Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Artistja shqiptare në Mërgim - Dafina Hysenaj!

    Të rinj të suksesshëm në diasporë

    DAFINA ME KURORË SUKSESI


    Nga Dibran Demaku

    Shtatori i këtij viti për shqiptarët me banim në Shtutgart dhe rrethinë solli një ngjarje të rëndësishme kulurore.Ata e kishin në mesin e tyre shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ismail Kadarenë. Paten rastin që të bisedonin nga afër me shkrimtarin e madh. Dhe kështu në kalendarin e tyre jetësor shtatori i këtij viti do të shënohej me germa të mëdha.

    Pas përfundimit të takimit me shkrimtarin e madh (në përmasa edhe botërore) pjesëmarrësit e shumtë nga të gjitha viset e Gjermanisë e më larg do të ishin mysafirë tek mikpritësit shqiptarë në Shtutgart. Edhe autori i këtyre rreshtave do t`i kalonte dy net të paharruara me mikpritësit shqiptarë të Shtutgartit.Në vizita të ndryshme do të takonte edhe shumë të njohur të gjuhës e të gjakut.

    Por,një vizitë tek një familje shqiptare dhe pikërisht tek familja e Shaqir Hysenajt do të ishte nxitje për shkrimin e këtyre rreshtave.

    Pse themi kështu?
    Në familjen e të përmendurit, autori i këtyre rreshtave do të takojë edhe një artiste me emrin e bukur shqiptar-Dafina. Dafina Hysenaj e bija e Shaqirit.

    Kush është në të vërtetë Dafina?

    Dafina Hysenaj e lindur në Mitrovicë, vitet e para të fëmijërisë do t`i kalojë në Mitrovicën e bukur buzë Ibrit me ujë kristalor. Por,ëndrrat e saj do të ndërpriteshin(për shkaqe që dihen) dhe ajo do të ishte e detyruar që së bashku me prindërit dhe me të dy vëllezërit më të vegjël, të linte vendlindjen dhe të mirrte rrugën e kurbetit. Dhe e tëra kjo do të ndodhte për shkaqe sepse që të dy prindët e Dafinës, si intelektual, do të ndiqeshin nga pushtuesi serb.

    Si nëna e Dafinës ashtu edhe i ati për shumë vite në Mitrovicë do të arsimonin gjenerata e gjenerata të nxënësve. Dhe pikërisht për këtë prindërit e Dafinës do të ishin halë në sytë e pushtuesit.

    Pas ikjes nga atdheu Familja Hysenaj do të gjente strehim në Gjermani e pikërisht në qytetin e Shtutgartit. Ndërkaq Dafina mësimin e nisur në Mitrovicë (aty do të mbaronte klasën e parë të fillores) do ta vazhdonte në Gjermani, në gjuhë tjetër dhe të panjohur për te.

    Në fillim do të kishte vështirësi,por me vullnet të çelniktë do të mësonte gjuhën e vendit mikpritës dhe pastaj do të ishte ndër nxënëset më të mira të klasës dhe të shkollës.Për sukseset në mësime ajo do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme.

    Dhe jo vetëm kaq.
    Ajo krahas mësimeve do të merrej edhe me artin e bukur të pikturës.Dhe me pikturat e saj ajo do të mirrte pjesë në shumë takime të ndryshme si në Gjermani, por edhe jasht saj. Ajo për pikturat e saj shumëherë do të shpërblehej me vendin e parë,e ndonjëherë edhe me vendin e dytë dhe do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme.Mirënjohjet dhe diplomat e fituara së bashku me pikturat e shpërblyera ajo i ruan me gjelozi.

    Falë talentit të saj në lëmin e pikturës,Dafina një ditë do të regjistrohej në shkollën e Dizajnit grafik në Shtutgart dhe do ta përfundonte me sukses.Dhe kështu mundi i saj do të kurorëzohej me kurorë suksesi.

    Ajo sot punon në Shturgart në profesionin e saj dhe eshtë e nderuar dhe e respektuar si nga njerëzit e gjuhës dhe të gjakut ashtu edhe nga vetë gjermanët. Për arritjet e saj ajo në bisedë e sipër me modesti do të deklarojë:

    -„Për të gjitha sukseset që kam arritur në jetë një meritë të veçantë e kanë prindërit e mij. Ata me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer që më kanë dhënë e meritojnë nderin dhe respektin tim!“.

    Pastaj në vazhdim Dafina do të na i tregonte edhe punimet e veta në lëmin e pikturës e që ishin shumë. Ajo si një nikoqire e palodhshme do të na fliste për pikturat e saj. Dhe gjithnjë me një dozë të modestisë, virtyt kjo i lartë i kësaj artisteje të re.

    Shumë nga pikturat e saj stolisnin edhe muret e banesës ku ajo jetonte me prindërit dhe vëllezërit e saj.Disa nga pikturat e saj ajo na rekomandoi që të ia ofronim lexuesit të këtij shkrimi,që edhe ata të kënaqen me to.

    Dhe krejt në fund edhe diçka:
    Dafina,ky emër i bukur i shumë vajzave shqiptare,simbolizon drurin e dafinës,një dru që rritet vetëm në ambientet mesdhetare dhe i cili gjatë të gjitha stinëve të vitit ka gjethe të gjelbra e me erë të këndshme.

    Fletët e dafinës nëpër shekuj janë përdorur si kurora lavdie për shumë mbretër,shkenctarë e shkrimtarë. Për ata që në jetë kanë arritur rezultate kulminante janë nderuar me kurora dafine. Andaj, kombi ynë në shenjë nderimi shumë vajza i ka pagëzuar me këtë emër. E njëra nga ato është edhe personazhi i këtij shkrimi - Dafina me kurorë suksesi. Sepse Dafina vërtet e meriton këtë emër…


    http://www.zemrashqiptare.net/articl.../18120/#rating

    ps/ Ne linkun e dhene, mund te shifen disa nga punimet e Dafinës

    PAQ DOREN E MBARE E MENDJEN DRITË GJITHMONE, E DASHUR DAFI...!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Dhuro shumë...e prit pak!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •