Provimi i shtetit, aplikimi në që nga 2011

Provimi i shtetit do te filloje te aplikohet qe nga viti i ardhshem. Ketij provimi, i cili do te jete me shkrim dhe me goje, do t’i neshtrohen te gjithe ata kandidate qe duan te ushtrojne profesionin e tyre, si mjek, stomatologë, farmacist, infermierë, mami. Detajet rreth aplikimit te provimit te shtetit i ben publike per Alsat, zv/ ministrja e Arsimit Nora Malaj.

“Provimi presupozohet të bëhet një herë në vit. Fillon në vitin 2011. Janë ata studentë të cilët kanë mbaruar studimet bachelor, master profesional apo master i shkencave ose që kanë një diplomë të integruar. Të gjitha pyetjet do të jepen 60 ditë përpara se të fillojë provimi të cilat do të jenë të pasqyruara në website. Provimi do të jepet deri në 5 herë dhe në qoftë se ti nuk e kalon herën e parë ke të drejtë ta marrësh herën e dytë, nëse e kalon në mënyrë të pjesshme do t’I përgjigjesh vetëm pjesë që nuk ke kaluar” tha Malaj.

Ne rast se studentet e diplomuar nuk do t’i neshtrohen provimit te shtetit edhe pse ata kane nje diplome nuk do te kene mundesi qe te ushtrojne profesionin e tyre pasi nuk do te kene te plotesuar te gjithe dokumentacionin e nevojshem.
“Nëse këta nuk bëjnë provimin e shtetit ata privohen për ta ushtruar profesionin në qendra të ndryshme. Ata do të jenë thjesht ndihmës, por nuk do të jenë asnjë reaktor në realizimin qoftë si mjekë, qoftë si specialist, qoftë si profesionist” tha Malaj.

Persa i perket tarifave per provimin e shtetit ato variojne. Per kandidatin qe e jep provimin per here te pare vlera eshte 30.000 mije leke. Per kandidatin qe e jep provimin per here te dyte vlera eshte 50.000 leke. Per ate qe e jep per here te trete vlera shkon ne 80 mije leke, per here te katert ne 100 mije leke dhe per here te fundit, vlera shkon ne 120 mije leke.

Edlira Sulejmani - ALSAT