Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 254
  1. #61
    E pse jo ? Kjo i kishte ngelur Sali Protopapes qe ti bente Shqiperise , se gje tjeter nuk i ka lene. Mor i ka djegur , i ka vrare, i ka debuar 1.500.000 Shqiptare, i ka varferuar dhe ne fund te fundit i del edhe tymi i plehrave te europes.

    Pak e kane Shqiptaret. Kan ngelur vetem langaraqet ne Shqiperi, le te beje qefe Saliu bashke me vllain e tije prej babai Edvinin

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shqiperine e mori Sala i vu zjarr
    Me deshire shkjahu der ne varr.
    Mjaft e ule koken poshte o fatkeq
    Kujto vendin ku ke lere e ku po heq
    Albania Uber Alles

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Fluturon...fluturon... gomari!

    Nese Italia nuk i jep dot zgjidhje problemit te perpunimit te plehrave, kjo eshte nje shans per Shqiperine qe te hyje ne industrine e perpunimit te plehrave. Perpunimi i plehrave eshte INDUSTRI me vete, dhe nje industri e zhvilluar dhe shume fitimprurese ne mbare boten. Eshte fitimprurese pasi qeverite lokale te vendeve qe kane plehra, paguajne a) per peshen e tyre b) per transportin c) te ardhurat e riciklimit ndahen ku pjesen me te madhe e mban kompania qe riciklon.

    Pra nese Shqiperia arrin te siguroje investime disa dhjetra miliona euro, nga firmat private te huaja, per perpunimin e plehrave dhe riciklimin e tyre, ne Shqiperi do te krijohet nje industri e re qe do te punesoje plot njerez e do te siguroje te ardhura te shumta pasi shume vende ne Evrope nuk duan qe te perpunojne plehrat e tyre. Kurse shteti shqiptar nga ana e tij, do te siguroje jo vetem taksat e ketyre bizneseve, por do te siguroje edhe tarifat perkatese per transportin e vazhdueshem te ketyre plehrave nga italia ne vend.

    Nje nisme e mire e qeverise, qe duhet te kete vetem nje kusht te vetem: investimet e huaja te firmave te specializuara ne kete fushe, qe duhet te fusin ne vend teknologjine me te fundit. Kjo do te zgjidhi edhe problemin e jashtezakonshem qe ka shqiperia, me plehrat e veta, qe deri me sot nuk perpunohen e riciklohen, por groposen apo digjen, duke ndotur ambientin.

    Industria e perpunimit te plehrave eshte nje industri qe ka gjithmone pune, pasi njerezit gjenerojne gjithmone e me shume plehra me rritjen e konsumit.

    Albo

  4. #64
    Ajo fabrika e riciklimit punon me uje apo me oksigjen gjat riciklimit te Saliut ? Apo del ndonje shtellunge e zeze si qeverisja e Sali Protopapes

  5. #65
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Shqiperia ka mjaftueshem plehra dhe ka 14 firma riciklimi qe nuk ia dalin te mbledhin e te riciklojne mbeturinat qe prodhon Shqiperia.
    Por jam dakord, ky eshte nje shans per shqiptaret. Imagjinoni sa shume shishe plastike do te marrin tani falas shqiptaret, imagjinoni sa shume bidona bosh e fuci boshe ku me pare mbaheshin kimikiate do te marrin shqiptaret, e me ne fund secili shqiptar do te kete nga nje bidon per te mbushur ujin qe nuk vjen. Kush ne ato plehrat nga Italia vjen ndonje gje per te ngrene, qe italianet e kane hedhur, dhe me kete mbushin barkun shqiptaret me te varfer. Kjo eshte nje mrekulli, nje shans qe nuk te vjen dy here. Me kete import zgjidhim varferine, pasurojme fshatrat e varfer shqiptare me lloj-lloj gjerash qe italianet thjesht nuk i duan me.

  6. #66
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Opinion|23/09/2011 08:00
    Atdheu, plehrat, detyra!
    Shekulli
    Nga Julian Jano

    Atdheu im fillon te pragu i shtëpisë… Atdheu im është lagjja ime e pistë depresive, mbuluar me shami hundësh, shishe plastike dhalli, qeska tranzicioni dhe lines të përdorura grash, të hedhura fshehtas në mesnatë, lagjja ime e lodhur e një periferie të stërlodhur nga bjerrja e kohës, aciditeti i shurrës dhe harresa e njerëzve. Duket sikur helmi i indiferencës kolektive ka shkatërruar çdo ndjenjë normale, ku ne shqipot kemi raportin më të keq të mundshëm me natyrën, me peizazhin miliona vjeçar duke e shndërruar atë në kërpudha idiote betoni që kemi filluar t’i quajmë vila dhe ku çdo bir shqiptari i ndërton ato në toka bujqësore, në majë të malit, në pyje kinse të mbrojtura nga Konventa Ndërkombëtare, madje ne ndërtojmë edhe në det… A ju kujtohet fytyra habitore e Ministrit të Transporteve, Olldashi, kur e pyetën për vonesat e rrugës Fier-Vlorë disa vite më pare? Po përgjigja? Thelbi pak a shumë i përgjigjes së tij ishte Evropa, donatori kryesor i rrugës nuk lejonte që rruga të kalonte pranë lagunës së Nartës për shkak se zhurmat e makinave pengojnë rritjen e zogjve shtegtarë në të… Në fakt, ai tha diçka të vërtetë, por të gjithë qeshën. Qeshi edhe ministri vetë, sepse në një vend ku njerëzit vriten si zogj bulevardi, për këta të fundit vdekja ka pamje qesharake. Fundja, atdhedashuria është respekti për vendin, për të afërmit, për mjedisin ekologjik ku njeriu jeton dhe prodhon, është ndjenja e veçantë për tokën mëmë ku ai ndihet i pakërcënuar dhe jo i tehuajtur… Kurse atdheshitja duket tek plehrat që digjen buzë Shkumbinit, prandaj mos shkoni më tej, mos më numëroni fabrikat e çimentove, detin e falur apo regjistrimin etno-fetar se u mbufata me llogje kafenesh… Shikoni plehrat, ndërsa digjen buzë lumit dhe autostradës (çfarë ironie që dje Parlamenti i Shqiperise miratoi një ligj për të sjellë të tjera!!) dhe shijoni aromën e gazit kancerogjen që na çan mushkëritë ashtu sikundër nuk ia ka bërë dot as turku stërgjysheve tona… Mos numëroni as kioskat me vitrina kristalesh të thyera që masterizojnë mendjet e brezit të ri me mastera të lagura nga masterizimi i natës dhe në mëngjes kur ëndrra del sheh realitetin e hidhur të papunësisë.

    Ne shumë herë me të drejtë qahemi, shajmë dhe mallkojmë “maqedonasit” për qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëve. E unë po ju them se ata, sllavët, janë me të drejtën e tyre paçka se nuk na pëlqen neve dhe disa të tjerëve. Përtej cinizmit, ata, populli një milionësh po mbron një kauzë të drejtë dhe mbi këtë kauzë nuk do t’ia dijë as për shantazhe grekësh, shqiptarësh apo bullgarësh, madje edhe Krishti, dora vetë t’u lutej të ndryshonin emrin, do ta sikterisnin… Kurse ne…ah, ne qesharakët e Ballkanit që shesim Atdheun për pesë aspra për t’u futur në NATO, raca inferiore e politikës së hanit me dyer të shqyera, ne kombmohuesit e rinj që na katandisi historia sa një thelë kokoshi, e justifikojmë tradhtinë si një atavizëm komunist… Mjafton që diçka të ketë ndodhur në atë epokë, e mirë apo e keqe, ne e kemi në majë të gjuhës përgjigjen: është mendësi komuniste!

    Natyrisht që Shqipërinë nuk e blemë në supermarket për ta shitur lirë në tregun çam, në pazarin e Stambollit apo në atë të Manastiraqit për interesat e një familjeje një shekull më pas. Nëse do të ndizeshin shkëndijat e para të neopatriotizmit shqiptar, këto nuk do të ishin aspak komente rinore nëpër rrjete sociale dhe patrullat fshatareske “o sa mirë më kenë shqiptar”, por njëmendësimi ideve në strategji e doktrina, ku çdo “burrë shteti” i ardhshëm mendohej mirë për hapin politik të radhës, sepse ndryshe do të përballej me pasoja dhe çfarë pasojash se! Në çdo epokë historike ka një Esat Pashë, por ka dhe një Avni Rustem dhe këtë merreni si të doni, si kërcënim ose jo, kujt i djeg le ta mbajë, sepse ajo, shpata e Demokleut është varur mbi kokat tona dhe spangoja mund të këputet, sipas punëve që bëjmë në këtë botë… Në kohën kur shteti shqiptar po përjeton një nga vidhisjet më të poshtra në historinë moderne të tij dhe kjo natyrisht për faj të politikanëve antishqiptarë, është DETYRË ta fusim shtetin dhe dinjitetin në binarët e demokracisë.

  7. #67
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ajo fabrika e riciklimit punon me uje apo me oksigjen gjat riciklimit te Saliut ? Apo del ndonje shtellunge e zeze si qeverisja e Sali Protopapes
    ka nai dallim enveri me saliun?

    keni ju te vv ndonje kandidat?

    ky derdimeni po sjell plehra ne Shqiperi por Enveri i recikloj te gjithe

    nga shqiptar ne plehra.

  8. #68
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ka nai dallim enveri me saliun?

    keni ju te vv ndonje kandidat?

    ky derdimeni po sjell plehra ne Shqiperi por Enveri i recikloj te gjithe

    nga shqiptar ne plehra.
    Mire e the. Babai i Saliut ( Enveri ) I beri Shqiptaret plehra dhe meqe i beri plehra , Shqiptaret po lejojne te birin e Enverit ( Saliun ) qe te bjeri plehrerat e Europes dhe ti bashkoje me keto pleherat qe jane ketu dhe qe nuk jane te zotet te dalin dhe tja zgerdhin brinjet nga i pari deri tek i fundit duke ja filluar nga I madhi Sali Protopapa dhe deri tek miu i hales Erion Brace.

    Po ku e kan problem per plehra Shqiptaret, ne e kemi hallin tek kutit e votimit se i hapim apo nuk i hapim. AHHHH Bomba kur si bie Shqiprise dhe te mbledhim mendjen thuaj

  9. #69
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Mire e the. Babai i Saliut ( Enveri ) I beri Shqiptaret plehra dhe meqe i beri plehra , Shqiptaret po lejojne te birin e Enverit ( Saliun ) qe te bjeri plehrerat e Europes dhe ti bashkoje me keto pleherat qe jane ketu dhe qe nuk jane te zotet te dalin dhe tja zgerdhin brinjet nga i pari deri tek i fundit duke ja filluar nga I madhi Sali Protopapa dhe deri tek miu i hales Erion Brace.

    Po ku e kan problem per plehra Shqiptaret, ne e kemi hallin tek kutit e votimit se i hapim apo nuk i hapim. AHHHH Bomba kur si bie Shqiprise dhe te mbledhim mendjen thuaj
    ju qe jeni te rinj do te shihni nje dite te bardhe.

    cfare te bejme ne qe shkuam per lesh.

  10. #70
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shikoni anen pozitive, tani e gjithe bota do te vije per turizem pleheror, per te pare mrekulline e lirise, se si plehrat zhduken ne vendin e vogel te quajtur Shqiperi.

  11. #71
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shikoni se si Kina dhe vende Afrikane si Gana dhe Nigeria kane lulezuar nga ky shanc qe tani po i jepet me ne fund dhe Shqiperise. Shihni se si pasi keto vende moren mbeturinat e ShBA dhe vendeve perendimore, punesuan kaq shume njerez, dhe tani jetojne ne luks dhe ne nje mjedis teper te pasur me lloj-lloj gjerash:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Mire na e bo. Popull lepurush. I cop injorant qe tallet me shqiptaret sot e 20 vjet.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  13. #73
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ligji për plehrat, PS: Po i hapet rrugë mafies italiane
    2011-09-23
    Gazeta Shqip

    Opozita e kontestoi fuqishëm ligjin e paraqitur nga ana e mazhorancës “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, duke deklaruar se kjo gjë i hap rrugën mafies së plehrave në Shqipëri. Për më se katër orë mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me këtë draft të qeverisë, ku importimi i mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë, sipas deputetëve të opozitës, është e pakontrollueshme nga shteti shqiptar. Socialisti Taulant Balla u shpreh se projektligji është i porositur nga interesa mafioze prej vendeve të tjera që duan medoemos që të ndërtojnë në Shqipëri impiante të përpunimit dhe të groposin plehrat e tyre. "Sipas projektit Skorja, volumi i dytë i hartuar nga Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit, me qendër në Pulja, Shqipërisë i duhen shumë impiante jo vetëm për plehrat e veta, por edhe për plehrat e Europës. Në këtë raport thuhet që në planet e parashikuara, të konsultuara me qeverinë shqiptare, janë këto ndërmarrje të mëdha, për ndërtimin e vendpërpunimit të plehrave. Si vende përpunimi janë Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra, me vlerë totale 120 milionë euro", tha Balla.

    Sipas tij, “të dhënat e “Wikileaks” tregojnë ndër të tjera edhe se çfarë ka shkruar konsulli amerikan në Napoli. ‘Camorra dhe Ndrangheta, sytë për plehrat i kanë nga Shqipëria, sepse në Shqipëri po miratohet një pr/ligj për trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe se qeveria shqiptare po i hap dyert këtij projekti’. Konsulli i shkruan Departamentit të Shtetit që të merren masa, që të njoftohet qeveria shqiptare për këtë rrezik që i kanoset nga dy grupet më të mëdha mafioze në Itali", tha Balla. Ligji u votua me 68 vota pro dhe 55 vota kundër nga ana e opozitës.

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Fluturon...fluturon... gomari!

    Nese Italia nuk i jep dot zgjidhje problemit te perpunimit te plehrave, kjo eshte nje shans per Shqiperine qe te hyje ne industrine e perpunimit te plehrave. Perpunimi i plehrave eshte INDUSTRI me vete, dhe nje industri e zhvilluar dhe shume fitimprurese ne mbare boten. Eshte fitimprurese pasi qeverite lokale te vendeve qe kane plehra, paguajne a) per peshen e tyre b) per transportin c) te ardhurat e riciklimit ndahen ku pjesen me te madhe e mban kompania qe riciklon.

    Pra nese Shqiperia arrin te siguroje investime disa dhjetra miliona euro, nga firmat private te huaja, per perpunimin e plehrave dhe riciklimin e tyre, ne Shqiperi do te krijohet nje industri e re qe do te punesoje plot njerez e do te siguroje te ardhura te shumta pasi shume vende ne Evrope nuk duan qe te perpunojne plehrat e tyre. Kurse shteti shqiptar nga ana e tij, do te siguroje jo vetem taksat e ketyre bizneseve, por do te siguroje edhe tarifat perkatese per transportin e vazhdueshem te ketyre plehrave nga italia ne vend.

    Nje nisme e mire e qeverise, qe duhet te kete vetem nje kusht te vetem: investimet e huaja te firmave te specializuara ne kete fushe, qe duhet te fusin ne vend teknologjine me te fundit. Kjo do te zgjidhi edhe problemin e jashtezakonshem qe ka shqiperia, me plehrat e veta, qe deri me sot nuk perpunohen e riciklohen, por groposen apo digjen, duke ndotur ambientin.

    Industria e perpunimit te plehrave eshte nje industri qe ka gjithmone pune, pasi njerezit gjenerojne gjithmone e me shume plehra me rritjen e konsumit.

    Albo
    Me vjen keq te te kundershtoj por e shoh te arsyeshme te sqarohen disa hollesi.
    Nuk eeshte e drejte te thuhet se Italia nuk i jep dot zgjidhje problemit te perpunimit te plehrave,por duhet thene qe eshte kamorra qe nuk lejon kete gje.Ne itali kete problem e ka Napoli dhe kamorra eshte ajo qe e krijon kur dihet shume mire qe ndermarrjet e perpunimit i marrin leket nga shteti italian.Perplasja eshte midis shtetit italian dhe kamorres e duke qene se shteti italian eshte mese i korruptuar atehere nuk mund ti jape zgjidhje ketij problemi.
    Perpunimi i plehrave mund te sjelle investime dhe vende pune por mbeturinat toksike sjellin dicka krejtesisht te kundert qe te gjithe e dime mire se cfare eshte.
    Nqs do ishte gjithe ky perfitim duhet te jemi te sigurt qe italianet nuk do na e falnin neve (kur dihet qe ne Napoli gjysma e popullsise eshte e pa pune )

    Nqs do realizohet kjo gje do deshiroja te shoh se sa demonstrata do beje populli shqiptar kunder ketij procesi dhe jo per te rrezuar qeverine per te sjelle ne pushtet nje tjeter te njejte me ate ekzistuese.
    UROJ dhe shpresoj qe kjo gje te mos realizohet.
    MOS I NDY TEMAT no name

  15. #75
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ligji për plehrat, PS: Po i hapet rrugë mafies italiane
    2011-09-23
    Gazeta Shqip

    Opozita e kontestoi fuqishëm ligjin e paraqitur nga ana e mazhorancës “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, duke deklaruar se kjo gjë i hap rrugën mafies së plehrave në Shqipëri. Për më se katër orë mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me këtë draft të qeverisë, ku importimi i mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë, sipas deputetëve të opozitës, është e pakontrollueshme nga shteti shqiptar. Socialisti Taulant Balla u shpreh se projektligji është i porositur nga interesa mafioze prej vendeve të tjera që duan medoemos që të ndërtojnë në Shqipëri impiante të përpunimit dhe të groposin plehrat e tyre. "Sipas projektit Skorja, volumi i dytë i hartuar nga Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit, me qendër në Pulja, Shqipërisë i duhen shumë impiante jo vetëm për plehrat e veta, por edhe për plehrat e Europës. Në këtë raport thuhet që në planet e parashikuara, të konsultuara me qeverinë shqiptare, janë këto ndërmarrje të mëdha, për ndërtimin e vendpërpunimit të plehrave. Si vende përpunimi janë Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra, me vlerë totale 120 milionë euro", tha Balla.

    Sipas tij, “të dhënat e “Wikileaks” tregojnë ndër të tjera edhe se çfarë ka shkruar konsulli amerikan në Napoli. ‘Camorra dhe Ndrangheta, sytë për plehrat i kanë nga Shqipëria, sepse në Shqipëri po miratohet një pr/ligj për trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe se qeveria shqiptare po i hap dyert këtij projekti’. Konsulli i shkruan Departamentit të Shtetit që të merren masa, që të njoftohet qeveria shqiptare për këtë rrezik që i kanoset nga dy grupet më të mëdha mafioze në Itali", tha Balla. Ligji u votua me 68 vota pro dhe 55 vota kundër nga ana e opozitës.
    Ik re mos na hap zorret me gjithe opziten e leshit . Pse te kishte qene Edvinuci ne pushtet do e kishte lene me i hik ky rast prej dore ? Te ter per tju ........ po e leme me mire se me iku zari tani mua me keto qe shkruajte per te birin e kriminelit Kristaq.

  16. #76
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ik re mos na hap zorret me gjithe opziten e leshit . Pse te kishte qene Edvinuci ne pushtet do e kishte lene me i hik ky rast prej dore ? Te ter per tju ........ po e leme me mire se me iku zari tani mua me keto qe shkruajte per te birin e kriminelit Kristaq.
    Sic duke nuk lexon mire nga syte. Ne artikullin e pare shpjegohej qe opozita megjithese e kundershtoi ligjin, prape mori pjese ne seance, duke e bere legjitime votimin qe e humbi. Pra ketu duket nje tradheti e te dy partive. Dhe nuk i shkruaj une artikujt qe kopjoj nga gazetat. Lexo mire apo te jane veshur syte me lesh?

  17. #77
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Importi i plehrave, ç’po ndodh në Rumani ose ajo që do të pësojë nesër Shqipëria
    Marrë nga revista italiane “L’ESPRESO”

    Plehrat në Napoli

    Përbindëshi është zgjuar përsëri. Kanë filluar përsëri rënkimet e “Ochiul Boului” (Syrit të Demit), vendgrumbullimit më të frikshëm të plehrave në Rumani. Rënkon qëkur Napoli u gjet i mbuluar për të disatën herë nga plehrat. Në Glinë – (fshati ku gjendet ky vend-grumbullim afër kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht) – ekziston frika e kthimit të rrezikut italian, ose ajo që njihet ndryshe si fluksi i kontenierëve me plehra, drejtuar nga Kamorra.

    Kanë frikë se përtej deklaratave të qeverisë Berluskoni që premton, heqjen dhe zhdukjen e malit të plehrave duke e shpërndarë në rajone të tjera, do të filloj trafiku i anijeve fantazmë të tejmbushura me plehra. Kjo, sepse paratë e vëna në lojë janë të shumta. Nuk është hera e parë që kargot e plehrave italiane shkarkohen këtu dhe dihet edhe se pas këtij operacioni ligjor fshihet dora e mafias. Toka tashmë është kalbur dhe prishur. Liqeni dikur i Glinës, tashmë është zhdukur. Uji i zonës ka marrë ngjyrë kafe të errët.

    Historia e fshatit Glinë

    Plehrat e Bukureshtit, shtresë pas shtrese formuan një kodër në jug-lindje të kryeqytetit duke mbuluar pothuajse plotësisht fshatin e vogël. Ka njerëz që marrin frymë duke thithur atë erë të keqe që nga 1976, kohë në të cilën ish-lideri komunist Nicolae Ceausescu vendosi që në këtë vend të hidheshin mbeturinat e Bukureshtit. Ashtu si Glina, janë edhe një mori vend-mbledhjesh të tjera të shpërndara. Drejtimin e tyre, paçka që në fasadë janë rumunët, e kanë italianët.

    Fenomeni i fundit, i cili ka alarmuar Interpolin, është lulëzimi i një morie kompanish që merren pikërisht me plehrat. Projekti filloi para tre vjetësh, kur biznesi drejtohej nga ortakë të don Vito Ciancimino (dënuar me 13 vjet burg për bashkëpunim mafioz), që morën me firmën e qeverisë rumune fushën e Glinës, krematorin në Ploiesti dhe një sërë vendgrumbullimesh të mëdha në Mures dhe Baicoi. “Ecorec” që drejton biznesin në Glina, u fitua nga grupi “Valente”. Dy vjet më parë, ata vendosën që të luanin “ndeshjen” e tyre të parë për plehrat duke zbatuar një plan modern për transformimin e “Ochiul Boului” duke mbyllur kontratat me një pjesë të madhe të vendeve të Unionit Europian: plehrat e tyre, drejt Rumanisë. Shumë prej korporatave tentakula të Vëllezërve Pileri, që drejtonin grupin me në krye Gianni Lapis e Romano Tronci, operojnë akoma në Bukuresht në sektorin e plehrave, në fushën e pasurive të patundshme dhe në biznesin e modës.

    Kontenierët e plehrave vijnë nëpërmjet detit, dhe kalojnë lehtësisht kufirin nga porti i Kostancës (Costanza). Ka raste që vijnë edhe nga Odessa dhe Illichivs’k në Ukrainë. Gjatë muajve të nxehtë janë shtuar kontrollet në kufij dhe gazetat rumune flasin për “caracativa”, (oktapodi italian), rrjeti i shoqërive që ndajnë “llomkat” e plehrave. Është e lehtë ta luash këtë lojë, këtu ku mafia dhe kamorra kanë kohë që janë stabilizuar.

    Mjafton të mendosh që në 5 vitet e fundit janë arrestuar të paktën dhjetë super të arratisur italianë të gjetur në këtë zonë: që nga Francesco Schiavone, kushëriri i Sandokan, kamorristi Mariano Pascale i kapur në Dubraveni, Ignazio Nicodemo etj., etj.

    Ndërkohë janë trefishuar kompanitë italiane që marrin pjesë në garën për plehrat dhe që prezantohen në Romenvirotec, panairi më i madh që zhvillohet për këtë biznes.

    Nëse në jug të vendit mbizotëron mafia kineze, rusët janë organizuar në kufi me Moldavinë për të drejtuar trafiqet e mbeturinave toksike nëpërmjet Republikave ish sovjetike. Më të fortët në këtë fushë janë dhe mbeten italianët. Ata kontrollojnë veri-perëndimin, zonën e Bukureshtit dhe deri poshtë në Detin e Zi. Për ata, mbeturinat nuk bëjnë pis, ato pastrojnë. Mbeturinat pastrojnë para, dhe thithin fonde publike. Bashkimi Evropian është dorëlëshuar për sa i përket financimeve për modernizimin e sistemit të mbeturinave dhe kjo i mbush llogaritë monetare të kriminelëve.

    Si rrjedhojë, “emergjenca Napoli”, për disa, është një pulë që bën vezë të arta. Paguan qeveria, paguan Brukseli, paguajnë të gjithë. Firmosen kontrata me korporata italiane, dhe plehrat ecin në “rrugët” e Kamorrës, të përziera me plehra që në Itali është e pamundur t’i zhdukësh. Nuk është fanta-shkencë, ky është rregulli: Plehrat janë tashmë një biznes që sjell fitime më shumë se sa droga. Kriminaliteti ka bërë një “kapërcim cilësor” duke u hedhur në të ashtuquajturat “sipërmarrje ekologjike”.

    ***

    Është e qartë që strategjia bazë e riciklimit të plehrave shikon drejt Lindjes. Mjafton të bësh vetëm një kalim të shtunave në “Bambo”. Është një nga diskotekat më të mëdha të Europës Lindore, parajsë e ndërtuar nga muzika, vajza të bukura dhe meshkuj biznesmenë. Pronarët janë dy italianë që kanë ndërtuar një perandori të vogël në kryeqytetin rumun: Xhiosu e Çiro Kastelano, nipërit e Pupeta Mareskas, mikja e njohur e bosit Umberto Amaturo, gruaja e parë mes Kamorrës. Një tavolinë në zonën VIP ta japin vetëm ata personalisht dhe pastaj paguan edhe 1000 euro për të pirë vodkë komerciale. Jashtë vijnë rrotull Ferrari, Audi, BMË të reja fringo. Në Bukuresht, seksi dhe biznesi janë shumë të përziera. Në atë pistë vallëzojnë jo vetëm njerëz, por edhe miliarda, që nga Italia kalojnë transit në Ballkan. Një inxhinier lombardez vitin e kaluar ishte bërë pjesë e lojës duke dashur të behej pjesë e xhiros së shkarkimeve. Dhe rezultati i vetëm që arriti ishte vajtja në spital me kocka të thyera. “Shoqëritë pas të cilave fshihet krimi i organizuar, marrin nga shteti (komunat) autorizimin për shkarkimet e plehrave”, – tregon ai për “L’Espresso”. Është parashikuar zgjerimi i biznesit tashmë.

    ****

    Pak javë më parë policia rizbarkoi në Glina. Ndaloi disa kamionë. Brenda? Ajo që pritej. Transportonin sasi substancash ilegale. Pak më në jug arrestuan një shofer më një ngarkesë mërkuri. Këta janë arsyeja që plehrat e Napolit për popullin rumun mbeten një ankth që rikthehet. Pikërisht për këto mbeturina presidenti Traian Besesku vendosi një JO të prerë në 2007. Po të shkosh sot në Glina ose në rrethina të tjera e të flasësh italisht rrezikon jetën. Para disa muajsh të rinjtë e zonës i përzunë të gjithë nga shkarkimet. Me ta është edhe Alin, një i ri që ka punuar në Napoli në kantierin e pafund të “metropolitans”. E njëjta gjë ndodh nëse shkon në jug, drejt Kostancës, ku një mori shkarkimesh abuzive e kanë trazuar zonën. Banorët rrahën edhe një gazetar, reporter i huaj. E konfirmon policia rumune dhe zyrat diplomatike. Këto të fundit këshillojnë të mbrosh veten. Nga kush? Nga këta të dëshpëruar apo nga ekomafia ballkanike?

    *Ky artikull investigativ i revistës së njohur italiane është botuar në numrin e 2 dhjetorit 2010

  18. #78
    Edvino, degjo ketu se tani piva nje kafe dhe nja dy cigare dhe jam me i qete.

    Artikujt po i sjell ti. Ti e din shume mire qe nuk ka nevoje te lexoxh artikuj apo te degjosh politikane kur behet fjale per dicka te tille. Artikulli qe ke sjelle flet qarte se si gjoja opozita paska qene kundra dhe paska debatuar per 4 ore rrjesht. Ti thuaj kete : Qe ka mare fund ky vend dhe nuk i kishte ngelur gje tjeter pa i vjedhur dhe shfrytezuar, e vetmja gje qe i kishte ngelur keti vendi per te pasuruar politikanet ishte ardhja e grumbujve me Sali & Edvina nga europa per tu ricikluar ketu

  19. #79
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Edvino, degjo ketu se tani piva nje kafe dhe nja dy cigare dhe jam me i qete.

    Artikujt po i sjell ti. Ti e din shume mire qe nuk ka nevoje te lexoxh artikuj apo te degjosh politikane kur behet fjale per dicka te tille. Artikulli qe ke sjelle flet qarte se si gjoja opozita paska qene kundra dhe paska debatuar per 4 ore rrjesht. Ti thuaj kete : Qe ka mare fund ky vend dhe nuk i kishte ngelur gje tjeter pa i vjedhur dhe shfrytezuar, e vetmja gje qe i kishte ngelur keti vendi per te pasuruar politikanet ishte ardhja e grumbujve me Sali & Edvina nga europa per tu ricikluar ketu
    Po pra, por solla artikullin per te treguar qe opozita ka qene kundra dhe ka debatuar, dhe pastaj ne vend qe te lere seancen qe ligji mos te kalonte pasi duheshin te ishte dhe opozita prezente qe te kalonte, ata rrine e votojne. Kjo tregon qe aty ka komplot dhe nese ata do te kishin qene me te vertete kundra, do te kishin lene sallen. Kane marre llokma me pare te dy partite nga mafia italiane, dhe tani ta gezojme Shqiperine si nevojtore te mafies italiane.

  20. #80

    Po mire mor vlla, keto partit e morem vesh qe jan b yth e brek bashke ne nje ideal per te rrjepur kete vend, po ju ambjentalistat cfar po beni ndonje gje interesante ?

    Ti e di se cfar i bejne shtetit ambjentalistat ane e mbane botes apo jo ? A ka ngelur ndonje organizate apo ku e di une se cfare pa u politizuar dhe pa u ndyer me politike dhe qe sheh interesat e vendit ?

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •