Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910

    Griset emri i Berishës nga parulla për vitin e Nënë Terezës, te Muzeu Kombëtar

    Griset emri i Berishës nga parulla për vitin e Nënë Terezës, te Muzeu Kombëtar

    Parulla e madhe në mes të Tiranës e vendosur disa muaj më parë dhe e shumëdiskutuar për shkak të përmasave të emrit të Sali Berishës në raport me emrin e Nënë Terezës është grisur gjatë orëve të natës midis të mërkurës dhe të enjtes.


    Dje, në orët e para të mëngjesit, është vënë re se dikush ka grisur emrin e Sali Berishës nga bezja e madhe që zinte gati të gjithë fasadën e Muzeut Kombëtar prej muajsh.
    50 metra larg vendit, ku 20 vjet më parë u hoq zvarre statuja e Enver Hoxhës, dikush ka menduar për të zhdukur një tjetër simbol të madhështisë së rreme. Bezja ishte grisur vetëm në pjesën ku gjendej emri i S. Berishës.


    Disa punëtorë të dërguar me urgjencë në orët e para të mëngjesit për të ringjitur pjesën e grisur nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë dhe pas disa orësh, parulla është hequr fare për të zhdukur çdo gjurmë të aktit simbolik vërtet shumë origjinal.
    Grisja ka qenë thuajse "kirurgjikale" dhe autori është përqendruar vetëm në emrin e Berishës. Megjithëse u veprua shpejt për ta zhdukur parullën e grisur nga Muzeu, ajo ishte fotografuar nga qytetarë të ndryshëm tiranas në mëngjes dhe fotoja ka bërë dje "xhiron" e internetit, duke u komentuar gjerësisht.


    Komentet në blogje kanë qenë të shumta. "Me siguri do t'i ketë fry Nonë Tereza me largu erën e keqe, - shkruante një komentues i blogut "Peshku pa ujë", duke satirizuar me faktin që fotoja e Nënë Terezës në parullë ndodhej përbri emrit të Sali Berishës. Si fotoja e Nënë Terezës, ashtu edhe emri i saj në këtë pankartë, ishin në "minorancë" me emrin e Sali Berishës shkruar me germa të mëdha mbizotëruese nga hartuesit e parullës vendosur muaj më parë nga Ministria e Kulturës.
    Kjo parullë e shkruar në një beze të stërmadhe që zinte gjithë ballinën e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës u bë objekt debati në opinionin publik. Në tekstin e saj lajmërohej se ky vit ishte Viti i Nënë Terezës dhe se po zhvillohej nën përkujdesjen e veçantë të Sali Berishës. Emri i këtij të fundit ishte shkruar me germa kapitale, aq të mëdha sa dukej sikur parulla ishte vendosur jo për të lajmëruar vitin e Nënë Terezës, por për të vënë në dukje emrin e Berishës.


    Ministria e Kulturës, e cila hoqi dje bezen e grisur, e zëvendësoi atë me shpejtësi me një parullë më të vogël, për sponsorët e rikonstruksionit të ballinës së Muzeut, për të fshehur disi gjurmët e "atentatit" ndaj emrit të Berishës, por fotot e mëngjesit kishin marrë me kohë "rrugën" drejt mediumeve publike online.

    Shekulli Online
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Duhet te kapet menjehere grupi i sabotatoreve e te denohen ne emer te popullit!

  3. #3

    Nuk na e lanë njëherë rehat këtë Krieministrin.Gjynah i ziu.

    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #4
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Braaaariiiiii, na mbyten koooomuuuuniiiistaaaat.

    Sillooooo, c`bene Ministri i Mbrendshem mooo??? Po ay i SHISH-it moooo. Jane ne vete keta mo.
    Aty o ka nafte, o ka grup armiqesor.
    Nafte nuk po shohem mo....
    -

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Pse duhej vene patjeter emri i Saliut ne ate parrulle njehere?
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    Pse duhet te kete thjesht nje parull te nje misionare ????
    Esht dashur qe te digjët !
    Cka jan keto propganda te krishtera ne kryeqytet ????
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  7. #7
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Pse duhet te kete thjesht nje parull te nje misionare ????
    Esht dashur qe te digjët !
    Cka jan keto propganda te krishtera ne kryeqytet ????
    Cfare mund te bejme ne, ketu jemi ne SHQIPERI dhe jo ne arabi

    e pranoni apo jo, kjo eshte SHQIPERIA
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Cfare mund te bejme ne, ketu jemi ne SHQIPERI dhe jo ne arabi

    e pranoni apo jo, kjo eshte SHQIPERIA

    Pikerisht qe eshte Shqiperi e JO vatikan e thash kete !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Forcat e erreta dhe jashteqitjet e mbetura te regjimit te vjeter nuk mund ta durojne nje emer qe per momentin eshte kryeminister i Shqiperise dhe duhet respektuar si i tille deri ne momentin qe nuk eshte me,e ne anen tjeter keto jashteqitje bejne lemerine pse do u prishet godina piramid e cila ju kujton nje pjese te "lavdise"se gjithpushtetit dhe didaktures se tyre.
    Nese perkujtimi per nene Terezen eshte mbajtur nen patronatin e kryeministrit Sali Berisha,eshte normale qe edhe emri i tij te jete aty i shkruar,mirepo siq duket ende bredhin te tille qe kundermojne eeresire dhe didakture.

  10. #10
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Qe te zbuloni komplotin komunisto-sllavisto-greko-vllahist filloni:
    Mire ia bene kujdestarit qe e hodhen nga shkallet, he me i lumte atij qe e hodhi.

    Do t`ia thoni njehere njerit, pastaj do ia thoni tjetrit. Dhe mbani vesh dhe degjoni se cfare thuhet edhe hajde m`i thoni "mua" (dmth "kujdestarit").

    Meqe ra fjala, qe do zgerdhihen m`dru ata qe e kane bere kjo eshte e vdekme. Qe do rrine nja dy ore m`ajer ata. Nqs s`e kane ngrene akoma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 29-10-2010 më 09:58
    -

  11. #11
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Pikerisht qe eshte Shqiperi e JO vatikan e thash kete !
    Tash e ke te qart , Shqiperi pra, nje Shqiperi qe krenohet me bijen e saj Nenen Tereze
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  12. #12
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Pse duhet te kete thjesht nje parull te nje misionare ????
    Esht dashur qe te digjët !
    Cka jan keto propganda te krishtera ne kryeqytet ????
    u jane shpelare trute, dhe vetem keto gjera shikoni. Te krishtere dhe mazlluma. C'lidhje kishte me Vatikanin kjo parrulla?

    Ai/ajo qe e ka grisur, do i shkulin veshin.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  13. #13
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ky eshte nje atentat qe i behet pushtetit popullor demokratik te Shqiperise.
    Ministria e puneve te permrenshme duhet te mare masa te menjehershme per te kapur autorin e ketij akti terrorist!

  14. #14
    Këso budallallëqesh vetëm te kryeministri shqiptar sheh e dëgjon.
    Forma si është shkruar kjo "parullë" është personale dhe parulla të tilla kryeministri mund të vinte në shtëpinë e vet ose në selinë e partisë së vet ( edhe atë jo kështu në mënyrë arbitrare pa pyetur anëtarësinë ). Në fakt ai i paska bërë "parullë" vetes.
    Ai me këtë parullë ka nëpërkëmbur vullnetin e gjithë shqiptarëve. Nënë Tereza nuk është vetëm e Salos. Ajo është e gjithë botës përparimtare shqiptare ( hiq fanatikët fetarë ).
    Paramendo në Danimarkë 2-3 vite më parë ka qenë 200 vjetori i lindjes së Andersenit dhe qe shpallur jubile kombëtar, por as kishte emër kryeministri as bile të vetë mbretit!!(Ani kush ishte kryeministër i Danimarkë dhe kush.... hahahah... nejse!)
    Se kur do t'i lëmë këto budallallëqe nuk e di, por e di se sa më shpejt t'i lëmë më mirë i kemi punët.

    Në shkrim lexova se ky shkrim është dëmtuar pikërisht në vendin ku qe hequr zvarrë statuja e Enver Hoxhës. Një fjalë e urtë thotë: "Thikë do japësh, thikë do marrësh". Dhe ky thikën e mori pikërisht aty ku dha thikë!!

    Hajt shnet, se s'ka kotësi më të madhe se të merresh me këtësira, e sidomos me budallallëqe të kryeministrit shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 29-10-2010 më 11:43
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Tash e ke te qart , Shqiperi pra, nje Shqiperi qe krenohet me bijen e saj Nenen Tereze
    Të lumtë Mafia. Nëse është dicka që mund të "krenohen" shqiptarët është pikërisht shpirti engjëllor i Nënë Terezës. Dhe kjo është e vetmaj gjë pozitive që mund t'i paraqesim botës.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Kushedi sa pista hetimi do te hapen tani
    1-shoqata e bashkuar anti Sali
    2-shoqata e piktoreve anonime
    3-shoqata e drejteshkrimit me germa racionale
    4-shoqata e fushpamjes se mozaikut
    5-shoqata,po sikur ta kete dhene urdher..............?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ajzberg : 29-10-2010 më 11:51 Arsyeja: ortografi
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kavir..


    shishi ose shiki nuk jan te berishes..

    jan te edvinit.. nga shefi deri tek sejcili ne ate institucion..

    qysh e pse.. jan tem ne vete.


    projekt..


    ke ironizue qaty me berishen.. se kush eshte berisha e kush kryeministri i danimarkes..

    duhet ta dish or taj..se 700 kryeministra te danimarkes nuk krahasohen me berishen..

    sepse cdo danez qe behet kryeminister.. i danimarkes kur vjen ne qeveri.. gjen nji shtet europian e len kur mbaron nji shtet europian..me te tana te mirat e gjen e me te tana e len..
    ti vet je nji shembull qe kundershton ironin tende..
    pse..
    i ke pas 700 shtigje me shku ti ose baba yt prej kosoves apo makedonis.. shllup me kalue.. ne shqipri te enverit.. pun 100 metrash .. mal a fush a pyll.. a dogan.. morine a qaf thane..

    mirpo nuk e keni ba kte.. por kini kalue 700 male e lumej e kini kalue 7000 kilometra.. me dal ne danimark ose ne suedi norvegji dojcland perendimor ose ne zyrih.. ose kanad e US e australi.. pa pyt hic se cilin po gjeni atje kryeminister..
    pse or shoki enverist e kini ba kte?
    sepse e kini dit mire..se qatyne vendeve..ku jini nis me shkue.. fare skish rendsi.. me ja dit se cfar qeverie ish tuj punue..e cilli kryeminister pun kish fillue..

    a mkupton tash or shoki envero qosist me xhaket te kthyme mbrapsht.. lol.

    e berisha eshte ndryshe..

    asht nji kolos qe kto vende nuk e kan..

    at shqipni qe ju nuk guxuat dikur me i shkue.. e ne te me u instalue.. sepse si kopila te zgjut qe kini qen.. e dijshit mir se ish tuj perendue e ne fukarallik ish mblue.. qiky berisha.. po e qet ne selamet.. edhe tuj ju pas ju kunder e tuj e sabotue.. bash me shokat tuj ne seli roz shtrengue..

    pra nuk krahasohet Sali Berisha (e jo Salo sic thoni ju enveristet pi urrejtjes) me kryeministrat e vendeve europiane..

    tash ne teme..

    prerja e emrit te saliut nga ajo bezja..eshte nje aksion tipik arapoist altinoist erion veli braceist.. enveroist .. kuptohet nen dirigjimin e shokave ed ruca..

    e njejta gje ndodhi vite me pare kur banda hakmarrja hodhi ne ere nji makin mes tiranes..
    te njejtet jan autoret e te njejtet regjisoret..

    eshte krejt normalitet qe te shkruhet..se nen kujdesin e Kryeministrit do festojm a do perkujtojm x figure te madhe..

    megjithate te isha un si berisha nuk e kisha vnue emrin qaty..
    ai duhet ta dije se.. nuk i ka qato fuqi.. qe i kan ata qe vnojn emrat neper parolla.

    mir qe nuk e din por cohet dhe i hap pun vetes..edhe me marrina tjera sikurse piramida..

    e kto te meta i ka berisha.. qe ai von i kupton gjanat..

    kavir..

    pra sic te thash.. berisha nuk i ka ne dor as gjykatat as prokurorat e as Shikat..
    ka nji koicidenc midis vrasjes se atij komunarit te kuksit dhe ktij aksionit tek sheshi ne tiran..
    pra jan shenjat e fillimit te revolucionit..

    kupola taton pulsin e shtetit te berishes..

    ..

    i shof se jan gzue e entusiazmue khmer ruzhet e kopilat e tyre.. kudo..

    kshu u gzun dhe kur plasi tek Vefa tritoli i bandes hakmarrja..

    ishte preludi 97 tes.

    tash dhe kjo bezja e preme eshte sinjali.. qe jemi gati.. tju LEK COK-ezojme.. o berishiane..

    luizat gati jan..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-10-2010 më 13:22

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Miku im Brar,une mendoj se rreth Saliut jane mbledhur nje tufe injorantesh dhe servilesh,pa dyshim qe prerja e emrit eshte bere mjaft e organizuar nen syrin e qindra policeve qe verdallosen ne sheshin e Tiranes me makinat e shtetit,por ajo cope beze e shkruar ne ate menyre na bente te ndiheshim me turp dhe ne demokratet [pa parti].Si mundet qe asnje antar i PD te mos i thoshte Saliut ,si ka mundesi qe as nje deputet i PD te mos i vriste syrin ajo pamje ,si ka mundesi qe as nje antar i kabinetit Berisha qe kalojne aty perdite te mos i fliste per efektin negativ qe sillte ne syte e njerezve ajo cope beze ne mes te Tiranes.
    Tani , o jane servile dhe injorante ,ose dua t ja fusin Saliut.........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  19. #19
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Filluan të hidhen "kamunikata kamuniste" në Tiranë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Station : 29-10-2010 më 15:07

  20. #20
    Sa mire e kane bere! C'kishte aty per "kujdesi i vecante i kryeministrit te shqiperise" ? Mjaftonte thjesht te shkruhej : viti 2010 kushtuar Nene Terezes, ose te pakten ne emer te gjithe popullit shqiptar... sikur ca beri Berisha per tu quajtur kujdes i vecante....

    S'do behet asnje hap ne shqiperi po nuk qe i lidhur me politiken...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •