Close
Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 433
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    ju pershendes per sot me Celinken dhe baby think twice edheme ate jam gruja jote dhe ti im shoq

    nje tjeter qe e kam pas gjithe diten ne mendje:

    PORTAMI A BALLARE aaaaaaaa po kercej una

    Liebe! liebe, lass mich los!

  2. #362
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Hata e lashe kete teme, hata fare e gjeta perseri ....

    Me falni qe s'po e zgjas shume postimin tim me fjale te tjera "intermezzo-je" se me ka erdhur ora per nani...Desha vetem t'ju pershendes te gjitheve me Adriano Celentano ne kengen "La terza guerra mondiale" (Lufta e trete boterore)... Teskti ka pak karakter eksplicit keshtu qe...

    Femijet nen 18 vjec s'jane te lejuar ta lexojne ... lol

    La terza guerra mondiale

    Ma non ci siamo gią forse visti scusa credevo... mi sembrava... Perņ hai un modo cosģ strano di ondeggiare quel tuo bel sedere... dove vai... con quell'andatura... in mezzo ai guai... cosģ sicura?

    Con quello spacco che quando s'apre mi sento ridere tutto dentro mentre consumo le mie idee tra il reggicalze e le tue mutande, dove vai... con quell'andatura... in mezzo ai guai... cosģ sicura?

    Tu stai camminando come se nel mondo tutto andasse bene... mentre sta scoppiando una terza guerra che farą sparire quei due bei seni che tu porti in giro

    Perchč ogni albero che buttan gił sarą segnato con il sangue tuo e dai tuoi turgidi capezzoli sgorgheranno le cittą infette infette dalle bustarelle comunali come quella dei promessi sposi e allora lasciati un pņ andar... finchč siamo ancora in tempo

    Si cosģ... i love you sento nelle vene scorrere come un fiume la tua primavera

    che mi trasporta dove splende l'arte del rinascimento mentre vedo avanzar sulle acque del lago di Lecco un uomo con una vanga che comincia a scavare e a seppellire tutti quanti i mangioni dell'anonima edilizia... che in nome del profitto hanno maciullato l'Italia e raso al suolo Milano e quel ramo di Lecco riducendolo come un colabrodo da Palermo a Como e li vedo sprofondar... sprofondar gił nel buio e l'uomo sai chi č? Un certo Alexander che Manzoni fu quando si respirava

    e la sua vendetta... nasce dai tuoi baci dal tuo candore... da questa tua sana sensualitą che riscalda il sangue e rinnova ciņ che sta morendo
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir mengjes Mirmengjes o trendafila me ves..

    Kush nga ju e ka bere ne kembe rrugen..Tiran-Dajt?
    E bukur eshte natyra kur kalon mbi gurore e ngjitesh atyre monopateve me lloj lloj bimesht te egra te lartesive..
    Po guacka deti te fosilizuara a keni pare ne guret e gurores?
    Interesant pra..aty ka qene det dikur..
    Po nga ajo lendina lart tek pllaja ose fusha posht kampit e keni pare Detin ?
    Po Sazanin..po Tomorrin..po Ulqinin?

    Dikur mbaj mend kendonte Parashqevia te pallati kultures dhe mileti thyente xhamat me hy ne salle me pa Parashqen..mire deri ketu..
    Kur Parashqevia mbaronte koncertin e naten vone kthehej per ne shtepi..ata..mileti qe zakonisht rrinin ul neper bolldurat e vetrinave..qe nje ore me pare e kishin duartrokitur..fillonin ngacmimet e ofendonin..artisten shqiptare..
    Jemi pis milet.

    Shqiperia sic lind mijra talente ashtu dhe i shtyp me opinionin e Rruges qe eshte sundimtar ne Shqiperi qe prej 600 vjetesh..
    Artistet na kenaqin..ne kusur nuk i leme..
    Pse.. se ata/ato na kenaqin..prandaj nuk i leme kusur pa i marre neper goje e pa i fyer..
    Kurse te "fortet" na rrahin prandaj i duam e u rrime si m-uta..
    Ne nje oborr shkolle a sundon Beni me Entelen qe jane shembullore ne sjellje e mesime apo Altini me Zydiun qe jane te ndyre ne sjellje e tape ne mesime??

    Me kujtohet Vlora e 97-tes..

    Nje burre vlonjat tek shikonte xhiro ne bulevardin e Tiranes me tha..A e di se ketu eshte Paris?
    Pse i thashe..
    Po ja tha tek ne ne Vlore nuk guxojne jo vajzat po as ne burrat te dalim ne rruge..Detyrohemi nga dreka te dalim ashtu si Minjte e te gjejme ndonji cop buk per kalamajte e te futemi brenda me vrap..se kudo sundon tmerri..

    Mendoja une dhe e pyes mikun lab....po mire sa banore ka Vlora..ja tha ai..nja 80 000 njerez..
    Po mire i thadhe..sa Gango e sa banda qarkullojne ne rruget e qytetit..
    Ja tha ai nja 60-80 gango..

    Pra thashe.. 80 000 banore nuk gjejne Force te organizohen e tju a fusin ne prapanice kallashin atyre 80 gangove..
    Ehhh.. tha Vlonjati..cte bėc a derbardhe..

    Gjynaf..

    Ju merzita me duket...ok muzik pra maestro..

    Sh Sh..thx per tekstin e Gjoshos..tash do e kendoj un "per sempren" tamam se zakonisht kendoj duke saju fjal kot..

    Pse kemi turp ne Shqiptaret te kendojme??

    A e dini ju se une me pare shkoj ne luft kunder Bin Ladenit se kendoj te me degjoj tjetri??

    Po ju?

    Nuk quhet e kendumja ne dush..as naten neper pyll..

    lol..


    Ju pershendes me..kolona zanore..(me qe shum po perflitet ktu per kolona zanore).. tek Filmi Skenderbeu..

    Po ju a kujtoj..ta rata ta ratata rata taata rata taaaaaa..ta ta ta...

    Po a e dini cfar eshte kolona zanore..e nje filmi?

    Keni pare cop filmi nga ato te kinemase..keni pare sigurisht qe i hedhin ata kinooperatoret copa copa te plenat..

    Keni vene re se ne nje cop film..ka figura figura..te cilat ngjajne me njera tjtren shume..(kur i ve ne drite)..dhe se anesh figurave ose kuadrove..ka ca kutiza te vogla sa nje kokerr orizi..dhe midis rreshtit me figura dhe nje rreshti anesor me kutizat e vogla ka nje si shirit i cili duket si zhgarravina zhgarravina..po ta shikosh me vemendje..
    Ne fakt ato nuk jane zhgarravina por nji "informacion" i fiksuar ne celuloid ne form te nje zhgarravine drite hije ose bardh e zi..
    Pra ky shiriti anesor ka nje si vijez te pa konturuar mire..pra qe diku trashet e diku hollohet e qe eshte e gjate sa vet rrota e filmit..
    Keto trashje e hollime te gjeresise se kesaj vijeze..here e bardh shum e her e zeze..qe ndryshon gjeresi ne cdo milimeter.. kane brenda pra nje SINJAL..nji mesazh..dhe ky eshte vet MUZIKA ose ZERI i Filmit..
    Shiriti i filmit duke kaluar ne ca dhembeza te rrotave te aparatit te Kinemase ( te Librazhdit ose Permetit psh..)..qe terheqjen e filmit drejt projektorit (drites se fuqishme qe godet carcafin e Kinemase) e bejne te sinkronizuar me kutizat anesore..te shiritit te filmit japin ne sfondin e Salles keto Figurat e nje pas njeshme qe duken si kur jane njesoj me sy..

    Po flas per Film Shirit dhe Film si Film..kujdes kur lexoni qe ti dalloni.. ok vazhdojme..

    Ne fakt cdo figure ne shirit ndryshon pakez nga tjetra (pamvaresisht se me sy te lire kur shikonte Alvi filmat qe gjente me shoket te plenat e Kinostudios nuk kuptonte dallim ne kuadrot afer e afer..) dhe duke u cfaqur ne EKRAN me nje shpejtesi te programuar nga Kutizat e vogla japin iluzionin e levizjes se njetrajteshme pra te rrjedhshme..te natyrshme..
    Kutizat e vogla anash figurave dhe diametrat e rrotezave te Aparatit te kinemase dhe shpejtesia e motorrit levizes japin ose percaktojne ate nivel te nevojshem xhirimi qe syri yne e shikon kendshem..
    Pra ato figurat kalojne njera mbas tjetres nen driten e fuqishme te aparatit dhe me shpejtesi rreth 24 figura ne sekond..bejne qe ne carcafin e bardhe te kinemase se Lapardhase te duket sikur vrapon Timo Flloko me vrap me Lilo Laben neper ure...natyrshem..
    Dikur aparatet kishin shpejtesi te ulet dhe prandaj dukej Lenini kur fliste para proletarve si ko-qe kandari..si robot..lol.

    Tani ky aparati kinemase ka dhe nji Sektor tjeter..ose kutize tjeter ne te cilen merret drita qe kalon neper shiritin anesor qe thame ose ate vijezen si zhgarravine qe duket anash..filmit (celuloidit).
    Ne kte pjese behet thithja ose perfitimi i ndricimit te kesaj vijeze dhe merret reflktimi ose sasia e depertimit te drite neper kte vijez bardh e zi qe ndryshon trashesi ne cdo pjesez milimetrike..dhe cohet ne nje pjese Aparati qe eshte ne fakt nje Detektor ose nje kapes i kesaj drite qe ndryshon dhe qe kte sinjal Optik te ndryshueshem e kthen ne Rryme elektrike te ndryshueshme..qe eshte pra vet ZERi.
    Ky proces ndodh me te njejten shpejtesi me xhirimin e Figures se filmit dhe pra me qe ky proces eshte vet Nxjerrja e Zerit nga Filmi..quhet kjo vijeza ne Filmin shirit..Kolona zanore..ose bartesja e zerit te nje filmi..
    Zeri ka llafe njerzish ka dhe muzik..ska rendesi..
    Ky ze i perfituar nga kjo vijeza me drit e hije shkon pastaj ne Amplifikator (perforcues) te zerit qe ka Tekniku aty te dhoma lart te aparati dhe me tela shkon ky Ze elektrik tek Altoparlantet e medhenj te Skena kinemase..(ca kutija te zeza sa nje Ark ne se keni pare) dhe kemi ate qe kur syri yne shikon ne ekran Lilo Laben tu bertit..ne ne kinema ne te njejten kohe degjojme ne veshe zerin e Lilos..ose te arben imamit ose Ndrek Luces..

    Kjo pra vijeza eshte kolona zanore qe thone ca nga ju..kolona kolona..aman cdini ju tironcit..lol.

    tung..

  4. #364
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Mirmengjes!

    Brari ate rrugen Tiran-Dajt mos e ke bere gje gjat zborit apo mos e ke bere kur mbaronte shiu dhe nxenesit dilnin per kerminj?

    AAAA sot kemi diell mbi Prage. Ka nja dy dite qe na kernaq ky dielli. Ne mengjes u zgjova tek shtepia e nje shoku qe e ka anes Vltaves (lumi qe kalon permes Prages) dhe nga andeja shikoja rosat e patat qe kakarisnin e me cuan nga gjumi.
    Papapapapa si krenoheshin more miq, sikur kishin zaptuar komplet Pragen.
    Ne krah te majte pashe Karlov Most (Uren e Karlit ose Mbretit) dhe pellumbat "matufa" qe nuk jua bente syri terr nga turistat amerikan dhe qe dukej sikur ju thonin "Ca shef ti ere . Mos me be po-rdh se u ngrita ne fluturim dhe ta bombardova koken si mig me raket goxileje" Por sa ngrihet pellumbi me sulmu ka pare qe amerikani pasi ka blere nje figure te gdhendur ne nje cope dhoge ka humbur mes njerezve dhe mes godinave te vjetra qe te cojne per te Staro Mesta (Qyteti i Vjeter).

    Nderkohe Alvi eshte takuar me brarin qe eshte vendalli kane vazhduar rrugen avash avash duke bere politik per te gjitha trojet shqiptare. Kur po ecnin Alvi shikon nje goce qe kishte dale nga te dera e dyqanit dhe po shijonte cigaren Malboro Light. "pu ca femre qe qeka kjo mo eeee" i thote alvi brarit. Brari qesh dhe i pergjigjet "Eshte shqiptare" dhe nderkohe shkemben pershendetje me Diten dhe pasi e pyet nese ka pas nanjicik pune keto dite vazhdon rrugen me mikun e tij te ardhur nga USA. Pasi kaluan dyqanin e floririt duke keqyrur anash nje dyqani me suvenire ku kumbonte kenga bullgare alvi pyet brarin "A ka shume shqipo ketu?". Po ju pergjigj brari aty per aty duke e hequr shikimin nga bjondja ceke qe po shikonte tere epsh dhe vazhdoi me tej "Te gjitha dyqanet e floririt qe ke pare dhe qe do shikosh jane vec te shqiptareve. E kane monopolizuar floririn ne ceki" Alvi hap syte por brari i mesuar nga ky reagim vazhdon i qete duke thithur nje cigare te markes Sparta.

    Dhe ja me ne fund arrijne ne Staro Mesten Aty alvi terhiqet nga artikiteti i nje ore rreth 60m te larte rreth te ciles rrinin grupe grupe njerezish. Brari shikon oren dhe i thote alvit "Ou qenka fiks ora. Shiko alv bej kujdes aty poshte asaj ores tani" duke i treguar me gisht nje vend ne ore qe ngjante si dollap. Dhe ja erdhi momenti ora shenon 2 fiks dhe tek pjesa qe i tregoi brari me gisht dolen disa kukulla qe rrotulloheshin. Nje rrotullim qe e bejne cdo dite nga 24 here ne dite dhe qe vazhdon keshtu qe prej nje kohe te gjate rreth nje shekulli e kusur. Ndersa alvi shikonte plot kuriozitet oren i terhoqi vemendjen Angeldast e cila ishte tu gerthit "Ao ma guarda come e bella". Alvi e pa tere inat ne sy dhe duke thene me vete "Po abassi la voce moj se na trembe" Ndersa Angeldust e shikon tere mospelfillje duke menduar "Ik mer debil!"

    Pasi mbaroi rituali i kukulave alvi me brarin vendosen te uleshin ne nje bar-resorant (ne natyre) pak metra me tutje ores.
    Pasi u ulen ne karriget prej druri qe te kujtojne shprtat Brari e pyet mikun se si i duket Praga. Alvi pa u menduar i thote "Kujtoja se do qe nanji qytet si gjithe qytetet exkomuniste por bravo ju qofte paskan goxha pasuri". E nderkoh brari i tregon nje vend midis dy ndertesave te vjetra duke i thene se aty kane xhiruar pjese nga filmat "Mission Imposible" dhe "xXx".

    E keshtu edhe une u lava dhe bashke Ihti patriotin shkuam per drek ne nje resorant Turk te quajtur Instambul Restaurace dhe pasi u zhdepa ne fasule erdha ketu qe tjua them se ckisha bere sot. Nderkohe qe gjat gjithe kesaj kohe me ka ndjekur grupi kosovar Tingulli 3 dhe birra Gambrinus qe eshte ne fund tani.

    Tani po ju pershendes me nje kenge te Eranda Libohoves e kompozuar nga rregjizori im me i preferuar(edhe pse eshte serb) Emir Kosturica

    Meqe jemi tek sebet. Po i fus nje te pare filmit "No Man s Land"
    Edhe pse CD-ja eshte kopje shpresoj te mos me krijoj probleme.

    Hajt me te mira te gjithve!
    PAUCA SED MATURA

  5. #365
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje pershendetje posacerisht per Diten qe dhe ne ditet me frekuentim te ulet fare e ka mbajtur kafenene te hapur per miqte

    heret a vone,

    Te falenderoj per pershendetjen.
    Te pakten nje pjesmarres ma njeh perpjekjen per ta mbajtur veprimtarine e kafenese gjalle edhe ne dite te veshtira.
    Uroj qe frekuentimi i saj te jete si ai i tre diteve te fundit!



    Brar,

    shoh qe nga festimi i pashkeve qenke zgjuar shume mire sot, i frmyezuar dhe energjik ke referuar per filmin duke e nderthurur bukur me muzike. Bukur, bukur, por per ta lexuar me vemendje, me duhet t'i kthehem edhe njehere



    mariglen,

    me kishe permendur tek pershkrimi yt i mesiperm.
    Nje gje ta them qe ne fillim, Brari ka te drejte qe te ka shkruar nje ose dy faqe me pare, qe pershkruan bukur. Aty kishe sjelle dicka mbi rete ne qiell.
    Vazhdoj me ate qe Dita nuk pi cigare, as light dhe as normale. Dem i madh per shendetin. Kush e pi, do bente mire ta lindte nje ore e me pare.






    Me vonese i uroj Gezuar Pashket besimtareve katolike qe marrin pjese ne kete teme.


    Une ju pershendes sot me kenget:



    The sign - Ace of Base

    Stranded - Lutricia McNeal




    Pershendetja speciale (se pari per heret a vone) vjen me kengen


    Fame


    qe nuk di se kush e kendon , por qe ka qene kenga kryesore ne nje serial televiziv te shume viteve me pare me titullin "Fame".
    Behej fjale aty per nxenesit e nje shkolle artistike ne Amerike, zhvillimin e tyre qe nga viti i pare deri ne diplomim. Seria e fundit mbyllet me nje kercim masiv te te gjithe te diplomuarve ne nje koreografi te mrekullueshme nen tingujt dhe zerin e kengetares se kenges qe une e solla per pershendetje.

  6. #366
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    mrdt!

    Vazhdoj me muziken e nentedhjetave

    PYETJE: a ka ketu "e MTV ista" te vjeter???, shume dukeni si "konzervativ", a nuk ju ka pelqyer muzika e dhjetvjetshit te fundit?, ose mos jeni te gjithe "pleq" e "plaka" ne vite!!!

    Dancefloor/Rave

    Scatman John - scatman

    Dune - hardcore vibes
    - forever joung
    - who wants to live forever
    - million miles from home

    Scooter - hyper hyper

    Mojo - lady hear me tonight

    Spiller - groovejet




    kenge te preferuara te mijat:

    Haddaway - what is love
    - live

    Moloko - sing it back

    Gabrielle - rise
    - dreams
    - give me just a little more time

    Double you - please don't go

    Jon Secada - just another day

    Nick Kamen - i promise myself

    Nightcrawlers - push the feeling on

    Robin S - show me love

    Rozalla - everybody's free



    Flm
    albanish by nature

  7. #367
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pershendetje!
    Une jam duke hedh nje gote rakie dhe jam tu degju kete serben Ceca.
    Kukavica dhe Beograd jane kenget qe po degjoj.
    Kush te doje le te pershendetet vet (kam frik mos me vjen nanji shishe ose gote kokes)
    Do thoni ju "Po ky mer eshte ne rregull qe degjon shkien?!"
    Pergjigjja eshte e thjeshte "Jam pak i pire "

    Dita te paca vullnetin mi goc!
    Une smundem ta lej. Kam nje te mire qe po qeta semure e lej deri sa sherohem por me vone martohem prap me te.
    Hajde naten te gjithve!
    PAUCA SED MATURA

  8. #368
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mariglen, robi kur pi raki sikur ka qejf me knu ...

    " 30 dit't e Ramazonit
    as kom hongėr as kom piee
    kur tvi dita e Beromit
    bashkė me lalėn....u know...

    E ndersa ti ben perjashtime ?

    Lene muziken e ""shkive" dhe provo i her kte qe te kom shkrujt me siper.

    Hajt t'u befte gjak e dhjam ajo qė je duke ngrėnė e pirė.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #369
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nuh Musa , kenget qe sjell ketu jane te bukura, por kur quan te bukur Scatman-in...aaaaaaaaaa s'mund te rri pa fol.
    Haddaway - "what is love" po, eshte kenge qe te mbetet ne mendje per nje kohe te gjate.

    Dita, me qe me kujtove Ace of Base...si te preferuarit e mi ne vitet 95 - 96 . Kujtoj qe me zinte gjumi me kufje ne vesh...lol
    Do t'i rishikoj titujt e kengeve e do sjell ketu ate qe me ka pelqyer me shume.

    Meqenese nuk i mbaj mend postet, pasi jane shume ju falenderoj per kenget pershendetese.

    Qyqaaaa u ngopa shume e per pak harrova me provu icik bakllavane.

    Brari , tani me duhet me i printu shkrimet e tuja, qe ti marr ti lexoj kur te shkoj nė "vacation" ..
    Nje ēikė me gjate heren tjeter.
    Megjithate te falenderoj per shpjegimin e bukur per te 13 here te " kolones zanore".

    Tani dua t'ju pershendes te gjitheve me kengen e Ace of Base


    "PERFECT WORLD" refrenin e se ciles e mbaj mend mire :

    For a perfect world
    where children are laughing
    lovers romancing
    time stands still
    A perfect world
    there's nothing to cry for
    no one to die for
    Wooooondeeeerfulllllll
    In a perfect world !



    P.S. Hera e dyte qe postoj shkrimin...O Shigjet, pse kur shkruaj gjate me iken shkrimi, se ku iken se di, permys e ktheva shpin , n'tok i kam hudh sirtaret e s'gjeta gje...
    Ky post eshte gjysma e atij te meparshmi...kaq majsha men...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #370

    :)

    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    30 dit't e Ramazonit
    as kom hongėr as kom piee
    kur tvi dita e Beromit
    bashkė me lalėn....u know...

    [/B]
    30 dit't e Ramazonit
    as kom hongėr as kom piee
    kur tvi dita e Beromit
    bashkė me lalėn PIM RAKIE


    Nje dite te bukur ju deshiroj

    Mjellma

  11. #371
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Fame


    qe nuk di se kush e kendon
    Une e njoh nje kenge te quajtur "Fame" qe ishte Hit gjate atyre viteve.. kendohej nga David Bowie, nje artist i madh anglez.

    Ju pershendes me kengen "No Pain for Cakes" nga The Lounge Lizards.. keni degjuar per kete grup?

    Kurse per Diten.. kam nje kenge te vecante nga Gjurmet. Dite, dita behet me e bukur kur ti je e pranishme.

    TĖ GJITHA RRUGĖT TĖ QOJNĖ NĖ PRISHTINĖ


    Nė Prishtinė
    Njerėzit shkojnė e vijnė
    Me autobus o me makinė
    Tė gjithė takohen nė Prishtinė
    Ndėrtojnė shtėpinė
    Kėrkojnė lumturinė
    Bėjnė njė tufė fėmi
    Diku nė periferi
    Ēfarėdo qė mbjell
    Aty mbinė

    Prandaj,


    Eja tė shkojmė nė Prishtinė
    Me ēika tė mira tė rrimė
    O eja tė shkojmė nė Prishtinė
    Nė ēajtore ēaj tė pimė
    Ta marrim dhe qiftelinė
    T’ia themi pėr dashurinė
    Ditė pėr ditė
    Mot pėr mot
    Xhepat zbraztė e zemrėn plot

    Tė gjitha rrugėt
    Tė qojnė nė Prishtinė
    'Oj Prishtinė, na prit se ne po vijmė!’
    Ta ndėrtojmė shtėpinė
    Ta kėrkojmė lumturinė
    Dhe si tanė bota
    T’jetojmė edhe ne nė Prishtinė
    ...

  12. #372
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Pershendetje dhe respekt o njerez me shije delikate...

    Sapo bera download ate versionin origjinal te Paradise te kenduar nga ajo Fibi Kejts .

    Sa kenge e madhe! Sa kenge e madhe! - rrofsh mi corazon, rrofsh zemra ime. tu befte dita 1000*1000.

    Edhe nje ndihme desha nga ju.
    Morpo si quhet ne anglisht ajo melodia "Mall". E mba mend njeri? E jepte shpesh te "Muzika gjithmone me ju" e Silvana Braces. Ishte nje mjekerrosh ai qe e luante, me nje si tip flauti a sazeje.

    Ka qene gjithashtu edhe nje melodi klasike shume e bukur te ciles nuk ia di titullin, dhe as kush e ka kompozuar, por nqs e keni pare filmin "Cruel Intentions" - te ajo pjesa ku ky personazhi kryesor lahet ke ajo pishina nderkohe degjon me pasion edhe ate melodi.
    Qe te dyja jane melodi fantastike.

    Ju pershendes te gjitheve me:

    Se mi lasci non vale - versionin e kenduar nga Julio Iglesias
    dhe
    Mammy Blue - kenduar nga Demmis Rusos
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  13. #373
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225

    Orion

    Jam shume i bindur qe tek a emisioni i Silvana Braces, melodis ja kishin vene emrin vete, sepse ajo titullohet "The lonely shepherd" e luajtur nga George Zamfir

    Kurse muzika e filmit "cruel intentions" eshte "bittersweet simphony" nga The Verve

    Pak me larte kishit pyetur per muziken e filmit me zhan Pol belmondon. Filmi titullohet "le professionnel" me kolonen zanore te Ennio Morricone.

    Te gjitheve po ju pershendes me "The Phantom Of The Opera" nga Vanessa Mae
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albioni : 22-04-2003 mė 05:43
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  14. #374
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Ti Rrofsh sa Mali i Gjere!
    Po shkoj ti gjej me vrap.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  15. #375
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    A e dini kush eshte gjeja me e bukur kur e hap kompjuterin keto ditet e fundit dhe shoh ketu tek forumi?
    Qe tek kafeneja po behet nami



    Mariglen,

    tani une kisha nje si verejtje qe dje, por nuk e bera meqe ishte akoma atmosfere pashkesh e nuk doja te nisja sherr.
    Sot filloi java normale e deri tek pashket ortodokse kemi kohe te mjaftueshme per sherr
    M'i lexo e mbaji mend keto fjale qe po shkruaj.


    Diku nga faqet e para te kesaj teme kam bere sherr me alvin, sherr i vjeter, por qe u ringrit ne kembe, se ne kete teme u sollen kenge ne gjuhen serbe dhe alvi e quante normale. Ceshtja u zgjidh qe nje gje e tille ketu nuk do te perseritej.

    Shija personale Mariglen eshte tjeter gje nga dicka e perbashket, te cilen ti e ngre ne nivelin e nje forumi qe mban emrin Forumi Shqiptar.
    Eshte njesoj sikur tani te ekzistoje nje forum serb me po te njejten madhesi si ky forumi yne dhe ne forumin Muzika Boterore te tyre te kete nej teme ku te lavderohet e te prezantohet muzike shqiptare, psh. le te marrim disa emra te medhenej te muzikes tone: kenge te Marie Krajes, te Tefta Tashko Kocos, te Vace Zeles.

    Une pashe dje ne darke qe ishte hapur nje teme prej alvit me
    fotografite e ca serbicave qe cmendkan serbet.
    Tani une vazhdoj me ate forumin imagjinar serb. A e mendon dot Ti Mariglen, qe ne kete forum serbet te vendosnin fotografi provokuese te Adelina Ismailit dhe te Bleona Qerretit meqe keto jane te aq te bukura sa i tmerrojne djemte shqiptare?

    Tani qe kenget serbe dhe fotografite e serbicave ne forumin tone te quhen NORMALE dhe te shprehin TOLERANCEN tone, une KERKOJ qe Ti ose Alvi te me gjeni kete forumin serb qe une e imagjinoj qe duhet te plotesoje kriteret e tolerances ne te njejtin nivel me kete forumin tone. NESE kete forum NUK e GJENI, atehere tema mbi SERBICAT duhet te MBYLLET, sepse eshte nje TURP I MADH per forumin tone. Ndersa tek kjo teme qe e kemi me Muzike te zgjedhur, s'kemi mbetur per kenget e serbicave. Bota ka me qindra mijera kengetare dhe me miliona kenge. Mariglen mund te sjellesh shume prej tyre. Mund ta fillosh psh. me ndonje kengetar apo kengetare ceke qe Ty te pelqen shume, apo me shume nga te tjeret aty ku je.

    Kete e sjell si shqetesim dhe kerkese nga ana ime njekohesisht.

    Falenderoj Korasonin qe e ka kapur qe ky eshte nje argument per sherr.

    Mariglen,

    shpresoj ne buonsensin tend qe e ke treguar ne tema te tjera, te pakten tek forumi i ekonomise.






    Mi Corazon,

    gezohem qe i paske ndjekur Ace of Base dikur.
    Une i kam pasur te preferuarit e mi qe kur dolen me kengen:

    "All that she wants"


    Te tjera prej tyre:


    "Happy nation"

    "Don't turn around"

    "Voulez-vous dancer"

    "Life is a flower"



    Pershendetje te gjitheve me te gjitha keto, pershendetje speciale per Korasonin me

    All that she wants






    Trim,

    nuk e di, nese kenga "Fame" qe permend une eshte e njejta me ate qe permend ti. David Bowie kendon shume me ndryshe nga ritmi i kengeve te atij filmi qe ishte Dance. Edhe kenga "Fame" ne ate film ishte me ritem Dance dhe te bente te tundeshe nga vendi

    Por po e marr si pershendetje nga ana jote me muzike te huaj.

    Per kengen "Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine" (nga Gjurmet) te falenderoj edhe me shume.
    Dhe si pergjigje ne shqip per kete kenge sjell si pershendetje speciale per Ty:


    Fjalet e qiririt - Ilir Shaqiri (me tekstin e poezise te mrekullueshme te Naim Frasherit) - Kete kenge Ilir Shaqiri e ka kenduar para shume viteve dhe ajo eshte sjelle dhe ne Televizion shteteror te Tiranes. Une nuk i besoja vesheve qe kish marre poezine e Naimit. Shume e BUKUR.


    Zemer e plagosur - Sabri Fejzullahu (me kete kenge ai eshte prezantuar per here te pare ne festivalin e kenges qe zhvillohet ne dhjetor ne TVSH. Nuk e mbaj mend, nese mori titull apo jo)

    Nga kjo kenge mbaj mend keto vargje:


    Aty eshte Prishtina,
    Aty eshte Rugova,
    Zemer e plagosur,
    aty eshte Kosova.


    Vargjet e tjera kush i di eshte shume i lutur nga une t'i sjelle tek kjo teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 22-04-2003 mė 06:00

  16. #376
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga Albioni

    Pak me larte kishit pyetur per muziken e filmit me zhan Pol belmondon. Filmi titullohet "le professionnel" me kolonen zanore te Ennio Morricone.


    Albion,

    pyetja ne fjale e kishte marre pergjigjen qe me pare (nja dy faqe me pare me duket)

    "The phantom of the opera" - shume e bukur.


    Pershendetje!

  17. #377
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    oj dita, edhe pse nuk e ka vendin ketu, por dua te qartesohen do gjera. Cfare "cilesie" kengetari ka Sabri Fejzullahu, ju lutem, ME TREGONI???

    Sabria eshte si komediant i mire, ndoshta edhe si kengetare ka tekste te mira, por zeri i Sabriut NUK eshte tipik per nje kengetare, e me se paku figura e tij fizike!!!, mendoj se ketu ndergjegjesisht deshironi nje pendant te adrianos, a mos jam gabim???, verej se sidomos ju te shqiperise e permendni shpeshhere!!!

    Per ate caucen corazon a si e pat emnin!!!, ēello ni her tekahė, Scatman John ka vetem dy a tre kenge te njohura. Zakonisht, kenget komerciale rrojn (apo jetojn) me se shumti nga RITMI, pra teksti eshte SEKUNDAR, mendoj se "thellesi shpirterore" ne kengene e EIFEL 65 "BLUE" nuk ka shume, apo???, prapseprap kenga ka udhehequr listat boterore, perse???, RITMI, ki eshte FAKTORI kryesore qe e ben kengen. Ndegjo titujt qe kam sjelle, shumicen e tyre e perben vetem MELODIA, tekstet ne vitet e nentedhjeta kane qene SEKUNDARE.

    Ne vitet e nentedhjeta ka ekzistuar liria e krijimtarise, dhe ne gjith ate turbullire jane kristalizuar edhe kenge te MIRA, te cilat te tilla i ben SUKSESI ne publik.

    Perndryshe, nje nga ato kenget me "mesazh" te thelle eshte edhe DA HOOL "meet her at the loveparade"

    Flm

    PS: tregoni pa
    albanish by nature

  18. #378
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga Nuh Musa

    oj dita, edhe pse nuk e ka vendin ketu, por dua te qartesohen do gjera. Cfare "cilesie" kengetari ka Sabri Fejzullahu, ju lutem, ME TREGONI???

    Sabria eshte si komediant i mire, ndoshta edhe si kengetare ka tekste te mira, por zeri i Sabriut NUK eshte tipik per nje kengetare, e me se paku figura e tij fizike!!!, mendoj se ketu ndergjegjesisht deshironi nje pendant te adrianos, a mos jam gabim???, verej se sidomos ju te shqiperise e permendni shpeshhere!!!

    S'po te marr vesh se ku do te dalesh Nuhe.
    Sabri Fejzullahu mua me pelqen si kengetar dhe nga kengetaret e Kosoves besoj se ben pjese tek me te miret. Dhe keshtu si une besoj se mendojne dhe shume te tjere.
    S'e marr vesh lidhjen qe i ben me Adriano Celentanon dhe se ne te Shqiperise po kerkokemi nje paralel per Adrianon.

    Lexo qe ajo ishte zgjedhur per peshendetje prej meje dhe kaq, sic kane qene perpara dhe "Fshatarja ime" dhe "Merrma shiun e Prishtine". Ka ndonje problem ne kete mes?

  19. #379
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Mirmengjes!

    Hmmmm Dita! Alvi e ka fajin ai kishte shkruar tek nje teme per cecan (qe lene me si eshte edhe pse bicim krimineleje). Alvi e ka fajin

    Degjo tani seriozisht
    Do desha te replikoja pasi ndaj mendime te njejta me alvin per kete teme, por meqe e keni bere njehere rremuje forumin per kete problem si dhe mund te kete njerez qe ky emer ju ndjell inat une nuk po e zgjas.

    Mi Corason
    Une jam nga jugu dhe ne andeja kur pime raki kendojme


    moj rakia bukuroshe
    qe me bredh qoshe me qoshe

    ose

    Zy zeze vetulla llaja
    cte kishin zili dyniaja
    ...........
    ...........

    Hajde tani me uroni fat per nje provim ndersa une po ju pershendes me "Baladen e Jakup Ferrit " qe e kendojne ata Djemte e Detit.
    PAUCA SED MATURA

  20. #380
    Do te thoja diq por me mire po heshti kam frig se c'do dite e me shume po kaloj ne nje urrejtje patologjike ndaj...

    Pranvera ne Prishtine

    A te kujtohet nate e pare shi kur binte ne Prishtine
    Une dhe ti si dy kengtare pershperisnim per dashurin hej
    Une te doja ti me doje lugu gjelbert te Germis
    Yjt mi qell na beni rroje e lisat gjelbronin prej lakmis
    S'ha rrohet dote ngrohetsi e pare kur pranvera ishte ne Prishtine
    Une dhe ti si dy kengtare thurmin vargje per dashurin

    Dita do e kendojm kete keng se bashku ne Prishine me raki Rahoveci

    Ju pershndes
    Mjellma
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 22-04-2003 mė 08:15

Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kafeneja jonė - Te Oki
    Nga Davius nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 13-10-2009, 13:00
  2. Kamerierja femėr, kafeneja plot
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:31
  3. Cili ėshtė 'origjinali' nė foto?
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-06-2006, 12:40
  4. Kafeneja "Muzike e Zgjedhur" (vazhdim #2) Kepi Rodonit
    Nga Dita nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 16:16
  5. Kombėsia e Homerit
    Nga Pelasgian nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-05-2003, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •