëlënës të krijimit e mendimit letrar e kritik shqiptar (u botua në 52 numra).

    Më 28 nëntor 1935, del në Tiranë gazeta “Drita”, fletore e përditshme parimesh nacionaliste, me drejtor Mati Logorecin. U mbyll me pushtimin e Shqipërisë.

    Në vitin 1938, Dom Mikel Koliqi themelon revistën “Kumbona e së djelës”, e cila vazhdoi deri në vitin 1945.

    Në shkurt 1944, Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) bashkë me Vedat Kokonën, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, themelojnë të përmuajshmen “Revista letrare”.

    Hakmarrje mbi artin dhe kulturën

    Këto ishin vetëm disa nga organet e shumtë të shtypit që qarkulluan në atë kohë të ndritur të rimëkëmbjes së shoqërisë shqiptare deri në nëntorin e vitit 1944, dhe në të cilët gjenden më së shumti ata emra që pësuan kalvarin e dhimbshëm të eleminimit e të përndjekjes së parreshtur përgjatë regjimit komunist. Krahas tyre veprimtaria intelektuale dhe artistike zhvillohej me të njëjtin ritëm duke hedhur themele të qenësishëm dhe duke pasuruar jetën shqiptare. Në këtë hulli, sa për ilustrim, do të përmendim pak ngjarje artistike që gjithsesi lënë të kuptohet se veprimtaria e atyre kohëve ishte në lulëzim të plotë. Kështu, një nga personalitetet e njohur të kohës që dënohet me burgim të përjetshëm nga gjyqi i parë politik i regjimit, Xhevat Korçën, e gjejmë Drejtor të Gjimnazit të Shtetit që hapet në Shkodër në vitin 1922. Muziktarin dhe kompozitorin Mikel Koliqi (kardinalin shqiptar) e shohim në vitin 1932 të organizojë korin e Katedrales së Shkodrës me emrin Scola Cantorum, ndërsa Dom Kakarriqin në vitin 1933 të formojë korin e parë për fëmijë (djem e vajza) në Katedralen e Shkodrës. Kurse në prillin e vitit 1935, shfaqet në Shkodër melodrama “Rozafa” me muzikë të Dom Mikel Koliqit, themeluesit të melodramës shqipe, dhe me libret të Dom Ndre Zadesë (po të Dom Ndre Zadesë janë edhe libretet e melodramave Rrethimi i Shkodrës dhe Ruba e kuqe). Në qershor 1938, në sallën e kinemasë “Gloria” në kryeqytet, jepet koncerti i përbashkët i baritonit Kristaq Koço dhe sopranos Maria Paluca, shoqëruar në piano nga Lola Aleksi, me një sukses të vërtetë. Në repertor arie nga operat Fidelio e Bethovenit (M. Paluca), Don Zhuani dhe Flauti magjik i Moxartit (Marie Paluca dhe Kristaq Koço), Vŕlzeri i Shtrausit (M. Paluca), Vizione Veneziana (K. Koço), “Malli i vjershëtorit”, me tekst të Lasgush Poradecit dhe muzikë të Lola Aleksit (K. Koço), etj. Më tej, në prill 1937 shfaqet në Shkodër melodrama e Koliqit “Rrethimi i Shkodrës”, kurse në dhjetor 1937 shfaqet në Shkodër melodrama e tretë e Dom Mikel Koliqit “Ruba e kuqe”, kurse më 28 nëntor 1938, piktorja korçare Androniqi Zengo hap ekspozitën e parë (e para e një piktoreje shqiptare) në një sallon të vogël në Bulevardin Zogu I. Dhe padyshim, këto momente të pakta veçse japin shenjën e një game të gjerë veprimtarie kulturore e artistike, që gjithsesi nuk përbën objektin e trajtimit të këtij libri, por veçse shënojnë piketat se mbi cilët elementë të shoqërisë shqiptare ra e pamëshirshme shpata masakruese e krimit komunist.

    Ndërkohë veprimtaria botuese vijonte në të gjitha fushat: filozofi, politologji, histori, letërsi, jurisprudencë, ekonomi, folklor, gjuhësi, antropologji, teologji, etj. Një fushë tjetër e lëvruar me sukses dhe seriozitet ishte ajo e përkthimeve të veprave më të zgjedhura botërore nga pena të shquara dhe me prestigj në fushën e letrave. Do të ishte një punë e lavdërueshme të bëhej një paraqitje e plotë e veprimtarisë botuese të atyre viteve, por në rastin tonë jemi ndalur vetëm në disa prej penave të kohës që përgjatë Antologjisë së krimit komunist i ndeshim në bankën e të akuzuarve të gjyqeve speciale, përpara togës së pushkatimit, në burgjet infernale të regjimit, nëpër kampet dhe rrethimet e internimeve.

    Vepra dhe studiues të diskriminuar

    Edhe për ata emra që pasqyrohen në këtë Antologji, lista e punimeve të tyre intelektuale do të ishte tepër e gjatë, por jemi kufizuar vetëm në disa prej tyre, që gjithsesi japin një kuadër kuptimplotë të vlerave intelektuale të shkelura dhe të masakruara nga klika e Tiranës, e ndër ta janë shtetarë, juristë, klerikë të të gjithë besimeve, pedagogë, gjuhëtarë, shkrimtarë, etj. Vështro:



    Jakov Milaj

    - Raca shqiptare - Studim antropologjik e historik - 1944.



    Baltazar Benussi

    - Sendet, zotënimet dhe modifikimet e tija - 1931.



    Xhevat Korça

    - Tri pyetje nga jeta e Skënder Beut - "Nikaj" 1923.



    Vinçenc Prenushi

    Vepra: - “Rrënimet e Jeruzalemit” - 1904, (dorëshkrim i humbur nën rrënojat e tërmetit të vitit 1905).

    - “Kângë popullore gegnishte” (botuar nga arkeologu dhe historiani austriak Karl Paç, Sarajevë, 1911).

    - “Prej robnije në liri” - dramë - Shkodër 1914, 1931.

    - “E Trathtuemja” - dramë - Shkodër 1919, 1931.

    - “Gjeth e lule” - poezi - Shkodër 1924, 1931.

    - “Sh’ Françesku i Asizit” - hagjiografi - Shkodër 1927.

    - “Fjala e Zotit” - 1928.

    - “Foglie e fiori” - Bari 1993.

    - “Visari Kombëtar”.

    - “Ndër lamije të demokracisë së vërtetë”.

    Përkthime: - Sinkievicz - Quo vadis - roman - Shkodër 1933.

    - Vizeman – “Fabiola” - roman - 1924/1925.

    - Veber – “13 blirët” (Dreizehnlinden) - poemë epike.

    - “Le mie prigioni” (Burgjet e mija)- kujtime të poetit dhe dramaturgut italian Silvio Peliko, me parathënie dhe shënime prej B. Demës - Shkodër 1939

    - Dante - kënga XI e Parajsës.

    - Fenelon – “Telemaku n’udhtim” (fragmente).

    - Shatobrian –“Prologu i Atala”.



    Lazër Shantoja

    Vepra: - Për natë kazanesh - përmbledhje humoristike anekdotash dhe proverbash - Shkodër 1919.

    - Vepra (botuar në Shkodër 2005).

    Përkthime: - Shiler - Vilhelm Teli.

    - Shiler - Kënga e kumborës.

    - Gëte - Hermandi dhe Dorotheja.

    - Gëte - Fausti (pjesë të zgjedhura).



    Bernardin Palaj

    - “Kângë kreshnikësh e legjenda” (bashkë me Donat Kurtin) - Tiranë 1937.

    - “Varrëve të Flamurit” - Përmbledhje me poezi - 1937.

    - Opere (Vepra) - vëllim shqip-italisht, redaktuar nga Anxhela Çirinçone - Romë 1969.

    - “Ndërmjet Shëngjergjave” - përmbledhje poetike - 1938.



    Donat Kurti

    - “Kangë kreshnikësh dhe legjenda” (Përfshirë në Visaret e Kombit, vëll.II) - Tiranë 1937.

    - “Prralla kombëtare”.

    - Artikuj studimorë në “Hylli i Dritës”.



    Et'hem Haxhiademi

    Vepra: - “Ulisi” - tragjedi - Tiranë 1931.

    - “Akili” - tragjedi - Tiranë 1931.

    - “Aleksandri” - tragjedi - Tiranë 1931.

    - “Pirrua” - tragjedi - shkruar më 1934.

    - “Skënderbeu” - tragjedi - Tiranë 1935.

    - “Diomedi” - tragjedi - Tiranë 1936.

    - “Abeli” - tragjedi - Tiranë 1939.

    - “Lyra” - poezi - Tiranë 1939.

    Përkthime: - Virgjili – “Bukoliket” (përkthyer në hekzametër) - 1932.



    Mark Ndoja

    Vepra: - “Kritika klasike dhe leksione greko romake” - Tiranë 2003.

    Përkthime: - Dante Aligieri – “Ferri” - Tiranë 1997.

    - Horaci – “Satira dhe Epistula” - Tiranë 2004.



    Petro Marko

    - “Hasta la vista” - roman - Tiranë 1958.

    - “Qyteti i fundit” - roman - Tiranë 1960).

    - “Rrugë pa rrugë” - rrëfenja e skica - Tiranë 1964 (të shkruara mes viteve 1933-‘37).

    - “Një emër në katër rrugë” - roman - Tiranë 1973.

    - “Nata e Ustikës” - roman - Tiranë 1989, etj.



    Pashko Gjeçi

    Përkthime: - Dante Aligieri – “Ferri” - Tiranë 1960.

    - Dante Aligieri – “Purgatori” - Tiranë 1962.

    - Dante Aligieri – “Parajsa” - Tiranë 1966.

    - Homeri – “Odiseja” - Tiranë 1976.

    - Poezi nga Leopardi, Karduçi, etj.

    Të pabotuara: - Uiliam Shekspir – “Hamleti”.

    - Gëte – “Fausti” (pjesa e parë).

    - Rasini – “Andromaka”.

    - Rasin – “Atalia”.

    Autor i shkrimeve kritike: - Vërejtje mbi poezít popullore shqyptare – “Hylli i dritës”, Viti XV, nr. 3-7, mars-korrik 1939.

    - At Gjergj Fishta, poet satirik.

    - Poradeci i Lasgushit.



    Vexhi Buharaja

    Përkthime: - Saadiu – “Gjylistani dhe Bostani” - Tiranë 1960 (ribotuar më 1988).

    - Firdesiu – “Shahnameja” - Tiranë 2004.



    Qemal Draçini

    - Era - vepra e tij (Muzeu Historik i Shkodrës 1995.



    Selman Riza

    - Emnat në shqipe: Sistemi i rasave dhe tipet e lakimit - 1965.

    - Pesë autorët më të vjetër të gjuhës shqipe - 1966.

    - Studime albanistike - Prishtinë 1979.

    - Tre monografina albanologjike - "Nikaj" 1944.



    Arshi Pipa

    - “Lundërtarë” - përmbledhje poetike - Tiranë 1944.

    Botuar jashtë shtetit:

    - “Libri i burgut” - Romë 1959.

    - “Montale dhe Dante” - Mineapolis 1968.

    - “Vargu popullor shqiptar: struktura dhe vargu” - Mynih 1978.

    - “Hieronym de Rada” - Mynih 1978.

    - “Letërsia shqiptare: perspektivat shoqërore” - Mynih 1978.



    Hafiz Ali Korça

    - Abetare - Korçë 1910.

    - “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit” - 1925.

    - “Historia e shenjtë” - 1931.

    - “Kurani i madhnueshëm” - 1936.

    - “Muslimanësia” - 1919.

    - “Rubajjati” - Omar Khajam - 1942.

    - “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë” - 1944.

    - Alfabeti arabisht - 1945.

    dhe shumë vepra me karakter teologjik që nga viti 1909 e në vazhdim.



    Terenc Toçi

    - “La questione Albanese” - Kozencë 1901.

    - “Shqiponja arbnore” (Raca, besimet, atdheu. Familja, besa e burrënia) - 1943.

    - “Pazotnimi shqiptar” (Anarkia shqiptare) - 1914.

    - “Krimet e politikës” - 1922.

    - “Gjindarmërija pas së drejtës ndërkombëtare” - 1936.

    - Gramatika e italishtes - 1928.

    - E drejta ndëshkimore. Parimet e përgjithshme - 1926.

    - E drejta botore - 1923.

    - Tri mprojtje ndëshkimore. Për lirinë e shtypit... - 1940.



    Visarion Xhuvani

    - Çështje politike religjioze - 1926.

    - Fjalë në parlament -1920.



    Nebil Çika

    - Metodikë pedagogjike (Punët e dorës, mënyra e mësimit) - 1923.

    - “Njimendësia shqiptare” - Studim politik e psikologjik - 1943.

    -Drejtues i revistës “Minerva” - 1932.



    Ndoc Nikaj

    - “Shkodra e rrethueme” - roman - 1892.

    - “Historia e Shqypnisë” - Bruksel 1902.

    - “Lulet në thes” - Shkodër 1913.

    - “Fejesa n’djep a se Ulqini i mârrun” - prozë - Shkodër 1913.

    - “Shkodra e rrethueme” - roman - Shkodër 1913.

    - “Bukurusha” - Shkodër 1918.

    - “Bërbuqja” - Shkodër 1920.

    - “Motra për vllŕn” - dramë - Shkodër 1921.



    Ndre Zadeja

    Pjesë historike: - “Ora e Shqipnisë”

    - “Hijet e zeza”

    - “Rrethimii Shkodrës”

    - “Ruba e kuqe”

    - “Rozafa”



    Zef Harapi

    - “Pushka e tradhëtarit” - roman

    - “Mustafa Pasha i Shkodrës” - dramë



    Koço Tasi

    - Fjalor greqisht-shqip - 1928



    Pashk Bardhi

    - “Gjurmime”

    - “Gramatikë e gjuhës shqipe”

    - Plotësime të fjalorit të Bashkimit.



    Pal Dodaj

    - Ditari i fshehtë.

    - Letërkëmbim me at Gjergj Fishtën.



    Anton Harapi - shkrimtar, filozof dhe gojëtar

    - Urti e burrni ndër banorë të Cemit

    - Valë mbi valë

    - Vlerë shpirtërore. Kontribut për trajtimin mendor të shqiptarit - 1936.



    Marin Sirdani

    - “Skanderbegu mbas gojdhanash”

    - “Shqiptarët e Arbënt”

    - “Shqypnia e shqyptarët”



    Justin Rrota

    - Rreth gramatologjisë shqipe

    - Letratyra shqipe - 1925 dhe ribotuar në 1934.

    - Sjell të fotokopjuar nga Biblioteka e Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut në vitin 1929 dhe një vit më pas, në vitin 1930, boton Monumenti ma i vjetri i gjuhës shqipe - Gjon Buzuku.

    - Shkrimtari ma i vjetër i italo-shqiptarëvet - Lukë Matrënga - 1931 dhe 1939.

    - Për historinë e alfabetit shqip - monografi - 1936.



    Nikollë Gazulli

    - Fjalori toponomastik

    - Fjalor i fjalëve të rralla

    - Studime të ndryshme



    At Gjon Shllaku - doktor në filozofi

    - Kritikë e filozofisë së Xhovani Xhentiles

    - Artikuj socialë e filozofikë

    - Drejtor i fundit i Hylli i Dritës



    Kostandin Kote

    - Shpërblimi i gjaksis - Dramë - Zadar 1929.



    Vangjel Koça

    - Përkthen dhe boton në vitin 1937 Fjalimi i Metodës - Rene Dekart.



    Mustafa Gërblleshi

    - Gremina e dashunis - roman - Tiranë 1944.



    Hamit Kokalari

    - Kosova djep i shqiptarizmës - 1943.



    Lazër Radi

    - Fashizmi dhe fryma shqiptare - 1940.



    Musine Kokalari

    - “Siç më thotë nënua plakë” - vëllim sipas traditës popullore - 1939, 1944.



    Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)

    - “Netë shqiptare” - përmbledhje me novela - Kostancë Rumani 1938.

    - “Ago Jakupi e të tjera rrëfime” - përmbledhje rrëfimesh - Tiranë 1943.

    - “Mall e brengë” - Tiranë 1943.

    - “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”. Rrëfime-rrëfenja - përmbledhje me pesë tregime - Tiranë 1944.

    - “Këngë e brithma nga qyteti i djegur” - përmbledhje me këngë popullore - Tiranë 1944.

    - “Shënime letrare” - Tiranë 1944.

    - “Sulm e lotë” - përmbledhje në vargje atdhetare (me pseudonimin Izedin Jashar Kutrulija) - Tiranë 1944.



    Autorë dhe vepra të tjera:



    - Gjergj Bubani - përkthyes, poet dhe publicist - nxjerr “Shqipëria e Re” në Bukuresht.

    - Hafiz Ibrahim Dalliu - klerik dhe botues i “Dajti” - politike-ekonomike-letrare 1924, mbledhës dokesh e zakonesh e besimesh të popullit të Tiranës në “Diturija” - 1928-29.

    - Kudret Kokoshi - poet në traditën e Ali Asllanit.

    - Namik S. Delvina – “Dashurija e Memedheut” – “Tjatro me tetë pamje” - Selanik 1909.

    - Sheh Ahmed Shkodra. Kryetar’ i federatësë Rufai të Shqipërisë, Vlorë - Ilahi - vjersha fetare - 1927.

    - “Libër’ i trashigimit”, Feraiz - përkthyer nga arabishtja prej Shyqri Myftiut - Peqin 1927.

    - “Shqipëria më 1927” - autor T. Selenica - Tiranë 1928.

    - Botohet “Zana popullore” (Kangë popullore) Vëll. I, mbledhur nga Kasem R. Taipi, me një parathënie nga Ernest Koliqi - Shkodër 1933

    - 28 nëntor 1937 - Lef Nosi publikon në Tiranë Dokumenti i shpalljes s’indipendencës kombëtare në Vlonë më 28 Nanduer 1912 dhe fytyrat e përfaqësuesvet të popullit shqipëtar që patën fatin e lumtur me e shpallë.

    - Viti 1937 - Botohet në Paris, në Libraire orientaliste Paul Geuthner, disertacioni i Athanas Gegajt, doktor në Shkencat Historike, L’Albanie e l’Invansion turque au XV-e sičcle.

    - Viti 1937 - Botohet në Tiranë “Visaret e kombit”, Vëllimi I, “Kangë trimnije dhe kreshnikësh” (Pjesë të folklorës së botueme). Zgjedhë e komentue nga Prof. Karl Gurakuqi e Prof. Filip Fishta. (“Visaret e kombit”, një seri që filloi të botohet më 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, e që vazhdoi deri më 1944. Ato janë 15 vëllime, që, me ndonjë përjashtim të rrallë si Fjalori i Nikollë Gazullit, vëllimi i 12-të, 15-të e ndonjë tjetër, të gjithë të tjerët përmbajnë lëndë folklorike, kryesisht nga Veriu).

    - Viti 1938 - del “Iliada” libri XXII (Vrasja e Hektorit) e Homerit, përkthyer nga Prof. Frano Alkaj. Shtypshkronja Françeskane, Shkodër 1938.

    - Viti 1938 - Gani Daiu përkthen dhe boton librin “Emili” ose “Mbi edukatën” të Rusoit, me një parathënie nga Sotir Papakristos. “Luarasi”, Tiranë.

    - Viti 1941 - Botohet në Tiranë Antologjia e Letërsisë Shqiptare, shkrimtarët shqiptarë, redaktuar nga Namik Resuli dhe Karl Gurakuqi.

    - Viti 1943 - Botohet në Firence libri “Valle kombëtare” e Gjon Kujxhisë.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1
    shkrim i publikuar ne gazetat e perditshme Metropol dhe Agon.

    Nikolla Nishku- Surpriza qytetare e Pavarsis në Tiranë.


    Duke kryer ritin e bukur mëngjesor të çuarje së vajzës time në kopësht, në
    lagjen Selitë e Vogël diku në ngjitje të kodrinës, atje ku gjallon dhe një
    rrugë me emrin Nikolla Nishku ndalem dhe ia tregoj asaj me dashuri si një
    përrallëz se ja ku është dhe stërgjyshi i mamit”.

    Tabela e re sikur “i buzqesh” vajzës miqësisht.
    Qëndron lart diku pranë një shtylle elektrike të vjetër druri përkëdhelur nga kabllot e rrëmujshme të internetit apo telefonisë tokësore.

    Emri i personazhit të zgjedhur nga historianët bashkiakë përfaqson një
    gjeografi shpirtërore jo aq periferike sa Selita por lidhet direkt me
    qendrën e kryeqytetit në oborrin e shumkatshes së parë në Shqipëri.

    Ky është dhe fati i shumë emrave të njerzve të shquar që janë
    vendosur si stoli në rrugët e reja në qoshet e lagjeve në ndërtim larg
    kontekstit jetësor e njerzor ku u njohën, jetuan e u kulmuan. Sidoqoftë ia
    vlen kujtesa.


    Nikolla Nishku dhe familja e tij tiranase, përmendet edhe në
    shënimet e kodikut të bashkësisë së krishterë për kishën
    e Shën Prokopit që ndodhet në kodrat e parkut të liqenit, si dhuruesi të tokës.
    Po kështu në këtë kodik kishtar familja Nishku figuron me prona e pasuri të paluajtshme
    në Tiranën e vitit 1819.

    Shtëpia e blerw nga familja tiranse Nishku ishte një shtëpi dy katëshe me mure të trasha
    qerpiçi dhe tavane të drunjta të punuara mjeshtërisht duke përfaqësuar
    motivet e banesave të para qytetare në Tiranën e para disa
    shekujve me rënien e Voskopojës në vitin 1769 .

    Atje ka banuar përkohsisht dhe ish Ministri Hilë Mosi. Shumë pranë saj,
    disa metra më tutje ngjitur ndodhej Katedralja Ortodokse e Vangjelizmosë.
    Madje disa prej antarve të familjeve Nishku, Antoni , Koja vijuan të jenë
    ndihmës gjatë shërbesave fetare.

    Më vonë pasi Nikolla ndërroi jetë prej
    një epidemie të kohës, në vitin 1924 kjo traditë vijoi tek vëllai i tij Leonidha
    Nishku ku u strehua dhe personaliteti i kishës shqiptare Peshkop Fan Noli.
    Si tregon dhe trashgimtari i Leonidhës zoti Artan Nishku, portat e fisit
    kanë qëndruar të hapura në çdo sistem për miqtë e Shqipërisë së pavarur.


    Nikolla mishëron dhe një tregues të
    harmonisë së besimeve në Tiranën e vjetër kur me porta të hapura e pa
    çelës, shkëmbeheshin me dashuri dhe mikpritje vezët e pashkëve dhe ëmbelsirat apo
    pjesa e kurbaneve për Bajram.

    Përballë shtëpisë në ish rrugën Fan Koja, tek ish hotel Vjosa ,
    para 100 vjetësh ndodhej shkolla shqipe tiranase. Edhe kjo shkollë furnizohej me
    libra të shtypura në shqip dhe të mbërritura prej tregtarit vizionar Nishku
    nga Manastiri.Shtëpia qindravjeçare kishte dhe një bibliotekë tejet të
    pasur me libra të sjella nga Voskopoja. Në qilarët e saj ruheshin dhe
    amfora të vjetra që përdoreshin ritualisht për zahiret .
    Para shembjes në fillim vitet shtatëdhjet erdhen ekspertët e institutit të
    monumenteve dhe pasi morën matjet e hodhën në letër modelin e shtëpisë
    tiranse premtuan se banesa qytetare për vlerat që kishte do të ndërtonin
    një maket të saj për ta ekspozuar në hyrje tëpesmbedhjetkatshit. ( hotel Tiranës).



    Ditlindja e pavarsisë në qytetin e Tiranës daton me 26 Nëntorin. Ky nxitim
    në kohë lidhet me një episod tejet të veçante dhe ende te panjohur nga
    kryeqytetasit. Nikolla pak para ngritjes së flamurit ishte arrestuar nga
    forcat serbe qe kishin mbërritur deri në kufijtë e Tiranës së Vjetër.*

    Motivi ishte sulmi nga ish kryekonsullit serb për tu hakmarrë ndaj
    zhdukjes së familjes së tij, bashkshorten dhe dy fëmijët që
    konsideroheshin të humbur gjatë luftimeve për pavarsi me ushtrinë otomane.


    Nikollën serbët e vendosin para togës së pushkatimit për ta ndëshkuar.
    Menjëherë ai i drejtohet me bindje dhe diplomaci komandanti për tu sqaruar.


    Përfaqsuesi i tiranasve në pak kohë arriti të sqarojë ngarkesën e dy
    palëve duke i treguar kryekonsullit serb se familja e tij ishte ruajtur në
    mirbesim gjallë e shëndosh dhe strehohej në shtëpinë e tij.*

    Menjëherë pas këtij lajmi rrethimi i Tiranës mbaroi përkohsisht me një akt
    paqeje. Familja e kryekonsullit serb u rikthye në Serbi dhe pas disa
    ditësh nga kjo ngjarje, u shpall menjëherë pavarsia nga paria e qytetit.*

    Ky episod kaq sinjifikativ përmendet nga pedagogu i njohur tiranas Sinan
    Tafaj dhe më vonë nga ish drejtuesi i muzeut të Tiranës Ramiz Xhani.
    Burime të tjera historike dhe publicistike ku përmendet janë edhe në
    veprën
    “Historia e Tiranës si qytet deri në 1920” nga Kristo Frashëri. *

    Më tej ngjarjet vijuan ashtu si është dokumentuar në volumin e dytë
    të librit

    "Sheh Muamer Pazari - Rruga Historike e Azizave të Tiranës - kapitulli mbi
    jetën e Sheh Ahmed Pazarit na zbulohen këto fakte në kohë. Gazeta Shqiptare
    e Barit ditën E shtune, 19 shtator 1931 shkruante: *

    "Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur
    ushtria turke po largohej. Serbi, i perqendruar nga Shkodra ne Kruje,
    sulmon Tiranen dhe arreston te parin Sheh Ahmet Pazarin. *


    Patriotet kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen
    forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise. Patriotet kishin nje gjuhe te
    perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me
    njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte vendin e tyre.

    “Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te
    mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin njerezor, Sheh Ahmet Pazari
    beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj
    serbeve. Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te
    njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per
    pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij
    jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro
    Politoqi."

    Nga shkrimi i studjuesit Gazmend Bakiu ngritja e flamurit pershkruhet
    keshtu me referim nga vepra e Hafiz Ibrahim Dalliut “Patriotizma në
    Tiranë”:


    Në Tiranë mbërriti lajmi se ushtria serbe po afrohej me shpejtësi. Më 25
    nëntor, populli u mblodh në fushën e Shallvares, për të biseduar dhe për të
    vendosur se çdo të bënin. Në mesditë u mor vesh se ushtria serbe kishte
    hyrë në Krujë, dhe shqetësimi u rrit. Nuk kishte më kohë.Mëngjezin e datës
    26 Nëntor 1912, tellalli njoftoi popullin për t’u mbledhur tek sheshi
    nënprefekturës. Ishin aty të gjithë shqiptarët, që kishin punuar dhe
    ëndërruar për këtë ditë të madhe, por edhe turkomanët. Siç tregon Ibrahim
    Dalliu, pikërisht për të mos shkaktuar konflikt me ta, Refik bej Toptani
    shprehu “keqardhjen” e ndarjes nga Turqia, ndërsa shpallte pavarësinë.

    Ai tha:“Or vllazën! Me hidhrim të madh po ju them se e pru puna me u ndaë
    prej vllaznish tonë tyrq, dhe me e zbrit bajrakun e atyne qi ka valuë ktu
    me qindra vjetsh, edhe me ngref qeveriën komtare e me ngrejtë flamurin e
    Shqipniës. Dhantë Zoti e u puqshim si sod gojë ndër gojë q’ashtu të mundemi
    m’e rujtë atdheun tonë nga të nga të shkelunit e anmikut. Rroftë Shqipnija
    në vehte! Rroftë vllaznimi! Rroftë Flamuri kombtar!”, (H. I. Dalliu, po
    aty, f.8Cool.Populli i Tiranës, ose më mirë të themi shqiptarët
    duartrokitën, e lot gëzimi u derdhën.Kapiteni i xhandarmërisë Hamid Borshi
    ngriti Flamurin kombëtar dhe u njoftuan telegrafisht Durrësi, Elbasani,
    Berati, dhe Vlora. Sot, pikërisht aty është ndërtesa që njihet si
    Biblioteka e vjetër, (ish-Pallati i Princeshave), ndërsa sheshi përpara saj
    quhet “Sheshi i Flamurit”. Në fasadën e Bibliotekës janë vendosur prej kohe
    dy pllaka përkujtimore.



    Nikolla Nishku citohet nga studjuesit e historisë si një përfaqsues i
    zëshëm i Tiranës, pjesës zejtaro-tregtare me origjinë vllehe që përbënin
    një ndër elementët kulturor të jetës qytetare në zhvillim.

    Në kuptimësinë dhe qëndrimin e tij vlersohet shqiptarsia si vlerson nipi i tij
    historiani Dhimitër Antoni, ku sipas tezës historike se vllehët ose
    vllezërit janë pasardhësit ilirë të romanizuar gjatë periudhës së
    punësimit nga perandoria romake në Daki apo territorin e Rumanisë së
    sotme.

    Kjo shpjegon dhe dukurinë e kontributeve të vlerta në arsimin
    shqiptar, pavarsinë kombtare si akti i ngritjes së flamurit në Tiranë me
    një identitet tërësisht shqiptar.

    Fisi Nishku në Tiranë ka pemën e tij familjare me personalitete
    në një hark kohor afro 300 vjeçar.
    Nikolla Nishku kishte dy bija Florën dhe Kaliopin.
    Nga e bija Flora Nishku e martuar me Veniamin Antonin ; Nikolla u
    trashëgua nga pasardhësit Kalipsoja, Petraqi, Dhimitri, Jovani, Eleonora,
    dhe Teodora duke e vijuar pemën e familjes në disa degë e gjethe që ruajnë
    sot tiparet e një familjeje te bukur qytetare.


    Në kujtesën poetike Valdete Antoni, bija e Dhimitrit, nipit nga Flora të Nikollës
    si dhe mamaja ime
    shprehet në mënyrë të pavetdijshme te poezia “më prishi stërgjyshja e
    pasur” se:

    “ Stërgjyshja e pasur lëvizte tek unë
    me mantelargjëndi të gjatë, gishtërinjtë
    tërë unaza me gurë të kaltër.’’

    Dhe në të vërtetë përtej pamundsive realisht kemi jetuar si të pasur falë
    dashurisë dhe kujdesit të trashëguar mëmësor.*

    Në këtë formë edhe unë u rreka të prek me fjalë tingullin e një emocioni
    që të hap shpirtin, pra të udhtoj në të shkuarën e tashme, e cila duket se lëviz pareshtur, në gjenet e secilit prej nesh trashgimtarve .


    Andi BICA
    Stërnip i familjes Nishku*

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1
    Nga libri: Shënime për Bashkësinë Ortodokse të Tiranës - Dhimitër Beduli, Vlash Dhora e Kostandin Mara.

    Familja Nishku – Pema Gjenealogjike
    1. Jovan Nishku martuar me Batën (Kleopatra) nga familja Haxhinikolla, Elbasan.
    Pati dy djem (Leonidhen , Nikollën) dhe 5 vajza.
    - Santa, martuar te familja Zoraqi.
    - Evgjenia, martuar te Spiro Leka.
    - Vasiliqia, martuar te Naum Hobdari.
    - Lenka, martuar te Cili.
    - Sofija, martuar te Janku (Babakuqi).

    Nga dy djemtë:
    -Leonidha pati dy fëmijë: Miston dhe Arsinoin.
    -Nikolla pati dy vajza: Florën, martuar me Veniamin Antonin.
    Kaliopin e martuar te Murzakët.

    Nikolla Nishku - jetshkrimi

    Biri i Jovanit lindi në Tiranë rreth viteve 1860 dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë epidemisë së gripit spanjoll.
    Ishte njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë popullin e qytetit.

    Në Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme:

    Në vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës.

    Në vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë. Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë.

    Nxënës i Kostandin Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i dalluar.

    Ka punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve 1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër familjet e tjera.

    Mori pjesë bashkë me këta atdhetarë si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e saj.

    Pak më vonë, Klubi i “Bashkësisë” së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave shqipe.

    Ka qënë ndër patriotët e njohur të Tiranës që ka bërë shumë për lirinë dhe pavarsinë e Shqipërisë, për përhapjen e idesë kombtare.
    Patrioti Ibrahim Dalliu e rendit të shtatin në veprën e tij “ Patriotizma në Tiranë”.

    Në komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte Nikolla Nishku, sic del dhe nga telegram përkatës me të cilin kjo ngjarje historike iu njoftua dhe rretheve të tjera të atdheut.

    Ai gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë.

    Në 70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III me këtë motivacion:
    “ Si aktivist i dalluar i lëvizjes kombtare shqiptare ka dhënë ndihmesë me pjesmarrjen e tij në luftën për liri dhe pavarsi, për tërësinë e tokave shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një shtet të lirë”.

    Nga të dhënat e mbledhura prej gazetarit Niko Nishku nip nga i vëllai Leonidha rezulton :

    1. Telegram i shpalljes së Pavarsisë në Tiranë, më 26.XI.1912. është botuar në “ Dokumenta Historike për ti shërbyer historisë tonë kombtare” E boton Lef Nosi. Viti i Parë. Prill 1924, Nr 2 Elbasan.
    Në telegram figurojnë nënshkrimet, përvec të tjerve, edhe të Nikolla Nishkut dhe Papa Nikolla Papajanit.
    2. Deklaratë për veprimtarinë patriotike të Nikolla Nishkut, lëshuar nga Esat Dishnica më 7 Tetor 1981.
    3. Pjesë nga një raport i agjentëve konsullorë të Austro Hungarisë të datës 22 korrik 1909 për pjesmarrjen në Kongresin e Dibrës të tregtarit ortodoks Nishku . ( nga Arkivi i Shtetit fondi i Ministrisë së Arsimit.)
    4. Disa shënime nga jeta e veprimtari e Nikolla Nishkut .
    Nikolla dërgoi të mbesën e tij, Marigo Zoraqi për studime jashtë vendit. Kjo sapo erdhi që andej rreth vitit 1920 u bë një mësuese e dalluar në Tiranë duke u mësuar shqipen vajzave, që rrinin të mbyllura dhe nuk dilnin as te pragu i portës.
    Nikolla ka bashkpunuar shumë me Fan Kojën që ka qenë një atdhetar i shquar tiranas. Ai e kishte të vetin sepse i kishte marrë për grua Santa Kojën e cila e kishte kushëri të parë Fanin.







  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Me rastin e 100 vjetorit te Pamvarsise nga pushtuesja Turqia Osmane

    http://kosova.albemigrant.com/wp-con...Skenderbeu.png

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •