Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Nocioni, lindja dhe zhvillimi i totalitarizmit

    Shekullit XX i janė dhėnė shumė pėrkufizime nga historianė me emėr, ėshtė vlerėsuar si 'shekulli i shkurtėr' nga Hobsbaunm, shekulli i teknikės, shekulli i tmerreve, shekulli i Hitlerit dhe Stalinit nga Todorov. Midis kėtyre pėrkufizimeve spikat edhe ai qė e vlerėson kėtė periudhė historike si shekullin qė krijoi njė lloj tė ri regjimi tė qeverisjes: totalitarizmin. Le tė bėjmė njė pėrshkrim tė shkurtėr se kur ėshtė pėrdorur ky term pėr herė tė parė, ēfarė do tė thotė ai dhe cilat janė karakteristikat e sistemeve tė ashtėquajtura 'totalitare'.

    Pėr herė tė parė fjalėt 'totalitarizėm' dhe 'totalitar' hasen nė Itali, nė njė shkrim tė vitit 1922 dhe i referohen lėvizjes fashiste tė Benito Musolinit. Shkrimi nė fjalė titullohet 'Revolucioni Liberal' dhe ėshtė shkruar nga kundėrshtarėt mė me zė tė rregjimit musolinian, G. Amendola dhe F. Nitti dhe botuar nė revistėn ''Il Mondo'' ku synohej tė shpaloseshin idetė liberale kundrejt atyre fashiste. Nė vitin 1925, vetė Musolini e pėrdori termin 'totalitar' pėr tė identifukuar dhe ekzaltuar regjimin e vet dhe 'vullnetin e paepur' totalitar tė tij, si dhe nga ideologu i fashizmit G. Gentile i cili shkruante pėr njė 'koncept total tė jetės'. Nė vitin 1922 neologjizmi ‘totalitarizėm’ u kodifikua nė Enciklopedinė Italiane, ku pėrdorej njėkohėsisht pėr tė pėrshkruar konceptin 'fashizėm', si edhe tipin pėrkatės tė qeverisjes. Nė Britaninė e madhe, termi 'totalitarizėm' u trajtuar fillimisht nė njė artikull tė gazetės ''Time'' tė vitit 1928 dhe pastaj nė Enciklopedinė e Shkencave Shoqėrore tė vitit 1932

    Nė vitin 1922, Viktor Serge, dikur anarkist e mė pas liberaldemokrat i cili jetonte nė Rusi, pėrdori pėr herė tė parė nė shkrimet e tij me titull 'Socializėm dhe Totalitarizėm' epitetin totalitar pėr tė cilėsuar regjimin stalinist, nė tė cilin individi nuk kishte mė asnjė peshė specifike sepse ishte tėrėsisht i ingranuar nė zinxhirin e sistemit.

    Deri nė vitet '50 kur u shfaqėn veprat mė tė plota tė historianėve e politologėve mbi totalitarizmin, termi pėrdorej pėr tė pėrcaktuar ēdo lloj rregjimi politik antidemokratik, pa strukturė dhe kontroll parlamentar, me njė pushtet dhe parti tė vetme nė bashkėjetesė me shtetin. Mungonte referimi i hapur ndaj regjimeve totalitare tė vendosura nė Europė pas Luftės sė Parė Botėrore, pra ndaj bolshevizmit, fashizmit e nazizmit.

    Nė vitin 1951 Hana Arendt publikoi studimin e mirėnjohur 'Origjina e totalitarizmit' ku argumentonte se totalitarizmi ishte njė formė krejt e re dominimi qė karakterizonte bolshevizmin dhe nazizmin si sisteme politike tė bazuara mbi terrorin dhe 'ideologjinė totalitare', e cila nuk synonte thjesht shndėrrimin e nėnshtrimit e vetė natyrės njerėzore nėpėrmjet krijimit tė 'njeriut tė ri' apo 'rendit tė ri'. Regjimet tradicionale tiranike tė sė shkuarės kufizoheshin me shkatėrrimin e forcės politike e sociale tė njeriut, por nuk arrinin tė shkatėrronin rrjetin e marrėdhėnieve dhe tė institucioneve private pėr tė realizuar depersonalizimin e individit. Arendt nėnvizonte gjithashtu bazėn e veēantė sociale tė kėtyre regjimeve tė reja tė cilat nuk synonin mė tė organizonin qytetarėt, klasat apo grupet shoqėrore por ashtėquajturat ‘masa’. Sipas Arendt vetėm nazizmi gjerman dhe bolshevizmi sovjetik mund tė klasifikoheshin si sisteme tė mirėfillta totalitare.

    Politologėt amerikanė Fridrich dhe Berzhezhinski e pėrcaktojnė totalitarizmin si regjim politik tė pakrahasueshėm me autokracinė dhe diktaturat e sė kaluarės sepse kishin parasysh gjithėpėrfshirjen e masave nė qeverisje tė realizuar me metoda shtrenguese apo me pėlqim. Sipas Fridrich e Berzhezhinski, diktaturat totalitare fashiste e komuniste janė regjime tė reja historike dhe kanė disa tipare tė pėrbashkėta tė cilat i bėjnė 'tė ngjashme nė thelb' ndonėse jo 'krejtėsisht tė ngjashme' me njėra-tjetrėn, si: roli parėsor i ideologjisė, partia udhėheqėsi i vetėm, organet shtetėrore terrorizuese, monopoli i mjeteve tė komunikimit, kontrolli i rreptė i pėrqėndruar mbi ekonominė. Ndryshe nga H. Arendt, kėta dy studjues pėrcaktojnė si totalitare jo vetėm regjimin bolshevik dhe atė nazist, por edhe atė fashist italian, regjimin e Republikės Demokratike tė Kinės dhe demokracinė popullore tė Europės Lindore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 10-10-2010 mė 15:34
    relata refero

  2. #2
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Tiparet e pėrbashkėta tė regjimeve totalitare

    Sipas teorisė klasike tė krijuar nga Karl Fridrich dhe Zbitnjev Berzhezhinski nė veprėn e famshme ''Totalitarian Dictatorship and Autocracy'', totalitarizmi pėrkufizohet nė bazė tė tiparave karakteristike tė organizimit tė regjimeve totalitare. Sipas kėsaj teorie, regjimet totalitare kanė njė sėrė karakteristikash tė pėrbashkėta:

    - Njė ideologji zyrtare tė vetme e cila u referohet tė gjitha aspekteve dhe aktiviteteve tė ekzistencės njerėzore (ideologji e pėrgjitshme), qė kritikon nė mėnyrė radikale statuskuonė dhe synon tė udhėheqė luftėn pėr transformimin e aktualitetit. Ideologjia e vetme duhet tė pėrqafohet e tė pėrvetėsohet nga tė gjithė anėtarėt e shoqėrisė totalitare pa asnjė pėrjashtim.
    - Njė parti e vetme masive e udhėhequr nga diktatori, e strukturuar nė formė tė rreptė hiearkike. Partia ėshtė ose e njėsuar (rasti i BRSS), ose nė pozita pėrparėsore nė organizimin burokratik shtetėror.
    - Njė sistem terrori policor i lidhur ngushtėsisht me partinė e vetme dhe qė ka aktivitet kryesor luftėn kundėr armiqve tė regjimit dhe klasave apo shtresave arbitrare. Terrori totalitar, ndryshe nga ai nė regjimet autoritare pararendėse, nuk ishte thjeshtė mė njė mjet represioni kundėr opozitės politike e sociale, pasi opozita tashė ishte asgjėsuar plotėsisht.

    Sipas historianit gjermano-amerikan Franc Njuman, terrori kthehet nė ,,mjet tė tmerrshėm pėr manipulimin e ligjeve themelore tė natyrės dhe historisė''. Rrjedhimisht, nė regjimet totalitare braktisej koncepti i ligjit obektiv dhe racional, si dhe koncepti i sovranitetit dhe i shtetit tė bazuar nė tė drejtėn kushtetuese. Gjithēka bazohet nė vendimin politik dhe qėllimi kryesor nė librin e tij ''Bahemoth - Struktura dhe praktika e Nacionalsocializmit'', shkruan; ''Doktrina totalitare ėshtė doktrina e forcės fizike brutale nė formėn e saj mė tė spikatur e cila ėshtė nė kundėrshti tė plotė me ēdo akt e aspekt tė demokracisė liberale dhe tė konceptit tradicional tė qeverisjes sė ligjit''.

    Teza e re e Fridrich dhe Berzhezhinskit fokusohet kryesisht te identifikimi nė regjimet totalitere i kombinimit tė dy faktorėve; nivelit tė lartė tė zhvillimi teknologjik dhe legjimitetit masiv. Nė librin ''Totalitarian Dictatorship and Autocracy'' botim i vitit 1958, Fridrich thotė se: ''Regjimi totalitar mund tė pėrshkruhet ndryshe si njė autokraci e bazuar mbi teknologjinė mė moderne tė kohės dhe mbi legjimitetin qė i vjen nga masat e gjėra. Ai ėshtė njėkohėsisht njė sistem qeverisjeje qė ka pėr qėllim realizimin e objektivave totalizues tė shoqėrisė nė ēdo aspekt tė saj''. Ndėra Berzhezhinski tek ''Ideology and Power in Soviet Politics'' - 1962 shprehet se: ''Sistemi qeverisės i kategorizuar nėn termin mė tė gjėrė 'diktaturė', totalitarizmi risjell e paraqet njė sėrė karaktaristikash tė diktaturave, por ndryshe nga diktaturat e sė kaluarės dhe tė sė tashmes, regjimet totalitare nuk synojnė ta ngurosin shoqėrinė tek statuskuoja. Pėrkundrazi, qėllimi i tyre ėshtė institucionalizimi i njė revouliconi nė rritje e qė shoqėron stabilizimin nė pushtet tė regjimit. Esenca e totalitarizmit ėshtė vullneti revolucionar i institucionalizuar, i cili ka pėr qėllim tė anullojė tė gjitha sferat sociale pararendėse dhe tė zėvėndėsojė pluralizmin me njė unanimitet homogjen tė modeluar sipas ideologjisė totalitare. Sisteti totalitar synon tė shkatėrrojė tė gjitha format organizative qytetare duke filluar nga qeliza familjare dhe tė gllabėrojė ato brėnda homogjenitetit monolit tė masės qė tashmė pėrbėn njeriun e ri apo rendin e ri''.

    Politologu i famshėm francez Raimond Aron ka theksuar karakterin revolucionar tė totalitarizmit, i cili nuk pėrpiqet pėr t'u transformuar nė tė vetmen pikė referimi politike dhe sociale. Njė parti e vetme monopolizon gjithė aktivitetin politik dhe ideologjia e kėsaj partie kthehet nė tė drejtė zyrtare tė shtetit. Aron nėnvizon aspektet e pėrbashkėta tė regjimeve fashiste dhe komuniste duke iu referuar atyre pėr herė tė parė me shprehjen 'totalitarizėm i djathtė' dhe 'totalitarizėm i majtė'.

    J.P
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 10-10-2010 mė 15:24
    relata refero

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Kur nje vajze perdhunohet nga 15 individe, ej na nje i vetem, quhet "perdhunim demoktratik"? E pra, demokracia eshte po aq totalitare sa cdo rrejgim tjeter. Mjaft me keto perralla amerikane. Sa kohe do kete shtet, do kete totalitarizem.

  4. #4
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Shtrohet totalitarizmi nė kuadėr tė filozofive politike dhe tek cilat korniza tė sisteme politike mund tė inkuadrohet. Totalitarizmin e gjejmė tek ato ideologji politike qė ushtrojnė terror tė vazhdueshėm, pėr tė mbajtur nėn trysni popullin: pra ėshtė vetė shteti qė 'pėrdhunon' sistematikisht individin. Nuk kemi tė bėjmė me rastet e rėndomta tė jetės sė pėrditshme, mos ngatėrro konceptet!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Shtrohet totalitarizmi nė kuadėr tė filozofive politike dhe tek cilat korniza tė sisteme politike mund tė inkuadrohet. Totalitarizmin e gjejmė tek ato ideologji politike qė ushtrojnė terror tė vazhdueshėm, pėr tė mbajtur nėn trysni popullin: pra ėshtė ė shteti qė 'pėrdhunon' sistematikisht individin. Nuk kemi tė bėjmė me rastet e rėndomta tė ės sė pėrditshme, mos ngatėrro konceptet!
    Perdhunimin e kisha si metafore per demokracine: fakti qe ne demokraci te vret shumica dhe jo mbreti, nuk e ben vrasjen apo burgosjen me pak te dhimbshme.

    Demokracia eshte totalitarizem, si cdo sistem tjeter, dhe mbeshtetet ne dhune sistematike si cdo sistem tjeter, pasi dhuna eshte baza e shtetit. Thjesht demokracia vendos nej maske 'legjitimiteti' para dhunes.

    Per t'iu rikthyer metafores: nese perdhunohesh nga 15 veta (shumica) e jo nga nje, kjo nuk te ben me pak viktime, apo jo?
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  6. #6
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Demokracia liberale e ditėve tė sotme bazohet nė ndarjen e shtetit, shoqėrisė dhe sferės individuale private. Njė demokraci e cila nuk mbron autonominė e individit ndaj dėshirės sė shumicės, nuk mund tė quhet demokraci. Lidhja e saj me konstitucionalizmin ofron mekanizmin e duhur kundėr rrezikut tė vetshkatėrrimit tė saj ndėrmjet tė ashtėquajturės 'tirani tė shumicės'.
    relata refero

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Demokracia liberale e ditėve tė sotme bazohet nė ndarjen e shtetit, shoqėrisė dhe sferės individuale private. Njė demokraci e cila nuk mbron autonominė e individit ndaj dėshirės sė shumicės, nuk mund tė quhet demokraci. Lidhja e saj me konstitucionalizmin ofron mekanizmin e duhur kundėr rrezikut tė vetshkatėrrimit tė saj ndėrmjet tė ashtėquajturės 'tirani tė shumicės'.
    Kjo eshte teoria. Po a i mbrojti kushtetuta amerikane qytetaret amerikane me origjine japoneze qe u futen ne kampe perqendrimi thjesht nga prejardhja gjate luftes s edyte boterore?

    Po kushtetuta franceze i mbrojti romet qe u hodhen jashte vendit si qener?

    Po ligjet britanike i mbojten sa e sa te dyshuar per terorizem qe u hodhen ne burg pa gjyq?

    Mund ta vazhdojme gjate. Teroia qe demkracia liberale mbron te drejtat e pakices eshte pa themel: cdo herte qe shumcia do te beje dicka, ajo e ben. Pike.

    nese kudo ne perendim sot te rrasin ne burg sepse ne shtepine tende kishe barera te vecanta (hashash) ne xhep, kjo eshte dhune, sado 'demokratike' mund t jete fasada.

    Nese mua qe nuk me pelqejne sherbimet e shtetit tim, dhe nuk dua ti kem, perseri me merren taksat me zor, kjo nuk eshte liri, por dhune me fasade demokratike.
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •