Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 200
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304



    Voten pe lype ky patriote i madhe,qe kurr nuk ja ka rras shkjeve dhe kurr nuk ka me ja rrase.
    Qyky patriote qe ka bere shum per kombin ton dhe vazhdon ta beje.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Reagim ndaj deklaratave tė Florin Krasniqit

    Prishtinė, 23 nėntor 2010 (Kosovapress) Koha 08:57


    Nga Shefki Mexhani, Nju Jork

    Reagim ndaj deklaratave tė Florin Krasniqit nė gazetėn illyria tė Nju Jorkut,
    tė datės 16 nėntor 2010

    Florin Krasniqi s’ėshtė i deleguari i ish Fondit “Vendlindja Thėrret” – ai ėshtė vetėm njė shantazhues i madh dhe shpifės maniak



    Florin Krasniqi, si misionar i s’dikujt ėshtė duke zhvilluar njė fushatė tė egėr dhe tejet tė pamoralshme ndaj Partisė Demokratikė tė Kosovės, qeverisė sė Kosovės e nė veēanti ndaj z. Hashim Thaēi dhe z. Kadri Veseli, ndėrkohė qė ai nuk harron tė merr nėpėr gojė edhe aktivitetin e veprimtarėve tė tjerė tė diasporės shqiptare qė jetojnė dhe veprojnė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Por, pėr mua kjo nuk ėshtė diēka e re dhe e papritur, sepse z. Krasniqi vetėm qė nga viti 1998 e kėndej ėshtė i dukshėm nė mesin e bashkatdhetarėve nė Nju Jork, ai edhe gjatė luftės, por, edhe pas saj nuk i ka ndalur asnjėherė akuzat dhe shantazhet ndaj ish anėtarėve tė SHP tė UĒK-sė,
    Pastaj kur z. Florin Krasniqi, pėr tė mbuluar marifetllėqet e tij, tė larat e tė palarat e tij, mundohet tė pėrdorė njė fjalor shumė “dashamirės”, shprehje respekti ndaj veprimtarėve tė ish Fondit “Vendlindja Thėrret”, fond i cili gjatė kohės sė luftės me shumė sukses veproi nė Amerikė e Kanadė, ndėrkohė qė edhe vet ishte pjesėtar i kėtij fondi por i padiciplinuar.
    Zoti F. Krasniqi ndaj veprimtarėve tė kėtij Fondi me tė “vėrtetė” shihet se ka tepėr “respekt”, por respekti i tij sikur ėshtė njė shpatė me dy teha, njė thikė qė i futet pas shpine tėrė aktivitetit tė veprimtarėve tė Fondit dhe tė gjithė atyre qė kontribuan nga kėtu pėr luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pa pasur pretendime qė njė ditė kėtė kontribut ta shfrytėzojė pėr shantazhe, pėr qėrime hesapesh, pėr rrahje gjoksi e aq mė pak pėr pėrfitime materiale e poste politike.
    Pas shkuarjes nė Kosovė, z. F. Krasniqi, me eufori u turr me kritika dhe madje edhe me kėrcėnime ndaj njė partie politike, e cila pėr momentin e ka pushtetin nė Kosovė. Deklaratat e tij dhėnė medieve kosovare nė kėtė kohė fushate janė tepėr tė rrezikshme dhe, me pavėrtetėsinė e tyre, rrezikojnė tė krijonjė huti nė opinionin e gjerė kosovar, por edhe kėtu nė diasporė.
    Mė vėmendje kam pėrcjellur deklaratat e tij dhe debatin televiziv nė TV Klan, por edhe nėpėr gazeta dhe konferenca pėr shtyp. E kam ndier veten shumė keq dhe tė fyer rėndė, kur z. F.Krasniqi ēlirimtarėt dhe arkitektėt e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare dhe tė shtetit tė Kosovės i quajti banda kriminale, kur dihet fare mirė se nė vitin 1999 pikėrisht kėto “Banda”, qė moti janė ngulitur nė fjalorin e Florin Krasniqit, se bashku me Aleancėn Veriatlantike e nė krye me SHBA. i larguan bandat e vėrteta kriminale serbe nė krye mė Milosheviqin, Sheshelin, Koshtunicėn Arkanin,dhe banda tė tjera, tė cilat banda vranė, masakruan dhe dogjėn Kosovėn pėr vite e dakada me radhė.
    Kėto deklarata qellimkėqija e shumė irrituese dhe fyese tė z. Krasniqi mė shtynė qė tė reagoj, nga pozicioni i njė veprimtari tė ish Fondit “Vendlindja Thėrret” pėr SHBA dhe Kanadė, pasi qė aty mė pėrmendet emri im, por jo edhe mbiemri korrekt. Zoti Krasniqi, nė bazė tė kėtyre deklarateve, por edhe tė tjerave, po mundohet qė tė pėrfitojė pėrkrahjen e elektoratit kosovar, tash nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme parlamentare, duke harruar se me kėto veprime e kėto deklarata ėshtė duke lėnduar rėndė tėrė procesin e zhvillimeve nė Kosovė.
    Ėshtė duke harruar se deklaratat e tij dhe “turri” qė ka marrė duke fyer dhe akuzuar e shantazhuar rėndė ish-ēlirimtarėt dhe arkitektėt e luftės, tė lirisė e tė pavarėsisė sė Kosovės, janė deklarata qė nuk ēojnė ujė askund, pos nė mullirin e Beligradit.

    Ka harruar z. Florin Krasniqi se ajo qė ėshtė duke bėrė nė kėto momente, nuk ėshtė gjė tjetėr, pos njė vetėgroposje pėr subjektin politik qė pėrfaqėson dhe me pėrmasa tė gjata destabilizuese te situatės edhe ashtu tė brishtė nė vend dhe me pasoja tė rėnda pėr njė kohė tė gjatė.
    Florin Krasniqi, i cili nė Kosovė ka shkuar nga Amerika, vend i demokracisė dhe i respektimit tė vlerave, nė vend se atje tė pėrcillte kulturėn demokratike tė fushatave zgjedhore amerikane, ai atje po tregon tėrė brutalitetin e papėrmirėsueshėm tė mentalitetit ballkanik.
    Irritimi tjetėr qė mė vjen nga deklaratat e Florin Krasniqit ėshtė edhe njė intervistė dhėnė gazetės “Illyria” qė botohet kėtu nė Nju Jork, autori i sė cilės intervistė ėshtė anonim. Edhe nė kėtė intervistė, si njė papagall qė ka mėsuar njė fjalė tė vetme, lidhje e palidhje, ai vazhdon tė pėrsėritė akuzat e tij dhe tė shpalosė “programet” dhe “planet” e tij dhe tė subjektit politik qė pėfaqėson, nė tė cilat nuk ka asgjė konkrete, pos fjalėve, akuzave dhe shantazheve tė vazhdueshme ndaj ēlirimtarėve.
    Intervista fillim e mbarim ka kėtė qėllim. Nė kėtė intervistė, qė ėshtė e pėrgatitur nė kuzhinat e s’dikujt tė them,z. Krasniqi nuk “harron” tė flasė edhe pėr ish Fondin “Vendlindja Thėrret” dhe pėr udhėheqėsit e Fondit, misioni i tė cilit, siē dihet, ka pėrfunduar me plot sukses me pėrfundimin e luftės. Ai shkon aq larg, sa qė udhėheqėsit e Fondit, por edhe kontribuesit t’i quajė tė harruar dhe tė anashkaluar nga Partia Demokratike e Kosovės dhe qeveria Thaēi.
    Por, opinionet e z. F.Krasniqi aspak nuk janė tė vėrteta. Ai e di mirė se nuk ėshtė ashtu sikur thotė, por siē shihet i ka dhėnė kėtė detyrė tė mbrapshtė vetit, apo kėtė ia ka ngarkuar dikush tjetėr.
    Dihet botėrisht, (z. F. Krasniqi kėtė e di fort mirė), se jo me dhjetra, por me qindra herė, gjatė dhe pas luftės vetė z. Hashim Thaēi dhe udhėheqės tė tjerė tė SHP tė UĒK-sė, kanė falėnderuar aktivistėt dhe kontribuesit e kėtij Fondi, si pėrmes mjeteve tė informimit, po ashtu edhe nė takimet dhe tubimet qė ka pasur me komunitetin shqiptar, prandaj edhe me anėtarėt e Fondit kėtu nė SHBA.
    Dua t’ia pėrkujtoj z. F. Krasniqit se rasti mė i freskėt ėshtė ai i 23 shtatorit tė kėtij viti. Nė atė takim me bashkatdhetarėt nė Nju Jurk, ku ishit edhe ju z.F. Krasniqi (kjo tė kujtohet fort mirė), kryeministri i Kosovės, z.Hashim Thaēi vlerėsoi lart kontributin e mėrgatės shqiptare dhe falėnderoi tė gjithė bashkatdhetarėt pėr kontributin e tyre dhėnė Kosovės. Kjo ta demanton botėrisht deklaratėn tėnde.
    Zoti Florin Krasniqi: Njė ndėr pyetjet qė u ėshtė parashtruar nga gazetari anonim i gazetės “Illyria” ėshtė edhe ajo se: “Gjatė luftės nė Kosovė keni mbledhur 30 miljon dollarė dhe pėr pjesėn e tyre, sipas saj, nuk keni dhėnė llogari”. Pyetjes nuk ju ke pėrgjigjur?
    Unė tė them se nga tė gjitha qendrat (degėt) e Fondit “Vendlindja Thėrret”, nė Evropė dhe Amerikė nuk janė tubuar aq mjete. Kėtė 30 milionėsh e ka shpifur imagjinata jote edhe mė herėt dhe nuk e di pėrse e bėn kėtė punė. Unė jam mė se i sigurtė se ti nuk e di shumėn e saktė tė mjeteve tė grumbulluara pėr SHBA dhe Kanadė. Por kėtė shumė mund ta mėsoni me vonė ti dhe i gjithė opinioni shqiptar si dhe pėr gjith aktivitetin e Fondit “Vendlindja Thėrret” pėr SHBA dhe Kanadė.
    Shumėn qė e keni deklaruar ju ėshtė mirė qė ta arsyetoni, t’i deklaroni se kush kanė qenė kontribuesit dhe ku i keni shpenzuar ato mjete, sepse realiteti absolutisht nuk pėrputhet me deklaratėn tėnde, Pra dokumentacionin qė posedoj pėr lėvizjen e mjeteve pėr SHBA dhe Kanadė pasqyron njė shifėr shumė mė tė ulėt.
    Z. Krasniqi, ju keni thėnė se Fondi “Vendlindja Thėrret” ka patur Kėshillin Drejtues, gjė qė ėshtė shumė e vėrtetė, mirėpo ti nuk ju ke pėrmbajtur rregullave tė Kėshillit, duke i shkelur ato nė vazhdimėsi. Besoj se ti e di se kur dhe ku i ke shkelur ato dhe se me veprimet tua tė pamatura na ke dėmtuar shumė.
    Nė intervistėn dhėnė gazetės “Illyria” ju keni deklaruar se Shefki Maxhuni ishte arkatar i Fondit “Vendlindja Thėrret”. Kjo ka shkaktuar huti tek lexuesit e kėsaj gazete, sepse sė pari mbiemri im ėshtė Mexhani e jo Maxhuni. Dua tė ta pėrkujtoj ty dhe opinionit tė gjerė, se unė me tė vėrtetė e kam kryer funksionin e arkatarit, por nė tė njėjtėn kohė edhe ato tė kontabilitetit e tė financave, mirėpo pos kėtyre punėve, sė bashku me veprimtarėt dhe aktivistė tė tjerė kemi bėrė organzimin dhe takimet e ndryshme pėr fushatė pėr mbledhjen e mjeteve pėr Fondin “Vendlindja Thėrret”, por kam qenė edhe njė ndėr themeluesit dhe organizatori kryesor i Batalionit Atlantiku, por qė nė kėtė drejtim ti Florin Krasniqi na ke munguar.
    Dua tė ta pėrkujtoj se nė komunikatėn nr. 74 tė SHP tė UĒK-sė, qė ėshtė nė pėrputhje me Rregulloren pėr emėrimin e drejtorėve dhe tė sektorėve tė UĒK-sė, pėrpos anėtarėve tė Kėshillit Qendror tė Fondit, ėshtė vendosur qė tė emėrohen edhe strukturat drejtuese tė Kėshillit tė Fondit pėr Europė dhe Amerikė. Me kėtė rast unė pata nderin qė tė emėrohesha Drejtor ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thėrret” pėr SHBA dhe Kanadė.
    Uroj qė ju z. Krasniqi t’i vini gishtin kokės e tė mendoni mirė para se tė flisni gjėra tė pavėrteta. Nėse tė gjitha kėto qė i keni thėnė deri mė tani nuk bėhen me ndonjė prapavijė tė caktuar, jo vetėm politike, por edhe tjetėr, ėshtė e udhės qė tė kėrkoni falje pėr etiketimet mė banale dhe mė tė ulėta qė ua mvishni njerėzve mė meritorė.
    Kjo do tė ta kthiellonte mendjen dhe do tė largonte nga rruga pa krye nė tė cilėn ke hyrė.


    Shefki Mexhani

    Ish drejtor ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thėrret” pėr SHBA dhe Kanadė dhe
    njėri ndėr themeluesit dhe organizatori kryesor i Batalionit “Atlantiku”
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Zhgani i vezėve, i plehut, i grafiteve, i fyerjes sė UĒK-sė!





    (Kush e fyen dhe e anashkalon UĒK-nė, e fyen gjakun e dėshmorėve, e fyen bukėn, sakrificėn e popullit, e fyen specien e vet!)


    Shkruan: RIZA GREIĒEVCI

    Lėrini tė kėnaqen…

    Nuk kanė faj ata tė “Vetėvendosjes” kur flasin. Lėrini tė qetė tė flasin. Le ta derdhin mullanin e mbushur me urrejtje, smirė, primitivizėm, thashetheme, pėrgojime…Dikush kėrkon pėrsėritje tė zgjedhjeve. Dikush “korri” vota tė lira nga njė pjesė e popullit duke e vėnė nė qendėr tė favorit flamurin e kombit! Duke brohoritur parulla kalamajsh, pa asnjė peshė ideologjike a politike, por vetėm ishin qesharake. Parulla e denoncime pėr UĒK-nė, pėr ballinėn udhėheqėse tė saj, sot nė krye instucioneve tė Kosovės falė votės sė lirė tė popullit. Hashim Thaēi s’u bė kryeministėr me pėrdhosjen e flamurėve kombėtarė, as me fyerje e sharje tė askujt, por besimin e mori nga vota e lirė e popullit. Kush e shan votėn e lirė tė popullit, e shan Hashim Thaēin, kryeministėr. Kush e fyen Hashim Thaēin kryeministėr, e fyen UĒK-nė. Kush e fyen UĒK-nė, e fyen shtetin, lirinė, pavarėsinė, e fyen gjakun e dėshmorėve. Dhe tė tillėt, pas zgjedhjeve, e kontestojnė KQZ-nė. E kontestojnė rezultatin e zgjedhjeve tė lira tė popullit. Dhe dihet pse e kontestojnė: sepse ata i dėnoi populli me votėn e lirė sovrane. I dėnoi dhe i rrėzoi nga shpresa dhe pėrpjekja prej palaēoje dhe analfabeti se populli mund tė mashtrohet, tė hipnotizohet, parulla, fyerje e sharje, me flamurė tė kombit. Me parulla kinse pėr bashkimin kombėtar, kurse nė Kosovė ata vetė janė helm, njė det mbushur me urrejtje pėr institucionet dhe udhėheqėsit e tyre. Janė bėrė personazhe tė njė teatri qesharak “Hajde, hajde moj kurrqyshe”, “artistė” palaēo. Populli kėsaj radhe u dha aq sa nuk e meritojnė. As ato vota s’i merituan, sepse e dinė ata vetė qysh i grumbulluan: me parulla boshe e qesharake, me vezė tė qelbura, me pleh para dyerve tė institucioneve, me fyerje tė personaliteteve tė votės sė popullit. Ata gėrryejnė zemrėn e mushkėritė e popullit pėr vota, pėr tė hyrė nė Parlament. Ata qė s’janė si ata i quajnė hajna, i quajnė kundėr popullit. Ata me vota nga favoret e keqpėrdorimit tė flamurėve tė kombit fituan tė drejtėn tė hyjnė nė Parlament. Por, edhe aty do tė dėshmojnė ashiqare se janė pa dije politike, pa sens e moral njerėzor, janė palaēo qė dinė dhe munden vetėm tė shajnė e tė pėrgojojnė, vetėm tė fyejnė e tė derdhin njė det pėrralla tė lashta pėr ta vėnė nė gjumė popullin. Dikush kėrkon rinumėrim tė sėrishėm tė votave. Dikush e fajėson Drenicėn, dikush Deēanin, dikush u kėnaq qė Dik Marti po fyen e po shpif pėr UĒK-nė, kundėr njeriut mė tė votuar nga populli, nė Republikėn e Kosovės, zoti Hashim Thaēi. Dikush u kėnaq duke sharė, fyer, duke trumbetuar pėr hajni! Nuk kanė faj! Flasin ashtu siē janė mėsuar si foshnjė tė flasin. Pa folur nuk ndihen mirė. Pa folur vdesin urie. Pa folur as hanė, as pinė, as flenė…Po ua ndalove tė mos flasin, pėlcasin. Krisin si kokėrr kripe mbi gaca. Lėrini le tė kėnaqen. Lėrini ta ngushėllojnė vetveten me kėso veprimesh e kėrkesash bastarde e bajate, tė pakripė, kurrė tė realizueshme nė biēim nga koha e shpellave. Nuk kanė faj. Ligj nuk ka pėr allishverishet e tyre, pėr fyerjen dhe shantazhimin e perspektivės demokratike e shtetėrore tė Kosovės. Flasin ēka s’duhet tė flasin – askush s’i denoncon. Thyejnė, ndezin, pėrdhosin, mbjellin egėrsi, defetizėm, mosbesim, kėrcėnim destabilizim, bėrtasin dhe i thyejnė rregullat e qetėsisė e tė sigurisė qytetare– s’ka gjyq qė i dėnon. Kjo na qenka demokraci pėr shtetin, pėr Evropėn, pėr shekullin njėzet e njė? Shkelin dhe thėrrasin pėr destabilizim e rebelim – askush s’i denoncon, sepse Kosova s’ka prokurorė, policė…

    Flamuri i kombit pėr favore votash tė lira!


    Ata nuk kanė faj, edhe po qe se nesėr dalin nga Parlamenti dhe u prijnė protestave, gjuajnė me vezė tė qelbura, u prijnė vandalizmave, zjarreve e tymnjave, hedhin bojėra, pleh kundėr Qeverisė, kundėr shtetit tė pavarur tė Kosovės, tė cilin, sikur nuk e dinė: O ata s’ia sollėn popullit tė Kosovės lirinė, as pavarėsinė, as shtetin. Kėto i solli UĒK-ja, qė pėr gangsterėt e jurishnikėt e “Vetėvendosjes” ishte njė bandė hajnash, kriminelėsh, keqbėrėsish. Kush jeni ju qė kualifikoni me bandė hajnash UĒK-nė e popullit tė Kosovės? UĒK-nė e popullit tuaj? Ju jeni demokratė? Ju ia doni tė mirėn shtetit tė Kosovės, popullit? Po rreni! Ju s’e sollėt kėtė pavarėsi. Ku ikėt gjatė luftės ēlirimtare, ku u strehuat, ē’bėtė, vetėm ju e dini! Ata (shumica) as nė ėndėrr s’i kanė parė pjesėtarėt e luftės ēlirimtare. Luftėn ēlirimtare e bėri populli i Kosovės. Sakrificėn e bėri populli. Gjakun e derdhi populli. Bukėn e dha populli. Populli i lindi dhe i rriti ata bij e bija qė bėnė luftėn ēlirimtare. Prandaj, liria ėshtė sinonim i popullit, ėshtė vepėr e gjakut dhe jo s’ėshtė mish pėr korba! S’ėshtė koha ku mund tė tregtojnė tygjarėt e “Vetėvendosjes” me flamurė tė kombit, me bashkimin dhe me demokracinė e Kosovės. Dhe ju qė shtrydhni (lėndoni) shpirtin e gjakun, nderin e flamurit tė kombit pėr favore elektorale, pastaj pėr britmė e protesta nėpėr rrugė, shpresoni, e ndoshta edhe dyshoni, se shkrimtari, baca Riza, kėtė shkrim, Zot ruana, e drejtoi kundėr jush, kundėr votave qė fituat nė zgjedhje, mirėpo, e them publikisht, pse jo, deti u bėftė kos, kjo sjellje dhe etikė e moralit tuaj intelektual e shoqėror, tė bėmat dhe kėrkesat tuaja le tė mbetėn nė moralin e kulturėn tuaj qytetare, prandaj ju them: Pėr ju kam shkruar pėr tė mirė! Kjo ka ndodhur kur e keni merituar. Mos harroni, liria, shteti, kushtetuta, republika, fitorja e UĒK-sė janė vepra, pronė dhe pasuri e pakontestueshme e popullit tė Kosovės. Gjithė kjo histori dhe arritje madhėshtore ėshtė bėrė nė emėr tė popullit!
    E bėnė ata qė ishin pėr popullin, me popullin, me pushkėn e lirisė! Ata qė sakrifikuan e dėshmuan trimėri, demokraci, kulturė, vizion evropian.

    Nuk ndėrtohen shteti e demokracia me vezė, pleh, me fyerje e pėrgojime tė UĒK-sė!

    Ata nuk kanė faj! Nė pikėditė e pėrdhosin foton e kryeministrit tė shtetit tė Kosovės. I pėrdhosin bilbordet e PDK-sė, partisė mė tė madhe nė Kosovė, fitimtares sė zgjedhjeve tė dhjetorit. Ajo dorė e zezė, ai mentalitet primitiv, ato koka tė errėta e pa dije e kulturė e pėrdhosėn edhe bilbordin e kryeministrit; ata fyen e pėshtynė nė pikėditė tėrė anėtarėsinė (popullin) e Kosovės (mbi dyqind mijė frymė!) qė i dhanė votėn, besimin pėr udhėheqje tė Qeverisė, tė shtetit dhe tė demokracisė zotit Hashim Thaēi, kryeministėr i Pavarėsisė. Ata vollėn e po vjellin vrer, tregojnė se janė po ata anėtarė tė njė lėvizjeje, e cila tash disa vjet bėrtet nėpėr rrugė, hedh vezė, duke shpėrndarė pleh para dyerve tė ministrisė, duke hedhur baltė, ngjyrė, duke rrokullisur vetura tė ndėrkombėtarėve, fyen me egėrsi e kėrcėnim force ndaj gjithēkajes qė ka arritur populli, Qeveria dhe shteti i Kosovės deri sot. Ata nuk kanė faj, sepse po kėtyre jurishnikėve nėpėr rrugė e konferenca pėr gazetarė u dhanė votėn e lirė, u dhanė besim, u thanė se mirė e patėt dhe mirė e keni, vazhdoni me kėto avaze qesharake, antidemokratike, antikombėtare, antiamerikane, antievropiane, anti…anti…anti, deri nė absurd anti…!

    Do t’ju dėnojė vota e lirė e popullit, besoni!


    Votuesit e kėsaj Lėvizjeje shpresuan dhe shpresojnė se me avaze tė vjetra tė derisotme, me bėrtimė e zjarr, me tym e vezė dhe hallakamė, me parulla boshe e qesharake, pamflete antidemokratike, antibrukeliane, amerikane, antievropiane, antiqeveritare kosovare do t’i durojė ligji, kushtetuta, demokracia, shteti, populli i Kosovės? Me kėto avaze antidemokratike, antikosovare e antipopullore shpresojnė se do t’i durojnė dhe do t’i pėrkrahin Evropa, Brukseli, OKB-ja, Uashingtoni, Kosova, Shqipėria? Zor qė ky spektėr demokratik ndėrkombėtar, por as vetė populli i Kosovės, ligji dhe Kushtetuta i duron dhe i tumirė ēapkėnllėqet, thirrjet dhe veprimet pėr destabilizim dhe ngulfatje e shembje tė gjithė asaj qė arriti UĒK-ja, lufta ēlirimtare, pavarėsia, shteti, demokracia dhe populli i Kosovės. Njė gjė jua thotė shkrimtari, baca Riza: Ju kam pėrkrahur dhe e pėrkrah votėn qė jua dha ajo pjesė e popullit tė Kosovės, por s’del djalė nane qė mund tė mė shtrėngojė tė besoj se qysh ishit deri dje dhe qysh ia keni nisur pas zgjedhjeve tė dhjetorit 2010, ju s’do tė arrini shumė larg, bile as deri te (hunda!) vetvetja juaj! E keni shansin dhe votėn e njė pjese tė popullit pėr ta ndryshuar gjithė atė qė patjetėr duhet tė ndryshohet pėr tė mbarė. Provoni ta jetėsoni kėtė porosi tė votės sė popullit! S’do t’ju bjerė keq, besoni bacės Riza! Tung!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Politikanė tė papėrgjegjshėm po i fryjnė zjarrit tė urrejtjes dhe tė pėrēarjes brendakombėtare



    AHMET QERIQI

    Raporti i raportuesit tė Kėshillit tė Evropės, urrejtėsit patologjik tė shqiptarėve, Dik Marti, e pranuam apo jo, ka shkaktuar njė tronditje mjaft tė fuqishme dhe me pasoja afatgjata pėr Kosovėn. Dėmet do tė jenė evidente edhe nėse ky raport do tė dėshtojė, ashtu sikur edhe pritet tė dėshtojė, pėr mungesė tė fakteve. Pasojat e kėsaj fushate, e akorduar me mjeshtėri tė rrallė nga Beogradi zyrtar, i ndihmuar fuqishėm nga miqtė besnikė tė Serbisė, kanė shpėrthyer nė Kosovė, ashtu sikur edhe ka parashikuar kreu politik i Beogradit. Pėrderisa kreu politik dhe institucional nė Shqipėri u tregua unik nė vlerėsimin e drejtė dhe reagimin me kohė, kundėr kėtij raporti antishqiptar, i drejtuar nė radhė tė parė kundėr Shqipėrisė dhe kundėr UĒK-sė, opozita, por edhe disa personalitete me peshė nė Kosovė jo vetėm qė u vonuan nė deklarime, por disa madje e pėrkrahėn raportin e Martit, i drejtuar kundėr kreut tė luftės, por jo edhe kundėr UĒK-sė, sepse, sipas tyre, kreu i luftės, anėtarėt kryesorė tė SHP tė UĒK-sė nuk u dashka tė identifikohen me UĒK-nė, meqė kjo, sipas rezonimit tė tillė, “paska qenė njė ushtri popullore, pa krye, pa komandė dhe pa struktura tė organizuara", apo ndoshta strukturat e vėrteta paskan qėndruar nė hije dhe ne nuk kemi ditur deri sot pėr to.

    Mjerimi qėndron nė faktin se disa mendje tė robėruara dhe tė degjeneruara, brenda Lėvizjes “Vetėvendosje”, vazhdojnė tė besojnė nė fiksionet e tyre, tė ndėrtuara mbi paragjykime tė liga, nė bazė tė urrejtjes sė sėmurė deri nė neveritje. Disa drejtues tė “Vetėvendosjes” e kanė humbur logjikėn dhe krejt aktivitetin e tyre agresiv, imponues dhe destruktiv e kanė orientuar kundėr PDK-sė dhe kundėr shoqatave tė luftės, duke harruar se kreun e kėtyre shoqatave e kanė zgjedhur familjarėt e dėshmorėve, tė invalidėve dhe tė veteranėve tė luftės. Nuk kemi as edhe njė reagim publik tė familjarėve tė dėshmorėve, invalidėve e veteranėve kundėr kreut tė kėtyre shoqatave, apo legjitimitetit tė tyre.

    Nė paraqitjen e fundit tė Lėvizjes bėhen edhe kualifikime tė dėnueshme, qė mund tė ēojnė edhe nė padi penale, sepse fyerja nė stilin popullor “Qeni i keq e bjen ujkun nė torishtė”, drejtuar kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi (deklarata e “Vetėvendosjes”, mė 26 12. 2010, lidhur me vizitėn e disa krerėve tė Serbisė nė njė kishė politike serbe tė Prizrenit), jo vetėm qė ėshtė e ulėt, e neveritshme dhe e pistė, por ua kalon edhe kualifikimeve tė antishqiptarėve mė tė pėrbetuar tė Beogradit. Si duket, dikush brenda Lėvizjes ėshtė duke bėrė ēmos qė ta varrosė pėrfundimisht aktivitetin e kėsaj partie, e cila nuk ėshtė mė ajo qė ka qenė, meqė tashmė edhe zyrtarisht ėshtė bėrė pjesė e planit tė Ahtisarit dhe e rendit shoqėror ekzistues nė Kosovė dhe e cila si duket ka njė krizė permanente brenda pėrbrenda, ndryshe si mund tė kuptohet tėrė ky helm dhe ky qėndrim krejtėsisht destruktiv, me njė gjuhė tė ndragur dhe shumė shantazhuese, pėrēarėse dhe arrogante, vetėm kundėr PDK-sė.

    Reagimi i vonė, gjysmak e hipokrit i kreut tė LDK-sė, Isa Mustafa, lidhur me raportin e Dik Martit, lė pėr tė kuptuar se raporti i tillė i ka shkuar si uji nė mulli, nė kohėn kur nuk arriti ta fitonte shumicėn nė zgjedhje, sukur ishte zotuar, dhe tani arsyetohet se ja janė pikėrisht kėta mafiozėt, e identifikuar nga Dik Marti dhe Serbia zyrtare, qė i paskan “vjedhur” votat dhe kundėr tyre u dashka tė intervenojė Gjykata e Hagės, Interpoli, pse jo edhe MUP-i i Serbisė.

    Krejt kjo fushatė po shihet se ka qenė mirė e pėrgatitur dhe e orkestruar tė ndodhė pikėrisht pasi u shpall rezultati preliminar i zgjedhjeve, kur u pa se PDK-ja kryesonte me njė shumicė votash nė nivel tė vendit.

    Edhe nė prag tė fushatės zgjedhore, tė gjitha partitė politike kishin bėrė fushatė tė egėr kundėr PDK-sė, i kishin paragjykuar vjedhjet, manipulimet, kishin lajmėruar elektoratin se me PDK-sė nuk do tė bėnin koalicione qeveritare, kishin kėrkuar nga policia e EULEX-it, qė tė sigurojė bartjen e kutive tė votimit, meqė nuk i besonin Policisė sė Kosovės dhe, nė njėfarė mėnyre, kishin paralajmėruar se nėse do ta fitonte PDK-ja shumicėn e votave, do t’ i shpallnin tė pavlefshme kėto zgjedhje, krejt derisa nuk do tė fitonin ata vetė.

    Isa Mustafa i LDK-sė i konteston zgjedhjet, po ka paralajmėruar se nėse PDK-ja nuk arrin ta ndėrtojė koalicionin me ndonjė parti tė opozitės, atėherė ėshtė LDK-ja ajo qė me partitė kundėrshtare tė PDK-sė do ta bėjė Qeverinė, sepse kėtė po ia lejuaka Kushtetuta. Nė njė rast tė tillė, zgjedhjet do tė shpalleshin tė lira dhe demokratike. Pėr mė tepėr, Isa Mustafa ka thėnė se nuk do t’ia shtrijė dorėn pėr fitore kreut tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, edhe pas pėrsėritjes sė zgjedhjeve nė tri komuna, mė 9 janar 2011. Ai ka shtuar me kėtė rast se asnjėherė nuk do t’ia shtrijė dorėn jo vetėm Thaēit, por askujt, nė njė fitore si kjo, qė ka ndodhur nė zgjedhjet e fundit, ku partia e Mustafės e zuri vendin e dytė, por me njė diferencė tė madhe nėn PDK-nė. Kreu i LDK-sė i kishte premtuar elektoratit tė tij se nė rast se nuk do tė fitonte nė zgjedhjet e 12 dhjetorit, do tė jepte dorėheqje. Inati dhe urrejtja e Isa Mustafės pėr kundėrshtarin politik nxjerr nė shesh shpirtin e mjerė tė titistit tė kohės sė kaluar dhe mungesėn elementare tė kulturės demokratike.

    Ja cila ėshtė hipokrizia e shfaqur krejt haptas nga ky soj i njerėzve, tė lyer me hipokrizi, tė tipit tė Isa Mustafės, komunistit jugosllav, i cili ėshtė krijuar, ėshtė larė dhe ėshtė zier gjatė tėrė jetės nė kazanin e llumit tė Jugosllavisė, ku ka gėzuar favore, si luftėtar dhe diferencues i zellshėm kundėr nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, sidomos pas demonstratave tė rinisė dhe tė inteligjencies kombėtare tė Kosovės, nė mars dhe prill tė vitit 1981, kur u artikulua kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės.

    Fushata kundėr PDK-sė tashmė e ka bėrė tė veten, meqė kjo parti ėshtė nė shėnjestėr si nga Beogradi, nga qarqet evropiane antishqiptare, nga Beogradi e Kremlini, ashtu edhe nga shumica dėrrmuese e kreut tė opozitės nė Kosovė. Kjo fushatė e ka nxitur tejmase urrejtjen brendakombėtare dhe kjo urrejtje mund tė shpėrthejė nė mėnyrė tė pakontrolluar e me pasoja tė rėnda dhe tė paparashikueshme. Njė pjesė jo tė vogėl tė fajit pėr kėtė e ka edhe njė segment brenda kėsaj partie, sepse me disa veprime tė pamatura ėshtė hedhur benzol nė flakė dhe jo ujė pėr ta fikur zjarrin.

    Ata krerė partish qė nuk u kėnaqėn me rezultatin e zgjedhjeve tė 12 dhjetorit, sidomos ata qė kishin premtuar se do ta fitonin shumicėn dėrrmuese pėr t’i ndėrtuar vetė institucionet, ata krerė qė morėn pak vota, po kishin pretenduar dyfishin, ata qė mendonin se kishin dyfishuar elektoratin, por nuk e ruajtėn as edhe numrin faktik tė votuesve, kanė siklet, janė tė mllefosur, sepse duhet tė presin edhe katėr vjet pėr t’ u veshur me rrobat e pushtetit dhe pėr tė zhvatur mė shumė sesa kėta qė po akuzohen pėr korrupsion, abuzime e mafiozitet. Kjo pritje ata i sikletos dhe i nervozon deri nė atė shkallė, sa tashmė po e humbin edhe logjikimin e shėndoshė.

    Cila qeveri e deritanishme nė Kosovė nuk ka qenė e pėrfolur pėr korrupsion? Cila qeveri nė botėn kapitaliste nuk ėshtė kritikuar dhe nuk kritikohet pėr korrupsion dhe a mund tė krijohet fare njė shtet kapitalist pa u mbėshtetur si doemos nė fillim tė ndėrtimit tė institucioneve, nė llumin e korrupsionit?

    Korrupsioni, nuk ėshtė vetėm plagė e shoqėrisė kapitaliste, por ėshtė brumi nga i cili ndėrtohet shteti. Andaj, profkat pėr luftė kundėr korrupsionit gjithherė dhe vazhdimisht i bėn opozita dhe OJQ-tė, tė cilat aty e kanė brumin nga ku e gatuajnė bukėn dhe e sigurojnė ekzistencėn. Ndėrkaq, thirrjet destruktive, etiketimet pa bazė reale, pretendimet pėr ta marrė pushtetin me dhunė, yshtjet e ndėrsimet pėr tė krijuar kaos, vėshtirė se i shkojnė pėrshtati Kosovės, sidomos tani kur qarqet proserbe kanė edhe njė avantazh tjetėr nė kėtė segment, i cili u shėrben mė shumė sesa raporti i Dik Martit, qė ka filluar qysh moti tė pėrgatitet nė Kosovė nga disa shpirt, trup e mendjeshitur.

    Gėnjeshtra e kumtuar vazhdimisht njė ditė duket si e vėrtetė

    Gjatė vitit tė fundit, Serbia, sidomos pas debaklit qė pėsoi nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, e cila e shpalli legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės, nėpėrmjet tė gjitha mbeturinave, sidomos nė Kosovė, Maqedoni e nė Shqipėri, i ka aktivizuar bazat e moēme tė shqipfolėsve, me qėllim ta luftojė Kosovėn nga brenda dhe nga jashtė. Dhe, duke qenė se ne shqiptarėt njihemi si komb me defekte sa i pėrket vigjilencės kombėtare, tejet pėrtacė pėr t’u kundėrvėnė me kohė dhe me fakte, serbėt, duke shfletuar historinė e tyre tė shantazheve dhe krijimit tė makinacioneve, e filluan lansimin e pėrsėritur shumė herė tė gėnjeshtrave, tė cilat kur pėrsėriten dhe propagandohen pėr ēdo ditė, duket sikur janė tė vėrteta. Kėtė specialitet gjenetik tė kombit serb e ka vėrejtur qysh moti shkrimtari dhe antishqiptari i pėrbetuar serb, Dobrica Qosiq, i cili pranon se “gėnjeshtra pėr serbėt ėshtė njė art i tyre i veēantė”. Se deri ku kanė ecur serbėt me gėnjeshtrat e tyre, kjo po dėshmohet edhe me fushatėn e fundit kundėr popullit shqiptar, e orkestruar nė relacion: Karla del Ponte, Dik Marti, Tadiq, Jeremiq, Lavrov e tė tjerė.

    “Shkenca” serbe, sidomos feja, e cila nė esencė ėshtė nė shėrbim tė politikės hegjemoniste dhe krejt pak nė shėrbim tė vėrtetė tė fesė, autoritete tė larta shkencore dhe politike, studiues tė lėmenjve tė ndryshėm, nga brezi nė brez kanė ndėrtuar, kanė pėrkrahur dhe e pėrkrahin idenė e pansllavizmit dhe tė panserbizmit, duke u mbėshtetur nė falsifikime tė sė kaluarės dhe duke shpikur gėnjeshtra gjithnjė sipas maksimės se “rrena e kumtuar shpeshherė, njė ditė duket e vėrtetė”.

    Serbėt janė i vetmi komb nė botė qė nuk resht duke shpikur gėnjeshtra pėr tė kaluarėn, qė nga Mesjeta, kur sllavėt kishin pushtuar shumicėn e viseve tė Ballkanit, e deri te Beteja e Kosovės, e vitit 1389, kur “vozhdėt” serbė pėsuan disfatėn e madhe nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Asokohe priftėrinjtė dhe kreu i bandave tė vrastarėve u tėrhoqėn nga viset e pushtuara dhe u pozicionuan nė drejtim tė Beogradit.

    Nga ajo kohė, serbėt nė vazhdimėsi kanė shpikur gėnjeshtra, e kanė madhėruar historinė e tyre deri nė ēmenduri dhe i kanė dėmtuar tė gjithė fqinjėt, kurdo kur kanė krijuar epėrsi ushtarake, me ndihmėn e Rusisė dhe tė disa kombeve tė tjera sllave. Shkrimtari i madh serb, Radoje Domanoviq, nė satirat e tij shkruan se serbėt mburren me fe, por nuk besojnė nė asgjė, nuk besojnė nė Zot (Mendimet e njė kau serb. Satirat, Prishtinė 1960, faqe 94). Arkimandriti serb, Ilarion Ruvarasi, ( 1832-1905) ka thėnė se serbėt i gjejnė paraardhėsit e tyre edhe nė Kinė, duke lėnė trashėgim fabulėn se serbėt janė populli mė i vjetėr i botės dhe popull hyjnor. Kjo ėshtė trashėgimia e falsifikuar e historisė, e cila pretendon t’i edukojė brezat se serbėt dikur qenkėshin shtrirė nė tėrė botėn dhe jo vetėm nė Ballkan.

    Tė prirė dhe tė edukuar nėpėr shekuj me gėnjeshtrėn e pėrsėritur, serbėt nė kėtė drejtim shkėlqejnė, meqė ky ėshtė specialiteti i tyre, pėr tė cilin ka sa e sa fakte e argumente. Po nuk ėshtė vetėm kjo. Mjeshtėria pėr tė sajuar kurthe, mjeshtėria pėr tė kurdisur shantazhe, pėr t’i fshehur tė vėrtetat dhe pėr t’i lansuar gėnjeshtrat ka qenė dhe po mbetet diga kryesore e politikės institucionale serbe, e cila gjatė tėrė shekullit 20 i fshehu mjeshtėrisht tė gjitha krimet qė i kishte kryer, pothuajse kundėr tė gjithė popujve tė Ballkanit, nė veēanti kundėr shqiptarėve, dhe arriti ta bindte pothuajse tėrė opinionin evropian nė tė drejtėn historike tė Serbisė mesjetare, e cila nuk ishte asgjė tjetėr, veēse njė histori barbare e pushtimit, e tjetėrsimit dhe e falsifikimit. Megjithatė, Serbia e gėnjeshtrave, e barbarisė dhe e krimeve sodomiste u godit nga NATO-ja, por nuk iu dha goditja vendimtare, meqė ajo u godit nė bisht dhe jo nė kokė. Tani, kur bishti serb ėshtė riparuar, ka filluar avazi i moēėm i urrejtjes kundėr tė gjitha kombeve joserbe, nė ish-burgun e madh tė popujve qė dikur quhej Jugosllavi dhe ku serbėt nuk ishin tė burgosurit, por gardianėt e burgut.

    Kryetari i Unionit Socialdemokrat dhe deputet popullor nė Kuvendin e Serbisė, Zharko Koraq, nė bisedėn pėr “e-novine” ėshtė cituar tė ketė deklaruar se raporti i Dik Martit nė Serbi has nė interpretimin mė tė keq tė mundshėm, me qėllim tė krijojė bindjen se tė gjithė kanė kryer krime, e, me kėtė rast, edhe serbėt. Pika mė tmerruese e interpretimit serb pėr raportin ėshtė se lavdėrohen politikat e Slobodan Milosheviqit kundėr shqiptarėve tė Kosovės dhe nė plan tė parė nxirret fakti se “dialogu” i vetėm me ta ėshtė dhuna. Ky ėshtė mendim jomoral dhe i mbrapshtė, i cili i arsyeton krimet e luftės. Njė mėnyrė e tillė e tė menduarit nxitet dhe ky ėshtė interpretimi dominant. Mbizotėrojnė ndjenja triumfi dhe kėnaqėsie, nė vend qė tė kėrkohet hulumtimi i hollėsishėm, me tė cilin do tė pėrcaktohej cila ėshtė e vėrteta e kėtij raporti, ka thėnė ndėr tė tjera Koraqi. Ja cili ėshtė sot mentaliteti dominues i politikės zyrtare serbe.

    Nė kėtė drejtim, serbėt kanė avancuar shumė, meqė i kanė pėrsosur mekanizmat, tė cilėt kurdoherė u kanė dhėnė rezultate. Pikėrisht duke u mbėshtetur nė kėtė logjikė tė tyre, mjaft specifike, ata nuk kanė lėnė metodė apo mjet pa pėrdorur pėr ta devijuar realitetin faktik.

    Politika zyrtare serbe, me qėllim t’i fshehė sodomitė, krimet monstruoze, spastrimet etnike, dhunėn fashiste tė ushtruar kundėr kroatėve, myslimanėve boshnjakė dhe kundėr shqiptarėve, po bėn pėrpjekje t’i relativizojė krimet, me qėllim ta sforcojė idenė e kompromisit, nė bisedimet e ardhshme me autoritetet e Prishtinės zyrtare, rreth pavarėsisė sė Kosovės. Dhe, pėr ta plasuar kėtė gėnjeshtėr, serbėt i kanė identifikuar me kohė autoritetet me ndikim nė Evropė, tė cilėt nuk janė pajtuar me intervenimin e NATO-s kundėr Serbisė dhe tė cilėt kanė urrejtje fetare e ideologjike ndaj shqiptarėve. Nė kėtė konstelacion tė forcave, serbėt e rryer dhe tejet tė sofistikuar pėr ta plasuar gėnjeshtrėn janė shėrbyer pėr mrekulli edhe me disa shqipfolės nga soji i mbeturinave proserbe nė Kosovė. Nė kėtė drejtim, ata kanė vepruar me shumė kujdes, duke i ruajtur me besnikėri dėshmitarėt, duke i blerė ata me para tė majme dhe duke i instruktuar, siē ėshtė rasti i Nazim Bllacės. Kush mund tė sigurojė qė Serbia nuk ka instruktuar edhe disa Nazima tė tillė nė Kosovė, apo nė Shqipėri, nė shėrbim tė Dik Martit, kur dihet mirė se ishin pikėrisht disa gazetarė nga Tirana dhe nga BIRN-i i Kosovės, tė cilėt, tė parėt, filluan tė hulumtojnė nė vende tė improvizuara nė Shqipėri, ku i kishte ndėrsyer Serbia. Ishin disa gazeta shqipshkruese, nė Kosovė dhe nė Shqipėri, qė pėr para botuan shkrime me plot insinuata, shpifje dhe gėnjeshtra kundėr UĒK-sė, me qėllim pėr ta bėrė ēėshtje njė gėnjeshtėr tė kulluar, tė kurdisur me mjeshtėri nga Beogradi zyrtar.

    Karremin e gėnjeshtrės serbe si duket e kanė kafshuar edhe do shqiptarė, jo tė panjohur pėr opinionin, sidomos nė Kosovė, tė cilėt, tė verbėruar me urrejtje patologjike kundėr kundėrshtarėve politikė, po veprojnė sipas maksimės sė njohur “armiku i armikut tim ėshtė miku im”. Beogradi zyrtar i ka identifikuar qysh moti dy armiq tė pėrbetuar, UĒK-nė dhe NATO-n.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #185
    Skofiar Maska e Skofiar
    Anėtarėsuar
    07-08-2005
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    731
    Te lumte Ahmet Qeriqi

    Kete udherrefyes, te shkruar me mjeshtri duke bere nje analize te sakte te situates, duke pershkruar rreziqet qe i kanosen Kosoves, per ta njohur me metodat e veprimit te armikut, duke analizuar saktesisht veprimet e rrezikshme me vetedija apo pa vetedije te disa subjelkteve politike, duke sinjalizuar per rrezikun dominant nga disa shqipfoles qe jane ne sherbim te armikut, bejne qe autori te quhet vigjelent, intelektual, atdhetar, analist i shkelqyer i se kalures, se tashmes dhe se ardhmes.

    Rrespekt

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kushtetuta vė nė sprovė "Vetėvendosjen"

    Mbetėt enigmė se si do tė sillen deputetėt e Lėvizjes "Vetėvendosje", nė seancėn konstituive tė Parlamentit, kur duhet tė bėjnė betimin e deputetit para simboleve shtetėrore (himnit dhe flamurit). Njė muaj mė parė ata i kanė cilėsuar simbolet shtetėrore tė kontrabanduara dhe kanė thėnė se Lėvizja “Vetėvendosje” nuk i ka respektuar ato as jashtė institucioneve, e nuk do t'i respektojė as brenda tyre. Nė rast se deputetėt e kėsaj lėvizjeje nuk e bėjnė betimin, nė bazė tė Kushtetutės, ata rrezikojnė ta humbin mandatin e deputetit

    SARANDA XHEKAJ

    Prishtinė, 28 janar 2011 - Njė muaj mė parė, pas pėrfundimit tė votimeve tė 12 -dhjetorit pėr Parlamentin e Kosovės, drejtues tė Lėvizjes "Vetėvendosje" i kanė cilėsuar himnin dhe flamurin e Kosovės, simbole tė kontrabanduara.
    Nė pyetjen nėse do tė marrin pjesė nė seancėn konstituive si deputetė tė Kuvendit, dhe nėse do tė betohen para kėtyre simboleve, Erzen Vraniqi, zyrtar pėr informim i "Vetėvendosjes", kishte thėnė se "Lėvizja 'Vetėvendosje' nuk i ka respektuar ato as jashtė institucioneve, e nuk do t'i respektojė as brenda".
    "Kėto simbole janė tė imponuara, nuk bazohen nė histori dhe vullnet tė popullit, por nė kompromise politike tė dėmshme pėr Kosovėn. Ne po hyjmė nė institucione, jo pėr ta ndėrruar veten, por pėr t'i ndėrruar institucionet", kishte deklaruar Vraniqi.
    Ndėrsa njė muaj mė vonė, tė premten, njėri nga liderėt e kėsaj lėvizjeje, Glauk Konjufca, nuk ka dashur tė flasė shumė lidhur me kėtė temė.
    Ai ka thėnė se ende nuk kanė diskutuar se si do tė veprojnė nė seancėn konstituive tė Kuvendit, qė pritet tė mbahet brenda pak ditėsh. Duke dashur tė ikė nga pėrgjigjja nė pyetje, ai ka thėnė se janė duke u marrė me shkeljet e procesit zgjedhor.

    "Akoma nuk e kemi marrė njė vendim tė tillė dhe nuk e kemi diskutuar", tha ai. Nė insistimin e gazetės, nėse e kanė parasysh Kushtetutėn e Kosovės, se nėse nuk do tė bėjnė betimin, u merret e drejta e ushtrimit tė mandatit tė deputetit, ai ėshtė pėrgjigjur me nervozė: "Jo, nuk e kemi parasysh. Neve nuk na ka ardhur rendi akoma tė flasim. Jemi duke u marrė me shkeljet e procesit zgjedhor".
    Duke interpretuar Rregulloren e Kuvendit, sekretari i Parlamentit tė Kosovės, Ismet Krasniqi, ka thėnė se deputetėt e bėjnė betimin nė seancėn e parė legjislative, por ata tė cilėt nuk janė aty, mund ta bėjnė nė seancėn e radhės. Por, ai nuk ka precizuar se sa kohė-seanca mund tė kalojnė pa e bėrė betimin deputetėt. "Nuk mundem tė paragjykoj, rregullorja ėshtė e qartė. Nėse nuk vjen nė seancėn e parė, e jep nė seancėn e radhės. Ne nuk merremi me deklarata, deputetėt tė cilėt janė nė seancė, e nėnshkruajnė betimin, tė tjerėt do ta bėjnė nė seancėn e radhės", tha Krasniqi.
    Analisti Mazllum Baraliu vlerėson se secili deputet i secilit subjekt politik duhet t'i respektojė dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Sipas tij, nėse ndonjė deputet apo grup deputetėsh nuk e bėn kėtė, mund tė ketė edhe pasoja nga aspekti i rishikimit tė mandateve tė deputetėve.
    "Subjekti politik me aktin e paraqitjes, kandidimit pėr t'u certifikuar si subjekt politik, qoftė edhe si organizatė qytetare apo iniciativė qytetare, nėnkupton qė duhet tė marrė pėrsipėr tė gjitha detyrimet qė burojnė nga Kushtetuta dhe ligji nė fuqi nė Kosovė. E njėjta qė vlen edhe pėr verifikim tė mandateve, sepse bėhet verifikimi i mandateve nė Kuvend dhe njėri nga kushtet ėshtė betimi si kusht ligjor i paraparė edhe me Kushtetutė", tha ai.

    Ēka thotė neni 70 i Kushtetutės (Mandati i Deputetėve)


    1. Deputetėt e Kuvendit janė pėrfaqėsues tė popullit dhe nuk i nėnshtrohen asnjė mandati detyrues.
    2. Mandati i deputetit tė Kuvendit tė Kosovės fillon ditėn e certifikimit tė rezultatit tė zgjedhjes.
    3. Mandati i deputetit mbaron ose bėhet i pavlefshėm, nėse:
    (1) nuk bėn betimin;

    (2) jep dorėheqjen;
    (3) emėrohet anėtar i Qeverisė sė Kosovės;
    (4) pėrfundon mandati i Kuvendit;
    (5) mungon gjashtė (6) muaj rresht nė seancat e Kuvendit. Nė raste tė veēanta, Kuvendi i Kosovės mund tė vendosė ndryshe;
    (6) dėnohet me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė pėr vepėr penale me njė ose mė shumė vjet burgim;
    (7) ajo/ai vdes.
    4. Vendet e liruara tė deputetėve nė Kuvend, plotėsohen menjėherė, nė pajtim me kėtė Kushtetutė dhe me ligjin.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ME vet faktin se evetmja PDK e akuzon L.V.V kjo tregon se pdk ka probleme keshtu bente edhe pas lufte me LDK-N

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Lapi

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    vandalistet e rrugaqet po kerkoin voten e popullit haaaaaaaaaa




    KTA JAN PATRIOT E JU KUR SI FITONIT 8 VJET ME RERSHT ZGJHEDHJET JU KENI VRA SHQIPTAR A POT KUJTOHET
    .LV.V KTO MAKINA JAN TE UNMIKUT EULEXIT TE cilet po kta polic i kan burgos shum ushtar te UCK-S me akuza me te ndryshme e shum marifete te tjera po ju keni zgjdh viktiment levizjen vetvendosje por s me habit ky veprim i juaji

  9. #189
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    beni33 dhe ty dreqi ste bjen fije! SE EVTMJA BRENGe PER PdK-EN NE TE ARDHMEN DHE TASHE ASHETE VV, KJO NUK DISKUTOHET. Por rreziku me i madhe akoma i PDk-es ashete aty mbreda per mbrenda. psk ishe LPK-ja akoma me rrezik ashete per PDK-en dhe vete hashimin.
    {laku ua ka boregj edhe nej gje tua them; nese Albini me VV nuk distanecohet nga Qosja dhe koqo danaj, e pret e njeta gje cfare e ka gjete sot PDK-en. Mbajeni mend kete qe jau kam thene. Nuk shkojn basheke Wiliam Wcker dhe qose danajt e ram-majko-nano-gjinushve.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    a qkan me na ra ne dy gjunjet veq me u fut ne parlament
    dhe kan meu betue ne ahtisarin haaaaaaaaaaaaaaaaa
    shqiperi etnike shqiperi etnike shqiperi etnike
    kan me brohorit me flamur te ahtisarit haaaaaaaaa
    qka e kan pshty kan me e lpi keta shpiunqiqat e albin-daqiqit
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #191
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    {laku ua ka boregj edhe nej gje tua them; nese Albini me VV nuk distanecohet nga Qosja dhe koqo danaj, e pret e njeta gje cfare e ka gjete sot PDK-en. .
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    u plak zeze po a keq i ka punt PDK-ja a edhe nje 40 vjet ne pushtet
    populli po e don
    po e don sepse e meriton
    luftuan vendin e Ēliruen e ban shtetin tani po e zhvilloin shtetin
    jo more plak kurr mos maj ymyd ma qe do te flej populli si ne kohen e rugqes
    e te gaboi siq pat gabue ateher
    albin-vetfundosjen e pret i njejti fat si te dacit veton sorres etj.qe ne zgjedhet e radhes
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #192
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    a qkan me na ra ne dy gjunjet veq me u fut ne parlament
    dhe kan meu betue ne ahtisarin haaaaaaaaaaaaaaaaa
    shqiperi etnike shqiperi etnike shqiperi etnike
    kan me brohorit me flamur te ahtisarit haaaaaaaaa
    qka e kan pshty kan me e lpi keta shpiunqiqat e albin-daqiqit
    pse llapush ju jeni ra ne gjunje kur jeni hi ne parlament o more lapush tu ka nal cedja ne vitin 99 ty si duket

  13. #193
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    u plak zeze po a keq i ka punt PDK-ja a edhe nje 40 vjet ne pushtet
    populli po e don
    po e don sepse e meriton
    luftuan vendin e Ēliruen e ban shtetin tani po e zhvilloin shtetin
    jo more plak kurr mos maj ymyd ma qe do te flej populli si ne kohen e rugqes
    e te gaboi siq pat gabue ateher
    albin-vetfundosjen e pret i njejti fat si te dacit veton sorres etj.qe ne zgjedhet e radhes
    qe besa qysh kan nis mej dal te zezat PDK-S nja 40 vjet burg kan mej hanger disa ish patriota me bateria nuk do me met teputet i PDK-S pa dosje krimi

  14. #194
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    qe besa qysh kan nis mej dal te zezat PDK-S nja 40 vjet burg kan mej hanger disa ish patriota me bateria nuk do me met teputet i PDK-S pa dosje krimi
    qef kishe pas valla ti boll por kot endrron e shpreson
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #195
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Cka em be se v.v duhet me u betu para kushtetutes se republikes se Kosoves, te cilen nuk e njohen

  16. #196
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Cka em be se v.v duhet me u betu para kushtetutes se republikes se Kosoves, te cilen nuk e njohen

    ....do me than keta kan me hanger m.u.t.i.n e vet.....e hajn keta e hajn ....edhe pak ju doket veq me u ul thoben dikun n'parlament....a karrierista t'fort jan k'ta...

  17. #197
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    ALBINI DHE VETĖVENDOSJE! DO TA BĖJĖ SHQIPĖRINĖ!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    Thaēi, legjitim pėr Beogradin

    hijenat kan silet!
    Kan angazhuar UDB-ash e shpijuna te shikut per te bėrė pėrpjekje qė te shpėtojn nga burgu qe po i afrohet dita dites.
    Avdi Ibrahimi , ose i njohur edhe si hard-llapi kėtu ne forum , njė ish zagar i UDB-se ,ėshtė njėri nga argatėte e hijenave antishqiptare.

    Jon ka mbaj dertin e LVV se si do te hyjn nė parlamet.
    Mbajani dertin vetit ju hijena qe edhe me vota te vjedhura nuk do te mund te uleni ne parlament , sepse jeni me duar dhe mendje te zhytur ne krim!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  18. #198
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    ALBINI DHE VETĖVENDOSJE! DO TA BĖJĖ SHQIPĖRINĖ!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    Thaēi, legjitim pėr Beogradin

    hijenat kan silet!
    Kan angazhuar UDB-ash e shpijuna te shikut per te bėrė pėrpjekje qė te shpėtojn nga burgu qe po i afrohet dita dites.
    Avdi Ibrahimi , ose i njohur edhe si hard-llapi kėtu ne forum , njė ish zagar i UDB-se ,ėshtė njėri nga argatėte e hijenave antishqiptare.

    Jon ka mbaj dertin e LVV se si do te hyjn nė parlamet.
    Mbajani dertin vetit ju hijena qe edhe me vota te vjedhura nuk do te mund te uleni ne parlament , sepse jeni me duar dhe mendje te zhytur ne krim!

    Kur nji argat i Dik-Martit e i Shkaut me shan dhe e
    kritikone punen time per mua kjo
    eshte nje mirenjohje e larte.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #199
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Avdi Ibrahimi , ose i njohur edhe si hard-llapi kėtu ne forum
    qfar zbulimi ?????

    puna e kafshes mendon keshtu


    - haaaaaaaaaaaaa
    Vv - Palaēo+LISBA :D

  20. #200
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    ALBINI DHE VETĖVENDOSJE! DO TA BĖJĖ SHQIPĖRINĖ!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    Thaēi, legjitim pėr Beogradin
    Limaj : Po mundohen tė mė likuidojn nga politika!


    Kur kemi parasyh se hashimi edhe Limajn e tradhton , dihet se cfarė mundet tė pjell pėr tė tjerėt!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •