Gazeta Koha Jone mbushi 11 vjet.
Ja c'thote Ajo sot per vetvehten.
----------------
"Sot, 11 vjet me pare
Kur 11 vjet me pare doli numri i pare i gazetes "Koha Jone", pakkush e shenoi kete si nje ngjarje, si eveniment i kohes. Mirepo, "KJ" filloi shpejt te mos perfaqesonte thjesht nje media. Ajo nisi te behej bashkudhetare e shqiptareve, e halleve dhe problemeve qe linden dhe kulmuan ne demokraci. Aq sa sot, 11 maji eshte fiksuar si datelindja jo e nje gazete qe eshte prone e nje personi ose e stafit te saj, por si datelindja e nje dickaje qe u perket te gjithe shqiptareve, te pakten te gjithe atyre qe kane jetuar me ndergjegje keto 11 vitet e fundit. Eshte bere zakon qe ne cdo pervjetor, "Koha Jone", t'i kushtoje pak rradhe vetes se saj. Kjo nuk mund te quhet assesi mungese modestie. Sepse 11 vjet me pare lindi nje gazete qe nuk do te pershkonte te njejten trajektore si shume kolege te saj. Ajo u be shpejt i vetmi organ i pavarur. Per vitin _92-'97, "KJ" ishte e vetmja mundesi per t'u shprehur ndryshe dhe kunder pushtetit ne fuqi, kur ai gabonte. E pranojne te gjithe se "KJ", ne ate kohe ishte e vetmja tribune ku u ngriten dhe u katapultuan shume intelektuale dhe ish-intelektuale.
Me vone, me ardhjen e socialisteve ne pushtet kur prape shume media humben pavaresine e tyre (nen nje dhune te nje lloji tjeter, fiskale dhe ekonomike) duke u bere sherbetore, "KJ", u mundua te ruante vleren thelbesore qe eshte edhe identiteti i saj, oponencen me cdo gje te keqe te kesaj shoqerie si dhe me qeverite. Antikonformizmi dhe pamundesia per t'u bere servile, jane moto e saj ne keto 11 vite. Sigurisht, kjo nuk do te thote se gazeta nuk eshte pajtuar asnjehere me qendrimet e qeverise. Nese nje politike ka qene efektive, atdhetare, "KJ" e ka vleresuar. Ka pasur raste qe jane pershendetur ne gazete akte dhe veprime politike te ndonje kryeministri, por kjo nuk ka shkuar kurre deri ne ndervaresi. Pasi sic thote edhe Sali Berisha, kjo gazete ka nje fuqi te madhe ne dore, gezon ate qe nuk e kane te gjitha. "Koha Jone", thote shpesh doktor Berisha eshte gazeta qe thyen tabute.
Nje vlere tjeter e pamohueshme eshte se "KJ" u be per 11 vjet nje shkolle gazetarie. Jo thjesht per filozofine e saj, por mirefilli per drejtuesit e tjere te medias qe linden u rriten dhe me pas u katapultuan ne gazeta e televizione te tjera, duke marre me vehte forcen e kurajos se "Koha Jone". Po te hedhesh nje shikim te shpejte, veren se pjesen me te madhe te gazetave dhe televizioneve me te rendesishme ne vend i drejtojne ish-gazetare dhe ish-drejtues te gazetes "Koha Jone". Nuk mund te lesh pa permendur punen titanike te Aleksander Frangajt (sot drejtor i Pergjithshem i TV Klan) apo te burgosurin per indipedencen e saj gazetarin Martin Leka (ish-drejtor i radio Tirana); nuk mund te harrohet Ben Blushi (ish-kryeredaktor i "KJ") qe me fantazine e tij intelektuale e ngriti gazeten ne tirazhin 82.500 kopje ne dite, apo njeriun e shtypit te pare oozitar Frrok Cupi (sot drejtor i Pergjithshem i ATSH); gazetaret qe punuan te paret ne kete gazete kur ishte me seli ne Lezhe, Marash Mirashi, Edmond Kaceli dhe Alfons Zeneli, duke mos harruar se logon "Koha Jone" e ka hartuar piktori i mirenjohur Pashk Pervathi; duhet permendur gjithashtu art-dizajneri, Suad Barbullushi qe i ka krijuar asaj fytyren e pare. Nuk harrohen duart e mavijosura nga shikasit e Gazidedes te gazetarit Alfred Pezes(sot kryeredaktor i "Korrierit") ne vitin '97 apo intelegjencen gazetareske te Andi Bejtjes (sot drejtor i TV Top Channel); vuajtjet e gazetarit te shkelqyer te kronikes se zeze Zamir Dule (sot i semure nga rrahjet e mars '97 ), i cili u masakrua nga shikasit naten e djegies se gazetes "Koha Jone" me 2 mars 1997; nuk mund te lihet pa u permendur shkrimtari, deputeti dhe intelektuali i shquar Kico Blushi (sot analist), i cili mbetet simboli i kesaj gazete apo Fatos Lubonja (sot analist ne "Shekulli") perhere oponent edhe ndaj vete gazetes; qetesine olimpike te Enton Abilekaj (sot kryeredaktor i TV Norba Shqiptare) dhe ngadalsine e admirueshme gazetareske te Arban Hasanit (sot kryeredaktor i TV Arberia); drejtuesin intelegjent perhere te respektuar ne "Koha Jone", Armand Shkullaku (sot drejtor i revistes "Klan") apo Blendi Fevziun e shumekerkuar si analist (sot drejtor i gazetes "Korrieri"); gjirokastritin Arian Cani qe erdhi si korrespodent, por qe shume shpejt u kthye ne nje gazetar te shumekerkuar e te shumepaguar (sot kryeredaktor i Gazeta Shqiptare); gazetarin Zamir Alushi qe erdhi rastesisht nga Fieri, por qe u be me pas nje gazetar investigues i nivelit te larte (sot kryeredaktor i gazetes "Ballkan"); Mentor Kikia, gazetarin e palodhur e gjithnje idealist (sot kreyredaktor i TV Top Channel); Andi Bushatin(sot kryeredaktor i revistes "Klan") gjithnje intrigues, apo analistin Skender Minxhozi (sot diplomat ne Ministrine e Puneve te Jashteme); vajzen me te kerkuar nga radhet e gazetarise femerore Rudina Xhunga (sot ne TV Top Channel) apo gazetaren me precize Keida Kostreci (sot ne "Zeri i Amerikes ne Washington); Gavrosh Levonjen e intrigave te dites (sot gazetar ne NeW York) apo analistin Enkel Demi (sot drejtues ne Tv Top Channel); Ilir Gjonin (sot deputet) qe perhapte me anglishten e tij forcen e gazetes, apo Mimoza Dervishin (sot gazetare ne Boston te SHBA); Jonila Godolen, shpuzen e gazetarise qe publikonte intimitetet e politikaneve (sot gazetare ne Gjermani) apo Arta Markun qe shkelqeu si gazetare e kultures ne vitet 1994-1996 (sot gazetare ne Paris, France); Fatos Baxhakun e palodhur (sot kryeredaktor i TV Vizion plus) apo Vladimir Prela (sot ambasador ne Maqedoni),... E dhjetra te tjere gazetare qe sot punojne ne Multimedian "Koha Jone" apo ne media te ndryshme ne Tirane.
Sot, kane kaluar shume kohe qe nga numri i saj i pare. Kane ndryshuar shume gjera. Jane modernizuar teknologjite, sistemet, kane ikur dhe kane ardhur, kane marre diplomen e "Koha Jone" dhjetra gazetare. Megjithate, ka nje gje qe mbetet gjithnje njesoj. Ne mengjes, te gjithe themi; te shohim nje here cfare ka thene sot "Koha Jone".
----------------------------------
Komenti im..
.......O gazeta KOHA jone !!!!
U krijove si rezerv e Zerit te popullit dhe e kryeve me mjeshteri detyren per rrezimin e Demokracise dhe Ri-restaurimin e diktatures neo-komuniste-staliniste ne Shqiperi.
...Nese kjo perben "merite" e meriton dekoraten me te larte nga dora e Rexhep Mejdanit e te firmosur nga Nano e Klosi.
.....Ju ishit nji koshere grenxash helmuese dhe per kete u shperblyet nje nga nje te gjithe nga Nomenklatura, pjelle dhe vegel e se ciles ishit qe ne djep.
....Nese rrezimi i nji demokracie dhe prurja ne pushtet e nji Mafijeje te sprovuar per 50 vjet eshte gje e mire per nji popull athere ju jeni miqte me te medhenj te Popullit shqiptar..
...Ne se eshte e kunderta...athere ta dini se historia ju ka denuar me turp.
Koha do te tregoje ne se jeni penduar.
Krijoni Kontakt