Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime

    Kushtetuta e 98-s nuk funksionon per shqiptaret. Sjell edhe kriza institucionale

    Shqiptaret e thjeshte qe jetojne ne Shqiperi nuk e ndiejne peshen e krizave qe sjell kushtetuta e vitit 1998 por fjala vjen po marr vetem nje rast kur keta shqiptare ndiejne se vota e tyre ndryshon shume aspekte ne kushtetute, hartuesit e saj Sabri Godo, Arben Imami, Skender Gjinushi e co i kane hequr te drejten popullit me hartimin e kesaj kushtetute per referendume me ane te nenit 150-151.

    Per me shume lexoni intervisten e nenkryetarit te KLD zotit Kreshnik
    Spahiu


    Te ndryshojme Kushtetuten e shekullit te kaluar

    Nga Kreshnik Spahiu

    Ndonese kane kaluar vetem 12 vjet nga miratimi i ligjit themeltar te shtetit, inkoherenca dhe problematikat e kane zhvleftesuar ate si te ishte nje shekull me pare. Krenaria dhe pamfleti i reklamuar si manifesti i se ardhmes se shqiptareve eshte bere disa here objekt ndryshimesh dhe debatesh politike. Per 12 vjet rresht shume dispozita te kesaj kushtetute kane krijuar kriza institucionale. Menjehere me zgjedhjet problematike te vitit 1997 interesi i qeverise se re u fokusua ne hartimin dhe miratimin sa me te shpejte te nje projekti te ri kushtetues i cili u pasua me debate te ashpra politike, pa konsensusin e opozites se atehershme si dhe mos marrjen pjese ne referendum te elektoratit te djathte. Projekt kushtetuta u kompozua nen trysnine e rrethanave dhe krizave politike dhe pas nje analize disa vjecare manifeston qarte synimin e atehershem dhe mbrojtjen e interesave politike te ish kryeministrit Nano dhe ish presidenti Meidani dy ish lidere te se njejtit kamp politik. Ky dualizem apo "diversitet" institucional u reflektua edhe ne kushtetute duke miksuar dhe alternuar nje perzierje te pakuptimte te vete sistemit politik parlamentar nepermjet infiltrimit te kompetencave gjysme presidenciale. E gjithe kjo fryme thellesisht politike reflektohej ne ligjin themeltare te shtetit a thua sikur Nano dhe Meidani do te ishin te perjetshem ne funksionet e tyre. Te berit ligje dhe akte nenligjore ne favor apo disfavor te drejtuesve te institucioneve eshte nje fenomen i njohur ne vendin tone por miratimi i nje kushtetute me optike te shkurter ishte me pasoja per te ardhmen e shtetit juridik ne vend. Pas 12 vitesh bashkejetese me normat e kushtetutes se 98 mund te dyshojme se hartuesit e kanuneve ne Shqiperi kane qene me largpames, me te drejte, me me integritet, me te pavarur dhe pa synime personale kur kane hartuar normat kanunore se sa lideret politik qe hartuan kushtetuten e vitit 98. Kanuni mbijetoj ne shkuj ndersa kushtetuta vec nje dekade dhe brenda se ciles ajo ka prodhuar disa kriza. Diferenca ne kualitetin e tyre eshte e pa krahasueshme per shkak te ekzistences dhe mos ekzistences se qellimeve politike te hartuesve. Ne Shqiperi zhvillohen prej vitesh debate nese ligji apo moszbatimi i ligjit eshte sfida e kohes. Ne rastin e Kushtetutes jane te dyja ceshtjet. Mungesa e vullnetit politik shpesh shfrytezon hapesirat dhe normat per te krijuar kriza dhe vakuume institucionale. Avokati i popullit
    Per te qene sa me bindes ne kete analize po e fillojme nga praktika e fundit e mos zgjedhjes se avokatit te popullit ku prej disa kohesh ky institucion kushtetues ka vakuumin e vendit vakant te titullarit dhe nuk plotesohet per shkak se kerkohen 84 vota ne kuvend apo 3/5 e deputeteve.
    Procesi Ligjvenes Nje sere ligjesh organike apo Kode nuk miratohen duke paralizuar drejtperdrejte reformen ne sistemin e drejtesise. Gjykatat administrative nuk krijohen dhe vendi po humbet miliona dollar donacione nga programi i sfidave te mileniumit per mos venie ne funksionim te ketyre gjykatave. Projekt ligji mbahet 2 vjet I pezulluar per shkak te mos dhenies konsensusit nga opozita. Projektligje te domosdoshem per funksionimin dhe organizimin e institucioneve nuk miratohen per shkak te kerkesave kushtetuese te nje votimi te cilesuar duke fillua nga projektligji "Per funksionimin dhe organizimin e Keshillit te Larte te drejtesise", projektligjin "per gjykaten e Larte", "Ministrine e Drejtesise", per "Administraten gjyqesore", per " organizimin dhe funksionimin e Konferences Gjyqesore", per "administrimin e buxhetit gjyqesore", per disa ndryshime ne Kodin e procedures Penale dhe Civile, Kodin Penal....etj. Se fundmi nje sere institucionesh si Avokati i Popullit, Komisioni i sherbimit civil, konferenca gjyqesore, Keshilli i Larte i Drejtesise, Sherbimi Informative Shteteror jane futur ne nje rreth vicioz dhe ne pengesa reale ku me shume e ku me pak analoge me disa institucione te tjera kushtetues qe sipas nje kronologjie kohore do perpiqem qe ne pafundesine e tyre te vazhdoj ti rendis.
    Gjykata Kushtetuese Gjykata kushtetuese si garant i respektimit te Kushtetutes e cila ben dhe interpretimin e saj ka perjetuar nje zinxhir krizash dhe problematikash te hidhura pas "eres se kushtetutes se re". Themelimi i saj pas " eres se re" filloj me nxjerrje te dhunshme policore nga ambientet e godines se ish kreut te kesaj gjykate Prof. dok. Rustem Gjata njerit prej zerave me te njohur dhe akademikeve te mire njohur te se drejtes. Zgjedhja e gjyqtareve te rinj te asaj gjykata u be shpesh mbi kritere te forta politike dhe duke injoruar standardet kushtetuese dhe profesionale te kandidateve. Me pas kjo gjykate u perfshi ne nje proces shqyrtimesh dhe kerkesash te pafundme te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2001 te cilat u konsideruan masivisht nga nderkombetaret si te manipuluara por qe ne disa aspekte perfshine dhe eklipsuan gjykaten Kushtetuese e cila pesoj nje krisje te rende te besimit deri ne ate nivel sa konsensusi politik krijoj kolegjet zgjedhore disa trupa me gjyqtare nga nivelet e tjera "cuditerisht" por te detyrueshme per shkak te humbjes se besimit dhe impaktit negativ qe u krijua nga ceshtjet e gjykuara per disa mandate deputetesh. Sipas kushtetutes perberja e Gjykates Kushtetuese duhet te perseritet cdo 3 vjet ne nje te treten e saj por nje parim i tille nuk u respektua. Ende debatet vazhdojne ne perzgjedhje, procedure, proces dhe zevendesimin e gjyqtareve te rinj te gjykates kushtetuese dhe prej nje viti kjo eshte krye lajm i mediave ne vend.
    Gjykata e Larte Gjykata e Larte ne te gjithe periudhat u konceptua pergjithesisht si nje gjykate politike duke prishur cdo lloj balance te sistemit gjyqesor dhe duke tejkaluar edhe standardet me minimale te funksionimit te shtetit ligjor. Ne 80% te perberjes se saj ajo u krijua dhe u dominua nga jurist jashte sistemit te karrieres duke i lene vetem nje perqindje ne pakice ish gjyqtareve. Debati ende vazhdon duke krijuar edhe ne kete proces vakuumin kushtetues dhe antagonizmat institucional mes Presidentit, shumices parlamentare dhe opozites. Perpjekjet vazhdojne ne permiresim te procesit qofte nga ana e presidentit ne perzgjedhjen apo qofte nga ana e Kuvendit ne krijimin e mekanizmave transparent nepermjet seancave degjimore per te skanuar ata qe do te mandatohen per 9 vjet ne krye te sistemit. Te gjitha jane te domosdoshme dhe shpesh rikthehemi ende ku ishim. Ne proces shmanget debati i perzgjedhjes mbi standardin profesional pasi qartazi Kushtetuta e 98 krijoj frymen e ndertimit politik dhe jashte karriere te kesaj gjykate. Sa do te perpiqen aktoret politik te permiresojne procedurat do te jemi edhe pas 20 vitesh ne te njejten situate nese ne nuk zgjedhim nje model te ri si ne France, Spanje, Portugali etj.
    Keshilli i Larte i Drejtesise Keshilli i Larte i Drejtesise ne keto 12 vjet eshte perfshire dha ka qene i kontestueshem per probleme te pafundme kushtetuese dhe te shkaktuara nga ligji themeltar i 98. Problemet kushtetuese te Keshillit te Larte te Drejtesise u konstatuan qofte ne organizim, funksionim por dhe ne perberje. Keshilli i Larte i Drejtesise u perfshi prej disa kohesh ne debatet politike te perzgjedhjes se anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nje kompetence kjo teresisht politike per qeverine e gjyqesorit e cila u shfuqizua per shkak te disa ndryshimeve kushtetuese. Zgjedhja e konsideruar prej analisteve ne menyre te njeanshme te disa anetaresh te KQZ shkaktoj nje vale reagimesh te cilat gjykohen se ndikuan ne zgjedhjet politike te atyre viteve. Ne perberjen e Keshillit merrnin pjese 11 gjyqtare per shkak te vakuumit dhe paqartesive kushtetuese te zgjedhjes se anetareve nga Kuvendi. Problemet e shkaktuara nga vakuumi kushtetues ende vazhdojne per vaktin e mos zgjedhjes se 5 anetareve te rinj ne KLD pasi konferenca gjyqesor nuk funksionon dhe nuk ekziston nje infrastrukture kushtetuese dhe ligjore per ta vene ne levizje si institucion.
    Konferenca Gjyqesore Konferenca Gjyqesore prej 5 vitesh funksiononte me nje statut si te ishte nje shoqate jo qeveritare OJQ, me pas nga 2005 deri ne 2008 me nje ligji i cili u deklarua antikushtetues nga Gjykata Kushtetues dhe tashme pjese e debatit te gjyqtareve per ta legjitimuar me mjetet dhe menyrat e mbetura te cilat ne mungese te nje apo disa dispozitave kushtetuese per kete institucion po thjesht ne nje perifrazim tangjent ku nuk parashikohen kompetencat, perberja, drejtim dhe asgje cka mund te krijonte bazen juridike per degezimin e normave te cilat ndoshta do te debatohen shume gjate. Vonesa ne funksionimin e kesaj konference gjyqesore krijon efekte zinxhire ne mos mire funksionimin e sistemit gjyqesor.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndoshta shume i diskutuar dhe organ i ekspozuar ne realitetin shqiptare ndoshta per shume kend eshte harruar qe 2 vjet me pare ishte institucion kushtetues por tani nuk eshte me pasi vete aktoret politik e pranuan se ishte nje deshtim i plote ne menyren se si e kish parashikuar kushtetuta e 98 dhe qe me konsensus u shperbe duke prodhuar nje krijese te re e cila nuk gjen me misherim ne ligjin themeltar.
    Kuvendi Kuvendi perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shume emerore. Menyra dhe procedurat e perzgjedhjes jane parashikuar ne nenin 64 te Kushtetutes. Ky model u aplikua per here te pare ne zgjedhjet e 29 qershorit 2009 pasi vete kuvendi i Shqiperise e konsideroj te deshtuar modelin kushtetues mazhoritar te korrektuar duke e ndryshuar ate 2 vjet me pare. Deshtimet e modelit kushtetues te zgjedhjes se Kuvendit i kane shkaktuar vendit nje kosto shume te larte ne funksionimin e shtetit dhe proceset e integrimit. Nese modeli I ri proporcional ishte me i mire mbetet ende per tu pare dhe s'eshte cudi te kete serish tendenca ndryshimi. Kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit tashme dihen se jane bere te kontestueshme dhe eshte e dukshme se partite parlamentare kane qendrim te njejte per ti ndryshuar dhe permiresuar nepermjet Kodin zgjedhor.
    Keshilli i Ministrave Keshilli i Ministrave perbehet nga Kryeministri, zevendeskryeministri dhe ministrat. Organizimi dhe funksionimi parashikohen ne kushtetute por jo te pakta jane rastet e krizave te cilat kushtetuta e 98 nuk mund ti parandalonte. Kulmin e kolapsit qeveritar do ta kishim ne virin 2004 kur ish kryeministri Fatos Nano vazhdoj te qeveriste pa disa ministra ndonese nuk merrte dot votebesimin per ta ne Kuvend. Asokohe pati dhe interpretime te cuditshme te qeverisjes me zevendesministra. Presidenti etj.... Ketij kalvari te gjate institucionesh natyrisht mund ti shtohen dhe menyra e zgjedhjes se Presidentit apo kompetencat e tij e cila u ndryshua 2 vjet me pare si dhe shume aspekte te tjera te kushtetutes te cilat ose kane prodhuar krize ne vend ose jane te pazbatueshme. Le te themi qe shume organizata politike, shoqerore, jo qeveritare apo individe te ndryshem kane tentuar te realizojne referendum ne vend per ceshtje te ndryshme. Askush nuk ka arritur tu jap pergjigjen se pse nuk realizohen referendum ne Shqiperi. Eshte koha qe publiku duhet te dije veshtiresine reale. Kushtetuta eshte hartuar ne nje menyra te atille ne nenin 150 dhe 151 qe populli te mos kete mundesine per referendum dhe te mos e realizoj ate pasi kjo me sa duket ka qene synimi i inspiruesve te Kushtetutes se 98 qe askush praktikisht te mos realizoj dot ndryshime kushtetuese nepermjet votes popullit por vetem nepermjet amendimeve te cilat kerkojne 2/3 e votave ne kuvend dhe qe praktikisht per disa dekada asnje force politike nuk do te kete mundesine per ta pasur si kuorum dhe "komoditet". Gjithsesi juristet duhet respektojne kushtetuten si detyrim per shtetin juridik, por si qytetare ne nderojme dhe duhet te reflektojme nga iluministet qe hartuan kanunin i cili mbijetoje disa shekuj per shkak se ata nuk kishin si synim mbajtjen dhe ruajtjen e pushtetit.

    koha jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Kur krizat insitucionale apo defektet ne kushtetuten e 98-s pushtojne parlamentin, qeverine, opoziten dhe cdo institucion , merreni me mend se cfare peshash mbajne njerezit e thjeshte mbi veten e tyre.
    kerkohet shtet ligjor, Kushtetuta tu sherbeje njerezve dhe jo qeveritareve dhe opozitareve, kerkohet integrim te Shqiperise ne BE por me sa duket gjithshka mbulohet nen tymnajen e kerkesave popullore per kushtet me elementare si uje, drita, legalizim tokash etj etj

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Kjo eshte kerkesa me serioze qe kam lexuar ndonjehere nga nje drejtues institucioni te larte.
    Sa njerez te tille gjinden ne Shqiperi?

