Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gazeta Koha Jone.

    Gazeta Koha Jone mbushi 11 vjet.

    Ja c'thote Ajo sot per vetvehten.
    ----------------
    "Sot, 11 vjet me pare
    Kur 11 vjet me pare doli numri i pare i gazetes "Koha Jone", pakkush e shenoi kete si nje ngjarje, si eveniment i kohes. Mirepo, "KJ" filloi shpejt te mos perfaqesonte thjesht nje media. Ajo nisi te behej bashkudhetare e shqiptareve, e halleve dhe problemeve qe linden dhe kulmuan ne demokraci. Aq sa sot, 11 maji eshte fiksuar si datelindja jo e nje gazete qe eshte prone e nje personi ose e stafit te saj, por si datelindja e nje dickaje qe u perket te gjithe shqiptareve, te pakten te gjithe atyre qe kane jetuar me ndergjegje keto 11 vitet e fundit. Eshte bere zakon qe ne cdo pervjetor, "Koha Jone", t'i kushtoje pak rradhe vetes se saj. Kjo nuk mund te quhet assesi mungese modestie. Sepse 11 vjet me pare lindi nje gazete qe nuk do te pershkonte te njejten trajektore si shume kolege te saj. Ajo u be shpejt i vetmi organ i pavarur. Per vitin _92-'97, "KJ" ishte e vetmja mundesi per t'u shprehur ndryshe dhe kunder pushtetit ne fuqi, kur ai gabonte. E pranojne te gjithe se "KJ", ne ate kohe ishte e vetmja tribune ku u ngriten dhe u katapultuan shume intelektuale dhe ish-intelektuale.

    Me vone, me ardhjen e socialisteve ne pushtet kur prape shume media humben pavaresine e tyre (nen nje dhune te nje lloji tjeter, fiskale dhe ekonomike) duke u bere sherbetore, "KJ", u mundua te ruante vleren thelbesore qe eshte edhe identiteti i saj, oponencen me cdo gje te keqe te kesaj shoqerie si dhe me qeverite. Antikonformizmi dhe pamundesia per t'u bere servile, jane moto e saj ne keto 11 vite. Sigurisht, kjo nuk do te thote se gazeta nuk eshte pajtuar asnjehere me qendrimet e qeverise. Nese nje politike ka qene efektive, atdhetare, "KJ" e ka vleresuar. Ka pasur raste qe jane pershendetur ne gazete akte dhe veprime politike te ndonje kryeministri, por kjo nuk ka shkuar kurre deri ne ndervaresi. Pasi sic thote edhe Sali Berisha, kjo gazete ka nje fuqi te madhe ne dore, gezon ate qe nuk e kane te gjitha. "Koha Jone", thote shpesh doktor Berisha eshte gazeta qe thyen tabute.

    Nje vlere tjeter e pamohueshme eshte se "KJ" u be per 11 vjet nje shkolle gazetarie. Jo thjesht per filozofine e saj, por mirefilli per drejtuesit e tjere te medias qe linden u rriten dhe me pas u katapultuan ne gazeta e televizione te tjera, duke marre me vehte forcen e kurajos se "Koha Jone". Po te hedhesh nje shikim te shpejte, veren se pjesen me te madhe te gazetave dhe televizioneve me te rendesishme ne vend i drejtojne ish-gazetare dhe ish-drejtues te gazetes "Koha Jone". Nuk mund te lesh pa permendur punen titanike te Aleksander Frangajt (sot drejtor i Pergjithshem i TV Klan) apo te burgosurin per indipedencen e saj gazetarin Martin Leka (ish-drejtor i radio Tirana); nuk mund te harrohet Ben Blushi (ish-kryeredaktor i "KJ") qe me fantazine e tij intelektuale e ngriti gazeten ne tirazhin 82.500 kopje ne dite, apo njeriun e shtypit te pare oozitar Frrok Cupi (sot drejtor i Pergjithshem i ATSH); gazetaret qe punuan te paret ne kete gazete kur ishte me seli ne Lezhe, Marash Mirashi, Edmond Kaceli dhe Alfons Zeneli, duke mos harruar se logon "Koha Jone" e ka hartuar piktori i mirenjohur Pashk Pervathi; duhet permendur gjithashtu art-dizajneri, Suad Barbullushi qe i ka krijuar asaj fytyren e pare. Nuk harrohen duart e mavijosura nga shikasit e Gazidedes te gazetarit Alfred Pezes(sot kryeredaktor i "Korrierit") ne vitin '97 apo intelegjencen gazetareske te Andi Bejtjes (sot drejtor i TV Top Channel); vuajtjet e gazetarit te shkelqyer te kronikes se zeze Zamir Dule (sot i semure nga rrahjet e mars '97 ), i cili u masakrua nga shikasit naten e djegies se gazetes "Koha Jone" me 2 mars 1997; nuk mund te lihet pa u permendur shkrimtari, deputeti dhe intelektuali i shquar Kico Blushi (sot analist), i cili mbetet simboli i kesaj gazete apo Fatos Lubonja (sot analist ne "Shekulli") perhere oponent edhe ndaj vete gazetes; qetesine olimpike te Enton Abilekaj (sot kryeredaktor i TV Norba Shqiptare) dhe ngadalsine e admirueshme gazetareske te Arban Hasanit (sot kryeredaktor i TV Arberia); drejtuesin intelegjent perhere te respektuar ne "Koha Jone", Armand Shkullaku (sot drejtor i revistes "Klan") apo Blendi Fevziun e shumekerkuar si analist (sot drejtor i gazetes "Korrieri"); gjirokastritin Arian Cani qe erdhi si korrespodent, por qe shume shpejt u kthye ne nje gazetar te shumekerkuar e te shumepaguar (sot kryeredaktor i Gazeta Shqiptare); gazetarin Zamir Alushi qe erdhi rastesisht nga Fieri, por qe u be me pas nje gazetar investigues i nivelit te larte (sot kryeredaktor i gazetes "Ballkan"); Mentor Kikia, gazetarin e palodhur e gjithnje idealist (sot kreyredaktor i TV Top Channel); Andi Bushatin(sot kryeredaktor i revistes "Klan") gjithnje intrigues, apo analistin Skender Minxhozi (sot diplomat ne Ministrine e Puneve te Jashteme); vajzen me te kerkuar nga radhet e gazetarise femerore Rudina Xhunga (sot ne TV Top Channel) apo gazetaren me precize Keida Kostreci (sot ne "Zeri i Amerikes ne Washington); Gavrosh Levonjen e intrigave te dites (sot gazetar ne NeW York) apo analistin Enkel Demi (sot drejtues ne Tv Top Channel); Ilir Gjonin (sot deputet) qe perhapte me anglishten e tij forcen e gazetes, apo Mimoza Dervishin (sot gazetare ne Boston te SHBA); Jonila Godolen, shpuzen e gazetarise qe publikonte intimitetet e politikaneve (sot gazetare ne Gjermani) apo Arta Markun qe shkelqeu si gazetare e kultures ne vitet 1994-1996 (sot gazetare ne Paris, France); Fatos Baxhakun e palodhur (sot kryeredaktor i TV Vizion plus) apo Vladimir Prela (sot ambasador ne Maqedoni),... E dhjetra te tjere gazetare qe sot punojne ne Multimedian "Koha Jone" apo ne media te ndryshme ne Tirane.

    Sot, kane kaluar shume kohe qe nga numri i saj i pare. Kane ndryshuar shume gjera. Jane modernizuar teknologjite, sistemet, kane ikur dhe kane ardhur, kane marre diplomen e "Koha Jone" dhjetra gazetare. Megjithate, ka nje gje qe mbetet gjithnje njesoj. Ne mengjes, te gjithe themi; te shohim nje here cfare ka thene sot "Koha Jone".
    ----------------------------------


    Komenti im..

    .......O gazeta KOHA jone !!!!
    U krijove si rezerv e Zerit te popullit dhe e kryeve me mjeshteri detyren per rrezimin e Demokracise dhe Ri-restaurimin e diktatures neo-komuniste-staliniste ne Shqiperi.
    ...Nese kjo perben "merite" e meriton dekoraten me te larte nga dora e Rexhep Mejdanit e te firmosur nga Nano e Klosi.
    .....Ju ishit nji koshere grenxash helmuese dhe per kete u shperblyet nje nga nje te gjithe nga Nomenklatura, pjelle dhe vegel e se ciles ishit qe ne djep.
    ....Nese rrezimi i nji demokracie dhe prurja ne pushtet e nji Mafijeje te sprovuar per 50 vjet eshte gje e mire per nji popull athere ju jeni miqte me te medhenj te Popullit shqiptar..
    ...Ne se eshte e kunderta...athere ta dini se historia ju ka denuar me turp.
    Koha do te tregoje ne se jeni penduar.

  2. #2
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Historia e gazetarise shqiptare nuk njeh akoma nje gazete me famekeqe dhe me antikombetare se gazeta Koha Jone. Sic e ka permndur shkurt parashkruesi i kesaj teme, ne kete gazete jane grumbulluar llumi i gazetarise shqiptare qe tani jane perhapur si grami ne media te tjera gazeta revista apo televizione.

    Gazeta Koha Jone eshte e vetmja gazete konsekuente pa ekuivoke kunder interesave kombetare Shqiptare. Ajo ju kundervu pushtetit te brishte demokratik qe ne fillimet e veta, ju duke e kritikuar per ata gjera qe duhej por duke penguar me cdo kusht mbarevajtjen e shtetit ligjor. Drejtuesit e saj dihet tashme se jane njerez pa shtylle kurrizore te rekrutuar nga sherbimet sekrete kryesisht ato sllave qe e mbajten gjalle financiarisht ne momentet me te veshtira.

    Shqiptaret nuk do ta harrojne rolin qe ka luajtur kjo gazete ne perhapjen e fajdeve si dhe ne djegjen e Shqiperise ne vitin 1997.

    Ne kete gazete ka gjetur vend antishqiptare te terbuar si Frrok Cupi organizator i njerit ndaj atentateve te vrasjes se deputetit Azem Hajdari, antikosovar i terbuar, (i urren shqiptaret e Kosoves me shume se sa vete serbet) Nikolle Lesi, botuesi i kesaj gazete tani se fundmi ka marre persiper nxitjen e urrejtjes fetare mes shqiptareve.
    Emrat e tjere jane permendur ne hyrje te kesaj teme keshtu qe me eshte lehtesuar puna mua, por nuk mund te lej pa permendur korrespondenten, zedhenesen e Komiteteve te Jugut , famekeqen Zenepe Luka, ajo meriton shume mirenjohje nga stafi i gazetes Koha Jone.
    Kur kjo gazete te jete jashte qarkullimit atehere mund te kete nje fije shprese se shtypi shqiptar mbron interesat kombetare dhe eshte ne rruge te mbare.

    PSE E “SULMOJNĖ” GREKOFILĖT GREQINĖ?

    Nė gazetėn antikombėtare “Koha Jonė” ka mė shumė se 10 vite qė lexojmė vetėm materiale me frymėzim greko-serbofil nė dėm tė kombit e tė shtetit shqiptar. Ėshtė gazeta qė ka dhėnė kontributin mė tė madh nė suksesin e planit grek pėr djegien e shkatėrrimin e Shqipėrisė dhe rrėnimin e pushtetit nė Shqipėri nė pranverėn e vitit 1997. Ėsshtė gazeta qė ka bėrė sulmet mė arrogante kundėr nacionalizmit shqiptar, qė ka lėshuar thirrjet mė provokuese e mė djallėzore qė shqiptarėt tė heqin dorė nga ndjesitė kombėtare, nga nacionalizmi.

    Por kėto ditė kjo gazetė ka vendosur tė mahnisė shqiptarėt me shkrime kundėr kolonizimit tė Shqipėrisė nga Greqia duke fajėsuar pėr kėtė politikėn shqiptare nė tėrėsi. Gazeta “KJ” e di sa e njollosur ėshtė me antishqiptarizėm dhe sa e ndotur me veprimtari kundėr nacionalizmit shqiptar. Prandaj, nė datėn 5 maj 2002 kur shprehte “Trishtimin e tė qenit koloni e Athinės” ishte munduar tė shfajėsohej pak edhe para atyre qė i ka ushqyer me propagandė antinacionaliste dhe shkruante: “Kėtu nuk ėshtė fjalė pėr grekofobi, apo pėr nacionalizėm primitiv. Por askush nuk ka se si tė jetė i qetė, nėse nesėr ne do tė jemi koloni e Athinės. Pėr shumė arsye, sidomos pėr kėto tė radhitura mė poshtė”. Mos u mėrzisni ju antishqiptarėt qė keni pėrrallisur pa pushin nė faqet e gazetės “KJ”. Askush nuk do t’ju akuzojė ju pėr “nacionalizėm primitiv”. Ju edhe tani dėshmoni antinacionalizėm primitiv, sepse nuk guxoni tė thoni se nuk keni dėgjuar zėrat qė janė ngritur me kohė kundėr kolonizimit tė Shqipėrisė nga Greqia. Tashmė Shqipėria ėshtė kthyer nė koloni greke. Dhe pėr kėtė mėkatarė janė edhe njerėzit e “KJ”.

    “Grekofobia” dhe “nacionalizmi primitiv” qė po manifeston tani “KJ” nuk ndyshojnė nga grekofilia dhe antoinacionalizmi qė kanė treguar deri tani. Ėshtė thjesht njė manevėr e Nikoll Lesit tani nė prag tė Kongresit tė PDK, ku ai ka ndėrmend qė tė bėhet kryetar pėr tė fituar simpatinė e konkurrentėve tė Greqisė pėr interesa dominuese nė Shqipėri. Ėshtė njė manevėr e Nikollės qė tė bėhet mė i kėndėshėm pėr mjediset politike tė Romės dhe mjediset fetare tė Vatikanit qė motivon kėtė “grekofobi” tė “KJ”. Tė mos ketė frikė “KJ”, se nuk do ta akuzojė askush pėr “nacionalizėm primitiv”.



    Abdi Baleta


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 12-05-2002 mė 07:17
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    FRROK CUPI derdh lot krokodili per 11 shtatorin..
    A nuk eshte FRROKU miku e inspiratori i terroristave te rebelizmit..
    A nuk eshte FRROKU shtytesi i Gafurr Mazrekut..vrasesit te Azemit...
    Ky qerrata sa bukur di ta dredhe..

    Jepi Frrok jepi me te lumte sqepi..

    koha jone
    ----------------
    Data 11, perbehet vetem nga dy njesha
    Nga Frrok Cupi/ Po mbushet nje vit qe nga dita tragjike e 11 Shtatorit 2001, qe atakoi Ameriken dhe tronditi qyteterimin njerezor.

    Por aq sa dite kalojne, njeriu e afron dhe e afron ate dite, ate tmerr dhe ate fenomen; e afron prane vehtes, e afron dhe e ben te manovrueshem si nje liber apo si nje tespie.

    Cfare ndodhi, valle, ate dite shnjerezimi? A mos valle ka lidhje me njerezoren ajo qe ndodhi?

    Padyshim, gjithcka ka lidhje me krijesen njeri. Pikerisht ketu qendron edhe shpresa e qyteterimit amerikan e boteror per te fituar mbi te keqen e madhe; por ketu qendron edhe rreziku i vazhdueshem.

    Vete shtypi dhe literatura filozofike e biografike amerikane, keto dite po sjellin me mijera pamje faktuale e nderkohe pikepamje se sa shume lufte eshte bere, gjate ketyre 361 diteve, kunder terrorizmit. Por megjithate, mediat dhe shteti, mbajne te ngritur sinjalin per rrezikun. Rreziku eshte aty, megjithe sulmin e perbotshem kunder terrorizmit. "Al Qaeda eshte akoma nje rrezik", shkruan shtypi amerikan, megjithese hija e saj po zvarritet drejt fundit. "Apeli i Osama bin Laden eshte duke u fashitur perdite, madje edhe ne boten arabe", por perseri eshte "nje rrezik", shkruan nje nga biografet e njohur te terroristit te kerkuar. Para pak ditesh, nena e Mohamet Atta, njeri nga te akuzuarit kryesore per sulmin me avion mbi kullat binjake, deklaronte se "po pret te birin" pasi nuk beson se ai "ka vdekur dhe se ishte terrorist". Tek i biri ajo gjen vetem shfaqjen njerezore.

    Sa prane vjen, keshtu, akti i pamate i 11 Shtatorit! Ne fakt, kaq afer eshte.

    CIA, sipas shtypit, derklaroi para pak ditesh se "11 Shtatori demonstroi para nesh se nuk eshte i nevojshem nje numer i madh njerezish apo nje infrastrukture gjigande per te bere nje dem te madh".

    Demi, por edhe leksioni i 11 Shtatorit, eshte shume i madh.

    Raporti mes se mires dhe se keqes tek njeriu dhe tek shoqeria njerezore, fatmiresisht ndodhet ne favor te se mires. Jo vetem ne favor, por krejt dhe thellesisht ne favor. Ndryshe ekuilibret njerezore e civile do te ishin shembur teresisht.

    Por mjafton vetem pak, nje njeri i vetem ose vetem nje aspekt i njerezores, qe te shkaktoje nje dem te pallogaritshem. Prandaj, njeriu i prirur per te gjetur edhe tek shifra e dates nenkuptimin e filozofise se gjere, mund ta shikoje 11 Shtatorin si nje perberje vetem te dy njeshave. Njeshi edhe pse eshte numri me i vogel i fillimit te vleres numerike; ka mjaftuar vetem bashkimi i dy te tilleve per te shkaterruar miliardat.

    Duket si shume e figurshme, por racionalja gjendet kudo mes njerezish.

    Nje njeri nga Elbasani, dje, ka shkuar mes vargut njerezor te funeralit, me bomben ne dore per ta plasur kunder te gjalleve. Sikur te kishte ndodhur kjo, valle cfare mund te thuhej? Realish po thuhet, andej kendej, se "shqiptaret jane te veshtire e te ashper". Gabimisht, te gjithe futen ne nje thes, per shkak te njerit, ose te pak individeve. Madje edhe mes nesh eshte perhapur psikoza se "nuk behemi", "jemi te mbrapsht".

    As tek ne, ashtu sikurse askund tjeter, vlera e universale njerezore eshte superiore; e mira sundon teresisht mbi te keqen. E keqja ka nje zotesi: Edhe kur eshte minimumi, edhe kur eshte vetem njeshi, shfaqet dhe ben deme te medha. Njesoj si me 11 Shtator.

    Nje Bote e tere qytetare po rri zgjuar, te pakten qe prej nje viti, per te shmangur tragjdine e se keqes se "vecuar", e cila nuk ka nevoje as per "numer te madh nejrezish dhe as per infrastrukture gjigande". Kete nevoje e ka e mira per te rezistuar te keqen.
    -------------------

    Cfar lahperi eshte...

    Vlora ja pa Hajrin...me fjalen e Frrokut ne goje heronjte e Zabit e Gjinush - Mezan Malajt vraponin ne aksione revo-luco luco -katundare.
    Eshte 4 fishuar siperfaqja varrezave ne Vlore me 15-25 vjecare te vrare nga plumbat e rebelizmit.

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    a ka kush artikuj nga koha jone te vitit 1996-7?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Frroku...simboli etalon i gazetarit me antishqiptar qe ka njohur shtypi shqiptar!!!
    Do ishte me mire qe te fliste per 12 shtatorin diten te cilen ai organizoi atentatin ndaj Azem Hajdarit, se per 11 shtatorin ka kush merret nuk ja kane lene Frrokut qe ta shpetoje njerezimin nga terrorizmi islamik.
    Shkrimet e tij ne gazeten felliqesire Koha Jone mbajne ere antikombetare, mbajne ere serbogreke.
    Gazeta Koha Jone ngelet e vetmja pacavure konsekuente ne luften e saj pa kompromis kunder idealeve te shenjta kombetare dhe Frroku eshte nje nga arkitektet e kesaj felliqesire qe shpresoj historia do ta dergoje ne koshin e plehrave.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Gazeta e pare shqiptare e pavarur me karakter liberalo-demokratik. Teper e ashper me krahun ekstrem te se majtes gjate 91-92 KJ ne menyre te hapur dhe teper dinjitoze i dha PD nje kontribut jo te vogel ne marrjen e pushtetit.

    Qe mbas 92 KJ vazhdoi te aplikonte karakterin e saj te pavarur dhe ishte nga gazetat e para te tilla qe kritikoi ashper dhe fare hapur politikat bajraktaro-bizantino-mesjetare te PD. Spastrimet, persekutimet dhe ndeshkimet qe iu bene atyre qe nuk u pajtuan me Berishen dhe vijen e tij te gjitha u denoncuan per here te pare realisht ne kete gazete. Duke ruajtur balanca perfekte politike KJ e mbajti veten menjane nga opinionet pasionante dhe ruajti me objektivitet kritiken realiste. Ne te postuan shkrime te gjitha figurat liberale jo-partizane ne politiken shqiptare qofshin ata te majte apo te djathte. KJ psh u be gazeta ku aderuan shume gazetare te RD qe kerkonin te pasqyronin te verteten. Shume shpejt ajo mbreteroi si gazeta me e madhe ne vend.

    Gazeta e pare qe ka botuar nje kryeartikull kunder fajdeve ne Gusht te 1996 kur ne shqiperi erdhi delegacioni i FMN. Per kete ajo perballoi sulme nga me agresivet. Gazeta e pare qe denoncoi shitjen e armeve qe qeveria shqiptare beri me Angolen, Somaline etj etj. Gazeta e pare qe denoncoi kontrabanden e naftes me Serbine. Gazeta e pare qe ngeli gjithmone kritike ndaj fjaleve boshe te qeverise per begatine dhe perparimin e genjeshtert, si dhe per atmosferen apo kulturen e hicit e te qylit qe mbizoteroi ne shqiperi gjate qeverisjes te PD. Kjo gazete ne menyre konstante u persekutua nga PD. Gazetaret e saj vazhdimisht u rrahen, persekutuan dhe u futen ne burg. Lesi u padit nga Blerim Cela fillimisht, nje padi kaq kot e flagrante saqe as trupat gjykues te PD nuk mund ta pranonin. Ajo u hodh poshte.

    Mė 30 dhjetor 1992, njė ditė para Vitit tė Ri 1993, Prokuroria e Pėrgjithshme e Republikės bllokoi dhe mė pas sekuestroi tė gjithė dokumentacionin e gazetės "Koha Jonė". Mė 16 mars 1993 merret si i pandehur drejtori i gazetės Lesi. Mė 26 mars, 10 ditė pas Lesit, kryeredaktori Frangaj merret i pandehur dhe vendoset "arresti shtėpiak" pėr njė artikull tė botuar nė gazetė, i cili u quajt nga Ministria e Mbrojtjes si "sekret shtetėror". Gjyqi zhvillohet mė 30 prill 1993 nė Lezhė. Gjykata e shpall tė pafajshėm. Njė javė mė vonė trupi gjykues shkarkohet nga puna prej Sales. Gjatė gjithė vitit presioni i shtetit rritej, por publiku kėrkonte pėrditė e mė shumė fjalėn e "Koha Jonė". Si pasojė e kėsaj kėrkese, gazeta mė 4 janar 1994 filloi tė botohej e pėrditshme me 8 faqe. Tani ajo shitej nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Mė 31 janar 1994 arrestohen nga Prokuroria e Tiranės kryeredaktori Frangaj dhe zv/kryeredaktori Martin Leka pėr njė artikull tė botuar. Padia ishte bėrė nga ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. Redaksia e gazetės rrethohet nga policė dhe punonjės tė SHIK-ut. I gjithė opinioni publik proteston si dhe organizatat ndėrkombėtare tė gazetarėve. Mė 1 mars lirohet nga burgu si i pafajshėm kryeredaktori Frangaj, ndėrsa zv/kryeredaktori Leka dėnohet me 18 muaj burg. Lirohet pas tre muajsh, si pasojė e protestave ndėrkombėtare.

    Mė 1 nėntor 1995 shtėpia e drejtorit tė gazetės, Lesi, hidhet nė erė me tritol. Mė 29 janar 1996 me numėr vendimi 272, Parlamenti Shqiptar, i dominuar nga njerėzit e Berishės, vendos qė tė ngrihet njė grup kontrolli pėr tė bllokuar gazetėn "Koha Jonė" si gazetė "antidemokratike". Kontrolli filloi mė datė 14 mars dhe bllokoi gjithēka nė gazetė, ndėrkohė qė nė shkurt 1996 policia bastis redaksinė e gazetės, duke dėrguar nė qelitė e burgut tė Tiranės pėr njė natė 33 gazetarėt dhe punonjėsit e saj.

    Mė 26 maj nė Shqipėri zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Redaksia e gazetės rrethohej ēdo natė nga forcat e policisė dhe tė SHIK-ut. Arrestohen dhe rrihen gazetarė tė "Koha Jonė". Zgjedhjet elektorale pėrfundojnė me vjedhjen e votave nga PD-ja. Plasin revoltat popullore nė sheshe, tirazhi i gazetės ishte sa tirazhi i tė gjitha gazetave shqiptare sė bashku.

    Gjatė muajve shkurt-mars '97 pushteti u tėrbua ndaj stafit tė gazetarėve. Mė 3 mars 1997, nė ora 02.00, redaksia e gazetės shkatėrrohet dhe digjet nga forcat e policisė sekrete tė Berishės. Digjen dhe vidhet gjithēka: kompjuterat, tavolinat, dokumentat etj. Dėmi material arrin mbi 300 mijė dollarė. Dy gazetarė arrestohen dhe njė punonjės qė ndodhej nė redaksi dėrgohet nė rajonin e policisė nr.3 dhe rrihen pėr vdekje. Gazeta mbyllet. Shtypi botėror qė ndodhej nė Tiranė pasqyron gjithēka nga djegia e gazetės mė tė madhe tė Shqipėrisė.

    Qe prej 97 ne shqiperi shtypi i lire ndryshon si nata me diten. Gazetat e pavaruara jane shtuar eksponecialisht. Mendimi eshte liberalizuar e gjithkush mund te thote cte doje sado ekstrem te jete mendimi i tyre. Mediat marrin fryme lirisht edhe kur pozita kritikohet ashper dhe hapur. Asnje gazetar nuk eshte rrahur, persekutuar apo burgosur. Asnje gazete nuk eshte djegur.

  7. #7
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    "E pavarur" i thenshin.
    Ik or ti rrej ata fshataret e Henasit a te Djellasit, dhe mos na keput pallavra ketu. Po na shkruan ketu sikur ne nuk marrim vesh sec bohet. Shko beji raport N. Lesit, pasi te kesh marre aprovimin e Zenepe L.

    Ore meqe ra fjala si u bo Zenepja, se sikur u hap llafi qe kishte honger dru ne Vlore.
    .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lesi: "Azem Hajdari eshte njeriu qe theu prangat e komunizmit"
    Njeri prej miqve te Azem Hajdarit, deputeti Lesi, eshte shprehur dje se Hajdari mbetet figura numer nje e shembjes se komunizmit, mbetet lideri i Dhjetorit dhe njeriu qe ka ndihmuar e mbrojtur median e pavarur ne vitet _91-'97. "Vrasja e Liderit te Dhjetorit, -tha kryetari i PDK, Nikolle Lesi,- eshte nje vrasje tipike e mafias politike vendase, prandaj hetimet ne SHISH nga Komisioni parlamentar mund te nxjerrin fakte te fshehura me qellim nga qarqet politike ne fuqi". Gjithashtu Lesi permendi faktin qe Azem Hajdari, ne kohen qe gazeta "Koha Jone" sulmohej nga segmente te PD-se ne vitet _92-'94, u be kryetar i Keshillit Botues te gazetes, duke u bere barrikade e inatcoreve te PD-se. "Ai bashke me avokat Spartak Ngjelen ne keto vite mbrojten fjalen e lire qe perfaqesohej nga gazeta e pavarur "Koha Jone". Dhe per kete duhet nderuar kjo figure e madhe e pluralizmit shqiptar," perfundoi Lesi.

    K.N.
    ------
    ??????????????????
    -----------------------------

    Kerkesa per dekorimn e Azem Hajdarit, kishte nje vit ne Presidence
    Presidenti Moisiu nuk e ka pasur aspak te veshtire te ulet ne tavolinen e tij dhe te dekoroje me titullin "Nder i Kombit" liderin e demokracise, Azem Hajdari. Burime nga Presidenca thane dje per "KJ" se, shkresa per dekorimin e Hajdarit kishte mese nje vit qe qendronte ne sirtaret e zyres se Presidences. Perfaqesues te stafit te ish-Presidentit Rexhep Meidani nuk kane pranuar te komentojne mbi dijenine ose jo te nje shkrese te tille. Iniciativa per dekorimin e heroit te demokracise eshte ndermarre nga nje grup deputetesh demokrate, te cilet i kane propozuar ish-presidentit dekorimin e heroit te tyre. Nderkohe, kreu i shtetit aktual duke pasur parasysh edhe 4-vjetorin e vrasjes se deputetit demokrat ka pranuar propozimin e deputeteve te selise blu per te radhitur nder emrat e shquar si Nene Tereza apo Rexhep Qosja edhe emrin e Azem Hajdarit. Pak momente para largimit te tij per ne SHBA, Moisiu firmosi shkresen zyrtare. Po sot Partia Demokratike do te organizoje nje koncert ne Akademine e Arteve ku pritet te marre pjese edhe kryetari i PD, Sali Berisha. Selia blu ka percaktuar tashme edhe axhenden e aktiviteteve, qe do te organizohen sot ne perkujtim te tij. Paradite do te zhvillohen homazhe dhe venie kurorash prane memorialit. Ne mesdite funksionare te larte te PD do te vizitojne familjen "Hajdari", ndersa ne darke pritet qe te mbahet edhe ceremonia perkujtimore ne sallen e Akademise se Arteve.

    --------

    dhendri yne
    --------------------
    "E respektoj Driteroin, por ai nuk duhet shfrytezuar per tendera"
    Zoti minister, prej disa ditesh akuzat tuaja per abuzime me tenderin e pasaportave kane terhequr vemendjen e opinionit mediatik e madje edhe me gjere...

    Une nuk kam bere asnje akuze. Pas emerimit ne detyren e Ministrit te Rendit Publik, me angazhimin per te permbushur detyren konform programit te qeverise dhe ne perputhje me moralin politik te Partise Socialiste qe qeveris vendin, vura doren mbi nje plage qe me se shumti e ndiejne qytetaret, te cilet me te drejte kerkojne te pajisen me pasaporte. Problemi ishte aty, dosja kishte mberritur edhe ne prokurori, por me te nuk qe kryer asnje veprim procedurial. Konstatova qe Edmond Aliaj, ish-drejtori i Prokurimeve ne Ministrine e Rendit Publik nuk qe arratisur ne Kanada sic qe ndertuar alibia, por ndodhej ne Tirane. As ai dhe askush tjeter nuk ishin marre ne pyetje, qofte edhe formalisht. Ne keto kushte une kerkova vetem te zbatohej ligji, ndaj cilitdo, duke i ofruar prokurorise gjithe ndihmen e nevojshme, e cila ne fund te fundit eshte detyrim ligjor. Tani gjithcka eshte atribut i prokurorise, e cila me autoritetin e organit te akuzes jam i bindur do te arrije te zbardhe te verteten.

    Ju jeni shprehur se ne kete tender rezulton i implikuar edhe dhendri i Dritero Agollit?

    Qytetari Luan Muhametaj eshte nje emer te cilin ma kane raportuar vartesit e mi si perfaqesues te firmes gjermane qe ka fituar tenderin e pasaportave. Ne perpjekje per te perballuar problematiken e shfaqur, kam kerkuar te kontaktoj me te per te mesuar te verteten e gjendjes se krijuar, por me eshte thene se ai ndodhet ne Greqi. Pra, edhe nje here po e qartesoj, flas per qytetarin Luan Muhametaj. C'hyn Dritero Agolli ne kete mes? Driteroi eshte nje nga mesuesit dhe miqte e mi me te vyer, eshte burri i madh i letrave shqipe, qe do t-_ote se ai eshte nje refeence e vetedijes tone kombetare, me emrin e te cilit nuk mund te beje tender apo spekulime askush.

    A nuk eshte kapja pas tenderit te pasaportave nje perpjekje e juaja per te fshehur afera te tjera brenda ose jashte ministrise tuaj?

    Asgje nuk do te mund te fshihet, gjithcka do te ndeshkohet ligjerisht. Pas pasaportave do te denoncoj publikisht dhe ligjerisht cdo rast abuzimi dhe sjelljeje korruptive, pra, po perdor termin tuaj, do te kapem edhe pas tenderave te tjere, ashtu sikunder do te kapem pas cdo problemi qe lidhet me permbushjen korrekte te detyres time si Minister i Rendit Publik, pa u sugjestionuar nga emri apo emrat qe mund te rezultojne te implikuar.

    ----------
    "E respektoj Driteroin, por ai nuk duhet shfrytezuar per tendera"
    Zoti minister, prej disa ditesh akuzat tuaja per abuzime me tenderin e pasaportave kane terhequr vemendjen e opinionit mediatik e madje edhe me gjere...

    Une nuk kam bere asnje akuze. Pas emerimit ne detyren e Ministrit te Rendit Publik, me angazhimin per te permbushur detyren konform programit te qeverise dhe ne perputhje me moralin politik te Partise Socialiste qe qeveris vendin, vura doren mbi nje plage qe me se shumti e ndiejne qytetaret, te cilet me te drejte kerkojne te pajisen me pasaporte. Problemi ishte aty, dosja kishte mberritur edhe ne prokurori, por me te nuk qe kryer asnje veprim procedurial. Konstatova qe Edmond Aliaj, ish-drejtori i Prokurimeve ne Ministrine e Rendit Publik nuk qe arratisur ne Kanada sic qe ndertuar alibia, por ndodhej ne Tirane. As ai dhe askush tjeter nuk ishin marre ne pyetje, qofte edhe formalisht. Ne keto kushte une kerkova vetem te zbatohej ligji, ndaj cilitdo, duke i ofruar prokurorise gjithe ndihmen e nevojshme, e cila ne fund te fundit eshte detyrim ligjor. Tani gjithcka eshte atribut i prokurorise, e cila me autoritetin e organit te akuzes jam i bindur do te arrije te zbardhe te verteten.

    Ju jeni shprehur se ne kete tender rezulton i implikuar edhe dhendri i Dritero Agollit?

    Qytetari Luan Muhametaj eshte nje emer te cilin ma kane raportuar vartesit e mi si perfaqesues te firmes gjermane qe ka fituar tenderin e pasaportave. Ne perpjekje per te perballuar problematiken e shfaqur, kam kerkuar te kontaktoj me te per te mesuar te verteten e gjendjes se krijuar, por me eshte thene se ai ndodhet ne Greqi. Pra, edhe nje here po e qartesoj, flas per qytetarin Luan Muhametaj. C'hyn Dritero Agolli ne kete mes? Driteroi eshte nje nga mesuesit dhe miqte e mi me te vyer, eshte burri i madh i letrave shqipe, qe do t-_ote se ai eshte nje refeence e vetedijes tone kombetare, me emrin e te cilit nuk mund te beje tender apo spekulime askush.

    A nuk eshte kapja pas tenderit te pasaportave nje perpjekje e juaja per te fshehur afera te tjera brenda ose jashte ministrise tuaj?

    Asgje nuk do te mund te fshihet, gjithcka do te ndeshkohet ligjerisht. Pas pasaportave do te denoncoj publikisht dhe ligjerisht cdo rast abuzimi dhe sjelljeje korruptive, pra, po perdor termin tuaj, do te kapem edhe pas tenderave te tjere, ashtu sikunder do te kapem pas cdo problemi qe lidhet me permbushjen korrekte te detyres time si Minister i Rendit Publik, pa u sugjestionuar nga emri apo emrat qe mund te rezultojne te implikuar.

    -------------
    Familja Agolli: "Asgje nuk eshte e vertete per Luanin"
    "Asnje akuze qe i behet Luan Muhametit nuk eshte e vertete". Keshtu ka deklaruar dje zonja Sadije Agolli per "KJ". Sipas saj, Muhameti merr vetem nje per qind pas cdo kesti qe qeveria shqiptare i paguan firmes gjermane per pasaporta. Po keshtu Luan Muhameti ndodhet ne Fiera de Levante, ku eshte i ftuar per ceshtje personale. Nga ana e familjes Agolli nuk eshte pranuar asnje tjeter koment lidhur me deklaratat qe ka bere Ministri i Rendit Luan Rama pardje. Kjo per shkak te gjendjes jo te mire te shkrimtarit dhe politikanit te shquar te Dritero Agollit, por edhe sepse te gjitha ato qe jane thene nuk jane te verteta. Shkrimtari dhe politikani i shquar, Dritero Agolli, nuk pranoi te prononcohet per "KJ", pasi s`ishte ne gjendje te mire shendetesore, kjo edhe per shkak te ngjarjeve te fundit te pasqyruara ne media. Ne vend te Driteroit foli zonja Agolli. Ajo shprehu shqetesimin e saj lidhur me akuzat qe i behen dhendrit te tyre pa qene te verteta. Pardje ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Socialiste, ministri i Rendit ka pohuar se Luan Muhametin merr tete per qind te shumes se parave qe jep shteti shqiptar per te blere pasaportat nga firma gjermane. Muhameti eshte ndermjetes i shtetit shqiptar prane firmes gjermane per pasaportat. Por zonja Agolli thote se nuk eshte aspak e vertete qe Muhameti merr tete perqind te shumes se parave te destinuar per pasaporta. Rama, deklaroi gjithashtu se eshte duke u kerkuar jo zyrtarisht personi Luan Muhameti, per ballafaqim te kontrates.

    N.T

    Petro Koci

    "Ministria e Rendit Publik po e ndjek ceshtjen ne rruge hetimore. Z.Rama edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar une informoi rreth te dhenave qe kane dale se fundi nga zhvillimi i ketij tenderi. E rendesishme eshte qe organet e drejtesise te zbardhin te verteten."

    Mustafa Muci

    "Ministri i Rendit nuk ka qene kaq i drejtperdrejte ne akuzen ndaj Luan Mehmetit. Ky me sa morem vesh ka qene perfaqesuesi shqiptar i firmes gjermane. Nuk mund te them nga ato qe kam degjuar asnje me teper."

    Shaban Memia

    "Une mund te flas mbi akuzat qe Ministri i Rendit, Luan Rama ka folur ne komisionin e rendit ku une isha e pranishem. Mund te them se, kjo eshte nje afere korruptive e permasave gjigante dhe nese tenderi e pasaportave firmoset nga vete titullari kuptohet se, cfare mund te ndodhe me stafin. Megjithate gjithcka duhet pare pikerisht tek firma, qe ka hedhur ministri."

    ----------
    elona do sqaroje popllin
    ------------
    Agolli: "Sot kthehemi te sqarojme publikisht"
    "Ne nuk jemi larguar nga Shiperia, sot do te vijme ne Tirane dhe do te dalim vete ne publik per te sqaruar akuzat e hedhura drejt nesh". Ka qene Elona Agolli, bashkeshortja e Luhan Muhametit, qe eshte prononcuar posacerisht per "KJ" ne nje telefonate te bere me Italine.

    Teuta Shamku

    Pas akuzave te bera nga Ministri i Rendit per pervetesime te shumave te medha ne tenderin e pasaportave nga Luan Muhameti dhe se ai nuk gjendet gjekundi, sepse eshte larguar nga vendi yne, vjen pergjigjja nga Italia. "Ne nuk jemi larguar nga Shiperia, sot do te vijme ne Tirane dhe do te dalim vete ne publik per te sqaruar akuzat e hedhura drejt nesh". Ka qene Elona Agolli, bashkeshortja e Luhan Muhametit, qe eshte prononcuar posacerisht per "KJ" ne nje telefonate te bere me Italine. Cifti Muhameti-Agolli ndodhet prej disa ditesh ne Itali, i ftuar ne nje panair te organizuar nga shoqeria e organizimit te panaireve ne Itali, Fiera del Levante. Agolli nuk ka pranuar te jape me shume sqarime ne telefon lidhur me akuzat e ngritura nga ministri Rama per bashkeshortin e saj, Muhameti. Ky i fundit eshte akuzuar nga ministri Rama se ka perfitur rreth 8 per qind te shumes qe eshte dhene per prodhimin e pasaportave. Muhameti ka ndermjetesuar per firmen gjermane, e cila fitoi tenderin per prodhimin e pasaportave shqiptare, si dhe eshte aksioner i kesaj firme.

    Luan Muhameti eshte organizatori i pare i panaireve ne Shqiperi. Rreth 9 vjet me pare ai krijoi shoqerine e panaireve Klik Ekspo Klik dhe eshte drejtues i saj. Ndersa bashkeshortja e tij Elona Agolli eshte shefe e departamentit me jashte prane kesaj shoqerie.

    Ne panairin e organizuar nga Klik ne Shqiperi, kane marre pjese kompani dhe firma shume te njohura shqiptare, te Ballkanit dhe te vendeve te Evropes Juglindore dhe Perendimore. Tradita e panaireve i ka krijuar Muhametit mundesine e kontakteve me firma shume serioze te huaja.




    -------

    he me te lumte..sa shum e duan shtetin AGOLLET..
    I sherbejne vetem kur shteti i jep veture ,raki gratis e miliona dollare..
    nji vjersh..nji veture...dy vjersha..nji apartament luksoz,,tre vjersha..antar i komitetit qendror..
    5 vjersha..monument kulture i partise..dhe kryetar lidhje..

    Kur banditet e ARANIT CELES i cuan ne LITAR dy djemte poete te LIBRAZHDIT per dy vjersha..DRITERRO AGOLLI NUK U NDJE po u struk si mi halesh..
    Tani mobilizohet nga krevati te shpetoje dhendrin hajdut.
    pis.plak.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Te vjellat e veta i lepin vetem qeni dhe "gazetare" si Nikolle Lesi. Ashtu si prostitutat qe rendin pas "klienteve te pasur e me pushtet" ashtu edhe Nikolle Lesi e ka nuhatjen e pushtetit dhe di kur te peshtyje majtas apo djathtas.

    Te tille njerez nuk e kane per turp nje gje te tille, e kane per profesion !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •