Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 94
  1. #41
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    "Bashkim Kosova"


    Jusuf Buxhovi // Zona B // 08.06.2011 // Pjesa 3





    Historia e Kosoves -Interviste Jusuf Buxhovi -pjesa 1.mp4




    Historia e Kosoves -Interviste Jusuf Buxhovi -pjesa 2.mp4




    Historia e Kosoves -Interviste Jusuf Buxhovi -pjesa 3.mp4

    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rrënohen gënjeshtrat serbe për shqiptarët



    “Kosova Sot”: Z. Buxhovi, kanë kaluar tri javë nga dalja në shitje e librit tuaj “Kosova 1,2, 3” dhe pothuajse nuk kemi pasur një reagim nga institucionet tona akademike. Si e vlerësoni këtë heshtje të tyre?

    Buxhovi: Kjo ka të bëjë me atë se vepra ime, si histori kritike, e cila ngre probleme që nuk i ka trajtuar historiografia jonë deri më tash siç bën edhe vlerësime kritike ndaj shumë qëndrimeve dhe pikëpamje që do të duhej t’u nënshtroheshin ndryshimeve, rishqyrtimeve pse jo edhe rishkrimeve, del nga konteksti i klisheve ideologjike dhe folklorike, peng i të cilave është sot e gjithëditën. Të zënë “në befasi”, këto institucione, të cilat, për fat të keq, edhe më tutje presin “urdhra” nga shteti, nuk mund të pajtohen që të përkrahet një punë individuale e një autori, i cili punon i pavarur dhe mbi këtë përcaktim krijon diçka që ata nuk mund ta bëjnë edhe me ndihmën e shtetit.

    Libri theu të gjitha rekordet e shitjes

    “Kosova Sot”: Çfarë mendoni për heshtjen totale për librin tuaj nga institucionet dhe historianët nga Shqipëria?

    Buxhovi: Nuk është e thënë që institucionet e tona shtetërore të reagojnë menjëherë, meqë fjala është për një vepër voluminoze me rreth 2500 faqe, që vetëm për t’u shfletuar kërkohen disa ditë. Por, meqë ky libër është i pari i një natyre të tillë dhe meqë ky libër zgjoi interesim aq të madh të opinionit, saqë vetëm brenda tri javësh (përkundër çmimit prej 40 eurosh, shkoi i gjithë tirazhi prej 1500 ekzemplarësh, me çka u thyen që të gjitha rekordet) - është pritur një përshëndetje formale, veçmas pse ky libër i është kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë kombëtare dhe 4-vjetorit të shtetit të Kosovës. Por, kjo heshtje e institucioneve tona ka të bërë më tepër me atë se historia e Kosovës, si një histori shpirtërore dhe politike e popullit shqiptar, që në të vërtetë, me një fokusim prej pesë mileniumesh, paraqet një histori të Shqipërisë së natyrshme, shfaqet ndryshe nga kornizat e atyre që Kosovën dhe të kaluarën e saj e shohin të shkëputur nga ky kontinuitet, qoftë edhe duke e rrudhur atë në dhjetë vjet histori!
    Sa i përket heshtjes së historianëve nga Shqipëria, kjo ka të bëjë se libri im, si histori kritike, në masë të madhe vë në dyshim qëndrimet e historiografisë ideologjike shqiptare, nga ato për tezën ilire, për mesjetën, krizën lindore dhe në përgjithësi pamjen historike të botës shqiptare. Historiografia ideologjike e Tiranës, siç tregoi edhe versioni më i ri i “Historisë së Popullit Shqiptar” i punuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë i vitit 2002-2007, jo vetëm që nuk është në gjendje që të lirohet nga një pjesë e kornizave ideologjike, por ajo nuk është e gatshme të lirohet nga kurthi i pikëpamjeve të historiografisë hegjemoniste serbe, siç është ai për të ashtuquajturin shtet mesjetar serb, si dhe kishën ortodokse serbe, që u shërbeu platformave antishqiptare nga Kriza Lindore e tutje, me të cilat Beogradi kreu katër gjenocide ndaj popullit tonë me pasoja të rënda. Historiografia shqiptare ka edhe një fiksim tjetër, atë të tezës ilire, fiksim ky që injoron lashtësinë pellazge dhe çështjen pellazge në përgjithësi, të cilën shkenca bashkëkohore botërore po e pranon gjithnjë e më shumë. Por, pranimi i kësaj teze përmbys të menduarit e deritanishëm dhe zhvendos raportet e brendshme shqiptare, meqë historia jonë zhvendoset nga mileniumi i parë tek ai i treti, ndërkohë që me dardanët, maqedonasit dhe epirotët, si dhe rolin e tyre të madh në antikitet, ajo kthehet në një djep të qytetërimit perëndimor në përgjithësi. Teza pellazge, e cila jo vetëm që nuk e dëmton tezën ilire, por e bën edhe më të fuqishme, duket se nuk pranohet ngaqë mendësia ideologjike nuk pranon të privohet nga privilegjet, titujt, por edhe përfitimet e ndryshme materiale. Duket se kjo “mendësi”i ka pëlqyer dhe po i pëlqen asaj pjese të politikës shqiptare e cila, ndonëse formalisht pranon shtetin e Kosovës, nuk mund të pajtohet me faktin që Prishtina të lirohet nga paternalizmi i shtetit shqiptar. Andaj, nuk është e habitshme që në Tiranë, deri më tani, as me ndonjë lajm të thjeshtë të mos shënohet botimi i këtij libri dhe mos të shënohen as reagimet e Beogradi ndaj tij!

    “Kosova Sot”: Tashmë akademikët serbë kanë nisur reagimet. Çfarë mendoni për këto? Çfarë u ‘dhemb’ atyre këtu?

    Buxhovi: Reagimet e akademikëve serbë kanë qenë të pritshme, meqë ata nuk janë mësuar që t’u kundërshtohet koncepti i tyre hegjemonist për Kosovën “djep mesjetar serb” dhe gënjeshtrat e tjera që ata kanë krijuar nga “Naçertanja” e tutje. Ata janë veçmas të dëshpëruar pse libri së shpejti botohet në SHBA në gjuhën angleze, ndërkohë që janë të gjitha gjasat që ky përkthim të shoqëroret me atë gjermanisht dhe frëngjisht, gjë që e gjitha shënon një përpjekje që t’u rrënohet gënjeshtra e tyre për shqiptarët dhe Kosovën, të cilën ata e kanë përhapur në gjithë botën pa hezituar që të heqin dorë nga kjo punë. Natyrisht se të dilet me një libër ku kundërshtohen dhe rrënohen tezat e tyre hegjemoniste dhe shoviniste për Beogradin paraqet një grusht të madh, ngaqë ata mbi këto teza vazhdojnë të destabilizojnë shtetin e Kosovës, që për fat të keq u është lejuar me Kushtetutën e Ahtisarit, ku atyre u është njohur e drejta e trashëgimisë së krishterë, e cila është trashëgimi shpirtërore dhe kulturore shqiptare dhe assesi pronë serbe. Reagimet e ashpra të Beogradit kanë të bëjnë edhe me atë se ky libër mobilizon opinionin shoqëror dhe politik shqiptar që të flaken tezat e tilla, në mënyrë që të mos lejojë që trashëgimia shpirtërore e tyre të shitet nga politika e tanishme e papërgjegjshme,e cila , si po shihet, për qëllime të pushtetit personal është në gjendje që të heqë dorë nga e drejta historike, pa të cilën nuk mund të ketë shtet të Kosovës, e madje as Shqipëri meqë këto janë të ndërlidhura, nëse u rrezikohet trungu kur hiqet dorë nga rrënja.

    Një histori kritike

    “Kosova Sot”: Gjatë diskutimeve, që janë zhvilluar këto ditë për librin tuaj në një emision televiziv, në të cilin kanë marrë pjesë disa historianë, krahas mbështetjes veprës suaj, ka disa vërejtje, kryesisht sa i përket, siç është thënë të moscitimit të disa literaturave, kryesish për mesjetën?

    Buxhovi: Ka pasur vetëm një debat në TV-21, i cili kujtoj se ka qenë parimor dhe të pranishmit, me ndonjë përjashtim, kanë pranuar tezat e librit tim. Vërejtjet, sugjerimet, kritikat që vijnë ngado, po qe se janë të argumentuara, jo vetëm që i pranoj, por jam i gatshëm që ato menjëherë t’i marr parasysh. Të tjerat, që thuhen sa për t’u thënë dhe pa ndonjë kompetencë, nuk më bëjnë përshtypje, pos që më bëjnë edhe më të përkushtuar në punën time.

    “Kosova Sot”: Për të shkruar historinë e Kosovës, duhet punë dhe konsultime me një literaturë mjaft të gjerë. Sa ia keni arritur kësaj?

    Buxhovi: Vepra ime, në radhë të parë, është një histori kritike, ku bëhen shqyrtime dhe rishqyrtime mbi bazën e interpretimeve të reja. Natyrisht se të interpretosh diçka nënkupton shqyrtimin e një literature të gjerë, si dhe burimeve të tjera të shumta. Shqyrtimi im kritik, megjithatë, për pikënisje ka pasur pikëpamjet e njohura nga burime po ashtu të njohura, por që është dashur të vihen në vend të vetin në përputhje me konceptin tim.

    “Kosova Sot”: Gjatë shfletimit të librit shohim se ju keni cituar disa herë Gjorgj Ostrogorskin, që cilësohet njëri nga historianët më të mëdhenj të historisë së Bizantit. Çfarë thotë ky historian për Kosovën dhe shqiptarët e çfarë për serbët dhe kishën serbe në mesjetë?

    Buxhovi: Ostrogorski është një autor i rëndësishëm, por ka edhe të tjerë të cilëve u referohem. Përkufizimi i këtij autori te çështja shqiptare është se ai ata i sheh si pjesë të antikitetit, por më shumë si objekt, por ky autor pranon se Dardania dhe Iliriku në mesjetën e hershme ishin një poligon i rëndësishëm historik, ku edhe ata defiluan bashkë me të tjerët. Ai madje flet edhe për temën e Shkupit dhe pranon edhe principatat arbërore në këto pjesë. Ndërsa për “kishën mesjetare serbe” ai nuk bën fjalë fare, pos që e sheh si pjesë të kishës ortodokse, ku në të vërtetë ka qenë. Edhe pse Ostrogorski tregon një interesim më të madh se sa duhet për sllavët dhe serbët, “kishën mesjetare serbe” e sheh si pjesë të kishës ortodokse të lidhur me Bizantin, pra jashtë autoqefalisë dhe dokrrave të tjera me të cilat është plot e përplot historiografia serbomadhe, e cila Ostrogrskin shpeshherë e kthen në referencë në saje të amputimeve që i bëhen vlerësimeve të tij.

    “Kosova Sot”: Ka një mjegull sa i përket zotërinjve që sundonin në Kosovë në prag të pushtimeve osmane. Sipas jush, cilët janë ata arbërorë vendas që kishin principatat e tyre në territorin Kosovës?

    Buxhovi: Këtë “mjegull” na e ka krijuar historiografia serbomadhe, nga e cila assesi nuk po mundemi të lirohemi, duke lansuar të ashtuquajturën “mosprani” shtatëshekullore shqiptare në Ballkan, gjë që nuk është e vërtetë, po qe se, siç them në studimin tim, Arbrit shikohen si pjesë e shtetformimit të Bizantit dhe jo kundër tij. Përkundrazi, ai që unë e quaj identitet administrativ, vetëqeverisës dhe shpirtëror dardano-iliro-arbëror gjatë perandorisë së Romës dhe të Bizantit, tregon për rolin e tyre para dhe gjatë kohës së pushtimeve osmane, ku ata kishin principatat dhe të gjitha strukturat shoqërore dhe politike që kishin edhe të tjerët në Bizantin, të cilit në dyqind vjetët e fundit i pikonte çatia nga invazionet sllave, të cilat më së shumti prekën botën dardano-ilire. Madje, edhe atëherë kur rasianët erdhën si pushtues në Dardani (shekulli XIII), ata ishin tribalë, një fis dardan, gjë që këtë gjithnjë e më shumë po e vërteton historiografia botërore, me çka ndryshon pamja edhe e asaj që ka të bëjë me atë se çfarë në të vërtetë paraqet i ashtuquajturi “shtet mesjetar serb” i Nemanjiqëve, duke e nxjerrë atë nga kornizat serbe dhe duke e bartur tek ato dardano-arbërore, për çka shkenca duhet ta thotë fjalën e vet pas hulumtimeve të mëtutjeshme?

    Keqkuptimi rreth përkatësisë fetare

    “Kosova Sot”: Keni thënë se popullata shqiptare e Kosovës mesjetare ishte e besimit ortodoks. Çfarë ndikoi që për pak shekuj shqiptarët ta braktisin ‘ortodoksizmin’ dhe të kthehen në myslimanë?

    Buxhovi: Ka pasur një keqkuptim këtu, ku përkatësia fetare ortodokse e shqiptarëve është gjeneralizuar. Përkundrazi, kam thënë dhe them se një pjesë e madhe e popullatës së Dardanisë i takonte ritit ortodoks (diku dy të tretat), ndërsa pjesa tjetër, katolikja ishte “në pakicë”, por pjesë e shumicës në pjesën veriperëndimore. Por, ky raport “shumicë”- “pakicë” shfaqet ndryshe në aspektin shpirtëror dhe kulturor, meqë kisha katolike ka bërë përpjekje, aq sa ka mundur, për të ruajtur gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, ndërsa ortodoksja, nga shkaku i lidhjes me kishën bizantine sllavo-ortodokse, ka ndjekur një rrugë tjetër, të kundërt me interesat shpirtërore të shqiptarëve, gjë që ky faktor nuk ka qenë pa rëndësi për pranimin në masë të islamit nga shqiptarët e këtij riti. Kapërcimi në islam ka faktorë të tjerë më të rëndësishëm, siç është ai i aristokracisë ushtarake që arbrit e trashëguan nga Bizanti, si dhe i sistemit timar, që u shkoi për shtati shqiptarëve për t’u akomoduar në hierarkinë ushtarake dhe atë shtetërore të perandorisë osmane, çështje kjo që edhe më tutje kërkon të hulumtohet.

    “Kosova Sot”: Cilat ishin lidhjet e Kosovës me Skënderbeun. Nëse mund të shprehemi kështu?

    Buxhovi: Çështja e Skënderbeut dhe kthimi i tij në Shqipëri janë çështje komplekse dhe nuk mund të parcializohen mbi baza krahinore. Duhet parë realitetet e atëhershme, si dhe konceptin e Skënderbeut për të nxjerrë ndonjë përfundim të kësaj natyre, i cili nuk mund të jetë real. Por, mund të thuhet se Dardania ishte pjesë e konceptit të Skënderbeut për një Arbëri të krishterë dhe jo rastësisht, në Dardani (në betejën e Nishit) vendosi t’ia kthejë armën sulltanit dhe Perandorisë Osmane. Kur kjo çështje analizohet historikisht pak më thellë, që ky rebelim të ndodhë në Dardani, kjo nuk është vetëm simbolikë, por edhe demonstrim që kjo të ndodhë pikërisht aty ku Arbrit bashkë me krishterët e tjerë pësuan disfatën e tyre historike në betejën e Dardanës të vitit 1389. Kjo çështje pra duhet të shikohet në këtë prizëm dhe jo të rrudhet te kështjella ku ai ktheu flamurin e vet.

    “Kosova Sot”: Mjaft shpesh vërejmë të citoni se shqiptarët ishin pothuajse të vetmit të cilët vazhdonin të luftoni Perandorinë Osmane për shekuj me radhë edhe pas shtrirjes së saj në gjithë Ballkanin, përderisa popujt e tjerë, si serbët e grekët, u bënë vasalë të dëgjuar të Sulltanit, bile edhe ndër bashkëpunëtorët më të ngushte drejt pushtimeve evropiane që synonin turqit deri në shekullin XIX, kur filloi dobësimi i Portës së Lartë. Çfarë ndodhi që pas shembjes së kësaj perandorie, fuqitë evropianë të mos mbështesin shqiptarët në shtetformim, por të kundërtën vasalët e Sulltanit?

    Buxhovi: Vetë jeta dhe vepra e Skënderbeut e pasqyron këtë më së miri. Ndërsa, rreth çështjes se pse fuqitë e mëdha nuk mbështetën shqiptarët dhe lëvizjet e tyre shtetformuese, kjo ka të bëjë me koniunktura politike dhe sferat e interesit që dolën në pah nga Kriza Lindore e tutje, kur hegjemonizmi rusomadh i futi duart në këto pjesë dhe ishte i interesuar që nga sllavët e jugut të krijojë vasalë, me anën e të cilëve do të siguronte praninë e vet në Ballkan. Shqiptarët ishin të parët që duhej të sakrifikoheshin për këtë ide. Por, edhe përkundër kësaj, Rusia bashkë me miqtë e saj (vende sllavo-ortodokse), nuk ia doli që t’i shfarosë shqiptarët e as ta pengojë shfaqjen e shtetit shqiptar më 1912, ndonëse të përgjysmuar. Ishin pikërisht vendet perëndimore që e mundësuan këtë dhe kjo duhet pasur parasysh sot e gjithë ditën. Vepra ime ka parasysh faktorët që parandaluan jetësimin e koncepteve rusomëdha, por edhe ato që ndikuan që Shqipëria të dalë e përgjysmuar. Zaten, këtu thyhen disa nga stereotipet dhe paragjykimet rreth “Evropës armike”, “Perëndimit antishqiptar”, e të tjera me të cilat është ushqyer vetëdija antievropiane e shqiptarëve, ku rol të madh ka pasur historiografia serbomadhe dhe propaganda e saj, që shqiptarët është dashur t’i armiqësojë me Perëndimin dhe t’i lidhë me Lindjen e të ngjashme, nga të cilat, siç thashë, historiografia shqiptare nuk është liruar.
    Në tetor, botimi anglisht

    “Kosova Sot”: A prisni ndonjë ndihmë institucionale për botimin e librit pasi ka kërkesa të mëdha për librin?

    Buxhovi: Nuk jam mbështetur në ndihmën e institucioneve, meqë kam dashur të jem i pavarur. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen, meqë kjo pavarësi po më shpërblehet me interesimin e madh që po mbretëron për librin, i cili është i paparë te ne, që për pasojë do të ketë ribotimin e shpejtë në një tirazh edhe më të madh (sigurisht deri në 5000), gjë që kjo më jep mundësi të mbetem edhe më i përkushtuar në këtë rrugë.

    “Kosova Sot”: Kur do të dalë botimi anglisht?

    Buxhovi: Në saje të përkushtimit të botuesit shqiptaro-amerikan “Jalifat Publishing”, libri do të dalë nga shtypi në tetor të këtij viti, në mënyrë që promovimi i tij të bëhet në Uashington më 28 nëntor, ditën e 100-vjetorit të pavarësisë kombëtare. Do të jetë ky një kontribut i madh jo vetëm kësaj ngjarjeje, por edhe për shtetin e ri të Kosovës, që vetëm në gjuhën angleze mund të kthehet në një referencë të hulumtimeve dhe të studimeve botërore.

    “Kosova Sot”: Pse është krijuar përshtypja se librat më të mirë të historisë për shqiptarët i shkruajnë të huajt?

    Buxhovi: Kjo ka të bëjë me atë që ne nuk kemi pasur shtetin tonë kur duhej, ka të bëjë me atë që edhe kur Shqipëria u bë nuk ishte në gjendje që të krijonte një elitë shkencore që të matej me të tjerët, dhe ç’është edhe më keq, Shqipëria komuniste për gjysmë shekulli veproi në të kundërtën, pra që edhe ajo që u bë të jetë në shërbim të ideologjisë komuniste. Por, ne duhet t’ua dimë për nder të huajve, veçmas gjermanëve, të cilët nga shekulli XVIII e tutje jo vetëm që nxorën në dritë të vërtetën për shqiptarët dhe lashtësinë e tyre, por bën shumë që ajo të shpjegohet edhe me studime shkencore dhe hulumtime, që ishin të vetmet që iu kundërvunë propagandës hegjemoniste serbomadhe, ruse dhe grekomadhe, me të cilat kërkohej zhdukja e tyre nga historia, por edhe zhdukja fizike.

    “Kosova Sot”: Nga reagimet që keni pasur, çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje?

    Buxhovi: Edhe pse është herët të nxirret ndonjë përfundim, interesimi aq i madh i opinionit tonë për të, shitja e shpejtë e tirazhit prej 1500 ekzemplarësh, prononcimet e ndryshme dhe të shumta në internet dhe ‘facebook’ që vinë nga të gjitha anët, të shumtën në mbështetje të tij, ma kanë vërtetuar bindjen se historia është pjesë e jetës dhe se identifikimi me të paraqet një përpjekje të hapur që të sigurohet ardhmëria në përputhje me vlerat qytetëruese. Ky pra është edhe një demonstrim kundër politikës, e cila për interesa meskine, dëshiron që të kaluarën tonë antike dhe vetëdijen e saj ta përjashtojë, duke e zëvendësuar me atë të një qytetarie të thjeshtë.

    Intervistoi: I.Vatovci

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Libri i Jusuf Buxhovit promovohet në Tetovë

    4 prill-Autori shpreson se me këtë studim që botohet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do t'i kontribuojë plotësimit të pasqyrimit të kuadrit historik të Shqipërisë së natyrshme, si një realitet shoqëror, kulturor dhe politik të qytetërimit perëndimor.

    Është promovuar në Tetovë libri "Kosova" me autor Jusuf Buxhovi. Ramadan Musliu, recensent i librit në tre vëllime, thotë se ky libër është një prodhim i një pune kolektive të institucioneve të caktuara. "Historia e Kosovës" në tre vëllime është një përpjekje kapitale e cila realizohet rrallë në tre vëllime të këtilla. Një prodhim i cili ka qenë një pune kolektive e institucioneve të caktuara. Kosova në tri libra, i pari që përfshinë antikën dhe mesjetën, i dyti që përfshinë kohën e Perandorisë Osmane dhe libri i tretë që kap kohën nga ndarja e Kosovës nga etnia shqiptare, pra atë të pushtimeve serbo-jugosllave e deri te ndërhyrja ndërkombëtare e NATOs dhe konfirmimi i Pavarësisë së shpallur në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, më 17 shkurt të vitit 2008, pasqyron kornizë historike që ka të bëjë me historinë e popullit shqiptar në përgjithësi", thotë Musliu. Autori Jusuf Buxhovi tha se libri është një histori kritike pas gjithë këtyre ndryshimeve historike. "Kjo është një histori kritike, është e para që shkruhet nga historianë, sepse çdo popull, sidomos pas këtyre ndryshimeve, duhet ta ketë edhe historinë kritike që nënkupton rivlerësimet, rishqyrtimet ashtu si mendoj se duhet të jetë. Janë tri katër pika kryesore në të cilat unë mbështetem, pra periudha e antikitetit, periudha e pellazgëve, është teza ilire që historia botërore që njëqind e sa vite e ka thënë. Është pjesa e dytë, mesjeta, ku unë trajtoj se nuk ka pasur shtet maqedonas. Ky është kunstrukti i historisë serbo-madhe. Kanë qenë formacione tjera në kohën e bizantit, por jo shtet formuese, kurse në pjesën e tretë është periudha osmane", tha Buxhovi. Autori shpreson se me këtë studim që botohet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do t'i kontribuojë plotësimit të pasqyrimit të kuadrit historik të Shqipërisë së natyrshme, si një realitet shoqëror, kulturor dhe politik të qytetërimit perëndimor, ku i ka rrënjët, pa marrë parasysh mozaikun shtetëror mbi të cilin qëndron ai dhe pa marrë parasysh dukjen e tij të tanishme dhe të ardhshme. Ramiz Tafilaj, nga Shtëpia botuese "Jalifat Publishing" thotë se ky libër i Kosovës është promovuar më 17 shkurt në ditën e Pavarësisë së Kosovës. "Është historia e parë e Kosovës, në të cilën Kosova nuk ndahet nga territoret e shqiptarëve. Ne kemi bërë një llogaritje të gabuar, pasi që në fillim kemi botuar 2000 mijë kopje dhe na është dashur për të trefishuar numrin e kopjeve, pra jemi duke e përkthyer edhe në gjuhen angleze, kurse botimi do të bëhet më 28 nëntor me rastin e 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar", tha Tafilaj. Të hënën "Kosova" e Jusuf Buxhovit u promovua edhe në Shkup. Për këtë vepër të veçantë dhe mbi të gjitha të rëndësishme të historisë shqiptare në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, folën Blerim Reka dhe Ramadan Musliu. "Shkupi është një protagonist shumë i rëndësishëm i veprës sime, sepse ai ka një rëndësi shumë të madhe në gjeografinë shqiptare. Ka qenë qendër e të gjitha ngjarjeve që nga antika, bizanti e veçmas gjatë Perandorisë Osmane", tha ndër të tjera autori Buxhovi.

    tvkoha
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #44
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Mekat qe jan aq pak njerez te tille qe mirren me qeshtje esenciale kombetare, te tjeret ne pergjithesi mirren me urrjetje nderpartiake , me inate personale dhe bajraktarizem. Shpresojme qe edhe intelekutalet tjere te zgjohen nga gjumi dhe te i dalin krah Jusufit dhe te vertetes kombetare. Ta kthejne historine e vjedhur nga greku e serbi dhe te e bindin boten per te verteten.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Punë e mençur dhe vepër kolosale e Jusuf Buxhovit.Kurse Akademikët tjerë le t'flejnë,zoti do t'i dënoj për qyqarllëkun eklatant që i ngop veç armiqtë e shqiptarëve.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku mund ta gjejm kte liber?


    i lumte buxhovit..

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    Mekat qe jan aq pak njerez te tille qe mirren me qeshtje esenciale kombetare, te tjeret ne pergjithesi mirren me urrjetje nderpartiake , me inate personale dhe bajraktarizem. Shpresojme qe edhe intelekutalet tjere te zgjohen nga gjumi dhe te i dalin krah Jusufit dhe te vertetes kombetare. Ta kthejne historine e vjedhur nga greku e serbi dhe te e bindin boten per te verteten.
    Jo e tërë kjo ndërmarrje, e lëvizur drejt realizimit të saj, ka gjetur përkrahjen e publikut profesional të gardhit të historianëve. Ekzistojnë iniciativa ose makroprojekte në shërbim të eksplorimit të faktit historik dhe atë t`ia servojnë opinionit historiografik, si të nevojshëm dhe real, por meqë si të tilla janë të kushtueshme në aspektin material, atëherë ato kanë ngelur akoma të parealizueshme. Në disa raste nuk mund të mbështeten teza që ngërthejnë elemente subjektive dhe jo të dorës së parë, por që bazohen në burime nganjëherë edhe të paqëndrueshme shkencërisht.

    Citim Postuar më parë nga irfancana Lexo Postimin
    Punë e mençur dhe vepër kolosale e Jusuf Buxhovit.Kurse Akademikët tjerë le t'flejnë,zoti do t'i dënoj për qyqarllëkun eklatant që i ngop veç armiqtë e shqiptarëve.
    Të përgjithësosh një strukturë akademike e nënvlerëosh atë, nëse nuk posedon së paku një pasqyrë të veprimtarisë së saj, është një gjykim i ngutshëm në kuptimin e vlerësimit të një subjekti shkencor.

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ku mund ta gjejm kte liber?


    i lumte buxhovit..
    Libri qarkullon në treg në vlerë prej 40€. Ky libër përbëhet prej 3 vëllimesh, ndërsa gati është edhe vëllimi i katërt. Atë mund ta gjeni në librari të Prishtinës, si: "Toena", "Dukagjini", etj.

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Kam vertete interes per ta blere kete librin.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Jusuf Buxhovit gjithë respekt,por pak janë si ai,aty është problemi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 14-04-2012 më 12:46 Arsyeja: Jashtë temës.

  10. #50
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    "Bashkim Kosova"


    Jusuf Buxhovi // Zona B // 08.06.2011 // Pjesa 3

    http://www.youtube.com/watch?v=z28UZ...eature=related



    Historia e Kosoves -Interviste Jusuf Buxhovi -pjesa 1.mp4

    http://www.youtube.com/watch?v=fDjIv...eature=related


    Historia e Kosoves -Interviste Jusuf Buxhovi -pjesa 2.mp4

    http://www.youtube.com/watch?v=_2Izd...eature=related


    Historia e Kosoves -Interviste Jusuf Buxhovi -pjesa 3.mp4

    http://www.youtube.com/watch?v=YwHui...eature=related

    Ne te vertete Jusuf Buxhovi bene nje pune te madhe sai perkete historise se popullit shqipetare ne ballkane .

    Shqipetaret duhet te kene shume Jusuf Buxhova ,sepse ky intelektuale dhe historiane e merriton te thirret intelektuale .

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin

    Jo e tërë kjo ndërmarrje, e lëvizur drejt realizimit të saj, ka gjetur përkrahjen e publikut profesional të gardhit të historianëve. Ekzistojnë iniciativa ose makroprojekte në shërbim të eksplorimit të faktit historik dhe atë t`ia servojnë opinionit historiografik, si të nevojshëm dhe real, por meqë si të tilla janë të kushtueshme në aspektin material, atëherë ato kanë ngelur akoma të parealizueshme. Në disa raste nuk mund të mbështeten teza që ngërthejnë elemente subjektive dhe jo të dorës së parë, por që bazohen në burime nganjëherë edhe të paqëndrueshme shkencërisht.


    Të përgjithësosh një strukturë akademike e nënvlerëosh atë, nëse nuk posedon së paku një pasqyrë të veprimtarisë së saj, është një gjykim i ngutshëm në kuptimin e vlerësimit të një subjekti shkencor.


    Dar_di
    "Të përgjithësosh një strukturë akademike e nënvlerëosh atë, nëse nuk posedon së paku një pasqyrë të veprimtarisë së saj, është një gjykim i ngutshëm në kuptimin e vlerësimit të një subjekti shkencor".
    =Pajtohëm më mendimin tuaj i nderuar Dar_Di, kalofshi mirë.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    ë përgjithësosh një strukturë akademike e nënvlerëosh atë, nëse nuk posedon së paku një pasqyrë të veprimtarisë së saj, është një gjykim i ngutshëm në kuptimin e vlerësimit të një subjekti shkencor"PORE,QITNI GISHTIN NE KOKE DHE PAKE MENDONI PSE ?Buxhovi nuke duhet qe juve tu japi argumente,e dyta na jemi PELLAZGE,po qfare pellazgesh,aty ashte pyetja.Ne jemi ne keto vise sipas hulumtive 12 000 vjet kurse te tjeret le te lypin argumente,kure ne themi jemi pellazge dihet PSE JEMI NE PELLAZGE.

  13. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Buxhovi: Schmitt sulmon historinë shqiptare!

    Historiani Jusuf Buxhovi, i pranishëm në një debat të organizuar nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me forumet rinore të partive politike shqiptare, ka qenë i ashpër në vlerësimin e tij për historianin zviceran, Oliver Jens Schmitt.
    Ai u ka thënë të rinjve në politikë se shqiptarët nuk kanë nevojë të frikësohen prej madhështisë së historisë së tyre.

    “Para disa ditësh Schmitt ishte këtu, një historian shumë i kontestuar, i cili e sulmon historinë tonë aty ku është gjëja më e shenjtë – Skënderbeun”, ka thënë Buxhovi, transmeton RTV21.

    Sipas tij, është turp i madh që një historian si Schmitt ftohet të ligjërojë para studentëve shqiptarë, deputetëve të Parlamentit të Kosovës e zëvendësministrave kosovarë.

    “Schmitt fyen edhe shkon aq larg sa thotë se as teoria ilire nuk ekziston dhe se historia shqiptare duhet të shikohet në kontekstin ballkanik. Kjo do të thotë se duhet të kthehemi në një çorbë ballkanike”, ka thënë Buxhovi. /Telegrafi/

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Genti.. për postimin:

    Diella1 (31-10-2013)

  15. #54
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Buxhovi: Schmitt sulmon historinë shqiptare!

    Historiani Jusuf Buxhovi, i pranishëm në një debat të organizuar nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me forumet rinore të partive politike shqiptare, ka qenë i ashpër në vlerësimin e tij për historianin zviceran, Oliver Jens Schmitt.
    Ai u ka thënë të rinjve në politikë se shqiptarët nuk kanë nevojë të frikësohen prej madhështisë së historisë së tyre.

    “Para disa ditësh Schmitt ishte këtu, një historian shumë i kontestuar, i cili e sulmon historinë tonë aty ku është gjëja më e shenjtë – Skënderbeun”, ka thënë Buxhovi, transmeton RTV21.

    Sipas tij, është turp i madh që një historian si Schmitt ftohet të ligjërojë para studentëve shqiptarë, deputetëve të Parlamentit të Kosovës e zëvendësministrave kosovarë.

    “Schmitt fyen edhe shkon aq larg sa thotë se as teoria ilire nuk ekziston dhe se historia shqiptare duhet të shikohet në kontekstin ballkanik. Kjo do të thotë se duhet të kthehemi në një çorbë ballkanike”, ka thënë Buxhovi. /Telegrafi/
    Pajtohem mê këtê postim por edhe më shumë me reagimin e Buxhovit ndaj Shmitit, atij nuk duhen ti hapen dyert e univerziteteve tona kurrêsesi qê ti infektoje edhe studentet tanê, kategorisht duhet rrefyzu pranija e tij ne instituionet tona, i lumtê Buxhovit !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #55
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 22-04-2012 më 15:18
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  17. #56
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 22-04-2012 më 15:18
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  18. #57
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Buja ia ndalon Buxhovit të flas për "Kosovën"

    Ministri i Arsimit, Ramë Buja ia ka ndaluar Jusuf Buxhovit ligjëratën për historinë e Kosovës në “Javën e shkencës”, duke thënë se nuk na duhet historia e tij. E tëra kjo ka ndodhur gjatë “Javës së shkencës” që pritet të mbahet sot në Prishtinë.

    Ka qenë ministri i MASHT-it, Ramë Buja i cili ka urdhëruar që një ditë para fillimit të kësaj jave të urdhëroi heqjen e emrit nga lista e ligjëruesve të Buxhovit në këtë javë shkencore.

    Historiani Jusuf Buxhovi ishte caktuar ditë më parë, po nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të mbajë një ligjëratë rreth “Kosovës” në kuadër të Javës së Shkencës, e cila fillon sot, me 16 maj, dhe do të zgjas deri me 10 qershor.

    I kontaktuar nga “Bota Sot”, historiani Jusuf Buxhovi thotë se një veprim i tillë i ministrit Buja, mbase edhe mund të jetë i pritshëm ngaqë ai u kritikua ashpër me rastin e premtimeve që i bëri ministrit turk rreth mundësisë që në tekstet shkollore të historisë të ndryshohet qëndrimi i deritanishëm rreth Perandorisë Osmane si pushtues.

    Ndërkohë Buxhovi ka thënë se Buja urdhrin e tij që ai mos të mbaj ligjëratë në këtë seminar e a dhënë me fjalët, “nuk na duhet historia e tij”.

    Indeksonline
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #58
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    pjestaret e UDB-s po dalin ne sken

  20. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Ky,Ram Buja,ska drejte,te baje kete.Nuke ashte pune private,java e shkences,duhet gjdo mendim dhe dijuni te tregohen,pa mare parasysh,ai shkrovi librin dhe duhet te qmohet puna e Buxhovit.Me fjale tjera,rame buja nuke dine te foli shqipen,dhe tashe pengon shqipetarin te mer pjes ne javen shkencore,ky ashte nji turp i madh.

  21. #60
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    LDK: PDK po falsifikon historinë!

    Prishtinë, 16 maj - Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që do të bëjë shkencë me 400 e 80 mijë euro në vit, e ka nisur ‘Javën e Shkencës’ sikur të ishte ‘java e shkencës së vet’, thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    “Në sallë, në pamjet që u bënë publike, ishin të gjithë, nëpunës e shërbëtorë, zëvendës e drejtorë PDK-istë, por aty munguan shkencëtarët. Dhe kjo ishte e pritshme meqë shkencëtarët e dijetarët e Kosovës nuk kanë të bëjnë me ‘shkencën’ e PDK-së, me mashtrimet e falsifikimet e qeverisë së saj”.

    “Është qeveria e PDK-së që tash e një vit, ditë pas dite, po falsifikon historinë e popullit shqiptar, qeveria që po falsifikon edhe të tashmen e Kosovës, qeveria që nuk dëshiron ta dëgjojë të vërtetën në asnjë fushë dhe për asnjë çështje”.

    “Nga kjo Javë, PDK-ja përjashtoi edhe shkrimtarin e historianin e njohur, Jusuf Buxhovin, njeriun që për shkencën ka bërë më shumë se që mund të bëjnë të gjitha ekipet që mund të ngarkojë ministri Ramë Buja për të falsifikuar. Buxhovi, edhe pse i ishte konfirmuar pjesëmarrja me një ligjëratë, më 17 maj, u përjashtua, sepse kishte kërkuar shkarkimin e Bujës, kur ky urdhëroi falsifikimin e historisë shqiptare”.

    “Sjelljet e tillë të qeverisë së PDK-së, LDK e konsideron skandaloze dhe të papranueshme. LDK kërkon veprime të përgjegjshme, respektim të punës e të dijes së figurave të njohura të kombit, si dhe përgjegjësi për qeveritarët që po sillen papërgjegjshëm”, thuhet në reagim.

    LDK konsideron se kjo qeveri në vijimësi po e dëmton arsimin dhe shkencën në Republikën e Kosovës, po shkel autonominë e institucioneve arsimore e shkencore, duke imponuar interesa të ngushta e duke rekrutuar militantë partiakë si kuadër akademik
    http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,13,99725
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 16-05-2012 më 16:14

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •