Shekullit XX i janė dhėnė shumė pėrkufizime nga historianė me emėr, ėshtė vlerėsuar si 'shekulli i shkurtėr' nga Hobsbaunm, shekulli i teknikės, shekulli i tmerreve, shekulli i Hitlerit dhe Stalinit nga Todorov. Midis kėtyre pėrkufizimeve spikat edhe ai qė e vlerėson kėtė periudhė historike si shekullin qė krijoi njė lloj tė ri regjimi tė qeverisjes: totalitarizmin. Le tė bėjmė njė pėrshkrim tė shkurtėr se kur ėshtė pėrdorur ky term pėr herė tė parė, ēfarė do tė thotė ai dhe cilat janė karakteristikat e sistemeve tė ashtėquajtura 'totalitare'.
Pėr herė tė parė fjalėt 'totalitarizėm' dhe 'totalitar' hasen nė Itali, nė njė shkrim tė vitit 1922 dhe i referohen lėvizjes fashiste tė Benito Musolinit. Shkrimi nė fjalė titullohet 'Revolucioni Liberal' dhe ėshtė shkruar nga kundėrshtarėt mė me zė tė rregjimit musolinian, G. Amendola dhe F. Nitti dhe botuar nė revistėn ''Il Mondo'' ku synohej tė shpaloseshin idetė liberale kundrejt atyre fashiste. Nė vitin 1925, vetė Musolini e pėrdori termin 'totalitar' pėr tė identifukuar dhe ekzaltuar regjimin e vet dhe 'vullnetin e paepur' totalitar tė tij, si dhe nga ideologu i fashizmit G. Gentile i cili shkruante pėr njė 'koncept total tė jetės'. Nė vitin 1922 neologjizmi ‘totalitarizėm’ u kodifikua nė Enciklopedinė Italiane, ku pėrdorej njėkohėsisht pėr tė pėrshkruar konceptin 'fashizėm', si edhe tipin pėrkatės tė qeverisjes. Nė Britaninė e madhe, termi 'totalitarizėm' u trajtuar fillimisht nė njė artikull tė gazetės ''Time'' tė vitit 1928 dhe pastaj nė Enciklopedinė e Shkencave Shoqėrore tė vitit 1932
Nė vitin 1922, Viktor Serge, dikur anarkist e mė pas liberaldemokrat i cili jetonte nė Rusi, pėrdori pėr herė tė parė nė shkrimet e tij me titull 'Socializėm dhe Totalitarizėm' epitetin totalitar pėr tė cilėsuar regjimin stalinist, nė tė cilin individi nuk kishte mė asnjė peshė specifike sepse ishte tėrėsisht i ingranuar nė zinxhirin e sistemit.
Deri nė vitet '50 kur u shfaqėn veprat mė tė plota tė historianėve e politologėve mbi totalitarizmin, termi pėrdorej pėr tė pėrcaktuar ēdo lloj rregjimi politik antidemokratik, pa strukturė dhe kontroll parlamentar, me njė pushtet dhe parti tė vetme nė bashkėjetesė me shtetin. Mungonte referimi i hapur ndaj regjimeve totalitare tė vendosura nė Europė pas Luftės sė Parė Botėrore, pra ndaj bolshevizmit, fashizmit e nazizmit.
Nė vitin 1951 Hana Arendt publikoi studimin e mirėnjohur 'Origjina e totalitarizmit' ku argumentonte se totalitarizmi ishte njė formė krejt e re dominimi qė karakterizonte bolshevizmin dhe nazizmin si sisteme politike tė bazuara mbi terrorin dhe 'ideologjinė totalitare', e cila nuk synonte thjesht shndėrrimin e nėnshtrimit e vetė natyrės njerėzore nėpėrmjet krijimit tė 'njeriut tė ri' apo 'rendit tė ri'. Regjimet tradicionale tiranike tė sė shkuarės kufizoheshin me shkatėrrimin e forcės politike e sociale tė njeriut, por nuk arrinin tė shkatėrronin rrjetin e marrėdhėnieve dhe tė institucioneve private pėr tė realizuar depersonalizimin e individit. Arendt nėnvizonte gjithashtu bazėn e veēantė sociale tė kėtyre regjimeve tė reja tė cilat nuk synonin mė tė organizonin qytetarėt, klasat apo grupet shoqėrore por ashtėquajturat ‘masa’. Sipas Arendt vetėm nazizmi gjerman dhe bolshevizmi sovjetik mund tė klasifikoheshin si sisteme tė mirėfillta totalitare.
Politologėt amerikanė Fridrich dhe Berzhezhinski e pėrcaktojnė totalitarizmin si regjim politik tė pakrahasueshėm me autokracinė dhe diktaturat e sė kaluarės sepse kishin parasysh gjithėpėrfshirjen e masave nė qeverisje tė realizuar me metoda shtrenguese apo me pėlqim. Sipas Fridrich e Berzhezhinski, diktaturat totalitare fashiste e komuniste janė regjime tė reja historike dhe kanė disa tipare tė pėrbashkėta tė cilat i bėjnė 'tė ngjashme nė thelb' ndonėse jo 'krejtėsisht tė ngjashme' me njėra-tjetrėn, si: roli parėsor i ideologjisė, partia udhėheqėsi i vetėm, organet shtetėrore terrorizuese, monopoli i mjeteve tė komunikimit, kontrolli i rreptė i pėrqėndruar mbi ekonominė. Ndryshe nga H. Arendt, kėta dy studjues pėrcaktojnė si totalitare jo vetėm regjimin bolshevik dhe atė nazist, por edhe atė fashist italian, regjimin e Republikės Demokratike tė Kinės dhe demokracinė popullore tė Europės Lindore.
Krijoni Kontakt