Close

Rezultati i Sondazhit: Pro apo kundra te nje kryepeshkopi Shqiptar?

Votues
60. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pro

    54 90.00%
  • Kundra

    4 6.67%
  • Nuk me intereson

    2 3.33%
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 143
  1. #-19
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822

    Pro apo kundra te nje kryepeshkopi Shqiptar?

    Jeni pro apo kundra te nje kryepeshkopi shqiptar dhe pse...? Thjesht a do ju pelqente nese do ishte Shqiptar apo jo dhe arsyen qe ju mendoni se do ishte me mire nese ai do ishte shqiptar (gjithmon flasim nese do kishte nje Hiresi shqiptare qe do i mbulonte nevojat e komunitetit), apo nese ju mendoni qe nje i huaj do ishte me mire per komunitetin ortodoks shqiptar? Sondazhi nuk eshte ne lidhje me Figuren e Janullatosit, keshtu qe ju lutem mos filloni me ofendime apo me mburrje te figures se tij dhe as me ofendime ndaj kombit grek. Eshte thjesht nje sondazh...

    Ps: Jane te lutur te marin pjese ne sondazh vetem antare te ketij komuniteti. Antare te komuniteteve myslymane dhe katolike te mos marrin pjese, si dhe ata qe jane ateist.

    Votimi do jete publik, ne menyre qe te shmangen abuzimet nga antaret e komuniteteve te tjera, Adminet jane te lutur qe ti fshijn votimet kinse per te ndryshuar rezultatin e sondazhit nese ata konstatojne ne dicka te tille, si dhe postimet abuzive ne lidhje me temen.

  2. #-18
    I nderuar morrison,
    Pėrse duhen pėrjashtuar nga ky sondazh anėtarėt e komuniteteve tė tjera si edhe ata qė janė ateistė?!
    Vota ime ishte PRO.

  3. #-17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Eshte teme jo e hapur ne vendin e duhur, pervecse nuk ka kuptim t`ju behet orthodhokseve shqiptare nje pyetje e tille. Ne krye te KOASH-it mund te vihet cilido klerik qe ta meritoje, pavaresisht nese eshte ose jo shqiptar. Sot per sot ne na intereson Kryepiskopi qe kemi neser ku i dihet. Pra, gjithcka behet ne interes te Kishes, jo te "pseudonacionalizmit".
    Prandaj them se ky sondazh nuk ka kuptim te behet.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #-16
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    I nderuar morrison,
    Pėrse duhen pėrjashtuar nga ky sondazh anėtarėt e komuniteteve tė tjera si edhe qė janė ateistė?!
    Vota ime ishte PRO.
    Pershendetje Dalan, e kam theksuar vetem ata te komunitetit ortodoks per te shmangur keqinterpretimet dhe te mos ndihen keq ortodokset, pasi i kam vene re disa antare ortodokse ktu ne forum qe kembengulin se te vetmit qe duan nje kryepeshkop shqiptar jane pjesa jo-ortodokse. Thjesht per natyren e sondazhit, pa dashur qe te ofendoj antaret e tjere.

    Sondazhi ka te bej pikerisht me kete kembengulje te disa antareve, se nuk kemi te drejte ne qe nuk i perkasim pjese ortodokse te shprehemi per nacionalitetin e kryepeshkopit.

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Eshte teme jo e hapur ne vendin e duhur,
    Tema eshte hapur ne kete nenforum per arsye se une nuk i perkas komunitetit ortodoks dhe se po te hapej ne nenforumin ortodoks mund ishte justifikim qe sondazhi te mbyllej.


    Ne krye te KOASH-it mund te vihet cilido klerik qe ta meritoje, pavaresisht nese eshte ose jo shqiptar.
    Atehere pse nuk voton piken e 3-te e cila perfaqson kte mendim, nuk po te imponon njeri mendimin, mund te klikosh piken e 3-te, eshte mese demokratike.

    Sot per sot ne na intereson Kryepiskopi qe kemi neser ku i dihet.
    Pikerisht ky eshte dhe qellimi i sondazhit, te shikojme se sa e madhe eshte kjo pjesa qe ti thua "Ne"

    Pra, gjithcka behet ne interes te Kishes, jo te "pseudonacionalizmit".
    Ketu nuk ka asgje as per nacionalizem dhe as per racizem, diskutimet e kota per t'iu shmangur sondazhit jane pa vlere. Ti shpreh vullnetin tend dhe asnje nuk mund te imponoj ty menyren se si ndihesh, per kete eshte dhe pika e 3-te (neutrale).

    Prandaj them se ky sondazh nuk ka kuptim te behet.
    E tham pra zoteri, nese ty nuk te intereson nacionaliteti i kryepeshkopit, por kisha ne teresi, atehere mund te votosh piken e 3-te. Sondazhi eshte mese i qarte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 25-10-2010 mė 08:26

  5. #-15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    E tham pra zoteri, nese ty nuk te intereson nacionaliteti i kryepeshkopit, por kisha ne teresi, atehere mund te votosh piken e 3-te. Sondazhi eshte mese i qarte.
    Kjo nuk do te ishte e drejte, pasi kuptimi i kesaj pike eshte se s`me intereson, pra ketu votojne njerez indiferente ndaj besimit orthodhoks, ose te tjere qe nuk jane te ketij besimi, por mund te jene p.sh. ateiste, te moderuar, etj.
    Prandaj them se nuk eshte i drejte si sondazh se nuk perputhet qellimi per te cilin eshte hapur, me alternativat qe shtrohen.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #-14
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    per mua rendesi ka mos te fusi hundet ne punet e brendshme te shtetit.
    dmth.te beje punen e zotit

    te mesonte dhe pak shqip nuk do ishte keq

  7. #-13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    po po shqiptaret te besimit orthodoks kane njevoj per nje kryepeshkop shqiptar!

    Eshte turp i dheut qe shqiptaret vete kerkojn qe kryepeshkopi te jete grek apo serb!!!
    grekut duhet qe shqelmen e fundit te ipet ne kufi te shqipris!baje ****** nga shqiptaria!

  8. #-12
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    [QUOTE=morrison;2904288]
    Ps: Jane A lutur te marin pjese ne sondazh vetem antare te ketij komuniteti. Antare te komuniteteve myslymane dhe katolike te mos marrin pjese, si dhe ata qe jane ateist.

    QUOTE]
    Kėrkojė ndjesė, kėtė kriter e pashė mbasi kisha votuar.
    Gjithsesi nuk po jap asnjė opinion timin.

  9. #-11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tamam duhet te thuhet se k/peshkopi duhet te jete i lindur ne shtetin shqiptar dhe te kete nenshtetesine shqiptare, pavaresisht nga kombesia. Psh greket minoritare kane te drejta absolute per tu bere k/peshkope ne Shqiperi, sic kane vllehet, sllavet etj.

    Zgjedhja e nje personi nga vete vendi, behet per arsye praktike e jo doktrinore. Zgjidhet pra nje peshkop vendas, pavaresisht nga kombesia dhe perkatesia etnike, sepse duke qene vendas sigurohet te qenit kishe autoqefale, e qeverisur nga vete komuniteti vendas, POR JO se perkatesia etnike eshte nje element i domosdoshem doktrinor qe dallon njeren kishe nga tjetra.


    Por, duhej te ishte shtuar ne status se nqs kisha per shume arsye pushon se ekzistuari e afte per te qene autoqefale administrativisht, atehere i jepet e drejta kishes meme (k/pojes) per te nderhyre.

    Pra eshte e pakuptimte te besh nje ndarje preferencash se i cfare etnie duhet te jete k/peshkopi. Kush mbeshtetet ne etni per pasjen e nje peshkopi bie ne HEREZINE e denuar nga sinodi lokal i paktrikanes ekumenike ne 1872.
    Te mbeshteturit e nje peshkopi te lindur ne shtetin shqipttar dhe me nenshtetesi shqiptare, eshte i domosdoshem thjeshte si tregues i autoqefalise administrative se kishes. Asgje me shume.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 25-10-2010 mė 15:47

  10. #-10
    Me falni se votova per shqiptar para se ta lexoja shkrimin. Mbase do sihte me mire qe sondazhi te hapej te Forumi Ortodoks, qe te votojne vetem anetaret e atij kumuniteti.

  11. #-9
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kjo nuk do ishte e drejte, pasi kuptimi i kesaj pike eshte se s`me intereson, pra ketu votojne njerez indiferente ndaj besimit orthodhoks, ose te tjere qe nuk jane te ketij besimi, por mund te jene p.sh. ateiste, te moderuar, etj.
    Prandaj them se nuk eshte i drejte si sondazh se nuk perputhet qellimi per te cilin eshte hapur, me alternativat qe shtrohen.
    O Ilia ngele duke bere lojra fjalesh or burr i dheut. E kam theksuar qe ne fillim qe sondazhi eshte per besimtaret ortodokse. Pra nga ky kendveshtrim besimtari ortodoks qe voton piken "Nuk me itereson" do te thote se nuk i intereson nacionaliteti. Po ta kisha ditur qe do nxirrje kte arsye per t'u friguar votimit siqerisht qe do e kisha shkruajtur "nuk me intereson nacionaliteti", por e shkruajta shkurt sepse e kerkonte dhe vet sondazhi qe te mos vinim tekste te gjata, megjithate po ka mundesi ndonje admin piken e 3-te ta modifikoj ne " Nuk me intereson nacionaliteti".

    Por ti prap nuk ke per te votuar sepse e ke hallin tjeterkund, dhe jo vetem ti por asnje nga ju qe e mbroni me fanatizem Janullatosin, ma ha mendja nuk keni per te votuar. Sepse ky sondazh, kaq i thjesht dhe i sinqert, ju godet me ndershmeri juve qe pretendoni se te gjith ortodokset jane dakort qe Kryepeshkopi te jet grek dhe jo shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 25-10-2010 mė 16:17

  12. #-8
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Tamam duhet thuhet se k/peshkopi duhet te jete i lindur ne shtetin shqiptar dhe te kete nenshtetesine shqiptare, pavaresisht nga kombesia. Psh greket minoritare kane te drejta absolute per tu bere k/peshkope ne Shqiperi, sic kane vllehet, sllavet etj.

    Zgjedhja e nje personi nga vete vendi, behet per arsye praktike e jo doktrinore. Zgjidhet pra nje peshkop vendas, pavaresisht nga kombesia dhe perkatesia etnike, sepse duke qene vendas sigurohet te qenit kishe autoqefale, e qeverisur nga vete komuniteti vendas, POR JO se perkatesia etnike eshte nje element i domosdoshem doktrinor qe dallon njeren kishe nga tjetra.


    Por, duhej te ishte shtuar ne status se nqs kisha per shume arsye pushon se ekzistuari e afte per te qene autoqefale administrativisht, atehere i jepet e drejta kishes meme (k/pojes) per te nderhyre.

    Pra eshte e pakuptimte te besh nje ndarje preferencash se i cfare etnie duhet te jete k/peshkopi. Kush mbeshtetet ne etni per pasjen e nje peshkopi bie ne HEREZINE e denuar nga sinodi lokal i paktrikanes ekumenike ne 1872.
    Te mbeshteturit e nje peshkopi te lindur ne shtetin shqipttar dhe me nenshtetesi shqiptare, eshte i domosdoshem thjeshte si tregues i autoqefalise administrative se kishes. Asgje me shume.
    Sondazhi nuk eshte per te diskutuar se c'far duhet apo jo, por per besimtaret ortodoks ktu ne forum te shprehin se cila do ishte deshira e tyre pavarsisht rrethenave.

    S'behet llaf qe dhe grekofonet perderisa jetojne dhe kane lindur ne Shqiperi eshte mese normale qe te zgjidhen kryepeshkop, te pakten ata do dine te kryejne meshen dhe ne gjuhen e atdheut te tyre. Nejse te mos zgjatemi, dhe ti zotrote te njejtin problem me ilian ke qe nuk voton?

    Ne fund do na thoni qe nje pjese e madhe e perbere vetem prej 2-3 vetash nuk votoi fare keshtu qe sondazhi nuk vlen, e parashikoj qe tani se ndryshe nuk shjegohet ngurrimi juaj ( ti dhe Ilia ) per te votuar. Thjesht po spekulloni ne menyre propagandistike per te deshtuar sondazhi, por e keni gabim se nje pjese e ortodokseve deri me tani kane treguar te kunderten (hiq 3-4 antare te cilet kane votuar me nxitim pa lexuar qellimin e sondazhit).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga morrison : 25-10-2010 mė 16:21

  13. #-7
    Nuk me intereson, si shqiptar si grek apo cfardo qofte i sherben sponsorit gjeneral, i sherben antishqiptarizmit, i sherben atyre qe na kan luftuar dhe do na luftojn gjithmone, qofte grek, serb, turk
    Revolution 1848

  14. #-6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne jemi PRO nje Kryepeshkopi shqiptar, ashtu sic jemi PRO per nje Kryepeshkop Grek, Amerikan, Rus, Anglez apo cfaredo qofte.

    Perendise i qofte lavdia!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  15. #-5
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Te dashur forumista deri me tani rezultati i sondazhit tregon se disa antare ortodokse te furumit jane te lidhur shpirterisht me kishen dhe se per ata nuk perben ceshtje konflikti nacionaliteti i kryepeshkopit. Qenia e kryepeshkopit shqiptar eshte mese e pelqyeshme per ta sic do ishte cdo lloj nacionaliteti po prap i pelqyeshem per ta, dhe besoj se per kete meritojne respekt nga ana jone sepse tregojne se nuk e shikojne kishen nga ana politike apo nacionaliste.


    Per disa antare te tjere sic jane Ilia Spiro, Seminarist apo dhe ndonje tjeter qe "rastesisht" nuk e ka pare akoma sondazhin nuk eshte e pelqyesheme qenia e kryepeshkopit shqiptar (kte e vertetojne duke mos e dhene pelqimin per nje kryepeshkop shqiptar) sepse bie ndesh me politiken propagandistike qe ata ushtrojne ktu ne forum kundra se qenit nje kryepeshkopi shqiptar.

    Nga te 3-ja pikat, pika e 2-te faktikisht eshte e pa vlere, sepse nuk besoj se dikush do e votonte me ndergjegje. Rendesi per antaret ortodokse ka pika 1 dhe 3. Perkatesisht pelqimi per nje kryepeshkop shqiptar, duke e pare kishen te lidhur ngusht me kombin, dhe pelqimi i cdo lloj nacionaliteti i cili nuk perben pengese per besimtaret e vertete, sepse ky besimtar eshte i lidhur me kishen dhe me besimin e tij dhe e shikon kryepeshkopin si nje drejtues shpirteror i palidhur me ceshtje kombetare, politike etj.

    Pra shqetesimi juaj Ilia dhe Seminarist, apo dhe ndonje tjeter, nuk eshte pse kryepeshkopi te mos jete i huaj ( ne rastin tuaj grek), por se ai nuk duhet te jete shqiptar, perderisa ju nuk e keni dhen pelqimin tuaj, se ai do ishte i pelqyeshem edhe po te ishte shqiptar, me justifikime groteske se sondazhi eshte i padrejte, apo pse duhet te votoj ne kte sondazh etj...

    Per ju kisha nuk perfaqson nje udheheqes shpirteror sic perfaqson per pjesen me te madhe te shqiptareve ortodoks, por perfaqson qellime te tjera qe lene dyshime per qellime antishqiptare, perderisa nuk ju intereson nje kryepeshkop shqiptar. Ceshtja ktu nuk ka te bej me Janullatosin si figure (ai mund te jete i nderuar, sic mund te ishte dhe nje drejtues i nje nacionaliteti tjeter), por ka te bej me drejtimin e kishes qe te mos bie ne dore te drejtuesve shpirterore shqiptare... Pse..? Kete e dini vetem ju pseudo-antinacionalista qe ne te vertete jeni nacionalista te krahut te kundert kur akuzoni per nacionalista antaret e tjere te forumit.

    Ti Ilia ishe aq dyshues per piken e 3-te te cilen une e vura si pike shpetimi per ju qe pretendoni se kisha nuk eshte ceshtje kombetare, por shpirterore, dhe e refuzove duke treguar te anasjellten, qe kisha per ty ka karakter nacionalist. Njekosisht ke refuzuar dhe piken e pare qe i jep ngjyra kombetare, por shqiptare. Pra per ty, apo dhe ndonje tjeter qe preferon te hesht, nuk ka vlere as ajo e lidhur ngusht me nocionin fe dhe komb (shqiptar) bashke dhe as ajo e lidhur ngusht thjesh shpirterisht me besimin. Se c'far ka rendesi per ty...? Kjo mund te kuptohet leht nga te gjith antaret e tjere...

    Epirotas Gjak Shqiptari

  16. #-4
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Hahaha votova gabimisht kundra. Sigurisht jam pro!!
    S'jam ortodoks, por jam shqiptar, te paret i kam patur me siguri ortodokse. Ndaj flas pak edhe ne emer te tyre.

  17. #-3
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Meqe e keni nisur fushate patriotizmi t`ju bej nje pyetje:

    Zere se Janullatosi dha doreheqje ose ra nga krevati dhe theu qafen...shkoi prane fronit te Perendise....se Ferrit.

    E zeme se ndodhi mrekullia tjeter dhe u zgjodh k/peshkop Joani i Korces.
    Mesa di une ky eshte shqiptar, si origjine.
    Do lumturoheshit qe ciraku "shqiptar" i zuri vendin ustait grek, kur do vazhdoje ne te njejten linje, bile edhe me te kamufluar (sepse eshte "shqiptar")?
    Po sikur Joani te shenjteronte Janullatosin (qe ka shume te ngjare te ndodhe)?
    Cfare do iu ngelej te thoshit?
    Do dilnin keta bukuroshet janullatiste dhe do iu thoshnin "E deshet shqiptar, ja ku e keni. Rrini si m.... nashti." (me mire t`ua them une tani se t`ua thone ata neser).

    Sulmet kunder Janullatosit (si individ)jane me nder...pordhe ne benevreke...sic thoshte Majakovski.

    Problemi eshte greqizimi i Kishes, dhe sigurisht qe Janullatosi ka patur rol kryesor, por kjo s`dmth qe po iku Janullatosi iku greqizimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 27-10-2010 mė 05:41
    -

  18. #-2
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    le te greqizohet kisha, shteti shqiptar eshte laik. rendesi ka qe prifti dhe hoxha ne shqiperi nuk kane aspak autoritet.
    rendesi ka qe ortodoksit shqiptare mos te jene kundra shqiptareve te tjere se perndryshe do kete perplasje si ne Liban apo Bosnje.

  19. #-1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Per ju kisha nuk perfaqson nje udheheqes shpirteror sic perfaqson per pjesen me te madhe te shqiptareve ortodoks, por perfaqson qellime te tjera qe lene dyshime per qellime antishqiptare, perderisa nuk ju intereson nje kryepeshkop shqiptar. Ceshtja ktu nuk ka te bej me Janullatosin si figure (ai mund te jete i nderuar, sic mund te ishte dhe nje drejtues i nje nacionaliteti tjeter), por ka te bej me drejtimin e kishes qe te mos bie ne dore te drejtuesve shpirterore shqiptare... Pse..? Kete e dini vetem ju pseudo-antinacionalista qe ne te vertete jeni nacionalista te krahut te kundert kur akuzoni per nacionalista antaret e tjere te forumit.
    O Epirot, deduksioni yt nuk me rezulton i sakte. Kjo nuk eshte faji im, por sondazhi qe ke hapur ti eshte deri diku provokativ. Se pari, po te isha i prere ne mendimin tim se nuk do te doja qe Kryepiskopi te ishte ne asnje menyre shqiptar, une do te kisha votuar piken 2.
    Shfaqja e mendimit tim nuk mund te behet, sepse ti ne menyre provokative ke futur piken 3, "nuk me intereson" dhe kjo mund te interpretohet sikur mua nuk me intereson ēeshtja e Kryepiskopit, pra jam indiferent ndaj tij dhe ndaj Kishes ne pergjithesi. Une kete nuk mund ta deklaroj. Keto jane gabimet e tua dhe jo te miat, por nuk e besoj se jane te rastesishme.
    Duaje te afermin tend si veten

  20. #0
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Sic kane myslimanet udheheqes shqiptar, sic kane katoliket udheheqes shqiptar, edhe orthodhokset mendoj qe duhet te kene nje udheheqes shqiptar.

    Udheheqesi i nje grupi besimtaresh duhet se paku te jete i te njejtes kombesi sic jane dhe besimtaret. Ky greku punon per interesa te Greqise - dhe Greqia (sic e dime te gjithe) s'na do neve shqiptareve. Sikur kryepeshkopi i orthodhokseve te ishte shqiptar do ishte shume me mire.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •