Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 14 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime

    Teknika nga seminare tė mendimit kritik

    TEKNIKA NGA SEMINARET E MENDIMIT KRITIK

    Zhvillimi i mendimi kritik gjate leximit dhe te shkruarit

    Vėrejtje: Materiali ėshtė sjellė nė Forumin Shqiptar nga http://bahraa.piczo.com/ , mirėpo, para se tė postohet kėtu, i ėshtė nėnshtruar njė korrigjimi dhe redaktimi tė nevojshėm.

    HYRJE NĖ SEMINAR
    Ēdo ndryshim nė punėn tonė (kuptohet nė tė mirė), do tė sjell freski nė punė, si pėr ne ashtu edhe pėr nxėnėsit tanė. Gjatė kėtij seminari, shpeshherė do tė jemi nė pozitėn e nxėnėsit. Nga kjo pozitė mė sė miri do i kuptojmė nxėnėsit: si ata ndihen kur i lavdėrojmė, ēortojmė, i nxisim tė japin pėrgjigjje, ua largojmė tremėn, etj. Dhe nga kjo pozitė (e nxėnėsit), jo nė fillim por mė vonė, do ta kuptojmė se ēfarė rėndėsie ka qė drejtuesi i tyre tė jetė nė hap me kohėn.

    Pėr ta ilustruar kėtė mė mirė po shtrojmė pyetjen : Si do tė ndiheshit po ta kuptonit se jeni duke fluturuar me aeroplanin tė cilin e drejton piloti i cili ka kryer akademi para 20 apo mė shumė vitesh dhe qė nga ajo kohė nuk ka fituar rikualifikime, me gjithė pėrsosjen e vazhduar tė aeroplanėve? Kjo pyetje nė mėnyrė figurative nėnkupton domosdoshmėrinė qė edhe mėsimdhėnėsi duhet tė jetė nė hap me kohėn, tė zotėroj tė arriturat bashkėkohore metodike, shkencore, teknologjike etj. nė njė masė tė mjaftuar qė tė kemi ēfar t`u ofrojmė nxėnėsve tanė e tė dimė tu qasemi atyre.

    Andaj, udhėzohen tė gjithė ata qė e fillojnė kėtė seminarė qė tė mos hyjnė nė tė me bindjen se s`kanė nevojė pėr tė, se s`kanė nevojė tė ndryshojnė nė punėn e tyre. Po vepruam kėshtu, do vėjm murin para vetes dhe mė pas do tė kemi vėshtirėsi ta thyejmė murin qė ia kanė vėnė vet –vetes. Pra, problemit duhet ti pėrkushtohemi e jo tė krijojmė barrierė duke e bllokuar informacionin jashtė vetes. Informacioni i tillė qė ėshtė nė kundėrshtim me bindjet tona sado i dobishėm pėr ne, nuk duam ta shohim e dėgjojmė, aq mė pak ta pėrvetėsojmė. Mesazhi ynė dhe qėllimi i seminareve tė MKLSH-sė, ėshtė: Ruaji vlerat qė i ke krijuar nga shkollimi dhe pėrvoja e punės. Por, pasurimi, rritja dhe freskimi i kėtyre vlerave dhe njohurive janė nevojė dhe domosdoshmėri e kohės dhe e profesionit qė e ushtrojmė.

    Pra, qė tė jemi tė suksesshėm duhet pranuar se ēdo ndryshim, ēdo problem pėr ta zgjedhur, arritur, paraqet vėshtirėsi, kėrkon punė dhe mund. Andaj, pranoni ndryshimet nė mėnyrė tė natyrshme, shihi si nevojė dhe domosdoshmėri, ki besim nė vetėn tėnde. Mos e nėnēmo as vetėn, as tė tjerėt qė janė nė raport me ju. Pyet, bashkėpuno, jepi mendimet tua lirshėm, pranoi argumentet e dala!. Kjo do tė jetė logjika mė e thjeshtė e suksesit tuaj, por edhe e suksesit tė pėrgjithshėm gjatė punės nė programin e MKLSH-sė

    LEXO ME VĖMENDJE KĖTO TEKNIKA, NĖSE NUK JE I PĖRFSHIRĖ DREJTPĖRDREJT NĖ SEMINAR!.





    1.TEKNIKA BRAINSTORMING (stuhi mendimesh)-

    Kjo teknikė nėnkupton bisedėn nė formė pyetje-pėrgjigje me nxėnės. Gjegjėsisht, dhėnien nė mėnyrė tė lirė tė pėrgjigjeve nga nxėnėsit pėr njė problem tė shtruar .Dhėnia e mendimeve tė tilla mund tė jetė individuale, mė pas bashkim i ideve nė ēifte e nė grup. Por pėrgjigjet mund tė merren edhe nė formėn frontale (kur problemi paraqitet para gjithė klasės).
    Aplikimi i teknikės ėshtė i thjeshtė: Bėhet njė pyetje, pyetje kjo e cila u mundėson nxėnėsve tė japin pėrgjigje tė ndryshme. Pyetja duhet tė shtrohet nė formėn qė nxėnėsit tė mos kufizohen nė pėrgjigje. Pyetja mund tė shtrohet kėshtu: Ēfar mendoni se dini pėr….?
    Kjo teknikė mund tė aplikohet nė fazėn e evokimit, pėr tė hyrė nė temė, por, mund tė pėrdoret edhe nė fazėn e reflektimit pėr tė nxjerr konstatime e ide pėr njėsinė e mėsuar.

    2. I N S E R T-SISTEMI NDERVEPRUES I SHENJIMIT PER TE MENDUARIR DHE LEXIMIN EFEKTIV

    Emri i kėsaj teknike vjen nga anglishtja (Interactive Noting System for Effective Reading & Thinking), qė do tė thotė: Sistemi ndėrveprues i shėnjimit pėr tė menduarit dhe leximin efektiv. Aplikimi i saj pėrfshinė tri etapat e orės mėsimore. Ecuria e aplikimit tė kėsaj teknike ėshtė:

    EVOKIM:
    Para dhėnies sė tekstit pėr lexim pjesėmarrėsit udhėzohen qė gjatė leximit, nė fund tė fjalisė apo paragrafit nė tė cilin tregohet diē duhet tė vėhen shenja .
    Shenjat duhet ta kenė kėtė kuptim:
    ,, √ “ vendoset nė fund tė informacionit qė pėr ju ka qen i njohur
    ,, - “ vendoset nė fund tė informacionit i cili ėshtė ndryshe me atė qė e dini ju
    ,, + “ informacioni qė pėr ju ėshtė i ri, keni mėsuar diē tė re
    ,, ? “ informacion qė pėr ju ėshtė i pa qartė, ose doni tė dini diē mė shumė .
    REALIZIM KUPTIMI:
    1 Ipet pėr lexim teksti ,,…………………………………” fq………
    REFLEKTIM:
    2 Pas leximit pjesėmarrėsit nė ēifte diskutojnė ēfar lexuan, bisedojnė pėr informacionet e reja, krahasojnė shenjat, etj.
    3 Nė mėnyrė individuale radhitet informacioni nė bazė tė shenjave, kėshtu bėhet ,,tabela e insertit’’. Nėse reflektimi mbulohet me diskutim rreth temės, tabela e insertit mund tė ipet si detyrė shtėpie.

    √ - + ?
    Nėn secilėn shenjė vendosen informacionet adekuate pėr shenjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dar_di : 11-11-2010 mė 09:46
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    3.DISKUTIMI NĖ ĒIFTE DHE NĖ GRUP

    Kjo teknikė ėshtė e pėrshtatshme pėr fazėn e reflektimit. Nxėnėsit sė pari nė ēifte mė pas nė grup diskutohet pjesa e lexuar, shikohet nėse ka mospėrputhje nė informacionesh, nxirren konkluzione, krahasohen shenjat dhe diskutohen mospėrputhjet.
    Gjithsesi pas kėtij bashkėbisedimi mėsimdhėnėsi do angazhoi anėtarė nga grupet pėr tė dhėnė shpjegimin dhe pėrfundimet e nxjerra gjatė bashkėbisedimit. Njė gjė e tillė mund tė bėhet duke prezantuar grupin udhėheqėsi i grupit, por, angazhimi mund tė bėhet edhe pėrmes teknikės ,,stilolapsat nė mes”, ku nxėnėsit vėnė lapsat mbi bankė dhe grupin e pėrfaqėson ai nxėnės, lapsin e tė cilit e pėrzgjedh mėsuesi.

    4.SHQYRTIM KATEGORIZUES

    Kėtė teknikė zakonisht e aplikojmė nė fazėn e Reflektimit. Qėllimi i kėsaj teknike ėshtė kategorizimi i njė pėrmbajtje nėpėr kategori. Numri i kategorive mund tė jetė dy e mė shumė. Nėse marrim shembullin e pėrmbajtjes “Bleta”, Kategoritė mund tė jenė: Sjellja, vetitė fizike, Dobia, Banimi etj.
    Njė kategorizim i tillė mund tė bėhet nė lėndė tė ndryshme: Gjuhė shqipe, shembull njė pėrmbajtje leximi apo njė fjali mund tė kategorizohet nė njėsi gramatikore: emra, mbiemra, folje, pėremra, ndajfolje, lidhėza etj(shih tabelėn mė poshtė). Kategorizimi bėhet pėrmes tabelės e cila mund tu ipet nxėnėsve e gatshme dhe mė pas nxėnėsit bėjnė plotėsimin e saj. Por, kategorizimin mund ta bėjnė vet nxėnėsit ashtu si ata mund ti ndajnė problemet nėpėr kategori. Mė poshtė shih njė shembull tė njė tabele pėr kategorizim nė gjuhė shqipe e letėrsi.
    Pėrmbajtjet pėr kategorizim marren zakonisht nga braistormingu me nxėnės ose nga informacionet e grumbulluara gjatė pėrpunimit tė njė teksti.
    -Kategorizimi mund tė fillohet nė mėnyrė individuale.
    -Mė pas bėhet rishikimi nė ēifte dhe nė grup.
    -Dhe nė fund pėrmbledhja e kėtyre kategorizimeve prezantohet para klasės nė fleta tė mėdha apo nė dėrrasė tė zezė.

    Emra Mbiemra Pėremėra folje ndajfolje Lidhėza
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    5.DRTA - (lexim dhe mendim i drejtuar)

    Etapat e aplikimit ipen me pika nė kryerresht:
    • Fillojmė duke prezantuar autorin e tekstit dhe duke dhėnė udhėzime se leximi bėhet individual dhe se patjetėr duhet respektuar ndalesat nė tekst. Pra leximi bėhet me ndalesa..Nėse fillohet kėshtu kjo pjesė paraqet EVOKIMIN.
    Kjo teknikė mbulon tri fazat e orės mėsimore. Mirėpo, thelbi teknikės mbulon fazėn e
    REALIZIMIT TĖ KUPTIMIT .
    • Lexohet paragrafi i parė. Kur nxėnėsit ta pėrfundojnė leximin e kėtij paragrafi mbyllin tekstin.
    • Pas kėtij leximi, nxėnėsve u shtrohen pyetjet varėsisht nga natyra e pėrmbajtjes: Si u ndiet gjatė leximit?, Ēfar kuptuat nga kjo pjesė qė lexuat?, Si do tė vazhdoi tregimi apo ngjarja?, Pėrse mendoni kėshtu?. Nė mes tė pyetjeve nxėnėsve u lihet hapėsirė tė mendojnė. Dhe pėrgjigjet e tyre duhet pranuar.
    • Hapa tė njėjtė merren edhe tek leximi i pjesės 2,3… etj. Para leximit tė fundit shtohet edhe pyetja: Si do tė pėrfundojė ngjarja?
    • Pas leximit tė fundit pyesim: A pėrfundoi ngjarja si e menduat?, Cila ėshtė ēėshtja qė trajtohet?, Ēfar mendoni se ėshtė mesazhi i tekstit?. Gjatė pėrgjigjėjeve tė nxėnėsve mėsuesi duhet tė jap mundėsi qė ata tė flasin me njėri tjetrin e jo pėrmes mėsuesit. Kėtė mėsuesi e arrin duke dhėnė pyetjet dhe duke miratuar pėrgjigjet me lėvizje tė kokės.
    REFLEKTIM
    • Mėsuesi nxjerr nė dėrrasė tė zezė mesazhet e tekstit me thėnje tė kuptuara si:
    ,,E keqja mė e madhe ėshtė ti japėsh vet tė keqes rendėsi tė madhe” ose
    ,,Durimi ėshtė mė e madhja trimėri”
    • Reflektimi pėrfundon duke diskutuar pėr mesazhin e kėtyre thėnjeve.



    6. DLTA –(Dėgjim dhe mendim i drejtuar)-


    Dallon nga DRTA nė tė vetmin segment se tek DRTA leximi bėhet nė mėnyrė individuale, ndėrsa tek DLTA, lexon njė me zė (Arsimtari apo njė nxėnės), tjerėt ndėgjojnė. Fazat tjera janė tė njėjta. Kjo teknikė ka pėrparėsi nga DRTA nė rastet kur kemi mungesė tekstesh, ose kur nxėnėsit nuk i respektojnė ndalesat gjatė leximit.



    7.PESVARGĖSHI-

    Kjo teknikė mund tė pėrdoret nė dy faza tė orės mėsimore; evokim dhe reflektim.
    Ecuria e aplikimit ėshtė kjo:
    1. Shkruhet emir i temės, apo njė emėr qė ka tė bėjė me temėn si: Stina, Qeveria, Naimi, Qeni etj.
    2. Nėn emėr, nxėnėsit individualisht gjejnė 2 mbiemra, 3 folje, 1 fjali me katėr fjalė dhe sinonimin e emrit. (shih shembujt mė poshtė):

    Emri - Qeni -mėsuesi
    2 mbiemra - i urtė, i shpejtė - i dijshėm, bashkėkohor
    3 folje - ulurinė, kafshon, vrapon -arsimon, mėson, edukon
    1 fjali - Qeni i uritur ulurinė natėn -Mėsuesi bashkėkohor jep dije
    sinonimi - Besnik - I popullit

    3. Tek klasa e parė dhe e dytė, emrat dhe foljet mund tė nxirren duke u shtruar nxėnėsve pyetjet: Si duket?, Ēfar pamje ka?, Ēfar ėshtė?..etj. pėr tė gjetur mbiemrat dhe
    Pyetjet: Ēfar bėnė…?...pėr tė gjetur foljet.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    8. KUBIMI

    Qėllimi kėsaj teknike ėshtė qė tė nxirren sa mė shumė ide pėr temėn. Kjo teknikė pėrdoret nė fazėn e evokimit kur pėrmbajtja ėshtė e njohur pėr nxėnėsit dhe pėrdoret nė reflektim pasi ata tė kenė zotėruar njohuri pėr temėn. Varėsisht nga natyra e temės mund tė pėrdoret edhe nė fazėn e realizimit tė kuptimit.
    1. Prezentohet tema (aparati i radios, pema e mollės etj)
    2. Kėrkohet qė tė bėhet njė pėrfytyrim pėr temėn
    3. Zbulohen 6 fazat nėpėr tė cilat do tė punohet (shkruhet nė mėnyre individuale). Nė secilėn fazė ipen udhėzimet se ēfar duhet tė shkruhet dhe nė mes tė fazave ipet hapėsirė qė nxėnėsit tė shkruajnė,

    4 PĖRSHKRUAJE - dukjen, formėn, ngjyrėn, madhėsinė e objektit qė e kemi temė.
    5 KRAHASOJE - me diē tjetėr, nė ēka ėshtė e ngjashme ose dallon.
    6 SHOQĖROJE - tregoni ēfar u kujton, i`u lidhė ndonjė ngjarje nga jeta me tė.
    7 ANALIZOJE - si ėshtė ndėrtuar prej cilave pjesė e faza pėrbėhet ajo?
    8 ZBATOJE - ē`na duhet, pėrse e pėrdorim?
    9 ARSYETOJE - ėshtė e mire apo e keqe, pėrse?

    Nė klasė tė ulėta mund tė punohet me mė pak se 6 faqet e kubit. Ёshtė teknikė e pėrshtatshme edhe pėr orė tė pėrsėritjeve, pėr tė bėrė pėrsėritjen nė formė tė lojės. Nė secilėn nga 6 faqet e kubit shkruhet nga njė pyetje ,problem i mėsimit,detyrė etj. Pastaj hidhet kubi dhe cila faqe tė bije, trajtohet ajo pjesė apo ai problem.


    9. MENDO, PUNO NĖ DYSHE, THUAJA GRUPIT

    Kjo teknikė mund tė pėrdoret nė evokim dhe reflektim.
    Nga pjesėmarrėsit kėrkohet tė bashkohen nė dyshe. Dhe mė pas veprohet sipas kėtyre hapave:
    1. Njėri nga anėtarėt nė qift ka pėr detyrė tė shkruaj pėr 5 min. nė njė temė. Shembull: Pėrshkruani njė rast nga pėrvoja juaj kur keni pas njė pėrvojė jo tė mirė me njė burokrat, ndėrsa anėtari tjetėr nga ēiftet shkruan pėr njė rast qė ka qenė nė pozitė tė kundėrt nga anėtari i parė i qiftit, (shembulli konkret: shkruan kur ka kryer ndonjė punė dhe ka pas njė pėrvojė jo tė mirė me njė klient.).
    2. Pasi tė kenė pėrfunduar tė shkruarit,dyshet shkėmbejnė pėrvojat.
    3. Nė fund brenda secilit grup, njė apo dy dyshe tregojnė pėrvojat pėr tė cilat kanė shkruar.


    10. DITARI DYPJESĖSH


    1. Nė hapin e pare pjesėmarrėsit informohen pėr atė qė do tė lexojnė, (nė rastin konkret lexohet njė poemė)dhe qė gjatė leximit do tė merren shėnime.
    2. Mė pas u tregohet qė fleta tė ndahet nė mes me njė vije vertikale. Ku mė pas gjatė leximit, nė tė majtė tė faqes shkruajnė ndonjė imazh apo citat nga teksti , (pjesė qė u bėnė pėrshtypje), ndėrsa nė anėn e djathtė duhet tė shkruhen komentet: Pse jemi pėrcaktuar pėr atė citat? Ēfar iu bėri tė mendoni ? Ēfar pyetjesh keni?, (komenti pėrse u bėri pėrshtypje) etj.
    3. Poema lexohet duke u ndalur, pėr tė shkruajtur sė paku katėr here deri nė fund . Koha e leximit deri nė fund ėshtė 20 minuta.
    4. Tė njėjtin lexim e bėnė edhe vet mėsuesi.
    5. Nė fund tė leximit kėrkohen vullnetarė (2, 3 veta) qė tė japin komentet e tyre. Pas leximit tė pjesės qė u ka bėrė pėrshtypje, vullnetarėt pyeten: Pse u tėrhoqi vėmendjen kjo pjesė?, Ēfar u bėri tė mendoni?.
    6. Pyetet nėse ka ndonjė tjetėr qė e ka zgjedh tė njėjtėn pjesė. Pyetet: A ka ndonjė arsye tjetėr qė e ka zgjedh atė pjesė?
    7. Nė fund vet trajnuesi(mėsuesi) jep 2 komente tė vetat tė nxjerra gjatė leximit qė ai ka bėrė .
    8. Leximi i pjesėve mund tė bėhet duke u ndalur pas ēdo pjese tė lexuar pėr tė plotėsuar ditarin dhe pėr tė shtruar pyetjet mėsuesi.
    9. Dhe krejt nė fund shtrohen tri pyetje pėr pjesėn:
    1. Ēfar pyetjesh kanė mbetur pa pėrgjigje?
    2. Ēfar do tė mbani mend nga ky material?
    3. Cili ėshtė mesazhi mė i rėndėsishėm?
    Kėtyre pyetjeve u japin nxėnėsit pėrgjigje nė formė braistormingu (shtrim ideshė)
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    11. DITARI TRIPJESESH

    Kjo teknikė ėshtė e bazuar nė ditarin dypjesėsh.
    I vetmi dallim tek ditari tripjesėsh kemi plotėsimin e shtyllės sė tretė tė ditarit. Kėshtu, pėrderisa tek ditari dypjesėsh kemi shtyllėn e majtė, (nė tė cilėn shkruhet pyetja, detyra, citati etj.) dhe shtyllėn e djathtė, ( nė tė cilėn ipet pėrgjigjja, bėhet zgjidhja e detyrės, ipet komenti etj). Tek ditari tripjesėsh kemi shtyllėn e parė, shtyllėn e mesme, (tė dytė) dhe shtyllėn e tretė nė tė cilėn bėhet arsyetimi i mendimit, pėrgjigjes, bėhet prova e detyrės, bėhet vizatimi, skema etj.

    Pyetja Pėrgjegje Argumenti




    Detyra Zgjidhja Prova



    12.SHKRIM I LIRĖ (10 min)

    Realizohet zakonisht nė reflektim por mund tė realizohet edhe nė evokim. Nxėnėsve u ipet njė temė apo u shtrohet njė pyetje dhe ata janė tė lirė tė shkruajnė rreth saj.
    1. Shkruhet nė mėnyrė tė lirė rreth temės;
    2. Lexohet nga njė shkrim prej secilit grup.

    Njė shkrim i lirė dhe njė ese dallojnė nė mes vete nė faktin se tek shkrimi i lirė nxėnėsve u ipet titulli i temės apo problemi dhe ata janė tė lirė tė shkruajnė rreth atij problemi. Ndėrsa eseja ėshtė njė shkrim i orientuar nga mėsuesi. Orientimi bėhet me anė tė njė pyetjeje dhe kėrkesės pėr argumentim, arsyetim tė mendimeve.


    13. ESE (10 min)

    Ipet njė pyetje qė pjesėmarrėsit ti japin pėrgjigje. Pyetjes gjithherė duhet t`i shtohet edhe pjesa qė kėrkon argumentimin e ēėshtjes. Pra eseja ėshtė njė shkrim i argumentuar mbi njė problem, ēėshtje etj. Pyetja shtrohet pėrafėrsisht kėshtu:
    -Cilat janė ngjarjet sot, qė do t`i dukeshin tė ēuditshme njė bashkėkohėsi tė Marko Pollos?Arsyetoje pse do ti dukeshin tė ēuditshme:

    Disa nga kėto shkrime lexohen dhe diskutohen.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    14. LEKSIKONI I PĖRPARUAR ME PARAPĖRGATITJE TĖ NXĖNĖSVE


    Kjo teknikė nė formė ciklesh kalon nė mėnyrė tė pėrsėritur nėpėr strukturėn E (Evokim) R (Realizim i kuptimit) R (Reflektim). Por vendi i saj ėshtė nė etapėn e realizimit tė kuptimit.

    1 Pjesėmarrėsit bashkohen nė dyshe;
    2 Secila dyshe duhet tė bėjė njė listė tė tė gjitha gjėrave qė ata i dinė pėr problemin
    (kjo bėhet pėr kėtė keni 4 minuta kohė);
    3 Pas katėr minutash, mėsuesi u thotė dysheve qė t’ua tregojnė edhe tė tjerėve nė grup ato qė kanė gjetur, idetė shkėmbehen brenda grupit;
    4 Shkruhet nė dėrrasė tė zezė njė listė me mendimet e nxėnėsve. Para leximit, nxėnėsit udhėzohen qė gjatė leximit ta pėrcjellin listėn e ideve dhe tė shtojnė ide tė reja nė listė.
    5 Fillohet me leximin e pjesės sė parė tė leksionit;
    6 Mbahet lista pėrpara kur lexohet;
    7 Pas leximit rishikohen listat, nėse ka gjėra qė janė lexuar dhe i kemi nė listė dhe cilat janė gjėrat e reja qė janė mėsuar radhiten nė listė. Nėse pjesėt e leximit nuk kanė ndonjė shkėputje logjike, vazhdohet kėshtu me lexime dhe me plotėsimin e listės sė ideve deri nė fund tė mėsimit. Por nėse kemi problem tė ri, shkėputje logjike nė njėsinė mėsimore, atėherė rifillon procesi, duke angazhuar sėrish ēiftet, pėr tė formuar listė tė re idesh;
    8 Duke punuar nė dyshe, ju lutem rendisni ato qė dini rreth kėtyre ēėshtjeve. Pėr kėtė keni 3 minuta kohė;
    9 Pas tre minutash mėsuesi u kėrkon nxėnėsve tė mos shkruajnė mė dhe fton disa prej tyre tė flasin pėr idetė qė kanė shėnuar;
    10 Pastaj mėsuesi u kėrkon nxėnėsve tė lexojnė me vėmendje pjesėn tjetėr tė leksionit, duke pasur para listėn e tyre tė ideve;
    11 Pas leximit krahasohet lista e ideve me ato qė u thanė nė lexim;
    12 Nė fund nga grupet kėrkohen vullnetar pėr tė dhėnė disa nga idetė e tyre. Kėshtu bėhet prezantimi i asaj qė ėshtė mėsuar.



    15. RUAJE FJALĖN E FUNDIT PĖR MUA


    Kjo teknikė krijon mundėsi pėr tė diskutuar rreth njė teksti tė lexuar. Andaj kjo teknikė realizohet nė fazėn e REALIZIM TĖ KUPTIMIT.
    Nxėnėsit udhėzohen qė gjatė leximit tė tekstit tė pėrcaktohen pėr njė apo mė shumė pjesė qė pėr ata janė mė interesante.
    Pjesėt e zgjedhura dhe numri i faqes ku ėshtė marrė pjesa shkruhen nė njė fletėz, ndėrsa, nė anėn tjetėr tė fletės shkruhet njė koment pėr citatin (pse e ka zgjedh atė pjesė, cili ėshtė mesazhi ,rėndėsia etj.).
    Njėri nga nxėnėsit e tregon faqen ku e ka zgjedhė pjesėn, e lexon atė, ndėrsa tjerėt e pėrcjellin nė libėr gjatė leximit.
    Pas leximit tjerėt diskutojnė rreth citatit
    Nė fund tė diskutimit nxėnėsi i cili ėshtė pėrcaktuar pėr pjesėn, lexon komentin e tij pėr atė citat. Pas leximit tė kėtij komenti nxėnėsit tjerė nuk kanė tė drejtė tė japin komente shtesė.
    E njėjta ecuri e leximit tė citatit,dhe komentimit praktikohet edhe tek nxėnės tė tjerė.



    16. TABELA E KONCEPTEVE

    Kjo teknikė ėshtė e rėndėsishme pėr pėrpunimin e pėrmbajtjeve me tre e mė shumė kategori, gjėra tė cilat mund tė krahasohen. Zakonisht kjo teknikė aplikohet nė fund tė orės mėsimore (Reflektim), por kjo mund tė pėrdoret edhe nė fazėn e evokimit, nė orė pėr pėrsėritje etj.
    1 Mėsuesi i udhėzon nxėnėsit si tė formohet tabela, ose tabela u ipet e gatshme.
    2 Nė rreshta tė tabelės radhiten gjėrat qė krahasohen: (arsimtari, mjeku ,artisti), (qyteti, qyteza, fshati), etj.
    3 Ndėrsa nė kolona vendosen tiparet qė krahasohen: (kualifikimi, niveli pagave, kėnaqėsia nė punė), (Zhvillimi, popullsia, prodhimet, shqetėsimet etj).
    4 Krahasimet bėhen duke shkruajtur mendimet tona brenda katrorėve tė kolonave.

    Tabela e koncepteve mund tė pėrdoret kur nga nxėnėsit diskutohen kategori tė cilat mund tė krahasohen. Nė kėto raste mėsuesi vizaton njė tabelė nė dėrrasė tė zezė dhe nga pėrgjigjet e nxėnėsve i radhitė idetė e tyre sipas kategorive.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    17. COPĖZAT E PĖRZIERA

    Kjo teknikė mund tė bėhet nė fazėn e evokimit. Copėzat e pėrziera nėnkupton teknikėn ku nxėnėsve u ipet njė fjali e ndarė nė letėrza, nė copėza fjalėsh, pėr tė radhitur ato dhe pėr tė formuar me to njė fjali. Nė gjuhėn shqipe mund tu ipen fjali anekdota, definime etj. tė paradhitura deri nė fund nė mėnyrė qė ato sipas kuptimit logjik, lidhjes shkak-pasojė tė radhiten nga nxėnėsit. Ndėrsa, nė matematikė mund tu ipet njė figurė gjeometrike (katror) i prerė nė figura tjera, kombinimi i tė cilave na jep figurėn qė kėrkohet (katrorin).
    Kjo teknikė ėshtė e ngjashme por edhe dallon nga teknika dora e verbėr. Dora e verbėr ka tė bėjė me radhitje tė teksteve mė tė gjata: vjershave, pėrrallave, poemave etj. Pėrmbajtjet e tė cilave nuk kanė ndėrlidhje tė domosdoshme. Ndėrsa copėzat e pėrziera pėrbėjnė njė pėrmbajtje tė ndėrlidhur por tė pa radhitur.


    18. DORA E VERBЁR

    Ėshtė teknikė e cila i takon fazės realizim kuptimi.Ecuria:
    1 Ndarja e nxėnėsve nė grupe.
    2 Mėsimi (vjersha, pėrralla, poema etj.)ėshtė e ndarė nė copėza.
    3 Secilit nxėnės i ipet njė pjesė e mėsimit. Nėse ka mė shumė pjesė mėsimi se nxėnės nė grup, ndonjė nxėnėsi i bien nga dy pjesė mėsimi.
    4 Ēdo nxėnės lexon materialin e vet nė mėnyrė qė tė jetė nė gjendje qė anėtarėve tjerė tė grupit tu flas pėr atė pjesė.
    5 Anėtarėt e grupeve punojnė nė radhitjen e materialit (organizimin e tij), duke e analizuar secili pjesėn e vet dhe duke bėrė pyetje pėr pjesėt e tjera.
    6 Nxėnėsit diskutojnė nėse materiali ėshtė radhitur si duhet, nėse ka mundėsi ndryshimi nė radhitje etj.
    7 Secili grup nė mbėshtetje tė pėrmbajtjes sė mėsimit tė radhitur nxjerr sipas dėshirės njė titull pėr mėsimin.
    8 Nėse mėsimi nuk ėshtė i gjatė (shembull ėshtė vjershė), nga kryesues tė grupeve lexohet titulli i vendosur dhe mėsimi ashtu si ėshtė radhitur dhe mė pas mėsuesi lexon titullin dhe radhitjen origjinale.
    9 Nėse mėsimi ėshtė i gjatė mėsuesi drejtpėrdrejtė zbulon titullin e mėsimit, lexon pjesėt sipas radhės sė pjesėve. Ndėrsa grupet kontrollojnė nėse ata kanė bėrė radhitje tė drejtė.


    19. ANALIZA E TIPAREVE SEMANTIKE

    Kjo teknikė ėshtė e ngjashme me teknikėn Shqyrtim kategorizues, por dallon nga ajo ngase krahasimet te kjo teknikė bėhen duke pėrdorur shenjat: + po, - jo , ? nuk di. Pėrdoret pėr tė krahasuar gjėra tė cilat mund tė kategorizohen. Zakonisht kjo teknikė aplikohet nė fund tė orės mėsimore (Reflektim) por edhe pėr orė tė pėrsėritjeve etj. Mė poshtė njė shembull krahasimi me teknikat e mėsuera:
    VENDOS SHENJAT : (+ Pėr vendndodhje tė saktė, - pėr tė pasaktė, ? nuk di).
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    20. MЁSIMDHЁNJA E NDЁRSJELLTЁ

    Kjo teknikė pėrdoret nė fazėn e realizim kuptimit.
    1 Formohen grupe nxėnėsish me po aq anėtarė sa edhe ka pjesė mėsimi (4, 5, 6)
    2 Mėsuesi u jep udhėzime nxėnėsve se si do tė punohet
    3 Leximi bėhet me ndalesa pas secilės pjesė
    4 Lexojnė tė gjithė anėtarėt e grupit pjesėn e parė
    5 Njė anėtar i grupit luan rolin e mėsuesit, puna e tij ka tri role: 1). shpjegon kuptimin e pjesės sė lexuar, 2). jep pėrgjigje, sqarime nė pyetjet e anėtarėve tė grupit , 3). bėnė njė pyetje pėr anėtarėt tjerė tė grupit
    6 Mėsuesi i grupit pėr leximin paraprak cakton njė anėtar tjetėr tė grupit si mėsues pėr leximin vijues
    7 Lexohet pjesa e dytė nga tė gjithė anėtarėt e grupit
    Vazhdohet njėjtė si nė pjesėn e parė

    Version i shkurtuar i teknikės
    1 Nxėnėsit informohen qė do tė lexohet i tėrė mėsimi nė mėnyrė individuale, por qė mė pas secili do t` ua shpjegojė tė tjerėve pjesėn qė do ti caktohet
    2 Secili nxėnės lexon mėsimin
    3 Teksti i cili do tė mėsohet nė libėr ndahet nė pjesė sipas paragrafėve, tėrėsive logjike
    4 Secili nxėnės sipas radhės merr pjesėn e radhės pėr shpjegim
    5 Sipas radhės sė pjesėve, nxėnėsit shpjegojnė pjesėn e vet
    6 Puna mund tė bėhet nė grupe nėse grupet kanė anėtarė aq sa ka pjesė mėsimi, por nėse mėsimi ka shumė pjesė tė shkurtra mund tė punohet edhe me gjithė klasėn.


    21. TABELA-T (organizues grafik)

    Faza reflektim, ndonjėherė edhe nė evokim.
    Ėshtė njė grafik pėr tė mbajtur, mbledhur dhe kategorizuar shėnime gjatė njė diskutimi, apo mėsimit tė ndonjė pėrmbajtjeje tė re, ku pėrgjigjet e argumentet janė binare. Tabela ndahet nė dy pjesė. Nė tė majtė shkruhen argumentet pro, pėrparėsitė, tė mirat e njė dukurie a fenomeni. Ndėrsa nė tė djathtė shkruhen argumentet kundėr, mangėsitė.

    Arg. pro kulturės perėndimore nė Kosovė - Arg. kundėr kulturės perėndimore nė Kosovė
    •
    •
    •

    •
    •
    •
    •



    22. PARASHIKIM NĖPĖRMJET FJALĖVE KYĒE

    Kjo teknikė aplikohet nė fazėn e evokimit dhe ėshtė e pėrshtatshme pėr lidhjen emocionale tė nxėnėsit me njėsinė e re mėsimore. Ecuria e pėrdorimit tė kėsaj teknike ėshtė:
    1 Caktohen katėr terma qė pėrdoren shpesh brenda mėsimit, fjalė kyēe tė mėsimit. Nga kėto fjalė nxėnėsit (pėr 5 minuta) thurin njė ngjarje (histori tė shkurtėr), apo fjali me kuptim ku pėrfshihen kėto katėr terma.
    2 Mė pas nxėnėsit nė dyshe shkėmbejnė ngjarjet e thurura, apo lexohen disa nga kėto krijime tė nxėnėsve para gjithė klasės.
    Shembull: Fjalėt kyēe tė njė mėsimi nė edukatė qytetare mund tė jenė: qytetar, shtet, tė drejtat, kushtetutė etj. Nga lidhja e kėtyre fjalėve nxėnėsit do tė formojnė nga njė fjali me kuptim, si: Shtetet qė kanė kushtetutė i ofrojnė ēdo qytetari tė drejta tė barabarta. Ose; Kushtetuta e shtetit garanton tė drejtat e qytetarėve.

    Me kėtė teknikė nė pjesėn e realizimit tė kuptimit kėmbehet lehtė teknika Tabela e parashikimeve.


    23. TABELA E PARASHIKIMEVE
    Aplikohet nė fazėn e realizim kuptimit, konkretisht pėr pėrpunimin e njėsisė sė re mėsimore. E pėrshtatshme pėr pėrpunimin e pėrrallave, por edhe pėrmbajtjeve tjera. Ecuria e aplikimit:
    1 Tekstin e ndarė nė pjesė e lexon mėsuesi ose ndonjė nxėnės
    2 Nxėnėsit e vizatojnė tabelėn e koncepteve ose ajo u ipet e gatshme

    Ecuria e punės paraqitet mė poshtė:
    1 Nxėnėsit lexojnė pjesėn e parė tė mėsimit
    2 Pastaj plotėsojnė pjesėt 1,1 tė tabelės
    3 Lexohet pjesa e dytė e leximit
    4 Pastaj plotėsojnė pjesėt 2,2,2 tė tabelės
    5 Lexohet pjesa e tretė e leximit
    6 Pastaj plotėsojnė pjesėt 3,3,3 tė tabelės
    7 Pas leximit tė fundit plotėsohet katrori i fundit 4
    Pjesa Ēfar mendoni se do tė ndodh? Ēfar provash keni?
    Ēfar ndodhi nė kėtė pjesė tė leximit
    I 1 1 2
    II 2 2 3
    III 3 3
    4
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    24. DISKUTIM PĖRMES SHQYRTIMIT TĖ PĖRBASHKĖT

    Aplikohet nė fazėn e reflektimit. Ka si qėllim nxitjen e nxėnėsve qė tė diskutojnė pėr njė pėrmbajtje tė mėsuar nė atė orė mėsimore. Ky diskutim bėhet nėn udhėheqjen dhe drejtimin e mėsuesit, duke pėrcjellė kėta hapa:
    1. Nė dėrrasė tė zezė formohet njė skemė duke u bazuar nė ulėset e nxėnėsve. Nė kėtė skemė shkurtimisht shkruhen pėrgjigjet e nxėnėsve. Qėllimi i kėsaj skeme ėshtė tė paraqitet angazhimi i nxėnėsve gjatė diskutimit, por ky qėllim zbulohet tek pas pėrfundimit tė diskutimit.
    2. Bėhet njė pyetje nga mėsuesi, ndėrsa nxėnėsit ftohen qė pėr dy minuta tė shkruajnė pėr pėrgjigjen nė mėnyrė vetjake. Pas dy minutash ftohen nxėnėsit qė ti japin idetė e veta.
    3. Nėse ka pėrgjigje tė kundėrta nga dy nxėnės atėherė ftohet njė nxėnės i tretė tė jap mendimin e tij me cilėn pėrgjigje pajtohet dhe pėrse.
    4. Nga nxėnėsit kėrkohet qė pėrgjigjet tė argumentohen
    5. Mėsuesi nuk jep vet pėrgjigje dhe nuk pėrkrah njė mendim kundrejt tjetrit.
    6. Argumentet qė dalin nga nxėnėsit pėrsėriten herė pas herė nga mėsuesi.

    1 Nė tė njėjtėn mėnyrė vazhdohet me pyetje tjera.



    25. DI / DUA TĖ DI / MĖSOJ

    Ėshtė njė teknikė e cila pėrfshinė tri etapat e orės mėsimore, por qė ėshtė vendosur nė fazėn realizim kuptimi.
    1 Ėshtė e lehtė dhe e pėrshtatshme qė tė aplikohet pėrgjatė strukturės ERR.
    2 Nė dėrrasė tė zezė vizatohet njė tabelė e ndarė nė tri pjesė
    3 Shtrohet tema qė do tė pėrpunohet
    4 Plotėsohet tabela.

    DI /DUA TĖ DI/ MĖSOJ, pėrfshinė fazėn e evokimit. Kėtu merren dhe shkruhen idetė e nxėnėsve pėr atė qė dinė rreth problemit, qė kanė paranjohuri. Nxėnėsit bėjnė pyetje pėr problemin, pyetjet shkruhen nė kėtė pjesė.
    Pėrfshinė fazėn e reflektimit. Kjo pjesė plotėsohet pas leximit tė tekstit.
    1 Ipet tė lexohet mėsimi nga teksti (leximi i mėsimit pėrfshinė fazėn e realizimit tė kuptimit)
    2 Pas leximit nxėnėsit pyeten nėse kanė gjetur pėrgjigje nė pyetjet e bėra nė pjesėn e tabelės ,,DI”. Nėse ka pėrgjigje, ato shkruhen nė pjesėn ,,MĖSOJ”.
    3 Nė pjesėn MĖSOJ shkruhen edhe informacionet e reja qė nxėnėsit i kanė marrė gjatė leximit.



    26. RRJET I DISKUTIMIT

    Realizohet nė reflektim, sipas kėsaj ecurie:
    1 Nė dėrrasė tė zezė shkruhet njė pyetje me mundėsi tė pėrgjigjes: PO ose JO. (A ėshtė e nevojshme qė qeveria tė marr masa emergjente pėr ta luftuar ndotjen?)
    2 Ēiftet bėjnė ndarjen e fletės nė dy pjesė, si mė poshtė:

    PO JO

    -
    -
    -
    -
    -
    -
    -


    3 Nė pjesėn ,,Po” renditen pėrgjigje dhe argumente pėrse duhen tė merren masa emergjente. Ndėrsa nė pjesėn ,,Jo” argumentohet pėrse nuk duhet tė merren masa emergjente.
    4 Secili ēift bashkėpunon me njė ēift tjetėr, diskutojnė, krahasojnė dhe shtojnė arsye tė reja nė listė.
    5 Gjithė nxėnėsit e klasės lėvizin pėr t`formuar tri grupe nė tri kėnde tė klasės: Ata qė janė pėr ,,Po” , ,,Jo” dhe ata qė janė tė pavendosur.
    6 Nxėnėsit nė grupet ,,Po” dhe ,,Jo” pėr 5 min. diskutojnė pėr tė pėrgatitur argumentet e tyre pėr ta forcuar pozicionin qė e mbajnė.
    7 Nga njė udhėheqės i grupeve pėr tre minuta jep argumentet e grupit.
    8 Hapet diskutimi nė mes anėtarėve tė grupeve, bėhet njė debat. Nė kėtė debat mund tė angazhohen edhe grupi i pavendosur.
    9 Nėse ka nxėnės qė i kanė ndėrruar bindjet e tyre mund ta ndėrrojnė vendin nga njėri nė tjetrin grup.
    10 Nė fund pas debatit secili grup cakton njė anėtar qė tė pėrmbledhė qėndrimet e grupit.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    27. TĖ LEXUARIT NĖ DYSHE (nė bashkėpunim)

    Ėshtė njė teknikė e pėrshtatshme pėr pėrpunimin e pėrmbajtjeve e materialeve me shumė faktografi. Pjesė tė ndryshme tė kėsaj teknike pėrshtaten me faza tė ndryshme tė strukturės ERR. Megjithėkėtė kjo teknikė i takon fazės sė realizimit tė kuptimit.
    1 Nxėnėsve u kėrkohet qė tė zgjedhin nga njė partner pėr ēift ngase gjithė puna do tė bėhet nė bashkėpunim tė ēifteve.
    2 Duke i numėruar ēiftet (1, 2, 3, 4) secilit ēift nė klasė i caktohet numri 1 deri 4. Kjo bėhet ngase mėsimi ėshtė i ndarė nė 4 pjesė dhe secili ēift duhet ta mėsoj pjesėn me numėr pėrkatės.
    3 Ēiftet informohen se leximi do tė jetė i veēantė.
    Atyre u ipen kėto udhėzime :
    1. Dy anėtarėt e ēiftit do ta lexojnė nė mėnyrė individuale gjithė tekstin qė iu ėshtė dhėnė. Megjithėse, secili ēift pjesėn e vetė tė tekstit e ka tė ndarė nė dy pjesė.
    2. Pas leximit, pjesėn e pare tė tekstit ka pėr detyrė ta shpjegojė nxėnėsi A i ēiftit, ndėrsa nxėnėsi B i bėnė pyetje A-sė pėr tė njėjtėn pjesė.
    3. Nė pjesėn e dytė tė tekstit rolet ndėrrohen: Nxėnėsi B ėshtė raportues dhe pėrgjigjedhėnės, ndėrsa nxėnėsi A ėshtė pyetės.
    4. Nxėnėsit duhet tė sigurohen se e kanė mėsuar mirė pjesėn, ngase mė vonė nė grupe do tė jenė raportues tė pjesės sė vet.
    5. Meqė numri i lexuesve dhe raportuesve ėshtė i madh kėrkohet qė leximi dhe raportimi tė jetė me zė tė ulėt.
    4 Fillon puna lexim, raportim, pyetje, pėrgjigjedhėnie, mė pas;
    5 Ēiftet do ta paraqesin pėrmbledhjen e pjesės sė tyre nė fletė transparente.
    6 Duke filluar nga pjesa e parė e artikullit, nga njė ēift nga secila pjesė, do tė dal dhe do ta paraqes pėrmbledhjen e pjesės sė vet para gjithė klasės.



    28. XHIKSOU OSE NDĖRTHURJA 1


    Ėshtė njė teknikė e cila pėrfshinė tri etapat e orės mėsimore nė cikle. Ecuria:
    • Nxėnėsit ndahen nė grupe me 4 anėtarė, ata brenda grupeve numėrohen 1,2,3,4 nė mėnyrė qė secili grup tė ketė anėtarėt 1 deri 4.
    • Nxėnėsit njoftohen pėr mėsimin qė do ta mėsojnė ,,Lakuriqėt janė tė bukur dhe kryejnė veprime tė mira”. Gjithashtu nxėnėsit informohen se: nė fillim artikulli ėshtė i ndarė nė katėr pjesė dhe nxėnėsit qė kanė nr. 1 janė pėrgjegjės qė ta mėsojnė mirė pjesėn 1, dyshat pėr pjesėn 2 e kėshtu me radhė. Mirėpo, qėllimi pėrfundimtar do tė jetė qė secili nxėnės ti mėsojė katėr pjesėt e pėrmbajtjes.
    • Tani nxėnėsit lėvizen: 1-shat ulen bashkė, 2-shat ulen bashkė e kėshtu me radhė. Nėse ka mė shumė se 4, 1-sha, 2-sha , ato grupe prapė ndahen. Pra qė nė grupe tė mos ketė mė shumė se katėr anėtarė.
    • Nxėnėsit njoftohen se grupet e formuara tani quhen grupe ekspertėsh, ndėrsa grupet fillestare quhen grupe familjare apo tė bashkėpunimit.
    • Grupet e ekspertėve duhet ta dinė qė pas mėsimit tė pjesės (pas 10 deri 15 minutash) do tė kthehen nė grupe familjare dhe atje do ua shpjegojnė pjesėn qė e kanė mėsuar, anėtarėve tjerė tė grupit familjar.
    • Grupet e ekspertėve tani fillojnė bashkėrisht ta mėsojnė pjesėn e tyre, diskutojnė pėr pjesėn dhe shkėmbejnė pyetje nė mes vete pėr materialin .
    • Kur grupet e ekspertėve mbarojnė punėn , nxėnėsit kthehen nė grupe familjare dhe vazhdohet:
    • Secili anėtar i grupit familjar (1deri 4), sipas radhės shpjegon pėr tjerėt pjesėn e vet, kėshtu kompletohet shpjegimi i gjithė pėrmbajtjes (4 pjesėve tė saj).
    • Kur njėri anėtar i grupit shpjegon , tjerėt mbajnė shėnime, i shkruajnė pyetjet apo paqartėsitė qė kanė. Kėto pyetje ia drejtojnė ekspertit tė pjesės pėrkatėse. Dhe nėse prapė mbesin paqartėsi kėrkohet ndihmė nga eksperti i grupit tjetėr.



    29. RISHIKIM ME RIGRUPIM


    Mund tė pėrdoret nė: (Reflektim, orė tė pėrsėritjeve)
    Secilit grup i ipet njė fletė nė tė cilėn shtrohet njė mėsim, detyrė, pyetje apo problem. Pastaj, kur grupet ta kryejnė punėn nė fletėn e vet, fletat pėrcillen nga njėri grup tek tjetri derisa tė gjitha grupet t`i shkruajnė mendimet e tyre pėr temėn apo ti plotėsojnė mendimet qė i kanė dhėnė grupet tjera.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    30. NDERTHURJA 2 OSE FLETEKSPERTI

    Ndėrthurja 2, dallon nga ndėrthurja 1, pasi kjo ėshtė mė shumė e drejtuar.
    1 Shpjegoni se do tė mėsohet njė mėsim i ri ( drithė apo misėr) dhe qė ky i mėsuar do tė jetė nė bashkėpunim, ku secili do tė jetė ekspert i njė pjese tė atij teksti dhe atė pjesė do t`ua mėsoj tė tjerėve nė grup, nė fund secili do tė jetė pėrgjegjės pėr mėsimin e gjithė tekstit.

    Formohen grupet me 4-5 anėtar (grupet fillestare)
    1 Shpėrndahet fletat me pyetje (FLETEKSPERTAT), zakonisht me 4 pyetje. Sipas rregullit secili anėtar nė grup tė ketė fletekspert tė ndryshėm nga tė tjerėt me numėr rendor 1,2,3 ose 4. Kėshtu fleteksperti ia cakton secilit anėtar pjesėn e mėsimit ku ai do tė jetė mė i angazhuar gjatė leximit (do tė jetė ekspert i asaj pjese). Pyetjet tė jenė tė radhitura sipas niveleve tė Blumit .
    2 Shpėrndahet mėsimi pėr lexim. Secili pėr kohė tė caktuar (sipas gjerėsisė sė mėsimit) e lexon gjithė mėsimin, por vėmendje i kushton pjesės ku gjenden pėrgjigjet nga fleteksperti i tij.

    HAPI I DYTĖ
    3 Formohen grupet e ekspertėve. Anėtarėt me numra tė njėjtė tė fletekspertėve bashkohen sipas numrave.
    4 Grupet ekspert pėr kohė tė caktuar do tu japin pėrgjigje pyetjeve nga fleteksperti do tė diskutojnė dhe do tė mbajnė shėnime pėr pėrgjigjet.
    5 Mėsuesi e pėrcjell punėn e grupeve, ndihmon ata me sqarime tė nevojshme.
    6 Ekspertėt kthehen nė grupe fillestare, ku secili sipas radhės sė numrave tė fletekspertėve, pėr 5 minuta jep pėrgjigje nė pyetjet e fletės sė tij. Ecuria e tillė kompleton kuptimin e tė gjitha pjesėve tė mėsimit.
    7 Tė tjerėt tė cilėt e kanė lexuar gjithė tekstin mund tė pyesin apo tė kėrkojnė hollėsi pėr ndonjė paqartėsi.



    31. TRYEZA E RRUMBULLAKĖT


    Kjo mund tė bėhet nė fazėn e reflektimit.
    Ėshtė njė teknikė bashkėpunuese, me tė cilėn merren ide nga anėtarėt e grupeve pėr njė ēėshtje. Letra e cila mban tė shkruar (nė fund tė fletės) njė ēėshtje, emėr etj., pėrcillet me radhė nga e majta tek anėtarėt e grupit tė cilėt shtojnė idetė pėr problemin. Secili anėtar pasi shkruan idetė e tij pėr problemin e palos pjesėn ku ka shkruar (qė tė tjerėt mos ta lexojnė), dhe e pėrcjell fletėn tek partneri nė tė majtė. Ėshtė mirė qė mos tė shkruhet me njė ngjyrė lapsi, por secili anėtar i grupit tė ketė lapsin me ngjyrė qė e dallon.
    Nė grupe tė ndryshme mund tė trajtohen temat e njėjta. Ndėrsa brenda njė grupi mund tė trajtohen njė apo mė shumė tema. Grupit mund ti ipet njė fletė nė tė cilėn ėshtė shtruar njė problem, apo secilit anėtar tė grupit i ipet nga njė fletė me problem tė veēantė dhe kėshtu fletat pėrcillen. Veē nė grupe kjo teknikė mund tė realizohet edhe me gjithė klasėn nė njė rreth –tryezė.


    32. GUSHĖKUQI RRETHOR


    Ėshtė variant i teknikės tryeza e rrumbullakėt, por dallon nga kjo teknikė ngase tek gushėkuqi rrethor nuk kemi tė bėjmė me tė shkruar por me njė diskutim rreth njė problemi, duke e respektuar mėnyrėn e angazhimit sikurse tek tryeza e rrumbullakėt. Ēdo anėtar i grupit nė mėnyrė rrethore i ndihmon nė mėnyrė gojore njė ideje tė ngritur.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    33. DIAGRAMI I VENIT

    Ėshtė njė teknikė me tė cilėn mund tė bėhen krahasime, tė nxirren tė pėrbashkėtat dhe dallimet e dy apo mė shumė dukurive. Kjo teknikė u takon lėndėve tė shkencave natyrore, por lehtė mund tė gjejė pėrdorim edhe nė lėndėt shoqėrore. Si teknikė aplikohet nė fazėn e reflektimit, por nė orė tė caktuara mund ta gjejė vendin edhe nė evokim.

    Ecuria:
    1 Vizatohen nė dėrrasė tė zezė dy rrathė tė mėdhenj tė ngjitur nė mes veti
    2 Tė njėjtėn e vizatojnė edhe nxėnėsit nė fletoret e tyre
    3 Nxėnėsit udhėzohen qė nė rrethin e majtė do tė shkruajnė pėr temėn 1(Kosova),,ndėrsa nė rrethin nė tė djathtė pėr temėn 2 (Shqipėria). Ndėrsa, nė lidhjen nė mes dy rrathėve shkruhen tė pėrbashkėtat e dy temave.
    4 Preferohet qė sė pari tė shkruhet pėr ato ēka i dallojnė kėto dy tema e mė pas plotėsohet pjesa ku specifikohen tiparet e pėrbashkėta.
    5 Puna bėhet individuale, pastaj nė qifte dhe mė pas i gjithė grupi formon njė diagram tė pėrbashkėt.
    6 Prezentimi mund tė bėhet nga udhėheqėsit e grupeve apo mėsuesi vizaton njė diagram nė dėrrasė tė zezė duke i shkruar idetė nga diagramet qė kanė formuar grupet.

    Kosova Shqipėria - Tė pėrbashkėta

    Kosova Shqipėria - Tė veēanta


    34. GJETJE E TITULLIT (EMRIT, NUMRIT) SHENJĖ


    Nxėnėsve i`u shtrohen probleme apo pyetje tė cilat do tė mundėsojnė eliminimin e disa problemeve, emrave titujve etj., dhe veēimin e njė titulli, emri a problemi nga tė tjerėt. Kėshtu vijmė deri te njė titull a pėrmbajtje e re (shenjė) e cila do tė mėsohet. Shembull:
    1 Para nxėnėsve prezentohen emrat e shkrimtarėve:
    Naim Frashėri, Sami Frashėri, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, etj
    2 Mė pas u shtrohen pyetjet:
    -Autori i cili do tė mėsohet nuk ėshtė bashkėkohor
    -Autori i cili do tė mėsohet nuk e ka shkruar ,,Lahutėn e Malėsisė``
    -Autori i cili do tė mėsohet ka shkruar ,,Bagėti e bujqėsi”
    3 Kėshtu me disa pyetje indirekte vijmė deri tek shkrimtari pėr tė cilin do tė mėsohet.



    35. TURI I GALERISĖ


    1. Nxėnėsit nė grupe 3-4 veta punojnė nė njė temė tė caktuar (vizatim, komentim, detyra etj.)
    2. Pasi tė pėrfundohet, punimet vendosen nė muret e klasės
    3. Me shenjė tė mėsuesit nxėnėsit lėvizin rreth klasės, shikojnė punimet, diskutojnė pėr ato, shkruajnė komente etj.
    4. Nė fund grupet marrin punimet e veta, rishikojnė, krahasojnė me punimet e tė tjerėve, lexojnė komentet e mara nga tė tjerėt etj.


    36. KĖNDET


    Faza: (Realizim kuptimi)
    Ėshtė e afėrt me teknikėn rrjeti i diskutimit. Dallimi nė mes tyre ėshtė vetėm ndryshimi i fazės kur pėrdoret. Rrjeti i diskutimit pėrdoret nė reflektim, ndėrsa nėse atė ecuri e pėrdorim nė njė orė tė pėrsėritjes nė fazėn e realizimit tė kuptimit, me ē`rast e shqyrtojmė njė temė nė mėnyrė mė tė gjerė. Apo, nėse kemi mundėsi qė tė njėjtėn ecuri ta pėrdorim nė orė zhvillimi, prapė kemi tė bėjmė me teknikėn Kėndet.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    37. VIJA E VLERAVE

    Fazat: (Reflektim), orė tė pėrsėritjeve mund tė shfrytėzohet nė realizim kuptimi.

    Nxėnėsve u shtrohet njė temė pėr diskutim (barazia gjinore, demokracia nė Kosovė, ndotja e ambientit etj), pėr tė cilėn ata duhet tė shkruajnė pėr disa minuta. Mė pas nė dėrrasė tė zezė shkruhet vija e vlerave:

    0 1 2 3 4 5

    Mė pas nxėnėsit dalin dhe duke shkruar inicialet e emrit dhe mbiemrit e vlerėsojnė se nė ē`masė ėshtė e zhvilluar dukuria nė fjalė. Por, edhe tek shkrimi i inicialeve ka njė rregull. Nxėnėsit mė herėt duhet ta dinė qė ata qė i shkruajnė inicialet mbi vijėn e vlerave, e sigurojnė tė drejtėn qė tė marrin pjesė nė diskutim. Ndėrsa ata qė i shkruajnė inicialet nėn vijėn e vlerave e humbin tė drejtėn qė tė marrin pjesė nė diskutim rreth problemit. Pra ata vendosin vet paraprakisht nėse do tė marrin pjesė nė diskutimin vijues ku do tė argumentohet mendimi pse dukuria nė fjalė ėshtė e zhvilluar nė njė shkallė tė caktuar.



    38. TEKNIKA ,, R A F T “


    1 Pjesėmarrėsve u caktohet njė temė pėr tė cilėn do tė shkruajnė, e cila duhet tė jetė aktuale (ndotja e ambientit, puna nė arsim, pozita e invalidėve tė luftės etj.)
    2 Nga nxėnėsit kėrkohet qė tė mendojnė pėr rolet e mundshme nga tė cilat mund tė shkruhet (gazetar, nxėnės, qytetar, qeveritar, mjek etj.)
    3 Rolet e mundshme shkruhen nė dėrrasė tė zezė. Rolet mund t`i pėrgatitė vet udhėheqėsi dhe t`i prezentojė tė gatshme pėr pjesėmarrėsit.
    4 Formohen grupe me 4-6 anėtar dhe u caktohen rolet apo pozitat nga e cila ata do tė shkruajnė pėr problemin.
    5 Tani secili nxėnės duhet tė mendoj pėr formėn qė duhet tė marr shkrimi i tij.
    6 Pėr kohė tė caktuar 10-15 min. shkruhet nė mėnyrė individuale.
    7 Grupet shkėmbejnė idetė dhe formojnė njė shkrim tė pėrbashkėt.
    8 Lexohet nga njė shkrim nga grupet me role tė ndryshme.



    39. TEKNIKA ,,PYETJE AUTORIT”


    Aplikohet nė fazėn e realizimit tė kuptimit. Ecuria e aplikimit ėshtė si mė poshtė:
    1 Tregohet titulli i mėsimit, autori, shpjegime tjera tė rėndėsishme si dhe gjejmė disa karakteristika tė personazhit (temės), shembull mėsimi:
    [Pėrpunim i njė teksti tė ri i cili titullohet ``dragonjėt gjethorė tė detit``, i autorit
    (Paul Groves). Karakteristika tė kėsaj gjallese janė: “mjeshtėria e fshehjes”, “sulmues agresiv”, “ mashkulli mbetet shtatzėnė” etj]. Mė pas vazhdohet puna:
    1 Pjesėmarrėsve (nxėnėsve) u ipen 3 minuta qe nė ēifte tė japin mendimet e tyre dhe tė diskutojnė pėr paranjohuritė e tyre pėr problemin (pamjen, vendbanimin, ushqimin e karakteristika tė tjera tė mundshme tė kėtyre gjallesave).
    2 Pas bisedės pyeten: a ka dikush pyetje qė kanė tė bėjė me problemet pėr tė cilat biseduat (pyetjet shkruhen nė dėrrasė tė zezė.)
    3 Shpėrndahet teksti dhe pjesėmarrėsit kėshillohen qė t`i respektojnė ndalesat nė tekst.
    4 PARA LEXIMIT, PJESĖMARRĖSIT INFORMOHEN: Pėr pjesėt e teksteve qė ne si kuptojmė, qė s`janė sqaruar sa duhet nga autori, pas ēdo ndalese gjatė leximit, do tė shtrojmė pyetje pėr autorin, ngase as autorėt e teksteve nuk janė tė pėrkryer, edhe ata bėjnė lėshime. Por, nė mungesė tė autorit tė tekstit, ne vet do tė japim pėrgjigje nė kėto pyetje pasi tė kemi lexuar pjesėn vijuese tė tekstit.

    1. Lexohet nė mėnyrė individuale teksti deri te ndalesa 1
    2. A kemi pėrgjigje nė pyetjet bėrė autorit -1-nėse janė bėrė pyetje
    3. Ēfarė ka thėnė autori nė kėtė pjesė
    4. Ēfarė pyetje keni deri tani pėr autorin

    Lexohet deri te ndalesa 2
    1. A zbuloi leximi i tekstit ndonjė nga pyetjet e mėparshme (pyetjet qė kanė marrė pėrgjigje shėnjohen me njė shenjė pėrpara)
    2. Kishte diē tjetėr nė tekst e qė s`ėshtė thėnė
    3. A ka nė kėtė pjesė pyetje pėr autorin

    Lexohet deri te ndalesa 3
    1. Pėrgjigje nė pyetjet paraprake
    2. A ka pyetje pėr autorin

    Leximi i fundit
    1. A kemi pėrgjigje nė pyetjet drejtuar autorit
    2. Ēfarė pyetjesh kemi pėr autorin
    3. Si pėrfundoi tregimi nė tekst.


    40. TEKNIKA ,, KARRIGA E AUTORIT ”


    Realizohet nė fazėn e evokimit, me qėllim nxjerrjes sė paranjohurive tė nxėnėsve pėr njė problem.
    1 Para nxėnėsve shtrohet problemi pėr tė cilin ata do tė shkruajnė (ambienti, mjedisi ynė ku jetojmė)
    2 Formohen grupet me anėtarė ēift, 4 apo 6 anėtarė, ose punohet nė ēifte
    3 Pėr kohė tė caktuar 10-15 min. ata shkruajnė nė mėnyrė tė lirė pėr atė ēfarė dinė pėr problemin, duke shkruar njė rresht dhe lėnė tjetrin rresht tė fletės tė zbrazėt
    4 Pasi t`pėrfundojnė tė shkruarit, ēiftet shkėmbejnė fletoret nė mes veti dhe plotėsojnė njėri tjetrin me ide e informacione tė reja
    5 Rikthehen fletoret, shikohet ajo qė ėshtė shtuar nga shoku, shoqja, rregullohet apo shtohet diē nėse ėshtė e nevojshme
    6 Mė pas me radhė nga njė nxėnės nga secili grup, ulet nė karrige para nxėnėsve tjerė dhe e lexon atė ēfarė ka shkruar
    7 Mė pas nxėnėsit tjerė bėjnė pyetje apo paraqesin probleme tjera, tė cilat janė me rendėsi, por qė nuk janė paraqitė gjatė leximit. Nxėnėsit qė kanė lexuar i shtojnė (shkruan) idetė e tė tjerėve nė fletoren e tij.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,973
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    41. TEKNIKA ,,IMAGJINATĖ E DREJTUAR”

    1 Vendoset jashtė derės shenja ,,Mos na shqetėsoni“
    2 Kėrkohet qė pjesėmarrėsit qė ti`u pėrmbahen me pėrpikėri udhėzimeve tė drejtuesit
    3 Kėrkohet qė pjesėmarrėsit ti ulin kokat mbi tryezė dhe ti mbyllin sytė
    4 Kėrkohet qė tė marrin frymė tri herė, ,ngadalė e thellė, pėr t`u qetėsuar
    5 Aktiviteti pėrcillet me muzikė
    6 Drejtuesi lexon mesazhet, kėshillat jo shumė tė qarta, me tė cilat e drejton imagjinatėn e tyre
    7 Lihen pushime midis kėshillave, mesazheve
    8 Pas pėrfundimit tė ushtrimit nxėnėsve u lihet kohė tė shkruajnė pėr pėrfytyrimet e tyre, pėr ta vazhduar pėrfytyrimin nga aty ku ėshtė ndėrprerė
    9 Pas pėrfundimit tė shkrimeve, ato mblidhen pėrzihen dhe lexohen disa prej tyre nė mėnyrė anonime.


    42. TEKNIKA ,,KLLIPING (KOLLAZH)”

    Njė orė para pėrpunimit tė njė teme, nxėnėsit angazhohen qė nė shtėpi (libra, gazeta internet etj.) tė kėrkojnė material pėrmbajtjesorė rreth asaj teme.
    Materiali sillet nė klasė, vendoset mbi njė bankė dhe ecuria e punės bėhet sipas Seminarit tė lexuesve

    AKTIVITETI: SEMINAR I LEXUESVE- Pėrfshinė nė vete teknikat: Minileksion procedural e pėrmbajtjesorė, mėsim nė miniature, lexim, pėrgjigje dhe bashkėbisedim.
    • Pas leximit, pėr pesė minuta ēiftet komentojnė atė qė kanė lexuar.


    43. TEKNIKA ,, MINILEKSION PROCEDURAL”

    Kjo teknikė nėnkupton udhėzimet tė cilat ua jep mėsuesi nxėnėsve rreth procedurės si do tė bėhet njė aktivitet brenda njė ore mėsimi, i cili aktivitet pėrfshinė disa veprimtari, tė cilat veprimtari sipas radhės qė kanė,duhet tė pėrfillen nga nxėnėsit.


    44. TEKNIKA ,,MINILEKSION PĖRMBAJTSOR”

    Kjo teknikė nėnkupton udhėzimet apo sqarimet tė cilat ua jep mėsuesi nxėnėsve nė fillim apo fund tė orės, rreth njė pėrmbajtjeje tė cilėn ata nuk mund ta kuptojnė, apo nėse ėshtė e nevojshme tė nxirret njė pėrfundimi.


    45. TEKNIKA ,, MĖSIM NĖ MINIATUR”


    • Mėsuesi jep udhėzime pėr ecurinė e gjithė procesit
    • Vendosen libra nė njė pjesė tė klasės mbi tryezė
    • Secili nxėnės del e zgjedhė dhe e merr njė nga ato libra


    46. TEKNIKA ,,47. LEXIM

    • Pėr 15 min. nxėnėsit e lexojnė titullin, shikojnė pėr autorin dhe lexojnė ndonjė pjesė sipas dėshirės pėr tė cilėn duhet tė mbajnė shėnime.


    47. PĖRGJIGJJE”

    • Vullnetarė lexojnė apo komentojnė pjesėn nė tė cilėn janė angazhuar
    • Tė tjerėt i bėjnė pyetje lexuesit apo dhėnė komentet e tyre
    • Mėsuesi nxitė lexuesin me pyetjet: A tė pėlqeu stili i tė shkruarit nga autori, A do ti kishe shtuar apo hekur diē asaj pjese etj.
    • Lexojnė dhe tė tjerė, ecuria pėrsėritet si te lexuesi 1.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •