Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 254
  1. #221
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Sot po lexoja nje artikull shume interesant.Po projektohen te ndertohen wc publike me kapacitetin me te madh ne ballkan.Por duke pare qe kapaciteti i wc eshte shume here me i madh se prodhimi vendas,ateher do te importojme lenden e pare nga e gjithe europa.
    "Një biznes në kohën e duhur dhe në vëndin e duhur. Qeveria duhet ti mbështesë me ç'do mjet biznese të tilla"
    Do të thoshte dikush hazërxhevap.

  2. #222
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ekonomi, Shekulli Sot|10/11/2011 07:27
    Ligji i plehrave hyn në fuqi më 22 nëntor

    Emirjon Senja

    Ligji që lejon futjen e plehrave në Shqipëri u botua dje në Fletorën Zyrtare duke i hapur rrugën kështu hyrjes së tij në fuqi dhe fillimit nga zbatimi në ditët në vijim. Fletorja mban numrin 148 dhe sipas të dhënave, ligji pritet të fillojë së zbatuari më datë 22 nëntor. Bashkë me ligjin, në Fletoren Zyrtare është botuar edhe rrëzimi i dekretit të Presidentit nga parlamenti, i cili dy javë më parë e ktheu atë mbrapsht me argumentin se ligji nuk jepte garanci për mbrojtjen e mjedisit në vend. Pas hyrjes në fuqi, kompanitë që merren me riciklimin e mbetjeve, do ta kenë rrugën e hapur për të importuar, skrap, plastikë, apo mbetje të tjera.

    Shqetësimi në lidhje me ligjin, më shumë se me importin për qëllime riciklimi ka të bëjë me faktin, se në këtë mënyrë i hapet rruga përdorimit të vendit tonë si vend grumbullim i plehrave të shteteve të Bashkimit Evropian, ashtu siç e kanë pësuar edhe vende të tjera, siç është përshembull Rumania.

    Administrimi i plehrave urbanë dhe aq më shumë i atyre industriale është një ndër çështjet me të mprehta të disa vendeve perëndimore. Protestat e vazhdueshme në Napoli të Italisë kundër ngritjes së një vendgrumbullimi plehrash, janë një ndër treguesit më të qenësishëm e rrezikshmërisë që mbartin ato. Problematikës shqiptare i shtohet edhe mungesa e infrastrukturës për kontrollin e imtësishëm dhe mos lejimin e hyrjes së mbetjeve në rrezikshme. Për këtë arsye, ambientalistët kanë ngritur alarmin duke kërkuar mos lejimin e futjes së asnjë lloj mbetje në Shqipëri duke e mbrojtur vendin nga vërshimi edhe i plehrave të shteteve të tjera.

    Një argument tjetër i grupeve ambientaliste kundër këtij ligji, lidhet me nevojën për administrimin e plehrave shqiptare në fillim. Jo më kot, Presidenti i Republikës iu referua këtij fakti duke thënë se mbrojtja e mjedisit është një problem ende i pazgjidhur në Shqipëri. Në shpjegimin e arsyeve të kthimit të ligjit, Topi u fokusua tek neni 49, i cili lejon importin e mbetjeve me qëllim riciklimin në Shqipëri. Ai sqaroi se neni në fjalë del jashtë qëllimit të ligjit. “Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, – do të shpjegonte ai.

    Problemi bëhet edhe më i madh kur nuk janë sqaruar ende termat e ligjit. Sipas tij, ndalohet çdo lloj importi mbetjesh me qëllime depozitimi në vendin tonë. Megjithatë, një kontroll jo shumë i detajuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve nxjerr në pah faktin se krahas kompanive që kanë aktivitet riciklimin, në Shqipëri ka edhe kompani të cilat krahas riciklimit merren edhe me depozitimin e mbetjeve, i cili është pikërisht aktiviteti që rrezikon kthimin e vendit në një kazan plehrash.

    Si ligji lejon importin për djegie

    Ligji i mbetjeve është prezantuar në mënyrë të vazhdueshme në debatet publike nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, si një “mbyllje porte” ndaj futjes së pakontrolluar të mbetjeve në Shqipëri. Rritja e kontrollit si dhe fakti që për të importuar mbetje nevojitet leja e Këshillit të Ministrave, është përdorur në mënyrë të vazhdueshme si një argument për të paraqitur ligjin si të parrezikshëm, madje në të mirë të vendit. Organizatat ambientaliste kanë bërë një analizë të kujdesshme të tij dhe kanë dalë në përfundimin se në mënyrë të fshehtë, ligji lejon importin jo vetëm për qëllime riciklimi, por edhe për djegie. Një detaj i tillë, kaq shumë i rëndësishëm për qëllimin real të miratimit të këtij ligji doli pak ditë më parë në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, kur Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave shpjeguan arsyet se persë janë kundër çdo lloj importi të plehrave.

    Importi i plehrave me qëllim djegien apo depozitimin lejohet pikërisht nga neni 22, ku përcaktohet se Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve me këtë destinacion. “Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim (djegie), kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se: Një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve; importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të mbetjeve”, – përcaktohet në nenin 22 të ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.
    Siç bëhet e qartë edhe nga ligji, do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të vendosë në rastet kur duhet lejuar ose jo importi i mbetjeve urbanë në këtë rast. Ndryshe nga mbetjet për qëllim riciklimi që është folur deri më tani, mbetjet urbane, krahas shumëllojshmërisë së tyre dhe rrezikshmërisë që paraqesin, edhe mund të digjen duke ndotur edhe më tepër ambientin.

    Fabrika kërkon importin e 4 000 ton mbetjeve plastike

    Kur zbatimi i ligjit fillon më datë 22 nëntor, nëpër Evropë gjenden jo pak, por plot 4 000 ton mbetje plastike që presin të vijnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për një kërkesë që një kompani riciklim e vendosur pranë kryeqytetit, i ka dërguar qeverisë lejimin e importit të 4 000 tonëve mbetje plastike për qëllimet e saj të biznesit. Sasia është tepër e madhe për tregun vendas, ndërkohë që nuk dihet qëllimi i përdorimit të saj.

    Deri më tani, Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë një përgjigje ndaj kësaj kërkesë për shkak se është ende në shqyrtim të saj. I kontaktuar nga gazeta, zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino sqaroi se bëhet fjalë për një kërkesë të ardhur nga një kompani përpunimi të mbetjeve plastike në Kashar të Tiranës. Autoritetet janë ende në shqyrtim të saj. “Kërkesa për të cilën ju interesoheni ka të bëjë me importin e mbetjeve plastike, në një sasi prej 4 000 ton. Dua të siguroj që nuk është miratuar ende dhe ne jemi në shqyrtim të saj. Kemi thirrur në konsultim publik për këtë qëllim duke vizituar edhe ambientet e fabrikës, pushtetin lokal si dhe grupet ambientaliste për të kontrolluar edhe teknologjinë që përdor kjo fabrikë”, – shpjegoi Bino.

    Sipas të dhënave zyrtare, pranë Ministrisë së Mjedisit janë dërguar tre kërkesa gjatë këtij viti për lejimin e importit të mbetjeve. Njëra nga ato, kërkesë nga “Kurumi”, është miratuar, një tjetër është kthyer mbrapsht për mos përmbushje të kushteve, ndërsa kërkesa e tretë, kjo për të cilët po flasim, është ende në shqyrtim.

    Përpos deklarimeve zyrtare, frika qëndron në faktin se bashkë me mbetjet që hyjnë me qëllim riciklimin ekziston rreziku që të futen edhe plehra urbane apo mbetje industriale, të cilat më pas nuk do të përdoren, por destinacion final kanë minierat e braktisura, gropat apo vende të tjera të ngjashme ku të depozitohen. Kësaj i mëshon edhe Aleanca Kundër Importit të Plehrave, të cilët theksojnë se në një mungesë të infrastrukturës monitoruese zgjidhja më e mirë është ndalimi i futjes së çdo lloj mbetje në Shqipëri. “Përpara sesa të lejohet importi duhen krijuar kapacitetet që garantojnë mbarëvajtjen e tij. Mjafton të përmendim këtu që ndërkohë që Ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve lejon importin e tyre ende nuk është miratuar ligji për lendfilldet ku duhen depozituar mbetjet aktuale”, – thekson Aleanca.
    Gjatë debateve në Kuvend, deputetë të opozitës kanë deklaruar se kohët e fundit është vërejtur një shtim i vizitave të administratorëve të fabrikave të riciklimit në Shqipëri.

    500 milionë qese plastike?!

    Sasia e plastikës së kërkuara për import nga kompania prej 4 000 ton është tepër e madhe për tregun shqiptar pavarësisht qëllimit që do të përdoret. Kompanitë në fjalë, mbetjet e importuara i përpunojnë dhe i eksportojnë si lëndë të parë ose një pjesë të saj e përdorin për tregun vendas. Nuk dihet qëllimi real i përdorimit të kësaj sasie, por ne kemi marrë të mirëqenë faktin se ajo do të përdoret për prodhimin e qeseve plastike. Sipas standardeve, pesha e një qese plastike varion nga 8 deri në 60 gram, në varësi të madhësisë dhe trashësisë. Nga një përllogaritje e përafërt e këtyre shifrave, del se nga kjo sasi plastike që është kërkuar të importohet, do të prodhoheshin minimumi 66 milionë dhe maksimumi 500 milionë qese plastike. Kjo sasi do të mjaftonte të mbulonte me furnizim tregun e qeseve për disa vjet me radhë në Shqipëri.

    Qeset plastike prodhohen nga polietileni, i cili është produkt i naftës ose edhe nga gazi natyror. Ekspertët shpjegojnë se prodhimi i tyre shkakton ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe, pa dyshim, harxhim energjie. Gjatë prodhimit të qeseve plastike, ajri ndotet me dioksid karboni në një masë të konsiderueshme.

  3. #223
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli OnLine

    Xhafzotaj dhe depozitimi M…. ?
    Lavdosh Ferrunaj

    Vetëm 1 fjalë, vetëm fjala depozitim rrëzon gjithë kështjellën e mashtrimit me gjoja riciklimin e mbetjeve të importit. Ja sa e thjeshtë është pyetja, përgjigjen e së cilës e di çdo qytetar i këtij vendi, që e di dhe vetë Berisha: A do depozitohet në vend-depozitime/landfille në territorrin e Shqipërisë pjesa e mbetjeve të importuara që mbeten nga përpunimi, ricklimi? Kompania e përpunimit të skrapit në Xhafzotaj, vizituar pardje nga z. Berisha, a ka të drejtë të depozitojë në Shqipëri mbetjet që e kanë origjinën nga importi?

    Nëse Berisha thotë “jo”, siç pretendon në ligjin e plehrave, e merr më qafë kompaninë që ka hapur gojën për të gëlltitur mbetje të importit, e cila gjithashtu e ka të shkruar fare qartë në ekstraktin e QKR-së që ndër të tjera do bëjë edhe DEPOZITIM. Dhe me të drejtë se ndryshe do t’i duhej kompanisë që të gjitha mbetjet e përpunimit të saj të skrapit të importit t’i kthej mbrapsht tek vendi prej nga ku i ka importuar.

    Persëri shembulli nga Xhafzotaj; filtrat që tha Berisha se e nxjerrin ujin të pastër si uji i pishëm do bëhen “pakëz” pis, apo jo? Po ku do ti çoj kompania këto filtra “pakëz” pis? Ku do ti depozitojë? Po mbetjet e baterive, po vajrat e makinave, po materialet plastike, po helmet e bojrve të makinave, etj..Disa ditë më parë kryeministri tha: “Të ndalohet çdo depozitim në Shkumbin dhe të vendoset në punë landfilli i Rrogozhinës. Një vend i ri për depozitimin e mbetjeve solide. Aktualisht, situata është emergjente dhe kërkon zgjidhje ».

    Vërtet situata është emergjente, impjanti i Xhafzotaj dhe shumë impjante të tjera të projektuar kanë oreks të madh e barkut të tyre nuk i mjafton sasia brenda vendit e duan ‘ushqim’ nga importi e kështu do bëjnë dhe shumë M.., që duhet depozituar.

    Argumenti më i fortë i berishistëve është se sa më shumë M.. për depozitim aq më e zhvilluar Shqipëria.

  4. #224
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nje biznes ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur. Qeveria duhet ti mbeshtese me cdo mjet biznese te tilla.

    Me mire vone se kurre!
    Sigurisht qe duhet te mbeshteten te tilla biznese, por jo qe bizneset te behen qeveria ne vend. Sepse per te hapur nje biznes te tille ne Shqiperi duhet qe te permbushesh njeherazi te tre kushtet:

    1. Te kesh 100 000 leke, qe pothuajse shumica i kane;
    2. Te jesh serb...ne Shqiperi rralle mund ta gjesh kete vecori;
    3. Te jesh i lidhur me qeverine.

    Nuk e kuptoj se si disa patriote te hidhen ne fyt per te treguar patriotizmin e tyre, por kur ankohesh se pse vetem bizneset serbe fitojne ne Shqiperi, keta patriote po prape te hidhen ne fyt. Tani nuk po e marrim vesh, a jane patriote shqiptare a patriote serbe?

    Une si mjedisor e mbeshtes hapjen e fabrikave te tilla, dhe me duket nje hap pozitiv qe do te ndihmoje ne pastrimin e vendit. Por si mjedisor, jam dhe patriot pasi mjedisi eshte atdheu dhe nuk bie dakord qe te gjitha keto mundesi riciklimi e investimi rezervohen vetem per shtetasit e nje vendi qe ende na vret pjesetaret e kombit dhe perdor cdo mjet qe ka per te shkaterruar kombin tone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 10-11-2011 më 11:56

  5. #225
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    ...
    Nuk e kuptoj se si disa patriote te hidhen ne fyt per te treguar patriotizmin e tyre, por kur ankohesh se pse vetem bizneset serbe fitojne ne Shqiperi, keta patriote po prape te hidhen ne fyt. Tani nuk po e marrim vesh, a jane patriote shqiptare a patriote serbe?
    Mund te jene patriote si msalla me dy faqe, njera shqipe e tjetra serbe. Por fjala patriote bie ne hendek, sepse per kontrabanden, pisllikun, narko-trafikun e tjera trafiklleqe kriminale, patriotizmi eshte "shfaqje e huaj".

  6. #226
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja cfare thote ligji i plehrave:

    Neni 61 pika 48. Çdo person, që importon mbetje të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) leke.

    Pra, eshte me shume leverdi. Importon nje sasi te madhe mbetjes helmuese dhe radioaktive, u fut ne minierat e braktisura dhe pastaj thirr inspektoret per gjoben. Ua jep te paketuara mire ato 2 milione leket dhe pastaj te dyve u jep dhe nga nje pako me 10 milione leke dhe u thua--keto jane per bakshish e mos u dukni me ketej . Se ca jane 7000 euro per ty kur ke marre 10-15 milione euro per heqjen qafe te atyre mbeturinave? Te gjithe mbeten te kenaqur, inspektoret, "biznesmeni", shteti-sepse gjithcka u be ne baze te ligjit dhe mori gjoben. Te vetmit qe do te mbeten te pakenaqur jane njerezit qe do te vdesin nga helmimi i ujit nga mbetjet helmuese. Por s'ka gje, se ata vdiqen ligjerisht!
    Dhe mafia eshte e kenaqur, pasi ne vend qe te paguante me dhjetera mijera euro ne dite per te paguar rojet e armatosura qe shoqeronin anijet me mbetje helmuese ne Somali, dhe ku u rrezikohej dhe koka, tani me me pak leke dhe cdo gje te ligjshme mund t'i depozitojne ne nje vend te pragu i deres.

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Wink

    Ato gjoba dhe nuk mund ti paguash fare,se po i futi "DIKUSH",......aman mor ca inspektori thua,ca gjobe,LAZARATI ka nje Biznes miliona euro ne vit,eshte i gatshem te mbaje 1.000 police me rroge 6 fishin,qe i jep shteti Albanez,dhe pastaj.........tregetia vazhdon.

    Eshte vendosur,qe do vijne dhe kaq!dhe ato kane per te ardhur dhe perseri kaq!
    Vetem nga Greqia,(informacion privat)po llogariten 40 kamione 26-30 tonesh ne muaj,me 2.500 euro transport per kamionistat,kur transporti Greqi-Albania qenka diku te 1.000 euro transporti.

    Shqiperi o vend i bekuar,priti priti pleherat,po te vijne si Pellumb i shkruar,te ndotin Memedhene........

    Po vijne,dhe askush nuk ka B.Y.T.H.E,per ti ndalur.................Rrnofte Shqiperia Etnike ))))
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 11-11-2011 më 16:17 Arsyeja: shtim

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Mendoj se po te sillen mbetjet organike ne Shqiperi, do krijohet mundesia per perpunimin edhe te mbetjeve tona qe kane mbetur rrugeve, po, fale magjypve po pastrohen disa hekurishte. Them se do shpetonim.Vetem me mbeturinat tona, nuk mund te ngrihet nji perpunim i thelle mbeturinash, se fabrikat, me kete rast, duan lende te pare. Po t'na futnin edhe ne shqiptareve "si mbeturine", ndoshta ngrihej fabrika e perpunimit. Gjermania i perpunon plehrat, madje merr dhe nga Italia. Perpunimin e plehrave e shfrytezon per ngrohje. Keshtu kam ndigjue. Xene rrene...

  9. #229

    Bamir Topi, Kreshnik Spahiu e Geri Kokalari e ricikluan Berishën post '97

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ja cfare bejne komunistet pa atdhe qe ne kohe te Enver Hoxhes dhe tani ne kohe te pasardheseve te tyre Nano e Berisha.

    Enveri solli ne Shqiperi duhan radioaktiv dhe e groposi ne fushat e Shqiperise
    Nano mori vendim te importoje plehrat e Evropes qe ti perpunonte ketu.
    Erdhi Berisha kete radhe per kete krim ta paguar fort nga mafia nderkombetare e groposjes se mbeturunave toksike.

    Vendimi i qeverisë është jotransparent dhe fsheh rreziqet për import të mbetjeve radioaktive. Në vitin 2004, Fatos Nano firmosi një marrëveshje të ngjashme për importimin e plehrave nga Italia, e cila u refuzua pas protestave të ashpra

    Shqipëria është një vend importi gjithfarësh, por pas vendimit të djeshëm të qeverisë, do të bëhet dhe një vend i importit të plehrave. Në vendimet e Këshillit të Ministrave marrë në mbledhjen e djeshme i është hapur rruga importit të plehrave nga jashtë, një prej çështjeve më të debatuara në opinionin publik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha po tenton kështu të bëjë realitet një vendim të marrë kohë më parë nga paraardhësi i tij, ish-kryeministri, Fatos Nano, i cili nuk u zbatua për shkak të presionit të fortë të shoqërisë civile dhe protestave të ambjentalistëve ndaj këtij vendimi.

    Por dje, me anë të një vendimi të posaçëm të qeverisë, lejohet importimi i plehrave nga jashtë, edhe pse ne jemi një vend që s’dimë ku të çojmë plehrat tona, të cilat lihen ose digjen në ambjent të hapur pa asnjë plan përpunimi apo riciklimi. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”.

    Më tej bëhet e qarftë se importi do të bëhet me lista të veçanta të llojeve të mbetjeve që do të importohen, duke u bazuar në kodet dhe titujt e mbetjeve. Në vendim theksohet se jo të gjitha mbetjet do të importohen, duke përjashtuar një indeks me ato mbetje që cilësohen të rrezikshme. Ky vendim pritet të shkaktojë shumë debate në shoqërinë civile dhe në shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Për ironi do të jetë pikërisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu që do të ndjekë zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

    Debati

    Në vitin 2004, nën drejtimin e Fatos Nanos, u miratua një marrëveshje me kompaninë italiane “Albania beg” për vendosjen e një impianti plehrash në Tiranë dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia në Shqipëri. Një marrëveshje që shkaktoi shumë reagime dhe protesta para kryeministrisë. Marrëveshja parashikonte imortimin e së paku 4.500 ton plehra nga Roma për në Sharrë të Tiranës dhe marëveshja në atë kohë u formos nga tre ministra të qeverisë shqiptare dhe pati dhe mbështetje politike nga përfaqësia diplomatike italiane në Tiranë. Debati mes qeverisë dhe kundërshtarëve të këtij projekti zgjati disa muaj dhe si përfundim nuk u lejua.

    Bamir Topi, Kreshnik Spahiu e Geri Kokalari e ricikluan Berishën post '97

    Siç dihet tashmë, pas '97s Sali Berisha mbaroi, vdiq politikisht. Sivjet (2011), për ironi të tij, ne pamë Shqipërinë e '97s në Libi. E njëjta histori. Si tek ne, edhe atje, njerëzit hapën depot e armëve dhe filluan rezistencën kundër qeverisë qëndrore. I vetmi ndryshim mes Libisë së 2011 dhe Shqipërsë së '97s, apo mes Gadafit dhe Berishës, ishte se Berisha dha dorëheqjen në minutat e fundit atëherë, ndryshe nga Gadafi, i cili u ekzekutua pikërisht pse se dha. Nëse edhe Berisha s'do jipte dorëheqjen në'97, ai tani do ishte bërë për rahmet (jo dyshime)..., si Gadafi.

    Periudha e pas '97 ishte një tmerr politik për Sali Berishën. Ai vazhdoi të tkurrej (si penisi në ujë të ftohtë), dhe të humbiste terren çdo minutë, aq sa atëherë u mendua se socialistët do qeverisnin përgjithmonë, apo të paktën për aq kohë sa Berisha do ishte në krye të PD-s.

    Por çndodhi? Një ditë të bukur u tha se pranë PD-s ishte afruar Bamir Topi, një figurë e moderuar e kampit të djathtë, tepër i besueshëm. Ishte një lëvizje politike që i dha shtytje serioze Berishës, dhe e futi atë përsëri (disi) në lojë. Fill pas kësaj ngjarje PD ndryshoi sjellje politike, jo më levizje rrugësh të tipit alla-Esat Toptan, përkundrazi strategji fine.

    Me pak fjalë strategjia e PD-s ishte kjo: Socialistët janë të paaftë të bllokojnë korrupsionin në vend, dhe Shqipërisë i duhej një lider i fortë, ndoshta si Sali Berisha, i cili pavarësisht rekordeve absolutisht negative të së kaluarës, ishte i aftë të luftonte korrupsionin.

    Korrupsioni në Shqiperi ishte tepër sensitiv atëherë, dhe Perëndimi po lodhej çdo ditë me qeverisjen e korruptuar socialiste. Këta të fundit po qeverisnin me një vetë-mburrje të skajshme prej fodullësh, duke menduar se Berisha kurrë s'do pranohej më nga Perëndimi për të ri-qeverisur Shqipërinë.
    Por strategjia e re e PD-s (post Topi) e fokusoi goditjen pikërisht tek korrupsioni. PD filloi një fushatë të gjerë ndërkombëtare me në krye Kreshnik Spahiun, i cili s'rreshte së propoganduari (nga Washngtoni në Bruksel etc.) se një Berishë në pushtet do ishte e vetmja garanci për të eleminuar korrupsionin në vend. Fushata e tij u kombinua suksesshëm me ndërhyrjet e drejtëpërdrejta të shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari në SHBA, i cili dha një kontribut fondamental në këtë aspekt.
    Dhe e pabesueshmja ndodhi. Perëndimi u lëkund, dhe i dha OK-n Berishës për një shans të dytë...
    Pjesa tjetër e historisë dihet tashmë. Korrupsioni stër-lulëzoi nën Berishën kryeministër... Ai tregoi që jo vetëm s'kishte ndryshuar, përkundrazi, që në ditët e para në pushtet nxitoi të bënte dalje pikërisht ata që e ricikluan, sipas perimit "kalova lumin të dhjefsha kalin." - si një dhëndër i devotshëm serb. I pari u godit Kokalari, që i dëshpëruar filloi revanshin që të nesërmen e Berishës në pushtet. I dyti u hodh në kafazin e tigrave Kreshniku, që sot kërkon të realizoj të njëjtin skenar ndërkombëtarë propogande, por këtë rradhë anti-Berishë. Dhe i treti, ishte ai që i dha Berishës kolpon e parë të ngritjes pas-'97, Bamiri, - sot është jashte PD-s më shumë se kurrë.

    Treshja e mësipërme, nëse do rakordonte përsëri veprimet, nën të njëjtën strategji ndërkombëtare, si pas '97s, mbase do mund ta bënte dalje Berishën (ashtu siç e solli)... Ata e ricikluan, ata duhet të pastrojnë llumin. Ky është morali...

    Burimi kliko këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 11-11-2011 më 20:17
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #230
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ja cfare thote ligji i plehrave:

    Neni 61 pika 48. Çdo person, që importon mbetje të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 48 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) deri në 2 000 000 (dy milionë) leke.

    Pra, eshte me shume leverdi. Importon nje sasi te madhe mbetjes helmuese dhe radioaktive, u fut ne minierat e braktisura dhe pastaj thirr inspektoret per gjoben. Ua jep te paketuara mire ato 2 milione leket dhe pastaj te dyve u jep dhe nga nje pako me 10 milione leke dhe u thua--keto jane per bakshish e mos u dukni me ketej . Se ca jane 7000 euro per ty kur ke marre 10-15 milione euro per heqjen qafe te atyre mbeturinave? Te gjithe mbeten te kenaqur, inspektoret, "biznesmeni", shteti-sepse gjithcka u be ne baze te ligjit dhe mori gjoben. Te vetmit qe do te mbeten te pakenaqur jane njerezit qe do te vdesin nga helmimi i ujit nga mbetjet helmuese. Por s'ka gje, se ata vdiqen ligjerisht!
    Dhe mafia eshte e kenaqur, pasi ne vend qe te paguante me dhjetera mijera euro ne dite per te paguar rojet e armatosura qe shoqeronin anijet me mbetje helmuese ne Somali, dhe ku u rrezikohej dhe koka, tani me me pak leke dhe cdo gje te ligjshme mund t'i depozitojne ne nje vend te pragu i deres.
    Me kete argumentim, ne cdo kohe mund te sillen lendet radioaktive, ekziston apo jo ligji...

    Ligji i ri kerkon dokumentacion qe nga vendi i origjines, ka reduktuar nga 436 artikuj qe importoheshin me ligjin e vjeter ne 55 dhe keto jane nga lista e gjelbert miratuar nga BE.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  11. #231
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Me kete argumentim, ne cdo kohe mund te sillen lendet radioaktive, ekziston apo jo ligji...

    Ligji i ri kerkon dokumentacion qe nga vendi i origjines, ka reduktuar nga 436 artikuj qe importoheshin me ligjin e vjeter ne 55 dhe keto jane nga lista e gjelbert miratuar nga BE.
    ja ku e ke ligjin>: http://www.qpz.gov.al/botime/fletore...1/148-2011.pdf

    Ligji thote pas nje hyrje te gjate me emertime e perkufizime, se pothuajse shumica e neneve vendosen nga kryeministri dhe keshilli i ministrave. Ca eshte ky ligj keshtu?

    Eshte si te blesh nje program kompjuteri, dhe kur ben ta instalosh te del nje tabele qe te thote--programi eshte instaluar, por per ta perdorur do te presesh sa shitesi te prodhoje te gjitha pjeset baze te programit te cilat tani per ta nuk dihen

  12. #232

    Ky ligj keshtu eshte nje ligj shume me i mire, se ai qe ka qene ne te gjitha aspektet. Nje ligj i sponsorizuar nga BE, konsultuar disa here me grupet e interesit dhe shume i nevojshem per Shqiperine.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  13. #233
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    me nervozojne disa qe lavderojne "idhujt" e tyre politike edhe per cfaredo marrezie/poshtersie qe te bejne... njerez perfekte jane per ta.
    disa ketu edhe nese do e shihnin salen apo edin duke u futur naten per tu vjedhur ne shtepi, perseri nuk do arrinin te thonin qe kane bere keq...
    njerez trushpelare pa minimum objektiviteti.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  14. #234

    Ligji i Mbetjeve/ Komisioni Europian rrëzon zyrtarisht presidentin Topi

    Ligji i Mbetjeve/ Komisioni Europian rrëzon zyrtarisht presidentin Topi

    Komisioni Europian rrëzon zyrtarisht presidentin e Republikës, Bamir Topin, për ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane. Vetëm një ditë më parë, Komisioneri për Mjedisin, Janez Potocnik, deklaroi në Bruksel se ky ligj, jo vetëm që është në përputhje me legjislacionin europian, por ai përbën një hap të madh përpara dhe se është më rigoroz se vetë ligjet e Bashkimit Europian përsa i përket listës së mbetjeve për industrinë e riciklimit.

    “Ligji për mbetjet është një hap i madh përpara. Është në përputhje me legjislacionin europian për trajtimin e mbetjeve. Gjithashtu, mënyra se si Shqipëria po e trajton importin e mbetjeve është në përputhje me legjislacionin europian, derisa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian apo OSCD-së. Kështu po e shohin këtë çështje edhe ekspertët tanë. Kur ju të bëheni anëtar të Bashkimit Europian, ne mendojmë se do t’ju duhet t’i hiqni masat shtrënguese”, ka deklaruar Janez Potocnik, Komisioneri për Mjedisin.

    Presidenti i Republikës e ktheu ligjin për rishqyrtim në kuvend më 14 tetor, sipas tij, për arsye mjedisore, por pa shpjeguar cilat dispozita kushtetuese cënonte ai dhe deklaroi publikisht se për cështjen e mbetjeve ai ishte vetë ekspert.

    Por mazhoranca reagoi duke thënë se ligji ishte kthyer për qellime të pastra politike dhe se Topi po e përdorte presidencën politikisht. Qëndrimi zyrtar i Brukselit ndaj ketij ligji tregon se ai është sipas standardeve të Bashkimit Europian. Vetë ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, thotë se debati politik mbi këtë ligj është i pavend.

    “ Kjo qeveri nuk ka hapur dyert për importin e mbetjeve, por i ka mbyllur ato. Ligji ynë është sipas komisonerit në përputhje me direktivën europiane. Ai është shumë i shtrënguar, sepse kufizon në maksimum importin e mbetjeve. Procedurat që ndiqen janë shumë strikte, sepse ndryshe nga vendet e tjera. Lejet nuk i jep Ministria e Mjedisit por Këshilli i Ministrave. Debati i hapur pas miratimit të ligjit vjen pasi për një vit me rradhë aktorët ë përfshirë si NGO-të etj kanë dhënë mendimin e tyre përmes për një vit nga aktorët”, tha Ministri Mediu.

    Kuvendi e la sërish në fuqi ligjin, duke rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës. Vleresimi zyrtar i Bashkimit Europian për ligjin është një tjetër goditje ndaj këtij dekreti.

    tv klan

  15. #235
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Ky ligj keshtu eshte nje ligj shume me i mire, se ai qe ka qene ne te gjitha aspektet. Nje ligj i sponsorizuar nga BE, konsultuar disa here me grupet e interesit dhe shume i nevojshem per Shqiperine.
    Mua nuk me frikeson ligji,por zbatuesit sidomos ne Shqiperi.
    Pastaj nese ju pelqen ligji pse nuk beni peticion qe ti dergojne afer shtepive tuaja,andeja pertej oqeanit.
    Ne ne Shqiperi nuk duam me plehra se po mbytemi me keto tonat.
    Me fal po si duhet te shpjegojemi ne qe jetojme ketu,pse kemi disa palaço politikane qe shohin vetem xhepin e tyre me ne krye xhambazin sali berisha.

    Nuk duam plehra nga Europa dhe pike,presje,pikçuditse,pikpresje,pikpyetse
    ne cilen gjuhe e preferoni,alla inglish

    do not want to waste Europe
    不想浪费欧洲,
    ne veulent pas des déchets en Europe,
    Nolo perdere Europae
    não quer desperdiçar a Europa,
    không muốn để chất thải châu Âu,
    Не хочаце марнаваць Еўропе,
    לא רוצה לבזבז את אירופה
    nach mian le dramhaíl an Eoraip,

    e perktheve me google,po pati gabime korrigjoje ti
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 02-12-2011 më 16:02
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  16. #236

    E ke gabim....

    perkthimin, perkthimin e kisha fjalen
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  17. #237
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Referendumi, miratohet kërkesa

    Firmëtarëve do t’u mbahet kopje e kartës së identitetit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hap rrugë referendumit të kërkuar nga shoqëria civile për shfuqizimin e dy neneve që lejojnë importin e plehrave në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së u miratua me pesë vota pro dhe asnjë kundër propozimi për t’i dhënë formularin tip Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve për të nisur mbledhjen e 50 mijë firmat e nevojshme. Megjithatë, në udhëzuesin që do t’i bashkëngjitet formularit janë përcaktuar disa pika se si duhet të plotësohet ai. Pika më e debatuar është detyrimi që çdo person që firmos për të zhvilluar referendumin duhet të lejojë të fotokopjohet edhe karta e tij e identitetit dhe t’i bashkëngjitet formularit që do të depozitohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pikë u kundërshtua si nga Partia Socialiste, ashtu dhe nga shoqëria civile. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji, tha se në këtë mënyrë nuk ruhen të dhënat personale të shtetasve. “Sa u përket kërkesave të para, është normale dhe duhet të jetë e pranueshme nga palët. Por, t’u kërkosh kërkuesve që çdo person të lërë një kopje të dokumentit të identifikimit do të thotë se u vë një barrierë shumë të madhe si këtyre që nisin procesin, ashtu dhe atyre që do të nënshkruajnë. Të japësh një fotokopje të kartës së identitetit do të thotë të japësh të dhënat e tua personale. Për sa kohë jepet numri, firma dhe ditëlindja, janë të dhëna më se të mjaftueshme të këtyre zgjedhësve që të nënshkruajnë në këtë listë”, tha Salianji. Në të njëjtën kohë, edhe Blendi Kajsiu nga Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve u shpreh se kjo kërkesë e KQZ-së ka një kosto të madhe financiare, por edhe logjistike. “Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve, si nga ana logjistike, dhe nga ana financiare dhe nga ajo organizative, e bën shumë të vështirë procesin e mbledhjes së firmave. Imagjinoni se do të jenë mbi 50 mijë fotokopje. Ne duam të mbledhim firma jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale. Gjetja e një fotokopjeje atje është e vështirë”, u shpreh Kajsiu. Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve të PS-së dhe të shoqërisë civile, të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhjen e KQZ-së (edhe Artan Laze i opozitës) votuan pro duke i dhënë mundësinë shoqërisë civile të mbledhë firmat e nevojshme.

    50 mijë firma
    Sipas ligjit themeltar të shtetit, referendumi mund të organizohet pasi të jenë mbledhur 50 mijë firma. “Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë”, thuhet në pikën 1 të nenit 150 të Kushtetutës. Ligji themeltar përcakton se parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

    Kërkesat për referendumin
    . Në kokën e formularit tip të vendoset qarku, rrethi, bashkia ose komuna.
    . Fletës nga mbrapa do t’i bashkëngjitet një udhëzues: Emri, atësia dhe mbiemri i zgjedhësit të jetë sipas dokumentit të identifikimit dhe të shkruhet me germa kapitale lehtësisht të dallueshme.
    . Numrat e dokumentit të identifikimit të shkruhen qartë dhe në mënyrë lehtësisht të dallueshme.
    . Personat që nënshkruajnë në fletën tip të jenë zgjedhës në momentin e paraqitjes së kërkesës.
    . Çdo nënshkrues t’i plotësojë individualisht me shkrim dore të dhënat në rreshtin përkatës dhe pa korrigjime.
    . Fletës tip t’i bashkëngjitet fotokopje e dokumentit të identitetit ose e pasaportës, të renditura sipas nënshkruesve.

    Nenet që lejojnë importin e plehrave
    Në kërkesën e tyre për të organizuar një referendum, Aleanca Kundër Importit të Plehrave propozon shfuqizimin e dy neneve të ligjit të miratuar në Parlament që lejojnë importin e mbetjeve. “AKIP ka paraqitur në KQZ kërkesën për referendum kombëtar dhe për këtë ne kemi depozituar kërkesën tonë me 16 firma të grupit nismëtar, për t’u pajisur me fletën tip dhe më pas me mbledhjen e firmave të 50 mijë qytetarëve për shfuqizimin e neneve 22 dhe 49 të ligjit ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’”, deklaroi përfaqësuesi i Aleancës, Lavdosh Feruni.

    ADI SHKEMBI

  18. #238
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Nuk duam plehra nga Europa dhe pike,presje,pikçuditse,pikpresje,pikpyetse
    ne cilen gjuhe e preferoni,alla inglish
    Po te tregoj nje histori te vertete per kete punen e plehrave. Mbase e kupton qe paranoja tende dhe shume si ty per plehrat, eshte si puna e paranoja e atyre shqiptareve ne 1991 qe i zuri frika kur shteti nuk prodhonte e shiste me buke, por kete e bente privati.

    Dy cuna nga Fieri, te dy te sapomartuar, erdhen me llotari ne Amerike ne zonen e Philadelphias aty nga mesi i veteve 90. Te dy punonin ne nje pize, 10-12 ore ne dite, 7 dite ne jave pasi shume shpejt u bene edhe me femije. Pas 2-3 vjetesh pune ne pize, njeri nga cunat i thote shokut te vete: kot punojme per kete pronarin, hajde hapim te dy nje pizza se ne e njohim tani gjithe punen e gjithe biznesin. Shoku i vete u mendua dhe i tha pas ca kohesh: me kursimet e mia, nuk do hap nje pizza pasi pizza ka shume e kudo, por do hap nje kompani pastrimi. Gruaja e tij punonte per nje kompani pastrimi, zyrash pune e shtepish. Shokut te tij nuk i erdhi asap mire qe ky nuk u be ortak me te ne biznes, dhe iu drejtua me fjalet: "Ca kompani pastrimi ore, do rrish te pastrosh banjat e amerikaneve?!"

    Pas 3 vjetesh, ai qe hapi pizzeri u detyrua te mbyllte se nuk kish pune. Kurse ai qe hapi firme pastrimi, kish aq pune sa mori ne pune edhe 5 shqiptare te tjere. Te ardhurat e tij vjetore nga pastrimi ishin $350,000.

    Albo

  19. #239
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po te tregoj nje histori te vertete per kete punen e plehrave. Mbase e kupton qe paranoja tende dhe shume si ty per plehrat, eshte si puna e paranoja e atyre shqiptareve ne 1991 qe i zuri frika kur shteti nuk prodhonte e shiste me buke, por kete e bente privati.

    Dy cuna nga Fieri, te dy te sapomartuar, erdhen me llotari ne Amerike ne zonen e Philadelphias aty nga mesi i veteve 90. Te dy punonin ne nje pize, 10-12 ore ne dite, 7 dite ne jave pasi shume shpejt u bene edhe me femije. Pas 2-3 vjetesh pune ne pize, njeri nga cunat i thote shokut te vete: kot punojme per kete pronarin, hajde hapim te dy nje pizza se ne e njohim tani gjithe punen e gjithe biznesin. Shoku i vete u mendua dhe i tha pas ca kohesh: me kursimet e mia, nuk do hap nje pizza pasi pizza ka shume e kudo, por do hap nje kompani pastrimi. Gruaja e tij punonte per nje kompani pastrimi, zyrash pune e shtepish. Shokut te tij nuk i erdhi asap mire qe ky nuk u be ortak me te ne biznes, dhe iu drejtua me fjalet: "Ca kompani pastrimi ore, do rrish te pastrosh banjat e amerikaneve?!"

    Pas 3 vjetesh, ai qe hapi pizzeri u detyrua te mbyllte se nuk kish pune. Kurse ai qe hapi firme pastrimi, kish aq pune sa mori ne pune edhe 5 shqiptare te tjere. Te ardhurat e tij vjetore nga pastrimi ishin $350,000.

    Albo
    Pershendetje Albo,une meqe te respektoj nuk e quaj paranoje mendimin tend.

    Meqe nuk mund te kemi nje konfront direkt pasi jetojme shume larg,une po flas me pikepamjen e nje njeriu qe jeten e nderton ne Shqiperi.
    Ajo qe permende per dy fieraket ka ndodhur qindra here ne Itali,edhe me njerez qe njoh.
    Une do te tregoj nje dicka tjeter.
    une punoj per nje firme x e njohur ne Europe e cila merret me ndertimin e impianteve energji/biomase/plehra/etj.
    Ne Itali ndertuam nje impiant,prane njerit ekzistues.Ne kohen qe ndertohej e reja,ne impiantin e vjeter u zbuluan te fshehura midis plehrave te zakonshme,nje sasi e madhe amianti.
    Amianti deperton nen toke dhe ndot ujerat,te cilat une dhe ti i perdorim.
    Mos humbasim kohe per te te folur mbi demet e amiantit.
    Dua te siguroj qe plehrat arrijne te vulosura me marken e kontrollit te organeve perkatese,dhe kalon ne me shume kontrolle.
    Kur kjo ndodh ne Itali,imagjino cfare mund te arrije ne Shqiperi.

    Nuk me pelqen te bej polemika te kota mbi konteste qe nuk njoh,por nese kam me shume kompetence se ty ne nje fushe ne te cilen ti nuk ke njohuri,me shume se nje person i cili informohet,ateher kontestoje mendimin tim me fakte.

    Tani meqe e imja eshte paranoje sepse kerkoj qe femijet e mij mos te rriten me ndonje semundje e cila mund te shmanget,rrijme ne pozicionet tona nga jemi nisur.

    Gezuar festat e per disa dite te mos mendojme per plehra.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  20. #240

    Deri vone amianti ka qene i lejuar dhe i perdorur gjeresisht neper ndertime. Keshtu qe nuk eshte cudi te gjendet ne plehra apo ndertime te vjetra kudo ne bote.
    Plehrat kane qene te lejuara per t'u importuar edhe me pare, ligji i ri vetem ka reduktuar dhe percaktuar me ngushte llojin e plehrave qe mund te importohen.

    P.s Gezuar Krishtlindjen!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •