TRĖNDAFILI I KUQ ME AROMĖ SHQIPĖRIE

-Nga fundi i muajit dhjetor erdha nė Amerikė, pėrkatėsisht nė Filadelfija. Nuk e pata lehtė tė ndahem nga atdheu im i shtrenjtė.
Qė tė mos shkėputem fare nga djepi im i rritės e kėputa njė trėndafil tė kuq, shumė tė bukur, qė ne shqiptarėt e mbajmė si lule mbi lulet. Gjatė gjithė rrugės e mbaja me kujdes atė lulen tashmė tė shenjtė pėr mua, qė te mos vyshkej. Edhe ajo mė mbante me aromėn e vendit tim. Tė dyja e ndihmonim njėra -tjetrėn.
-E mora lulen ta mbjell nė vazo tė vogėl .Ēuditėrisht edhe pse kaluan disa ditė dheu, ku unė e mbolla lulen, ende e ruana ngrohtėsinė, ashtu siē ishte kur e mora nga toka nėnė. Si unė ashtu edhe trėndafili u drobitėm paksa. Nuk e patėm lehtė tė pėrballonim ndarjen nga ngrohtėsia e vendit, ku kishim mbirė dhe rritur. Pėr kėtė e ndjej dhe trėndafilin, e shikoj si dritat e syve. Tė dyja prore e ndjemė kėtė shqetėsim, mbase …ndėrruam vendin.
-Mos je e zemėruar me mua?- e pyeta. Ē'farė ke moj zemėr?...Ēelu pra!... Duhet t'i japėsh vetes forcė…A nuk mė shikon mua?!...Edhe kėtu jemi mirė, po na urojnė mirėseardhje…Pra… tė lutem, mos mė lerė!.. Era jote mė frymėzon. Era jote ėshtė era e atdheut tonė. Kėndellu!...Mos mė lerė nė kėtė hall. Ē’bėj unė pa ty!?... –e luta e emocionuar.
Luja ime ishte e vetme nuk kishte shoqėri me lule tė tjera. Mendova dhe vendosa tė bleja lule trėndafili. Si t'mė kishte ndjerė. Tė nesėrmen ishte mė i freskėt, mė i bukur, ishte gjithė gaz. Dola nga shtėpia dhe u nisa pėr nė shitoren qė mbante lule. Ē'tė shikoja - lule shumė tė bukura. Nuk dija cilėn ta merrja, megjithatė morra njė lule te bardhė dhe njė lule vjollce, lulet qė unė i kam pėr zemėr.
Me padurim u nisa pėr nė shtėpi. Kisha vendosur t'i bėja trėndafilit njė befasi tė kėndėshme.U futa nė shtėpi dhe sa hapa derėn fryu njė fllad i lehtė dhe tė tria lulet u pėrkulėn pak, sikur u pėrshėndetėn me njėra-tjetrėn.Tė them tė drejtėn trėndafili i vendit tim kishte njė ndryshim. Ishte mė i bukur, kishte njė aromė qė tė mahniste. Kėshtu lulja ime filloi njė jetė me shoqėri nė gjininė e vet. Pėr ardhjen tonė filluan tė na vizitonin dhe tė na uronin mirėseardhjen. Kuptohet, patriotėt e mi.
Kush vinte tek unė shikonte trėndafilin me dashamirėsi dhe me mallė .


-Ky ėshtė trėndafili ynė.- mė tha njė shoqe. -O sa mirė ke bėrė, na e hoqe pak mallin e atdheut. – thonin me nostalgji. Disa e shikonin dhe me xhelozi, dhe nuk nguronin tė mė pyesnin.
-Akoma vazhdon t'i me pasionin per lulet!?!
-Ju pėlqejnė?- i u drejtohesha pak si me habi pėr pyetjet qė m’i bėnin.
Trėndafilit nuk ia ngritja shumė vlerat pėr tė mos i mėrzitur lulet e reja qe unė bleva kėtu.
Vizitat vazhdonin dhe lulet konkuronin.
Njė shoqe mė ftoi nė shtėpinė e saj pėr tė mė treguar se edhe ajo kishte lule nė shtėpi.
-A ke dėshirė tė vizitosh shtėpinė time pėr tė parė lulet qė kam?
Me kėnaqėsi e pranova ftesėn. Kishte lule tė bukura.
Mė erdhi nė mendje pėr tė organizuar njė sfilatė pėr lulet. Jo pėr ndonjė gjė, por mė tepėr e kisha pėr lulen e Shqipėrisė, pėr lulen e qytetit tim Shkodėr, qė mos tė ndjehej ndryshe nga shoqet e saja, mos tė ndjehej si nė tokė tė huaj dhe, fillova lėvizjen time tė parė duke i telefonuar shoqet dhe duke ua treguar dėshirėn time - pėr sfilatėn e luleve.
-Ėshtė mirė tė ftojmė nė kėtė sfilatė edhe amerikane . –mė tha njė shoqe.

Ndjehesha e lumtur se m’u realizua dėshira.
Atė ditė tė bukur me diell dhe me njė freski tė kėndėshme , u veshėm bukur me shije pėr tė respektuar familjet e luleve dhe jo per t'i konkuruar.
Tė gjitha shoqet sollėn nėpėr kutija lulet e tyre. Tė gjitha ishin shumė tė bukura -gjithsesi s'ka se si tė ishte ndryshe, ishin lule.
-Pėrpak harrova. Zgjodhėm dhe njė juri e cila pėrbėhej nga dy shqiptare, dy amerikane, njė italiane dhe njė meksikane. Dy prej tyre unė i kisha komshi.
Me emocione filloi dhe sfilata. U futėn lulet e para tė cilat shoqėroheshin nga kujdestarja e tyre me kolor tė gjelber, blu dhe rozė.
-Rradhėn e ka e dyta me lulet e saja me kolor te verdhė, jeshile dhe portokalli.
-Vazhdoi e treta me kolore tė bukura, dhe e katėrta dhe mbas kėtyre me erdhi mua rradha.
Tė them tė drejtėn nga emocionet u skuqa dhe u mbulova me djersė, mendoja qė medoemos ta merrte kurorėn e luleve trendafili im. Jo pėr tė treguar egoizėm, po pėr tė triumfuar drejtėsia e sfilatės.
Njė vajzė e re si lule iu drejtua pjesėmarrėsve:
-Ta presim kėtė zonjė me duartrokitje se e kemi tė re nė kėtė shoqėri.
Duartrokitjet m’i larguan pak emocionet .U futa me shumė modesti. Lulet i kisha vendosur nė njė shportė pa zbukurime qė tė dilnin nė plan tė parė lulet e mia. Me dukej trendafili si mė elegant, me njė kolor te ēuditshėm, tė kuq tė forte, nė florishent qė tė vriste sytė , sa dhe ngjyra e saj reflektonte tė sytė e mi. Edhe dy lulet e tjera me kolor tė bardhė dhe vjollce ishin shumė tė bukura sikur edhe ato buzeqeshnin.
Nuk mund ta fsheh, zemra mė rrihte pėr trėndafilin dhe sytė nuk ia ndaja. Ia bėja me shenjė po dhe ajo sikur mė shikonte me butėsi, si me njė pėrgjigje tė ngrohtė.
Salla buēiti nga duartrokitjet pėr tė vetmen arsye se ambienti u mbush me aromėn e Shqiperisė nga trendafili im. U lumturova por gjthsesi dhe nguroja. Mua m’u duk se mbarova me sukses.
Mbas meje vazhduan sfilatėn dhe lule tė tjera.
Erdhi momenti i mbarimit. Diēka nuk po shkonte.
Disa pjesėmarrėse tė jurisė po lėviznin tė shqetėsuara. U kishte dalė nga mendja kurora e ēmimit. Megjithatė edhe kurora u bė gati me gjethe dhe degė ulliri tė parkut
Mė nė fund e mori fjalen kryetarja e juries, e cila ishte amerikane dhe vazhdoi duke thene:
- Te dashur pjesėmarrės, ju falėnderoj pėr kėtė sfilatė tė bukur dhe, si e tillė ėshtė mirė tė zhvillohet edhe viteve tė tjera. Unė uroj t'i kemi lulet sa mė tė bukura dhe te shėndeteshme.
Simpas traditės do japim ēmimet duke filluar nga ēmimi i tretė.
-Ēmimin e tretė, e merr sfilata e parė me lulet tė gjelber, rozė dhe blu e shoqeruar nga kujdestarja e saj italiane.
Vendimi u pėrcoll me duartrokitje.
-Ēmimin e dytė e marrin lulet me kolor tė verdhė, jeshile dhe portokalli e shoqeruar nga kujdestarja amerikane.
Derisa unė qėndroja shumė e frikėsuar dhe duart gati i bėra copė, duke i shtrėnguar nga sikleti, tensioni pa gėnjeshter ishte rritur, unė thoja me vete: -Hė tė shkretėn se m’u morr fryma thuaje mė !
Sakaq kryetarja e juries ia dha me njė zė tė ngritur: -Ēmimin e pare e merr TRĖNDAFILI ME AROMĖ, ME NGJYRĖ TĖ KUQE… NGA SHQIPĖRIA!...
Nuk munda tė durohem pa ia shtuar edhe NGA SHKODRA IME!....
Zemra po me rrifte fort nga gezimi. Edhe unė ndjeva emocione si fituesit nėpėr sfilata dhe, fillova tė qajė. Kėto ishin emoconet e mia. Unė kisha dhe diēka mė tepėr - krenarinė.
Simpas traditės trėndafili duhej tė bėnte edhe njėherė sfilatėn.
Mė mbuluan me duartrokitje dhe me tufa lulesh. Pėr lulen mė tė mirė TRĖNDAFILEN E KUQE ME AROMĖ SHQIPĖRIE…
Unė bashkė me trėndafilet e atdheut dhe tė vendlindjes sime u kthyem nė shtėpi me njė fitore dhe krenari.