    Ketu ne kete teme kerkoj mendimin e atyre qe dine ta lexojne kushtetuten por qe kane edhe njohuri nga kushtetuta te shteteve te tjera ne BE apo ne ndonje vend tjeter te perparuar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Ku qendron boshlleku qe i heq popullit te drejten e referendumit? Kerkoj ndihmen tuaj


    Pjese e shkeputur nga intervista e K.Spahiut: Le te themi qe shume organizata politike, shoqerore, jo qeveritare apo individe te ndryshem kane tentuar te realizojne referendum ne vend per ceshtje te ndryshme. Askush nuk ka arritur tu jap pergjigjen se pse nuk realizohen referendum ne Shqiperi. Eshte koha qe publiku duhet te dije veshtiresine reale.Kushtetuta eshte hartuar ne nje menyra te atille ne nenin 150 dhe 151 qe populli te mos kete mundesine per referendum dhe te mos e realizoj ate pasi kjo me sa duket ka qene synimi i inspiruesve te Kushtetutes se 98 qe askush praktikisht te mos realizoj dot ndryshime kushtetuese nepermjet votes popullit por vetem nepermjet amendimeve te cilat kerkojne 2/3 e votave ne kuvend dhe qe praktikisht per disa dekada asnje force politike nuk do te kete mundesine per ta pasur si kuorum dhe "komoditet
    KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ - Tetor 1998

    --------------------------------------------------------------------------------
    PJESA XI - REFERENDUMI

    Neni 150
    1. Populli, nėpėrmjet 50 mijė shtetasve me tė drejtė vote, ka tė drejtėn e referendumit pėr shfuqizimin e njė ligji, si dhe t'i kėrkojė Presidentit tė Republikės zhvillimin e referendumit pėr ēėshtje tė njė rėndėsie tė veēantė.
    2. Kuvendi, me propozimin e jo mė pak se njė sė pestės sė deputetėve ose me propozimin e Kėshillit tė Ministrave, mund tė vendosė qė njė ēėshtje ose njė projektligj i njė rėndėsie tė veēantė tė shtrohet nė referendum.
    3. Parimet dhe procedurat pėr zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmėria e tij parashikohen me ligj.

    Neni 151
    1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikės.
    2. Ēėshtjet qė lidhen me tėrėsinė territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, me kufizimin e lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare tė shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes sė jashtėzakonshme, me deklarimin e luftės dhe tė paqes dhe me amnistinė nuk mund tė shtrohen nė asnjė referendum.
    3. Referendumi pėr tė njėjtėn ēėshtje nuk mund tė pėrsėritet pėrpara se tė kenė kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,379
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    nuk kan si bejn kushtetute ca matufe si godua.. apo qelbaniker si gjinushi apo nje aktor qe edhe se mbaroj juridikun.. nuk e kuptoj se nuk lejohet kryengritja e armatosur.. ne nji shtet qe ka vuajtur aq shume nga diktatura..
    aktori tash i ka kuptue gjerat..por.. mijra bij nenash.. i kositi kallashi i zan caushve.. e ata nuk i kthen kush me ne jete..

    dhe kallashi vazhdon te kosite akoma..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Fm Brari

    Do kisha deshire qe ne kete teme te jepte mendimin edhe Albo-ja e ndonje tjeter. Fjala i ngelet diaspores sepse zeri i Kreshnik Spahiut eshte i vetem ne boten e informimit shqiptar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Pune te mbare o parlamentare

    'Beqja', Omari: Me 70 vota nga 140, vendimi ėshtė i pavlefshėm

    Denis Dedej | 25/10/2010 | Lajm i fundit | 32 KOMENTE | SHARE | - +

    TIRANE- Konstitucionalisti Luan Omari e cilėson si tė pavlefshėm votimin e raportit tė Kėshillit tė Mandateve pėr papajtueshmėrinė e mandatit tė deputetit socialist, Ilir Beqja. Nė njė prononcim tė dhėnė pėr gazetėn "Shekull", juristi i njohur, i cili ka qenė anėtar i Komisionit tė Venecias dhe madje pėr njė periudhė kohe, edhe njė nga tre nėnkryetarėt e tij, ka analizuar debatin qė lidhet me ēėshtjen "Beqja". "Duhet gjysma + 1 e deputetėve. Nėse ka pasur tė pranishėm 140 deputetė, do tė duheshin 71 vota. Pra me 70 vendimi i ėshtė pavlefshėm dhe i pazbatueshėm", -deklaroi Omari.


    Juristi i njohur kėrkoi nga politika shqiptare qė tė shikojė ēėshtjen e ngritur. Madje ai kėrkon ngritjen e njė komisioni qė do tė verifikonte vlefshmėrinė e vendimit. "Duhet tė shikohet. Duhet tė ngrihet njė komision. Nuk ka njė praktikė pėr kėtė punė. Vetėm nė Shqipėri ndodh kjo punė, qė tė vidhet vota nė mes tė parlamentit", sugjeroi konstitucionalisti. Pėr tė, duhet tė gjendet njė mėnyrė vetė nga deputetėt, tė dy palėt pėr tė zgjidhur ēėshtjen e krijuar. Sipas tij, kjo punė qė po ndodh nuk ėshtė hera e parė qė bėhet, ka 4-5 raste qė po ndodh, jo vidhet vota, jo nuk vidhet vota. "Tė shikohet, tė rregullohet sistemi elektronik. Nė kuvend ka tabulate, qė ėshtė prania e 140 deputetėve, tė ngrihet komision dypalėsh dhe tė hetohet. Vetė parlamenti duhet tė gjejė njė mėnyrė pėr tė dalė nga kjo situatė. Kjo gjė nuk ėshtė e parė asgjėkund, ėshtė tėrėsisht shqiptare",- tha Luan Omari.


    Pėr sa i pėrket raportit qė do tė shkojė nė Gjykatėn Kushtetuese, konstitucionalisti ėshtė i mendimit se nėse Partia Socialiste ka ankesa pėr mėnyrėn e votimit ajo duhet t'i adresojė ato nė Gjykatė pėrmes provave. Sipas tij, Gjykata Kushtuese do tė ketė njė provė qė kanė qenė kaq deputetė dhe nėse ka prova tė mjaftueshme qė kanė qenė 140 deputetė, atėherė ėshtė e qartė ēėshtja. Ai thekson se duhet qė PS tė japė provat, qė nuk ėshtė shumica qė ka votuar dhe ėshtė mė pak se shumica. Nė tė gjitha rastet, juristi vlerėson se procesi ankimimit duhet tė funksionojė nė bazė tė provave.
    Krahas mosmarrjes sė votave tė mjaftueshme, gjatė procesit tė numėrimit, deputeti i grupit parlamentar Socialist, Fatmir Toēi, nuk mundi tė votonte, megjithėse ishte prezent, pėr shkak tė njė problemi qė lidhej me elektronikėn, siē u justifikuan punonjėsit e Kuvendit. Pėr konstitucionalistin ėshtė e nevojshme qė tė merren masa pėr tė ardhmen, se kėto gjėra nuk janė tė parashikuar dhe vetėm nė Shqipėrinė ndodhin tė tilla probleme. "Kėtė gjėra nuk i ka rregullorja. As jashtė shtetit nuk merren me kėto probleme. As nė Kushtetutė nuk shikohen kėto gjėra, kėto hollėsira. Nuk janė gjėra kėto. Duhet tė paktėn tė merren masat pėr tė ardhmen. Sot shumica nesėr mund tė jetė pakicė dhe mund ta pėsojė ajo. Ēdo palė ėshtė e interesuar qė ta zgjidhė normalisht. Kėto janė gjėra qė kanė ndodhur nė Shqipėri dhe nuk kanė ndodhur gjėkundi, kėtu duhet gjetur ilaēi. Ilaēi mund tė jetė duke ndryshuar ligjin, rregulloren, sistemin elektronik, tė gjitha kėto gjėra", sugjeron ish-anėtari i Komisionit tė Venecias nga viti 1998 deri nė vitin 2006, pėr dy mandate rresht.


    Rregullimi
    "Kjo punė qė po ndodh nuk ėshtė hera e parė qė bėhet, ka 4-5 raste qė po ndodh, jo vidhet vota, jo nuk vidhet vota. Tė shikohet, tė rregullohet sistemi elektronik. Nė kuvend ka tabulate, qė ėshtė prania e 140 deputetėve, tė ngrihet komision dypalėsh dhe tė hetohet. Vetė parlamenti duhet tė gjejė njė mėnyrė pėr tė dalė nga kjo situatė. Kjo gjė nuk ėshtė e parė asgjėkund, ėshtė tėrėsisht shqiptare",- tha Luan Omari.



    Masat
    "Duhet tė paktėn tė merren masat pėr tė ardhmen. Shumica sot nesėr mund tė jetė pakicė dhe mund ta pėsojė ajo. Ēdo palė ėshtė e interesuar qė ta zgjidhė normalisht. Kėto janė gjėra qė kanė ndodhur nė Shqipėri dhe nuk kanė ndodhur gjėkundi, kėtu duhet gjetur ilaēi. Ilaēi mund tė jetė duke ndryshuar ligjin, rregulloren, sistemin elektronik, tė gjitha kėto gjėra",- sugjeroi konstitucionalisti i njohur shqiptar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    A nuk ju ben pershtypje kjo teme apo u mesuam te shkelim edhe pak ato vlera qe kane shqiptaret

    Kur Fatos Nano qeveriste me zevendesministra e bente cfare donte edhe me buxhetin e shtetit e me kushtetuten, ishte po ajo kushtetute e 98-s qe nepermjet boshlleqeve te saj i dha te drejte te vendoste vete ketij lideri F.N se cfare te bente me shqiptaret.

    Dje 70 deputete te gjithe socialiste nuk qene pjesmarres ne heqjen e mandatit te Ilir Beqjas dhe kesaj rradhe eshte opozita qe ka marre ne dore mosnjohjen e parlamentit, te asaj kushtetute qe e hartuan socialistat dhe nuk po paraqes ketu sa ane negative paraqet opozita me mospjesmarrjen e saj ne parlament.

    Roli i deputetit eshte te kryeje sa me mire detyrat qe i jepen si i zgjedhur i pare atyre qe e kane votuar. Deputeti i sherben popullit dhe kushtetutes por sic duket shume socaliste kercenohen me heqje mandatesh(jane deklaruar shume socialiste per pjesmarrje ne parlament jo aq shume per respektim te kushtetutes dhe ligjeve por edhe per copen e bukes qe ushqen familjet e tyre) dhe largim nga partia sikur ndodhi per tre dekadeshin e kaluar te mes shekullit te kaluar

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Ilir Beqja “i heq mandatin” mazhorancės

    Nga Tema

    Mandati i deputetit tė socialistit Ilir Beqja do tė jetė nė dorėn e Gjykatės Kushtetuese. Me 70 vota pro dhe 67 kundėr Kuvendi ka arritur dje tė miratojė njė nismė tė mazhorancės kundėr deputetit socialist tė Shkodrės. Por votimi i djeshėm ka treguar tkurrjen e votave tė kampit qeverisės duke e lėnė qeverinė “pa mandat” me njė numėr minimal votash qė s’mjaftojnė pėr tė cilėsuar mazhorancėn, vetėm 70, kur minimalisht duhen 71. Tkurrja e votave erdhi pas votės kundėr tė ish.deputetit tė PD-sė Paulin Sterkaj, deputetit tė larguar nga LSI, Dritan Prifti dhe deputetit tė PDU-sė, Shpėtim Idrizi. Gjithashtu dy vota abstenim, njė e PDU-sė dhe njė e LSI-sė, tė dyja aleate tė PD-sė e ēuan mazhorancės qeverisėse nė 70 vota dje nė Kuvend. Nga ana e saj opozita u shfaq kompakte. Ajo ka marrė tashmė dhe njė kundėrpėrgjigje konkrete ndaj PD-sė duke kėrkuar mandatet e 5 deputetėve tė saj. Me firmat e mė shumė se 35 deputetėve, PS-ja ka dorėzuar nė Gjykatėn Kushtetuese kėrkesėn pėr interpretim tė neneve 69, 70, 71 dhe 72 tė Kushtetutės, ku flitet pėr papajtueshmėrinė e mandatit tė deputetit me njė sėrė postesh tė larta tė shtetit. Njė nismė e tillė, ėshtė ndėrmarrė nga socialistėt pėr tė qartėsuar edhe pozicionin e 5 deputetėve demokratė, qė kandiduan nė zgjedhje duke mbajtur poste nė pushtetin lokal.

    Debati pėr Beqjan

    Votimi erdhi pas njė debati tė gjatė nė parlament. Kėrkesa e firmosur nga disa deputetė tė PD-sė u kontestua fuqishėm nga deputetėt socialistė, tė cilėt votuan pėr herė tė parė nė Kuvend nga nisja e kėtij sesioni. Para se deputetėt tė vendosnin pėr mandatin e tij deputeti socialist deklaroi se nuk ka shkelur betimin e tij. Nė lidhje me relacionin qė PD kishte pėrgatitur pėr imunitetin e tij, Beqja tha se ndaj tij ka pasur goditje dhe baltosje, por “kėto nuk do tė mė ndalojė tė eci pėrpara”. Duke deklaruar se, “ėshtė i sigurt tė ecė sė bashku me Ramėn” dhe se kėtė zgjedhje e bėn pėr tė mirėn e Shqipėrisė, ku rritet vajza e tij. Deputeti Beqja theksoi edhe njėherė se akuzat e ngritura ndaj tij bėhen pėr kohėn kur nuk ishte deputet, ndėrsa shton se, “PD nuk i do biznesmenėt nė politikė”. Menjėherė pas fjalės sė Beqaj, erdhi dhe reagimi i kryeministrit Berisha, i cili tha se “qeveria nuk diskriminon bizneset”. Berisha akuzoi ndėr tė tjera Beqajn se nė tė njėjtėn kohė qė ai mbante konferencė, kompania e tij fitonte tendera. Sipas kryeministrit kompania e Beqajt ka fitur 3 tendera, jo sipas meritės. “Nė tenderat qė ke fituar tek Ministria e Kulturės, tek Ministria e Brendshme, para zgjedhjeve janė kėto. Por nuk pėrjashtohet mundėsia qė edhe aty nė Kėshill tė Ministrave apo pėrreth tij, nuk ka rėndėsi absolutisht, sepse i ke fituar mbi bazėn e procedurave, por moral duhet tė kesh ama dhe tu thuash atyre kolegeve tė tu dhe shqiptareve, qė kėta pushtetarė nuk e kanė nė moralin e tyre diskriminimin, siē ndodh tek ju. Qė tė gjithė tenderat e Bashkisė i fitojnė katėr firma e qė vetėm dy kompani nga 500 marrin 70% tė vlerės sė ndėrtimit”, tha kreu i qeverisė. Deputeti socialist Blendi Klosi ėshtė hedhur nė mbrojtje tė kolegut tė tij.“Beqja ėshtė me tė drejtėn e ligjit. Kjo qė po bėhet ndaj tij ėshtė njė fushatė shpifjeje me qėllim mbulimin e akuzave qė po i bėhen Berishės”, the Klosi duke akuzuar mė tej qeverinė si mė tė korruptuarėn nė historinė e shtetti shqiptar. Por dhe ndaj Klosit, kryeministri kishte njė replikė duke i kujtuar tenderat qė daja i tij biznesmen ka marrė nga qeveria.

    Raporti, argumentet pro dhe kundėr

    Nė emėr tė Kėshillit tė Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, deputeti demokrat Viktor Gumi, prezantoi para deputetėve raportin e tij tė firmosur nga relatorėt, Eduard Halimi i PD-sė dhe Damian Gjiknuri i PS-sė. Nė qėndrimin e anėtarėve tė Kėshillit, pėrfaqėsues tė maxhorancės, shprehet se "Kushtetuta nuk e lidh papajtueshmėrinė me ushtrimin e mandatit apo me bėrjen e betimit. Kushtetuta e lidh papajtueshmėrinė me mandatin, i cili, sipas saj, fillon ditėn qė ėshtė zgjedhur deputeti nė pėrputhje tė qartė me pėrcaktimin e bėrė nė nenin 71, pika 1 tė saj". Ndėrsa sipas nenit 70, pika 3 tė Kushtetutės, njė deputet nuk mund tė pėrfitojė fonde publike, sepse deputeti ėshtė pushtet, ėshtė autoritet dhe me autoritetin e tij ai nuk mund tė pėrfitojė dhe tė abuzojė. "Sipas gjithė dokumentacionit zyrtar qė shoqėron kėrkesėn dhe atij tė pėrcjelle kėtij Kėshilli, rezulton e qartė se deputeti Ilir Beqja, pasi ka marrė mandatin e deputetit nga KQZ, ka pėrfituar nga Bashkia Durrės tenderin me 97.7% tė vlerės sė fondit limit. Rezulton e qartė sipas dokumentacionit se shoqėria ku ka qenė dhe vazhdon tė jetė edhe sot aksioner me 51% tė aksioneve, z. Beqja ka ushtruar veprimtari fitimprurėse qė burojnė nga pushteti vendor, pikėrisht Bashkia Durrės, e cila drejtohet po nga forca politike qė i pėrket z. Beqja, pėrgjatė gjithė periudhės, duke pėrfituar parashikuar nė shumėn 24. 240. 000 lekė", thuhet nė qėndrimin e maxhorancės nė raport. Ndėrsa anėtarėt e Kėshillit tė Rregullores, pėrfaqėsues tė opozitės, nė kundėrshtim me qėndrimin e shumicės, shprehen se "deputeti Ilir Beqja nuk e ka shkelur Kushtetutėn". "Pėr aq kohė sa deputeti nuk ka ushtruar funksionin e ligjvėnėsit, ai nuk mund tė jetė nė kushtet e njė konflikti interesi qoftė edhe nė nivelin kushtetues. Prandaj, kjo ēėshtje nuk mund tė merret e mirėqenė thjesht me njė fjali qė shkruhet nė Kushtetutė. Deputeti e fillon ushtrimin e detyrės tė tij pas bėrjes sė betimit dhe deputeti Beqja ėshtė betuar mė 25 shkurt 2010, ndėrsa lidhja e kontratės sė kompanisė sė tij me Bashkinė Durrės ėshtė kryer pėrpara kėsaj date dhe kjo nuk pėrbėn shkelje tė nenit 70, pika 3 tė Kushtetutės". "Rezulton e qartė se pas datės 25 shkurt kur deputeti Beqja ka bėrė betimin, kompania ku ai bėn pjesė si ortak nuk ka lidhur asnjė kontratė qė buron nga pasuritė e shtetit ose tė pushtetit vendor", thuhet nė qėndrimin e opozitės nė raportin e Kėshillit tė Rregullores.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Mandati i deputetit Beqja, debati i plote nė Kuvend

    Rozeta Rapushi

    Parlamentit i mbetet ne dore, te votoje ose jo per te derguar ne Gjykate Kushtetuese, kerkesen per heqjen e mandatit te deputetit socialist, Ilir Beqja, per shkelje te Kushtetutes. Nderkohe qe sipas qendrimit dhe relacionit te mazhorances, e cila ka dhe shumicen e votave ne Kuvend, ceshtja pritet qe t'i kaloje per interpretim dhe vendim, Gjykates Kushtetuese. Pas mbledhjes se zhvilluar me dyer te mbyllura, Keshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ia la ne dore Kuvendit, te votoje per kete ceshtje. Mazhoranca ne relacionin e saj, thekson faktin se mandati i deputetit socialist eshte ne kundershtim me Kushtetuten. Jo pak diskutime pati ne mbledhjen e djeshme, ku opozita pretendon se rasti i Beqjes, nuk eshte ne ato raste qe mund te perfshihet ne papajtueshmerine e funksionit te deputetit me aktivitetet private. Deputeti socialist, anetar i Keshillit, Damian Gjiknuri tha se "Beqja, nuk ka shkelur Kushtetuten dhe nuk eshte ne konflikt interesi, per aq kohe sa nuk ka bere betimin dhe ushtron funksionin e ligjvenesit". Pavaresisht perplasjes se opsioneve ne mbledhjen e djeshme te Keshillit, u degjua edhe vete deputeti i PS-se, Beqja, i cili theksoi serish se ka vepruar vetem ne baze te ligjit dhe ne asnje rast nuk e ka shkelur Kushtetuten. "Jam i bindur, qe veprimi im eshte i drejte ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten. Sigurisht fillimi do jete ne seance te enjten e ardhshme, me pas, e kam thene, i mirepres ne Gjykaten Kushtetuese", u shpreh Beqja pas mbledhjes. Por akuzat e bera ndaj tij ne mbledhje, kane qene jo pak te renda, si perfitim i shumave te medha te fondeve ndonese kishte marre prej kohesh mandatin e deputetit nen siglen e PS-se, nga zgjedhjet e 28 Qershorit 2009. Sipas procedures dhe vendimit te marre dje ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, tashme i mbetet Kuvendit, qe me vote te percaktoje, nese do ja kaloje apo jo per vendim, Gjykates Kushtetuese ceshtjen e heqjes se imuniteti te deputetit socialist Beqja. Ky i fundit akuzohet se ka perfituar ne shkelje flagrante me kushtetuten, fonde publike ndonese ishte deputet. Mazhoranca pretendon se Beqja ka shkelur Kushtetuten, pikerisht nenin 70 te saj, ku thuhet se: "Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni, me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij, Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmerine". Gje e cila pritet te ndodhe javen e ardhshme, pasi mazhoranca eshte e bindur ne kete shkelje dhe do t'ia dergoje Kushtetutes, per te konstatuar kjo gjykate me pas, papajtueshmerine ose jo te Beqja ne kete rast. PD: Beqja nuk ka shans te shpetoje mandatin Mazhoranca zbulon votat e saj pro, per ta derguar ne Gjykate Kushtetuese, ceshtjen e heqjes se mandatit te deputetit socialist, Ilir Beqja. Nje prej anetareve te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, Eduard Halimi, tha dje pas mbledhjes se zhvilluar per kete ceshtje, se Beqja ndonese ne ushtrim te mandatit te deputetit, ka perfituar nje tender tek bashkia e Durresit, me vleren 97.7%, e perkthyer ne leke, 240 milione. "Zoti Beqja, nuk ju pergjigj pyetjes qe i beme ne, se si i ka perfituar, me arsyetimin sipas tij sepse nuk dinte se cfare kishte kryer shoqeria ose cfare kishte bere shoqeria. Nderkohe qe, ai, eshte ortak mazhoritar me kompanine e cila ka perfituar prej kesaj periudhe shumen prej 240 milione lekesh", tha dje Halimi. Sipas tij ne mbledhje u gjykua, se provat jane te qarta, evidente dhe qendrimi i deputeteve te mazhorances eshte, qe ndodhen para nje shkeljeje te hapur te Kushtetutes. Halimi theksoi se Kushtetuta nuk le as edhe nje ekuivok, per rastin e shkeljes se saj dhe e vetmja alternative, eshte heqja e mandatit te deputetit Beqaj. "Edhe nese zoti Beqja, do te largohet sot nga shoqeria, perseri Kushtetuta nuk i le asnje hap, as edhe nje hapesire tjeter, as edhe nje kompromis tjeter, pervecse heqjes se mandatit", tha Halimi. Sipas deputetit demokrat, do te jete Gjykata Kushtetuese, e cila do te ndaje nese Beqja e ka shkelur Kushtetuten apo jo dhe fakti se kur i ka marre parate me vone apo me heret, eshte shkelje apo jo.

    Pjese nga pyetjet e deputeteve, ndaj Ilir Beqes:

    Eduard Halimi: Ju thate se keni qene nje nga ortaket e kompanise. Keni qene dhe jeni nje nga ortaket e kompanise, apo jeni ortaku mazhoritar i kompanise?
    Ilir Beqja: Une jam nje nga ortaket e kompanise dhe zoteroj 51% te aksioneve sic eshte edhe ne website-in e QKR-se. Jam nje nga ortaket dhe zoteroj 51% te kompanise.
    Eduard Halimi: Ju keni perfituar para nga fonde publike nga 1 shtatori 2009 deri ne Maj 2010? Para publike? Keni marre leke ju vete?
    Ilir Beqja: Nga 1 shtatori 2009 deri ne 1 maj 2010 une si Ilir Beqja para publike kam marre ato para qe nga 25 shkurti e ne vijim kam marre nga funksioni i detyres se deputetit. Une si Ilir Beqja... si Ilir Beqja... para publike.
    Eduard Halimi: Si ortak mazhoritar ne kompani? Sa keni marre?
    Ilir Beqja: Si ortak mazhoritar, sipas vleresimit tuaj ne kete kompani, une kam perfituar nga dividenti i kompanise deri ne 31 dhjetor 2009, sepse sot qe ne flasim, per vitin 2010 une nuk jam ne gjendje te them se kush eshte aktiviteti financiar i kompanise pasi ai percaktohet ne 31 dhjetor 2010 dhe pastaj certifikohet ne periudhen mars-prill sipas detyrimeve ligjore dhe fiskale.
    Euard Halimi: Une kam ketu faturen e dates 21 maj kur kompania ne te cilen ju jeni 51% aksioner ka marre 95 milione leke. i keni marre ju apo nuk i keni marre ju? 25 maj 2010? E vertete kjo apo eshte e rreme?
    Ilir Beqja: Atehere po jua perseris: ajo fature eshte fature e vertete, e sakte. Eshte fatura me te cilen eshte paguar puna e kryer kompania In-Tech nga Bashkia e Durresit nepermjet thesarit te Republikes se Shqiperise. Por, po jua perseris edhe sot qe ne flasim nga i gjithe aktiviteti ekonomik i kompanise qofte me kliente publike apo private deri me sot nuk kam marre asnje qindarka, sepse ende deri me sot nuk eshte vleresuar kush eshte fitimi i kesaj kompanie. Lidhur po me kete fature dua t'ju them qe puna eshte kryer sic eshte e vertetuar ne dokumente qe jane ne zyren e Thesarit te deges se Durresit, pra te Ministrise se Financave. Puna eshte kryer perpara 25 shkurtit, por per probleme te buxhetit te Bashkise se Durresit, pagesa e dyte eshte bere ne muajin maj, sepse vetem ne daten 27 prill 2010 prefektura e Durresit i ka dhene mundesine Bashkise se Durresit te beje shlyerje per vitin 2010 dhe une, po te doni, kam kopje te ketyre dokumenteve qe mund t'i merrni zyrtarisht ne Prefekturen e Durresit dhe ne Bashkine e Durresit.
    Eduard Halimi: Ne daten 17 shkurt 2010 ju keni dorezuar nje situacion te punimeve ne Bashkine e Durresit, me 17 shkurt 2010, nje jave para se te futeshit ne Parlament, qe ne mos gaboj une tregon punimet e kryera deri ne daten 17 shkurt ose deri ne daten 15 shkurt. Ju keni perfituar 146 milione leke. Ne daten 21 maj ju keni dorezuar perseri nje situacion punimesh, e cila pasqyron punen e kryer nga data 10 shkurt deri ne daten 10 maj dhe me pas ne daten 21 maj keni marre 95 milione leke per punen e kryer nga 10 shkurti deri ne 10 maj. Pyetja ime eshte a ka ofruar kompania juaj sherbim nga 10 shkurti deri ne 10 maj apo e kam gabim une?
    Ilir Beqja: Atehere edhe njehere me duhet te bej te qarte qe une jam ortak i asaj kompanie, por nuk jam administrator i kompanise, nuk kam qene asnjehere qe nga dita e themelimit ne vitin 2001 dhe deri me sot. Nuk kam qene as ne shtator as ne vijim, qe do te thote se veprimet juridike te kompanise behen nga administratori, madje sic eshte ne statutin e kompanise te dorezuar ne QKR "ortaku Ilir Beqja" edhe pse ka 51% nuk ka ne statut asnje te drejte qe te vendose per kompanine: te lidhe apo jo kontrata me ente publike apo private apo me shuma te ndryshme. Pra, i gjithe administrimi i kompanise eshte pergjegjesi e administratorit te kompanise dhe keto jane te percaktuara qarte edhe ne ligjin "Per shoqerite tregtare" qe funksionon ne Shqiperi. Se dyti, une nuk jam ne gjendje te them sot per nje situacion qe ju thashe eshte aktivitet i administratorit, por ju them me siguri qe e gjithe puna e kryer ne Bashkine e Durresit eshte realizuar perpara dates 25 shkurt. Ju thate qe kemi dorezuar nje situacion ne 17 shkurt, nuk besoj te jete keshtu, sepse mesa di une keto dokumente jane dorezuar qe ne muajin janar. Ne 17 shkurt eshte arketimi i pageses pare. Eshte nje fature e dorezuar ne mos gaboj ne ditet e para te shkurtit. Ne 17 shkurt eshte arketimi nga Bashkia e Durresit nepermjet thesarit tek In-Tech Plus. Dua t'ju them dhe nje gje tjeter. Ne dokumentin qe ju ka sjelle Ministria e Financave keni pare qe ende per pune te vitit 2009, pra per kontrate te lidhur edhe perpara se te fillonte fushata zgjedhore, por edhe per pune te kontrates se dyte ka ende para te papaguara, sepse keto jane rregullat e zbatimit te kontratave ne Shqiperi qofte me ente publike, qofte me ente private. Eduard Halimi: Edhe njehere qe une te jem i qarte. Jo juve, por kompania juaj In-Tech ka ofruar sherbim per Bashkine e Durresit nga data 10 shkurt deri ne 10 maj apo jo?
    Ilir Beqja: Po jua them me sa kam une dijeni si ortak, sepse ju thashe une nuk jam pjese e administrimit te perditshem te kompanise, te gjithe punen qe ishte detyrim per te zbatuar nga ajo kontrate, kompania e ka kryer para dates 25 shkurt.

    Koha jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 26-10-2010 mė 13:42 Arsyeja: ndryshim

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Vdekja e dyte e Lei Fenit

    Nga Frrok Cupi

    Po te mos ishte ngjallur dy here, Lei Feni nuk mund te vdiste dy here. Aq here sa te linde, aq here edhe do te vdese, sido gje ne kete bote. Lei Feni eshte nje njeri- monster e krijuar ne epoken e tmerrshme te Revolucionit Kulturor e Proletar ne Kine, aty nga vitet '60 te shekullit te kaluar. Ka ekzistuar apo jo, fizikisht, ky njeri me emrin Lei Fen, kete askush nuk mund ta dije. Por librat e stilit komunist maoist e sollen si te gjalle dhe e bene model per "njeriun e ri". Cfare ishte ky njeri? Ky ishte nje ushtar i Revolucioni Kulturor e Proletar, qe jetonte i varfer por hero, si fantazme vetem per te tjeret dhe Revolucionin. Shiko cfare bente ky: Ngrihej naten teksa ushtaret e tjere flinin, kontrollonte nje nga nje kepucet dhe qaforet e shokeve, dhe... cfare?! Nje qafore qe nuk ishte qepur mire, e qepte; nje kepuce qe nuk ishte lyer mire, e lyente; ndonje kambale qe kishte nevoje te lahej e lante. Asgje tjeter nuk kishte, vetem gjilperen, perin dhe nje furce kepucesh.... Bente edhe nje gje tjeter: Kur zbriste me leje per ne shtepine e tij, rrugen e bente me kembe, sepse sa ishte i varfer, aq edhe kursente cdo kacidhe per Revolucionin. Rruges i mbante syte vetem pertoke dhe gjente xhevahire. Nje here kishte gjetur disa bulona dhe rondela metalike, qe me sa duket ndonje makine qe kishte kaluar aty, i kishte hedhur pas ndonje riparimi ne rruge. Hekurishtet e vogla i fuste ne xhep, dhe para se te mberrinte te prinderit, drejtohej per ne Uzinen e Tankeve. "Merrini shoke, keto mund t'i duhen Revolucionit". Ky ishte Lei Feni kinez, qe ne fakt u kthye ne model shpirteror edhe per luminizmin ne Shqiperi. Vete udheheqesi kryesor i Partise, Enver Hoxha, ne periudhen kur lexohej libi me Lei Fenin, deklaroi publikisht se "i arnonte corapet" e tij. Nje udheheqes tiran me corape te arnuar kishte kuptimin qe njerezit e thjeshte te enderronin varferine me te thelle si shenje te lumturise komuniste. Pastaj Lei Feni vdiq edhe ne Shqiperi, por per here te pare. As udheheqesi tiran shqiptar nuk do te ngrihej me ashtu sic ishte, sigurisht; por ne forma te tjera. Ja per shembull ne c'forma: Forma 1: Kryetari i Partise Socialiste (ish-komuniste), ne martesen e trete deklaroi se do te jetonte ne nje "shtepi me qera". Edhe ne dokumentet zyrtare ka deklaruar se ne depoziten e tij bankare ka vetem 3 mije euro. Sigurisht nuk tha se "do te arnonte" corapet dhe as mori pe e gjilpere per te arnuar kambalet e shokeve. Por sidoqofte, eshte nje model i Lei Fenit. Lei Fanin nuk e njohu askush nese vertet ishte i varfer, por kryetari i Partise Socialiste (ish-komuniste) eshte shume i njohur si nje njeri shume i pasur, nga me te pasuruarit ne rajon. Ka dhjete vjet qe eshte kryetar i Bashkise se Tiranes dhe pasuria e tij eshte llogaritur afer 1 miliarde euro. Kritiket ndaj tij kane thene edhe se ku ka ne pronesi dhjete perqind te Tiranes se ndertuar gjate dhjete vjeteve, por kjo nuk eshte vertetuar akoma. Megjithate thote se "banon ne nje shtepi me qera" dhe se ka vetem 3 mije euro. Cila eshte lidhja e re me Lei Fenin?... Lidhja ketu krijohet permes mentalitetit te tij thellesisht komunist; por nuk eshte ky rreziku me i madh. Rreziku me i madh eshte se te gjithe njerezit i mendon tuhafe, sic i mendonte Lei Feni revolucionaret kineze te periudhes se Revolucionit. Forma 2: Kam ne dore disa fatura te energjise elektrike dhe ujit, ne emer te qytetarit Xhejms Van Dam. Van Dam detyrohet te paguaje 120 leke, sipas kesaj fature. Ky banon ne kete adrese: "Rruga Margarita Tutulani, Ap3", sipas fatures. Njohesit me te thjeshte te artit boteror, me siguri po cuditen: "C'ne Van Dami ne Shqiperi?". Jaean- Claude van Damme eshte aktor belg dhe yll i arteve parciale, qe nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi. Po c'ne ky njeri perendimor me Lei Fenin?... Ne rolin e Lei Fenit jane vene ndertuesit e Tiranes, ose sekseret e tyre, qe fshehin pasurine e pafund nen emra te rreme. Keta jane deputete te ardhur ne Parlament per shkak te pasurise dhe kartelit te ndertimit, qe paraqiten te varfer; kryesisht nga partia ish-komuniste. Forma 3: Nje ish kryeminister i Shqiperise, qe e konsideroi veten "Hero i Kosoves", per shkak se u ndodh kryeminister ne eksodin tragjik te kosovareve ne vitin 1999, luan gjithnje jo si "Van Dami", por si Lei Feni. Ky kur tregon per ate periudhe, psheretine sikur mban mbi shpatulla peshen e avioneve te NATO-s, viktimat e bombardimit mbi Serbi dhe gjithe torbat e refugjateve kosovare qe erdhen si ne shtepine e tyre ne Shqiperi. Ky, nje here a dy, tha ne emision televiziv tamam keshtu: "Erdha nga Kukesi (kur ishte kryeminister dhe hero) dhe rashe te fle... Gruaja me tha: "Jo ne krevat, burre i dashur. Te kam shtruar pertoke. A harrove si jetojne ata te shkretet refugjate ne Kukes! Ashtu duhet te jetosh edhe ti, pertoke". "Cfare gruaje heroine", nxori konkluzionin ish- kryeministri... A nuk qenka ngjallur Lei Feni? Por perseri do te vdese.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    PS braktis Kuvendin, 4 kushte pėr Berishėn

    Nga Tema

    Ėshtė radikalizuar marrėdhėnia opozitė-mazhorancė nė Kuvend. Opozita ka braktisur sallėn e Parlamentit pėr njė afat tė pacaktuar duke i vendosur mazhorancės kushte pėr rikthimin. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruēi ka kėrkuar nga kryeministri Sali Berisha qė tė plotėsohen kėrkesat e opozitės, e cila kėrkon hetim tė zgjedhjeve tė shkuara, anulimin e votimit pėr mandatin e deputetit Ilir Beqja, anulimin e vendimit pėr shembjen e Piramidės dhe zbardhjen e vrasjeve tė zyrtarėve socialistė, e deputetit Fatmir Xhindi njė vit e gjysmė mė parė dhe i kryekomunarit tė Kukėsit ndodhur kėtė javė. Ruēi i ka cilėsuar kėto katėr kushte si esenciale pėr opozitėn. “Nė pritje tė kthimit tė pėrgjigjes dhe tė reflektimit tuaj pėr kėto gjėra kardinale ne dalim nga Kuvendi dhe kthehemi kur tė marrim pėrgjigje”, u shpreh Ruēi. Megjithėse ky vendim i opozitės ka qenė pak surprizė pėr deputetėt e PS-sė, tė cilėt nė mbledhjen e grupit nuk diskutuan pėr njė qėndrim tė tillė, duket se ai u imponua nga fryma e debatit tė ashpėr mes Ruēit dhe kryeministrit Berisha dje nė Kuvend. Ndėrkaq, kreu i mazhorancės ka pasur njė pėrgjigje direkte pėr opozitėn duke deklaruar mostėrheqjen nga vendimet e marra pėr Piramidėn e Beqjan, ndėrsa pėr zgjedhjet i ka kėrkuar opozitės qė t’i drejtohet Kushtetueses e Komisionit tė Venecias.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Koment Njehere e mori Fatos Nano peng ate kushtetute qe e hartoi vete dhe arriti deri aty sa te qeverise me zevendes ministra, vodhi shqiptaret e aq me shume per disa vjet vodhi ata emigrante qe duhej te paguanin 10000 leke te vjetra kur lagoheshin nga Shqiperia per ne vendet ku kishin emigruar ate takse qe quhej si taksa Majko per rrugen kombetare, sot,,,,,,,,,,,


    Nga gazeta 55

    Edvini merr peng opozitėn dhe e izolon tek llogorja e Piramidės, duke e identifikuar atė me Vullnetarėt e 1991-it. Vetėm Gramoz Ruēi ndihet i lumtur, pasi i duket vetja si kryeplaku i politikės qė jep urdhra pėr likuidime politike, sapo ndonjė disident kalon klonin e partisė, pėr t’iu afruar institucioneve



    Ruēi, kasneci i Edvinit pėr bojkotin - Edvini ka marrė peng opozitėn dhe po e izolon tek llogorja e Piramidės, duke e identifikuar atė me Vullnetarėt e 1991-it. Vetėm Gramoz Ruēi ndihet i lumtur, pasi i duket vetja si kryeplaku i politikės qė jep urdhra pėr likuidime politike, sapo ndonjė disident kalon klonin e partisė, pėr t’iu afruar institucioneve. Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruēi kishte zėnė dje bashin e vendit tek xhumaja partiake dhe dėrdėlliti, ato qė zakonisht deklamon kryeplaku i PS-sė, kur i ka mirė qeskat e syve dhe hundėn prej platini. Duke justifikuar mungesėn e paprecedentė tė opozitės nė tryezėn e thėrritur nga Partia Demokratike pėr reformėn zgjedhore, ushtari i Edi Ramės, tha se kjo ėshtė sjellja nė vijim tė bojkotimit tė reformave dhe se kurrsesi s’ka si tė ndodhė ndryshe. Ai aludoi se qeverisė i ėshtė dhėnė kohė mbi 15 muaj pėr zgjidhjen e krizės politike, por kryeministri nuk ka vullnet pėr zgjidhjen e krizės politike. “Ēdo ditė qė kalon na tregon se sa tė vėshtirė e ka Berisha bėrjen e transparencės sė zgjedhjeve, kryefjalė e kauzės sonė dhe rekomanduar edhe nė rezolutėn e Parlamentit Evropian”- tha Ruēi. Nė deklaratėn e tij pėr shtyp, ai shprehu shqetėsimin pėr kėrcėnimin e bėrė pėr deputetėt Ermonela Felaj dhe Sajmir Tahiri, nga bashkėshorti i ministres sė Integrimit, Majlinda Bregu dhe nga kolegu demokrat Edi Paloka. Po ashtu Ruēi pėrmendi edhe vendimin e padrejte pėr shembjen e ish-piramidės, pa u konsultuar dhe diskutuar mė parė nė komisionet parlamentare, me qėllim heqjen e vėmendjes nga kriza politike dhe shfaqjen e krizave tė reja. Kreu i kuvendorėve socialistė pėrmendi edhe votimin pėr heqjen e mandatit tė deputetėve Ilir Beqja se nuk ishte i saktė e megjithatė kryeministri vazhdoi tė veprojė nė shkelje tė plotė tė Kushtetutės. Nė fund tė deklaratės Ruēi kėrkoi zbardhjen e vrasjes sė deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit tė Tėrthorės Rezmi Veseli.



    Reforma zgjedhore, opozita, bojkot dhe shantazhe tryezės sė partive politike/Pa praninė e opozitės dhe tė pėrfaqėsuesve tė saj, u mblodh dje tryeza e dytė e ndėrmarrė nga mazhoranca pėr reformėn zgjedhore. Ne tryezėn e djeshme Partia Demokratike u pėrfaqėsua nga Ilir Rusmali e Oert Bylykbashi, LSI nga Nasip Naēo e Spartak Braho, kurse PR nga Arjan Madhi. Tryeza u ndoq me vėmendje dhe nga pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile sikurse dhe pėrfaqėsues tė OSBE-sė nė Tiranė. Tryeza e dytė e reformės zgjedhore vijoi punimet kėtė radhė nė nivelin teknik. Nė fillim tė fjalės sė tij, Rusmali theksoi se qėllimi i tryezės ėshtė implementimi i rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it me synimin arritjen e standardeve tė reja pėr kėto zgjedhje vendore. Rusmali theksoi se ndėrkohė Partia Demokratike po shqyrton me seriozitet ofertėn e Partisė Socialiste ndėrsa theksoi se “kjo tryezė nuk ėshtė pėr tė zgjidhur debatin mes PS dhe PD-sė”. “Qėllimi i tryezės ėshtė implementimi i rekomandimeve tė OSBE-ODIHR” - tha Rusmali nė hapje tė takimit tė sotėm, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė LSI-sė dhe tė Partisė Republikane. Ai ka theksuar se tryeza ėshtė e hapur dhe ka “vend pėr tė gjithė”, duke nėnkuptuar dhe pjesėmarrjen e partive parlamentare tė opozitės si PBDNJ dhe PS. Deputeti Rusmali ka theksuar se tryeza po shqyrton tė gjitha mundėsitė pėr njė zgjidhej tė situatės politike, duke u dhėnė pėrgjigje dhe pretendimeve tė opozitės pėr transparencėn e zgjedhjeve. Rusmali u bėri edhe njėherė thirrje forcave politike dhe jo politike tė kontribuojnė pėr reformėn zgjedhore duke ritheksuar se ka rrugė dhe tavolina tė tjera pėr tė zgjidhur ngėrēin mes dy partive politike nė vend. Tryeza pėrfundoi me kėrkesėn e OSBE pėr marrjen pjesė nė tė dhe tė partive jo parlamentare. Pėrfaqėsia e OSBE nė tryezėn e djeshme pėr reformėn zgjedhore kėrkoi qė partitė e tjera jashtė parlamentit, qė janė realisht mė shumė se ato brenda nė Kuvend, duhet tė kalojnė dhe ato interesat e tyre partiake rreth zgjedhjeve vendore pėr tė cilat do tė jenė pjesėmarrėse. Ndėrkaq pėrfaqėsuesi i LSI-sė nė kėtė tryezė Nasip Naēo kėrkoi tė kjo tė jetė hera e fundit qė implementohet njė reforme elektorale vetėm pėr njė palė zgjedhje. Tryeza angazhoi Kristaq Kumėn pėr tė pėrgatitur amendamentet pėr tė gjithė propozimet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 30-10-2010 mė 18:22 Arsyeja: ndryshim

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Ja se cfare thote nja nga hartuesit e kushtetutes se vitit 1998; Shqiptaret e dinin cfare kerkonin kur bertisnin “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. Ne donim nje vend ku te respektoheshin te drejtat themelore te njeriut, pluripartitizmi, zgjedhjet e lira, liria e levizjes se njeriut, ideve, mallrave. Kjo eshte Shqiperia ku jemi sot. Sigurisht, shume gjera nuk i kemi ditur: Se c’eshte parlamentarizmi, c’eshte opozita, bashkeveprimi me shoqerine civile etj, i kemi mesuar rruges. Por besoj se objektivi per te gjithe ka qene i qarte: Shqiperia te jete nje vend normal demokratik i Europes.


    Ekskluzive/ Interviste me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Njezet vjet nga permbysja e komunizmit qe e kishte hale ne sy NATO-n. Nje vit ne krye te ministrise se Mbrojtjes dhe nje ushtrie te NATO-s. Mes kesaj distance, rrugetimi i gjate i nje personazhi te spikatur. Dhe nje sqarim tejet interesant per Luften e Vlores.

    Alqi Kociko

    -Zoti Imami. Kete vjeshte mbushen plot dy dekada nga fillimi ndryshimeve demokratike ne Shqiperi. Sinjalet ishin dhene qe me ngjarjet e ambasadave. Ju keni qene qe ne krye te heres nje protagonist i dores se pare. Pyetja eshte teknikisht e veshtire: Por a mund te beni nje permbledhje te shkurter se si e kishit menduar asokohe Shqiperine pas 20 vitesh dhe sa perputhen keto pritshmeri sot?

    Ka dy tipe revolucionesh dhe filozofi Edmond Burke e ka bere te qarte kete ide; ai mbi kete pikepamje teorike mbeshteti Revolucionin Amerikan por jo ate francez. Pra, kemi nje revolucion i cili i sherben ndryshimit te gjendjes ne nje vend nisur nga lirite dhe te drejtat e individit dhe per te cilin ka nje model paraprak se cfare do te behet dhe ku do te shkohet, ky eshte Revolucioni Amerikan; ky eshte dhe Revolucioni Glorioz Anglez i shekullit te 17-te. Ne kete kuptim, ne qofte se do ta quajme revolucion demokratik ate kthese te madhe politike te vendit ne 1990, ne e kishim nje model. Domethene, nuk ishte nje ndryshim nepermjet te cilit ne nuk e dinim ku do te shkonim, sic ishte Revolucioni Francez, apo sic eshte edhe ai i Tetorit, ku modeli politik i shtetit te ri eshte i paprovuar dhe thjesht nje utopi. Pra, ne e dinim ku do te shkonim, te pakten ne vija te trasha. Shqiptaret e dinin cfare kerkonin kur bertisnin “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. Ne donim nje vend ku te respektoheshin te drejtat themelore te njeriut, pluripartitizmi, zgjedhjet e lira, liria e levizjes se njeriut, ideve, mallrave. Kjo eshte Shqiperia ku jemi sot. Sigurisht, shume gjera nuk i kemi ditur: Se c’eshte parlamentarizmi, c’eshte opozita, bashkeveprimi me shoqerine civile etj, i kemi mesuar rruges. Por besoj se objektivi per te gjithe ka qene i qarte: Shqiperia te jete nje vend normal demokratik i Europes.

    Sot Shqiperia eshte nje vend i tille: Nje vend ku funksionon demokracia, nje anetar i Aleances se Atlantikut Verior, nje prej parakushteve te se ciles eshte pikerisht nje shtet funksionues demokratik. Nga kjo pikepamje une them qe jemi ne pritshmerite tona te atehershme.

    Por, per ta thene te verteten deri ne fund, ne kemi patur shprese, me drejt kemi enderruar, qe ne kete nivel do te arrinim me shpejt. Me kete pervoje, me kete informacion e me keto dije qe kam pas 20 vjetesh, mund te them qe eshte bere shume. Kuptohet qe po ta krahasosh me endrrat tona romantike, do te ishte mire te kishim ecur me shpejt. Por kjo distance e endrres nga realiteti eshte normale kudo e me te gjithe. Rendesi ka qe realitetet tona po shkojne ne drejtim te atyre deshirave, dhe jo kunder tyre.

    -Itineraret qe ndoqi karriera juaj politike, ju kane vendosur shume afer momenteve kyce te historise sone te re. A mendoni sot se ne caste te caktuara, do te donit te vepronit ndryshe?

    Gjithmone kur behet kjo pyetje, njerezit si rregull thone se per aq hapesira sa kane patur, kane vepruar drejt, kane bere zgjedhjen e duhur. Kurse ata qe e gjykojne nga jashte, nga nje teresi me e madhe pikepamjesh e te dhenash, mund te mendojne ndryshe. Une besoj se nuk jam nisur ndonjehere nga interesi personal apo i karrieres. Jam nisur nga parimi, “bej ate qe do te doje te ishte ligj universal i njerezimit; ate qe mendon se eshte me e mira; ate qe edhe po te jete ne disfavorin tend te drejtperdrejte, rendesi ka qe te mos te kesh turp perpara femijeve te tu neser”.

    Nuk perjashtohet qe per 20 vjet karriere politike te kete edhe verejtje, kritika etj. Kuptohet qe ne politike nuk jane te gjithe dakord me ty, asnjehere (tek e fundit ky eshte kuptimi i politikes). Pra, njerez kunder qendrimeve te mia ka patur, sepse normalisht preken interesa, por une kam ecur me idene per te ndertuar nje vend ku te kete hapesire per demokracine dhe per lirine. Une per ceshtjen e lirise kam dale ne rruge para 20 vjetesh. Hasa ne probleme, ne rrezik personal etj, kjo nuk ka pike rendesie. Rendesi ka qe jam perfshire ne ate levizje politike nisur vetem e vetem nga liria politike.

    -Kthehemi ne aktualitet. Po mbushni nje vit ne krye te ministrise se Mbrojtjes, tashme me nje ushtri anetare te NATO-s. Cilat ishin ceshtjet me emergjente ne tavoline, ne fillim te detyres; cilat jane ato sot?

    Nje seri ceshtjesh kane qene emergjente. Ajo me kryesorja, zhdukja e nje barre te rende te regjimit te vjeter, municionet dhe materialet e teperta; ketu eshte drejtuar gjate ketij viti edhe tehu i punes sime. Eshte per t’u shenuar se nepermjet nje pune administrative dhe organizative, krijimit te nje bordi te drejtuar nga zv.ministri, ku eshte perqendruar gjithe aktiviteti i demolimit dhe demontimit te municioneve (ku perfshihet zhvendosja, dergimi ne uzinat tona ushtarake etj), nje aktivitet qe kanalizohet permes nje njesie te vetme si Brigada e Logjistikes, ne kemi arritur rezultate te papritura. Nese per vitin 2009 kishim vetem 6 mije tone municione te evaduara, ne vitin 2010 shkojme ne 20 mije tone, duke perdorur po te njejtat mjete financiare e kapacitete njerezore si vjet.

    FARSH, me se shumti vleresohet sot per dy gjera nga aleatet. Se pari, po perballet me sukses me kete trashegimi te se kaluares, dhe se dyti, po shikon drejt se ardhmes nepermjet perfshirjes ne operacionet dhe misionet jashte vendit, me nje seriozitet e nje nivel te ri pjesemarrjeje. Sfida kryesore do te vazhdoje edhe per shume vjet te mbetet mentaliteti i nje ushtrie qe ka qene e mbyllur, kundrejt publikut dhe interesave te tij tek kjo ushtri. Kjo do te doje kohen e vet. Ne kemi profesioniste shume te mire, te perkushtuar, ushtare trima e te afte. Mjaft te kujtojme angazhimin e ushtrise gjate emergjences se permbytjeve ne veri. Por per nje ushtri krejtesisht moderne, duhet te luftojme per nje mentalitet te ri. Nga ana tjeter, ka qene objekt kryesor pune reformimi rrenjesor i kesaj ushtrie. Ne fakt, ne kemi kryer rishperndarjen dhe rigrupimin ne te gjithe Forcen tone te Armatosur; kemi riorganizuar mbi bazen e nje koncepti te ri politik e administrativ Ministrine e Mbrojtjes dhe gjithe aspektet e punes se saj burokratike, civile e ushtarake, reforme e cila ne vende te tjera ka kerkuar vite. Kete e arritem me sukses brenda 6-mujorit te pare te ketij viti. Ky 6-mujor i dyte eshte per te vendosur ne eficence kete strukture krejtesisht te re, si ne Force, edhe ne ministri. Lidhur ngushte me te dhe nje tjeter objektiv i yni, eshte reformimi i kuadrit legjislativ ne perputhje me detyrat e standardet e reja qe vendosen para kesaj Force pas anetaresimit ne NATO, dhe nje funksionim me transparent dhe me llogaridhenes brendaperbrenda strukturave tona.

    Sfide e madhe dhe aspak e lehte per ne mbetet heqja e gjithe materialeve te teperta qe kane pushtuar repartet tona. Ne kete ceshtje shpesh hasim ne rezistence, shpesh ka edhe vakume te vogla legjislative, te cilat po perpiqemi t’i mbyllim, dhe shpresojme qe brenda vitit te heqim nje sasi te madhe te tyre. Vitin ne vazhdim do perqendrohemi totalisht ne eliminimin e tyre. Por keto jane, le te themi, ceshtje te “kuzhines” se ketij sektori.

    Reforma themelore eshte ne drejtim te asaj qe vendi do siguri, aleatet qe garantojne sigurine kolektive te ketij vendi kerkojne kontributet tona. Per kete, ne duhet te kemi nje ushtri gjithmone e me te afte, gjithmone e me te pajisur. Ndaj, thelbi i te gjithe reformave qe po kryejme, eshte: Shkeputja e ushtrise nga cdo ceshtje joushtarake. Kishim deri vone, nje ushtri ku komandantet tane ishin kthyer ne drejtore ndermarrjesh. Kjo gjendje ka ndryshuar katerciperisht dhe ky eshte kyci i suksesit te kesaj reforme dhe baza e sukseseve te ardhshme. Ne do ta perqendrojme vitin tjeter, gjithe vemendjen tone tek ushtria: Stervitje dhe vetem stervitje, misione dhe vetem misione. Kur te arrijme kete, mund te themi se e kemi kryer reformen institucionale brenda ushtrise, dhe do te metojme qe ne perputhje me mundesite financiare, te rrisim edhe kapacitetet ne fushen e pajisjeve, armatimit etj. Brenda viteve 2013-14, them se do te kemi realizuar nje nga fazat themelore te reformimit te ushtrise sone pas hyrjes ne NATO.

    -Te mbetemi pak tek demontimi. Eshte shtruar nje pyetje qe kur ndodhi tragjedia e Gerdecit: A do te mundej qe kjo veprimtari te ishte fitimprurese edhe kur kryhet nga shteti?

    E qarte. Kur flasim per procesin e madh te evadimit te municioneve te teperta, ne fakt duhet te kemi parasysh tre procese. I pari eshte shkaterrimi ne poligone te hapura, i atij municioni qe nuk mund te cmontohet, zberthehet etj, per shkak te rrezikshmerise se madhe ose pamundesise teknologjike qe paraqet. Ne kete rast, ushtaraket tane bejne nje pune heroike sepse ngjiten ne maja malesh, ne vende te izoluara rruge e pa rruge, per te bere shkaterrime te sigurta. Ata punojne me nje nivel te larte rreziku, por detyra kryesore qe ne u kemi u dhene, eshte se pari siguria, dhe deri me tash nuk kemi patur incidente, sepse kushtet e punes dhe respektimi i rregullave nuk japin shkas. Nese largqofte ndodhin te tilla, ato do te jene te izoluara dhe per shkak te gabimit njerezor. Aktiviteti i dyte eshte demontimi industrial ne uzinat e Mjekesit, Policanit dhe Gramshit. Besoj e keni pare edhe neper kronika, qe eshte nje proces ne kushtet maksimale te sigurise. Kuptohet qe keto kane kosto; paguajme uzinat, ka kosto transporti, rojet, rrogat etj, pra behet fjale per disa milione euro. E treta, per aq sa eshte e mundur, po perpiqemi te shtojme shitjet ne menyre qe te kompensojme buxhetin e shtetit per keto shpenzime. Shitjet qe bejme jane te ligjshme, malli eshte pasuri e publikut. Kemi nje legjislacion krejtesisht te perputhur me BE-ne, ne fakt shitjet i kemi bere kryesisht me vendet europiane deri tani. Per cdo shitje ka nje agjenci, AKSHE qe licenson mbasi informohet me sherbimet vendase dhe partnere, si dhe njoftohet Bashkimi Europian. Jane botuar gjithashtu ne shtyp edhe te dhenat qe japin doganat, si per cdo shitje te pergjegjshme te nje malli legal ku figuron shitesi, perdoruesi fundor (zakonisht nje vend i BE-se) dhe siguria qe ky mall nuk perfundon ne duar te gabuara.

    -Jemi tek standardet e NATO-s: Ushtria e vogel, profesioniste, e zhdervjellet dhe sigurisht, e paguar. Per vete menyren sesi funksionojne shpesh gjerat tek ne, a ekziston rreziku qe kjo Force e Armatosur te marre nuanca te nje “agjencie punesimi” ne kuptimin negativ te fjales, pra ne dem te profesionalizmit?

    Pa dyshim qe ushtria eshte vend pune. Sikurse ne cdo treg pune, ne duhet te luftojme per te marre punonjesit me te afte, me te mire dhe kjo mund te behet vetem nepermjet incentivave te ndryshme. Por ka studime qe i qartesojne mendimet. I pari eshte prirja njerezore: Kush ka prirje per ushtar, nuk mund te behet regjisor teatri apo anasjelltas. E dyta, njerezit punojne ne nje organizate per shperblimin financiar dhe perfitimet lidhur me te, dhe tjetra, eshte ceshtje e vendosjes ne shkallen sociale. Pra perfitimi social i nje oficeri ne vendet ku duhet te respektohet nje oficer i NATO-s, sigurisht qe do te jete edhe me i madh ne te ardhmen.

    Por kryesorja eshte ushtari; ushtari i rekrutuar qe vjen ne ushtri, duhet te beje gjashte muaj stervitje, dhe gjashte muaj te tjere te jape, te demonstroje ate qe ka mesuar. Pra, ushtari profesionist vjen me deshire, mes nje rruge kontraktuale mes tij dhe shtetit dhe do te kete edhe perfitimet e tij, por ka mundesi te shfrytezohet per tre deri ne gjashte vjet. Ate pervoje qe ai grumbullon ne stervitje e misione, mund ta shfrytezoje gjate kesaj kohe. Sigurisht, nga qasja e filozofise politike ngrihen disa pyetje. A eshte patriotizmi nje virtyt; a do te dale dikush te mbroje Republiken edhe pa shperblim? Por kjo pastaj eshte nje thirrje qe shtrohet ne nje nivel tjeter.



    -Dicka “personale”. Keni mbrojtur nendeteset shqiptare ne filmin “Balle per balle”. Sigurisht, cikli i ketyre mjeteve qe ishin dikur krenaria e flotes sone detare, eshte mbyllur prej kohesh. Zyrtarisht, c’do te ndodhe me to?

    Nje prej nendeteseve do te mbytet, per t’u shnderruar ne nje lloj parku nenujor. Tre te tjerat, praktikisht jane te shitura permes nje ankandi te hapur per t’u bere skrap. Kontrata nuk eshte lidhur akoma, por jemi shume afer.

    -E keni njohur kryeministrin Berisha ne dy “epoka”. Ne te paren keni qene nje opozitar i tij dhe ne te dytin bashkepunetor. Sa ka ndryshuar Sali Berisha; cfare ju bindi te bashkepunonit me te, duke u rikthyer edhe ne Partine Demokratike? Tek e fundit, ju vete a keni ndryshuar?

    Pyetje e gjate dhe e veshtire. Megjithate, une kam sqaruar ne vitin 2002, kur m’u be ftese nga PD-ja, te gjitha raportet me nje parti per te cilen kisha nje kontribut te njohur. T’i kthehemi nje historie qe e kam shtjelluar shpeshhere, ndoshta nuk do te ishte interesante. Por une do te nenvizoja nje gje: Te gjithe kane ndryshuar, askush ne Shqiperi nuk eshte ai qe ka qene ne vitin 1992. Te gjithe besoj, kemi shume me teper pervoje, sepse nje qenie inteligjente reflekton mbi veten dhe mbi te tjeret. Une jam i bindur se ne momentet kyce te jetes sime, kam marre vendimet e duhura, mbi bazen edhe te analizes qe beme me siper.

    Ajo qe nuk eshte evidentuar asnjehere sa duhet, eshte se qeverisja ne vitet ’90 ishte tejet e veshtire dhe duhet pasur urtia per ta thene kete. Nuk ishim thjesht vendi me i varfer ne Europe. Ishim nje vend i derrmuar nga komunizmi deri ne kufijte e mbijeteses; nje vend ku nuk ishte lejuar te krijohej nje inteligjence qe duhej te mendonte per te ardhmen, dhe nuk mundej qe klasa e re politike te mos i reflektonte keto mungesa. Askush nuk i dinte hapat konkrete mes te cilave do te shkonim drejt hapjes. Tjetra eshte se ka pasur nje gabim konjitiv, konceptual, ne gjithe Perendimin e mandej ne Lindje, lidhur me tranzicionin e vendeve ish komuniste: Eshte menduar se vetem tregu i lire mjaftonte per ta kryer kete tranzicion. Qe kjo ishte e pamundur u vertetua, dhe kur filloi qe reformat e tregut dhe ato politiko-institucionale te punojne se bashku (edhe kriza e piramidave eshte pasoje e mungeses se nje reforme te thelle te institucioneve) vetem atehere gjerat nisen te funksionojne.

    E kam thene: Une jam nga ata njerez qe kam luftuar, por jo nga ata qe i “tradhetojne” koleget. Une do te them qe te gjithe koleget e mi qe formuan PD-ne, edhe ata qe riformuan Partine Komuniste drejt asaj Socialiste, kane qene ajka e intelektualeve shqiptare ne vitin 1990. Nuk kishte resurse me te mira se kaq Shqiperia ne ate vit. Mund te kritikohemi, te perbaltemi, mbase edhe ta meritojme kete (megjithese nuk besoj), por nuk kishte njeri qe mbeti pa ftuar: U ftuan te gjithe per te dhene kontribut ne nje moment kthese per vendin dhe kombin. Ata qe u paraqiten ishin njerezit me te pergatitur nga pikepamja e dijes, vullnetit, e kapaciteteve. Kaq mundem te benim. Krahasoni Shqiperine e 1990-es me ate te 2010-es, dhe pastaj thoni cfare beme dhe a beme mire apo keq.

    -Megjithate, sot diskutohet ende problemi i demokratizimit te jetes partiake dhe funksionimi real i strukturave, qe duhej te ishin rifreskuar tashme. Kjo teme ishte aktuale edhe gjate pushtetit te pare te PD-se…

    Une shoh qe partia ecen ne rruge konsensuale dhe kjo eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter. Te gjithe mund te kemi verejtje, sugjerime apo kritika, por te gjithe perpiqemi t’i permiresojme gjerat duke punuar. Duhet pranuar qe Shqiperia eshte nje vend me shume probleme; s’mund te themi se ato jane zgjidhur. Por ajo kryesorja, eshte se kursi i ngjarjeve eshte ne drejtimin e duhur. Partia, ne kuptimin institucional te fjales, po qeveris mire ne te gjitha nivelet (parlamentar, ekzekutiv etj). Perderisa kemi konsensus ne kete gje, besoj se ka vend per optimizem. Per ta sqaruar pak kete, po flas jo thjesht per konsensus brenda partise, apo nder shqiptare, por edhe per rrafshin nderkombetar. Isha javen e shkuar ne Berlin. Deklarata e ministrit te Mbrojtjes, qe eshte edhe kryetar partie dhe nder politikanet me brilante te Gjermanise, Karl-Theodor zu Gutemberg, ishte qe Shqiperia ka bere nje perparim te jashtezakonshem, si nje vend i rendesishem qe po i kryen detyrat e veta me mire dhe me me seriozitet edhe sesa vende shume me te medha. Keto vleresime qe i behen kesaj politike (dhe me jane bere ne shume kryeqytete e takime te nivelit te larte per sigurine), tregojne se kjo qeverisje ka gjetur aprovim, miratim e mbeshtetje jo vetem ne nje plan retorik. Kini parasysh qe jemi ne koalicion me nje parti qe nuk ka qene pjese e koalicioneve te medha te PD-se apo PS-se me pare. Fakti qe ata zgjodhen te qeverisin me PD-se, tregon se ata kuptuan qe ketu qendron suksesi, ketu qendron e mira e vendit. Pra, jane shume te dhena, nga shume drejtime, qe thone se jemi ne rrugen e duhur. Nje nga kurorezimet e kesaj rruge, eshte edhe liberalizimi i vizave se shpejti.

    -Ceshtja e rikthimit tuaj ne PD dhe ne detyren e shefit te kabinetit te kryeministrit ne fillim te mandatit te pare, shkaktoi disa reaksione. Keto sidomos kur u perfol kandidimi juaj per detyren e sekretarit te pergjithshem te selise blu. Si jane sot marredheniet me figurat kryesore te PD-se dhe a vazhdoni te synoni poste drejtuese ne parti?

    Eshte paksa nje ceshtje qe tani i perket historise. Por besoj se eshte nje gje normale. Ne nuk jemi engjej, ka moskuptime, dhe sic ka thene nje mik i vjeter, moskomunikimi krijon distanca. Ka edhe keqkuptime, dhe kjo eshte njerezore, por tashme shumecka eshte davaritur. Sigurisht, ne nje parti do te kete konkurrence, sepse vete demokracia eshte nje sistem kompetitiv. Eshte mese normale qe cdokush te kete deshira, interesa dhe te drejta per t’u angazhuar. Tek e fundit, ky eshte dhe thelbi i asaj kerkuam ne vitin 1990. Ashtu sic eshte normale qe brenda partise, jo te gjithe te mendojne mire per mua apo une per te tjeret. Nuk do te ishte e mire madje, qe per dike te votohej 100%; edhe ne rastin me te mire, do te jete nje 10-15%-sh qe nuk eshte dakord me ty, per idete, per pamjen e fytyres apo menyren sesi ecen. Kjo eshte shoqeria e lire, qe perfshin interesa e pikepamje te ndryshme, pelqime e mospelqime, objektive apo subjektive.

    -Zoti Imami, ju keni bere pjese dhe keni qene drejtues per shume kohe ne partine Aleanca Demokratike. Efekti i ndryshimit te sistemit zgjedhor rendoi shume mbi partite e vogla. A mund te themi se “epoka” e tyre ka perenduar dhe si i vleresoni pasojat e ketij reduktimi te peisazhit politik?

    Lidhur me ligjin elektoral dhe menyren sesi zgjidhen perfaqesuesit, ka dy interesa qe konkurojne: perfaqesimi sa me i mire, dhe stabiliteti i qeverisjes. Zgjedhjet behen per te prodhuar nje qeverisje perfaqesuese dhe te qendrueshme. Kam shkruar edhe me heret, se vendi kishte nevoje per nje ligj proporcional rajonal; se duhej vendosur nje barriere relativisht e larte, ne kufijte e 4.5-5%-it si vendet e tjera, sepse ndryshe fragmentarizohet skena politike dhe mbizoterojne interesat e vogla, dhe mendoj se ky ligj proporcional qe kemi eshte nje zgjidhje e mire. Tani kemi nje ligj qe detyron koalicionet. Partite jane konvejere te nje vullneti politik qe ekziston ne publikun e gjere, dhe jo zbatuese interesash shpesh banale dhe vulgare nga permbajtja (punesimi i ca njerezve).

    Ne fakt, ligji i 1992-shit prodhoi nje parlament shume stabel. Domethene, kur vota e kandidatit njehsohet me partine, shkohet drejt mazhorancave te qendrueshme. Kur keto vota u ndane, filloi konflikti mes dy paleve (kandidatit dhe partise) cka ishte rruga me e keqe per te hyre ne zgjedhje, keshilla me e keqe qe u eshte dhene shqiptareve, dhe prodhoi ato efekte qe tashme i dime ne dy pale zgjedhje.

    -Keni bere nje deklarate se fundi per 90 vjetorin e Luftes se Vlores, (lufta qe ne zhargonin popullor njehsohet me hedhjen e italianeve ne det) qe shkaktoi jo pak habi. A mund ta shtjelloni pak me gjate kete kendveshtrim?

    Kam shkruar, edhe kam folur shpesh per ceshtjet e historise. Koncepti marksist qe eshte mbizoterues dhe tradicional tek ne, ka shkruar nje histori qe, pavaresisht kontributeve, seriozitetit apo dhe profesionalizmit te njerezve qe jane marre me te, ka te cara e keqinterpretime te medha. Megjithate, ne fakt ne jemi nderkaq ne nje proces te rishikimit te historise, dhe kjo eshte e pashmangshme. Askush nuk eshte me te njejtin mendim qe kishte per Enver Hoxhen ketu e 20 vjet perpara. Pra le ta nisim nga kjo, me e dukshmja: Do ta revizionojme ne qendrimin, apo ende do themi se Enver Hoxha ishte flamurtari, prijesi etj etj? A do themi se kishim diktaturen me te eger ne Europe, apo se u ndertuan aq e kaq hidrocentrale, se siguruam buken ne vend e keshtu me rradhe? Pra, ne duhet ta shohim historine tone.

    Lidhur me ceshtjen konkrete, se pari shumica e atyre qe kane shkruar e folur, nuk kane arsimin e duhur per t’u marre me te. Qasja ime eshte ngushtesisht akademike dhe aspak politike. Kundershtimet e polemikat politike jane ceshtje tjeter.

    Ka nje teze per Luften e Pare Boterore, ajo leniniste qe mbeshtetet ne idene marksiste te njeriut ekonomik, “homo economicus”. Sipas saj, te gjitha konfliktet, ne rrenje te tyre jane ekonomike. Per ta detajuar per lexuesin e gjere, cfare thote Lenini? Sipas tij, konflikti ne themel te Luftes se Pare, ka qene per shkak te kolonive. Keshtu e kane mesuar gjithe femijet shqiptare deri ne vitin 1989, keshtu thone sot edhe ata qe vazhdojne te ruajne ate brumosje e kulture te PPSh-se: Ishte nje lufte imperialiste per rindarjen e tregjeve dhe kolonive. Ky eshte nje gabim fatal dhe ata nuk e kuptojne cfare thone. Mirepo shkenca politike nderkombetare ka pesuar gjate ketij shekulli zhvillime te medha. Rithemeluesi i saj, Kenneth Waltz, ka shkruar ne vitin 1970 librin “Teoria e marredhenieve nderkombetare”. Cfare thote ky akademik i madh? Se pari, ne fushen e marredhenieve nderkombetare, shteti eshte aktori kryesor. Shteti niset nga interesa. Se dyti, kemi studime te thelluara pse dhe si shpertheu Lufta e Pare dhe sesi pasojat e saj sollen Luften e Dyte. Lufta e Pare Boterore nuk shpertheu per shkak te kolonive (sepse ne fakt, kolonite ekzistuan edhe pas Luftes se Dyte dhe vetem atehere nisi dekolonizimi), por sepse po dilte ne skenen boterore nje fuqi e re: Rusia. Gjermania ne mes te Europes, ndihej e kercenuar si shtet, si aktor global, ne interesin e saj themelor te sigurise. Ndodhej ne sanduic midis nje aleance franko-ruse, dhe gjithcka nisi si nje “pre-emptive war”, nje lufte parandaluese kunder ngritjes se nje fuqie qe shihej si kercenim.

    Tani brenda ketij kuadri global kthehemi ne planin lokal, tek Lufta e Vlores e 1920-es. Cili ishte interesi i Italise, qe ta bente Shqiperine koloni? Kur ajo vendosi nje gje te tille, erdhi ne 1939-en, zbarkoi dhe brenda pak oresh kishte marre fund gjithcka. Po te ishte themelore per Italine krijimi i nje kolonie, mund ta kishte mbajtur territorin: Shtonte forcat dhe arsenalin ushtarak etj. Por problemi themelor i Italise nga pikepamja e interesit kombetar te saj, atehere dhe sot, ishte kontrolli ne Kanalin e Otrantos, si nje pike strategjike, pa kontrollin e se ciles Italia do te ishte gjithnje e kercenuar.

    Deri ne 1920-en, Shqiperia ishte bere fushe beteje e paleve nderluftuese dhe akoma nuk kishte dale per te mbrojtur territoret e saj. Ne kete situate dukej se per keto interesa, kishte vetem nje zgjidhje: Copetimi i Shqiperise. Pra, italianet te mbanin zonen e Vlores dhe rrethinat, dhe afermendsh qe do shihnin vetem interesin e tyre. Pjeset e tjera le t’i merrte kushdo, malazeze, serbe, greke.

    Pikerisht ketu del ne pah gjenia shqiptare, qe e ka nenvizuar ne menyre te posacme Abaz Ermenji: Qe nga Kongresi i Lushnjes dhe qeveria e Sulejman Delvines, e deri tek Lufta e Vlores, kemi perpjekjen e entitetit politik kombetar shqiptar per ta shperthyer kete skeme. Dhe qe ta shperthesh kete skeme, duhet se pari te japesh siguri qe ne Kanalin e Otrantos nuk do te vendoset nje fuqi e madhe ballkanike perkundrejt Italise. Faktikisht, Italia edhe pasi e leshoi Vloren dhe territorin e pushtuar, me nje qeveri shqiptare relativisht nen kontroll, vazhdonte ta realizonte interesin e saj te mbajtjes se Otrantos. Nuk kishte nevoje per pushtimin e Shqiperise, nuk i duhej kjo kosto.

    Nga kjo pikepamje, Lufta e Vlores as zvogelohet dhe as minimizohet, perkundrazi: Se pari kjo lufte vendoset ne kuadrin e marredhenieve nderkombetare, se dyti kjo lufte spikat si element i nje lufte kombetare dhe jo lokale; nje lufte per te krijuar shtetin shqiptar dhe per moscenimin e integritetit territorial te tij. Kjo ishte pra, nje lufte e madhe pikerisht per kete arsye, dhe ne momentin qe shqiptaret e treguan kete, edhe Fuqite e Medha (SHBA, por edhe Anglia, pavaresisht cfare thone historianet tane ende marksiste) ofruan nje zgjidhje. Kjo zgjidhje siguronte edhe moscenimin e territoreve shqiptare, edhe ruajtjen e interesave italiane. Mandej edhe ruajtjen e interesave te te tjereve, sepse u shmang nje efekt domino.

    Kjo qe them une, u jep nje rol shume me te madh shqiptareve. Por problemi mbetet prape tek leninizmi dhe enverizmi qe nuk i le keta njerez te shohin qarte, dhe kjo nuk eshte fyerje. Leninizmi-enverizmi eshte ky: Qe konfliktet nderkombetare jane konflikte mes borgjezise nderkombetare dhe klasave te shtypura. Por atehere do te duhej qe Luften e Vlores mos ta udhehiqte elita e kombit tone, por ta perceptonim vetem si “lufte te fshataresise se Vlores kunder imperializmit italian”?! Kjo eshte krejtesisht e pavertete, totalisht ideologjike dhe nje leninizem i kulluar.

    revista klan

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Mazhoranca thote se gjykata kushtetuese i eshte vene kunder maxhorances ne miratim ligjesh etj etj, ndersa opozitaret shprehen se maxhoranca po ve militante ne gjykaten kushtetuese per ta pasur nen kontroll. Per me shume lexoni se cfare thote Kreshnik Spahiu ne artikullin e pare te kesaj teme per gjykaten kushtetuese


    Kushtetuesja, PD rrėzon 3 kandidaturat e Topit

    Nga Tema

    Mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve ka rrezuar dje tre kandidaturat e Presidentit Bamir Topi pėr anėtarė te Gjykatės Kushtetuese; Edlira Jorgaqin, Artan Hoxhėn dhe Adrian Leken dhe i ka kaluar pėr miratim Kuvendit vetem Fatmir Hoxhen. Kandidatura e pare e rrezuar ishte ajo e Edlira Jorgaqit, pasi u cilėsua e papėrshtatshme. Relacionin e ka lexuar deputetja e PD-sė Mesila Dode, e cila deklaroi se kandidatja lė shumė pėr tė dėshiruara me paanėsinė nė politikė. Sipas Dodes, Jorgaqi ka shkelur ligjin e konfliktit tė interesit. Kundėr relacionit ėshtė shprehur deputetja e PS-sė, Ermonela Felaj, duke i quajtur absurde argumentet e demokratėve. Sipas saj, Jorgaqi nuk ėshtė mbėshtetur nga Partia Socialiste. Ajo akuzoi maxhorancėn se nuk merr parasysh kriteret profesionale, por kėrkon militantė pėr tė qenė anėtarė nė Gjykatėn Kushtetuese. Mazhoranca miratoi kandidaturėn e Fatmir Hoxhės, me shumė gjasa i vetmi nga katėr kandidaturat. Mėnyrėn e vlerėsimit tė kandidaturave, Bashkim Fino e ka quajtur tė padrejtė. Sipas tij, nė kėtė mėnyrė mazhoranca kėrkon tė vėrė nėn kontroll institucionet e pavaruara dhe po sulmon Presidentin, Bamir Topi. "Jeni duke i rrėzuar nė mėnyrė sistematike dekretet. Kėtė radhė me keqardhje presidentit i themi qė do ta kalojmė njė dekret, po dekretet e tjera nuk do i kalojmė. Nuk mund tė krahasohet performanca e tė treve nė raport mė kėtė qė ju miratoni sot. Prandaj them politikisht kryetar qė diskutimi duhej sot, janė tė detyrueshme dhe i besoni vetėm performancės sė ulėt politik qė keni marr", tha Bashkim Fino. Ndėrsa deputetėt e mazhorancės kanė dhėnė argumentet e tyre. "Tė gjithė sė bashku do tė bėrtasim dhe ulėrasim, tė ciremi kur na vijnė kandidatura me probleme tė tilla", u shpreh Fatos Hoxha, PD. "Gjykata Kushtetuese ėshtė njė organ i cili i ėshtė kundėrvėnė kėsaj maxhorance nė mėnyrė tė pėrsėritur. Raste tė panumėrta, diskutimi dhe debati pėr ligje konkrete. E pra, nėse ėshtė i vėrtetė ky fakt nuk mund tė jetė i vėrtetė fakti qė Gjykata Kushtetuese ėshtė ushtare e kėsaj maxhorance", tha Ilir Rusmajli, kryetar i komisionit tė Ligjeve. Pas seancave tė gjatė tė marrjes nė pyetje tė kandidatėve tė pėrzgjedhur, Fatmir Hoxha, Artan Hoxha, Adrian Leka e Edlira Jorgaqi sot lexohet relacioni i mazhorancės pėr secilin prej tyre. Nga sa ėshtė komentuar, pritet tė kalojė vetėm njė nga kandidaturat, ajo e Fatmir Hoxhės, ndėrkohė qė tė tjerat me shumė gjasa rrėzohen.




    PD, letėr Gjykatės Kushtetuese pėr tė pezulluar procesin e rikompozimit tė saj




    Maxhoranca i kėrkon Gjykatės Kushtetuese, tė interpretojė 2 nene tė ligjit themeltar tė shtetit pėr mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė anėtarėve tė saj por dhe Gjykatės sė Lartė. Nėpėrmjet njė letre qė mban firmėn e 1/5 tė deputeteve, demokratėt kėrkojnė kritere tė sakta pėr mėnyrėn sesi gjyqtarėt zgjidhen, diferencim tė kėtyre kritereve pėr secilėn gjykatė dhe zgjidhjen e rotacionit ēdo 3 vjet nė Kushtetuese. Sipas te djathtėve, ligjet organike tė gjykatave janė tė paplota, gjė qė ka sjellė dhe pėrplasjen institucionale pėr kandidatėt e presidentit. "Pėr tė saktėsuar se kush meriton tė qenit gjyqtar tė Gjykatės sė Lartė, kush meriton tė mbajė atė pozicion. A duhet tė jetė i njėjti raporti, apo kriteri si pėr Gjykatėn Kushtetuese dhe pėr Gjykatėn e Lartė? Nga viti 2000 dhe deri mė sot pėrbėrja e Gjykatės Kushtetuese nuk reflekton kėrkesėn e parashikuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, qė ēdo tre vjet pėrtėritja duhet tė bėhet me 1/3. Dhe me dekretet e presidentit tė Republikės, nė rast se ato votohen nga Kuvendi nė formatin qė ato kanė ardhur unė besoj se propozohet tė ketė njė bashkėjetesė dhe pėr nėnte vite tė tjera me kėtė fyerje tė Kushtetutės", tha Viktor Gumi, deputet i PD. Pas marrjes sė kėrkesės pėr interpretim tė neneve 125 dhe 136 tė Kushtetutės, Gjykata Kushtetuese mund tė kėrkojė pezullimin deri nė shpallje tė vendimit tė gjithė procesit qė lidhet me pėrzgjedhjen e anėtarėve tė saj. Pra, votimit nė Kuvend tė kandidatėve tė Topit.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Centralizimi aktual i pushtetit me metoda te tjera eshte nje nga tiparet e politikes aktuale dhe asaj qe i themi elite.
    Presidenti thote se eshte per referendum popullor per shkaterrimin ose jo te piramides.

    Si nuk doli asnje nga shoqeria civile, nga ndonje organizate politike qe nuk ka lidhje me qeverine dhe opoziten, te mbledhe disa firma e te kerkoje referendum popullor per ceshtje qe shemtojne kryeqytetin ose e zbukurojne po kete kryeqytet. Populli kur del ne protesta kerkon uje, drita, qetesi, shendetesi, legalizime tokash etj, por nuk ka prej atyre intelektualeve te paprekur me korrupsionin galopant qe te marrin iniciativa qe ta pyesin popullin e te kontestojne edhe vlerat qe njerezit duhet te shfaqin pas 20 vjeteve tranzicion, nese qeveria po vepron drejt ose jo me shkaterrimin e piramides.

    Nenkryetari KlD-se ne intervisten e tij te botuar para disa kohesh dhe qe eshte postuar nga une ne fillim te temes ne kete teme thote se kushtetuta nuk lejon njerez nga shoqeria civile te bejne referendume. Bie dakort se u be 20 vjet me nje popull 3 milionesh, me 28000 km katrore siperfaqe toke, me gjithefare lloj partish qe vetem sa figurojne si ato piramidat fallco bankare dhe bie dakort me nenkryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise kur thote se kjo kushtetute e mban popullin, politiken dhe institucionet te centralizuara



    Pyetje drejtuar presidentit te Shqiperise Bamir Topi nga gazeta "Panorama"

    Do tė doja t’ju pyesja zoti President, pėr njė nga polemikat mė tė fundit tė klasės politike shqiptare. Ėshtė ideja, ose mė saktė, ėshtė kthyer nė njė vendim tė Parlamentit pėr rrafshimin e Piramidės dhe ngritjen nė vend tė saj tė njė Parlamenti tė ri. Ju si e gjykoni kėtė? Ėshtė njė veprim i duhur?
    Nė fakt, kjo temė ėshtė disi delikate. Por, natyrisht edhe unė kam mendimet e mia. Ne nuk e kemi shansin, sikurse e kanė shoqėritė perėndimore, tė stazhionuara nė kuptimin e plotė tė fjalės nė demokraci, qė tė kemi institucionin e referendumit pėr ta realizuar nė mėnyrė tė thjeshtė dhe efikase. Kam parasysh kėtu Zvicrėn, qė bėn referendume tė shpeshta, tė shumta, pėr ēėshtje qė janė pjesė e njė sensibiliteti tė lartė publik. Unė sot jam nė kėtė pozicion. Mė thoni, ēfarė pozicioni duhet tė mbaj unė sot, kėtu, publikisht, ndėrkohė qė publiku ėshtė i ndarė? Nuk do tė ishte elegant njė mesazh i njėanshėm, qė mund tė japė Presidenti, qoftė edhe si produkt i ndėrgjegjes sė tij. Pėr shembull, unė do tė isha, dhe njė nga variantet, sepse nėse do tė vendoset qė nė njė vendimmarrje, Kuvendi i Shqipėrisė tė bėhet atje, natyrisht ėshtė ēėshtje e vendimmarrjes. Askush nuk mund tė thotė qė njė vendimmarrje ėshtė absolutisht e drejtė nė atė sens, sepse kemi mendime tė ndara. Njė nga mendimet e hershme ishte qė, ai institucion tė kthehej nė njė institucion ku tė ishte ekspozuar pikėrisht ai kalvari i vuajtjeve tė njerėzve qė janė vrarė, janė persekutuar, janė robėruar, janė pėrndjekur nga regjimi i Enver Hoxhės. Ky mund tė ishte njė nga elementėt, gjė qė nuk e kemi parė. Unė nuk mund tė mbaj sot pozicion. Ju e dini qė unė jam shumė i ndjeshėm nė ēėshtjet e tė persekutuarve politikė, sepse janė pėrveē tė tjerave edhe eksperienca familjare, edhe nė rrethin farefisnor dhe shoqėror.
    Nga kontaktet qė keni me ta, ēfarė opinioni ju kanė dhėnė?
    Por, natyrisht, ata janė tė ndjeshėm nė kėtė qė unė mundohem tė bėhem interlokutor edhe i zėrit tė tyre. Megjithatė, nė kėtė shoqėri nuk janė vetėm ata. Pra, unė nuk dėshiroj tė ndėrhyj nė vendimmarrje, nuk dėshiroj tė jap njė opsion timin sot. Por, ajo qė mund tė them, ėshtė se ne duhet tė kemi shumė kujdes me harxhimin e parave tė shqiptarėve. Nė rast se mendohet qė njė institucion do tė ndėrtohet shumė shpejt diku tjetėr, nuk kemi arsye qė tė harxhojmė shuma marramendėse pėr gjėra qė e kanė jetėn shumė tė shkurtėr. Nuk mund tė ketė mė tė ndjeshėm pėr rregullimin e kushteve pėr ata qė kanė punuar nė Parlament dhe ėshtė domosdoshmėri qė kushtet e Parlamentit tė rregullohen, se nuk ėshtė thjesht ana estetike, por ėshtė ana e komunikimit. Sot jemi nė botėn e internetit, tė elektronikės dhe gjithēka duhet. Unė inkurajoj, se tek e fundit ėshtė njė institucion ku punohet dhe merren vendime shumė tė rėndėsishme, por si institucione ne duhet tė ecim me plane tė sakta. Pra, ėshtė ēėshtje e vendimmarrjes dhe nuk mė takon mua ajo vendimmarrje, absolutisht, edhe pėr arsyet qė thashė. Pavarėsisht mendimeve qė kam unė, pavarėsisht nga urrejtja qė kam unė pėr komunizmin, pavarėsisht nga dėshira qė gjėrat duhet tė rivendosen, ėshtė njė ēėshtje qė i takon njė vendimmarrjeje tjetėr. Problemi ėshtė qė ne duhet t’i saktėsojmė gjėrat. Nuk jemi nė momentet e luksit tė madh pėr tė shpenzuar shuma tė mėdha, nėse do tė ndėrtohet njė institucion tjetėr. Nėse do tė ndėrtohet njė institucion tjetėr, le tė ndėrtohet. Gjėrat bėhen me njė ide tė qartė, gjėrat bėhen me njė preventiv tė qartė. ...
    Por jo brenda dy vjetėve?!
    Mirė pra, gjithė ajo qė po them ėshtė pikėrisht nė kėtė sens, qė gjėrat duhet tė mendohen mirė. Nė rast se ndėrtohet njė vepėr qė u takon tė gjithėve, pavarėsisht nga konjukturat politike tė momentit, pavarėsisht nėse sot nė kėtė zyrė jam unė, nuk ėshtė zyra ime, ėshtė zyra e Presidentit tė Republikės, dhe pas dy vitesh do tė vijė dikush tjetėr tė drejtojė shtetin nga kjo zyrė. Pra, bėhen nė njė komunikim normal, nė njė komunikim pa emocione, ku tė gjendet ekuilibri. Gjėja mė e mirė nė kėto raste ėshtė tė gjesh ekuilibrin dhe ekuilibri ėshtė pikėrisht ai moment, qė ne na bėri tė konsumojmė pjesėn e parė tė intervistės sonė, i cili nuk gjendet pėr fat tė keq edhe pėr gjėra tė tjera. Pra, kur mungon ai lloj ekuilibri, mungon edhe ky tjetri. Pra, nė pėrgjigjen time, ju dolėt pa njė opsion personal, por dolėt me njė konsideratė tė pėrgjithshme qė gjėrat duhet tė bėhen nė funksion tė gjithė shoqėrisė. Po ta kishim mundėsinė e referendumit, referendumi do tė zgjidhte njė moment, ku tė gjithė do tė ishim mė tė qetė. Fakti qė nuk ėshtė referendumi, ka njė vendimmarrje. Unė respektoj vendimmarrjen. Por, vendimmarrjet, nėse do tė vinin nė mėnyrė konsultative, tė ekuilibruar, do tė ishin mė tė mirat, sepse nė vendimmarrjet politike ka projeksione tė ndjeshmėrive qytetare, qė janė tė orientuara nė mėnyrė natyrale nė formacione tė ndryshme politike.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Pjese e shkeputur nga intervista e nekryetarit te KLD-se Zotit Spahiu
    Avokati i popullit
    Per te qene sa me bindes ne kete analize po e fillojme nga praktika e fundit e mos zgjedhjes se avokatit te popullit ku prej disa kohesh ky institucion kushtetues ka vakuumin e vendit vakant te titullarit dhe nuk plotesohet per shkak se kerkohen 84 vota ne kuvend apo 3/5 e deputeteve.
    A kuptojne shqiptaret se cfare shkerdhimtarie eshte bere me kete lloj hartimi te kushtetutes se vitit 1998 dhe se si akoma pushtetet jane te centralizuara?




    Topalli i ofron opozitės Avokatin e Popullit, PS: S’pranojmė pazare

    Nga Tema

    Mazhoranca bėn njė hap tė papritur duke i ofruar opozitės emrin e Avokatit tė Popullit si njė zgjidhje tė ngėrēit politik mes tyre. Refuzimi i PS-sė ka qenė i shpejtė, e cila vazhdon tė kėmbėngul nė hetimin e zgjedhjeve tė shkuara si e vetmja zgjidhje e krizės politike. Oferta e mazhorancės drejtuar opozitės erdhi nėpėrmjet deklaratės sė Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha se kjo ėshtė oferta e fundit e mazhorancės pėr opozitėn, pėr tė zgjidhur krizėn politike. Por oferta e Topallit ėshtė kundėrshtuar nga deputeti socialist, Saimir Tahiri, i cili deklaroi nė emėr tė partisė sė tij, se nuk do tė pranojė kėtė ofertė dhe tė tjera qė kanė tė bėjė me pazare dhe jo zgjidhje politike duke kėrkuar qė mazhoranca tė pranojė transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit.


    Oferta e Topallit

    Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli doli dje para mediave pėr tė bėrė tė ditur ofertėn mė tė re drejtuar opozitės qė tė sillnin njė kandidat nga opozita pėr postin e Avokatit tė Popullit. Topalli tha dje se oferta i ishte bėrė e ditur kryetarit tė grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, dhe se kjo ofertė sipas Topallit ėshtė e fundit serioze e mazhorancės drejtuar opozitės. Duke ofruar postin e Avokatit tė Popullit, Topalli tha se nėse opozita do tė pranojė dhe tė paraqesė njė kandidat, atėherė mazhoranca ka njė kusht tė vetėm pėr kandidatin, ku kėrkohet qė tė mos ketė qenė pjesė e procese gjyqėsore politike nė kohėn e diktaturės komuniste apo edhe nė ēėshtje qė lidhen me dhunimin e tė drejtave tė njeriut gjatė kėtyre 20 viteve. “Pasi jam konsultuar me kryetarin e mazhorancės, kam marrė njė ofertė tė re nga zoti Berisha, pėr t’ia pėrcjellė Partisė Socialiste dhe opozitės. Nė kėtė rast bėhet fjalė pėr Avokatin e Popullit dhe mazhoranca me ofertėn e re qė i bėn Partisė Socialiste, i jep opozitės tė drejtėn qė tė ketė njė ndėr organet kushtetuese mė tė rėndėsishme, Avokatin e Popullit. Njė gjė tė tillė ia kam bėrė tė ditur Kryetarit tė Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, qė nė mėnyrėn mė urgjente tė propozojnė emrin qė dėshirojnė sipas ligjit, nė mėnyrė qė opozita tė marrė kreun e organit kushtetues tė Avokatit tė Popullit. Me tė vetmin kusht qė, emri i propozuar tė mos ketė qenė pjesė e proceseve gjyqėsore politike gjatė diktaturės dhe tė mos ketė pasur probleme me dhunimin e tė drejtave tė njeriut gjatė kėtyre 20 viteve. Ėshtė njė ofertė shumė serioze. Mazhoranca kėshtu, po i bėn njė ofertė tjetėr opozitės”, tha dje Topalli. Posti i Avokatit tė Popullit ka mbetur bosh prej disa muajsh pas mbarimit tė mandatit tė Emir Dobjanit.

    Refuzimi i opozitės

    Socialistėt kanė refuzuar menjėherė ofertėn e Kryetares sė Parlamentit duke e vlerėsuar si njė tentativė tė mazhorancės pėr tė bėrė pazare me pushtetin. Deputeti socialist, Saimir Tahiri, tha dje se oferta e Topallit ėshtė njė shenjė e dėshpėrimit tė pushtetit tė Berishės dhe njė tentativė pėr tė ndaluar procesin e transparencės I kėrkuar nga opozita. Deputeti socialist theksoi se opozita nuk do tė pranojė asnjė ofertė tė kėsaj natyre tė opozitės, por ėshtė e vendosur pėr tė kėrkuar transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit. “Oferta e znj. Topalli nė fakt ėshtė njėkohėsisht edhe shenjė e dėshpėrimit tė pushtetit tė Sali Berishės pėr tė ndaluar me ēdo kusht transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Pazari i pushteteve nuk ėshtė ofertė pėr Partinė Socialiste. Partia Socialiste ka kėrkuar dhe vazhdon tė kėrkojė nė mėnyrė konstante dhe tė qėndrueshme, transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit, si mėnyra mė e mirė pėr tė garantuar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė tė ardhmen”, tha dje deputeti socialist Saimir Tahiri.

  18. #18
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,018
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Kush e lexon gjithe kete mur me shkronja
    Cdo gje eshte relative...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga smokkie Lexo Postimin
    Kush e lexon gjithe kete mur me shkronja
    Lexo artikullin e fundit ku sipas kushtetutes duhen 85 vota per te zgjedhe Avokatin e Popullit.

    Jozefina Topalli qe rrjedh nga nje familje e persekutuar sebashku me shume politikane te tjere te PD-se qe duan demokratizim te Shqiperise dhe shqiptareve, kane ngelur si peshqit ne rrjeten e hartuar te kushtetutes nga ps-istat dhe tani luajne me pushtetet sikur te ishte PS mazhorance apo sikur vete demokratet te ishin bllokqene.
    Cdo nen, cdo paragraf i kushtetutes se 1998-s eshte i hartuar ne menyre te atille qe cdo force politike si e majte si e djathe te perdore pushtetet me te njejtin stil sic e perdori diktatura vecse kesaj rradhe me dekorime ne menyre qe te mos bie ne sy vjedhja qe opozitaret e sotshem dikur ne pozite domethen pas 1998-s kane bere duke ditur dhe si ti fshehin ato qe i kane vjedhur ketij populli.

    Sali Berisha bertet liri demokraci nderkohe ai nuk e sheh se udheton neper histori sikur te ishte Fatos Nano apo Edi Rama apo Ilir Meta apo sikur te ishte Ramiz Alia e co.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Faleminderit
    25
    3 falenderime nė 2 postime
    ................................Moj Rozeta Rrapushi po qysh ven tituj bombastike sikur opozita e ka kuptuar drejt se me kete kushtetute dhe me kete kod zgjedhor nuk qenkemi ne rruge te mbare? Po a nuk mjafton moj goc e gazetes e kohes se socialistave se PS-ja ka tjera qellime? A nuk eshte ajo PS-ishppsh qe beri kushtetuten e 1998-s, qe udhehoqi disa vite Shqiperine derisa e dorezoi me celsa kashte? Pse nuk ja nxirrni ne shesh te thena, te pathena sekretet e partise socialiste po u dashka te silleni ju te gazetes koha e socialistave sikur te punonit per sherbimet sekrete. A nuk keni provuar djegje te gazetes koha jone, a nuk jeni rrahur se Berisha vepronte gabim kur ishte ne pushtet apo sot keni pare filma me killera e per kete jeni mbeldhur si lepurushe? Keni fatet e Shqiperise ne dore ju te medias dhe asgje nuk keni bere ju te gazetes koha jona ta shihni si kufome komunizmin por edhe ti veni njerezit neper binare duke sakrifikuar per nje ligj themeltar qe do tu sherbente te gjitheve e atehere do i thonim vetes me dinjitet se e meritojme te quhemi shqiptare....................



    Deshton deklarata, PS refuzon Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor

    Rozeta Rapushi

    Deshton edhe tentativa e delegacionit te Parlamentit Evropian, kryesuar nga Eduard Kukan, per te pajtuar politiken shqiptare. Madje ky delegacion u largua i zhgenjyer nga qendrimi i palekundur i kampeve politike, per te gjetur nje zgjidhje per ngercin politik. Deshtimi i deklarates se perbashket, per hetimin e zgjedhjeve dhe fatin e kutive te votimit, ka ardhur pasi Partia Socialiste ka refuzuar qe ne kete propozim te eurodeputetes Doris Pack te perfshihet fjalia "te respektohet Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta". "Po jam i zhgenjyer sepse per here te dyte nuk arritem te siguronim nje dokument te perbashket. Po behet rutine kjo dhe eshte shume keq. Eshte e nevojshme te vazhdohet dialogu politik. Javen e ardhshme do jepet progres- raporti dhe opinioni nga Komisioni Evropian, Pyetesori i te cilit u dorezua nga Shqiperia. Por perfundimi i ketij takimi nuk eshte aspak nje lajm pozitiv dhe konstruktiv per Shqiperine para kesaj ngjarje te madhe", tha kreu i delegacionit Kukan pas takimit. Sipas tij, kjo qe ndodhi ne keto dy dite takime, nuk eshte lajmi i mire qe i duhej Shqiperise para ketyre ngjarjeve te rendesishme. "Eshte nje mesazh i keq per Evropen, qe nuk u arrit pas dy ditesh pune nje konsensus prej pales shqiptare", tha Kukan, pa e fshehur aspak zhgenjimin e tij. Zgjidhja nuk u gjend edhe pas kater ore diskutimesh ne mbledhjen e dyte te zhvilluar diten e djeshme. Mbledhje ku ne fakt, pozita dhe opozita shpalosen para nderkombetareve debatet dhe merite mes njeri-tjetrit. Ndonese u larguan, europarlamentaret dhane serish mesazhin per gjetjen e konsensusit dhe zgjidhjen e ngercit politik. Delegacioni evropian perseriti thirrjen, qe Shqiperia t'i jape fund krizes politike dhe te fokusohet ne ceshtje qe jane primare per vendin, sic eshte ekonomia, konkretisht tek papunesia ne vend. Eurodeputeti italian Antonio Cancian, deklaroi se rezoluta e Parlamentit Evropian per Shqiperine, ishte nje pike e forte ne te cilen palet duhet te mbeshteteshin per te shkuar drejt zgjidhjes se krizes. "Do te ishte mire, qe palet te binin dakord per disa pika, apo nje deklarate te perbashket per ecurine e metejshme ne zgjidhjen e krizes, ne te kundert, do te jete shume zhgenjyese per ne", tha Cancian. Ai theksoi se ne vend, ka ceshtje te tjera qe lene shume per te deshiruar, sic eshte ekonomia ku papunesia me te cilat klasa politike duhet te merret. Dy dite me pare, me mberritjen ne Tirane, delegacioni i Parlamentit Evropian i beri apel politikes ne Shqiperi qe te gjejne nje zgjidhje per situaten, e cila duket pa rruge dalje qe pas zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitit te kaluar. Por ndonese ne fokus te takimeve te tyre ishte nder te tjera edhe zgjidhja e ngercit politik, serish asnje hap perpara nuk u be. Qendrime keto, qe vijne ne nje kohe kur Shqiperia po pret jo vetem vendimin per liberalizimin e vizave por edhe opinionin per statusin e vendit kandidat.

    koha jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 06-11-2010 mė 06:33 Arsyeja: ndryshim

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •