Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    ...............Kur nenkryetari i KLD flet per kushtetuten si ligjin themeltar qe sjell korruptim serioz te institucioneve keto te fundit sherbejne ne dobi te funksionimit te normave ligjore tek njerezit e veshur me pushtet ose jo dhe edhe megjithese nenkryetari iKLD shprehet ne menyre jopolitike se kushtetuta e 98 do te thote centralizim te pushtetit,imagjinoni edhe rolin e institucionit te sherbimit sekret qe eshte jo vetem i politizuar por ne shume raste eshte pasiv ndaj qellimeve kombetare por gjithashtu cenon edhe integritetin e ardhmerise se gjeneratave te reja shqiptare. Insitucioni i sherbimit sekret ne fakt duhej te punonte ne drejtimin dhe venien ne binare te politikes[jo nepermjet menyrave me skrupuloze qe ndoqi diktatura], insituticioneve shqiptare por me shume duhej ti sherbente legjitimitetit te demokracise shqiptare sepse nderhyrja e paskrupullt e sherbimeve te tjera sekrete ne territorin shqiptar deformon demokracine shqiptare dhe realizon nje sundim ne vizionin shqiptar...................

    Keto dy gjera qe permenda pak me lart nuk permendi ne intervisten e tij uroj te pare zoti Kreshnik Spahiu

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Sikur te funksjononte,gjerat do kishin ndryshuar?.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Sikur te funksjononte,gjerat do kishin ndryshuar?.
    Ti a po i lexon intervistat dhe artikujt me komente ne fillim te artikujve apo thjesht i bjen shkurt

    Mer rastin e piramides e cila ne fakt nepermjet nje referendumi nga shoqeria civile do te testonte dhe vlerat e perfituara keto 20vjet tranzicion.
    Nuk ka njeri te pakorruptuar dhe ata qe i thone vetes se kane shkollen e larte te marre ne keto vite tranzicioni nuk ja kane iden jo vetem kushtetutes por as referendumit,ndryshe shoqeria shqiptare do fliste sot ndryshe

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Citim Postuar mė parė nga gjethplepi Lexo Postimin
    Ti a po i lexon intervistat dhe artikujt me komente ne fillim te artikujve apo thjesht i bjen shkurt

    Mer rastin e piramides e cila ne fakt nepermjet nje referendumi nga shoqeria civile do te testonte dhe vlerat e perfituara keto 20vjet tranzicion.
    Nuk ka njeri te pakorruptuar dhe ata qe i thone vetes se kane shkollen e larte te marre ne keto vite tranzicioni nuk ja kane iden jo vetem kushtetutes por as referendumit,ndryshe shoqeria shqiptare do fliste sot ndryshe
    "Thuaj,a ja vlen ta lexoj?"
    Keto 20 vjet nuk jan tranzicon,jane 20 vjet trashgim.....I po atyre personave,qe ndruan vetem sistemin e votimit.....(e vleften e lekut).
    Ligji o kushtetuta eshte vetem nje "mjet",jane njerezit;qe i japin moral,vertetesi,e drejtesi.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    As ti Serafim e as kryetari i forumit nuk i lexoni pershkrimin ne brendesi te temes me llojshmerine e saj.

    Albo doli me teme me vete per heqjen e imunitetit te deputeteve sapo lexoj kete teme dhe ai sondazh qe ka vene ne hyrje te forumit ishte aq manipulues sa jane deshte disa te tjere ta ndihmojne te ndryshoje formen e sondazhit.

    Kushtetuta shqiptare eshte teme e shtypit te dites dhe jo problematike shqiptare...............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 10-11-2010 mė 01:49

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    ....................moj Blerina e gazetes tema a nuk e din Jozefina Topalli se eshte kjo kushtetute e adoptuar nga italianet dhe me firme te Skender Gjinushit ne fund te hartimit te kushtetutes qe mbron klanet me te rrezikshme shqiptare ishkomuniste, ppshiste,socialiste qe sa ishte Fatos Nano ne pushtet me zvministra drejtoi qeverine e vet e tash opozites po me kete kushtetute i ka dhene rruge jashte parlamentit kryetari i saj.
    Mir ja ben qe nuk pyet fare po kjo eshte femer e eshte e vetme ne kryenecesine e saj.............


    Jozefina Topalli, si nuk drejtohet njė Kuvend

    Nga Blerina Gjoka

    Pėr herė tė parė nė njė progres-raport tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė, nė kritikat qė i bėhen institucioneve, pėrmendet me emėr dhe kritikohet, tė paktėn nė njė paragraf tė plotė, njė titullar institucioni. Zakonisht zyrtarėt evropianė ruajnė njė lloj etike dhe gjuhe diplomatike nė kritikat e tyre, duke u rezervuar nė emrat konkretė e duke ecur gjithmonė me motivin “kėmbanat bien pėr ata qė kanė veshė”. Por, nė raportin e sė martės, ata s’janė mjaftuar me tam-tam-et e daulles kur kanė kritikuar funksionimin e Kuvendit tė Shqipėrisė, por kanė etiketuar Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli si problemin kryesor tė kėtij institucioni deri nė konstatimin se ėshtė shkelur Kushtetuta e vendit nga drejtimi i saj. Komisioni Evropian ka parė nga rekordet e punės sė zonjės Topalli njė shembull konkret se si nuk duhet drejtuar njė parlament i njė vendi demokratik. Nga raporti, i shkruar e zezė mbi tė bardhė dhe me njė gjuhė qė Zonja Topalli e flet mirė, kuptohet se Kuvendi i Shqipėrisė kėtyre zotėrinjve evropianė vetėm si njė Kuvend nuk u ngjan. Nė kėtė Kuvend qė e drejton prej 5 vitesh nėnkryetarja e PD-sė, nuk ka kontroll mbi ekzekutivin, axhenda e punės vendoset nga kryetarja dhe jo nga forumi i zgjedhur pėr kėtė punė, prodhon ligje me standard tė ulėt, qė rrėzohen mė pas nga Gjykata Kushtetuese, dhe ajo qė ėshtė mė e rėnda shkelet Kushtetuta e vendit. Me pak fjalė, pėrfytyrimi qė Brukseli ka pėr Kuvendin e njė republike parlamentare si kjo e jona, ėshtė si njė kuvend privat apo njė biznes personal i Jozefina Topallit. Citojmė konkretisht: “Pozicioni i kryetares sė parlamentit ėshtė keqpėrdorur, nė veēanti duke ushtruar influencė disproporcionale nė vendosjen e njė agjende legjislative afat-shkurtėr, ndryshe nga vendimet e pėrbashkėta tė konferencės sė kryetarėve. - Politizimi i administratės sė parlamentit dhe stafit tė ekspertėve ėshtė i dėmshėm pėr organizimin e pėrgjithshėm tė aktiviteteve. - Pavarėsisht parashikimeve kushtetuese, ka mungesė tė kontrollit efektiv tė parlamentit mbi ekzekutivin dhe parlamenti nuk funksionon si njė organ i pavarur. - Cilėsia e ligjeve tė kaluara nuk ka qenė gjithmonė e njė standardi tė pėrshtatshėm”.

    Njė ditė pas publikimit tė raportit, Topalli nuk shfaqi asnjė shenjė se e kishte lexuar atė, por nė tė kundėrt i paraqiti Drejtorit pėr Zgjerim pėr Ballkanin Perėndimor nė KE, z. Pierre Mirel, statistika tė ligjeve e konventave qė janė kaluar pa praninė e opozitės. “Pavarėsisht nga sfidat qė ka pasur Kuvendi dhe nga vėshtirėsitė e krijuara nga bojkoti, me durim dhe vullnet tė palėkundur bashkė me shumicėn e deputetėve, ėshtė arritur qė gjatė njė viti tė miratohen 300 ligje, vendime dhe rezoluta, tė cilat kanė bėrė tė mundur qė 27 vendet anėtare tė Bashkimit Evropian tė vendosin nė mėnyrė unanime, heqjen e vizave pėr shqiptarėt,” tha Topalli.

    Topalli ėshtė njė nga figurat kryesore tė partisė nė pushtet, PD-sė. Ajo i ka rezistuar dy herė mocioneve tė opozitės nė mandatin e saj tė parė, momente qė i dhanė mė shumė dėshirė pėr t’u shfaqur si njė personazh i fortė i mazhorancės. Gjatė qėndrimit nė krye tė Kuvendit i vuri vetes detyrė qė tė mos mbyllet nė zyrė dhe tė presė seancėn e radhės, por ta pėrdorė kėtė post si njė mėnyrė pėr tė promovuar veten nė arenėn politike nė vend dhe atė ndėrkombėtare. Ajo shpiku termin “diplomaci parlamentare” pėr tė justifikuar nė fakt rolin qė mori si njė ministre e Jashtme me vizita jashtė vendit e takime pa fund me personalitete ndėrkombėtare, ku fliste pėr pavarėsinė e Kosovės dhe integrimin e vendit nė BE. Mund tė jetė kryeparlamentarja qė ka udhėtuar mė shumė jashtė shtetit, duke ia kaluar pa frike jo vetėm ministrit tė Jashtėm, por dhe kryeministrit, me tė cilin pėr hir tė sė vėrtetės shfaq marrėdhėnie shumė tė mira. E njėjta gjė s’mund tė thuhet dhe pėr marrėdhėniet e saj me presidentin e Republikės, Bamir Topi, me tė cilin ndante divergjenca qėkur ishin nė njė parti, ndėrsa tani nuk kanė fare komunikim si dy nga zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit. Brenda partisė, ku ėshtė numri dy pėr nga hierarkia strukturore, ka ndikim nė vendimmarrje tė rėndėsishme dhe pse ato janė nė njė linjė me dėshirėn e kryetarit Berisha. Asaj i atribuohet “spastrimi” i partisė nga njerėzit e Topit, tė cilėt nuk u kandiduan pėr deputetė nė vitin 2009, apo nė “ndėshkimin” e kritizerėve nė mėnyrė tė hapur pa kokėēarje pėr pasojat, siē ishte rasti i shkarkimit tė Aleksandėr Biberajt nga detyra qė mbante nė Kėshillin e Evropės. Ardhja e tė rinjve pranė PD-sė nė vitin 2005 dhe katapultimi i tyre nė poste tė larta partiake dhe ekzekutive ka shfaqur herė pas herė shenja ankthi tek “gruaja e hekurt” e PD-sė dhe siē flitet rėndom nė korridoret e kėsaj partie ajo i ka parė ata si rrezik permanent pėr tė ardhmen e saj nė krye tė partisė, veēanėrisht Lulėzim Bashėn, i cili vazhdon tė jetė qė prej 2005-ės kanakari i Berishės.

    Jozefina Topallit i pėlqen shumė tė flasė pėr Evropėn dhe nė gjuhėn e saj mbizotėron teza e integrimit tė Shqipėrisė nė Evropė, qė rėndom ajo e quan ėndrra mė e madhe e Shqiptarėve, ambicia mė sfiduese e mazhorancės, etj, por nė kėtė moment do tė ishte e nevojshme ndoshta pėr karrierėn e saj politike qė lexonte atė ēfarė Evropa thotė pėr Topallin dhe punėn e saj.

  7. #27
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kthehemi tek tema ...
    Kushtetuta e 98-s nuk funksionon per shqiptaret. Sjell edhe kriza institucionale
    12 vjet kane kaluar nga ajo kushtetute, dhe nuk ka shenja krizash institucionale - kur vjen puna per te anashkaluar kushtetuten, salis dhe edver bien dakord, ashtu siē bene per kodin e zgjedhjeve te 2009.

    mund te kete ferkime, brrylime, etj - te gjitha ndodhin brenda maxhorances - dhe prap kushtetuta funksionon; opozita me shume jasht parlamentit - maxhoranca me pushtetet jane ne rregull; ekzekutivi (kryeministri e presidenti) jane ne krye te detyres - presidenti i ben fresk ligjeve qe sjell kuvendi, ndersa kryeministri mban here pas here fjalime programatike para grupit parlamentar, ashtu edhe para ministrave; kuvendi eshte me veprimtari te bollshme - kryetarja zbaton me laps ne dore detyrat qe dalin prej fjalimeve programatike; gjyqesori eshte ne vendin e tij, duke patur parasysh te nise dhenien e drejtesise te pa-anshme me ane te nje vizite pune ne zyren e kryeministrit ...

    dhe pretendohet se ka kriza institucionale ... me sa ka pasur kriza institucionale ne kohe te shokit enver, aq edhe tani ka kriza institucionale ... pavarsisht se ēfare kushtetute eshte ne fuqi, ajo e vitit 1976, e 1991, apo 1997 ...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    JUBILEU I HARRUAR I KUSHTETUTĖS SĖ PĖRDHUNUAR

    Nga Andrea Stefani

    Pak ditė mė parė, nė sallėn e vogėl tė njė hoteli u mblodhėn njė grusht juristėsh nga mė tė shquarit nė vend. Pėrkujtohej pėrvjetori i 12-tė i Kushtetutės sė Republikės. Ndihej mungesa e politikanėve dhe prezenca shumė e pakėt e medias. Botėn e politikės e pėrfaqėsonte vetėm republikani Sabri Godo, njeri prej hartuesve tė Kushtetutės. Indiferenca kuptohet. Fajtorėt nuk kanė dėshirė tė pėrballen me njė viktimė qė akuzon, ndėrsa pėr median, pėrgjithėsisht tė cektė, hallet e dokumentit themeltar tė shtetit nuk pėrbėjnė lajm. E megjithatė, nė atė konferencė modeste u thanė gjėra me shumė rėndėsi pėr demokracinė dhe tė ardhmen e saj nė Shqipėri. Dhe mbi tė gjitha, u vu re se juristėt dhe konstitucionalistėt u shprehėn me kritika pėr ndryshimet e Kushtetutės tė realizuara pa transparencė dhe arbitrarisht nė prill tė vitit 2008. Edhe pse ato ndryshime u shpallėn nga dy partitė e mėdha si reformė historike. Edhe pse u pagėzuan tė tilla edhe nga “ndėrkombėtarėt”. Sot, 2 vjet pas asaj masakre nė trupin e Kushtetutės, mendimi kushtetues shqiptar shfaqet kundėr veprės sė politikės. Dhe, ky ėshtė njė konflikt serioz pėr kėdo qė ka pėr aspiratė shtetin e sė drejtės dhe jo shtetin e partisė apo tė qeverisė. Por, ėshtė edhe vetė koha ajo qė po i jep tė drejtė tė gjithė atyre qė kundėrshtuan ndryshimet e Kushtetutės. Sepse, ashtu sikundėr parathanė ata, reformimi i Kushtetutės nuk solli stabilitetin e premtuar, po krizėn mė tė rėndė dhe mė tė stėrzgjatur politike tė tranzicionit.

    * * *

    “Po pse more e demonizoni kėshtu, ne po heqim nenin e ndjellakrizės”, – i drejtohej Kryeministri Berisha deputetėve natėn e asaj seance, qė u cilėsua nga kritikėt deri edhe puē ndaj Kushtetutės. I butė si njė qengj, Berisha po tentonte tė thėthinte atė qė s’e kafshonte dot si ujk. Dhe, ja arriti. Tashmė ai mund ta zgjedhė Presidentin e ardhshėm tė Republikės dhe kryetarin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, edhe me 71 vota. Ekuilibrat mes pushteteve do rrėnohen, ndėrsa kufijtė mes tyre do zbehen deri nė zhdukje. Rreziku i kalimit nga drejtimi demokratiko-liberal me ndarje pushtetesh nė atė autokratik, nga njė dorė qė bashkon tė gjitha pushtetet nė grushtin e saj, ėshtė mė iminent se kurrė. Ky ėshtė njė ndėr alarmet qė ngritėn nė atė grumbullim modest nė numėr, por mjaft vizionar, juristėt e shquar Traja, Omari, Abdiu, Kondi, Jaho, Sadushi. Kjo ėshtė arsyeja qė politikani Godo, duke shprehur keqardhjen qė politika e trajtoi Kushtetutėn si njė fletore bakalli, shtroi edhe nevojėn e njė rishikimi tė saj. Por, tashmė jo pėr tė kėnaqur epshet e ēastit tė politikės, por pėr tė rivendosur ato ekuilibra tė prishur pėr shkak tė epsheve tė ēastit tė politikės.

    * * *

    Kushtetuta ishte ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė t’i detyronte apo edukonte politikanėt konfliktualė shqiptarė tė arrinin konsensus, qė t’i pengonte politikanėt autoritaristė shqiptarė tė ngopnin gjakimet e tyre pėr pushtet absolut, qė tė mbronte pavarėsinė e prokurorisė dhe gjykatave nga kontrolli autokratik i qeverisė. Ajo ishte hartuar europianisht, qė ta vinte Kryeministrin nėn kontrollin e Parlamentit dhe jo Parlamentin nėn kontrollin e Kryeministrit duke e degjeneruar thuajse nė njė departament tė qeverisė, sikundėr kritikoi me tė drejtė edhe ambasadorja e Britanisė ditėt e fundit. Kushtetuta ishte shkruar nė mėnyrė tė tillė qė tė pengonte tiraninė e shumicės mbi pakicėn. Dhe pėr 18 vjet, pavarėsisht sulmeve tė paprera tė autoritarizmit berishist, por edhe nanonist, Kushtetuta ja arriti t’i mbrojė parimet dhe kufijtė qė janė vitale pėr demokracinė dhe lirinė e njė shoqėrie. Ajo u bė njė armė e efektshme ligjore e tė gjithė atyre vullneteve politike dhe institucionale qė u pėrballėn me autokratizmin. Kushtetuta doli nė mbėshtetje tė Presidentėve qė refuzuan t’i nėnshtrohen diktatit kryeministror, gjykatave, prokurorėve, opozitave, shoqėrisė civile, mediave. Pa Kushtetutėn sot beteja me autokratizmin autoritar qė kėmbėngul nėn qeverisjen PD-LSI, do tė ishte e humbur me kohė. Dhe po ashtu, edhe shpresa e integrimit tė Shqipėrisė me Europėn.

    * * *

    Por, sot Kushtetuta nuk e ka mė atė forcė qė i falėn 12 vjet mė parė hartuesit e saj. Jo pak prej tyre tashmė janė nė anėn e pushtetit autoritarist, kundėr frymės sė Kushtetutės qė vetė hartuan. Natėn e 12 prillit 2008 forcat autoritariste tė politikės ndryshuan themelet e shtetit. Republika Parlamentare u shndėrrua nė njė Republikė Kryeministrore. Njė republikė e tipit autokratik, qė Ilir Meta dhe LSI-ja i kritikuan me tė drejtė nė atė kohė, por qė sot po e mbrojnė me po aq padrejtėsi. Pasojat e hidhura tė atyre amendimeve qė ja pėrshtatėn Kushtetutėn epsheve tė politikės pėr pushtet pa limit, janė shfaqur te kriza e gjatė qė ka bllokuar integrimin. Sali Berishės nuk i doli fjala se ishte njė nen i Kushtetutės ai qė ndillte krizėn. Pas ndryshimeve tė Kushtetutės nuk erdhi stabiliteti i premtuar. Pse? Sepse, rrėnja e krizave nė kėto 20 vjet nė Shqipėri nuk ka qenė asnjė nen i Kushtetutės, por vetė epshi i panginjshėm i Berishės pėr pushtet absolut. Pėr shkak tė amendimeve, sot prokuroria ėshtė mė e dobėt pėrballė korrupsionit dhe presioneve tė pushtetit. Akoma mė i dobėt do tė jetė edhe gjyqėsori kur Berisha tė zgjedhė si President Republike njė nga beniaminėt e vet. Opozita e majtė duket se po e kupton mė nė fund hatanė qė ka bėrė nė konsensusin historik me autoritaristin Berisha. Sepse, ky i fundit nuk do tė ishte aq arrogant sot, sikur afrimi i momentit pėr zgjedhjen e Presidentit ta kėrcėnonte me zgjedhje tė parakohshme parlamentare. Nuk do tė ishte kaq arrogant nėse do tė ishte i kėrcėnuar realisht nga mocione qė opozita ka mė pak shanse t’i kurorėzojė me sukses, pėr shkak tė po atyre ndryshimeve tė Kushtetutės. Megjithatė, e quan si mė oportune qė tė heshtė pėr fajet e saj. I duket se tė pranosh njė gabim tė rėndė nuk ėshtė realpolitikė. Por, ėshtė krejt e kundėrta. Presidenti Obama nuk ėshtė njė politikan jorealist. E megjithatė, ai ka pranuar disa herė publikisht dhe modestish gabimet e tij. Tė pranosh publikisht gabimin e bėrė nė 21 prill ėshtė, pėrveē tė tjerash, njė taktikė e mirė politike. Sepse, do tė thotė t’i heqėsh autokratit Berisha njė avantazh pėr tė vazhduar edhe mė tej nė strategjinė e tij pėr kapjen edhe mė tė thellė tė shtetit, duke pasur nė anėn e tij Kushtetutėn. Amendimet e Kushtetutės e kanė bėrė mė tė aftė Berishėn tė realizojė ambiciet e tij autokratike. Prandaj, ato na kujtojnė “Aktin e Aftėsimit Ligjor” qė ju ofrua verbėrisht nga Bundestagu gjerman Adolf Hitlerit, pa e kuptuar se Fyhreri do ta pėrdorte atė “Akt” pėr tė zhdukur Bundestagun dhe demokracinė. Prandaj, tė pranosh atė gabim tė rėndė do thotė tė ribashkohesh me kauzėn e liberalizmit-kushtetues, me akuzėn e lirisė, tė kėrcėnuar seriozisht nga gjymtimi qė i ėshtė bėrė Kushtetutės. Opozita e majtė ja ka borxh lirisė sė shqiptarėve korrigjimin e atij qė u quajt njė kompromis historik, por qė nė fakt do tė mbetet i shėnuar si njė gabim historik. Prandaj do tė ishte njė tjetėr faj i saj, sikur alarmet e konstitucionalistėve dhe juristėve apo edhe sugjerimet pėr njė rishikim korrektues tė Kushtetutės, por tashmė transparent dhe tė mbarėdiskutuar nė publik, t’i gjenin veshėt e saj tė zėna nga dylli i luftės pėr pushtet.

    gazeta shqip

  9. #29
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Madison, burre shteti i hershem dhe konstitucionalist i njohur amerikan, eshte shprehur diku per kushtetuten se "Teksti nuk duhet ndare prej kontekstit historik; nese e ndani, Kushtetuten do ta shperdoroni dhe permbysni, e cila do te jape per rezultat nje forme te shtremberuar, te bastarduar qeverisje jo te ligjshme."

    Ne kete veshtrim, kushtetuta e '98 paraqitet me shume si nje reagim ndaj vitit te mbrapshte '97 se sa nje veshtrim pertej aktualitetit.

    Per me teper, nje kushtetute e qendrueshme kerkon nje afirmim popullor, pra jo vetem nje perqindje te caktuar ne parlament, i cili gjithmone ndodhet ne diktatin e lidereve (deri tani te deshtuar) partiako-pushtetare.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •