Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 190
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    685
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Llogjike prej komunisti kjo e juaja...
    Perse kush shan salen ,duhet te jete komunist?po ka me regjim komunist se i sales.........

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    668
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    Perse kush shan salen ,duhet te jete komunist?po ka me regjim komunist se i sales.........
    A e keni idene c'do te thote '' regjim''?

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    685
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    A e keni idene c'do te thote '' regjim''?
    Fli dhe ca koh pastaj do e kuptosh ...

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    668
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    Fli dhe ca koh pastaj do e kuptosh ...
    Juve qe s'fini....Mund te keni miresine te na shpjegoni neve '' te fjeturve'' c'do te thote regjim???

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,393
    Kur te vi koha per te futur do na fusin. As Rama nuk e pengon dot, e as Sala nuk na fut dot me zorr.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    685
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Juve qe s'fini....Mund te keni miresine te na shpjegoni neve '' te fjeturve'' c'do te thote regjim???
    zoteri e para meso te shkruash SHQIP leri ... presjet se po harron shkronjat haha... meso
    abetaren e NAIMIT dhe jo te SAl berishes PASTAJ DO E KUPTOSH NDRYSHIMIN.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    685
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kur te vi koha per te futur do na fusin. As Rama nuk e pengon dot, e as Sala nuk na fut dot me zorr.
    Me zorr !!!!

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    668
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    zoteri e para meso te shkruash SHQIP leri ... presjet se po harron shkronjat haha... meso
    abetaren e NAIMIT dhe jo te SAl berishes PASTAJ DO E KUPTOSH NDRYSHIMIN.
    kshu jina na qe flejme....

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    685
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    kshu jina na qe flejme....
    Eee po fli dhe kur te zgjohesh prap bacen do kesh ne pushtet der sa ta nxjeri zoti ne
    PENSION.............

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,701
    TemA Online, 18 Korrik, 2012

    Demagogji e neveritshme me imunitetin
    Nga Hamdi Jupe

    Tema e heqjes se imunitetit është bërë më e mërzitshmja këto kohët e fundit. Nuk ka dite qe te mos flitet për te. Nga Kryeministri e nga Kryetarja e Kuvendit, nga opozita e nga diplomatet e huaj ne Tirane. Flitet nga shtypi e nga kushdo tjetër qe nuk ka pune me vlere për të bere.

    Ne këto rrethana, nuk kishte se çfarë të shtohej me shume ne ketë lume deklaratash e kundërdeklaratash bajate për imunitetin. Por ja qe nuk ishte tamam ashtu. Ja qe ka vend akoma për te folur e për te shkruar. Për te qeshur e për te qare me te.

    Kryeministri Berisha foli edhe një here tjetër dje ne një mbledhje te qeverise. Ishte një mbledhje për bujqësinë dhe fshatin, për përdorimin e tokave te papunuara nga fshataret dhe qe tani duhet te administrohen nga komunat, sipas kryeministrit. Ishte pra, rasti me i pazakontë dhe me i papërshtatshëm për te folur për imunitetin në këtë mbledhje qeverie.

    Por ja qe nuk ndodhi ashtu. Kryeministri e shfrytëzoi edhe një here praninë e medieve në një mbledhje qeverie dhe ia mori edhe një here “këngës” majëkrahut te heqjes se imunitetit. E çfarë të kënduari!

    Po çfarë tha Berisha në fjalimin e tij të fundit për imunitetin? Ai ishte “i djegur” për te papunët, për fëmijët e tyre pa buke, për fëmijët jetime, të mbetur pa ushqim dhe pa kujdesej, pikërisht nga … mosheqja e imunitetit! Natyrisht, edhe për pensionistet, qe i kane sytë te mbushur me lot nga varfëria, e shkaktuar nga mos-heqja e imunitetit.

    “Është njëmijë herë më mirë të dëgjosh zërin e të papunit që sot nuk e di se ç’do t’u japë nesër fëmijëve të tij, sepse korrupsioni ua merr atyre kafshatën nga goja; të dëgjosh më mirë një nënë që ka humbur bashkëshortin dhe rrit dy fëmijë jetimë , sepse korrupsioni pengon që fëmijët e saj të kenë një trajtim më dinjitoz dhe më të mirë. Mendoj se më mirë të dëgjosh zërin e pensionistit që qan pa lot çdo ditë, sepse ka dhimbje për përballimin e jetës së përditshme me pensionin që merr, sepse imuniteti e pengon që të marrë më shumë – tha Berisha.

    Një deklarate e tille nga një kryeministër prej shtate vjetësh ne pushtet, nuk është dëgjuar e nuk mund te dëgjohet ne asnjë cep të globit. Imuniteti pra, qenka gjithçka. Ai është edhe buke edhe gjelle, është strehe për të pastrehët, ai është mbrojtje për pensionistet e të mjerë të gjitha llojeve etj, etj.

    Po si nuk i ka ditur kryeministri ynë këto gjera me pare? Sepse punësimi është detyre kushtetuese e qeverise. Edhe pensionet janë detyre e saj. Edhe mbrojtja sociale e shtresave ne nevoje, po ashtu.

    Si nuk e kish kuptuar me pare kryeministri këtë fuqi çudibërëse të heqjes se imunitetit? Ta kishte zbuluar me pare këtë, do te kishim shpëtuar prej kohesh prej fukarallëkut dhe varfërisë! Do kish shpëtuar Shqipëria një here e mire prej te gjitha te këqijave te kësaj bote.

    Politika jone ka rene ne një batak te qelbur dhe kërkon te mbijetoje akoma me te tilla demagogji te shpëlara. Imuniteti është një mase mbrojtëse kushtetuese, për persona te caktuar, te veshur me pushtet. Por imuniteti nuk ka ndikuar ne atë qe, qeveria dhe shoqëria ne tërësi, të kutërbojë erë të keqe prej plagës së korrupsionit.

    Imuniteti hiqet në çdo rast me vendim të parlamentit, me shumicë të thjeshte votash, për deputetet e ministrat dhe nga Këshilli i Larte i Drejtësisë, për gjyqtaret. Deri me sot, gjate njëzetë viteve te shoqërisë se tranzicionit, nuk ka qene imuniteti pengese për te luftuar krimin dhe korrupsionin. Imuniteti është hequr apo dorëzuar vullnetarisht, sa here e ka kërkuar këtë gjë drejtësia.

    Nuk ka asnjë rast te pengimit te heqjes se imunitetit nga ana e parlamentit, pasi këtë ta kenë kërkuar organet e drejtësisë. Aktualisht tre deputete te opozitës janë pa imunitet, për çështjen e protestës së 21 janarit te vitit te kaluar. Ata e dorëzuan vete imunitetin, sapo prokuroria e kërkoi një gjë te tille.

    Ka pasur raste te tjera, kur me gjithë heqjen e imunitetit, politika ka penguar drejtësinë te beje punën e saj ne baze te ligjit. Kështu, shqiptaret e dine mire ngjarjen e Gërdecit dhe historinë e heqjes se imunitetit për ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu. I dine gjithashtu manovrat procedurale qe u bene, për ta përjashtuar atë nga ndjekja penale.

    Shqiptaret e dine mire se edhe Lulëzim Bashës iu hoq imuniteti për shpërdorimet financiare te rrugës Durrës – Kukës. Por me gjithë heqjen e imunitetit, këtij nuk i hyri gjemb ne këmbe. Imuniteti pra nuk është baras me drejtësi. Ai nuk është shkopi magjik qe ndalon korrupsionin. Berisha e ka mazhorancën parlamentare për te hequr imunitetin e cilitdo zyrat të lartë, ashtu siç është bere deri me sot.

    Po perse behet atëherë e gjithë kjo zhurme për imunitetin pikërisht tani? Kjo behet për te hequr vëmendjen e opinionit publik nga problemet themelore te ditës. Pikërisht nga varfëria e larte dhe nga papunësia, nga mungesa e shpresës dhe nga degradimi total i qeverise, nga korrupsioni i larte qe ka mbërthyer anembanë pushtetin e sotëm, te drejtuar nga Berisha. Sa me shume zhurme te behet për imunitetin, aq me shume vidhet ne qeverisjen e tij. Zhurma për imunitetin është mjegulla ku fle ujku i korrupsionit. Pikërisht ne një moment te tille, ai nxjerr me force ne publik temën e heqjes se imunitetit, duke i ngopur te papunët, te uriturit dhe pensionistet e mjere, me “kulaçin” e imunitetit.

    Është për te ardhur keq se sa poshtë ka rene shoqëria. Është për te vene kujën se edhe përfaqësues te trupit diplomatik ne Tirane, janë vene ne gare me qeverinë se kush e kush te flasë me shume për një çështje kaq banale. Ata janë gati te shtyjnë edhe pushimet verore, qe te jene këtu me 6 gusht, kur do te ndodhe “mrekullia” shqiptare e heqjes se imunitetit. Atëherë dhe vetëm atëherë ata do te largohen me pushime neper detra të largët, te lehtësuar nga kjo barre e rende.

    Por çfarë do të ndodhe me 7 gusht, ne se me 6 gusht do te hiqet imuniteti? Sa të kënaqur dhe te ngopur me buke do te jene kategoritë e varfra shoqërore, qe përmendi kryeministri ne fjalën e tij? A do te zhduket korrupsioni me 7 gusht, ne se do te hiqet imuniteti një dite me pare? Vetëm demagoget e paskrupuj mund t’i japin përgjigje pozitive kësaj pyetjeje.

    “I bëj thirrje edhe një herë zotit Rama ta mendojë dhe rimendojë se kjo që bën është tmerrësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vendi. Është një mur që ngrihet në procesin e integrimit. Detyra jonë është ta shembim atë, jo ta ngremë.” – tha Berisha.

    Ne këtë rrethana, opozitës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse te shkoje me datën 6 gusht ne parlament dhe te votoje pro heqjes se imunitetit, ashtu siç e kërkon qeveria. Kështu ajo do t’i bënte një shërbim te madh vendit dhe vetes e saj. Kështu do t’i hiqte nga duart pushtetit një “argument” te neveritshëm për te dale me pas ne publik e për te bere demagogji. Atëherë ajo, qeveria, nuk do te thotë me se po pengon imuniteti për te luftuar korrupsionin. Atëherë ajo nuk do te ketë më me çfarë të gënjejë publikun. Thjesht, do t’i hiqet nga duart një lodër e keqe politike.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    870
    Prape Rama e paska fajin po ti Berishe nuk paske faj fare ????
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    3,323
    Trojka e Ambasadoreve ne Seline e PS: Pranoni konsensusin për heqjen e imunitetit
    Heqja e imunitetit, sidomos ne vende si Shqiperia, por jo vetem aty, eshte veprimi dhe sherbimi me i keq qe i behet sistemit te atjeshem politik, demokracise, shoqerise dhe kombit ne pergjithesi.

    Immuniteti i mjaftueshem i disa dhjetra apo qindra personave eshte shume me i favorshem dhe me i parrezikshem, sidomos per gjendjen e pergjithshme politike, ekonomike, politike dhe kulturore si ne Shqiperi dhe rajon, sesa mosekzistenca e tij.
    Heqja e imunitetit nuk permireson agje, por vetem e perkeqeson situaten edhe me teper dhe patjeter i rrite korrupsionin, keqperdorimet dhe shperdorimet e ndryshme deri ne tradheti kombetare.

    Perendimi ose vendet kryesore te BE-se, te cilat kerkojne heqjen e imunitetit ne Shqiperi dhe vende te ngjashme e bejne kete per interesa politike dhe ekonomike. Nderkohe qe ne vendet e tyre ka imunitet edhe me te forte sesa kishte deri sot ne Shqiperi dhe vende te ngjashme...
    Heqja e imunitetit eshte gabimi me i madh qe mund ta bej nje shtet demokratik, sidomos nje shtet i pazhviluar dhe me demokraci te dobet si Shqiperia.

  13. #33
    Larguar
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,098
    Ceshtja e imunitetit tani eshte kusht i BE-se qe lidhet direkt me statusin kandidat dhe qe eshte zvarritur 9 vjet ne menyre me te poshter te mundshme nga frika se zbulohej te gjitha psilliqet e klaneve mafioze te krimit te organizuar qe pastrojne parate e pista gjate kesaj kohe.. Tani ne momentin me kyc per statusin ,PS kerkon te shtyje ceshtjen e imunitetit duke propozuar kushte te tjera qe te largojne kompomisin per ta miratuar..

    Ju qe mbroni Ramen ju vet keni votuar ate..Ai nuk ka faj kur i vjen dicka ne dore , ai ve ne funksion mendjen e tij qe Shqiperia te mos avancohej me Berishen kryeminister, sepse keshtu kerkon te gjeje argumenta kunder tij per te fituar vota dhe per tu bere kryeminister. Rama eshte ai lloj njeriu qe kur i vjen dicka ne dore e kushtezon me gjera te tjera per ta bere me te veshtire arritjen e sukseve te Shqiperise kunder interesave te vendit per interesat personale.
    Rama nuk ka faj per aq kohe sa ai eshte ne krye te opozites dhe ben politike me fatet Shqiperise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 22-07-2012 më 03:33
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Mosha
    33
    Postime
    919
    Përveç tifozëve a ka ndonjë neutral dhe gjakftohtë që jeton në Shqipëri që mundet të japi pak informacion të vlefshëm mbi këtë çështjen e imunitetit, të prokurorisë etj.. sepse disa këtu (unë) nuk njohim shumë?

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    3,323
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Prape Rama e paska fajin po ti Berishe nuk paske faj fare ????
    Berisha ne princip nuk mund te kete faj, perderisa eshte per miratimin e ndryshimeve qe kerkohen per te arritur qellimin resp. statusin e kandidatit per BE.

    Faji i Berishes mund te jete tjeter, p.sh. politik. Por, formalisht fajin e ka ai, i cili i kundershton ndryshimet e kerkuara per ta fituar statusin. Arsyet dhe arsyetimet per kundershtimin e ndryshimeve te kerkuara mund te jene absolutisht legjitime dhe (ndoshta) edhe te nevojshme per nje te ardhme me te mire te shoqerise dhe vendit, etj... Megjithate, fajin per mosrealizimin e ndryshimeve te kerkuara e barte ai qe i kundershton keto ndryshime.
    Pavaresisht kesaj, sa per fairness, vlene te permendet se faji i Berishes mund te gjendet edhe brenda vete propozimeve per ndryshimet e kerkuara, nese keto ofrojne mundesi per kompromise te paleve dhe grupeve te ndryshme te interesit. Nese jo, atehere faji bie pothuajse plotesisht mbi ate qe kundershton. Nderlidhja e ndryshimeve qe nevojiten per ta fituar statusin e kandidatit per ne BE me kerkesa dhe tema tjera te politikes se brendshme ne princip jane legjitime, por as kjo nuk e ndryshon situaten. Ne keso rastesh kemi te bejme me lufte politike apo gare para-elektorale ose elektorale, ku te gjitha palet kane shpresa dhe pritje te caktuara, te cilat palet i detyrojne te bejne kompromise ose ti kundershtojne ato.

    Megjithate, pala qe eshte ne rolin e kundershtarit te ndryshimeve per ta fituar statusin e kandidatit eshte ne pozite te disfavorshme, nese per popullin dhe elektoratin statusi i kandidatit eshte shume me i rendesishem se arsyet per te kundershtuar ndryshimet e kerkuara per ta arritur statusin e kandidatit...

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    685
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Se c"far ke shkruajtur i ZOT e di !!!!me nji fraz kritikon sali leshin!!dhe te tjerat gjithcka i atribuohet EDI RAMES,ky qenka e keqa e shqiperis per mos marjen e statusit
    kandidat???? per mua e keqja eshte sali berisha ,ai nuk di te drejtoj nji shtet ne menyr demokratike ...ai drejton vetem me dhune ,si komunistat ,ky doli me diktator se dulla..

  17. #37
    real Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Away from here.
    Postime
    8,708
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    Se c"far ke shkruajtur i ZOT e di !!!!me nji fraz kritikon sali leshin!!dhe te tjerat gjithcka i atribuohet EDI RAMES,ky qenka e keqa e shqiperis per mos marjen e statusit
    kandidat???? per mua e keqja eshte sali berisha ,ai nuk di te drejtoj nji shtet ne menyr demokratike ...ai drejton vetem me dhune ,si komunistat ,ky doli me diktator se dulla..
    Po kush t'ja mesonte atij qeverisjen ne menyre demokratike?! Po ndejte me Enverin dhe njerezit e tij s'do ikesh shume larg tyre lol ne ideale edhe pse deshira mund te jete e madhe. Sic thone dhe keta demokratet e forumit, komunisti, komunist mbetet. Dhe ai nuk ben perjashtime.
    Feelings change - memories don't.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    685
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Po kush t'ja mesonte atij qeverisjen ne menyre demokratike?! Po ndejte me Enverin dhe njerezit e tij s'do ikesh shume larg tyre lol ne ideale edhe pse deshira mund te jete e madhe. Sic thone dhe keta demokratet e forumit, komunisti, komunist mbetet. Dhe ai nuk ben perjashtime.
    Ju mir thoni moj zonje ,po me ke te meresh vesh ne SHQIPERI.kujt tja thuash.jo se jetojm ndoj jete me te mir ne emigrantet e perhershem,por e kupton direkt kur vin bashkatdhetaret tane me viza 3 mujore,sa dobet jan ekonomikisht ,te keq ushqyer ,nga hallet qe u shtohen cdo dit ,me nji qeveri leshi me hajdute te papam ne rroten e historis.
    te iken truni me cmimet qe kan.imagjino greku ne kulmin e krizes dhe ke ushqimet me te lira se ne shqiperi.mos flas per cilsi, te skadume te gjitha pa perjashtim.para ca ditesh kisha
    nji mik te ftuar dhe po me thonte ,sa hyra ne kufi nuk me ndali 1 polic ,2 jav brodha per qef sme tha njeri gjys fjale..ne vendin ton tha, ke polic cdo pellemb te rruges vetem per te gjobit ,ti fusin leket ne xhep edhe raki tap,pale po te qellosh ne rrug me makin jo te besh fjal po ti bish i cik boris te shtoj gazin ose te hap krah,te zbret adoleshenti me kobure ne
    brez dhe te shan la pa la,e kundershtove 2 her ta numeron ne lulet ballit e se gje gje
    se e ka baben cub ,i biri filanit apo i leshit,Ky eshte pak ashum shteti demokratik i sali leshit me kopet e kafsheve te ndryshme grabitqare,qe duan te marin statusin kandidat
    per ne BE?????

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    1,713
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Heqja e imunitetit, sidomos ne vende si Shqiperia, por jo vetem aty, eshte veprimi dhe sherbimi me i keq qe i behet sistemit te atjeshem politik, demokracise, shoqerise dhe kombit ne pergjithesi.

    Immuniteti i mjaftueshem i disa dhjetra apo qindra personave eshte shume me i favorshem dhe me i parrezikshem, sidomos per gjendjen e pergjithshme politike, ekonomike, politike dhe kulturore si ne Shqiperi dhe rajon, sesa mosekzistenca e tij.
    Heqja e imunitetit nuk permireson agje, por vetem e perkeqeson situaten edhe me teper dhe patjeter i rrite korrupsionin, keqperdorimet dhe shperdorimet e ndryshme deri ne tradheti kombetare.

    Perendimi ose vendet kryesore te BE-se, te cilat kerkojne heqjen e imunitetit ne Shqiperi dhe vende te ngjashme e bejne kete per interesa politike dhe ekonomike. Nderkohe qe ne vendet e tyre ka imunitet edhe me te forte sesa kishte deri sot ne Shqiperi dhe vende te ngjashme...
    Heqja e imunitetit eshte gabimi me i madh qe mund ta bej nje shtet demokratik, sidomos nje shtet i pazhviluar dhe me demokraci te dobet si Shqiperia.
    lerini filozofirat
    ne shqiperi deputetet jane te zhytur ne llum, ata vjedhin se jane te mbrojtur nga imuniteti. ata nuk kane personalitetin e nje deputeti ne nje vend te zhvilluar demokratik. ne shqiperi duhet te burgosen disa deputete, gjykates, police, doktore, petagoge vetem per te sheruar shqiperine nga kanceri i korrupsionit.
    ps-ja edhe njehere po tregon se nuk e do shqiperine por punon per interes te fondocioneve sekrete jahudite.

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,321
    Imuniteti, PACA-EURALIUS: Gjeni konsensus

    TIRANE- Debate ne Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar te Ligjeve per ceshtjen e imunitetit permes ndryshimeve kushtetuese, ne takimin e vet te dyte me grupet e interesit.
    Perfaqesuesi i EURALIUS, duke mbeshtetur nismen per heqjen e imunitetit ka deklaruar se “mbeshtet te dyja propozimet per heqjen e imuniteteve dhe per kete te dyja palet shumica dhe opozita duhet te gjejne nje konsensus, qe hap rrugen e vendit drejt BE”.

    EURALIUS: Reforme e Kushtetutes për Gjykaten e Larte
    Perfaqesuesi i EURALIUS ka deklaruar se për Gjykatën e Lartë duhet reformë, duhet debat i gjatë dhe transparent për të vendosur këtë model gjykate në vend. “Mbështetsim draftin qe diskutohet aktualisht për Gjykatën e Lartë dhe vlerësoj se është përmirësim për situatën aktuale. Një ditë kjo gjykatë do të ketë standardin evropian, i zgjedhur brenda gjyqësorit dhe jo jashtë gjyqësorit. Shpresoj që ndryshimi i ligjit të sjellë një model të ri për të, gjykatë karriere, ligji është në rrugë të mirë për të arritur në këtë pikë. Na duhet reformë e kushtetutës në ligjin për këtë gjykatë por kjo kërkon debat transparent”- tha ai.

    Shpifja dhe kontrolli i baneses
    Sipas EURALIUS duhet te behet kujdes sa i takon shpifjes se deputeteve, per te cilen ata kane shprehur rezerven per ndjekje penale. Sipas tij, kjo eshte nje ceshtje problematike. “Mendoj se nuk duhet të lejoni që deputet të ndiqen penalisht për shpifje, pasi është më mirë dhe nga eksperienca evropiane që deputeti të thotë dicka sesa të mos ketë të drejtën të japë mendimin e tij”- tha ai. Ai u ndal edhe ne kontrollin e baneses, qe në rekomandimet ndërkombëtare lejohet që prokurorët të fillojnë një hetim ndaj deputetëve. “Një kontroll banese mund të ndikojë në funksionimin e parlamentit, pasi nëse banesa e tij po kontrollohet tani nuk mund të shkojë në punë. Por, pengesë është edhe për prokurorët. Në këtë rast rekomandimi im si ekspert është që ndalimi për kontrollin e banesës të shihet në kodin penal jo në Kushtetutë”,- tha përfaqësuesi i EURALIUS.

    PACA-EURALIUS: Gjeni konsensus
    Ne fjalen e tyre përfaqësuesit e PACA dhe EURALIUS theksuan se vendimmarrja i takon klasës politike shqiptare në fund.
    “Ka dy opsione dhe janë shumë të mira, pasi kanë të bëjnë me kufizimin e imunitetit. Dhe ndoshta ju jeni të interesuar të dini se cili është propozimi më i mirë. Në të gjithë mendojmë se vendimmarrja i përket politikanëve shqiptarë”,- deklaroi përfaqësuesi i PACA.
    Perfaqesuesi i EURALIUS theksoi ne fjalen e tij se qeveria dhe opozita duhet të gjejnë një rrugë të mesme.
    “Sot dua të them se jam i lumtur se këto është rënë dakord për këtë reformë dhe dua të them se jam dakort me dy propozimet. Ndaj ju përshëndes dhe uroj të gjeni konsensus për t’iu bashkuar BE”,- deklaroi përfaqësuesi i EURALIUS
    Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj ka kerkuar pergjigje per nje sere pyetjesh, duke vene ne pah se propozimet e paleve edhe pse synojne te njejten gje, pra heqjen e imunitetit kane diferenca dhe ndryshime te dukshme mes tyre.
    Sot per nismën për ndryshimet kushtetuese “për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë”, diskutojne përveç drejtuesve të insitucioneve të drejtësisë dhe ekspertëve shqiptarë, ekspertë të EURALIUS-t dhe PACA-s, misione që kanë asistuar drejtësinë shqiptare gjatë viteve të fundit.
    Ne takimin e djeshem, maxhoranca ka ftuar opozitën që të gjejnë një konsensus lidhur me ndryshimet kushtetuese për imunitetin, duke u bazuar në projektin e paraqitur nga organizmat europianë, PACA, nga Këshilli i Europës, dhe EURALIUS, nga Bashkimi Evropian. Opozita tha se mbështet në parim procesin ligjvënës për ndryshimin e dispozitave kushtetuese për kufizimin dhe heqjen e imunitetit.
    Ne emër të maxhorancës, deputeti Edi Paloka tha se, maxhoranca për të mos i lënë kohë dhe rrugë përplasjeve, vendosëm të paraqesim para parlamentit projektin tonë, që është një projekt i bazuar në ekspertizën e Këshillit të Europës, PAKA-s, dhe i BE-së, EURALIUS.
    Përfaqësuesi i PS-së, Fatmir Xhafaj vlerësoi se procesi meriton një vëmendje shumë të veçantë, për të garantuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.
    Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet duhet të vijnë duke mbajtur në konsideratë realitetin tonë, shkallën e demokracisë, kulturën politike etj, duke shtuar se, ndryshimet duhet të japin efektet e kërkuara, të zgjidhë një problem, dhe jo të hapë një tjetër.”
    Xhafaj tha se ndryshimet duhet të shërbejnë edhe për ruajtjen e garancive për rolin e çdo opozite, për të mos goditur kundërshtarët politikë apo gjyqtarët për qëllime të caktuara.

    Drafti i PS-se
    Nje dite me pare, PS propozoi draftin e saj per ndryshimet kushtetuese. Sipas draftit, propozohet marrja në mbrojtje e deputetëve vetëm në ato raste kur janë duke ushtruar detyrën si përfaqësues të popullit, kur shprehin opinionet dhe votën e tyre. Në rast se kërkohet arrestimi, ai duhet të kryhet me lejen e Kuvendit me përjashtim të rasteve kur deputeti kapet në krim e sipër apo menjëherë sapo ka konsumuar kryerjen e krimit. Propozimet e PS-së që lidhen me imunitetin e gjyqtarëve, parashikojnë të drejtën e imunitetit nga cilido gjyqtar për vendimet dhe opinionet që ata shprehin gjatë kryerjes së detyrës, duke i zhveshur nga çdo lloj imuniteti tjetër.

    Panorama

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •