Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 190
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Heqja e imunitetit: Pozita dhe opozita votojnë heqjen e tij në Kuvend

    Berisha: Rama, voto imunitetin

    Rozeta Rapushi

    Nivelin e korrupsionit ne Shqiperi, e rrit procedura e lejeve te ndertimit, ku sipas kryeministrit Sali Berisha, eshte me e korruptuara ne bote, jo vetem ne Ballkan. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri duke akuzuar ashper kundershtarin e tij Edi Rama, per praktika abuzive ne dhenien e lejeve te ndertimit, kerkoi votat per projektligjin per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. "Shqiperia arrin nga vendi i 95, ne listen e 178 vendeve, ne vendin e 87, pra del ne drite. Ka nje klasifikim tjeter te "Doing Busines" ku ne kapim vendin e 82, por ne keto klasifikime spikat apo nxin si zifti procedura e lejeve te ndertimit. Shqiperia ne keto klasifikime, te cilen do ta quaja shkallarja e turpit qendron e 176-ta per lejet e ndertimit, sepse praktikat e tyre ne bashkine e Tiranes dhe ne disa bashki te tjera, jane me korruptivet jo ne Ballkan, por ne bote", akuzoi ashper kryeministri. Sipas tij leja e ndertimit eshte nje dokument me peshe te madhe specifike, qofte ne vleresimin e korrupsionit, qofte ne vleresimin e klimes se biznesit. Duke vleresuar se asnje dokument tjeter apo procedure tjeter nuk ka peshe me te madhe specifike se sa leja e ndertimit, Berisha shtoi se 35-kateshet dhe 20 %, duken nga e gjithe bota tani, se kjo bote eshte transparente. "Vertet kercet 20 % tek lepuri, por shqiptaret bllokohen. Ne qofte se nuk do te jete 20 % i lepurit dhe i leprave, Shqiperia do te ishte te pakten sipas te gjithe perafrimeve qe behen edhe minimumi 30 shkalle te tjera, sepse asgje nuk ka me te rendesishme se procesi i lejes se ndertimit ne vleresimin e klimes se biznesit dhe korrupsionit", vijoi ai. Ne kete kuader, kryeministri kerkoi heqjen e imuniteteve si nje mase ne luften kunder korrupsionit. Mase qe sipas kryeministrit eshte opozita ajo qe po e pengon te ndermerret. "Per fatin e keq ne kemi ndeshur murin e opozites, e kreut te opozites qe vetem nje jave me pare do te deklaronte, nuk ka vlere imuniteti se une jam pa imunitet. Nuk personalizohen gjerat. Standardet nuk kane synime personat, as kryetarin e bashkise, as kryeministrin, ato kane te bejne me praktika te pergjithshme", tha Berisha, duke i bere thirrje Rames, te pranoje heqjen e imunitetit, si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte shqiptar. Kryeministri tha se zhveshja nga imuniteti i deputeteve e zyrtareve te tjere te larte, eshte deshmi se zyrtaret jane te barabarte me qytetaret e thjeshte, kur vjen puna tek keqperdorimi i fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre. "Prandaj zoterinj ministra, une kerkoj nga ju qe cdo procedure qe ju keni te vendoset kriter i pare, antikorrupsioni. Mund te kushtoje, por une ju garantoj se eshte cmimi me i deshirueshem qe ne duhet te paguajme", tha ai.

    KJ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,508
    Saliu eshte i forte!.Paska zbuluar;qe dhenia e lejeve te ndertimit...eshte me e korruptuara ne bote......Kryeveper.(Qynaf i shkreti,ka jetuar jashte shqiperise...).
    Po per privatizim e ndermarjeve e vjedhjen e objekteve shteterore,çmendon?.
    Po i jap nje mendim;Ti shesi me letra me vlere.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Korrupsioni, PD kufizon imunitetin e deputetëve. Nënshkruajnë demokratët

    Pas dështimit në përpjekjet për të gjetur kompromisin në Parlament, për të siguruar 84 vota për ndryshimin e Kushtetutës, lidhur me kufizimin e imunitetit të deputetëve, maxhoranca e lë atë në mënyrë vullnetare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë firmosur dje një deklaratë, sipas të cilës, secili prej tyre deklaron kufizimin e imunitetit për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv sipas Kodit Penal, pa pasur nevojë që kërkesa e Prokurorisë të votohet më parë në Kuvend. Ky vetëdeklarim i lënies së imunitetit do të hyjë në fuqi, pasi të mërkurën të miratohet një projekt-vendim, i iniciuar nga shumica në Parlament, “Për kufizimin e imunitetit të deputetit dhe kushtet për autorizimin e ndjekjes penale”. Ky vendim do të jetë aneksi 1 i Rregullores së Kuvendit.

    Vendimi
    Në nenin 1 të këtij drafti të paraqitur dje në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, thuhet se kufizimi i imunitetit të deputetëve për fillimin e ndjekjes penale do të bëhet për veprat që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv, sipas dispozitave që janë në Kodin Penal. “Për këto vepra penale, kufizimi i imunitetit të deputetit bëhet për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, për ata deputetë që deklarojnë me shkrim pëlqimin për kufizimin e imunitetit. Pëlqimi me shkrim depozitohet tek kryetari i Kuvendit dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e legjislaturës, me përjashtim të rastit kur deputeti deklaron me shkrim tërheqjen e tij”, thuhet në projekt-vendim. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, fillimi i ndjekjes penale për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv, për të cilat është vendosur kufizimi i imunitetit, mund të bëhet, sipas propozimit të maxhorancës, jo më herët se 24 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim të kryetarit të Kuvendit dhe deputetit që është subjekt hetimi nga Prokurori i Përgjithshëm. “Kryetari i Kuvendit, brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit, vë në dijeni dhe i dërgon kërkesën dhe materialet shoqëruese Këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetin si dhe deputetit ndaj të cilit fillon ndjekja penale, kur nga njoftimi rezulton shprehimisht se deputeti nuk është njoftuar sipas pikës 1 të këtij neni. Kryetari i Kuvendit vë në dijeni Kuvendin për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm në seancën më të parë plenare”, thuhet më tej në paragrafin e dytë të nenit 3. Përsa i përket legjislaturës aktuale, e cila ka nisur në shtator të vitit 2009 dhe përfundon përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, deputetët duhet të depozitojnë te kryetari i Kuvendit pëlqimin me shkrim për kufizimin e imunitetit brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. “Lista e deputetëve bëhet publike dhe i dërgohet së bashku me një kopje të vendimit Prokurorit të Përgjithshëm. Çdo ndryshim i mëvonshëm i kësaj liste, nëpërmjet dhënies së pëlqimit me shkrim për deputetë që nuk e kanë bërë atë ose tërheqjes së deklaratës, depozitohet tek kryetari i Kuvendit, bëhet publike dhe i njoftohet menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm”, thuhet në nenin 6 të projekt vendimit.

    Rastet e tjera
    Drafti i propozuar nga maxhoranca përcakton në dy nga shtatë nenet e tij, rastet kur për ndjekjen penale të një deputeti nuk mund të zbatohet rregullorja e ndryshuar, por neni 118 i rregullores aktuale. Kështu, në nenin 2 të projekt-vendimit parashikohen disa masa, për të cilat lënia e imunitetit në mënyrë vullnetare nuk zbatohet. “Kufizimi i imunitetit, sipas nenit 1 të këtij vendimi, nuk i shtrin efektet mbi masat dhe veprimet proceduriale të mëposhtme: masat shtrënguese që shkaktojnë kufizim të lirisë së lëvizjes; kontrollin e personit; kontrollin e banesës ose së zyrës së deputetit; këqyrjen e personit; masën e arrestit”. Ndërkohë, në nenin 4 të tij thuhet se “në të gjitha rastet kur nevojat e hetimit dhe të ndjekjes penale nuk mbulohen nga kufizimi i imunitetit sipas pikës 1 të këtij ligji, ose kur deputeti nuk dorëzon ose tërheq pëlqimin me shkrim, atëherë Kuvendi vendos heqjen e imunitetit, sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit”. Adi Shkembi

    Projektvendimi

    PËR KUFIZIMIN E IMUNITETIT TË DEPUTETIT DHE KUSHTET PËR AUTORIZIMIN E NDJEKJES PENALE

    Në mbështetje të nenit 78 pika 1 dhe të nenit 75 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
    KUVENDI I
    REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    VENDOSI:

    Neni 1
    Kufizimi i imunitetit të deputetëve

    1. Miratohet kufizimi i imunitetit të deputetëve për fillimin e ndjekjes penale, për veprat penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv sipas dispozitave të Kodit Penal.
    2. Për këto vepra penale, kufizimi i imunitetit të deputetit bëhet për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, për ata deputetë që deklarojnë me shkrim pëlqimin për kufizimin e imunitetit. Pëlqimi me shkrim depozitohet tek Kryetari i Kuvendit dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e Legjislaturës, me përjashtim të rastit kur deputeti deklaron me shkrim tërheqjen e saj.

    Neni 2
    Masat dhe veprimet proceduriale që nuk lejohen

    Kufizimi i imunitetit, sipas nenit 1 të këtij vendimi, nuk i shtrin efektet mbi masat dhe veprimet proceduriale të mëposhtme:
    a) masat shtrënguese që shkaktojnë kufizim të lirisë së lëvizjes
    b) kontrollin e personit
    c) kontrollin e banesës ose së zyrës së deputetit
    d) këqyrjen e personit
    e) masën e arrestit

    Neni 3
    Afati dhe procedurat e fillimit të ndjekjes penale

    1. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, fillimi i ndjekjes penale për veprat penale të përcaktuara në nenin 1 të këtij vendimi, për të cilat është vendosur kufizimi i imunitetit, mund të bëhet jo më herët se 24 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim të Kryetarit të Kuvendit dhe deputetit që është subjekt hetimi (kur qëllimi i hetimit e lejon) nga Prokurori i Përgjithshëm.
    2. Kryetari i Kuvendit, brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit, vë në dijeni dhe i dërgon kërkesën dhe materialet shoqëruese Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin si dhe deputetit ndaj të cilit fillon ndjekja penale kur nga njoftimi rezulton shprehimisht se, deputeti nuk është njoftuar sipas pikës 1 të këtij neni. Kryetari i Kuvendit vë në dijeni Kuvendin për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm në seancën më të parë plenare.

    Neni 4
    Heqja e Imunitetit

    Në të gjitha rastet kur nevojat e hetimit dhe të ndjekjes penale nuk mbulohen nga kufizimi i imunitetit sipas pikës 1 të këtij ligji, ose kur deputeti nuk dorëzon ose tërheq pëlqimin me shkrim, atëherë Kuvendi vendos heqjen e imunitetit sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit.

    Neni 5
    Statusi i vendimit

    Ky vendim bëhet pjesë e Rregullores së Kuvendit, si aneksi 1 i saj dhe është i hapur për nënshkrime nga deputetët gjatë gjithë Legjislaturës.

    Neni 6
    Zbatimi nga Legjislatura aktuale

    Për legjislaturën aktuale deputetët depozitojnë tek Kryetari i Kuvendit pëlqimin me shkrim për kufizimin e imunitetit sipas nenit 1, brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
    Lista e deputetëve bëhet publike dhe i dërgohet së bashku me një kopje të vendimit Prokurorit të Përgjithshëm.
    Çdo ndryshim i mëvonshëm i kësaj liste, nëpërmjet dhënies së pëlqimit me shkrim për deputetë që nuk e kanë bërë atë ose tërheqjes së deklaratës, depozitohet tek Kryetari i Kuvendit, bëhet publike dhe i njoftohet menjëherë Prokurorit të Përgjithshëm.

    Neni 7
    Hyrja në fuqi

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në fletoren Zyrtare.

    Kryetare
    Jozefina Topalli

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Eshte iniciativ qe un e pershnes!
    Nuk du t'sjell debat n'ket tem, por automatikisht n'mendjen time m'gershetohen pozicionimet kontraditore mes tyre, qe PS-ja na sjell kohve t'fundit.....
    Pse PS-ja nuk esht dakort per kufizimin apo edhe heqjen e imunitetit?!
    PS-se po i çirret zeri duke bertit per korrupsionin, humben jeten edhe 4 njerez.......mua m'duket shum e pafytyr dhe e pamoralshme.



    Kjo fryme e re i duhet politiks shqiptare, shpresoj qe t'ket sukses!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Eshte iniciativ qe un e pershnes!
    Nuk du t'sjell debat n'ket tem, por automatikisht n'mendjen time m'gershetohen pozicionimet kontraditore mes tyre, qe PS-ja na sjell kohve t'fundit.....
    Pse PS-ja nuk esht dakort per kufizimin apo edhe heqjen e imunitetit?!
    PS-se po i çirret zeri duke bertit per korrupsionin, humben jeten edhe 4 njerez.......mua m'duket shum e pafytyr dhe e pamoralshme.



    Kjo fryme e re i duhet politiks shqiptare, shpresoj qe t'ket sukses!
    nuk ja mban b*tha se e din shume mire se me dosjet e hapura qe kane ne Prokurori jane komplet bronko-pneumoni ..... jane kapur keq .... por kaq keq sa edhe edhe shoket dhe shoqet e bulevardit bashke me ambasadoret nuk i shpetojne dot ....

    demokratet si gjithmone tregojne se dine te japin shembull civilizimi dhe transparence ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Çdo njeri,them për atë që ka dy pare mënd në kokë,e kupton pse deputetët e PS-së nuk janë dakort për heqjen e imunitetit!
    Të tjerat pastaj,janë dokrra dhe fanatizëm partiak prej injorantësh ose dashakeqës!
    Kur mendon apo tenton ose edhe fillon një aksion kundër korrupsionit,që të jesh i besueshëm,fillo nga vetja.
    Por kur ti,këtë nuk e bën,nuk mundem dot të të besoj se ti e ke seriozisht.
    Jo vetëm që tall b.ythën(ju kërkoj ndjesë për fjalorin dhe është hera e parë dhe e fundit që e bëj)por më shumë me ata që të kanë votuar dhe të kanë besuar një mision siç është ai i deputetit.
    Po si më flisni ju për varfërinë kur nuk pranoni të "pastroheni"?!
    Po si më flisni ju për varfërinë kur vetëm në një orë për shën valentinin,këtu kryetari i bashkisë ju dha katër këngëtarëve gjithë ato lekë?!
    Pse nuk gjeni lekë kaq kollaj për "të varfërit"?!Për fëmijët jetimë?!Për të blerë pesë libra?!Për të botuar dy libra?!
    Ndaj mos kujtoni se edhe elektorati tuaj do t'i hajë këto.

  7. #7
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Heqja imuniteti eshte veprimi me pozitiv qe mund te bejne parlamentaret . Kur demokratet votojne pro dhe kufizojne imunitetin, Socialistet votojne kunder dhe nuk e kufizojne, kjo tregon qe korrupsioni i madh eshte te ata qe jane kunder heqjes te imunitetit, dhe se ata duan te bejne korrupsion duke u fshehur te imuniteti. Ata qe nuk bejne korrupsion, nuk kane frike te heqin imunitetin ,ata qe bejne korrupsion kane frike te heqin imunitetin.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #8
    Korrupsioni i deputeteve socialiste(Vjedhja)ne Bashkine e Tiranes; Ja kush kane marre truall ndertimi ne Tirane nga Edi Rama;Ilir Mata 21,350 m/katror (kunati i Dash Pezes), Koco Kokedhima 24,800,Tom Doshi 29,600,Fidel Ylli 47,884,Besnik Sulo 46,000,Sadri Abazi 53,000,Arian Leska (i biri i Deputetes Leska)61,840,Tom Dolaku 145,346,Artan Gaci 9,350 Qe te gjith deputete socialiste.Po pse vetem per keto deputete eshte trualli i Tiranes? dhe keto jane vetem dy sudio;Adeli 4 dhe Shkreli.


    http://www.balkanweb.com/videoAlbum/..._id_video=9199

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    si nuk kan turp keta socialistet!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Imuniteti, Berisha: Ne dhamë siguri, PS pa qëndrim të qartë

    Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD, ishte kryekëput një apel që kryeministri Berisha i bënte opozitës për të votuar në 6 gusht heqjen e imunitetit, si dhe votimin e reformës zgjedhore, në interes të cdo shqiptari, sic tha kreu i qeverisë.

    “Përsëri sot dhe në këtë periudhë për ne dhe cdo shqiptar kryefjalë mbetet votimi në parlament i reformës zgjedhore dhe i amendamenteve për imunitetin dhe heqjen e tij në afatet e caktuara. Reforma Zgjedhore ishte proces i komplikuar, kaloi në adresimin e dhjetëra rekomandimeve të ODIHR dhe votimi i saj përbën një arritje të madhe për qytetarët shqiptarë. Ky proces i komplikuar që kaloi me konsensus për shkak të lëshimeve që kemi bërë ne, them se s’kemi pendesë, është në detyrimin e qeverisë së vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne i dhamë opozitës të gjitha siguritë e nevojshme. Por mund të them se reforma për imunitetin është një debat që zhvillohet që nga viti 2005 me ardhjen tonë në pushtet, e debatuar dhe e kompletuar. Ne dhamë kompromis për ndryshimin e kushtetutës, pasi kjo ishte një cështje madhore”, tha Berisha.

    Kryeministri deklaroi se heqja e imunitetit lufton korrupsionin dhe e bën zyrtarin të barabartë me qytetarin.
    “Armuiku nr. 1 i shqiptarëve sot është korrupsioni, i cili dhunon cdo ditë liritë dhe të drejtat. Kjo cështje themelore, lufta ndaj korrupsionit duhet të pasohet nga heqja e imunitetit. Të votojmë amendamentet për heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe gjyqtarëve, të cilat janë hartuar nga ekspertët më të mirë dhe sjellin risitë më të mira të së drejtës kushtetuese. Ky është interesi jetik i cdo shqiptari, i cdo taksapaguesi. Heqja e imunitetit të bëhet për transparencën e zyrtarëve dhe barazinë e tyre para ligjit me të gjithë qytetarët”, vijoi kryeministri.

    Kryeministri u shpreh ndër të tjera, se ndërsa ai ka dhënë siguri të plotë për këtë cështje dhe ka plotësuar kërkesat e opozitës, “PS deri më sot nuk ka dhënë asnjë qendrim të qartë. Ta bëjnë cështje interesi jetik të qytetarëve shqiptarë, jo cështje kapitali politik. Ne jemi të vendosur të japim siguri”, shtoi më tej Berisha.

    Balkanweb

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Imuniteti e reformat, Ambasadorët:Konsensus

    TIRANE- Trojka e ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Etore Sekui dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth jane vleresuar shume te rendesishem heqjen e imunitetit si kusht per integrimin e vendit ne BE. Ata ne mbyllje te takimit i jane drejtuar me nje apel klasës politike, per arritjen e konsensusit për heqjen e imunitetit dhe reformën parlamentare.

    Gjate takimit te sotem me kreun e opozitës Edi Rama, ky i fundit u ka dorezuar ambasadoreve nismen e PS-se per heqjen e imunitetit.

    Ambasadori i OSBE-se, ka deklaruar se mbetet ende pune per te bere per reformat kyce, ndaj sipas tij duhet nje shfrytezim sa me i mire i kohes.

    Takimi

    I pari qe mberriti ne seline e PS-se, vend ku u zhvillua takimi mes tyre ka qene kreu i precences se OSBE e me pas edhe dy ambasadoret e tjere.

    Ne qender te takimit mes tyre ka qene heqja e imunitetit. Per kete ceshtje eshte vendosur tashme data 6 gusht per te votuar paketen e maxhorances permes ndryshimeve kushtetuese.

    Nderkombetaret kane qene shume kembengules ne kerkesen e tyre per heqjen e imunitetit si nje nga kushtet per integrimin e vendit ne BE.

    Panorama

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Arvizu: Nëse nuk votoni imunitetet, SHBA do zhgënjehen

    Ndërsa socialistët janë të pavendosur lidhur me qëndrimin që do të mbajnë në ditët në vijim sa I përket nismës së mazhorancës për kufizimin apo heqjen e imunitetit, Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë përcjellë dje një mesazh të qartë se presin që seanca e datës 6 gusht t’i bëjë politikanët dhe zyrtarët e lartë të barabartë para ligjit. Në të kundërt mosvotimi nga ana e Kuvendit e një nisme të tillë do të zhgënjente SHBA-në. Mesazhi është përcjellë dje nga ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i cili duke marrë pjesë në një aktivitet në Gjirokastër ka gjetur rastin të flasë dhe për situatën politike në vend. “Ne presim me kënaqësi 6 gushtin, që është dita në të cilën është planifikuar që të ndodhë votimi për heqjen e imunitetit. Por presim që më 6 gusht do të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka, sepse nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë”, – tha ambasadori Arvizu në fjalën e tij. Sipas tij, ky është një rast i mirë për një marrëveshje mes partive politike, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet mundësia për të hetuar dhe ndarë zyrtarët hajdutë nga të tjerët. “Mendoj që janë duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme, Partia Demokratike ka përgatitur një draft po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit. Dhe mendoj se kjo është jetike, e rëndësishme, sepse ka gjyqtarë të mirë ka, parlamentarë të mirë po gjithashtu ka, edhe hajdutë mes tyre, kështu që çështja e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë gjë, por në fakt aksioni, veprimi i vërtetë, do të qëndrojë, do të mbetet me partitë”, – tha Arvizu. Ndërkohë, duke iu referuar çështjes së plotësimit të kritereve të procesit integrues, ambasadori amerikan është shprehur se do ishte e mira që Shqipëria dhe klasa politike shqiptare të mos i plotësojë ato në mënyrë formale por për të mirën e shqiptarëve. “Qartësisht ne mbështesim qëllimin e thënë nga të gjithë drejtuesit e Shqipërisë, që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Përsa kohë që këto zhvillime po e lëvizin vendin drejt atij drejtimi, atëherë ne jemi shumë mbështetës për këtë, por unë gjithmonë kam thënë aq sa e admirueshme është që mund të arrihet statusi i kandidatit, për mua është e rëndësishme që këto gjëra të mos bëhen thjesht për të marrë statusin e kandidatit, por se janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit”, – ka pohuar ambasadori Arvizu.

    MAPO

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Arvizu: Nëse nuk votoni imunitetet, SHBA do zhgënjehen

    “Ne presim me kënaqësi 6 gushtin, që është dita në të cilën është planifikuar që të ndodhë votimi për heqjen e imunitetit. Por presim që më 6 gusht do të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka, sepse nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë”, – tha ambasadori Arvizu në fjalën e tij. Sipas tij, ky është një rast i mirë për një marrëveshje mes partive politike, në mënyrë që në Shqipëri të krijohet mundësia për të hetuar dhe ndarë zyrtarët hajdutë nga të tjerët. “Mendoj që janë duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme, Partia Demokratike ka përgatitur një draft po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit. Dhe mendoj se kjo është jetike, e rëndësishme, sepse ka gjyqtarë të mirë ka, parlamentarë të mirë po gjithashtu ka, edhe hajdutë mes tyre, kështu që çështja e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë gjë, por në fakt aksioni, veprimi i vërtetë, do të qëndrojë, do të mbetet me partitë”, – tha Arvizu.


    ka dhene nje interviste si e si per te pergatitur opinionin por edhe Salen se ai Edveri ishte duke pergatitur nje propozim te tijin ..... po ku e dinte ky kete gje kur vetem sot Edveri i thirri per ti bere me dije "idete e tij" per draftin qe pergatiti gjate weekend-it te gjiri i njalave ???.....


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 16-07-2012 më 13:03
    "They will not control us, We will be victorious"

  14. #14

    Berisha: Rama kerkon te bllokoje per here te trete statusin kandidat



    Kryeministri, Sali Berisha i bëri sërish sot thirrje lidershipit socialist që të votojë heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët. Përmes zëdhënëses së Kryeministrit, Erla Mëhilli, shefi i ekzekutivit rikujtoi se jo më larg se dje trojka në Tiranë u shpreh se heqja e imunitetit është vendimtare për progresin e vendit. Në vlerësimin e tij, me qëndrimin e rradhës lidershipi socialist kërkon që të bllokojë për të tretën statusin e vendit kandidat. “Heqja e imunitetit për qeveritarët, deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të vendit është sot, kërkesa më themelore për Shqipërinë, klasën e saj politike dhe çdo shqiptar nga Komisioni Europian dhe 28 vendet anëtare, që të votojnë për t'i dhënë Shqipërisë statusin e
    vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Europian. Por heqja e imunitetit për ministrat, deputetet, gjyqtarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë ka rëndësi vendimtare në luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit, këtij kanceri të vërtetë social që çdo ditë, nëpërmjet sëmundjeve, papunësisë, mjerimit ekstrem që shkakton merr jetën, fëmijërinë dhe rininë e qindra dhe mijëra qytetarëve të pafajshëm”, u shpreh Mëhilli, gjatë prononcimit të saj për shtyp. Pasi solli në kujtesë përpjeket disa vjeçare të PD-së në funksion të realizimit të kërkesës për heqjen e imunitetit, Mëhilli bëri me dije për opinioni publik arsyen se përse lidershipi socialist refuzon të miratojë këtë kërkesë vendimtare për integrimin e vendit. “Zoti Rama e bën këtë vetëm e vetëm që të bllokojë për të tretën herë marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat dhe të dënojë ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, ëndrrën evropiane. Zoti Rama, kërkon pazare dhe bllokime për interesa të ngushta personale politike dhe nuk pyet për interesat jetike të integrimit europian të të rinjve, burrave dhe grave të këtij vendi. Ai nuk dëgjon zërin e qytetarëve, por diktatin e këshillit të miliarderëve me imunitet që e rrethojnë. Kryeministri i bën thirrje zotit Rama të gjejë kurajën për të dëgjuar zërin e qytetarëve të thjeshtë dhe jo diktatin e miliarderëve të partisë së tij dhe të votojë heqjen e imunitetit”

    Koha
    Revolution 1848

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    mafies nuk i intereson evropa sepse ajo ka ligje te rrepta. eshte pikerisht kjo mafie qe mban peng edi ramen, rucin, majkon me kompani.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Si perfundim Edi Rama do levizi cdo gur qe ka ne dore per ta demtuar Shqiperine tone te dashur. Eshte per te vene duart ne koke qe fatet e Shqiperise jane ne duart e nje skizofreni te patentuar si Rama.....
    Eh medet per popullin tim !
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  17. #17
    Ta bejme kryeminister Ramen se ashtu pastaj s'ka si e bllokon statusin e kandidatit. Ata qe duan te na fusin ne Europe ti leme ne opozite se ata degjon Europa.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Si perfundim Edi Rama do levizi cdo gur qe ka ne dore per ta demtuar Shqiperine tone te dashur. Eshte per te vene duart ne koke qe fatet e Shqiperise jane ne duart e nje skizofreni te patentuar si Rama.....
    Eh medet per popullin tim !
    PATJETER per cdo gje EDI RAMA e ka FAJIN ???? EH! KY I SHKRETE FAj.. U BE NUSE NJERI SE
    MORI ..

    PO BERISHA ESHTE VET MESIA????ME gjith ushtrin e tij do e kishin bere SI ZVICRA
    APO SUEDIA VENDIN??? .por cfar fatkeqesie ,gjith fajiet i ka EDI..
    mos beje vaki e
    shan kush udheheqsin ton legjendar. se dhe vet djalli enver hoxha do e kishte zili,
    baca lokun berishe.......

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga cincinati5 Lexo Postimin
    PATJETER per cdo gje EDI RAMA e ka FAJIN ???? EH! KY I SHKRETE FAj.. U BE NUSE NJERI SE
    MORI ..

    PO BERISHA ESHTE VET MESIA????ME gjith ushtrin e tij do e kishin bere SI ZVICRA
    APO SUEDIA VENDIN??? .por cfar fatkeqesie ,gjith fajiet i ka EDI..
    mos beje vaki e
    shan kush udheheqsin ton legjendar. se dhe vet djalli enver hoxha do e kishte zili,
    baca lokun berishe.......
    Llogjike prej komunisti kjo e juaja...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ta bejme kryeminister Ramen se ashtu pastaj s'ka si e bllokon statusin e kandidatit. Ata qe duan te na fusin ne Europe ti leme ne opozite se ata degjon Europa.
    Se ke keq ti.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •