Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Palestra e trurit

    Palestra e trurit

    08/10/2010



    Ja sekretet pėr ta mbajtur nė formė

    Muzika dhe joga janė mė mirė se sudoku

    Mė shumė sesa fjalėkryqet tė bėn mirė njė shėtitje nė ajėr tė pastėr. Ėshtė mė mirė tė mėsosh t’i biesh njė instrumenti sesa tė luash sudoku. Por nėse joga stėrvit trurin, edhe njė gotė verė nuk qėndron pas. Receta vėrtet tė thjeshta pėr trajnimin e trurit, por pas tė cilave qėndrojnė kėrkime tė shumta. Nėse do tė marrim nė konsideratė efektet e kėtyre veprimeve, pėrmirėsohen edhe kapacitet konjektive. Palestra e trurit, qė na ndihmon tė qėndrojmė tė kthjellėt dhe aktivė pėr njė kohė tė gjatė, kalon nga gjashtė rrugė qė sipas kėrkimeve tė fundit tė bėra nė fushėn e neuroshkencės, duken mė efektive se tė ashtuquajturat “brain training games”. Kėshtu sugjeron revista “New Scientist”, duke sqaruar se nėse lojėrat pėrmirėsojnė vetėm performancėn e atij qė i bėn, kėto aktivitete ndikojnė dukshėm mbi lėndėn gri nė tru. “Ushtrimet fizike dhe njė dietė e ekuilibruar kanė njė efekt mbrojtės dhe reduktojnė humbjen e performancės cerebrale”, konfirmon Stefano Cappa, profesor i neuropsikologjisė nė Universitetin San Raffaele tė Milanos. “Secili duhet tė zgjedhė ‘palestrėn’ mė tė pėrshtatshme tė trurit sipas nevojave tė tij”. Njė nga “fijet” e kėrkimit mė premtues rrotullohet rreth muzikės. Nga gjuha, ashtu si nga kujtesa, kapaciteti i pėrqendrimit, madje edhe koeficienti i inteligjencės mund tė nxirren efekte pozitive. Dėgjimi i muzikės, sidomos nėse kjo nis qė fėmijė mund tė ndikojė pėr mirė te mbajtja e trurit nė gjendje aktive. Kėshtu, kėrkuesit e Universitetit tė Ruhrit nė Gjermani kanė treguar se truri i atyre qė studiojnė piano apo i bien trumbetės ėshtė mė elastik pavarėsisht nga mosha. Po ashtu, ekspozimi ndaj dritės ndikon nė orėn biologjike dhe sekrecioni hormonal tashmė thellohet, sepse ndihmon kapacitetet logjike e ato matematike dhe shkurton kohėn e reagimit ndaj stimujve. Mjaftojnė pak sekonda ekspozim nė dritė, ka treguar rezonanca manjetike, pėr tė rritur aktivitetin e trurit. Por, truri mbahet nė formė edhe me ushqim. Nėse pak vite mė parė mendohej se burimet kryesore pėr mirėqenien e tij ishin acidet yndyrore Omega 3, tani vėmendja ėshtė spostuar nė njė tjetėr grup tė pėrbėrė nga kimikė natyrale: flavonoidėt e pranishėm te boronicat, te ēaji jeshil dhe vera e kuqe. Grupi i udhėhequr nga Jeremy Spencer i Universiteti tė Reading nė Britaninė e Madhe nė disa eksperimente tė bėra te minjtė e laboratorit ka verifikuar se njė dietė qė parashikon konsumin e rregullt tė kėtyre produkteve pėrmirėson kujtesėn dhe mbron kundėr degjenerimit tė saj. Kėto elemente kanė efekte mbi sistemin qarkullues dhe pėrmirėsojnė performancat mendore. “Pėrbėrėsit qė rrjedhin nga ushqimi mund tė pėrdoren nė tė ardhmen pėr tė krijuar ilaēet”, sugjeron Spencer. Premtues janė edhe efektet e magnezit, qė thuhet se ndihmon kujtesėn. Njė studim i bėrė nga “Mit” ka treguar se magnezi favorizon prodhimin e neuroneve tė reja nė tru. Edhe aktiviteti fizik ngadalėson plakjen cerebrale. Kėrkuesit e Universitetit tė Illinoisit kanė ecur mė tej duke treguar se njė shėtitje nė ajėr tė pastėr nė ditė ka efekte pozitive mbi mendimet. Joga ėshtė njė tjetėr rrugė qė duhet ndjekur pėr tė mbajtur mendjen nė formė: tė paktėn 20 minuta nė ditė pėr tė pėrmirėsuar memorien vizive. Truri mund tė stimulohet edhe me impulse tė lehta elektrike, duke pėrdorur njė teknikė jo invazive qė ndihmon disa zona tė tij tė punojnė mė shpejt. Kėrkuesit e Universitetit tė Oksfordit tė udhėhequr nga Cohen Kadosh kanė demonstruar se kėto impulse pėrmirėsojnė kapacitetet matematike, sepse rrisin punėn e neuroneve dhe bėjnė qė tė punojnė mė shpejt disa zona tė trurit.

    Lojėrat

    Studime tė ndryshme sugjerojnė se loja ka rolin thelbėsor nė kapjen e shpejtė nga ēdo moshė: me anė tė lojėrave mund tė mėsohesh me rregullat, emocionet, idetė e mendimet, si dhe me drejtimin e situatave tė paparashikueshme. Filozofi Johan Huizinga, tregon se njeriu ėshtė njė kafshė qė ėshtė krijuar pėr tė luajtur dhe se bota e njerėzve ėshtė shumė ekspresive dhe e gjallė. Ndėrsa shkrimtari gjerman, Jean Paul, nė aformizmėn e njohur tregon "loja ėshtė diēka shumė serioze, madje jashtėzakonisht serioze". Me anė tė lojėrave vihet nė lėvizje gjithė truri, kėshtu qė nėse ushtrohet si duhet, qėndron gjithmonė i stėrvitur dhe nė formė. Historia e lojėrave logjike ėshtė e ēuditshme. Janė ideuar fillimisht nga njė arkitekt i dalė nė pension nė vitin 1979 dhe mė pas janė publikuar edhe te disa revista italiane nė vitet ‘80 nė tė cilat ėshtė anashkaluar dhe nuk i ėshtė dhėnė asnjėherė rėndėsia e duhur, por kjo ndodhi deri nė vitin e kaluar. Kėshtu qė kėto lojėra (sudoku) tė cilat janė tė bazuara nė logjikėn e pastėr janė duke konkurruar fjalėkryqet klasike. A mjaftojnė kėto lojėra pėr tė mbajtur trurin nė formė? Sipas ekspertėve nuk janė tė mjaftueshme.

    Fleksibiliteti

    Nė trurin tonė ėshtė pothuajse njė botė e tėrė qė transformohet dita-ditės. Ne jemi ata qė vendosim nėse ky transformim do tė bėhet pėr mirė ose pėr keq. Nė kėtė pikė lind natyrshėm njė pyetje: nėse truri ėshtė kaq fleksibėl, ėshtė e mundur qė ta mbash tė trajnuar (ashtu siē bėhet me trupin) duke e bėrė atė mė efikas dhe duke shmangur nė kėtė mėnyrė plakjen e motorit kryesor tė jetės? Dihet pėr shembull se kujtesa arrin eficencėn e saj maksimale rreth moshės 20 - 25-vjeēare e mė pas fillon tė reduktohet. Sė bashku me kujtesėn, me kalimin e kohės reduktohet e ashtuquajtura inteligjencė "fluide", qė nėnkupton aftėsinė pėr tė krijuar strategji tė reja dhe pėrballjen me eksperienca tė reja.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Arratisja e vėrtetė e trurit

    Arratisja e vėrtetė e trurit

    13/11/2010


    Tė shpėrqendruar njė nė dy orė

    Nga Universiteti i Harvardit, njė studim mbi “endjen” e trurit. Nė punė, nė kompjuter apo televizor, gjysmėn e kohės mendojmė pėr tė tjera gjėra. Vetėm seksi dhe fėmijėt i mbajnė mendimet pėrkrah realitetit

    Si ėshtė realiteti pėrballė fantazisė? Duket se e tashmja pėr trurin tonė ėshtė si njė lloj kafazi, nga i cili ajo dėshiron tė arratiset. Gjysmėn e kohės kur jemi zgjuar e kalojmė duke menduar pėr diēka tė ndryshme nga puna ku jemi pėrqendruar. Nė Universitetin e Harvardit, autorėt kanė arritur tė dizajnojnė njė hartė pėr navigimin e mendjes, tė quajtur “mind wandering”. Studimi i Matthew Killingsworth dhe Daniel Gilbert qė ka dalė nė revistėn “Science”, ka arritur nė pėrfundimin se: “Nė krahasim me kafshėt e tjera, njeriu e kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės duke menduar pėr gjėra qė nuk po ndodhin pėrreth tij: duke sjellė ndėrmend ngjarje qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn, qė mund tė ndodhin nė tė ardhmen, ose qė ndoshta nuk mund tė ndodhin asnjėherė”. “Arratisja” e mendjes, sipas kėrkuesve, ėshtė mėnyra dominuese e trurit, ajo qė ndodh automatikisht atėherė kur pikėrisht nuk jemi tė detyruar tė angazhohemi. Si tė “shpėrqendruar” kalojmė 46.9 pėr qind tė ditėve tona, dhe ka vetėm njė aktivitet ku zbresim poshtė 30 pėrqindėshit: ai seksual. Puna, kompjuteri, televizioni dhe bisedat janė sfondi ideal pėr arratisjen e trurit. Tė bėsh sport, tė luash, tė dėgjosh radion, tė kujdesesh pėr trupin tėnd dhe fėmijėt, janė detyra qė e mbajnė mendjen relativisht tė lidhur me realitetin. “Nė kėtė zbulim nuk ka asgjė tė ēuditshme. Arratisja e mendjes ka qenė shumė e pahapur, sepse tė ndalosh mendimin ėshtė e pamundur. Truri i njeriut ėshtė bėrė pėr tė punuar pa pushim”, tregon Maria Brandimonte, autore e librit “Shpėrqendrimi” dhe docente psikologjie nė Universitetin e Napolit. “Sa mė impenjative tė jetė detyra qė bėjmė, aq mė shumė mendja jonė do tė ketė shtysa interesante pėr tė ndjekur. Pėrqendrimi mbetet mė i lartė nė aktivitetet qė na pėrfshijnė emocionalisht siē ėshtė ai seksual”. Pėr tė ndjekur rrjedhėn e mendimeve tė 2250 vullnetarėve, psikologėt e Harvardit kanė pėrdorur njė mjet krejtėsisht tė ri pėr disiplinėn e tyre: Iphone me njė aplikacion tė bėrė vetėm pėr ta. Gjatė ditės subjektet nė studim vazhdimisht duhet tė tregonin pėrmes internetit aktivitetin qė ishin duke kryer dhe sa tė pėrqendruar ishin apo jo nė tė. Shpesh, nė 42.5 pėr qind tė rasteve, mendja tėrhiqej nga mendime tė kėndshme jo pėr gjėrat qė ata ishin duke bėrė. Nė 26.5 pėr qind tė rasteve shpėrqendrimi lidhej me mendime jo tė kėndshme dhe nė 31 pėr qind tė rasteve imagjinata ishte “neutrale”. Nė kompleks, fakti i mos pėrqendrimit shkakton ndjesinė e frustrimit, aq sa dy kėrkuesit e kanė titulluar artikullin tyre: “Njė mendje e papėrqendruar ėshtė njė mendje e trishtuar”. Ndoshta do tė jetė ky motivi, sugjerojnė autorėt, pėr tė cilin shumė “filozofi dhe besime na mėsojnė se lumturia konsiston te realiteti: jetimi i tij dhe pėrqendrimi duke i rezistuar shpėrqendrimit. Faktikisht, njė tjetėr aktivitet pėrveē tė bėrit dashuri, ka treguar se ėshtė i pathyeshėm pėrballė mendimeve sporadike: lutja e bashkuar me meditimin.

    Shpėrqendrimi nė punė, mė shqetėsuesi


    E keni vėnė re kur telefoni nuk pushon kurrė sė rėni, kolegu pėrkrah nuk pushon sė foluri, shefi nuk ju lė rehat. Nėse kjo pėrshkruan ambientin e punės suaj, atėherė mund tė keni probleme me pėrqendrimin. Tani ėshtė vėrtetuar se shpėrqendrimi mund tė ēojė nė njė humbje produktiviteti dhe njė ndjenje frustrimi. Pėr fat, ka mėnyra pėr tė shmangur shpėrqendrimin nė punė, tė paktėn ato qė tė pengojnė tė punosh mė mirė. Pėr tė shmangur shpėrqendrimin qė nis para se ju tė filloni punėn, mund tė jetė e nevojshme tė pėrshtatni programin tuaj tė mėngjesit: sė pari evitoni kontaktet vizive dhe fizike me kolegėt. Nėse dikush qė ėshtė ngjitur me ju iu flet, do ta keni mė tė vėshtirė tė pėrqendroheni. Njė tjetėr mėnyrė pėr pėrqendrimin nė punė bazohet nė caktimin e kufijve me familjen dhe miqtė. Telefonat personale dhe e-mailet mund tė bėhen shkak pėr tė penguar mėnyrėn se si rrjedhin ngjarjet nė punė. Ėshtė parė se telefonatat tė shkėpusin shumė herė nga angazhimet gjatė ditės. Ėshtė mirė qė t’i bėsh gjatė pauzave, pushimit tė drekės apo gjatė kohės sė kafesė. Nė fund pėr tė shmangur “arratisjen” e trurit nė axhendat moderne tė punės ėshtė e nevojshme tė pėrdorėsh edhe teknologjinė.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    kat me daj mos u mer me i kto artikuj se i kon botu ata qi kon rrjedh.

    palestra mo e mir e trunit osht natyra, udhtimet dhe dalja nga monotonija
    ajo qi i shkatarro ma shum amerikont osht monotonija
    no glove no love

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    tiko,

    po shyqyr mer bab, qe shkrujte nji llaf,

    skuneri do thoshte qe ene thenkthi i bo mire trunit psh...

    ceri ke bo tina?

    ke ngron noj fik tzi?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •