Gati ngritja e pavionit etnografik

Pavioni i shumeperfolur dhe kaq i munguar i etnografise ne Muzeun Historik kombetar mund te jetė shume shpejt nė fazėn e realizimit arkitekturor. Specialistja e etnografise Aferdita Onuzi e cila ka asistuar grupin e punes me eksperte te huaj per ideimin dhe ndertimin e ketij pavioni te rendesishem konfirmon per Alsat se tashmė ėshte ne pėrfundim faza e keshillimit me arkitektin e huaj qe do tė realizoje tė dy pavionet e etnografise ne Muze.

"Tashmė ne kemi pėrvijiuar si do tė jenė kėto dy pavione, njė si do tė jetė jeta ekonomike nė fshatin shqiptar, dhe njė nė qytetin shqiptar. Nė kompleks, pra, qytetėrim shqiptar dhe kjo do tė jetė dhe pėr tė respektuar punėn e kolegėve qė kanė mbledhur kėto objekte, pėr tė respektuar dhe krijuesit e kėtyre objekteve, dhe pėr tė vėnė nė piedestal ato vlera tė vyera tė trashėgimistė kulturore", tha Aferdita Onuzi, drejtoreshe e Institutit te Kultures popullore.

Ruajtja e tradites se punimit te veshjeve popullore nuk duhet te jete sporadike se paku thote ajo- duhet nje riorganizim i tė gjithė atyre qe punojne veshjet popullore te nisur prej pasionit dhe xhubleta duhet te shpallet si monument i kultures materiale boterore pra te futet ne listen e UNESCO-s, ashtu si Polifonia.

Pavioni i etnografise sipas Onuzit i ndertuar ne dy sektore jeta e fshatit dhe jeta e qytetit shqiptar konceptuar ne menyre shume moderne edhe nga ana teknologjike, synon te kthehet ne nje pike referimi jo vetem per me te apasionuarit pas kultures dhe etnografise shqiptare por edhe ti mesoje te rinjte me kete tradite.

Mira Tuci - ALSAT