Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5

Tema: Adriana Ceka

  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Adriana Ceka

    Intervistė me kėngėtaren e festivaleve tė kėngės Adriana Ceka

    Nga Dhurata Hamzai

    Dikur motivet lirike tė kėngėve tė saj ishin edhe ritmet tona rinore, niste njė stinė e bukur, njė festė, njė dashuri me vargjet e kėngėve tė saj. Ėshtė fillim shkurti, ndėrsa mimozat kanė ēelur... Ritmi i njė kėnge tė largėt e tė harruar tė vjen nė mendje krejt befasisht: "Ku ta gjej mimozėn vallė ku ta gjej/ Ajo ēel veēse njėherė/ Nė blerim tė saj u njohėm ne/ Unė njė fjalė dhe ti nė sy mė pe/. Folėm ne dhe zogjtė kėngėn e lanė/ Zemra zemrėn ndjeu pranė"... Ku ta gjej Adriana Cekėn autoren e kėsaj kėnge! Nuk u desh shumė qė tė mė kujtohej portreti i asaj qė kėndonte lirika nė festivalet kombėtare tė kėngės nė RTSH. Natyrisht qė do ta gjeja nė kujtesėn time sė bashku me brezin e kėngėtarėve tė rinj tė pas viteve '75, si Liliana Kondakēi, Kozma Dushi, Ema Qazimi, Lindita Theodhori, Afėrdita Zonja, Ermira Babaliu, Irma Libohova. "Ka qenė vėrtet njė brez kėngėtarėsh qė nuk pėrsėriten mė. Kėngėtarė qė kėndonin me emocione qė shquheshin pėr zėrin, pėr interpretimin. Unė mendoj se ka qenė njė brez i sakrificės nė fushėn e muzikės" thotė Adrina Ceka pėr kėngėtarėt e brezit tė saj, tė cilėt njė nga njė e brakstisėn selinė e festivalit kombėtar. Pse ndodhi kjo? Kėngėtarja rrėfen ndryshimin mes dy kohėve... kur punohej 2 muaj pėr njė kėngė. Ajo rrėfen se asnjėherė nuk ka marrė kėngė jashtė natyrės sė saj. Unė nuk kėndoja dot kėngė tė forta si ato qė kishin partishmėri edhe pse shpesh ato ishin pretedente pėr ēmime tė para. Unė mund ta nxirrja si zė, mund ta kėndoja, por s'mund ta jetoja kėngėn. Natyra melankolike e kėngėve dhe natyra e brishtė mė tėrhiqte.

    * * * * * * * *


    Zonja Adriana, ju punoni pranė Ansamblit Artistik tė Ushtrisė?

    Ansambli i Ushtrisė shkrihet dhe nė '94-ėn, sė bashku me njė grup tė vogėl, por shumė tė mirė, ne u caktuam pėr tė dhėnė shfaqje nė ushtri.


    Po mė parė cili ka qenė aktiviteti juaj artistik?

    Unė e kam filluar aktivitetin tim pėr muzikėn e lehtė shumė herėt qė nė shkollė tė mesme nė vitet '70, por nė festival kam filluar tė kėndoj nė vitin 1975 qė ka qenė festivali i 15-tė nė Radiotelevizion. Kishte nė atė kohė njė brez shumė tė mirė kėngėtarėsh dhe qė konkurronte atėherė e famshmja Vaēe Zela.


    E megjithatė shumė vite mė vonė ju filluat tė zhdukeshit nga skena e festivalit kombėtar. Tė kujtohet si ka nisur kjo braktisje, kush iku i pari?

    Natyrisht qė gjithsecili ka pasur njė arsye tė vetėn, por unė mendoj se ka njė arsye kardinale qė e shkaktoj kėtė braktisje - mosinteresimi i organizatorėve pėr tė tėrhequr tė vjetrit, me pretekstin se ju ikėt, u plakėt tani. Vėrtet qė njė festival duhet tė promovojė zėra tė rinj, por unė mendoj se festivalit kombėtar nuk duhet t'i mungojė kurrsesi zėri i profesionistit, zėri i pėrpunuar. Dihet qė kėngėtari sa mė shumė tė kėndojė aq mė shumė perfeksionohet.


    Po sot flitet pėr "mrekullitė e zėrit" pėr kėngėtarė shumė tė rinj?

    Kur nis tė kėndosh nė moshė tė re, zotėron njė dėshirė pak tė lehtė qė tė bėsh pėrshtypje. Unė nė fillim kisha dėshirė tė kėndoja, tė vishesha bukur pėr skenėn etj.. Kėshtu ėshtė ēdo i ri. Mė vonė pasi kėto dėshira plotėsohen edhe me pak preokupim lidhja me anėn profesionale tė muzikės sa vjen e bėhet mė e ngushtė, mė e fortė. Nuk dua tė paragjykoj tė rinjtė, por pikėrisht unė tashti e ndjej se unė di tė kėndoj, tė shpreh emocionet e mia, di ta zotėroj kėngėn me tė gjitha elementet e saj.


    Ju doni tė thoni se tė rinjtė jepen mė tepėr pas anės sė jashtme dhe efektit, se sa brendisė sė njė kėnge?

    Ėshtė e natyrshme sepse pėr t'i zotėruar ose kuptuar emocionet tė paktėn pėr ēdo njeri duhet tė kalojnė disa vite nė fillim unė kujtoj se me sa gėzim e prisja festivalin qė e tė ngjitesha nė skenė me flokė tė bukur, sandale e fustan tė bukur. E dija se shikuesit do tė komentonin pėr disa ditė me radhė se i kishin bėrė flokėt artistėt, ēfarė kishte veshur Adriana, Parashqevia, etj.. Por ndryshe nga tė rinjtė e sotėm atėherw kishim shumė pengesa. Njė varėse kisha vėnė unė nė njė festival dhe regjisorja Vera Grabocka erdhi dhe "ma shqeu" nga qafa. "Ē'ėshtė kjo?! Skandal, kujt ia vė ti kėtė varėse...?!"


    Cili ka qenė festivali i fundit ku ju keni interpretuar?

    Festivali i 28-tė i kėngės nė RTSH, kam kėnduar pėr herė tė fundit njė kėngė tė Kujtim Laros dhe mė kujtohet fare mirė se pasi unė bėja provat pėr natėn e parė, ku pėr ēudi regjisorja Vera mė thotė "ua skandal, prapė ti nė festival, boll kėndove ti, le tė kėndojnė tė tjerėt tani". Unė atėherė isha shėndoshur pak pas lindjes sė djalit. Nė atė kohė filluan tė rrallohen edhe kėngėtarėt e tjerė profesionistė dhe nėse merrte pjesė dikush, ishte ndonjėri qė ishte menduar tė merrte edhe ēmimin. Qė nga ajo kohė unė mendoj se pėrcaktohej paraprakisht se ky 'X' do e marrė ēmimin. Qė nga ai ēast unė e ndjeva se nuk duhet tė shkoja mė. Kjo ishte e para arsye qė unė unė jam shkėputur pėrfundimisht nga festivali i Radiotelevizionit.


    Megjithatė me shpirt jetoni me kėto festivale, cila gjė e bukur ju mban lidhur?
    Tek tė gjithė festivalet qė kam qenė pjesėmarrėse kam kujtime tė bukura, ndoshta ēmim tė parė s'kam marrė asnjėherė. Por ēmime tė dyta, ēmime pėr tė rinj, ēmime tė anketave muzikore, gjithashtu unė merrja ēmime nė dekada maji. Gjithmonė unė jam vlerėsuar me ēmim "Pėr kėngėtaren mė tė mirė" dhe unė mendoj se janė kėto kujtime qė mė mbajnė lidhur.


    Sa ju kanė kushtuar nė jetė kėto arritje?

    Mė kanė kushtuar sakrifica tė mėdha tė miat, tė familjes sime gjithashtu, tė bashkėshortit qė mė ka kuptuar pasi edhe ai ėshtė artist, por mė herėt kanė qenė edhe sakrificat e prindėrve tė mi. Prindėrit kanė sakrifikuar pėr mua, kanė qenė tė dy punėtorė nė kombinat e kanė dashur kėngėn. Babai im kėndon shumė bukur dhe qė tė vogėl mė ka marrė pėrdore mė ēonte e mė merrte nė koncerte pastaj e vazhduan kėtė traditė vellezėrit e mi, tė cilėt aktualisht merren me muzikė. Por mė tepėr se kėto unė kam bashkėpunuar edhe me artistė qė sakrifikonin pėr kėngėn, kam bashkėpunuar me kompozitorin Kujtim Laro qė pėr mua ėshtė njė nga kompozitorėt mė tė mirė. Ka qenė kėnga e parė e Kujtim Laros "Djepi i trimėrisė" qė unė kam kėnduar duet me Muharrem Herrin. Ai kėndonte bukur dhe unė tani nuk e di ku ėshtė. Kemi patur bashkė shumė duete tė bukura, nė tre katėr festivale. Disa nga kėngėt e Kujtim Laros bėheshin shumė shpejt motive rinore, "Kur zemrat rrahin si njė zemėr" njė kėngė qė edhe kam marrė ēmim dhe kam pasur si dublante Irma Libohovėn.


    Cili ka qenė motivi i kėsaj kėnge?

    Kėnga nis me fjalėt "Gjethet pikonin, mbrėmja e kaltėr ish". Nė fillim ishte zor ta pranonin metaforėn poetike "gjethet pikonin". Mua mė pėlqente shumė kjo figurė letrare me kėtė kėngė jam cilėsuar si njė nga zėrat mė tė bukur. "Gjethet pikonin, mbrėmja e kaltėr ish/ Era, era e vjeshtės mė zgjon kujtimin e dashurisė/ Fjalėn tė dua zemra ma tha pėr ty..."


    Pėveēse ju kėndonit kėngė lirike, duket se nuk ju ka munguar dėshira pėr cilėsinė poetike tė tekstit tė kėngės?

    Mė shumė kėrkuese kam qenė ndaj tekstit se ndaj muzikės, sepse e dija qė melodinė e kishte bėrė njė kompozitor i mirė si Kujtim Laro, por muzikės sė bukur doja qė patjetėr t'i rrinin fjalėt mirė. Unė punoja shumė me poetėt. Xhuliana Jorganxhi mė ftonte edhe nė shtėpinė e saj. Punonim me orė tė tėra nė piano, derisa fjala pavarėsisht nga komponentėt e tjerė tė sillte veēanėrisht emocionet e saj. Unė i thosha asaj, nuk mė vjen kėtu fjala, nuk mė vjen mirė kėtu, deri sa fjala tė vinte ngrohtė nė kėngė.


    Cilat kanė qenė komplimentet qė keni marrė gjatė jetės tuaj artistike?

    Ato kanė qenė tė njė natyre tė ēuditshme, nė vend qė tė mė thoshin diēka me fjalė, tė rinjtė kur unė kaloja nė rrugė fėrshėllenin shpesh fjalėt e kėngės sime. Besoj se nuk ka kompliment mė tė bukur.

    Pas largimit nga festivali i kėngės a keni gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr tė mos u larguar nga publiku?

    Unė nuk kam hequr dorė asnjėherė, sepse jam vazhdimisht nė kontakt me njė publik shumė tė ri qė ėshtė ushtari dhe gjithmonė dhe janė njė moshė 18-19 vjeēarė. Publiku im janė edhe ta qė sa mė shohin nė rrugė thonė ah, Adriana Ceka, dhe sidomos ata tė rinj e tė reja qė edhe mė pyesin, pse s'del tė kėndosh mė!


    Nė sa festivale kombėtare keni qenė pjesėmarrėse?

    Afėrsisht 13 festivale.


    Dhe ju keni ndėrkohė 13 apo 14 kėngė tė pėrpunuara si pasurinė tuaj artistike, ose mė shumė po tė kujtoj edhe edicionet e koncerteve tė pranverės.

    Kam tė regjistrura 60 kėngė e mė shumė... (Ndėrkohė lotėt i mbushin sytė, kėrkon ndjesė dhe nuk i largon dot lotėt) ...Kanė qenė edhe dekadat e majit, kanė qenė anketa muzikore qė bėheshin ēdo tė diel, s'kishte muaj qė unė tė mos kisha ndonjė kėngė.


    Ju keni 60 kėngė tė regjistruara nė RTSH dhe nuk keni asnjė album tuajin muzikor?

    Asnjė gjė (pėrsėri sytė i skuqen nga lotėt) edhe kur kam shkuar mė thonė se nuk jepen e janė inēizime tė dobėta; se kėngėt pas viteve '70-'80 nuk jepen, janė nė arshivė etj., etj.. Duhet tė paguash diēka qė t'i tėrheqėsh dhe unė e kam lėnė kėtė gjė. Mbase ėshtė edhe faji im, por unė nė shtėpi nuk kam as njė kasetė tė thjeshtė me kėngėt e mia. Ndonjėherė unė shoh nga TVSH kėngė tė kolegėve tė mi. Kur shikoj Kozma Dushin, Liliana Kondakēiun etj., dhe them se "Hė se kėnga ime do tė jepet mė vonė...".

    Gazeta "Tema"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Videoja ėshtė e vitit 1984.

    Mimoza e dashurisė – Festivali i 22-tė i Kėngės nė RTVSH, 1983
    Teksti: Xhevahir Spahiu
    Muzika: Gazmend Mullahi
    Kėndon: Adriana Ceka

    Si njė tufė pėllumbash radhė-radhė
    krahėt shtrin dėbora e bardhė
    Retė i falėn tokės bardhėsi
    zjarr nė zemėr mė dhe ti

    Ku ta gjej mimozėn, vallė ku ta gjej
    ajo ēel veēse njėherė
    Nė lulėzim tė saj u njohėm ne
    unė dy fjalė e ti nė sy mė pe

    Fole ti dhe zogjtė kėngėn lanė
    zemra-zemrėn ndjeu pranė
    Gishtat nėpėr flokė, dielli nė re
    rritu, rritu dashuri e re

    Lulėzo mimozė e ēelu nė ēdo stinė
    me aromėn tėnde rrite dashurinė
    Ka ēdo njeri nė jetė
    njė ėndėrr tė vėrtetė
    S'e vyshkin vitet
    lulėzon dhe rritet
    mbetet gjithmonė e re

    Gjurmėt vizatojnė lule plot
    shkund dėborėn mbi ne njė zog
    Drurėt zgjatin degėt si kurorė
    njėri-tjetrin ne e kėrkojmė

    http://www.youtube.com/watch?v=QO3Cu...yer_embedded#!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,864
    Faleminderit
    244
    330 falenderime nė 309 postime
    "Kur zemrat rrahin si nje zemer"

    Muzika : Kujtim Laro
    Teksti: Xhevahir Spahiu

    Kenduar nga Adriana Ceko dhe dubluar nga Irma Libohova ne Festivalin e 20-te ose 21-te te Kenges ne RTVSH.




    E rikenduar ne " Koha ne Pentagramin tim " :


  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,419
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    "Kur zemrat rrahin si nje zemer"

    Muzika : Kujtim Laro
    Teksti: Xhevahir Spahiu

    Kenduar nga Adriana Ceko dhe dubluar nga Irma Libohova ne Festivalin e 20-te ose 21-te te Kenges ne RTVSH.

    http://www.youtube.com/watch?v=hQFWEdPlaTY


    E rikenduar ne " Koha ne Pentagramin tim " :

    http://www.youtube.com/watch?v=2XkgZ4g8yp8
    Gjethet pikonin
    mbrėmja e kaltėr ish
    Era, era e vjeshtės
    mė zgjoi kujtimin e dashurisė

    Fjalėt tė dua
    zemra i tha pėr ty
    Dritat qyteti ndezi
    pėr ne tė dy

    Tė kisha pritur, ja ku erdhe
    me hap tė lehtė plot dashuri
    Nė sytė e bukur yjet ndrinin
    si njė pranverė ishe ti

    Mes dashurive fjalėt s'quhen
    si pemė jete rritemi ne
    Dy zemrat rrahin si njė zemėr
    nė kraharorin e jetės sė re

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,864
    Faleminderit
    244
    330 falenderime nė 309 postime

    Pėr: Adriana Ceka

    Nje ze I bukur , qe mbetet I tille ne kohe !


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •