Berisha: Rama, voto imunitetin
Rozeta Rapushi
Nivelin e korrupsionit ne Shqiperi, e rrit procedura e lejeve te ndertimit, ku sipas kryeministrit Sali Berisha, eshte me e korruptuara ne bote, jo vetem ne Ballkan. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri duke akuzuar ashper kundershtarin e tij Edi Rama, per praktika abuzive ne dhenien e lejeve te ndertimit, kerkoi votat per projektligjin per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. "Shqiperia arrin nga vendi i 95, ne listen e 178 vendeve, ne vendin e 87, pra del ne drite. Ka nje klasifikim tjeter te "Doing Busines" ku ne kapim vendin e 82, por ne keto klasifikime spikat apo nxin si zifti procedura e lejeve te ndertimit. Shqiperia ne keto klasifikime, te cilen do ta quaja shkallarja e turpit qendron e 176-ta per lejet e ndertimit, sepse praktikat e tyre ne bashkine e Tiranes dhe ne disa bashki te tjera, jane me korruptivet jo ne Ballkan, por ne bote", akuzoi ashper kryeministri. Sipas tij leja e ndertimit eshte nje dokument me peshe te madhe specifike, qofte ne vleresimin e korrupsionit, qofte ne vleresimin e klimes se biznesit. Duke vleresuar se asnje dokument tjeter apo procedure tjeter nuk ka peshe me te madhe specifike se sa leja e ndertimit, Berisha shtoi se 35-kateshet dhe 20 %, duken nga e gjithe bota tani, se kjo bote eshte transparente. "Vertet kercet 20 % tek lepuri, por shqiptaret bllokohen. Ne qofte se nuk do te jete 20 % i lepurit dhe i leprave, Shqiperia do te ishte te pakten sipas te gjithe perafrimeve qe behen edhe minimumi 30 shkalle te tjera, sepse asgje nuk ka me te rendesishme se procesi i lejes se ndertimit ne vleresimin e klimes se biznesit dhe korrupsionit", vijoi ai. Ne kete kuader, kryeministri kerkoi heqjen e imuniteteve si nje mase ne luften kunder korrupsionit. Mase qe sipas kryeministrit eshte opozita ajo qe po e pengon te ndermerret. "Per fatin e keq ne kemi ndeshur murin e opozites, e kreut te opozites qe vetem nje jave me pare do te deklaronte, nuk ka vlere imuniteti se une jam pa imunitet. Nuk personalizohen gjerat. Standardet nuk kane synime personat, as kryetarin e bashkise, as kryeministrin, ato kane te bejne me praktika te pergjithshme", tha Berisha, duke i bere thirrje Rames, te pranoje heqjen e imunitetit, si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte shqiptar. Kryeministri tha se zhveshja nga imuniteti i deputeteve e zyrtareve te tjere te larte, eshte deshmi se zyrtaret jane te barabarte me qytetaret e thjeshte, kur vjen puna tek keqperdorimi i fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre. "Prandaj zoterinj ministra, une kerkoj nga ju qe cdo procedure qe ju keni te vendoset kriter i pare, antikorrupsioni. Mund te kushtoje, por une ju garantoj se eshte cmimi me i deshirueshem qe ne duhet te paguajme", tha ai.
KJ
Krijoni Kontakt