Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Mehmet Shehu

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mehmet Shehu

    Mehmetologji ose letėrsia pėr Mehmet Shehun

    17/10/2010 - 14:53



    Ylli Polovina

    Ndoshta koncepti “mehmetologji” ėshtė kurajė qė del pėrtej arsyetimit tė ftohtė, por kėtė po e bėjmė si njė mėnyrė
    figurative pėr tė pėrcjellė deri tek lexuesi opinionin se pėr Mehmet Shehun tashmė ka nė formim e sipėr njė letėrsi tė tėrė. Ajo qė duket edhe mė shumė e sigurt ėshtė se ajo nuk premton tė pakėsohet apo dalėngadalė tė fiket. Do tė rritet. Debati do tė ndizet prej kryqėzimit tė argumenteve tė njėrės palė dhe hedhjes sė tyre poshtė nga pala tjetėr.
    Siē deri tani rrjedha e mospėrputhjeve ka vijuar ajo do gozhdohet nė njė kryetemė: u vetėvra apo e vranė. Kjo dilemė rrėmben deri tani shumicėn e energjisė sė mehmetshkruesve. Madje pjesėn e luanit e zotėron ēėshtja e dytė: varianti i vrasjes tinėzare e ish-kryeministrit. Kėta interpretues janė aq kokėfortė nė bindjen e tyre, aq tė pathyeshėm e tė pashkulshėm sa duket sikur u ėshtė shndėrruar nė fanatizėm ideologjik. Sipas tyre nata e 18 dhjetorit 1981 dhe pezullimi nė orė tė vonė i mbledhjes sė Byrosė Politike qė kishte marrė ēėshtje tė vetme shqyrtimin e fejesės sė djalit kryeministror me njė vajzė e cila gjykohej se nuk vinte nga sėra e tyre me “biografi tė pastėr”, nuk mund tė mbyllej veē sipas traditės makbethiane: helm tė nxehtė nė vesh, thikė apo plumb nė zemėr.
    Kurse vetėvrasja nga shumica e mehmetshkruesve refuzohet, madje ajo shpėrfillet. Interpretuesve tė tillė mėnyra e vuajtjes njerėzore nėpėrmjet dhėnies fund tė jetės nga vetė kryeministri i vendit duket sikur e zbut diktaturėn, regjimin e saj shpirtmarrės. Vetėvrasja pėr ta nuk ka forcė intrige, nuk pėrmban plan e kurth tė zi, nėpėr tė nuk endet asnjė fantazmė e nuk thuret asnjė pabesi komploti. Gjithēka duket punė e skenar i thjeshtė: shkon nė zyrėn tende, mbyll derėn nga brenda, ulesh nė poltronin para tavolinės, hap sirtarin dhe nxjerr pisqollėn, e mbėshtet tytėn e saj mbi tėmth, heq kėmbėzėn dhe kėtu gjithēka mbaron. Nė tė anasjelltė vrasja nė pritė, nė shpinė, nė terrin e njė korridori apo nė buzė tė shtratit helm nė gotėn me ēaj apo bar gjumi dhe pastaj njė krismė tė shurdhėt nė thellėsi tė gjoksit etj., etj., i ka brenda tė gjitha joshjet e tėrheqjes symbyllazi sė lexuesve.
    Kėshtu ka ndodhur qė letėrsia pėr Mehmet Shehun tė priret jo nga analiza e rrethanave sociale a politike tė kohės apo prej zhbirimit nė psikologjinė e pėrplasėsve tė natės sė 18 dhjetorit, por prej shijes sė parazgjedhur pėr tė bėrė njė subjekt trallisės, njė spektakėl, njė fiction.
    Tema tjetėr ku ka nisur tė zhytet mehmetologjia ėshtė ēėshtja apo dilema e dytė: qe apo nuk qe agjent i tė huajve kryeministri mė kohėgjatė i Shqipėrisė realkomuniste? Edhe kėtu ndarja mes dy palėve ėshtė po aq e thellė dhe e ēballancuar si tema e parė. Megjithėse Enver Hoxha dhe aparati kapilar i propagandės sė sistemit tė tij politik e shpėrndau kudo akuzėn e hidhėt, ai nuk duket se ka hedhur rrėnjė plotėsisht. Edhe atje ku ato gjatė dekadės sė fundit tė diktaturės zgjatėn e lėshuan tė tilla, tashmė nė njėzetė vitet e fundit, tė hapjes sė gojės, shumica kanė dalė mbi tokė e po thahen. Gjithnjė e mė pak mes nesh besojnė se Mehmet Shehu qe njė spiun i njė fuqie tė huaj antishqiptare dhe ca mė shumė tė dekurajuar janė ata qė ende kapen pas degės se ai qe njė poliagjent laraman qė i ishte dhėnė njėherėsh dy apo tre zbulimeve tė huaja dhe qė e kishte nisur karrierėn e shpirtshitjes qė fėmijė shkolle apo mė pas deri edhe Gestapos apo njė farė kryepolici province tė humbur shqiptare si Man Kukaleshi. Me tezėn e Shehut si kryespiun mehmetshkruesit nė tė ardhmen mund tė bėjnė fantashkencė, por mė shumė do tė shtojnė konsumatorėt e sajimeve tė tyre artistike se sa besimtarėt pėr kauzėn racionale qė parashtrojnė. Nuk i ka bėrė mirė tjerrjes sė kėsaj legjende libri i posaēėm e Nexhmije Hoxhės “Miqėsi e tradhtuar”, e cila deri tani mbetet e vetmja mehmetologe qė ngul kėmbė nė tezėn e parashtruar nga bashkėshorti i saj tek “Tabloja sinoptike”. Shumė tė vjetėr nė moshė, njohės tė afėrt tė ish-kryeministrit, por edhe jo pak prej atyre qė e kanė njohur sadopak Enver Hoxhėn, ngrenė supet nė mėdyshje dhe nuk janė asnjėherė gati ta pranojnė qė Mehmet Shehu ishte njė spiun. Mirėpo pranimi i tezės sė mehmetspiunllėkut pėr hartuesit e akuzės ka njė rėndėsi tė madhe sepse prej kėsaj vjege mbahet kryeakuza: kryeministri donte tė likuidonte fizikisht, pra tė vriste nėpėrmjet helmimit me veprim tė ngadaltė, armės sė zjarrit dhe aksidentit automobilistik vetė Enver Hoxhėn. Ra poshtė teza e mehmetpoliagjentit bėhet copė e thėrrime edhe ajo e marrjes sė pabesė tė jetės sė tė parit tė dikurshėm tė vendit.
    Jashtė apo brenda tė vėrtetės letėrsia me nė qendėr intrigėn e vrasjes sė mundshme tė Enver Hoxhės tėrheq po ashtu mjaft lexues, pa ēka se ata qė janė tė bindur nė kėtė numėrohen si mė tė paktit. Kėshtu fati letrar i personazhit Shehu do tė jetė i varur pėrherė nga ai i Hoxhės. Siē tė dy gjatė regjimit totalitar qenė ēifti mė ndikues, edhe mė pas, dekada tė tėra pas shembjes sė tij, do tė rrinė bashkė, tė pandashėm.
    Nė letėrsinė pėr Mehmet Shehun ēuditėrisht deri tani nuk ėshtė afruar njė siluetė, ajo e Ramiz Alisė. Gjendet akoma larg ngjarjes ose jo aq afėr sa ta pėrfshijė nė gjeratoren e vet.
    Tema tjetėr rreth tė cilės ka nisur tė gjallojė pėrplasja e tretė e mehmetshkruesve ka tė bėjė me dilemėn e tretė: qe marksist-leninist radikal, ishte tėrėsisht stalinist lindor apo nė tė kundėrtėn qe njė liberal properėndimor i maskuar? Nė kėtė katrahurė tė re, ku sėrish gjithēka ėshtė skajshmėrisht e kundėrt, fansat anojnė jo nė zhgjėndrrėn e parė por nė krahėt nanuritės tė ėndrrės sė dytė. Duke qenė se as pėr tė parėn tezė nuk ka ndonjė libėr serioz e ca mė pak pėr tė dytėn, nė kushtet e dy dekadave tė pas diktaturės ku u zbulua se kishim pasur aleat tė madh Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Perėndimin ndėrsa Enver Hoxha e akuzoi se Mehmet Shehu qe spiun i keq i tyre, kjo automatikisht, madje verbėrisht, ka bėrė tė justifikueshme e tė besueshme idenė se vėrtet ish-kryeministri paska qenė njė prej atyre qė e kanė pasur kokėn nė demokracitė moderne. Kjo pamje e re e Shehut megjithatė nuk ka gjetur ende strehė nė letėrsi, jo vetėm nė atė artistike, por as nė kolegen e saj dokumentare. Dihatje tė kėtij opinioni ndihen nėpėr intervista tė veēanta me njohės sė kohės tė familjes kryeministrore dhe me kėtė rast si pasqyrė e tėrthortė e tė atit, pse jo edhe si njė lloj dėshmie, paraqesin njėrin prej djemve, Bashkim Shehun. Jeta e tij gjatė diktaturės ka prirjen tė pėrshkruhet si e njė liberaldemokrati e jo thjesht i njė tė privilegjuari i cili duke qenė natyrė artistike dhe rebele, thyente pa merak tė madh rregullat ngurtėsuese dhe askete tė kohės.
    Kėtė kahe tė interpretimit tė jetės dhe fatit tė Mehmet Shehut ai, shkrimtar me talent, e ka inkurajuar edhe tek libri i tij “Vjeshta e ankthit”, botimi i parė qė shėnoi fillimin e letėrsisė pėr kryeministrin jetėhumbur. Njė pleksje e tė vėrtetės dokumentare me lirinė artistike, njė teknikė rrėfimi qė autori e ka zgjedhur nė njė masė tė tij, personale, herė e nxjerr nė dritė atė qė ka ndodhur dhe herė e fundos nė terr. Njė dekadė e gjysmė pas tij ndėrhyn me njė libėr dikur oficeri i lartė Duro Shehu, i vėllai i Mehmetit. Ky botimi i dytė nga rrethi familjar i kryeministrit ende nuk duket se do tė pasohet prej ndonjė tjetri. Do tė qe i mirėpritur ai i Skėnder Shehut, protagonistit tė ngjarjes qė u bė shkak pėr ta goditur e pėrfunduar nė vdekje jo natyrale, por ai, duke mos iu shmangur ndonjė interviste kur vjen nė Tiranė, rikthehet e mblidhet nė heshtjen e tij nė Stokholm tė Suedisė.

    ***
    Punė mjaft e ndėrlikuar kjo e kthjellimit tė ēėshtjes Mehmet Shehu. Copėrat e saj si pas njė shpėrthimi tė madh, janė shpėrndarė kudo. Mbledhja e ngadaltė e tyre nuk do tė reshtė, por gjithsesi vendimtare nuk do tė jetė grumbullimi, madje as vendosja nė vendet e caktuara pėr tė krijuar mė nė fund tablonė reale tė asaj qė ka ndodhur. Ēelėsi pėr t’iu avitur tė vėrtetės ka tė bėjė me kodin e interpretimit, ēka do tė thotė pėrpjekje kėmbėngulėse pėr tė dalė nga variantet e manipuluara prej politikės e deri edhe prej atyre tė paragjykuara nga shtampat letrare dhe vetė rutina.
    Njė ngasje tė tillė e patėm nė njėrėn prej pėrpjekjeve tė fundit pėr “mbledhje copėzash”. Kėtė herė zgjodhėm Mine Gurin, nė rrethin e Beratit ish-sekretarja e parė e atėherė partisė sė vetme nė pushtet. Biseda me tė qe e kthjellėt. Ajo e di qė kujtimet, tė cilat ia kėrkojmė dhe i rrėfen hapėt, madje me zėrin e saj karakteristik si tė mbushur me tinguj tė butė, pėrbėjnė tashmė pjesė tė historisė. Ish-tornitorja qė shkoi gjer nė anėtare tė Komitetit Qendror dhe po ashtu deri nė nėnkryetare e Presidiumit tė Kuvendit Popullor (por qė ndėrkohė mbante ēizme fine dhe kjo ishte pėr kohėn njė lloj herezie), ka qenė nė atė regjim tė ashpėr njė politikane me shpirt tė zbutur. Kodi i jetės sė saj edhe tani mbetet “Nė s’ke mundėsi tė bėsh mirė, tė paktėn mos bėj keq”. Pikėrisht prej kėsaj dhuntie nėna e pesė djemve qė kanė parė punėt e tyre dhe bukėn e gojės e nxjerrin me djersė, asnjėri emigruar, njė ēast tregon disa episode, sipas tė cilave lė tė nėnkuptojė se pėr tė bėrė sa mė pak dėm nė njė sistem politik qė ishte krijuar shtrembėr, e ka ndihmuar mėnyra e sjelljes dhe e inkurajimit nga Ramiz Alia.
    Gjithsesi autori i kėtyre radhėve bisedėn e orientoi mė shumė tek Mehmet Shehu. Mine Guri tha se ndėrtimin e ujėsjellėsit tė tanishėm tė Beratit e ka nismuar dikur kryeministri. Ngjarja me tė cilėn e dėshmon ka ndodhur nė njė kohė mjaft dramatike: njėzetė ditė para se ai tė vdiste nga plumbi i njė pistolete me nė grykė njė heshtuese. Qe 29 nėntor 1981, e diel. Shehu ishte caktuar tė “zbėrthente” nė Berat vendimet e kongresit tė porsambaruar tė partisė. Erdhi qė nė njėzetė e tetė vetėm me makinėn e tij, pa asnjė eskortė, siē edhe e kishte tė zakonshme. Pėrveē shoferit qe edhe shoqėruesi i tij i parė Ēeno. Bashkė me kryetarin e Komitetit Ekzekutiv tė rrethit Mine Guri u ndodh nė kohėn e duhur para shtėpisė sė pritjes nė Qytetin Stalin, nė mbrėmje. I ra nė sy menjėherė qė Mehmet Shehu nuk qe nė humor tė mirė. Diēka e mundonte. Nė njė ēast pa se brenda makinės sė kryeministrit mbi ndenjėse rrinin dy automatikė me karikatorė tė mbushur. U trondit, madje nga befasia e pamjes ndjeu edhe frikė. Asnjėherė mė parė nuk i kishin zėnė sytė nė ato sedilje armė. Mbase mbaheshin tė fshehura. Kėtė herė qenė sheshit, sikur pėr t’i hedhur nė dorė e pėrdorur ēdo sekondė dhe fraksion i saj ishte jetike apo fatale. Sapo Mine Guri hyri nė dhomėn nė tė cilėn Shehu rrinte, pyetja e parė e tij qe se ku ndodhej ato ēaste kryetari i degės sė Punėve tė Brendshme tė Beratit. Ai ishte nga familja Kapo. Minia iu pėrgjigj se pati shkuar nė Vlorė nė pėrurimin e bustit tė Hysni Kapos, por nė zyrė gjithsesi e zėvendėsonin “ēunat”. Mehmet Shehu u shfaq mjaft mosbesues. Pyeti se cilėt qenė ata “ēunat”. Mine Guri pėrmendi emrin parė tė zėvendėsuesit tė Kapos, pastaj edhe dy tė tjerė. Pėr vendndodhjen e njeriut tė parė tė Sigurimit nė Berat gjatė bisedės kryeministri i kėrkoi sqarim edhe dy herė tė tjera. “Epo mirė!”, tha mė nė fund sikur tė mos donte ta ngiste mė tej atė merak. Toni i tij qe i vrazhdė.
    Ndėrsa e kujton kėtė moment tė vėshtirė tė dialogut me Mehmet Shehun dikur pushtetushtruesja e parė e qytetit tė njė mbi njė dritareve, pyetjes tonė nė se dinte ēfarė po ndodhte ato kohė nė udhėheqjen e lartė komuniste, i shqiptoi njė “jo” tė vendosur e tė sinqertė. Por shtoi njė fakt, i cili e pati vėnė nė mendime. Nė kongresin e partisė tė fillim nėntorit rrethi i Beratit qe vlerėsuar me “Flamur” dhe kur do tė bėhej ceremonialisht dorėzimi i tij, Mine Guri shkoi nė podium dhe e mori. Ishte Mehmet Shehu qė ia dha dhe ajo i shtrėngoi dorėn nė shenjė mirėnjohjeje. Kur u kthye nė presidium tė ulej nė vendin e vet, i cili prej protokollit partiak tė kongresit qe afėr Ramiz Alisė, ajo ca prej gėzimit e ca sepse e donte njė urim prej kėtij, ia zgjati pėllėmbėn e saj tė hapur hareshėm. Porse tjetri ia refuzoi. Fjalėt qė tha qenė “Nuk ta jap dorėn se ta dha ai”.
    Atė mbrėmje tė 28 nėntorit 1981 biseda munduese e Mine Gurit me Mehmet Shehun pati vijuar njėlloj peshėrėndė. Kryeministri e pati urdhėruar prerė “Ma trego programin!” Pasi ia shpjegoi mori prej tij njė “Mirė!” Fjalėve tė tjera tė saj “Tė vij kėtu nė mėngjes t’ju shoqėroj?” i erdhi pėrgjigja “Jo, mos hajde! Do tė vij unė nė Berat”. Kur u bė gati tė ikte Mehmet Shehu e ftoi tė darkonin bashkė. Shėrbimi i Shtėpisė sė Pritjes i vuri kryeministrit nė pjatė arapash me bukė misri. Ndėrsa pėrtypte ushqimin i tha Mine Gurit “E sheh ti si ha unė? Si qen”. Ajo qe shtangur dhe pati ndėrhyrė me zėrin e saj femėror e shumė dhelės “Si ėshtė e mundur shoku kryeministėr qė e quani veten qen!? Mė vjen keq, por ne mezi ju kemi!” Megjithatė Shehu pak minuta mė pas u nervozua sėrish. Tha se kishte harruar tė pinte ilaēet. Thirri punonjėsen e shėrbimit me nė buzė qortimin pėrse nuk ia kishte dhėnė, por tjetra ia kujtoi se jo vetėm ia pati lėnė nė dorė nė orarin e caktuar, por edhe i kishte pirė fare rregullisht nė sy tė tė gjithėve aty. Nė tė vėrtetė pati ngjarė saktėsisht ashtu. Ia pohoi kėtė gjė edhe Mine Guri. Mehmet Shehu mezi u bind.
    Nė pasditen e tė nesėrmes, 29 nėntor, e diel, ai mbėrriti nė Berat dhe mori pjesė menjėherė nė mbledhjen e zbėrthimit tė vendimeve tė kongresit tė partisė. Megjithatė foli shumė pak. Tė pranishmit mbetėn me blloqet e hapura dhe stilolapsat tė pa harxhuar pėrveē disa rreshtave tė thatė.
    Kryeministri ishte pa qejf edhe gjatė darkės jubilare tė shtruar nė Hotel Turizmi pėr pavarėsinė e ēlirimin e vendit. Kjo gjendje e vuri nė vėshtirėsi Mine Gurin pėr t’i bėrė njė kėrkesė urgjente: ujin e pijshėm pėr qytetin. Fjalėt e pakta tė kryeministrit nė atė mbrėmje qenė disi tė ēuditshme. Tha se tė nesėrmen do tė shkonte pėr gjah dhe se deri tani kishin shkuar gjer nė rrėzė tė Tomorit. Pas njė pauze disi tė mjegullt pati shtuar se tani e tutje gjahu i tij do tė ngjitej e kapte majėn e malit.
    Pas kėsaj Mine Guri kishte guxuar “Shoku Mehmet, njerėzit nuk kanė ujė tė pinė dhe mua mė vjen turp”. Ai i qe pėrgjigjur ashpėr “Do tė mė lėsh rehat apo tė ngrihem e tė iki”. “Jo, nuk do t’ju lė rehat”, kishte vijuar kokėkrisjen e saj tjetra, “Jua thashė kėtu, por do tė vij edhe nė zyrė, sepse ujin e dua. Jemi shumė keq dhe juve ju kemi dhėndėr Berati”. “Pse paratė me gėrshėrė i kam unė!?”, kishte pasuar Shehu. “Nuk i kini me gėrshėrė, por tė popullit janė”, pati brofur Mine Guri. Pas kėsaj biseda u kėput dhe ra heshtja. Njė ēerek ore mė vonė Mehmet Shehu i tha “Ju vazhdoni, kurse unė do tė iki”. U ngrit dhe kur dolėn jashtė panė se binte njė shi i hollė, por kėmbėngulės pėr tė mos pushuar. Kryeministri ia nguli vėshtrimin natės sė thellė dhe andej pėr nga ku me qiellin duhej tė takohej maja e lartė e malit tė Tomorit. “Nesėr nuk do tė vete pėr gjah”, foli pothuaj me vete. “Atėherė nesėr po vij t’ju pėrcjell”, shqiptoi butė Mine Guri. “Jo”, preu tjetri, “Hajde mirė u pafshim!” I dhanė dorėn njėri-tjetrit dhe u ndanė.
    Sidoqoftė tė hėnėn e kishte telefonuar zėvendėskryeministri Adil Ēarēani dhe i pati thėnė “Moj Mine, pse je qarė tek shoku Mehmet?” “Nuk kam qarė, por i thashė se jemi pa ujė”, qe pėrgjigjur ajo. “Mirė, mirė, do tė vij pasdite aty, nė orėn pesė”. Dhe erdhi vėrtet. Tha se do tė bėnin projektin e njė ujėsjellėsi me ujė tė ftohtė e tė bollshėm nga Bogova. Fondin do ta gjenin duke ja shkurtuar sektorit tė naftės.
    Ndėrkohė Mine Guri dhe Mehmet Shehu do tė takoheshin sėrish nė tė dielėn tjetėr, atė tė 13 dhjetorit 1981. Pesė ditė mė vonė nė kraharorin e tij, saktėsisht nė zemėr, do tė gjendej njė plagė e vogėl me fare pak gjak rrotull. Pėr kėtė vizitė tė sė dielės sė dytė Mine Guri qė dėshmon tė njėjtėn gjendje shumė nervoze tė kryeministrit, ende nuk di se ēfarė ka pohuar truproja e parė e Kryeministrit. Sipas tij nė mbrėmjen e atij 13 dhjetori nė shtėpinė e pritjes nė Qytetin Stalin ēifti kryeministror gjendej i vetėm nė tė dy dhomat kryesore tė saj, kur rreth orės 20.30 centralistja e Beratit e pati telefonuar dhe i kishte thėnė se njėri nga aparatet telefonikė tė shtėpisė sė pritjes, ai me numėr interurban, tė mbyllej, pasi jepte sinjal se qe i hapur. Pas kėsaj truproja Ēeno pati thirrur punėtoren e shėrbimit duke i thėnė tė shkonte nė dhomėn ku rrinte ēifti Shehu dhe t’u thoshte tė vendosnin mirė dorezėn e telefonit. Punėtorja bėri ēfarė e porositėn. Pasi ajo qe larguar nga dhoma kryeministri kishte thirrur menjėherė truprojėn dhe me nervozizėm tė dy burrė e grua nisėn t’i bėrtitnin “Kush tė lajmėroi ty qė telefoni qe i hapur?” Ēeno sqaroi se kėtė gjė e pati bėrė kontrolli i telefonave i centralit tė Beratit. “Po nga e di qė ishte kontrolli i telefonave tė Beratit?”, kishte pėrplasur fjalėt Mehmet Shehu. “Fola vetė me ta”. “Jo”, pati brofur kryeministri, “Ky ėshtė telefon i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe na kanė dėgjuar tė gjitha bisedat qė unė kam bėrė me Fiqireten”. “Ky nuk ėshtė telefon i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, por ėshtė interurban me tre numra”, pati vijuar shpjegimin truproja parė, veē Mehmet Shehu qe ngulėkėmbės nė tė tijėn. Atėherė Ēeno kishte shkuar nėpėr mėndje t’i tregonte numėratorin pėr ta bindur se Ministria e Punėve tė Brendshme nuk kishte telefon nė shtėpinė e pritjes, por Mehmet Shehu sėrish pati bėrtitur “Ik mbushu se nuk di gjė ti!” Pas kėsaj truproja pati dalė nga dhoma. Nga vendi i tij i shėrbimit ēifti Shehu e kishte rithirrur duke i bėrė tė njėjtat pyetje si mė parė: kush na ka pėrgjuar, cili e la hapur telefonin, ē’masa keni marrė ju pėr tė mos ndodhur kjo. Mė kot Ēeno qe pėrpjekur t’i sqaronte. Ata nuk qetėsoheshin. Me tė njėjtin shqetėsim dhe ton tė alarmuar kryeministri dhe bashkėshortja e tij e patėn thirrur atė natė truprojėn e parė dhe tre herė tė tjera. Vetėm nė 21.15 kishte rėnė pėrfundimisht heshtja dhe ēifti kryeministror pati shkuar pėr tė fjetur. Kur u kthyen né Tiranė ajo temė bisede nuk qe ēelur mė.
    Mine Guri dėshmon edhe njė “copėzė” tjetėr tė pazbuluar mė parė nga jeta e Mehmet Shehut. Sipas saj kur vinte nė shtėpinė e pritjes nė Qytetin Stalin ai i mbyllte dritaret edhe me perdet e dyta, ato tė zeza, tė errėsimit. Askush tjetėr nga udhėheqėsit e kohės nuk e bėnte kėtė gjė, pohon ajo.
    Kjo rrethanė e fundit tė shtyn mė shumė se tė parat drejt tundimit pėr ta interpretuar ēėshtjen e tij si fragment pune agjenturore. Megjithatė nuk ėshtė aspak kėshtu. Mjeku Fejzi Hoxha, kuruesi i Enver Hoxhės por edhe jo pėr pak vite edhe i Mehmet Shehut, nė kujtimet e tij tashmė tė botuara thotė se kryeministri vuante nga fotofobia. Kėtė gjė ai e pati diktuar nė vitin 1958. Ėshtė njė diagnozė qė shkakton tmerr nga ndriēimi. Shehu nė krizė tė plotė ato ēaste tė para tė shfaqjes sė kėsaj sėmundjeje ishte kyēur nė dhomėn e gjumit, pati mbyllur tė gjitha dritaret bashkė me grilat dhe nuk pranonte tė hynte jo vetėm mjeku, por as e shoqja.
    Labirinth e kaluar labirinthit ėshtė kėrkimi pėr tė kuptuar se cili nė tė vėrtetė qe Mehmet Shehu!

    Ylli Polovina
    Tiranė, mė 12 tetor 2010

    gsh

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Problem i madh se cili qe??? Nje nga mekanizmat shkrepes-godites te regjimit ishte, te atij regjimi qe hante bijte e vet.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mondush pse me yrysh mo..
    cbenet nga selaniqis.. a jan lirue shpijat me qera afer detit se du me ardh.. te rrij ca kohe..
    qe thua ti..jan interesante kto temat.. prandaj ja vlen ti kemi ketu ne arkiv ..

    ..

    panorama

    ...





    Enveri nė Byro:

    Si mė futi Mehmeti nė krushqinė e Turdive

    E diel, 24 Tetor 2010 10:52 . .

    Para1 of 2Tjetri.

    Fakti i panjohur zbulohet nga njė dokument i arkivit privat tė diktatorit, i bėrė publik sė fundi nė emisionin “Opinion” tė gazetarit tė mirėnjohur Bledi Fevziu, nė TV Klan. Ėshtė njė referim nga mbledhja e pėrfolur e Byrosė Politike e 17 dhjetorit 1981, e thirrur me urgjencė pėr tė kryqėzuar numrin dy tė regjimit pėr zbutje tė luftės sė klasave. Enver Hoxha, teksa bombardon bashkėpunėtorin e tij mė tė afėrt me njė mori akuzash, befason liderėt e tjerė me deklaratėn e papritur, se e ka bekuar edhe vetė fejesėn e djalit tė Mehmetit me njė vajzė me biografi tė keqe politike. Pavarėsisht rrethanave qė e kanė futur nė krushqinė e Turdive, pėr tė cilat kreu i partisė shprehet se ka rėnė viktimė e hileve tė kryeministrit, rasti mbetet i pafalshėm dhe korrigjimi i tij nuk mjafton vetėm pėr prishjen e fejesės. Pikėrisht, ky moment i mbledhjes sė Byrosė Politike ėshtė censuruar nė procesverbalin zyrtar, nė tė cilin janė retushuar, siē konstatohet nga dokumentari i zbuluar nė TV Klan, edhe mjaft nga lajthitjet e vulgaritetet e debatit maratonė nė atė kuvend tė rėndėsishėm tė partisė. Siē dihet, mbledhja e 17 dhjetorit 1981 mori nė shqyrtim autokritikėn e Mehmet Shehut, tė depozituar mė parė nė sekretarinė e KQ dhe pasi e rrėzoi si njė alibi shfaqėsuese, u mbyll nė mbrėmje pėr tė vazhduar tė nesėrmen nė pritje tė njė reflektimi tė thellė nga ana e kryeministrit. Atė natė, sipas variantit zyrtar, nė kushtet e njė krize nervore, numri dy i regjimit vrau veten. Prej kėtej i gjithė arsenali i propagandės partiake do ta stigmatizonte ish-kryeministrin si poliagjentin mė tė rrezikshėm tė tė gjitha kohėve...

    MEHMET SHEHU: Jam pėrpjekur sa kam mundur pėr tė realizuar shkaqet e ngjarjes, qė ēuan te zbutja e luftės sė klasave nė rastin e fejesės sė djalit tim. Tani shokėt ta vlerėsojnė si ta gjykojnė tė arsyeshme.
    SIMIN STEFANI: Si mendoni ju shoku Mehmet, pse ka ardhur ky qėndrim mikroborgjez, siē e ka vlerėsuar shoku Enver? Cila ėshtė pėrgjegjėsia qė ndjeni?
    PALI MISKA: A jeni i bindur ju, se ky gabim i madh politik qė keni bėrė ėshtė rrjedhim logjik i gabimeve dhe dobėsive qė keni pasur nė punė e nė jetė?
    MEHMET SHEHU: Unė mendova se nėse Partia nuk do ta aprovonte, do ta prishja fejesėn, ashtu siē nė fakt ndodhi.
    RITA MARKO: A e kishit parasysh atė qė tha shoku Simon nė momentin qė morėt vendimin e fejesės sė djalit tuaj?
    MEHMET SHEHU: Unė, siē e kam shprehur nė autokritikėn qė kam bėrė me shkrim pėr shokėt e Byrosė Politike, nė atė moment nuk e gjykova drejt. Nuk u thellova sa duhet mbi rrethanat e kėsaj fejese. Kėtu, veē atyre qė them nė autokritikė desha tė veēoj dy faktorė kryesorė, qė mė bėnė ta pranoj atė fejesė. Arsyeja e parė ka lidhje me traumėn psikologjike, qė ka kaluar djali (Skėnderi). E dyta ka tė bėjė me njė kuptim tė ngushtė qė i bėra familjes sė Qazim Turdiut, duke u nisur nga ajo se ēdo mė bėnte kjo familje, e cila i ka kėputur marrėdhėniet me pjesėn tjetėr tė saj qė ndodhet jashtė shtetit. Nė autokritikė kam dhe shkaqe tė tjera, tė cilat e shpjegojnė kėtė.
    RITA MARKO: Njė pyetje kam unė shoku Mehmet. A tregon ky veprimi juaj, se vutė interesat e djalit para interesave tė partisė?
    MEHMET SHEHU: Unė nuk u nisa nga ajo shoku Pali, qė tė vija interesat e djalit mbi interesat e partisė dhe fakti ėshtė se me kėtė gabim qė bėra u prek jo vetėm interesi i partisė, por edhe interesi i familjes dhe i vetė djalit. Po tė isha nisur nga ajo qė tė vija interesat e djalit mbi ato tė partisė, unė do tė isha njė armik. Po unė nuk e gjykova nė kėtė mėnyrė.
    RAMIZ ALIA: Ju e pranoni qė kėtė gabim...
    MEHMET SHEHU: Nė kėtė rast unė kam gabuar...
    RAMIZ ALIA: E pranoni me ndėrgjegje tė plotė qė kėtė veprim e bėtė nė kundėrshtim me vijėn e partisė?
    MEHMET SHEHU: Jo.
    RAMIZ ALIA: Pse? Ju nė fakt e keni bėrė me ndėrgjegje tė plotė, kur thoni se kėtė nuk do ta bėja nė asnjė mėnyrė pėr ndonjė nga fėmijėt e tjerė. Kėtė ua them dhe pėr t’iu ndihmuar. Sa pėr autokritikėn me shkrim qė ke paraqitur, unė do tė them mendimin tim. Kur thoni se pėr fėmijėt e tjerė nuk do ta pranonit njė fejesė tė tillė, do tė thotė se keni bindjen se ėshtė nė kundėrshtim me politikėn e partisė? Pse menduat ju se do ta toleronte partia? Pse menduat se pėr kėtė partia nuk do tė reagojė? Se po tė mendonit se partia do tė reagonte, nuk do ta aprovonit fejesėn. Pra keni gjykuar se partia do ta pranonte. Pse menduat kėshtu? Kjo ka lidhje me atė qė thanė shokėt kėtu, se ju e ndjeni veten mbi partinė e normat e partisė pėr ju nuk kanė vlerė?
    MEHMET SHEHU: Jo, unė nuk e vė veten mbi partinė.
    RAMIZ ALIA: Atėherė si shpjegohet?
    MEHMET SHEHU: Shoku Ramiz, unė kam gabuar nė kėtė ēėshtje kėshtu siē e shpjegoj nė autokritikė.
    RAMIZ ALIA: Aty nuk shpjegohet ajo shoku Mehmet. Nga njė anė aty thua qė ėshtė nė kundėrshtim me vijėn e partisė, nga ana tjetėr nuk shpjegoni pse e pranuat. Ju ē’menduat? Ky ėshtė problemi, ky ėshtė kyēi i gjėrave...
    MEHMET SHEHU: Nė kompleksin e gjithė kėtyre ēėshtjeve qė shpjegova...
    RAMIZ ALIA: Atėherė kanė tė drejtė shokėt tė kėrkojnė llogari pse vure interesin e djalit mbi interesin e partisė.
    MEHMET SHEHU: Unė nuk e kam vėnė me ndėrgjegje interesin e djalit mbi interesin e partisė...
    ENVER HOXHA: Kėtu u bėnė disa pyetje, tė cilat vėrtetojnė tė kundėrtėn e atyre arsyetimeve qė tė shtynė ty tė veproje. Pikėrisht kėtyre duhet me ju pėrgjigjur, qė tė mund... domethėnė, qė tė shėrohet plaga. Kėshtu jo vetėm ke menduar gabim, por edhe ke vepruar gabim, duke vėnė para interesave tė partisė ato tė djalit..
    MEHMET SHEHU: Shoku Enver, kėtu ka...
    ENVER HOXHA: Kėtu ne gjykojmė faktet...
    MEHMET SHEHU: Lidhur me faktet...
    ENVER HOXHA: Nė atė moment domethėnė e vure djalin mbi partinė. Aty e humbe atė, si tė them...
    MEHMET SHEHU: Ekuilibrin.
    ENVER HOXHA: Domethėnė e shkele vijėn e partisė. Kjo ėshtė mė e drejtė, ndaj duhet pranuar. Mos u pėrpiq ta eliminosh me shprehjet “nė atė kohė” “nė ato rrethana mendova kėshtu”, etj. Tani tė vijmė kėtu: E mendon ti si shkelje?
    MEHMET SHEHU: Nė atė kohė nuk e mendova kėshtu shoku Enver. Tani e kuptoj drejt.
    ENVER HOXHA: Si e konsideron kėtė?
    MEHMET SHEHU: Tė drejtė e konsideroj.
    ENVER HOXHA: Kjo bindje tė largon nga e keqja. Ne kėtė duam, tė tė tė largojmė nga e keqja.
    MEHMET SHEHU: Vėrejtjet dhe mendimet e shokėve janė tė drejta. Nė atė moment faktik, konkret duke gjykuar ashtu si gjykova unė, por nė fakt nuk gjykova drejt, u dėmtua njėkohėsisht interesi i partisė, po dhe interesi i djalit dhe familjes sime...
    ENVER HOXHA: Kėtu ka njė hap pėrpara. Tani kupton po tė krahasosh pėrgjigjet e para me kėto, ka ndryshim kupton...
    RITA MARKO: Shoku Mehmet ka pasur dhe herė tė tjera probleme me sjelljen e fėmijėve...
    MEHMET SHEHU: Unė e them se qėndrimi ndaj fėmijėve nuk ka qenė nė shkallėn e duhur. Pėr kėtė ka pasur dhe shokė qė mė kanė folur mė parė. Unė i kam kritikuar rėndė djemtė pėr sjelljet e padenja dhe kėto kohėt e fundit kam vėnė re njė pėrmirėsim tė dukshėm tek ta. Po detyra ime ėshtė qė t’i shkoj deri nė fund...
    RITA MARKO: Ka probleme me fėmijėt. Djali vete jashtė shtetit i veshur si i huaj, e ne habitemi. Bredh djali tjetėr nėpėr rrugė si mos mė keq, e ēuditet mileti. Nė festivalin e Gjirokastrės habiti njerėzit, qė e shikonin me habi dhe pyesnin ē’ėshtė ky kosovar, njerėzit flasin. Ju shoku Mehemt, u keni krijuar vetė kondita fėmijėve dhe nuk ju shqetėson sjellja e tyre jo e denjė. Si ka mundėsi qė nuk keni ndėrhyrė, ndėrkohė qė ne duhet tė ndėrhyjmė dhe pėr tė tjerėt, e jo mė pėr fėmijėt tanė.
    KADRI HAZBIU: Unė kam folur dhe mė parė me shokun Mehmet pėr punėn e fėmijėve. Ka qenė prezente nė publik sidomos paraqitja ekstravagante e tyre. Shoku Mehmet kėtė e ka parė patjetėr. E ka parė dhe ėshtė pajtuar nė njė formė a nė njė tjetėr...
    MEHMET SHEHU: Tani kjo puna e fėmijėve....
    KADRI HAZBIU: Do tė thoni se nuk i keni parė. Po makinat qė kanė nė dispozicion, nuk ua ka zėnė syri? Po motoskafėt shoku Mehmet qė janė bėrė problem disa herė nė Durrės, nuk i quani si shqetėsim ju? Si ministėr i Brendshėm para disa kohėsh mė erdhi informacioni pėr njė lloj kaosi, qė kishin bėrė djemtė tuaj nė vilat e Durrėsit, ku fusnin aty edhe derrin e dosėn. Thirra urgjent komandantin e Gradės sė Republikės dhe i thashė: Ē’ndodh te vila e Mehmet Shehut?! Ai mė ka thėnė se gjithēka bėhet me dijeninė dhe lejen e kryeministrit. Nė shoku Mehmet kemi folur bashkė disa herė pėr kėto probleme dhe deri diku i ke marrė masat, por kėto kanė ndodhur.
    ENVER HOXHA: Ti the shoku Mehmet se unė kam pasur dijeni lidhur me fejesėn e djalit tuaj. Pėrsa i pėrket vėnies sime nė korrent, ti ke bėrė njė gabim, njė hile desha me thėnė. Mehmeti thirri djalin tim me nusen e djalit tė priste pėr herė tė parė nusen e Bashkimit (nusen e Skėnderit e korrigjon njė nga tė pranishmit). Unė e mora vesh atė ditė dhe pyeta djalin: “Ku po shkon?”. - Shkoj te shoku Mehmet, mė tha, se na kanė thirrur. Pse u kanė thirrur?, e pyeta prapė. Fejon ēupėn (djalin korrigjon dikush nga tė pranishmit). Uuu, me kė?, i thashė. Me ēupėn e njė profesori, mė sqaroi. Po si e quajnė?, u interesova mė tej. Filani, tha djali. Epo mirė, t’i trashėgohet, shtova unė. Dhe iku djali me gjithė nusen, shkoi nė gosti. Djali i Enverit, nė krye tė krushqve tė Turdive. Njė hile kjo nga Mehmeti dhe Fiqiretja. Njė hile pėr tė kompromentuar djalin tim, familjen time. Njė djallėzi e paramenduar qė tė thoshin tė tjerėt se te familja e Turdive ishte dhe djali i Enverit me tė shoqen. Prandaj unė e quaj hile. Pastaj unė shkova pėr ta uruar pėr shtėpinė e re, por edhe pėr fejesėn, pėr tė cilėn mė kishte vėnė nė dijeni djali. Unė jam i bindur se Mehmeti, atė moment qė vendosi pėr fejesėn me hile, nuk mė vuri nė korrent. Po Mehmeti nuk mė vuri nė korrent dhe njė ēikė mė vonė. Tė mė thoshte: - Shoku Enver, unė e bėra kėtė, po tani si t’ia bėjmė?! Dhe me kėtė vajtjen time pėr urim u vulos sipas Mehmetit gjithēka, se Enveri ėshtė dakord me fejesėn. Mori fund kjo. U bė krushqia. Mbas gjithė kėsaj, mė vonė, erdhėn dhe lajmet pėr atė qė nuk shkonte nė krushqi. Ē’ėshtė kjo qė u bė? Dhe kėtu ky ka ndjekur njė taktikė tė gabuar, shumė tė gabuar. Kjo ishte e rrezikshme, po kėshtu u bė shumė e rrezikshme, pasi ka njerėz qė e morėn vesh se fejesa u miratua dhe nga Enveri. Tė parėt qė u ngrohėn nga kjo ishin familjarėt e vajzės. Kėshtu qė situata u bė shumė e rėnduar...
    KADRI HAZBIU: Gabimet tuaja shoku Mehmet nuk janė sporadike. Vetė metoda juaj, mbyllja juaj, nuk ėshtė e shpjegueshme lehtė. Rregulli jo normal i jetesės u ka shkėputur nga shoqėria. U ka ēuar nė atė qė t’i shikoni gjėrat me dyshim. Kėtė e tregon dhe ajo qė mė keni thėnė disa herė, se mos tė pėrgjohen telefonat...
    ENVER HOXHA: Si ėshtė kjo puna e telefonave?
    MEHMET SHEHU: Kjo ka ndodhur kur kam konstatuar qė mė ėshtė prishur telefoni.
    ENVER HOXHA: Pse prishen telefonat e tu dhe tanėt nuk prishen? Si ėshtė e mundur tė kemi dyshim se nė sistemin e brendshėm tė telefonave na pėrgjojnė?
    MEHMET SHEHU: Kjo njė rast ka qenė shoku Enver
    PALI MISKA: Ka dhe diēka tjetėr qė nuk shkon shoku Mehmet. Nė njė Shkollė tė lirė ushtarake nė qytetin “Stalin”, nė ēdo qoshe shikon tė afishuara me dhjetėra parrulla e citate me emrin tuaj. Kjo ėshtė e papranueshme. Pėr pikėpamjen time, ky ėshtė njė lloj dualizmi qė kėrkoni tė impononi nė parti e nė popull. Pse nuk ka dhe citate tė shokut Ramiz e tė udhėheqėsve tė tjerė...
    MEHMET SHEHU: Ku ta di unė se ēfarė ėshtė shkruar nė njė repart nė qytetin Stalin?
    PALI MISKA: Juve shoku Mehmet u bėtė disa kohė ministėr i Mbrojtjes dhe nuk ma do mendja qė nuk keni shkuar nė reparte, ku ka me dhjetėra parrulla tė tilla. Juve u vjen mirė qė u lavdėrojnė nė kėtė mėnyrė. Ju vjen mirė tė dėgjoni qė shoku Mehmet Shehu bėri atė e bėri kėtė. Jo shoku Mehmet nuk ėshtė kėshtu si thoni ju. Njė gjė e tillė ėshtė njė defekt serioz i karakterit tuaj...
    MEHMET SHEHU: Tani desha tė them se...
    ENVER HOXHA: Njė minutė shoku Mehmet. Le ta vazhdojmė nesėr kėtė mbledhje. Sot tė gjithė shokėt me zemėr tė hapur tė vunė nė dukje gabimin tėnd tė madh politiko-ideologjik dhe reflektuan gjithashtu nga rrodhi ky gabim. Kjo tregon nivelin e lartė marksist-leninist tė shokėve pėr tė ruajtur vijėn e partisė tė pastėr dhe pėr tė tė ruajtur ty shoku Mehmet. Mendimi im shoku Mehmet ėshtė se ato qė do tė thuash nesėr duhet tė jenė tė bazuara, jo tė jenė si kėto “jo “kėshtu, jo ashtu”. Ti merr esencėn e gjėrave, thelbin e tyre. Ajo na intereson ne. Tė japim ndihmė me dashuri komuniste qė tė ndreqesh, por tė na kuptosh si udhėheqės, si komunist dhe jo tė biesh nė pozita sentimentale pėr punėn e djalit. Prandaj qė tė arrish nė njė konkluzion sonte natėn, se sonte natėn nuk duhet tė tė zėrė gjumi, se veēanėrisht pėr ty ėshtė shumė e rėndė kjo situatė. Tė kėshilloj qė ta rrėzosh kėtė autokritikė alibi qė na paraqite nė byro, se ke gjetur njė alibi pėr tė shfaqėsuar gabimin politik qė ke bėrė. Pėrpara logjikės sė fortė marksiste-leniniste tė shokėve nuk mban kjo alibi. Shokėt gjykuan e gjykojnė drejt. Ēėshtja ėshtė e rėndė jo vetėm pėrsa i pėrket fejesės. Kjo e keqe u bė mirė qė u hap. Ti e hape kėtė. Ti je autor i saj! Ti reflekto! Kėshtu do ti bėsh dhe njė shėrbim tė mirė partisė. Pra, ta mbyllim sonte dhe le ta dėgjojmė dhe njė herė Mehmetin nesėr. Nesėr do tė flasė edhe unė pėr kėtė ēėshtje. Mirupafshim nesėr!

    Pėrgatiti. Af.Im

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •