Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21

    Rubrika: ”Të vetmuar, pa përkrahje”


    Edhe kjo është ndihmë!


    Të dashur miq, duke lexuar shumë shkrime për njerëz që janë duke jetuar në kushte shumë të rënda, më lindi ideja që të hap një rubrikë të re: ”Të vetmuar, pa përkrahje”, në të cilën të postojmë shkrime pikërisht për këta hallexhinj.

    Nuk është e thënë gjithmonë që vetëm gazetarët të postojnë. Këto raste mund t’i paraqesë çdonjëri.

    Qëlli i hapjes së temës: mbase dikush do t’i lexojë këto postime dhe do të njoftohet se dikush i lagjes, fshatit, qytetit a rejonit të tij është duke vuajtuar edhe për gjërat më elementare. Mbase dikush edhe mund t’i dalë në ndihmë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-05-2012 më 10:45
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #22

    Idrizovë, plaka (Qamile Bunjaku) e vetmuar bën thirrje për një strehë

    Idrizovë, plaka e vetmuar bën thirrje për një strehë

    Nga, Melihate Rustemi

    Një tragjedi e paparë e ka kapluar Qamile Bunjakun, plakën 67 vjeçare që jeton në një kasolle në fshatin Idrizovë. E lënë në mëshirë të kohës, ajo thotë se dëshira e saj e vetme është të zhvendoset diku në qytet, ku do të kujdesej dikush për të, ngase në Idrizovë, nuk ka asnjë familjar. Ekipi i TV Alsat sjell këtë rrëfim para jush, me shpresë se do të prekë ndërgjegjen e të gjithë atyre që kanë mundësi për ta ndihmuar.

    “Pa askend ishte shumë vështirë me jetua, pa shpresë, mos me pas kush me ta dhanë një gotë ujë, se aty është, aty nuk është njeri. Jam e moshuar unë, shpresa nuk kam”, tha Qamile Bunjaku.

    Me këto fjalë rrëqethëse fillon rrëfimin për jetën e saj e moshuara 67 vjeçare Qamile Bunjaku nga Idrizova. Ajo jeton e vetme në këtë shtëpi gjysmë të rrënuar, me dyer e dritare të thyera, pa ujë brenda, pa banjë e në mungesë të shumë gjërave tjera elementare për jetë. Familja e vetme për të moshuarën Qamile Bunjaku është vajza e saj, e cila për shkak të skamjes me të cilën ballafaqohet familja e bashkëshortit, nuk mund ta marrë të ëmën nën përkujdesje.

    “E moshuar, sa kam mundur me ec kam mundur, tash nuk mundem, askush derën nuk ma hap, as ditën as natën, vdekja është më afër se këmisha qe kë veshur.Tash kam ardhë në fund, askënd nuk kam, ndihmë prej askujt këtu nuk kam, nuk kam prej askujt as natën as ditën se askush nuk të merë në dorë këtu, jabanxhi kemi ardhë prej atje edhe këtu askënd nuk kam. Askënd fare, vdes natën këtu kush derën nuk ma hap, oj bi, ishalla ka rahmet e ka gjynah, jam mbështet kah myslimanët jarabi, ishalla nja plakë nuk e lanë qyqe vet. Një dhomë, unë nuk po lypi ma shumë, një dhomë me banjo, me ujë, aty të çohem ta laj një pjatë ose e marrë një pik ujë...” , u shpreh Qamile Bunjaku.

    Derisa qëndruam në vizitë të plakës Qamile Bunjaku, shtëpia ishte shumë e ftohtë. Ajo kishte të ndezur shporetin për ngrohje por ngaqë shtëpia ishte shumë e dëmtuar, i nxehti as që ndjehej. Ndërsa sa i përket ushqimit, pothuajse mungonte gjithçka. Megjithatë, ajo thotë se dëshira e saj e vetme, është që një ditë të zhvendoset diku në qytet, kur dikush do të mund të përkujdesej për të.

    “Kam mbledh krane, do dru I pata marr një dy metra, çeto, çeshtu, me doktor. Pak të ushqim ashtu kështu, as te dyqani bile nuk ka kush me shkua, edhe me pas nji denarë te dyqani s’ka kush shkon, vdes për një lëng këtu. Kujna mi thanë, kush me shkua, e në Shkup afër e kam ambulancën, barnatoren, më sheh dikush, me dëgjon dikush, sado kudo ma çel derën dikush… A, mu tut sa të dush, tutna tërë natën nuk flejë, diçka me bo rrap unë zgjuar jam, nuk kam gjumë oj bijë, ja barnat e gjumit…Kur të prishet diçka unë mbes, nuk kam kanë e thiri për me ndreç ndonjë dritë..Tutna, thamë po prishet struja, kush ma ndreç, këtu nuk ka shpresa askujt mi thanë, skam shpresa askush hiç hiç”, tha Qamile Bunjaku.

    Përveç gjendjes së rëndë ekonomike, e moshuara Qamile Bunjaku vuan edhe nga sëmundje të shumta. Sipas saj, pothuajse të gjitha të hollat e pensionit që merr në muaj i shpenzon për kontrolle shëndetësore dhe barna. U larguam nga shtëpia e lokes Qamile duke e lënë sërish vetëm, por kësaj radhe me shpresë se dora humane e dikujt do të zgjatet edhe për këtë plakë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-05-2012 më 10:37
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Fala
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    1

    Për: Per azilin

    fat-miri, shpresoj te jeni anetar i forumit.

    Po kerkoj per shpi pleqsh ne Tirane e rastesisht lexova comenting tan. Une jam ne Angli e familja ne Tirane kane hallet e veta e smund te kujdesen per babin, ai don kujdes 24 ore, ka smunjen e harreses e duhet ta nrrosh si fmine.

    Te lutem nqs njeh nonje infermiere ose dike me experience ma recomando e do te jem mirenjohes. Familja atje kujdesen sa munen por jam ne merak.

    Paret nuk jane problem por une se le dot Angline mas kaq vitesh te kujdesem.

    Faleminderit.
    fala

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •