Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 254
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Plehrat sjellin plehra....mjere Shqiperia per plehrat qe ka! Cohuni t'i hedhim plehrat ne det se na mbyten!

    PD në 2004: Projekti, bombë ekologjike, na kthen në kosh plehrash të Europës
    SHEKULLI ONLINE | 15/10/2010 | KURIOZITETE | 17 KOMENTE | SHARE | - +
    Më poshtë është deklarata e nënkryetares së PD-së Jozefina Topalli në vitet e opozitës kur qeveria Nano mori vendimin për projektin e plehrave:
    '...Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli reagoi ditën e djeshme në lidhje me tentativat e qeverisë Nano për të ndërtuar një impiant për riciklimin e plehrave të importuara nga Italia. Sipas saj një marrëveshje e tillë përveç faktit se e kthen vendin në një kosh plehrash të Europës, bie në kundërshtim dhe me ligjet e miratuara nga parlamenti shqiptar. Në nenin 26 të ligjit 9010, ndalohet importimi i materialeve të ngurta si për depozitim ashtu dhe për asgjësim të plehrave të importuara.
    "Në rastin në fjalë historia e helmimit fillon me shkeljen e ligjit nr 9010 datë 13.02.2002 "Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta" dhe në nenin 26 të këtij ligji thuhet se: 'Në republikën e Shqipërisë ndalohet importimi i mbetjeve për ruajtje depozitim ose asgjësim'," u shpreh nënkryetarja demokrate. Sipas Topallit në këtë mënyrë, jo vetëm po shkelet një ligj që është miratuar nga parlamenti, por dhe mund t'i shkaktohet një dëm shumë i madh mjedisit dhe banoreve. Duke iu referuar këtyre problemeve, Topalli tha se toka ku është projektuar për t'u ndërtuar impianti, është një tokë e shkrifët, çka bën që në ujërat e nëntokës të depozitohen të gjithë helmet e lëshuara nga mbeturinat. Topalli tha se kjo do të vinte në rrezik jetën e mijëra qytetarëve. "Duke mos pasur parasysh faktin se toka e zgjedhur për ndërtimin e këtij impianti nuk është e përshtatshme pasi sipas specialistëve "është tokë e shkrifët dhe depoziton në ujërat nëntokësore të gjitha helmet e lëshuara nga mbetjet e grumbulluara". Në këtë rast qeveria nuk do të pyesë as për faktin se kjo zonë ujëmbledhëse dhe nga ky ujë furnizohet Paskuqani disa zona të Tiranës dhe Durrësit, thënë thjesht, jeta e shumë banorëve e fëmijëve, vihet në rrezik," shtoi Topalli. Një marrëveshje e tillë sipas saj, duke iu referuar dhe specialistëve konsiderohet si një bombë biologjike për njerëzit, të cilët banojnë afër kësaj zone. Ndërsa marrja e një vendimi të tillë në mënyrë jotransparente, përbën shkelje flagrante të konventave ndërkombëtare për të drejtën e informimit të publikut dhe vendimmarrjes së tyre. Topalli tha se Partia Demokratike do të kërkojë që të jetë dhe pjesë e debateve parlamentare, për të bërë mundur sqarimin e kësaj çështjeje.
    "Për këtë çështje ne do të filojmë dhe diskutimin në parlament dhe fillimisht në komisionet parlamentare. Qeveria nuk mund të kalojë një ligj pa e sjellur atë në parlament," deklaroi Topalli duke i bërë thirrje qeverisë për të bërë një hap prapa përsa i përket kësaj çështjeje.

    ****
    PD e atehershme dhe qeveria e sotme, kane ndryshuar mendim me sa duket. Ja si u shpreh dje zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino:

    '..Këto industri kanë mungesa të theksuara për lendën e parë për shkak se në Shqipëri nuk ekziston infrastruktura për ndarjen e mbetjeve sipas llojit të tyre. Madje sipas tij, kemi të bëjmë me import të lendës së parë e cila është e ricikluar. "Do të ishte shume mirë që industria e riciklimit të mbështetej në burimet e brendshme, por për fat të keq në Shqipëri nuk ekziston ende sistemi i veçuar i grumbullimit që bën që industria e riciklimit të mos gjejë lendë të parë. Atëherë ajo i drejtohet tregut të huaj dhe sjell në shqipëri atë për t'a përdorurur si lendë të parë", - tha Bino. Sipas tij, vendimi i dy ditëve më parë është për të mbajtur të gjallë për momentin industrinë e riciklimit të mbetjeve, por orientimi i tyre në trajtimin e plehrave që krijohen në vend do të ndodhë atëherë kur të krijohet mundësia e ndarjes së tyre sipas përbërjes, qelq, letër, plastikë,etj. "Sot është për të mbajtur këtë industri në kembë, në të ardhmen me zhvillimin e kapaciteteve të organeve që merren me menaxhimin e mbetjeve, kjo industri do të vendoset në funksion të produkteve vendase duke sjellë reduktim të letrës, plastikës dhe shumë mbetjeve të tjera", - vijoi ai duke shtuar se organet do të ndjekin të gjithë procesin me kontrolle në dogana dhe fabrikat ku do të kryhet riciklimi.

  2. #22
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    "Nuk e duam m... e italianëve!"
    NGA FRANCESCO BATTISTINI | 16/10/2010 | KOMENTE | 0 KOMENTE | SHARE | - +
    "Nuk e duam m... e italianëve!". Trenat e bllokuar në Salerno nuk ishin asgjë. Që prej një muaji Tirana e Durrësi i ngjajnë Bellizzit. Shqiptarët që kanë pushtuar rrugët, lidhen pas portave, shtrihen para ministrive.

    Thirrje të përditshme opinionistëve, teknikëve, intelektualëve. Të gjithë kundër Fatos Nanos, kryeministrit të vendit. Të gjithë kundër Italisë dhe marrëveshjes sekrete mbi shkarkimin e plehrave në Sharrë e Kashar, që do të bëhen për Shqipërinë si "nevojtorja" jonë.

    "Një gjë është e qartë - thonë në redaksinë e "Shekullit", e përditshmja që ka ulëritur për këtë skandal - diku duhet të përfundojë grumbulli i plehrave që Campania, Kalabria, Pulia, dhe Siçilia nuk dinë ku t'i hedhin. Vendi i zgjedhur është Shqipëria. Kjo ka ndodhur para se të shpërthente revolta në Salerno: plehrat tuaja këmbehen me biletën tonë për të hyrë në Evropë".

    Nuk është ndonjë gjë e re që Shqipëria është një prej tapeteve, poshtë të cilëve lindin shpifësirat e kontinentit. Në fillim të viteve '90, hynë ilaçet e skaduara nga Gjermania. Më pas vjen çështja e vagonave me asbest të hedhura nga trenat e Evropës.

    Kështu në 1998, vijnë bizneset e "Tiger Techonolgy", shoqëria në det të hapur që kishte një zyrë dhe një adresë në Londër dhe studionte në mënyrë për të eksportuar "lëndën që vjen nga përpunimi i plehrave" të prodhuar në Pulia.

    Dhe historia tjetër shpërthen më 26 maj, kur disa ministra të qeverisë "Nano" firmosën me një shoqëri romane "Albaniabeg Ambient" të Francesco Becchetti një koncesion prej 30 vitesh për të djegur mijëra tonelata të plehrave italiane në ditë në Kashar.

    Marrëveshja tjetër është për të zgjeruar vendin e shkarkimit të plehrave në Sharrë në periferi të Tiranës- e hapur që në kohën e Hoxhës, por tashmë që kërkon një hapësirë 7-8 herë më shumë nga ç'ka qenë dhe nuk mund të përballojë më dot konsumet e një popullsie tashmë të trefishuar.

    "Albaniabeg" ishte ngarkuar disa vite më parë për të ngritur një hidrocentral në Tepelenë, inauguruar më pas nga Nano dhe është prezantuar në zyrat e Tiranës me një zotëri që është gjithashtu këshilltari ekonomik i Nanos.

    "Në të vërtetë- akuzon opozita shqiptare e Berishës - kjo është një marrëveshje gjigante prej 180 milionë eurosh. "Albaniabeg" do të djegë falas plehrat e shqiptarëve vetëm për 5 vjet. 25 vitet e tjerë do të shërbejnë për të tretur ngarkesën që do të vijë nga Italia. Mbi të gjitha impianti i Kasharit është i madh, më shumë se dyfishi i asaj që i shërben gjithë Shqipërisë.

    Plehrat italiane do të importohen me anije, nga Brindisi në Durrës si "lëndë të para për djegie". Për të shmangur taksat doganore dhe për të mos alarmuar shumë opinionin publik".

    Botuesi i "Shekullit", Koço Kokëdhima, ka ngritur njerëzit më këmbë duke akuzuar Nanon se po importon "ekomafian italiane". Kokëdhima e zuri edhe me ambasadorin tonë në Tiranë, Attilio Jannucci, që qëndron prapa skemës së bashkëpunimit italian. Jannuci iu përgjigj, duke thënë se këto polemika do të ndikojnë negativisht në negociatat për hyrjen e Shqipërisë në BE...

    Por këto fjalë nuk i qetësojnë protestat, përkundrazi. Kur pyetëm senatorin e gjelbër Francesco Martone të Legambiente, ai akuzoi se shkarkimi i plehrave në vendet më të varfra është paaftësia jonë si italianë për t'i përpunuar ato dhe për të favorizuar ekomafian.

    "Ambasadori ynë në Tiranë duhej të shpjegonte cilat interesa e shtyjnë për të folur aq shumë në mbrojtje të kësaj - thotë Robert Ferringo i "Greenpeace". Kjo histori është e dyshimtë: nën flamurin e ndihmave humanitare të bashkëpunimit, zbulohet projekti që ndihmon në fakt Italinë. Terreni është i shëndetshëm: pas drogës, qeniet njerëzore dhe armët, kjo e plehrave është biznesi i ri i një Shqipërie të re".
    * "Corriere della Sera" qershor 2004

  3. #23
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Punë plehrash
    ARBEN RROZHANI | 15/10/2010 | KOMENTE | 4 KOMENTE | SHARE | - +
    - "Me Italinë, në të kaluarën ka pasur edhe projekte të përbashkëta për plehrat. A mund të bëni diçka për Napolin?" - e pyeste, në 29 maj 2008, gazetari italian i "Corriere della Sera" kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

    Ky i fundit përgjigjej: "Pyetje shumë delikate. Gjërat kanë ndryshuar. Sot, importimi i plehrave nga jashtë është i ndaluar me ligjin shqiptar. Unë besoj se ky vendim është marrë nga interesa të veçanta, pasi në këtë botë biznesin e plehrave e bëjnë edhe vende të tjera.

    Por pengesat ligjore janë të pakalueshme". Por kurrë mos thuaj kurrë. Pas më se dy vitesh, më 13 tetor 2010, është po ky Berishë kryeministër, që vendos miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllimi përdorimi, riciklimi dhe përpunimi.

    Sinjalet i kishte dhënë dy javë më parë Ministri i Mjedisit kur mbrojti projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve: "Teknologjitë aktuale favorizojnë mundësitë e ndërtimit të inceratorëve për përdorimin e mbetjeve për prodhim energjie".

    Po ai leksik që u përdor në vitin 2004, kur një firmë e quajtur "Albania Beg" kërkonte të sillte në Shqipëri mbi 150 milionë tonë mbeturina urbane nga Italia për t'i djegur në inceratorin që do të ndërtohej në Kashar, periferi e Tiranës.

    Në vendimin e dy ditëve më parë të qeverisë "Berisha" është kujdesur që gjithçka të duket e firmuar "sipas ligjeve evropiane", ku figurojnë mbetjet e klasifikuara në listën e gjelbër, mbetje që përmbushin kriteret e Konventës së Bazelit apo Katalogun Shqiptar të Mbetjeve, si dhe do të ndalohet importimi i mbetjeve të listave të mësipërme në rastet kur ato përmbajnë mbetje e materiale të rrezikshme.

    Nëse qeverinë "Berisha" nuk e tremb precedenti i plehrave të vitit 2004, të cilat edhe vetë kryeministri i sotëm i kishte denoncuar si projekte të mafies, është një ligj që ndalon Shqipërinë të importojë plehrat e rrezikshme nga jashtë.

    Më 11 qershor 2004-ën, qeveria "Nano" kishte miratuar projektligjin "Për ratifikimin e Konventës së Stokholmit" "Për ndotësit organikë të qëndrueshëm", që është një instrument ligjor të iniciuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, i cili synon të reduktojë apo ndalojë, disa prej ndotësve organikë, ku më problematikë renditeshin furanet dhe dioksinat të çliruara nga djegia e mbetjeve të ngurta, sidomos në rastet kur mbetjet urbane bashkoheshin me mbetjet e rrezikshme.

    Një muaj pak, këtij projektligji është edhe fjala e Komisionit Evropian, i cili ndërhyri pas debateve të nxehta të shoqërisë civile dhe qeverisë së kryeministrit Nano për importimin dhe djegien e plehrave italiane në Shqipëri.

    Në korrik 2004, në një deklarim për shoqërinë civile në Shqipëri, drejtori për Ballkanin Perëndimor, David Delay, shprehej se "eksportimi i mbeturinave prej BE-së në vende të treta iu nënshtrohet përcaktimeve që përmbahen në Rregullimin (EEC) nr. 259/93 lidhur me mbikëqyrjen dhe transportimin e mbeturinave brenda për brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian.

    Në përputhje me nenin 14 të këtij Rregullimi ndalohet çdo lloj importi, me qëllim depozitimin (me përjashtim, në kushte të caktuara, vetëm të atyre vendeve të EFTA që janë gjithashtu pjesë e Marrëveshjes së Baselit mbi kontrollin e lëvizjeve tejkufitare të mbeturinave të rrezikshme dhe depozitimit të tyre".
    Në historinë e pesë viteve të fundit, Berisha u ka vënë vulën shumë prej projekteve të nisura apo të mbetura në tentativë të paraardhësit Nano.

    Në maj 2004, qeveria hartoi një projektvendim të fshehtë për nënshkrimin e një marrëveshjeje me kompaninë "Albaniabeg Ambient" për importimin e plehrave nga Italia. Plehra, të cilat do të importoheshin nga Italia deri në 150 milionë tonë do të digjeshin në një impiant në Kashar, si dhe do të groposeshin në Sharrë.

    "Shekulli" ishte asokohe në ballë të shoqërisë civile për të denoncuar këtë masakër ekologjike që po i bëhej vendit. Vetë Berisha zyrtarisht e cilësoi marrëveshjen të dyshimtë dhe mafioze.

    Qeveria Nano kërkoi ta bënte fakt të kryer djegien e plehrave italiane, me anë të një votimi në Kuvend, por presioni ishte aq i madh sa marrëveshja nuk u arrit. Në biznesin e plehrave ishin qarqet italiane të menaxhimit të mbetjeve urbane, që si gjithnjë janë në krizë.

    Sipas shtypit italian të gjashtë viteve më parë, grupi "Cerroni", pronar i kompanisë së shkarkimit të plehrave në Romë shihte si zgjidhje kryesore në 2004-në importimin në Shqipëri dhe përfaqësuesi i "Albania Beg" që deshi të hynte në Shqipëri, atëherë ishte Francesco Bechetti, nipi i pronarit të menaxhimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit Italian.

    Ironi më vete që qeveria e sotme ndërmerr këtë hap kur Shqipëria në çdo cep të saj është mbytur nga plehrat e veta urbane. Ashtu si gjashtë vite më parë, ideja është te sjellja e mbeturinave nga jashtë dhe veçanërisht nga Italia, ku emergjenca e plehrave të jugut është akute.

    Por, ato janë një pjesë e së keqes. Pjesa tjetër është se nga Italia, fare mirë, mund të infiltrohen edhe pjesë nga stoku i 90 mijë tonë mbeturinave toksike dhe radioaktive, të depozituara 20 vite pas mbylljes së centraleve bërthamore në Itali, për mbajtjen e të cilave shteti italian, ka paguar deri më sot 12 miliardë euro.
    A do të arrihet? Gjashtë vite më parë, tentativa dështoi. Por, kësaj radhe në krye të biznesit të plehrave janë ustallarët e Gërdecit dhe ata, siç e tregon historia, të bëjnë gjëmën dhe dalin pa lagur

  4. #24
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqiperia po ndryshon, eshte nje pleh qe na mbulon...Lum kush do te rroje, te shohe plehrat te na mbulojne..
    Kapini keto plehra per zhelesh e flakini ne Napoli, atje ku e kane vendim mes bishave te egra mafioze.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vlen si pergjigje per kte polpotistin e kokodhimes arben reshqansin a rozhansi a si e ka ky legen..

    --

    E vërteta e plehrave të Ramës

    Taulant BINO

    Do të doja të sqaroja opinionin në lidhje me vendimin e qeverisë "Për listën e lëndëve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi e përpunimi". Kjo nismë mbështet ekonominë e gjelbër dhe nuk ndot Shqipërinë. Sqaroj se bëhet fjalë për "lëndë të parë" për industrinë ricikluese dhe jo për "import plehrash". Pse është i rëndësishëm riciklimi? Sepse ofron ripërdorim të pikërisht atyre produkteve që sot hidhen në venddepozitime.

    Në ndryshim nga vendimet e vitit 2004, nuk bëhet fjalë për incenerator të plehrave, siç propozonte dikur opozita e sotme, por për lëndë të para që do të përdoren nga industria ricikluese për prodhim të produkteve të reja.

    Përse ky vendim? Është në mbështetje të MSA-së dhe përafron kuadrin tonë ligjor me atë europian. Vendet e BE-se kanë të miratuar sot një liste që quhet "lista e gjelbër" ose lista e produkteve të pastër që lejohet të qarkullojnë për qëllime riciklimi. Nëpërmjet këtij akti ne kemi bërë të mundur që këto produkte të hyjnë dhe në Shqipëri dhe sidomos të dalin nga Shqipëria pa barriera doganore.

    Ku jemi mbështetur? Në Vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2003 "Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim e riciklim", në VKM-në e 18.02.2005 "Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të mbetjeve" dhe në listën B të Konventës së Bazelit, konventë në të cilën Shqipëria është palë që prej më shumë se 10 vitesh.

    Sot kemi në Shqipëri një industri ricikluese të zhvilluar e të aftë për të ricikluar mbi 6000 ton lëndë të parë, përfshirë letrën, aluminin, plastikën etj. Por për fat të keq, sistemi i sotëm i administrimit të mbetjeve i kontrolluar tërësisht nga pushteti vendor nuk ua ofron këto mundësi!

    E thënë ndryshe, kjo industri është në gjendje të largojë nga plehrat tona më shumë se 6000 t mbetje në muaj ose 8,5% të mbetjeve që prodhohen sot në Shqipëri. Prej tyre një pjesë e madhe mund të eksportohen! Pra, jo vetëm që largohen nga venddepozitimet tona por edhe mund të largohen edhe nga vendi.

    Bashkia e Tiranës, bashkia më e madhe e vendit dhe prodhuesja më e madhe e plehrave në vend, ofron 0% mundësi riciklimi. Kjo bashki, e drejtuar sot nga vetë Z. Rama, nuk ka marrë asnjë nismë për të mbështetur industrinë e riciklimit apo këtë degë të ekonomisë së gjelbër. Përkundrazi, kur qeveria qendrore merr nisma duket se detyra e vetme e Z. Rama është t'i kundërshtojë ato, duke përbaltur përpjekjet e biznesit vendas.

    Nga kjo listë e gjelbër kemi miratuar vetëm produktet që kanë mundësi përdorimi e përpunimi në Shqipëri, mundësi këto të konfirmuara me shkrim dhe nga Shoqata e Ricikluesve. Kështu për shembull, kemi përjashtuar produktet e gomës, sepse analiza jonë dhe këshillimi me ricikluesit tregoi se ky produkt nuk kishte mundësi riciklimi në Shqipëri.

    Procesi është tërësisht i kontrolluar. Miratimi i listës nuk do të thotë hyrje pa kontroll në Shqipëri. Përkundrazi, miratimi për importin e mbetjeve jepet nga Këshilli i Ministrave, vetëm pas paraqitjes së dokumenteve përkatëse të detajuara nga subjektet e interesuar dhe pas kontrollit të përputhshmërisë nga MMPAU. Importimi kontrollohet nga organet doganore në përputhje me Kodin e Doganave.

    Akuzat artikuluar nga opozita vijnë nga mosdija dhe nga padurimi për të lexuar deri në fund aktet e miratuara. Janë akuza që kjo opozitë i bën rëndom në dëm të biznesit vendas a thua se qëllimi i saj është vetëm të varfërojë Shqipërinë. E ftoj opozitën që para se të flasë të shikojë më nga afër përpjeket e biznesit vendas për të mbajtur në këmbë këtë degë të gjelbër të ekonomisë.

    Dhe së fundi, për fat të keq, Z. Rama u tregoi edhe një herë shqiptarëve se njohuritë e tij fillojnë e mbarojnë tek lejet e ndërtimit.



    rd

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 16-10-2010 më 11:30

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    vlen si pergjigje per kte polpotistin e kokodhimes arben reshqansin a rozhansi a si e ka ky legen..

    --

    E vërteta e plehrave të Ramës

    Taulant BINO

    Do të doja të sqaroja opinionin në lidhje me vendimin e qeverisë "Për listën e lëndëve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi e përpunimi". Kjo nismë mbështet ekonominë e gjelbër dhe nuk ndot Shqipërinë. Sqaroj se bëhet fjalë për "lëndë të parë" për industrinë ricikluese dhe jo për "import plehrash". Pse është i rëndësishëm riciklimi? Sepse ofron ripërdorim të pikërisht atyre produkteve që sot hidhen në venddepozitime.

    Në ndryshim nga vendimet e vitit 2004, nuk bëhet fjalë për incenerator të plehrave, siç propozonte dikur opozita e sotme, por për lëndë të para që do të përdoren nga industria ricikluese për prodhim të produkteve të reja.

    Përse ky vendim? Është në mbështetje të MSA-së dhe përafron kuadrin tonë ligjor me atë europian. Vendet e BE-se kanë të miratuar sot një liste që quhet "lista e gjelbër" ose lista e produkteve të pastër që lejohet të qarkullojnë për qëllime riciklimi. Nëpërmjet këtij akti ne kemi bërë të mundur që këto produkte të hyjnë dhe në Shqipëri dhe sidomos të dalin nga Shqipëria pa barriera doganore.

    Ku jemi mbështetur? Në Vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2003 "Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim e riciklim", në VKM-në e 18.02.2005 "Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikimit të mbetjeve" dhe në listën B të Konventës së Bazelit, konventë në të cilën Shqipëria është palë që prej më shumë se 10 vitesh.

    Sot kemi në Shqipëri një industri ricikluese të zhvilluar e të aftë për të ricikluar mbi 6000 ton lëndë të parë, përfshirë letrën, aluminin, plastikën etj. Por për fat të keq, sistemi i sotëm i administrimit të mbetjeve i kontrolluar tërësisht nga pushteti vendor nuk ua ofron këto mundësi!

    E thënë ndryshe, kjo industri është në gjendje të largojë nga plehrat tona më shumë se 6000 t mbetje në muaj ose 8,5% të mbetjeve që prodhohen sot në Shqipëri. Prej tyre një pjesë e madhe mund të eksportohen! Pra, jo vetëm që largohen nga venddepozitimet tona por edhe mund të largohen edhe nga vendi.


    Bashkia e Tiranës, bashkia më e madhe e vendit dhe prodhuesja më e madhe e plehrave në vend, ofron 0% mundësi riciklimi. Kjo bashki, e drejtuar sot nga vetë Z. Rama, nuk ka marrë asnjë nismë për të mbështetur industrinë e riciklimit apo këtë degë të ekonomisë së gjelbër. Përkundrazi, kur qeveria qendrore merr nisma duket se detyra e vetme e Z. Rama është t'i kundërshtojë ato, duke përbaltur përpjekjet e biznesit vendas.

    Nga kjo listë e gjelbër kemi miratuar vetëm produktet që kanë mundësi përdorimi e përpunimi në Shqipëri, mundësi këto të konfirmuara me shkrim dhe nga Shoqata e Ricikluesve. Kështu për shembull, kemi përjashtuar produktet e gomës, sepse analiza jonë dhe këshillimi me ricikluesit tregoi se ky produkt nuk kishte mundësi riciklimi në Shqipëri.

    Procesi është tërësisht i kontrolluar. Miratimi i listës nuk do të thotë hyrje pa kontroll në Shqipëri. Përkundrazi, miratimi për importin e mbetjeve jepet nga Këshilli i Ministrave, vetëm pas paraqitjes së dokumenteve përkatëse të detajuara nga subjektet e interesuar dhe pas kontrollit të përputhshmërisë nga MMPAU. Importimi kontrollohet nga organet doganore në përputhje me Kodin e Doganave.

    Akuzat artikuluar nga opozita vijnë nga mosdija dhe nga padurimi për të lexuar deri në fund aktet e miratuara. Janë akuza që kjo opozitë i bën rëndom në dëm të biznesit vendas a thua se qëllimi i saj është vetëm të varfërojë Shqipërinë. E ftoj opozitën që para se të flasë të shikojë më nga afër përpjeket e biznesit vendas për të mbajtur në këmbë këtë degë të gjelbër të ekonomisë.

    Dhe së fundi, për fat të keq, Z. Rama u tregoi edhe një herë shqiptarëve se njohuritë e tij fillojnë e mbarojnë tek lejet e ndërtimit.
    rd.
    ore Zari, shume sqarues nga fillimi ky "rd-ja" jot dhe dhe me i sakte kur ve gishtin mbi Ramen, po ate pjesen ku thote 8,5% te mebturinave qe prodhohen, nuk e kuptova une.
    Pra ne sot jemi ne gjendje te perpunojme 8,5% te plehrave qe prodhojme vete dhe firmosim edhe nje marreveshje per te marre akoma me shume plehra (per ti "perpunuar" vetekuptohet) sepse nuk na mjaftojne 91,5% te plehrave tona qe mbeten pa "perpunuar" sot per sot.
    Sa plehra do marrin ? Ishallah mbi 8,5% mor aman se me dhemb shpirti kur mendoj qe kane vene dore mbi 100% plehera keta PLEHERAT e sotem.

    Megjithate, me duhet te pranoj, qe krimet e Rames jane shuuume me te renda se kjo puna e PLEHRAVE te Shqiperise. Une them ti rikthehemi Rames dhe ta leme axh Salabeun te riktheje i qete 100% plehrat ne Shqiperi.
    Ti Zargari si thua ??

    Ja po te citoj edhe njehere, se e ke mendjen, si flori e ke, ja merr edhe ketij "rd-se" ja merr ...


    "Sot kemi në Shqipëri një industri ricikluese të zhvilluar e të aftë për të ricikluar mbi 6000 ton lëndë të parë, përfshirë letrën, aluminin, plastikën etj. Por për fat të keq, sistemi i sotëm i administrimit të mbetjeve i kontrolluar tërësisht nga pushteti vendor nuk ua ofron këto mundësi!

    E thënë ndryshe, kjo industri është në gjendje të largojë nga plehrat tona më shumë se 6000 t mbetje në muaj ose 8,5% të mbetjeve që prodhohen sot në Shqipëri. Prej tyre një pjesë e madhe mund të eksportohen! Pra, jo vetëm që largohen nga venddepozitimet tona por edhe mund të largohen edhe nga vendi."


    Rrofshin PLEHERAT e Shqiperise

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Asnje arsye Taulant Binosh e pa binosh se justifikon perpunimin e plehrave qe vine nga jashte.
    A e imagjinoni cfare monstrash jene keta qe dalin e mbrojne shnderrimin e Shqiperise ne landfill te Europes.
    Le ta bejne se fusim keta pdistet te paret ne landfill qe ti riciklojne e ti groposim si mbetje toksike.
    Albania Uber Alles

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Per europen kemi qene gjithmone nje shtet "koti", ndaj nuk eshte cudi qe po behemi "koshi i plehrave" te tyre....
    Shtetin koti e ka populli koti!!!!
    Nese kjo qe ka sjelle Juanito eshte e vertete dhe ata plehra do vijne me te vertete ne Shqiperi ,nuk e di si kerkojme respekt nga te tjeret??!!!
    Ne nuk e meritojme respektin e askujt sepse nuk kemi respekt per vehten!!!
    Mjerim!

  9. #29
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    "Plehrat", Berisha: Ata që kundërshtuan projektin janë armiq të mjedisit
    Nga Shekulli online
    Marrë nga Gazeta Shekulli
    Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e rradhës së qeverisë ka dhënë shpjegime për importin e plehrave si dhe ka sulmuar ashpër të gjithë ambientalistët që janë shprehur kundër importit të mbetjeve.

    Berisha tha se nga 166 produkte janë zgjedhur vetëm 55 prej tyre, ndërsa ka shpjeguar se vendimi është marrë vetëm në parim nga qeveria.

    "Vendimi është marrë në parim, pas këtij do të ketë një vendim të veçantë për secilin produkt nga ana e qeverisë. Vendimi do të merret mbi bazën e kërkesave të studiuara dhe nevojave të industrisë së riciklimit në vend"- u shpreh Berisha

    Më tej ai kërkoi pjesmarrje serioze dhe aktive të shoqatave ambientaliste apo të ambientalistëve serioz sic i quajti ai, për mbikqyrjen e të gjithë këtij procesi, duke sulmuar nga ana tjetër ata që kanë kundërshtuar importin e plehrave për të cilët Berisha u shpreh: "Ata përfaqësojnë anarkistët, marksistët -leninistët, ata nuk kanë të ardhme. Janë armiq të vërtetë të mjedisit, përbëjnë armiqtë më të rrezikshmë të mjedisit, ushqehen me paratë e mafias, për të dëmtuar konkurencën e ndershme të biznesmenëve në Shqipëri"

    Sipas Berishës, ky vendim është i vetmi vendim që rregullon në mënyrë strikte dhe që kufizon në mënyre të qarte importin e mbetjeve.

    Opozita ka denoncuar sot nga salla e Kuvendit mungesën e transparencës dhe rrezikshmërinë e vendimit të fundit të qeverisë për importin e plehrave. Duke folur në seancën e sotme në Kuvend, në pjesën jashtë rendit të ditës, deputeti I PS-së, Besnik Bare numëroi me radhë gjithë arsyet që e shtyjnë opozitën ta quajë të papranueshëm këtë vendim.

    "Vendimi i fundit e bën vendin tonë destinacion të mbetjeve të rrezikshme toksike, ndërkohë që ne kemi mungesa kapacitetesh për monitorimin dhe vlerësimin e mbetjeve, pasi institucionet e specializuara për këtë janë drejt shuarjes totale"- tha Bare. Sipas tij, sot Shqipëria është e mbushur nga plehrat dhe përpara se Berisha të mendojë për importin e plehrave të botës të zgjidhë njëherë e mirë problemin e mbeturinave tona.

    Pas tij ka reaguar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu i cili ka sqaruar se do te importohen vetem mbetje te parrezikshme.

    "Mbetjet që do të importohen në Shqipëri nuk janë të rrezikshme, por të përfshira në listën e gjelbër. Sikur ta bënim nul këtë vendim qeverie do të thotë që të mbajmë në fuqi ato vendime të mëparshme që përcaktojnë një gamë shumë më të gjerë të importimit të mbetjeve. Garancia që jep vendimi i tanishëm është se nuk mund të importohet asnjë mbetje në vend në rast se nuk do të ketë një vendim të Këshillit të Ministrave." tha Mediu.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2010
    Vendndodhja
    Chicago,IL
    Postime
    28

    cibani i shqiperise berisha

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    "Plehrat", Berisha: Ata që kundërshtuan projektin janë armiq të mjedisit
    Nga Shekulli online
    Marrë nga Gazeta Shekulli
    Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e rradhës së qeverisë ka dhënë shpjegime për importin e plehrave si dhe ka sulmuar ashpër të gjithë ambientalistët që janë shprehur kundër importit të mbetjeve.

    Berisha tha se nga 166 produkte janë zgjedhur vetëm 55 prej tyre, ndërsa ka shpjeguar se vendimi është marrë vetëm në parim nga qeveria.

    "Vendimi është marrë në parim, pas këtij do të ketë një vendim të veçantë për secilin produkt nga ana e qeverisë. Vendimi do të merret mbi bazën e kërkesave të studiuara dhe nevojave të industrisë së riciklimit në vend"- u shpreh Berisha

    Më tej ai kërkoi pjesmarrje serioze dhe aktive të shoqatave ambientaliste apo të ambientalistëve serioz sic i quajti ai, për mbikqyrjen e të gjithë këtij procesi, duke sulmuar nga ana tjetër ata që kanë kundërshtuar importin e plehrave për të cilët Berisha u shpreh: "Ata përfaqësojnë anarkistët, marksistët -leninistët, ata nuk kanë të ardhme. Janë armiq të vërtetë të mjedisit, përbëjnë armiqtë më të rrezikshmë të mjedisit, ushqehen me paratë e mafias, për të dëmtuar konkurencën e ndershme të biznesmenëve në Shqipëri"

    Sipas Berishës, ky vendim është i vetmi vendim që rregullon në mënyrë strikte dhe që kufizon në mënyre të qarte importin e mbetjeve.

    Opozita ka denoncuar sot nga salla e Kuvendit mungesën e transparencës dhe rrezikshmërinë e vendimit të fundit të qeverisë për importin e plehrave. Duke folur në seancën e sotme në Kuvend, në pjesën jashtë rendit të ditës, deputeti I PS-së, Besnik Bare numëroi me radhë gjithë arsyet që e shtyjnë opozitën ta quajë të papranueshëm këtë vendim.

    "Vendimi i fundit e bën vendin tonë destinacion të mbetjeve të rrezikshme toksike, ndërkohë që ne A mungesa kapacitetesh për monitorimin dhe vlerësimin e mbetjeve, pasi institucionet e specializuara për këtë janë drejt shuarjes totale"- tha Bare. Sipas tij, sot Shqipëria është e mbushur nga plehrat dhe përpara se Berisha të mendojë për importin e plehrave të botës të zgjidhë njëherë e mirë problemin e mbeturinave tona.

    Pas tij ka reaguar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu i cili ka sqaruar se do te importohen vetem mbetje te parrezikshme.

    "Mbetjet që do të importohen në Shqipëri nuk janë të rrezikshme, por të përfshira në listën e gjelbër. Sikur ta bënim nul këtë vendim qeverie do të thotë që të mbajmë në fuqi ato vendime të mëparshme që përcaktojnë një gamë shumë më të gjerë të importimit të mbetjeve. Garancia që jep vendimi i tanishëm është se nuk mund të importohet asnjë mbetje në vend në rast se nuk do të ketë një vendim të Këshillit të Ministrave." tha Mediu.
    I hate hate .... sali kafshe berishen. Nuk u ngop ky agjent i serbeve se beri keq atij vendi aq te lodhur dhe te percare. O malet e shqiperise a keni ndonje grope per ta futur brenda te gjalle ate tradhetar .Cfare mund te presesh nga nje ish komunist i terbuar qe spiunonte shoket ne organizaten e partise per floke te gjate e pantallona kauboj te shokeve te tij e qe shkonte neper france me shishen e ur.... te hysni Kapos per ti bere analizen. O moj shqiperi e mjera shqiperi me ne krye me nje sali koke ari ....... Jemi te lodhur nga salirat ,edrat,fatosat . Prej tyre morem rruget e mergimit dhe pranuam cdo sfide per te mbijetuar. Po ne jemi shqiptare dhe shqiptaret e kane vertetuar se sa te forte jane per tu ambjetuar e rezistuar . Mejdiu hahahaahah mer vesh ai nga politika apo drejtimi i shteti . Mjere mjere ku jane katandisur shqiptaret. Edhe plehrat e importuara kishin mangut .....cfare tjeter do tu sjedhesh more sali ?...... droga prostitucioni ,semundjet jane ulur kembekryq e po bejne qef ne shqiperi e nga ana tjeter nerez te paskrupullt e te pamoralshem e te pa shkolluarpo pasurohen e po zaptojne qeverine e po bejne ligjin. Jam shume e indinjuar dhe sinqerisht e pafuqishme te mendoj dhe te shkruaj .....sa keq keq ...Sali lere rehat ate popull te lodhur ......

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2010
    Vendndodhja
    Chicago,IL
    Postime
    28

    cibani i shqiperise sali ram berisha

    hate hate .... sali kafshe berishen. Nuk u ngop ky agjent i serbeve se beri keq atij vendi aq te lodhur dhe te percare. O malet e shqiperise a keni ndonje grope per ta futur brenda te gjalle ate tradhetar .Cfare mund te presesh nga nje ish komunist i terbuar qe spiunonte shoket ne organizaten e partise per floke te gjate e pantallona kauboj te shokeve te tij e qe shkonte neper france me shishen e ur.... te hysni Kapos per ti bere analizen. O moj shqiperi e mjera shqiperi me ne krye me nje sali koke ari ....... Jemi te lodhur nga salirat ,edrat,fatosat . Prej tyre morem rruget e mergimit dhe pranuam cdo sfide per te mbijetuar. Po ne jemi shqiptare dhe shqiptaret e kane vertetuar se sa te forte jane per tu ambjetuar e rezistuar . Mejdiu hahahaahah mer vesh ai nga politika apo drejtimi i shteti . Mjere mjere ku jane katandisur shqiptaret. Edhe plehrat e importuara kishin mangut .....cfare tjeter do tu sjedhesh more sali ?...... droga prostitucioni ,semundjet jane ulur kembekryq e po bejne qef ne shqiperi e nga ana tjeter nerez te paskrupullt e te pamoralshem e te pa shkolluarpo pasurohen e po zaptojne qeverine e po bejne ligjin. Jam shume e indinjuar dhe sinqerisht e pafuqishme te mendoj dhe te shkruaj .....sa keq keq ...Sali lere rehat ate popull te lodhur ......

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2010
    Vendndodhja
    Chicago,IL
    Postime
    28
    Eshte e pamundur qetesoj inatin qe po me me merr frymen. Te me falni kolege te forumit por jam shume e indinjuar. Nga nje ane ngazellohem e mbushem me fryme kur lexoj shkrime te mrekullueshme shkencore per prejardhjen e super super lashte te popullit tone dhe e gjithe kjo eufori shkon ne zero kur lexoj lajme te kesaj natyre. Ore vellezer po historikish to te jemi e mbetemi mish per top per fuqiteme te medha ..... do te thosha per tu eksportuar si plehra nga toka e ILIREVE ,ne radhe te pare jane sali berisha me banden e tij te hajduteve e krimineleve qe kane nxerre dhembet dhe po i pijne dhe piken e fundit te gjakut shqiperise. Jam ateiste e do te lutesha ZEUS help us......
    Ndryshuar për herë të fundit nga pino : 22-10-2010 më 18:26 Arsyeja: nfryshim import to export

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nuk kam as edhe nje fije simpati per qeverine aktuale,por biznesi i pehrave eshte fitimprures.
    Duke menduar qe plehrat e Italise digjen ne Gjermani,eshte nje projekt qe mund te konsiderohet vetem me disa kushte teknike,te cilat perballohen vetem nga shtete me teknollogji te perparuar.

    Saliu nuk e ka idene se çfare mund te beje me plehrat,si digjen,çfare prodhojne etj.
    Ne Shqiperi asgjesimi i mbeturinave eshte nje problem serioz aktual,qe duhet zgjidhur sa me shpejt.
    Shtimi i sasise se plehrave me importin e tyre do te kishte pasoja katastrofike.Para se te marresh plehrat e fqinjit,sigurohu te mos kesh ne pragun e deres plehrat e tua.
    Duhet te ndertohen impiante,te kesh kapacitetin e duhur per te perballuar te gjitha mbeturinat qe arrijne.

    Eshte tragjike qe sot Sali Berisha don te na akuzoje per anarki,kur ai vete i pari hidhej si qen kunder Nanos per marreveshjet e ketij me firmen italiane.
    Shqiperia aktualisht nuk eshte ne gjendje te perpunoje as 10% te plehrave te saj,prandaj eshte jashte çdo llogjike te importosh plehrat e italianeve.
    Perdite ne Itali,ne zonen e Napoli ka protesta te dhunshme te banoreve,ne zonat e te cileve shteti don te depozitoje plehrat.
    Kurse ne duhet te jemi te lumtur dhe nese kundershtojme kete plan te qeverise jemi anarkiste dhe marksiste..sa din viçidolsi.Te pyesi bashkefshataret e tij ne bjeshke nese jane dakord,dhe ti dergoje atje plehrat.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    po me vie te qaj nga inati kur po lexoj ksi poshtersina
    We are all Aliens

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    po me vie qaj nga inati kur po lexoj ksi poshtersina
    Kape nje vlla, dhe mos e lesho veten keshtu se s'eshte mire :
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  16. #36
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga pino Lexo Postimin
    Eshte e pamundur qetesoj inatin qe po me me merr frymen. me falni kolege te forumit por jam shume e indinjuar. Nga nje ane ngazellohem e mbushem me fryme kur lexoj shkrime te mrekullueshme shkencore per prejardhjen e super super lashte te popullit tone dhe e gjithe kjo eufori shkon ne zero kur lexoj lajme te kesaj natyre. Ore vellezer po historikish to te jemi e mbetemi mish per top per fuqiteme te medha ..... do te thosha per tu eksportuar si plehra nga toka e ILIREVE ,ne radhe te pare jane sali berisha me banden e tij te hajduteve e krimineleve qe kane nxerre dhembet dhe po i pijne dhe piken e fundit te gjakut shqiperise. Jam ateiste e do te lutesha ZEUS help us......
    pas kontrabandistit, zullumqarit, thik-pas-shpinasit, rrumpallhanes, ylber-dylberit, petroliferrit ... tashti ai ka marre nofken edhe sali plehu ... veç te tjerave ... ndaj mos u merrni me plehra, se beheni pleh ...

    prejardhja shume e lashte e popullit tone, me te cilen une jam shume dakord, nuk perben ndonje garanci kush-e-di se çfare per te ardhmen, kur shohim se çfare po ndodh e ngjet ne te tashmen ...

    megjithese qenke ateiste, ti po i lutesh ZEUS-it (i cili eshte edhe ai perendi i sajuar grek qe thuhej se rrinte ne malin e Olimbise); do te sugjeroja lutju Zotit te vertete ...

    falemnderit per mirkuptimin!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    sa mire do kete plehra per te gjithe ore haaaaa

  18. #38
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    A pak kemi plehra vendor vetëm na ka mbetur që edhe nga jashtë të importojmë?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  19. #39
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Edhe i cik do i morim stafeten Napolit. Bravo sal.

  20. #40

    Une gjithashtu.." I hate hate Sali bishen"..

    [QUOTE=pino;2902200]I hate hate .... sali kafshe berishen. Nuk u ngop ky agjent i serbeve se beri keq atij vendi aq A lodhur dhe te percare. O malet e shqiperise a keni ndonje grope per ta futur brenda te gjalle ate tradhetar .Cfare mund te presesh nga nje ish komunist i terbuar qe spiunonte shoket ne organizaten e partise per floke te gjate e pantallona kauboj te shokeve te tij e qe shkonte neper france me shishen e ur.... te hysni Kapos per ti bere analizen. O moj shqiperi e mjera shqiperi me ne krye me nje sali koke ari ....... Jemi te lodhur nga salirat ,edrat,fatosat . Prej tyre morem rruget e mergimit dhe pranuam cdo sfide per te mbijetuar. Po ne jemi shqiptare dhe shqiptaret e kane vertetuar se sa te forte jane per tu ambjetuar e rezistuar . Mejdiu hahahaahah mer vesh ai nga politika apo drejtimi i shteti . Mjere mjere ku jane katandisur shqiptaret. Edhe plehrat e importuara kishin mangut .....cfare tjeter do tu sjedhesh more sali ?...... droga prostitucioni ,semundjet jane ulur kembekryq e po bejne qef ne shqiperi e nga ana tjeter nerez te paskrupullt e te pamoralshem e te pa shkolluarpo pasurohen e po zaptojne qeverine e po bejne ligjin. Jam shume e indinjuar dhe sinqerisht e pafuqishme te mendoj dhe te shkruaj .....sa keq keq ...Sali lere rehat ate popull te lodhur ......[/QUO

    ..edhe une, pino,I hate hate Sali Berishen, ose ndryshe "qelbi i qelbit shqiptar.

    Ti pino thua : "..O moj shqiperi e mjera shqiperi me ne krye me nje sali koke ari ..."

    ..e ke zbutur shume pino per salen. Ai, Sala eshte komplet nje kriminel, nga koka tek kembet. Kurse ata qe e mbeshtesin Salen , ne menyre fanatike ketu ne forum jane tamam ..koke ari..si p.sh. legjendari "brari".
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 24-10-2010 më 17:47
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •